LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kenia njeh Kosovën si shtet i pavarur/ Kurti: Hapet rruga për ndërtimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve! Vuçiç: Akt armiqësor ndaj nesh, u shkel karta e OKB

• Një tjetër shtet ka njohur pavarësinë e Kosovës ditën e sotme. • Shteti afrikan Kenia e ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës në një ceremoni ditën e sotme. • Presidentja Vjosa Osmani tha se marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Kenisë do të thellohen në fusha të ndryshme. • Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se njohja e pavarësisë nga shteti i Kenias është një lajm që i gëzon të gjithë. • Kurti përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se ky është një vendim historik dhe i hap rrugë ndërtimit të marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve. • Ndër të tjera Kurti falenderon edhe presidenten e vendit Vjosa Osmani dhe ish-presidentin Behgjet Pacolli për rolin e tyre, krahas edhe të gjithë atyre që kontribuan në këtë arritje. • Serbia ka reaguar ashpër pas lajmit për njohjen e Kosovës nga Kenia si shtet i pavarur. • Serbia në reagimin e saj e konsideron një “akt armiqësor” dhe ka paralajmëruar se do të marrë të gjitha masat e nevojshme diplomatike ndaj këtij akti. • Serbia po ashtu pretendon se me këtë veprim, Kenia e ka shkelur edhe Kartën e OKB-së. • Kjo njohje, sipas Beogradit zyrtar minon gjithashtu përpjekjet për dialog konstruktiv, stabilitet rajonal dhe respektimin e rendit juridik ndërkombëtar. • Gjithashtu Serbisë i ka bërë përshtypje edhe fakti që Kenia i është referuar edhe vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për çështjen e pavarësisë së Kosovës, duke e cilësuar si “të pabazuar”.• Në reagim po ashtu u tha se vendimi i Kenias do të ndikojë në marrëdhëniet e këtij shteti me Serbinë. • Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me William Ruto, pasi Kenia e ka njohur pavarësinë e Kosovës. • Kurti ka thënë se i ka bërë ftesë Kenias që ta hap ambasadën e saj në Prishtinë.• Ai ka shkruar në “X”, se ata kanë ftuar njëri tjetrin në vizita zyrtare si dhe kanë folur për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Njohu pavarësinë e Kosovës, Kurti zhvillon bisedë telefonike me presidentin e Kenias: I bëra një ftesë për të hapur një ambasadë në Prishtinë

Kenia njeh Kosovën si shtet i pavarur/ Kurti: Hapet rruga për
Albin Kurti

KOSOVA- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me William Ruto, pasi Kenia e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Kurti ka thënë se i ka bërë ftesë Kenias që ta hap ambasadën e saj në Prishtinë. Ai ka shkruar në “X”, se ata kanë ftuar njëri tjetrin në vizita zyrtare si dhe kanë folur për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

“Sot është një ditë historike për Kosovën, pasi Kenia e ka njohur zyrtarisht republikën tonë. Pata kënaqësinë të flisja me Presidentin William Ruto pas këtij momenti historik. Ftuam njëri-tjetrin për vizita zyrtare dhe ramë dakord që hapi tjetër të jetë vendosja e marrëdhënieve diplomatike.

Krenar dhe i nderuar nga kjo arritje, i bëra një ftesë Kenias për të hapur një ambasadë në Prishtinë. Dy vendet tona ndajnë një histori sakrificash të mëdha për liri dhe pavarësi. Pres me padurim thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit tonë në kulturë, tregti dhe investime”, ka shkruar Kurti. 

1 VITE ME PARE

Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Kenia/ Reagon ashpër Serbia: Akt armiqësor ndaj nesh, u shkel karta e OKB

Kenia njeh Kosovën si shtet i pavarur/ Kurti: Hapet rruga për
foto ilustruese

SERBI- Serbia ka reaguar ashpër pas lajmit për njohjen e Kosovës nga Kenia si shtet i pavarur. Serbia në reagimin e saj e konsideron një “akt armiqësor” dhe ka paralajmëruar se do të marrë të gjitha masat e nevojshme diplomatike ndaj këtij akti. Serbia po ashtu pretendon se me këtë veprim, Kenia e ka shkelur edhe Kartën e OKB-së.

