LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kaosi në Kuvend/ Berisha: Salianji mbrojti dhe interesat e qytetarëve të BE, Komisioni i të Vërtetës do çjerrë lidhjet e politikës me krimin

• Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama i cili, duke marrë pushtetin e Komisionit të Mandateve, ekzekutoi vendimin për burgosjen dhe heqjen e mandatit të deputetit Ervin Salianji. • Berisha gjatë një konference për shtyp ka komentuar deklaratën e ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, për referim në SPAK të deputetëve të opozitës lidhur me revoltën e djeshme në Kuvend. • Berisha ka ftuar të gjithë drejtuesit lokalë dhe qëndrorë të PD-së në dalin në ballë të revoltave dhe mosbindjes civile në të katër anët e vendit. • Kreu i Partisë Demokratike tha se sa i takon reagimit të ambasadave të huaja për revoltën e djeshme në Kuvend ai do të shprehë vetëm qëndrimin e tij pa bërë komente. • Sali Berisha ka komentuar dhe nismën e Opozitës për Komisionin e të Vërtetës, duke theksuar se do çjerrë lidhjet e politikës me krimin.

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Komisioni i së Vërtetës/ Berisha: Do zbulojë lidhjet e tmerrshme të Ramës dhe të tjerëve me krimin, do ketë edhe prani të ndërkombëtarëve

Kaosi në Kuvend/ Berisha: Salianji mbrojti dhe interesat e qytetarëve
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot në një konferencë për shtyp se Komisioni i së Vërtetës i përmendur më parë nga përfaqësues të tjerë të PD-së, do të jetë me prani edhe të përfaqësuesve të partnerëve ndërkombëtarë. Berisha tha se jemi përpara zbulimit të zi më të madh të shekullit porsa i përket lidhjeve të politikës me krimin. Ai shtoi se shqiptarët do të lemeriten kur të dëgjojnë të vërtetuara këto lidhje. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Në qoftë se lexon një të pestën e njërës nga dosjet të paraqitur gjer sot, apo po të marrim këtë të fundit, të asaj që hyri në zhargon si dosja Balla apo Toyota Yaris, ju konstatoni aty se lidhjet e politikës me krimin, lidhjet e qeveritarëve gjer tek Edi Rama, e gjykatësve, prokurorëve, policëve, janë tragjedia dhe drama më e madhe e shqiptarëve. Janë një rrezik i jashtëzakonshëm në potencial jo vetëm për shqiptarët në Shqipëri, për rajonin, për Europën dhe më gjerë.

Kam kohë që unë shqyrtoj, analizoj, mendoj për këtë problem dhe i garantoj shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë se ka vetëm një zgjidhje për t’u dhënë përgjigjen e plotë atij Everesti të zi të lidhjeve të tmerrshme me krimin nga Edi Rama dhe poshtë të kësaj administrate dhe këtij shteti dhe kjo është një ‘truth commission’ me prani edhe të përfaqësuesve të partnerëve ndërkombëtarë. Kemi fatin që tashmë jemi përpara zbulimit të zi më të madh të shekullit porsa i përket lidhjeve të politikës me krimin.

Atëherë cfarë do bëjmë? Do lejojmë që këto lidhje të pasohen nën tokë, mbi tokë dhe të përcaktojnë të ardhmen e këtij vendi, të rrezikojnë rajonin dhe Europën, apo me një komision të të vërtetës do presim këto lidhje për të shpëtuar kombin shqiptar, shoqërinë shqiptare nga kthetrat e tmerrshme të krimit qeveritar dhe joqeveritar që e kanë ngërthyer atë. Pra, ky është një zotim para shqiptarëve.

Shqiptarët do lemerisen, do lebetiten kur të dëgjojnë të vërtetuara këto lidhje. Edhe njëherë, informoj se nga 60 mijë telefonata të koduara në Europë dhe botë, 15 mijë kanë qenë në duart e shqiptarëve. 8 mijë prej tyre në duart e zeza të pushtetarëve në Shqipëri. nga të cilat, 73 në duart e zeza të Edi Ramës dhe punonjësve të tij në kryeministri. Pra, jemi këtu, çfarë do bëjmë, do heshtim, do ulim kokën apo do qëndrojmë të palëkundur në mbrojtje të interesit të qytetarëve shqiptarë. Kjo është arsyeja pse ne kërkojmë Komisionin e të Vërtetës në parlament dhe kudo.

1 VITE ME PARE

Berisha drejtuar ndërkombëtarëve: Salianji nuk mbrojti vetëm interesat e shqiptarëve, por edhe të qytetarëve të BE

Kaosi në Kuvend/ Berisha: Salianji mbrojti dhe interesat e qytetarëve
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot para gazetarëve se PD ka respekt për partnerët ndërkombëtarë, por ka respekt edhe për popujt e vendeve partnere, të cilët sa herë gjenden përpara një padrejtësie, i japin përgjigjen e tyre të merituar cilitdo. Berisha tha se Ervin Salianji nuk mbrojti vetëm interesat e shqiptarëve, por edhe të qytetarëve të BE, për aq sa është Italia një vend kryesor i BE. Ai shtoi se vetë është i vetëdijshëm për fuqinë e jashtëzakonshme korruptive.

Pjesë nga fjala e Berishës:

PD ka respekt për partnerët ndërkombëtarë, por ka respekt edhe për popujt e vendeve partnere, të cilët sa herë gjenden përpara një padrejtësie, i japin përgjigjen e tyre të merituar cilitdo. Kjo është edhe përgjigjja ime. Në qoftë se unë vërtet në fjalën time kërkova që të mos heshtin para dhunës politike që është forma më e egër e dhunës, përpara burgosjes së një njeriu, i cili edhe njëherë, nuk mbrojti vetëm interesat e shqiptarëve, por edhe të qytetarëve të BE, për aq sa është Italia një vend kryesor i BE.

Por, edhe për aq sa administrata e SHBA dhe vendeve të tjera është e interesuar për prerjen e lidhjeve të politikës me krimin dhe luftën kundër kriminalitetit. Natyrisht unë jam i vetëdijshëm për fuqinë e jashtëzakonshme korruptive, siç është faktuar, të kreut të narkoshtetit. Por prapë, interesat nuk mund t’i korruptojnë. Thirrja ime kishte të bënte me interesat e përbashkëta, me vlerat e përbashkëta që ne ndajmë me partnerët. Por secili përcakton qëndrimin e tij.

1 VITE ME PARE

Deklaratat e ambasadave të SHBA dhe BE/ Berisha: Burgosja e Salianjit, aktakuzë ndaj të gjithë atyre që mbrojnë narkogjimin e Ramës

Kaosi në Kuvend/ Berisha: Salianji mbrojti dhe interesat e qytetarëve
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot para gazetarëve se sa i takon reagimit të ambasadave të huaja për revoltën e djeshme në Kuvend ai do të shprehë vetëm qëndrimin e tij pa bërë komente. Berisha tha se  vitet në burg të Ervin Salianjit janë një aktakuzë ndaj të gjithë atyre që mbrojnë narkogjimin e Edi Ramës.

Ai shtoi se Ervin Salianji pati kurajën qytetare, pati përgjegjësinë politike të denoncojë me dokumente, me regjistrime të gazetarëve investigativë se vëllai i Fatmir Xhafës, i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge si një rrezik për rendin dhe sigurinë e republikës italiane, jo vetëm që nuk ekstradohej, jo vetëm që fshihej në Vlorë, por trafikonte tonelata drogë nën mburojën e vëllait të tij ministër.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Unë shpreh qëndrimin tim. Në këtë rast theksoj se ditët dhe vitet në burg të Ervin Salianjit janë një aktakuzë ndaj të gjithë atyre që mbrojnë narkogjimin e Edi Ramës. Se për çdo njeri të lirë, vitet rinore në burg të një deputeti, pas ekzekutimit të tij, janë gjëja më e rëndë që mund të ndodhë në një vend. Por në këtë rast, përgjigjia ime është kjo: Ervin Salianji pati kurajën qytetare, pati përgjegjësinë politike të denoncojë me dokumente, me regjistrime të gazetarëve investigativë se vëllai i Fatmir Xhafës, i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge si një rrezik për rendin dhe sigurinë e republikës italiane, jo vetëm që nuk ekstradohej, jo vetëm që fshihej në Vlorë, por trafikonte tonelata drogë nën mburojën e vëllait të tij ministër.

Unë besoj se denoncimi i Ervin Salianjit nuk ishte vetëm në interesin e shqiptarëve, por ishte edhe në interesin e qytetarëve të vendit fqinj, Italisë. E vërteta është se pas këtij denoncimi të Ervin Salianjit, Geron Xhafa u paketua dhe u ekstradua në orën 6 të mëngjesit të asaj dite në burgjet e Italisë. Pra, Ervin Salianji bëri një detyrë jo vetëm ndaj shqiptarëve, por edhe ndaj partnerëve dhe miqve tanë përtej detit. Ervin Salianji bëri një detyrë edhe ndaj partnerëve tanë përtej oqeanit, atyre që besojnë se shteti ligjor është jetik për një demokraci. Atyre që besojnë luftë kundër krimit të organizuar dhe drogës është vendimtare për ligjin, rendin dhe zhvillimin.
Natyrisht nuk bëhet fjalë për ata që ndërmorën grushtin e shtetit kundër opozitës shqiptare.

1 VITE ME PARE

Protesta e 7 tetorit/ Berisha: Ftoj të gjithë drejtuesit lokalë dhe qëndrorë të PD-së të dalin në ballë të revoltave dhe mosbindjes civile

Kaosi në Kuvend/ Berisha: Salianji mbrojti dhe interesat e qytetarëve
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se fton të gjithë drejtuesit lokalë dhe qëndrorë të PD-së në dalin në ballë të revoltave dhe mosbindjes civile në të katër anët e vendit. Berisha tha se duhet tu faktojnë shqiptarëve dhe botës se diktatura në Shqipëri i ka ditët e shkurtra. Ai shtoi se Shqipëria sundohet nga grupi mafioz më i rrezikshëm qeveritar në Europë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Së treti, jam këtu për t’u bërë thirrje të gjithë deputetëve të parlamenteve lokale, të bëjnë gjithçka në mosbindje civile për t’i shkurtuar ditët regjimit të drogës, krimeve monstruoze. Të ftoj dhe njëherë të gjithë drejtuesit lokalë dhe qëndrorë të PD-së në dalin në ballë të revoltave dhe mosbindjes civile në të katër anët e vendit. T’u faktojmë shqiptarëve dhe botës se diktatura në Shqipëri i ka ditët e shkurtra.

Se Shqipëria sundohet nga grupi mafioz më i rrezikshëm qeveritar në Europë. Se shteti ligjor është zëvendësuar me kodin e mafies. Se Shqipëria është vendi i të burgosurve politikë dhe i përpjekjes satanike të mafies shqiptare dhe ndërkombëtare për të shkatërruar opozitën e vendit në funksion të Edi Ramës, kryemafiozit të Shqipërisë dhe Europës. Se shqiptarët janë të gatshëm për çdo sakrificë për të votuar të lirë si të gjithë qytetarët europianë.
Se ata do përdorin të gjitha mjetet e ligjshme të protestës kur janë përballur me regjime diktatoriale në Europë dhe botë.

1 VITE ME PARE

Ministri i Brendshëm paralajmëroi deputetët e opozitës për referim në SPAK/ Berisha: Ai do të marrë vendin që meriton

Kaosi në Kuvend/ Berisha: Salianji mbrojti dhe interesat e qytetarëve
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp u ndal te paralajmërimi që bëri sot ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, për referim në SPAK të deputetëve të opozitës lidhur me revoltën e djeshme në Kuvend. Berisha tha se dënon me forcën më të madhe deklaratën e ministrit. Ai shtoi se opozita dhe opozitarët do t'i japin atij vendin që meriton.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Unë sot gjithashtu dënoj me forcën më të madhe deklaratën e bastardit me tre mbiemra, direkt kërcënimet e tij bastardit të familjes Hoxha, kërcënimet e tij ndaj deputetëve të opozitës. I them këtij bastardi, sikundër Edi Ramës, edhe Enveri të ngrihej nga varri, deputetët e opozitës as nuk tremben, as nuk tuten, por janë të vendosur ta çojnë gjer në fund mosbindjen civile dhe betejën për një Shqipëri pa narkodiktaturë, për një Shqipëri të shtetit ligjor dhe zgjedhjeve të lira. Në këtë kontekst, i them këtij banditi të shndërruar në ministër për biografinë e tij, çlirohu nga inspirimet e diktatorit më satanik që ka njohur Shqipëria, sepse opozita dhe opozitarët do të japin ty vendin që meriton.

1 VITE ME PARE

Mandati i Salianjit/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe qëndrimin brutal të Ramës, mori pushtetin e Komisionit të Mandateve

Kaosi në Kuvend/ Berisha: Salianji mbrojti dhe interesat e qytetarëve
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha se dënon qëndrimin e kryeministrit Edi Rama i cili, sipas tij, duke marrë pushtetin e Komisionit të Mandateve, ekzekutoi vendimin për burgosjen dhe heqjen e mandatit të deputetit Ervin Salianji. Berisha tha se ky akt tregon fytyrën e vërtetë, tregon ringjalljen në shpirtin dhe qenien e Edi Ramës të babait të tij xhelat, Kristaq Rama. Ai shtoi se ky akt tregon se Rama i tmerruar nga krimet, lidhjet me krimin, urdhëron shkelmimin e Kushtetutës.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Sot, jam para jush për të dënuar me forcën më të madhe qëndrimin brutal të Edi Ramës, i cili me zëdhënësen e tij, që nuk po përdor epitete, duke marrë pushtetin e Komisionit të Mandateve, ekzekutoi në një akt antikushtetues, antiligjor, vendimin politik të kreut të krimit të organizuar dhe narkoshtetit në Shqipëri, Edi Ramës, për burgosjen e deputetit Ervin Salianji, nënkryetarit të grupit të PD, për rrjedhojë anëtarit të kryesisë së parlamentit shqiptar.

Ky akt, që tejkalon edhe standardet e vendeve më moniste, tregon fytyrën e vërtetë, tregon ringjalljen në shpirtin dhe qenien e Edi Ramës të babait të tij xhelat, Kristaq Rama, që urdhëronte me 10 gusht të vitit 1988, varjen në litar të disidentit Havzi Nela. Ky akt prej burracaku dëshmon se jo deputeti guximtar Ervin Salianji, por është Edi Rama i tmerruar nga krimet, lidhjet e tij me krimin dhe urdhëron shkelmimin e Kushtetutës, shkelmimin e parlamentit.

sali berisha edi rama ervin salianji ervin hoxha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj