LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Komisioni për TIMS/ Ekspertët duan kohë për raportin e planit të hetimit, Salianji: Nuk vihet në çdo seancë me kërkesë për shtyrje

• Ditën e sotme po zhvillohet mbledhja e Komisionit Hetimor për ndërhyrjet në sistemin TIMS. • Mbledhja është shoqëruar me debate për planin hetimor, ku nënkryetari Tonin Gogu iu drejtua kryetarit Ervin Salianji duke thënë se në mbledhjen e sotme duhen lejuar ekspertët që të flasin. • Ndërsa këta të fundit kanë kërkuar kohë për të dalë me një raport për planin e hetimit, kjo nuk është pranuar nga Salianji. • Ai tha se nuk shkojnë në komision për t’u tallur dhe për të bërë "sikur", ndërsa shtoi se nuk bën sens që të vihet në çdo seancë me kërkesë për shtyrje. • Ndër të tjera, Salianji tha se kryeministri Edi Rama është jashtë juridiksionit të shtetit, pasi prej tre javësh nuk kthen përgjigje. • Ai më tej shtoi se Prokuroria e Tiranës nuk është përgjigjur ndërsa ironizoi se kjo prokurori ka shumë punë duke iu përgjigjur kryeministrit brenda gjysmë ore.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

"TIMS"/ Gjylameti: Fikeni mikrofonin kur të flas unë! Salianji: Bëni si ekspertë IT se jeni mësuar të fusni duart në buxhetin e shtetit

Komisioni për TIMS/ Ekspertët duan kohë për raportin e
mbledhja

TIRANË- Një tjetër debat është zhvilluar mes kryetari i Komisionit hetimor parlamentar për TIMS, Ervin Salianji, është “përplasur” me deputeten socialiste, Blerina Gjylameti.

Gjylameti i kërkoi që gjatë fjalës së saj, ai të fikte mikrofonin e tij, pasi sipas saj, nuk regjistrohej fjala. Salianji i është përgjigjur duke i thënë se bëjnë si ekspertë IT se “janë mësuar të fusin duart në buxhetin e shtetit”.

DEBATI:

Salianji -Ju doni t’i fusni duart gjithandej ndaj përfundoni kështu, ju mblodhi dje dy orë ai ju vuri dru….

Gjylameti -Duhet ta fikni ju mikrofonin se nuk regjistrohet fjala ime

Salianji -Ju vërtetë mund të bëni si ekspertë IT se keni futur duart, por jo te këto

Gjylameti -Unë nuk e di ku i fusni duart ju, por unë nuk i fus duart në tims

Salianji -Mirë bëni, në buxhet i fusni

Gjylameti -Fikeni mikrofonin se nuk zbardhet fjala kur janë dy mikrofona ndezur

2 VITE ME PARE

Ekspertët kërkojnë kohë për të dalë me një raport të planit të hetimit, Salianji: Nuk jemi këtu për t’u tallur as për të bërë sikur

Komisioni për TIMS/ Ekspertët duan kohë për raportin e
ervin salianji

TIRANË- Ekspertët në Komsionin për TIMS kanë kërkuar kohë për të dalë me një raport për planin e hetimit. Kjo nuk është pranuar nga kryetari i Komisionit Hetimor për sistemin tims, Ervin Salianji.

Ai tha se nuk shkojnë në komision për t’u tallur dhe për të bërë "sikur". Salianji tha se nuk bën sens që të vihet në çdo seancë  me kërkesë për shtyrje. 

“Nuk jemi këtu për t’u tallur as për të bërë sikur. Ta shtyjmë siç e kanë shturë këta? E patë shkresat e policisë që e shtynë 1 vit. Këtu jemi para një supozimi se ka ndërhyrje në të dhëna sensitive. Vijmë këtu çdo herë me kërkesë për shtyrje. S’ka sens fare kjo gjë! Do të thirren dëshmitarë të gjithë personat e përfshirë.”, tha ai.

2 VITE ME PARE

Komisioni Hetimor për TIMS/ Salianji: Kryeministri është jashtë juridiksionit të shtetit! Nuk kthen përgjigje, është java e tretë

Komisioni për TIMS/ Ekspertët duan kohë për raportin e
Salianji

TIRANË- Komisioni Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS ka nisur me debate mes mazhorancës dhe opozitës. Kryetari i Komisionit, Ervin Salianji gjatë fjalës së tij tha se kryeministri Edi Rama është jashtë juridiksionit të shtetit, pasi prej tre javësh nuk kthen përgjigje.

Ai më tej shtoi se Prokuroria e Tiranës nuk është përgjigjur ndërsa ironizoi se kjo prokurori ka shumë punë duke iu përgjigjur kryeministrit brenda gjysmë ore.

"Janë depozituar në sekretari dy shkresa, një me titull propozimi i strategjisë së hetimit dhe një plani i hetimit për TIMS. Besoj se nuk kemi strategji, por kemi direkt plan hetimi dhe do ta arrijmë që ta kapërcejmë këtë. Nuk ka ndonjë diferencë të madhe mes dy propozimeve," tha Salianji.

"Këtu jashtë juridiksionit të këtij shteti është kryeministri që nuk kthen përgjigje, është java e tretë. Duhet të ktheje përgjigje edhe për të treguar që në raport me ligjin është i barabartë me të tjerët. Prokuroria e Tiranës nuk sjell ende përgjigje. E ktheu SPAK brenda dy ditësh! Kaq punë ka kjo prokurori?! Sepse kur reagon kryeministri kthejnë përgjigje brenda gjysmë ore. Meqe i ndjekin të kthejnë përgjigje," shtoi ai.

2 VITE ME PARE

Mblidhet Komisioni për ndërhyrjet në TIMS/ Gogu-Salianjit: Sot është dita e ekspertëve, jo e jona për gjyqin e radhës

Komisioni për TIMS/ Ekspertët duan kohë për raportin e
mbledhja

TIRANË- Ka nisur me replika mes kryetarit Ervin Salianji dhe nënkryetarit Tonin Gogut, mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor për ndërhyrjet në sistemin TIMS.  Gogu iu drejtua Salianjit duke thënë se në mbledhjen e sotme duhen lejuar ekspertët që të flasin. 

"Këtë moment të përgatitjes së draftit e drejtojnë ekspertët. Propozoj të dëgjohen ekspertët deri në fund dhe pasi ata s'kanë gjë për të thënë të hapet një seancë pyetjesh. Kjo është dita e ekspertëve, jo e jona që të vazhdojmë me gjyqin e radhës. Menjëherë t'i kthehemi normalitetit dhe t'i shmangim komentet pezhorative të tipit që "sot nuk është dita e teorisë", deklaroi Gogu.

komisioni per tims ervin salianji tonin gogu

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj