Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• GJKKO ka shtyrë seancën për liderin e opozitës, Sali Berisha i cili ka kërkuar heqjen e masë së sigurisë. • Seanca e radhës pritet të mbahet më 8 mars në orën 09:00. • Pas shtyrjes së seancës, avokati Genc Gjokutaj ka thënë se i vetmi qëllim i tyre është djegia e mandatit të Berishës. • Pas vendimit për kreun e PD-së, Gjykata e Posaçme ka vendosur shtyrjen e seancës edhe për Jamarbër Malltezin. • Edhe ky i fundit ka kërkuar revokim të masës së sigurisë "arrest shtëpie", ndërsa seanca e radhës ndaj tij do të mbahet të premten. • Kujtojmë se seanca e fundit u shty për shkak se gjyqtarja Irena Gjoka nuk arriti të ishte e pranishme në orarin zyrtar të nisjes së seancës. • Ish-kryeministri dhe dhëndri i tij ndodhen në arrest shtëpie që prej datës 30 dhjetor të 2023, pasi akuzohen si të përfshirë në aferën "Partizani".
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Pas shtyrjes së seancës për kryedemokratin Sali Berisha, GJKKO ka shtyrë edhe seancën për revokimin e masës së sigurisë për anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi
Seanca e radhës ndaj këtij të fundit do të mbahet më 8 mars. Ndërkohë avokati i Berishës tha për mediat se qëllimi i gjykatës është që të djegë mandatin e tij.
TIRANË- GJKKO ka treguar arsyen e shtyrjes së seancës ku do shqyrtohej kërkesa pë revokim të masës së sigurisë, ndaj kryedemokratit Sali Berisha.
Në reagimin e tyre thuhet se arsyeja e shtyrjes ka qenë mosparaqitja e ish-kryeministrit në seancë, duke shtuar se ai nuk ka firmosur as fletëthirrjen. Gjykata ndonëse konstatoi refuzimin për të nënshkruar, e konsideroi njoftimin si të kryer.
Në këto kushte, thuhet më tej, se Gjykata vendosi të ndërpresë shqyrtimin gjyqësor dhe të shtyjë seancën për në datën 8 mars në orën 09:00.
NJOFTIMI:
Sot në datë 04.03.2024, ditë e Hënë, ora 11.00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Irena Gjoka, u zhvillua seanca gjyqësore për marrjen në shqyrtim të kërkesës penale regjistruar pranë kësaj gjykate, me nr. 125 regj themeltar, datë 23.02.2024, që i përket:
KËRKUES: Sali Berisha, i biri i Ram-ës dhe i Shiqere-s, dtl.15.10.1944, lindur në Tropojë, me nr.personal E40701031R, përfaqësuar me prokurë të posaçme nga av.Genc Gjokutaj dhe av.Sokol Mëngjesi.
OBJEKTI: Kërkohet revokimi i masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr.112, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhduar zbatimi me Vendimin nr.117, datë 26.10.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj kërkuesit lënë në fuqi me vendimin nr.56, date 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndryshuar me vendimin nr.520, date 30.12.2023, lënë në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
BAZA LIGJORE: Nenet 228, 229, 260 të Kodit të Procedurës Penale.
Gjykata pasi kreu verifikimin e paraqitjes së palëve, konstatoi se nuk ishte paraqitur personalisht, kërkuesi/i hetuari Sali Berisha. Referuar akteve respektive të njoftimit të depozituara nga ana e shërbimeve të policisë gjyqësore, Komisariatit të Policisë nr.1 Tiranë, rezultoi se shtetasi nën hetim Sali Berisha, i cili ndodhet me masë sigurimi personal “arrest në shtëpi” kishte refuzuar të firmosë fletëthirrjen, dokumentuar nëpërmjet kopjes së saj, të kthyer në gjykatë, të nënshkruar nga specialistët e zonës. Gjykata ndonëse konstatoi refuzimin për të nënshkruar, e konsideroi njoftimin si të kryer. Pavarësisht dijenisë personalisht për datën dhe orën e zhvillimit të seancës së sotme gjyqësore, në kushtet që kërkuesi/i hetuari Sali Berisha ndodhet me masë sigurimi personal shtrëngues “arrest në shtëpi“, nuk rezulton vullneti i tij lidhur me të drejtën për të marrë pjesë në këtë gjykim ose jo, për sa kohë nuk mund të paraqitet si shtetas i lirë në gjykatë.
Në këto kushte, Gjykata vendosi të ndërpresë shqyrtimin gjyqësor dhe të shtyjë seancën për në datën: 08.03.2024, ditë e premte ora 09.00.
TIRANË- Është shtyrë seanca për liderin e opozitës, Sali Berisha i cili ka kërkuar heqjen e masë së sigurisë. Seanca e radhës pritet të mbahet më 8 mars në orën 09:00.
Pas shtyrjes së seancës, avokati Genc Gjokutaj ka thënë se i vetmi qëllim i tyre është djegia e mandatit të Berishës.
"Sot kishim seancën e shtyrë nga seanca e kaluar për revokimin e masës së sigurisë arrest shtëpie për Berishën. Gjykata nuk e pranoi arsyetimin që ne ta përfaqësojmë në mungesë. Në qëllimin e saj që i ka vendosur vetes për të djegur mandatin e Berishës, e shtyu sërish pa asnjë shkak ligjor. Pyesni Ramën në lidhje me këtë gjyq. Si do shkojë? Nga ai mund të merrni një përgjigje më të saktë, sepse ai është gjyqtari i vërtetë i kësaj çështjeje.", tha Gjokutaj.
TIRANË- Ditën e sotme, GJKKO do të zhvillojë seancën e radhës gjyqësore, ku do të shqyrtohet kërkesa e kreut demokrat Sali Berisha për heqjen e masës së sigurisë "arrest shtëpie". Seanca e fundit u shty për shkak se gjyqtarja Irena Gjoka nuk arriti të ishte e pranishme në orarin zyrtar të nisjes së seancës.
Ndërkohë avokati i ish-kryeministrit, Genc Gjokutaj, tha se kjo shtyrje ishte e qëllimshme nga gjyqtarja Gjoka, pasi sipas tij kjo e fundit e dinte se kjo seancë sot nuk do të zhvillohej.
Kujtojmë se ish-kryeministri ndodhet në arrest shtëpie që prej datës 30 dhjetor të 2023, pasi akuzohet si i përfshirë në aferën "Partizani".