Kjo njohje, sipas Beogradit zyrtar minon gjithashtu përpjekjet për dialog konstruktiv, stabilitet rajonal dhe respektimin e rendit juridik ndërkombëtar. Gjithashtu Serbisë i ka bërë përshtypje edhe fakti që Kenia i është referuar edhe vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për çështjen e pavarësisë së Kosovës, duke e cilësuar si “të pabazuar”.

Në reagim po ashtu u tha se vendimi i Kenias do të ndikojë në marrëdhëniet e këtij shteti me Serbinë. Serbia në përfundim të reagimit pretendon se në tetë vitet e fundit “28 shtete kanë tërhequr ose pezulluar njohjen e pavarësisë” së Kosovës, dhe se vetëm “dy shtete të reja e kanë njohur”.

“Veprimi i Kenias për ta njohur shtetin e Kosovës përbën shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe cenim të drejtpërdrejtë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Shumica e qartë e bashkësisë ndërkombëtare, ligji dhe drejtësia janë në anën e Serbisë. Serbia mbetet e përkushtuar për ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial me të gjitha mjetet diplomatike dhe juridike në dispozicion”, tha ministria e Jashtme e Serbisë në një reagim.

1 VITE ME PARE

Grusht i rëndë për Serbinë/ Vuçiç dërgoi bashkëshorten e tij në Kenia për të penguar njohjen, por Nairobi njohu sovranitetin e Kosovës

Kenia njeh Kosovën si shtet i pavarur/ Kurti: Hapet rruga për
Tamara Vuçiç ne Kenia

KOSOVA - Në një goditje diplomatike për Serbinë, Kenia ka njohur zyrtarisht Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Lajmin e konfirmoi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke njoftuar se presidenti i Kenias, William Ruto, ka nënshkruar vendimin për njohjen e Kosovës dhe e ka dorëzuar zyrtarisht në Presidencën e Kosovës.

Me këtë vendim, Kenia bëhet shteti i 105-të anëtar i Kombeve të Bashkuara që njeh pavarësinë e Kosovës. Megjithatë, anëtarësimi i Kosovës në OKB mbetet i pamundur për shkak të kundërshtimit nga Rusia dhe Kina, të cilat si anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit kanë të drejtën e vetos.

Njohja e Kosovës nga Kenia vjen pavarësisht përpjekjeve të Serbisë për ta penguar këtë vendim.

Sipas mediave rajonale, në tetor 2024, Serbia ndërmori një ofensivë diplomatike, duke dërguar bashkëshorten e presidentit serb, Tamara Vuçiç, në Nairobi në kuadër të fushatës kundër njohjes së Kosovës. Vizita e saj nuk ishte paralajmëruar, duke ngritur spekulime se qëllimi i udhëtimit ishte lobimi kundër njohjes.

Më pas, presidenti serb Aleksandar Vuçiç u përfshi personalisht në negociata me liderët kenianë, përfshirë kryeministrin Musalia Mudavadi dhe ministrin e Punëve të Jashtme, duke synuar forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve.

Pavarësisht këtyre përpjekjeve, Kenia vendosi ta njohë Kosovën, duke i dhënë një goditje strategjisë serbe për të penguar njohjet ndërkombëtare të shtetësisë së Kosovës./ Telegraf

1 VITE ME PARE

"Vendim historik"! Kenia njohu pavarësinë e Kosovës, Kurti: Hapet rruga për ndërtimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve tona

Kenia njeh Kosovën si shtet i pavarur/ Kurti: Hapet rruga për
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se njohja e pavarësisë nga shteti i Kenias është një lajm që i gëzon të gjithë. Kurti përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se ky është një vendim historik dhe i hap rrugë ndërtimit të marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve. Ndër të tjera Kurti falenderon edhe presidenten e vendit Vjosa Osmani dhe ish-presidentin Behgjet Pacolli për rolin e tyre, krahas edhe të gjithë atyre që kontribuan në këtë arritje.

Reagimi i Albin Kurtit

Njohja e Republikës së Kosovës nga shteti i Kenias na gëzon të gjithëve dhe është lajm shumë i mirë për Republikën. Falënderoj presidenten e vendit Vjosa Osmani dhe ish-presidentin Behgjet Pacolli për rolin e tyre, krahas edhe të gjithë atyre që kontribuan në këtë arritje.

Mirënjohje për presidentin e Kenias William Samoei Ruto, i cili mori vendimin dhe hapin historik drejt afrimit të Kenias me Republikën e Kosovës dhe hapjes së rrugës për ndërtimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve tona. Me vullnet e gatishmëri për bashkëpunim e partneritet të ngushtë në këtë kapitull të parë të marrëdhënieve me Kenian, që urojmë të jetë jetëgjatë, i frytshëm dhe produktiv.

1 VITE ME PARE

Kenia njeh pavarësinë e Kosovës, Osmani: Presim që shumë shpejt të vendosim marrëdhënie diplomatike duke ndërtuar një partneritet të fortë

Kenia njeh Kosovën si shtet i pavarur/ Kurti: Hapet rruga për
Momenti i nënshkrimit

KOSOVA- Kenia, shtet afrikan, ka njohur pavarësinë e Kosovës të mërkurën, duke u bërë kështu shteti i 118-të që e njeh atë. Njohja nga Kenia është e para për Kosovën në katër vjetët e fundit. Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ishte i pari që njoftoi për njohjen e vendit nga Kenia, para se presidentja e tanishme, Vjosa Osmani, të konfirmonte zyrtarisht se ka pranuar njohjen nga homologu i saj kenian, William Ruto.

"Republika e Kosovës mirëpret vendimin e Republikës së Kenias për ta njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, nëpërmjet vendimit të nënshkruar nga Presidenti Ruto të dërguar zyrtarisht pak më parë në Presidencë", shkroi Osmani në Facebook.

Pacolli, ish-zëvendëskryeministër i Kosovës, shkroi në Facebook se njohja u bë “në një ceremoni të jashtëzakonshme e të paharrueshme” më 26 mars. Pacolli e publikoi një fotografi nga ajo që tha se ishte ceremonia e nënshkrimit të njohjes. Në fotografi, Pacolli shihet duke qëndruar pranë presidentit të Kenias, William Ruto, teksa ai nënshkruan në një dokument.

Në vitet e fundit ka pasur një rënie të ritmit të njohjeve dhe shteti i fundit që e njohu ishte Izraeli në vitin 2021. Pacolli mori meritat për njohjen e vendit nga Kenia, duke thënë se “që nga viti 2009, unë personalisht kam lobuar dhe kam biseduar me autoritetet keniane për ta bërë këtë ditë realitet”.

"Kjo fitore nuk erdhi rastësisht. Ajo është fryt i një pune të gjatë, të palodhur, me përkushtim e sakrificë”, tha ai.

Presidentja Osmani tha se falënderim i veçantë për njohjen e Kosovës shkon edhe për Pacollin. Pacolli theksoi se presidenti i Kenias, William Ruto, i kishte premtuar atij njohjen e Kosovës qysh në vitin 2016

“Ai e vizitoi Kosovën në vitin 2019 dhe e ndjeu fuqinë dhe vendosmërinë e popullit tonë. Në vitin 2023, gjatë vizitës time në Nairobi, ai e bëri hapin e parë duke njohur pasaportat tona. Sot, në një ceremoni madhështore, ai e tha me zë të lartë: Kosova është shtet i njohur nga Kenia”, shtoi ai.

Ruto u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, tri herë gjatë vitit 2024, sipas Presidencës së Kosovës.

"Përgjatë këtyre viteve, kam zhvilluar disa takime të rëndësishme me të dhe në të cilat njohja e Kosovës ka qenë temë kryesore e diskutimeve. Presidenti Ruto vazhdimisht siguronte popullin e Kosovës se vendimi për njohje do të merret shpejt, bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe në sakrificën e gjatë të popullit tonë", tha Osmani.

Osmani shtoi se marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Kenisë do të thellohen në fusha të ndryshme, "ndaj presim që shumë shpejt të vendosim marrëdhënie diplomatike, duke ndërtuar një partneritet të fortë dhe afatgjatë në mes dy shteteve dhe popujve tanë".

Ndërkohë, Pacolli i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kenian dhe të hapë një Ambasadë të përbashkët me Republikën e Shqipërisë në Nairobi. Pacolli ka mbajtur disa role të larta në Kosovë në të kaluarën, përfshirë si president nga shkurti deri në prill 2011, zëvendëskryeministër nga viti 2011 deri në vitin 2014, si dhe si zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm nga viti 2017 deri në vitin 2020./ REL

1 VITE ME PARE

Kenia njeh pavarësinë e Kosovës

Kenia njeh Kosovën si shtet i pavarur/ Kurti: Hapet rruga për
Foto ilustruese

KOSOVË- Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë të mërkurën se Kenia e ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës. Pacolli, ish-zëvendëskryeministër i Kosovës, shkroi në Facebook se njohja u bë “në një ceremoni të jashtëzakonshme e të paharrueshme” më 26 mars.

"Republika e Kenias – një nga shtetet më të rëndësishme të Afrikës – e njohu zyrtarisht Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran", shkroi Pacolli.

Radio Evropa e Lirë e ka pyetur Ministrinë e Jashtme të Kosovës rreth njohjes së raportuar të Kosovës nga Kenia, shtet afrikan, por nuk ka marrë ende përgjigje. Kosova – e cila e shpalli pavarësinë më 2008 – njihet nga 117 vende të botës, sipas ueb-faqes së Ministrisë së Jashtme të Kosovës.

Në vitet e fundit ka pasur një rënie të ritmit të njohjeve dhe shteti i fundit që e njohu ishte Izraeli në vitin 2021. Pacolli mori meritat për njohjen e vendit nga Kenia, duke thënë se “që nga viti 2009, unë personalisht kam lobuar dhe kam biseduar me autoritetet keniane për ta bërë këtë ditë realitet”.

Kjo fitore nuk erdhi rastësisht. Ajo është fryt i një pune të gjatë, të palodhur, me përkushtim e sakrificë”, tha ai. Ai theksoi se presidenti i Kenias, William Ruto, i kishte premtuar atij njohjen e Kosovës qysh në vitin 2016

“Ai e vizitoi Kosovën në vitin 2019 dhe e ndjeu fuqinë dhe vendosmërinë e popullit tonë. Në vitin 2023, gjatë vizitës time në Nairobi, ai e bëri hapin e parë duke njohur pasaportat tona. Sot, në një ceremoni madhështore, ai e tha me zë të lartë: Kosova është shtet i njohur nga Kenia”, shtoi ai.

Ruto u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, tri herë gjatë vitit 2024, sipas Presidencës së Kosovës. Pacolli i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kenian dhe të hapë një Ambasadë të përbashkët me Republikën e Shqipërisë në Nairobi.

Pacolli ka mbajtur disa role të larta në Kosovë në të kaluarën, përfshirë si president nga shkurti deri në prill 2011, zëvendëskryeministër nga viti 2011 deri në vitin 2014, si dhe si zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm nga viti 2017 deri në vitin 2020./ REL

kosova kenia pavaresia

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj