LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Nga 5 minuta prej 5 muajsh, seanca paralmentare mbyllet pas 12 orësh/ Miratohen Komisionet Hetimore, Basha përjashtohet nga Kuvendi

• Pas 5 muajsh protesta dhe tensione ditën e sotme ka nisur seanca plenare ku Kuvendi i është rikthyer në normalitet dhe ka përfunduar pas 12 orësh. • Parlamenti miratoi me 95 vota pro dhe 1 abstenim për ngritjen e komisionit hetimor dhe përbërjen e tij për koncensionet në shëndetësi dhe me 96 vota pro dhe 1 abstenim për komisionin hetimor për sistemin TIMS. • Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në nisje ka kërkuar shpalljen e votimeve në seancën e kaluar si të pavlefshme. • Deputetja Albana Vokshi solli në Kuvend edhe incidentin mes gazetares Ambrozia Meta dhe kryeministrit Edi Rama, ku tha se duhet ngritur një rezolutë për për mbështetjen ndaj gazetareve. • Seanca ka nisur me diskutime për komisionin e Reformës Zgjedhore e cila ka sot ditën e fundit. • Palët kanë fajësuar njëri-tjetrin për bllokimin e punimve. • Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj kanë kërkuar të futet për procedurë kërkesa për listat e hapura dhe për emigrantët. • Ndërkohë kryeparlamentarja Lindita Nikolla përjashtoi nga Kuvendi, Lulzim Bashën pas bllokimit të foltores nga ana e tij. • Pas dakordësisë në tryezën e Konferencës së Kryetarëve mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, sot pritet të miratohet edhe ngritja e dy komisioneve hetimore. • Konkretisht, Komisioni Hetimor i Kuvendit për koncesionin e Sterilizimit dhe komisioni hetimor për trajtimin që i është bërë të dhënave të Sistemit TIMS që regjistron hyrje-daljet në kufi.

22 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Parlamenti miraton ngritjen e dy Komisioneve Hetimore të kërkuara nga opozita, Braçe dhe Koçi abstenojnë

Nga 5 minuta prej 5 muajsh, seanca paralmentare mbyllet pas 12 orësh/
Votimet

TIRANË- Parlamenti ka miratuar në seancën e sotme dy ngritjen e 2 Komisioneve Hetimore gjatë seancës së sotme.  Parlamenti miraton me 95 vota pro dhe 1 abstenin për ngritjen e komisionit hetimor dhe përberjen për koncensionet në shëndetësi. Te komisioni për shëndetësinë ka abstenuar deputeti socialist Erion Braçe. 

Ndërsa me 96 vota pro dhe 1 abstenin, Kuvendi ka miratuar dhe komisionin hetimor për sistemin TIMS. Te ky komision deputeti Petro Koci ka abstenuar.

Nga 5 minuta prej 5 muajsh, seanca paralmentare mbyllet pas 12 orësh/
Votimet
2 VITE ME PARE

“4 mije euro m2”/ Ministrja e Sipërmarrjes nuk i ka parë akoma: Mi tregoni ku ndodhen

Nga 5 minuta prej 5 muajsh, seanca paralmentare mbyllet pas 12 orësh/
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj ka deklaruar se në Tiranë nuk ka çmime 4 mijë euro metri katror. Gjatë seancës në Kuvend, Ibrahimaj edhe pse është ministre për sipërmarrjen dhe biznesin, nuk di çmimet e banesave në Tiranë.

"Nuk di ku i keni parë këto çmime 4 mijë euro metri katror. Na i thoni dhe ne që t'i dimë dhe ne," tha Ibrahimaj.

Duke marrë fjalën sot në seancën plenare të Kuvendit, Ibrahimaj tha se trendi në rritje i ekonomisë i adresohet reformave që ka ndërmarrë qeveria Rama dhe ka vite që rritja ekonomike tejkalon parashikimet e qeverisë dhe të të institucioneve ndërkombëtare.

Akti Normativ mbështet klimën e zhvillimit ekonomik të vendit dhe një nga kolonat kryesore ku ne e kemi përqendruar punën gjatë viti 2024 që është fuqizimi i kapitalit njerëzor. Konkretisht ai mbështet ministrinë e re të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, nxitjen dhe zhvillimin e turizmit duke mbështetur ngritjen e Taskforcës për mbrojtjen e ujërave larës që Shqipëria të ketë një produkt cilësor turistik, duke garantuar rritjen e ofertës turistike shqiptare. Gjithashtu mbështet zhvillimin e infrastrukturës si element kyç për zhvillimin ekonomik”, tha Ibrahimaj.

Ajo theksoi se, buxheti që rialokohet për Portin e ri të tregtar të Durrësit është një buxhet me rëndësi strategjike për zhvillimin ekonomik të vendi tonë, pasi është një projekt madhor që do të garantoj Shqipërisë të jetë porta hyrëse kryesore në vendet e  Ballkanit Perëndimor, por edhe më gjerë.

Akti Normativ mbështet kapitalin njerëzor duke alokuar një buxhet të konsiderueshëm për konviktet e shkollave profesionale, gjithashtu mbështet sipërmarrjen që kontribuon në rritjen e eksporteve shqiptare. Konkretisht me ndryshimet e propozuara në Aktin Normativ mbështesim një instrument të Garancisë Shtetërore prej 4 miliardë lekë për bizneset fason”, u shpreh Ibrahimaj.

2 VITE ME PARE

Braçe replikon me Gjekmarkajn: S’kam thënë PD-ja është kundër NATO-s, por për anëtarësimin e vendit ndikoi dhe ‘Gërdeci’

Nga 5 minuta prej 5 muajsh, seanca paralmentare mbyllet pas 12 orësh/
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti socialist, Erion Braçe ka deklaruar se për pranimin e Shqipërisë në NATo ka ndikuar shpërthimi në Gërdec. Duke replikuar me kolegun demokrat Agron Gjekmarkaj në Kuvend, Braçe tha se ai nuk ka thënë kurrë që PD-ja ka qenë kundër NATO-s.

“Ndjesë që ju ndërpreva. Meqë më ftuar dhe jam dëshmitar, por më i vjetër se unë është zoti Majko. Që nga 91 nuk gjen një akt, një dokument, një fjalim, përfshi rezoluta, kundër NATO-s. Përkundrazi është folur për bashkëpunimin dhe integrimin në NATO. Kurrë nuk kam thënë se PD është kundër NATO-s. Nuk e mendoj. Por ama më duhet ta them që një kontribut të madh për pranimin në NATO, për ta vënë nën kontroll qeverinë e Shqipërisë dhe ushtrinë shqiptare, dha dhe Gërdeci”, tha Braçe.

2 VITE ME PARE

"Duhet reformë jo premtime elektorale", Braçe: Indeksimi dhe bonusi për pensionistët nuk mjaftojnë

Nga 5 minuta prej 5 muajsh, seanca paralmentare mbyllet pas 12 orësh/
erion brace

TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe në fjalën e tij në seancën plenare tha se në Kuvend ka ardhur koha të flasin për buxhetin e shtetit. Sipas tij në aspektin formal, shifrat janë për t’u vlerësuar. 

Braç tha gjithashtu se indeksimi dhe bonusi për pensionistët nuk mjaftojnë, dhe u shpreh se duhet një reformë tashmë dhe jo premtime elektorale. 

Deputeti socialist i kërkoi qeverisë të shpenzonte paratë që kanë buxhet, sepse sipas tij të gjithë ata që janë në sallë kanë nevojë për investime në zonat e tyre elektorale

“Unë prisja të flisnim për buxhetin, por po flitet për portin e Durrësit. Tani ka ardhur koha të flasim për buxhetin. Në aspektin formal, shifrat janë për t’u vlerësuar. Kam këto rezerva në buxhet, nuk kam besim se çmimet referuese do të zgjidhin evazionin gjigant në sektorin e turizmit. Sektori i turizmit na ka krijuar hapësirë të madhe të prodhimit këtu në vend. Keq më vjen më datë 27 hapet skema e subvencionimit, por ata para janë pak, nuk mjaftojnë.

Unë mezi pres që qeveria ta mbaj fjalën për të rritur subvencionin për të gjithë bujqit dhe blegtorët. Vazhdojmë të kemi import të ushqimeve dhe shqiptarët ushqehen shtrenjtë, edhe këtë duhet ta shohim. Indeksimi dhe bonusi për pensionistët nuk mjaftojnë, ka ardhur koha për një reformë, jo premtime elektorale, përndryshe do dal atje të them ju nuk rrisni pensionet. Duhet një skemë. Dhe e fundit që kam, i lutem qeverisë shpenzoni paratë që keni në buxhet, sepse vetëm ekonomia ka nevojë, por edhe publikisht të gjithë që janë në këtë sallë kanë nevojë për investime në zonat e tyre elektorale”, tha Braçe.

2 VITE ME PARE

"Ecuria pozitive vijon dhe në 2024", Mete: Ekonomia ka pasur performancë shumë të mirë gjatë vitit 2023, përmirësim ka shënuar edhe skema e pensioneve

Nga 5 minuta prej 5 muajsh, seanca paralmentare mbyllet pas 12 orësh/
Ministri i Financave

TIRANË- Ministri i Financave, Ervin Mete ka qenë i pranishëm ditën e sotmë në seancës plenare ku është rikthyer Kuvendi në normalitet. Gjatë kësaj seance Mete ka mbajtur fjalën e tij ku ka folur në lidhje me Aktin Normativ të Buxhetit për 2024.

Gjatë fjalës së tij ministri deklaroi se ekonomia ka pasur një performancë shumë të mirë gjatë vitit 2023. Mete shtoi se ecuria pozitive po vijon edhe gjatë 2024. Ai më tej shtoi se pozicioni i jashtëm i ekonomisë ka njohur gjithashtu një përmirësim të ndjeshëm. Sipas tij për periudhën 9-mujore të vitit 2023, ekonomia e vendit ka regjistruar për herë të parë një suficit të llogarisë korente.

Më tej Mete shtoi se përmirësim të ndjeshëm ka shënuar edhe skema e pensioneve ku tha se të ardhurat kontributive arritën 134 miliardë lekë në vitin 2023, ose sa dyfishi i nivelit nga fillimi i reformës së vitit 2015. Gjithashtu gjatë fjalës së tij ministri shtoi se bazuar në këto zhvillime, me Aktin Normativ të prezantuar sot, janë rishikuar në rritje të ardhurat për vitin 2024, duke arritur në 28.2% e PBB-së, që përbën nivelin më të lartë historik të synuar.


Fjala e plotë:

Të nderuar zonja dhe zotërinj deputetë, Akti normativ për ndryshime në Buxhetin e vitit 2024, i cili paraqitet sot për shqyrtim dhe miratim, reflekton ndryshimet e nevojshme në buxhet në kuadër të riorganizimit të ministrive sipas fushave përkatëse të përgjegjësisë. Gjithashtu, ky akt normativ realizon disa ndryshime sa i përket të ardhurave dhe shpenzimeve, për të reflektuar rritje të të ardhurave dhe optimizim të shpenzimeve, duke ulur në të njëjtën kohë deficitin buxhetor.

Siç e kemi theksuar edhe më herët, ekonomia ka pasur një performancë shumë të mirë gjatë vitit 2023, ku rezulton se treguesit kryesorë makro-ekonomikë patën përmirësime të ndjeshme. Kjo ecuri e mirë po vijon edhe në muajt e parë të vitit 2024.

Ndjesia ekonomike, perceptimi i biznesit dhe konsumatorit, ka arritur nivele të larta historike. Gjithashtu, tregues të tjerë të konsumit dhe investimeve sugjerojnë rritje të përshpejtuar. Gjatë vitit 2023, rishikuam në rritje projeksionet për rritjen reale të vitit 2023 në 3.5% nga 2.6% që ishte parashikimi fillestar, konfirmuar kjo edhe nga Banka Botërore dhe FMN, të cilët po ashtu rishikuan në rritje parashikimet e tyre për ekonominë gjatë vitit 2023.

Ecuria e mirë e ekonomisë është reflektuar edhe në tregun e punës. Punësimi shënoi rritje, ndërsa shkalla e papunësisë në fund të vitit 2023 zbriti në 10.7%, një nga normat më të ulëta historike. Inflacioni, i kthyer vitet e fundit në një nga çështjet kryesore makroekonomike që me fillimin e luftës në Ukrainë, për ekonominë tonë ka rezultuar ndjeshëm më i ulët sesa në vendet e rajonit apo mesatarja e Bashkimit Evropian dhe aktualisht, në muajin shkurt, inflacioni zbriti në 2.6%, duke u rikthyer brenda objektivit të Bankës së Shqipërisë më shpejt sesa parashikimet.

Pozicioni i jashtëm i ekonomisë ka njohur gjithashtu një përmirësim të ndjeshëm. Për periudhën 9-mujore të vitit 2023, ekonomia e vendit ka regjistruar për herë të parë një suficit të llogarisë korente. Ndërsa priten statistikat vjetore të Bilancit të Pagesave për vitin 2023, pritshmëritë janë për një përmirësim të konsiderueshëm të llogarisë korente, krahasuar me trendet historike.

Ndikim të ndjeshëm në këtë përmirësim ka patur sektori i turizmit, një trend që ka vijuar dhe në muajt e parë të këtij viti, i cili parashikohet të jetë një vit edhe më pozitiv sa i përket turizmit dhe ndikimit të këtij sektori në ekonominë e vendit. Gjithashtu, investimet e huaja direkte kanë vijuar trendin rritës. Në fund të nëntëmujorit 2023, investimet e huaja direkte arritën në 1.1 miliardë Euro, 10.6% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2022.

Konsolidimi fiskal shënoi një tjetër arritje pozitive. Borxhi publik, një tregues kyç i qëndrueshmërisë së financave publike, ra poshtë nivelit 60% të PBB-së, duke arritur në 59.2% në fund të vitit 2023, niveli më i ulët që nga viti 2010. Ky përmirësim, përveçse ul koston e huamarrjes, rrit sigurinë e vendit për përballimin e goditjeve të mundshme në të ardhmen.

Balanca primare në fund të vitit 2023 ishte pozitive, – thënë ndryshe të gjitha shpenzimet buxhetore të vitit 2023, duke mos përfshirë interesat, u përballuan pa huamarrje shtesë, – dhe në të njëjtën kohë deficiti buxhetor u mbajt në nivelin e moderuar të 1.4% të PBB-së. Detyrimet e prapambetura në dhjetor 2023 zbritën në nivelin më të ulët që nga nisja e monitorimeve nga Ministria e Financave në vitin 2016, në afro 1% të totalit të shpenzimeve. Gjithashtu, në fund të vitit 2023 nuk rezulton asnjë detyrim i prapambetur sa i përket rimbursimit të TVSH-së për bizneset.

Përmirësim të ndjeshëm ka shënuar edhe skema e pensioneve. Të ardhurat kontributive arritën 134 miliardë lekë në vitin 2023, ose sa dyfishi i nivelit nga fillimi i reformës së vitit 2015. Kjo rritje ka forcuar qëndrueshmërinë financiare të skemës së pensioneve, duke ulur deficitin dhe për rrjedhojë transfertën e buxhetit të shtetit në drejtim të skemës.

Më konkretisht, deficiti i skemës së pensioneve është ulur në 0.8% të PBB-së në vitin 2023, që rezulton edhe niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë, nga 1.93% e PBB-së që ishte në vitin 2015, kur nisi reforma e pensioneve. Në mbyllje të vitit 2023, niveli i të ardhurave arriti në 643 miliardë lekë, me një realizim me thuajse 100%, edhe me planin e rishikuar në rritje me aktin normativ të dhjetorit. Kjo performancë e mirë po vijon edhe në muajt e parë të vitit 2024. Sipas të dhënave për periudhën Janar-Shkurt, të ardhurat totale arritën në rreth 104 miliardë lekë, ose 4.9% mbi planin.

Bazuar në këto zhvillime, me Aktin Normativ të prezantuar sot, janë rishikuar në rritje të ardhurat për vitin 2024, duke arritur në 28.2% e PBB-së, që përbën nivelin më të lartë historik të synuar. Sa i përket shpenzimeve publike, për vitin 2023, ato arritën afro 675 miliardë lekë, me një realizim 95.6% sipas planit vjetor të ndryshuar me aktin normativ të dhjetorit.

Investimet publike në vitin 2023 u realizuan në rreth 5% të PBB-së, ndërsa në buxhetin e vitit 2024, financimi i investimeve publike parashikohet të arrijë 5.6% e PBB-së, duke mbështetur rritjen e mëtejshme ekonomike, zhvillimin e turizmit, infrastrukturën, si edhe duke nxitur më tej punësimin.

Me ndryshimet e propozuara përmes këtij akti normativ, krahas buxhetimit të ristrukturimit të ministrive, po mbështesim gjithashtu një Instrument të Garancisë Shtetërore prej 4 miliardë lekë për bizneset e sektorit të industrisë përpunuese fason, të cilat kanë nevojë të përmirësojnë proceset teknologjike dhe të rrisin më tej produktivitetin, kjo edhe për të përballuar efektet e goditjeve në këtë sektor. Ky instrument synon mbështetjen e bizneseve nëpërmjet garancisë shtetërore të huasë, me qëllim sigurimin e financimit të nevojshëm nga bankat e nivelit të dytë, financim i cili pritet të jetë me kushte më lehtësuese sesa ato të kredive tregtare.

Gjithashtu, ndryshimet në këtë Akt parashikojnë riklasifikimin e kategorisë së financimit të portit të ri tregtar, financimin e strukturës së posaçme në mbrojtje të mjedisit dhe zhvillimit të turizmit, si edhe mbështetjen financiare për rikonstruksionin e disa godinave dhe përmirësimin e kushteve infrastrukturore të arsimit profesional, në kuadër edhe të vëmendjes së qeverisë për këtë sektor.

Buxheti 2024 do të vijojë mbështetjen për një rritje domethënëse të pagave, duke bërë të mundur që brenda vitit 2024 të realizohet objektivi i vendosur për një nivel page mesatare prej 900 euro në muaj. Brenda muajit të ardhshëm pritet që të finalizohen VKM-të që do të detajojnë këto rritje të pagave, që fillojnë nga 1 korriku i vitit 2024.

Ky buxhet, parashikon rritjen e mëtejshme të pagave për mjekët e përgjithshëm, infermierët dhe punonjësit e tjerë shëndetësorë, mësuesit në arsimin parauniversitar, forcat e rendit, të mbrojtjes, si edhe punonjësit e niveleve zbatuese në administratën qëndrore. Gjithashtu, synojmë të mbështesim rritjen e pagave edhe për punonjësit e pushtetit vendor.

Financohet gjithashtu indeksimi i mëtejshëm i pensioneve, si dhe shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët, ku përfitojnë 717 mijë pensionistë. Për indeksimin e pensioneve gjatë dy viteve të fundit, buxheti ka alokuar afro 30 miliardë lekë, shifër kjo e konsiderueshme, duke marrë parasysh efektin e përhershëm në vitet në vijim.

Gjithashtu, me konsulencën e Bankës Botërore, po analizojmë komponentët e mbrojtjes sociale për një tjetër qasje reformuese, me qëllim rritjen e mëtejshme të mbështetjes për këto kategori, si edhe sigurimit të një raporti sa më të drejtë mes nivelit të kontributeve dhe përfitimeve në skemën e pensioneve.

Sektorët e Arsimit dhe Shëndetësisë do të vijojnë të financohen në nivelin mbi 3% të PBB-së, duke mbështetur jo vetëm rritjen e pagave për arsimtarët dhe punonjësit shëndetësorë, por edhe përmirësimin e mëtejshëm të infrastrukturës arsimore e spitalore, për shërbime më cilësore për qytetarët.

Për sektorin e Mbrojtjes për herë të parë arrihet objektivi madhor i lidhur me angazhimet e marra në kuadër të NATO-s duke e çuar buxhetin e mbrojtjes në 2% të PBB-së. Ky buxhet, siç e theksova, do të financojë rritjen e nivelit të pagave për personelin ushtarak si dhe modernizimin e Forcave të Armatosura në armatime dhe pajisje ushtarake.

Vijon mbështetja për drejtësinë, sektor i mbështetur në mënyrë prioritare që nga ndërmarrja e reformës në drejtësi. Buxheti i vitit 2024 parashikon rreth 26.2 miliardë lekë për këtë sektor ose rreth 94% më shumë se viti 2016, kur nisi implementimi i reformës.

Shpenzimet e pushtetit vendor për vitin 2024 janë parashikuar në masën 71.4 miliardë lekë, me një rritje prej 10.4% në raport me buxhetin e vitit 2023. Pjesë e rëndësishme e buxhetit të pushtetit vendor është granti i qeverisjes qëndrore për njësitë vendore në masën 36.5 miliardë lekë. Transferta e pakushtëzuar për vitin 2024 është në masën 24.3 miliardë lekë, transfertë e cila është dyfishuar, krahasuar me vitin 2015, kur nisi reforma administrativo-territoriale.

Këto shpenzime parashikohet të realizohen duke vijuar në të njëjtën kohë konsolidimin fiskal, duke projektuar një trend rënës të borxhit publik, si edhe duke zbritur më tej, me këtë akt normativ, me 4 miliardë lekë, deficitin buxhetor.

 

2 VITE ME PARE

Bylykbashi: Porto Romano mund të shkojë deri në 2 miliardë dollarë, paratë do merren nga taksat tona

Nga 5 minuta prej 5 muajsh, seanca paralmentare mbyllet pas 12 orësh/
oerd bylykbashi

TIRANË -Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se në tre vitet e ardhshme do të merren nga buxheti i shteti 400 milionë dollarë. 

Ai tha se këto janë para që do u merren qytetarëve, ndërkohë që projekti për portin e ri në Porto Romano mund të shkojë deri në 2 miliardë dollarë.

“400 milionë dollarë në tre vitet e ardhshme do u grabiten xhepave të shqiptarëve për të ndërtuar portin e ri në Porto Romano. Nga buxheti i shtetit, që do të thotë nga taksat e shqiptarëve. Doli Rama në fillim e tha do e bëj investim publik, pastaj tha se do jetë me kredi. Në një moment tha se do e bëj me të ardhurat e portit. Ishte gënjeshtra tjetër. Për të ardhur te ajo që ishte qëllimi.

400 milionë dollarë për një port, i cili nëse nuk do të kishte bërë kontratën hiperkorruptive, antikushtetuese, që ia dha një kompanie private me veshje arabe, ku janë të gjitha interesat korruptivë, nga kryeministri e poshtë, porti i Durrësit nuk kishte nevojë të ndërronte vend. Të gjitha vlerësimet shkojnë nga 1.2 miliard deri në 1.7 miliard, ndoshta shkon edhe 2 miliardë porti i ri. Ndërkohë kemi një port që ekziston prej më shumë se 2700 vitesh dhe e zhdukim sot,” tha Bylykbashi.

2 VITE ME PARE

“Merkatoja nis sot!” U përjashtua nga seanca, Basha: Në Kuvend kishte marrëveshje mes palëve që PD mos t'i përgjigjej akuzave

Nga 5 minuta prej 5 muajsh, seanca paralmentare mbyllet pas 12 orësh/
Lulzim Basha

TIRANA- Kryetari i PD-së së vulës, Lulzim Basha është larguar nga salla pas përjashtimit nga seanca plenare, nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla, për shkak të bllokimit të foltores. Jashtë sallës, Basha tha se Kuvendi kishte 2-3 mundësi për të detyruar transparencën, por duke përfituar nga aksioni, sipas tij, pa kokë i revolucionarëve, Rama ndryshoi ligjin për komisionet hetimore. Ai shtoi se në Kuvend kishte një marrëveshje mes palëve që PD mos i jepej kohë për t’iu përgjigjur akuzave të hedhura. 

“Kuvendi kishte 2-3 mundësi për të detyruar transparencën por duke përfituar nga aksioni pa kokë i revolucionarëve, Rama ndryshoi ligjin për komisionet hetimore. Nuk bëhet fjalë vetëm për Reformën Zgjedhore, por edhe buxheti apo ligji për investimet strategjike. Në Kuvend kishte një marrëveshje mes palëve që PD mos i jepej kohë për t’iu përgjigjur akuzave të hedhura. Pati pretendim sikur sot ishte fundi i një merakatojë, por në fakt merkatoja nis sot”, tha Basha.

2 VITE ME PARE

U përjashtua nga seanca për bllokim të foltores, Basha: Zgjedhorja, shkaku i gjitha të këqijave në parlament

Nga 5 minuta prej 5 muajsh, seanca paralmentare mbyllet pas 12 orësh/
Lulzim Basha

TIRANA- Kryetari i PD-së së vulës, Lulzim Basha është larguar nga salla pas përjashtimit nga seanca plenare, nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla, për shkak të bllokimit të foltores. Në fjalën e tij jashtë ambienteve të Kuvendit, Basha tha se në vend që të kalohen ligje në dobi të qytetarëve, në Kuvend kalohen ligje në dobi të oligarkëve.

Basha shtoi se PD ka insistuar që në fillim për një Reformë Zgjedhore në shërbim të qytetarëve, ndaj ka kërkuar lista të hapura. Ai tha se Shqipëria duhet të jetë një zonë zgjedhore, që votat nga Kukësi në Vlorë të jenë njësoj të vlefshme, sikundër duhet të votojë edhe diaspora

 “Zgjedhorja është shkaku i gjithë të këqijave, sepse sjell zgjedhje të deformuara, sjell parlamentarë kokëulur, që votojnë ligje, të cilat nuk janë në dobi të qytetarëve, por të oligarkëve. Prandaj, PD ka 2 vite që fokusohet për të pasur një Reformë Zgjedhore korrekte. Listat e hapura janë domosdoshmëri për të prishur paktin e 2008, që ua hoqi të drejtën qytetarëve, që në parlament të shkojë ai individ që duan ata e jo ata që duan kryetarët e partive. Shqipëria duhet të jetë një zonë zgjedhore, që votat nga Kukësi në Vlorë të jenë njësoj të vlefshme, sikundër duhet të votojë edhe diaspora”, tha Basha.

2 VITE ME PARE

FOTOT/ Basha tenton të 'përgjojë' telefonin e Bardhit

Nga 5 minuta prej 5 muajsh, seanca paralmentare mbyllet pas 12 orësh/
Basha

TIRANË- Kreu i PD-së së vulës, Lulzim Basha është rikthyer në Kuvend pas disa kohësh ndërsa seanca plenare është kthyer në normalitet. Gjatë seancës ai u mundua të merrte fjalën ndërsa më pas bllokoi foltoren veprim për të cilin u përjashtua nga kreparlamentarja Lindita Nikolla.

Ndërkohë një detaj që ka tërhequr vëmendje ka qenë gjesti i Bashës i cili është fotografuar teksa sheh nga telefoni i të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Basha nga pamjet e kapura duket se është munduar të "spiunojë" tek telefoni i Bardhit i cili po shkuan.

Nga 5 minuta prej 5 muajsh, seanca paralmentare mbyllet pas 12 orësh/

2 VITE ME PARE

Nikolla përjashton Bashën nga seanca e sotme, arsyeja bllokimi i foltores

Nga 5 minuta prej 5 muajsh, seanca paralmentare mbyllet pas 12 orësh/
kuvendi

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca kreun e PD-së së vulës, Lulzim Basha. Arsyeja e përjashtimit ishte se Basha bllokoi foltoren. 

"Jeni i përjashtuar zoti Basha. Keni bllokuar foltoren. Po pengoni zhvillimin e rendit të ditës. Ju lutem lironi foltoren dhe sallën", tha Nikolla. 

Pas përjashtimit të Bashës, kryeparlamentarja vendosi ndërprerjen e seancës plenare për 5 minuta. 

2 VITE ME PARE

Basha kërkon fjalën, Nikolla e paralajmëron për përjashtim: E di që jeni në deficit 5 muaj, por liro foltoren

Nga 5 minuta prej 5 muajsh, seanca paralmentare mbyllet pas 12 orësh/
kuvendi

TIRANË- Kreu i PD-së së vulës, Lulzim Basha ka kërkuar fjalën e tij në seancë, ndërsa kryeparlamentarja Lindita Nikolla nuk ja ka lejuar. Nikolla e ironizoi duke i thënë se nuk mund të shkelim rregullat e Kuvendit edhe pse jeni "në deficit prej 5 muajsh". 

Ndërkohë ajo e ka paralajmëruar për përjashtim, pas bllokimit të foltores nga Basha.

“Nuk mund ta merrni fjalën kështu. E di që jeni në deficit 5 muaj, por i shkaktuar vetes për të mos folur në Parlament por kjo nuk do të thotë që duhet të shkelim të gjitha rregullat. Uluni në vend tani, mos merrni fjalën. Jo tani, do të respektojmë radhën. Uluni në vend, të respektojmë radhë. E ka Toni Gogou pastaj mund të flisni ju.

Keni bllokuar foltoren. Duhet tju tërheq vëmendjn. Lironi foltoren ose do të përjashtroheni nga seanca”, iu drejtua Lindita Nikolla.

2 VITE ME PARE

"Të kthejmë kushtetuetshmërinë në Parlament", Mediu: Fati i Zgjedhores u caktua kur mazhoranca shmangu marrëveshjen me OSBE-në

Nga 5 minuta prej 5 muajsh, seanca paralmentare mbyllet pas 12 orësh/
Fatmir Mediu

TIRANA- Deputeti Fatmir Mediu tha sot në seancën plenare në Kuvend, se është i rëndësishëm kthimi i Kushtetutshmërisë në Parlament. Ai u shpreh se fati i Komisionit të Zgjedhores u caktua që kur mazhoranca shmangu marrëveshjen me OSBE-në. Mediu tha se duhet zbatuar marrëveshjen më OSBE dhe se duhet që të ketë mundësi për kthimit e koalicioneve parazgjedhore.

“Fati i komisionit të zgjedhores u caktua që kur mazhoranca shmangu marrëveshjen me OSBE-në. Fati dihet kur qëndrimet janë të njëanshme dhe politike. Bazuar mbi marrëveshjen me OSBE është të kthehet krijimi i koalicioneve parazgjedhore”, tha Mediu.

2 VITE ME PARE

Reforma zgjedhore, Çuçi: Po presim raportin përfundimtar të komisionit

Nga 5 minuta prej 5 muajsh, seanca paralmentare mbyllet pas 12 orësh/
Bledi Çuçi

TIRANË- Ditën e sotmë është rikthyer në normslitet Kuvendi ku është mbatur edhe seanca e radhës. Gjatë kësaj seancë kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi gjatë fjalës së tij përgëzoi kthimin në normalitet të jetës parlamentare. Çuçi vlerësoi rikthimin e opozitës në Parlament dhe përfundimin e atij që ai e quajti "aksion absurd".

“E përshëndes kthimin e kolegëve në normalitet dhe përfundimin e këtij aksioni absurd. Si duket kanë filluar të lexojnë sondazhe, por pavarësisht nga shkaqet që i kanë bërë të kthehen, mbetet për t’u përgëzuar një jetë normale parlamentare", tha Çuçi.

Ai gjatë fjalës së tij foli në lidhje me mbarimin e mandatit për komisionin e Reformës Zgjedhore ku tha se nuk do të ketë një produkt përfundimtar, për vetë mënyrën se si ky komision është trajtuar.

“Përgëzoj rikthimin në normalitet të sallës. Siç duket kanë nisur të lexojnë dhe sondazhet., Pavarësisht nga arsyeja që i ka bërë të kthehen në Kuvend, mbetet për t’u përgëzuar një jetë normale parlamentare në Shqipëri, për një vend që pret të bëhet anëtare e BE. Thirrja e zotit Basha ishte e drejtpërdrejtë, e dyta si një deklarim i kapitullimit të komisionit të reformës zgjedhore, nga ana e Aliebeajt.

Sot mbaron afati i këtij komisioni dhe për fat të keq po presim produktin e këtij komisioni, por duket nga deklarimet e zotit Alibeaj për mënyrën se si e trajtoi. Alibeaj e tha se produkti i këtij komisioni do të ishte dokumenti që kemi dorëzuar në parlament. Por çfarë komisioni bipartizan konsensual mund të ngrihet mbi këtë premisë kur pakica vjen me një draft, e dorëzon në Kuvend dhe thotë këto janë kushtet tonë. Ky është dhe burimi i dështimit të këtij komisioni.

Gjithsesi ne do të presim rekomandimet e komisionit, do ti shqyrtojmë dhe do të mbajmë një qëndrim në Parlament. Në lidhje me faktin nëse PS i do apo jo listat e hapur, po ne jemi ata që kemi votuar që emigrantët të votojnë. Të gjithë këto janë adresuar dhe do presim rezultatet e komisionit bipartizan që ka zgjat më shumë se askush tjetër dhe si duket nuk ka asnjë produkt si asnjë komision tjetër”, tha Çuçi.

2 VITE ME PARE

"Zgjedhorja", Bardhi: Përgjegjës ata që e bllokuan prej 2 vitesh, t'i japim qytetarëve reformë jo tallje

 
Nga 5 minuta prej 5 muajsh, seanca paralmentare mbyllet pas 12 orësh/
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se për skadimin e komisionit të Reformë Zgjedhore duhen mbajtur përgjgjës ata që bllokuan prej dy vitesh. 

Bardhi tha se duhet nxitur dialogu politik që shqiptarëve tu jepet reforma e duhur dhe jo një tallje sipas tij me teza jeniçerësh.  

"Nuk kemi vendosur paqe se nuk ishim në luftë, ishim dy palë të ndryshme. Ju në shkelje të Kushtetutës për të shkelur opozitën dhe opozita në mbrojtje të të drejtave të saj. Qendrimi ynë ka qenë që ditën e parë që donim një jetë normale në Kuvend,. Kur ju nxisnin opozitën të bojkotonte Kuvendin dhe digjte mandatet ka marrë fund. Sot përballemi me cdo mjet e formë. Sa i përket Reformës Zgjedhore. Në korrik e shtator 2023 kërkuam që të mbahen përgjegjës ata që e bllokuan. Kishte një Pazar që në limitet e kohës të zgjedhjeve të ardhshme të mos kishim zgjedhje të lira e të ndershme. Shqiptarët presin që vota të mos ndryshohet nga krimi, paratë e korrupsionit të kësaj qeverie. Në skadim të këtij komisioni të turpshëm, ky Kuvend sot duhet t’i mbajë përgjegjës nga i pari tek i fundit dhe duhet të nxisë dialogun politik që t’i japim shqiptarëve një reformë të saktë e jo një tallje me teza jeniçerësh që kthehen sa herë dikush ka nevojë të bëhet deputet." tha Bardhi.

2 VITE ME PARE

"Anormaliteti vijon", Alibeaj: Të futet për procedurë kërkesa për listat e hapura dhe për emigrantët

Nga 5 minuta prej 5 muajsh, seanca paralmentare mbyllet pas 12 orësh/
enkelejd alibeaj

TIRANË-  Bashkëkryetari i komisionit të Reformës Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj tha sot se në Kuvend vijon ende anormalitet. Kjo sepse sipas tij sot që është dita e fundit e "Zgjedhore", nuk është përfshirë në rendin e ditës. 

Ai kërkoi të futet për procedurë kërkesa për listat e hapura dhe për emigrantët.

Alibeaj: Anormaliteti vijon sot kur salla hesht, kur sot është dita e fundit për “Zgjedhoren”. Sot në rend duhet projektligji i depozituar nga opozita, ku është normalitet e sinqeritet. E propozuam. Listat e hapura, votim numërim elektronik, votën e diasporës. Sot të marrin kurajë dhe të votojmë edhe kundër, por t’u flasim shqiptarëve ashtu sic duhet. Të pranojnë që duan të përjashtojnë diasporën nga vota dhe kanë frikë nga shqiptarët. T’i dhurosh edhe një mandat tjetër në tavolinë Edi Ramës në tavolinë…
Heshtja është pazar për të mbrojtur karriket dhe listat e mbyllura. Pr. Ligji është depozituar dhe të futet për procedurë kërkesa për listat e hapura dhe për emigrantët.

2 VITE ME PARE

Tritan Shehu: Të mbahet mocion me debat për njohjen e gjenocidit serb në Kosovë

Nga 5 minuta prej 5 muajsh, seanca paralmentare mbyllet pas 12 orësh/
tritan shehu

TIRANË- Deputeti demokrat Tritan Shehu ka kërkuar sot në nisje të seancës plenare njohjen e gjenocidit serb në Kosovë. Ai tha se heshtja e Parlamentit ka një çmim të rëndë për dinjitetin e Kuvendit dhe rolin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në kurriz të Kosovës.

“Muaj përpara, ne një grup deputetësh të PD-së, ku bën pjesë dhe zoti Berisha, që mbahet i burgosur politik. Kemi paraqitur një kërkesë me shkrim, për një mocion me debat për njohjen e gjenocidit serb në Kosovë. Mosfutja e kësaj çështje në rend dite, një fakt i njohur publikisht, ka andikapuar një proces të tërë, të dënimit të gjenocidit dhe fajësimin në mënyrë të padrejtë të Kosovës.”, tha ai.

2 VITE ME PARE

Incidenti me Ambrozia Metën/ Vokshi: Të ndërpritet seanca dhe të krijohet një rezolutë në mbështetje ndaj gazetareve

Nga 5 minuta prej 5 muajsh, seanca paralmentare mbyllet pas 12 orësh/
albana vokshi

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka sjellë në Kuvend incidentin e ndodhur mes gazetares Ambrozia Meta dhe kryeministrit Edi Rama. 

Vokshi tha se kjo seancë duhet të ndërpritet dhe duhet menjëherë të krijohet një rezolutë për mbështetjen ndaj grave gazetare. Ajo e konsideroi veprimin e kryeministrit si gjest prej burracaku dhe të paburri.

"Dy ditë më parë shqiptarët dhe jo vetëm, të gjitha mendiat italiane u ndeshën me një akt shantazhues e kërcënues në kërcënim të një gazetare në detyrë. Pasi e lëshuan nervat, Rama guxoi pas dhunës verbale edhe të cënonte integritetin fizik të saj. Akt i dënueshëm dhe i patolerueshëm. Gjest prej burracaku të paburri. Asnjë shoqatë për mbrojtjen e grave nuk reagoi. Ftesë për Kuvendin, t’i dalim në mbështetje një gruaje. Gratë deputete të mblidheshin sot, të ndërpritet seanca e të miratohet një rezolutë.", tha Vokshi.

2 VITE ME PARE

Basha: Hiqni dorë nga axhendat tuaja partiake, të punojmë për Reformën Zgjedhore

Nga 5 minuta prej 5 muajsh, seanca paralmentare mbyllet pas 12 orësh/
lulzim basha

TIRANË- Kreu i PD-së së vulës, Lulzim Basha gjatë sënacës së sotmë plenarë ka vënë theksin të Reforma Zgjedhore. Gjatë fjalës së tij Basha bëri një thirrje duke u shprehur qe deputetët të heqin dorë nga axhendat e tyrë partikabe dhe rtë bashkohen për tu dhënë shqiptarëve reformën zgjedhore. Ai më tej shtoi që të mos përsëritet skandali i vitit 2008. 

"Tek dëgjon nisjen e kësaj seance, harron 6 muaj, 1/8 e kësaj legjislature të kaluar ashtu si kaloi. Pyetja e parë që bën çdo shqiptar është a ishin këta more? Pyetja është çfarë çmimi kanë paguar shqiptarët për të arritur këtu. Çmimi është i paimagjinueshëm. 7 miliard euro do të dalin nga xhepat e shqiptarëve, por si do të shpenzohen këto para. Miliona euro u hoqën nga fondi i kompensimit për të mbushur një tjetër gropë. Çfarë do të marrin pensionistët?

Dëmi më i madh është ai që nuk duket, ndonëse sot, pas një viti vendi do të jetë në fushatë Kodi zgjedhor është sakrifica më e madhe në emër të këtyre 6 muajve denormalizim. Sot kam një thirrje, hiqni dorë nga axhendat tuaja të ngushta partiake. Jepuni shqiptarëve një komision të reformës zgjedhore dhe mos përsërisni skandalin e 2008. Thirrja ime është të shprehemi me zë dhe me votë për diçka që çdokujt që i dhimbset ky vend, gjithçka nis me reformën zgjedhore, për shqiptarët," u shpreh ai.

2 VITE ME PARE

Bardhi kërkon shpalljen e pavlefshmërisë të votimeve në seancën e kaluar: Ishin të pranishëm vetëm 68 deputetë

Nga 5 minuta prej 5 muajsh, seanca paralmentare mbyllet pas 12 orësh/
gazment bardhi

TIRANË- Ka nisur me normalitet seanca e sotme plenare. Pasi kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka lexuar rendin e ditës, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar shpalljen e votimeve në seancën e kaluar si të pavlefshme. 

“Ishin të pranishëm vetëm 68 deputetë. Kërkoj nga ju drejtuese e seancës, nuk keni qenë ju në drejtim por një kolege tjetër të shpallni pavlefshmërinë e votimeve të seancës së kaluar dhe kjo të reflektohet edhe në procesverbalin e seancës së shkuar”, tha Bardhi. 

Ndërkohë Nikolla ju përgjigj duke i thënë se Sekretariati i Etikës ende nuka ka marrë një vendim për këtë çështje. 

“Sekretariati ende nuk ka marrë vendim, sapo ta marrë vendimin do të bëhet me dije”, tha Nikolla. 

2 VITE ME PARE

Çështja e Butrintit/"Raporti i UNESCO nuk ka rëndësi për qeverinë shqiptare", Zhupa: Presim drejtësi nga Gjykata Kushtetuese

Nga 5 minuta prej 5 muajsh, seanca paralmentare mbyllet pas 12 orësh/
ina zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka folur për mediat në lidhje me Butrintin, pak minuta para nisjes së seancës plenare. Ajo u shpreh se presin drejtësi nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa tha se raporti i UNESCO-s ska rëndësi aspak për qeverinë shqiptare. 

Ndërkohë shtoi se sot në orën 3 e 30 me orën amerikan në New York do të mbahet një protestë sipas saj për mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore.

“Qeveria shqiptare pasi e fshehu u përpoq që ta zhvleftësonte këtë gjë, pasi tha se Unesco s’ka rëndësi për Shqipërinë. Unë nuk e kuptoj se një qeveri të mbajë qëndrim që OKB apo fondet e UNESCO-s nuk kanë rëndësi. Kjo tregon se ata janë të zhytur thellë në këtë shkelje. Kuvendi ka sjellë në gjykatën kushtetuese copy paste paragrafët e koncensionarit. Ata sollën modelin që Klodian Zoto shkruante ato e-mailet nga zyra e tij dhe ia çonin Kuvendit për çështjen e inceneratorëve. Sot presim drejtësi nga Kushtetuesja. Sot në orën 3 e 30 me orën amerikane në New York një protestë për mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore.”, tha ajo

2 VITE ME PARE

Sot seancë plenare, mbërrijnë në Kuvend ambasadori gjerman, bullgar dhe zv.ambasadorja britanike

Nga 5 minuta prej 5 muajsh, seanca paralmentare mbyllet pas 12 orësh/
kuvendi

TIRANË- Për pak minuta në Kuvend pritet të nisë seanca plenare e radhës. Ndërkohë në Kuvend kanë mbërritur ambasadori gjerman, bullgar dhe zv.ambasadorja britanike.

Sot pas 5 muajsh protestash dhe tensionesh pritet që në Kuvend të zhvillohet një seance plenare normale me diskutime. Pas dakordësisë në tryezën e Konferencës së Kryetarëve mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, sot pritet të miratohet ngritja e dy komisioneve hetimore. 

Konkretisht, Komisioni Hetimor i Kuvendit për koncesionin e Sterilizimit dhe komisioni hetimor për trajtimin që i është bërë të dhënave të Sistemit TIMS që regjistron hyrje-daljet në kufi.  

2 VITE ME PARE

Rikthehet normaliteti në seancat plenare, sot votohet ngritja e dy komisioneve hetimore

Nga 5 minuta prej 5 muajsh, seanca paralmentare mbyllet pas 12 orësh/
kuvendi

TIRANË Pas 5 muajsh protesta dhe tensione, në seancën e sotme plenare rikthehet normaliteti. Pas dakordësisë në tryezën e Konferencës së Kryetarëve mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, sot pritet të miratohet ngritja e dy komisioneve hetimore. 

Konkretisht, Komisioni Hetimor i Kuvendit për koncesionin e Sterilizimit dhe komisioni hetimor për trajtimin që i është bërë të dhënave të Sistemit TIMS që regjistron hyrje-daljet në kufi.  

Pika 8: Projektvendim për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi. (Në mbështetje të nenit 77, pika 2, të Kushtetutës, nenit 25 të Rregullores së Kuvendit, ligjit nr. 8891, datë 2.05.2002, “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, votim i hapur, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

"Komisioni ka të drejtë të hetojë dhe të bëjë transparencë të plotë për cdo cështje që përfshihet në objektin e punës së tij, në përputhje me parimet kushtetuese, vecanërisht parimin e ndarjes së pushteteve, duke mos iu mbivendosur punës së organeve të drejtësisë, parimin për një proces të rregullt ligjor, parimin e prezumimit të pafajësisë, parimin e paanshmërisë dhe i respektimit të jetës private të individit. . Komisioni Hetimor, i ngritur sipas këtij vendimi, bashkë me raportin përfundimtar i paraqet Kuvendit në seancë plenare rekomandime për marrjen e masave me karakter administrativ dhe/ose ndryshime të nevojshme ligjore. "

Pika 9. Projektvendim për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Trajtimin e të Dhënave të Sistemit TIMS. (Në mbështetje të nenit 77, pika 2, të Kushtetutës, nenit 25 të Rregullores së Kuvendit, ligjit nr. 8891, datë 2.05.2002, “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, votim i hapur, shumicë e thjeshtë votash për miratim) 

" Komisioni Hetimor ka për objekt të veprimtarisë së tij: (i) Shqyrtimin e cështjeve lidhur me kontrollin e veprimtarisë së institucioneve të ngarkuara me mbrojtjen e sistemit TIMS; dhe (ii) Vlerësimin e nevojës për marrjen e masave administrative apo, ndërhyrjet ligjore në legjislacionin përkatës në fuqi. 3. Komisioni ka të drejtë të hetojë dhe të bëjë transparencë të plotë për cdo cështje që përfshihet në objektin e punës së tij, në përputhje me parimet kushtetuese, vecanërisht parimin e ndarjes së pushteteve, duke mos iu mbivendosur punës së organeve të drejtësisë, parimin për një proces të rregullt ligjor, parimin e prezumimit të pafajësisë, parimin e paanshmërisë dhe i respektimit të jetës private të individit. "



seance plenare 21 mars 2024

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën