6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
37 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu se ka zhvilluar tendera sekretë gjatë periudhës së pandemisë së Covid-19. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha tha se Manastirliu e ka vendit në burg tek Nuredin Dumani, bashkëpunëtori i drejtësisë. Kryedemokrati gjithashtu u përplas edhe më Taulant Ballën pasi ky i fundit tentoi t’i ndërpriste fjalën.
Pjesë nga debatet:
Sali Berisha: Duhet të kishe shkuar tek Dumanët, atje ku e ke vendin. Ke bërë tendera sekretë në kulmin e pandemisë. Të lutem shumë. Mund të të kthehem mjaft mirë unë se fjalorin e kam. Unë kam respekt për njeriun por nuk mund të respektoj unë kur shoh ministre me çantë me zafire dhe diamante. Unë respektoj ministre që shërbejnë, përulem para tyre. Nuk mund të respektoj ministre që kapardisen si modele
Ndërhyn Taulant Balla
Sali Berisha: Duman, mos ma prit mua fjalën. Si thoni ju fermerët po eksportojnë, në Serbi është eksportuar plehra kimike që s’i blejnë dot fermerët shqiptarë.
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar përbërjen e dy Komisioneve Parlamentare për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale. Vendimi është marrë në fund të seancës plenare të Kuvendit që u mbajt sot e zgjati për thuajse 10 orë. Dy bashkëkryetarët do të jenë Benet Beci dhe Dhurata Çupi, ndërsa veç tyre, grupi do të përbëhet nga 16 anëtarë, nga 8 si tek maxhoranca, ashtu edhe tek opozita. Duke përfshirë këtu PD dhe aleatët.
Por ajo që bie në sy është fakti që në listën e anëtarëve në të dy Komisionet duket se janë "spostuar" anëtarët e Komisionit të Rithemelimit dhe mbështetësit e kryedemokratit Sali Berisha. I vetmi përfaqësues është Oerd Bylykbashi në Reformën Zgjedhore, madje dhe për këtë çështje Flamur Noka debatoi edhe me Gazment Bardhin. Në fjalën e tij, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Noka akuzoi grupin e Enkelejd Alibeajn se ishin të "kapur" nga maxhoranca. Megjithatë në fund të seancës dy Komisionet kaluan me 108 vota, përfshirë edhe ato të opozitës.
Komisioni për Reformën Territoriale
PS
Benet Beci (bashkëkyetare)
Baftjar Zeqo (anëtar)
Lavdërim Krashi (anëtar)
Fadil Nasufi (anëtar)
Anila Denaj (anëtar)
Eduart Ndreca (anëtar)
Anduel Tahiraj (anëtar)
Ilir Pendavinji (anëtar)
Lindita Buzheli (anëtar zëvendësues)
Besian Ajazi (anëtar zëvendësues)
Aurora Mara (anëtar zëvendësues)
Gentjan Deda (anëtar zëvendësues)
PD
Dhurata Cupi (bashkëkryetare)
Zef Hila (anëtar)
Andia Ulliri (anëtar)
Xhelal Mziu (anëtar)
Orjola Pampuri (anëtar)
Saimir Korreshi (anetar)
Merita Bakiu (anëtar zëvendësues)
Bledion Nallbati (anëtar zëvendësues)
Zheni Gjergji (anëtar zëvendësues)
Komisioni për Reformën Zgjedhore
PS
Damian Gjiknuri (bashkëkryetar)
Blerina Gjylameti (anëtar)
Klotilda Bushka (anëtar)
Toni Gogu (anëtar)
Ermonela Felaj (anëtar)
Arben Pëllumbi (anëtar)
Blendi Klosi (anëtar)
Klevis Xhoxhi (anëtar)
Gledis Çeliku (anëtar zëvendësues)
Jurgis Çyrbja (anëtar zëvendësues)
Xhemal Qefalia (anëtar zëvendësues)
PD
Enkelejd Alibeaj (bashkëkryetar)
Oerd Bylykbashi (anëtar)
Grida Duma (anëtar)
Dashnor Sula (anëtar)
Kreshnik Collaku (anëtar)
Lindita Metaliaj (anëtar)
Seladin Jakupllari (anëtar zëvendësues)
Ervin Salianji (anëtar zëvendësues)
Eralda Bano (anëtar zëvendësues)
Reforma Zgjedhore dhe Territoriale janë konsideruar si “2 kuajt” e betejës së opozitës, me të cilat “kushtëzuan” edhe votat për zgjatjen e afateve të Vettingut. Për ngritjen e dy Komisioneve u votua me 10 shkurt, ku opozita vendosi që të jepte votat për zgjatjen e mandatit për organet e Vettingut, duke marrë si këmbim akordin për nisjen e punimeve plenare për dy çështjet e lartpërmendura. Komisioni për Reformën Territoriale u miratua me 120 vota pro, 3 kundër dhe zero abstenim ndërsa për Reformën Zgjedhore me 119 vota pro, zero kundër dhe zero abstenim. Të gjitha ndryshimet pritet që të implementohen në zgjedhjet e ardhshme lokale që pritet të mbahen në vitin që vjen.
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka rikonfirmuar për një mandat tjetër, Gentiana Sulën në krye të Autoritetit për Informimin mbi dokumentet e ish sigurimit të Shtetit. Me 105 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim, Sula mori ‘OK’-n e Kuvendit të Shqipërisë për të dytën herë. Për pesë vite të tjera, ajo do të drejtojë Autoritetin e Dosjeve. Për rrjedhojë, kandidatura e Simon Mirakajt, emër i propozuar nga ish-kryeministri Sali Berisha e që hapi mjaft debat u rrëzua.
Komisioni i Ligjeve ka miratuar disa ditë më parë kandidaturat për anëtarë të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Me shumicë votash, kandidatët që i kaluan Kuvendit për votim ishin: Altin Hoxha, Gentian Sula, Simon Miraka, Albert Nikolla. Ndërkohë që Ligjet rrëzuan kandidaturat e Marcel Hilës, Besim Ndregjonit, Gjergj Markut, Skënder Vrionit. Propozimi me firmën e Sali Berishës ishte Simon Mirakaj mirëpo u përcoll me shumë debate, por megjithatë kaloi 'filtrin' e Komisionit. Bardhi akuzoi maxhorancën se ishte bkrë me Berishën, pasi Mirakaj ishte kandidaturë e tij.
Gentiana Sula përfaqëson Shqipërinë në Rrjetin Evropian të Kujtesës dhe Solidaritetit në statusin e vëzhgueses, për një mandat 5-vjeçar. Ndërkohë, dy kandidatët e tjerë sot siguruan më pak vota, ku përkatësisht për kandidatin Altin Hoxha kanë votuar 80 deputetë pro, 2 kundër dhe 1 abstenim, ndërsa për kandidatin Marçel Hila kanë votuar pro 18 deputetë, 68 kundër dhe asnjë abstenim.
TIRANË- Përplasjet mes maxhorancës e Partisë Demokratike janë zhvendosur mes vetë demokratëve. Ishte Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka ai që tha se kryeministri Edi Rama është ai që ka përzgjedhur një Opozitë, mër me të cilin iu referuar grupit që mbështet deputetin Enkelejd Alibeaj. Ai tha se ata i komandon Rama e se Komisioni i Investimeve strategjike ishte totalisht i panevojshëm pasi nuk do të zbulonte asgjë për PS-në. Sipas Nokës, punën e këtyre deputetëve në komisione e ka treguar Komisioni për Inceneratorët, i cili tha se shërbeu vetëm ‘për të larë’ maxhorancën. Ai madje përmendi vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ngjarje e ndodhur vetëm katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit në Elbasan dhe tha se Bardhi ka dalë deputet me gjakun e një njeriu. Gazment Bardhi nuk e ka la pa përgjgje. Ai u shpreh se priste që Noka të fliste për çmimin e naftës, por që sipas tij nuk e bën dot këtë pasi nuk i përmend oligarkët. Komisioni i Investimeve Strategjike, Bardhi tha se është rrëzuar pasi një ministër rrezikohej që të futej në burg.
Debati mes tyre:
Flamur Noka: Ju keni marrë një stil të keq vitet e fundit, të përdorni dhe opozitën. Të emëroni opozitën, të caktoni dhe opozitën. Tani merreni me Enkin, me Gazin, me Jorin e me të tjerët, dhe i keqpërdorni, i fshini, i hidhni i lani, i ricikloni i fusni prapë. E vetmja që ju kishte ngel pa kapur ishte opozita, ja ku i keni pengjet. I keni kapur, ju shërbejnë, ju servilosen, i urdhëroni si të doni. Na keni sjellë për të miratuar 2 komisione ua ka propozuar Enki, Gazi dhe Jori, komision për reformën zgjedhore dhe komision për reformën territoriale. A e dini ju që Enki, Gazi dhe Jorka nuk dalin dot nga shtëpia të takojnë elektoratin, që të marrin mendime për reformën zgjedhore dhe komision për reformën territoriale sepse nuk ju hap dernë askush. A e bëtë një komision për inceneratorët, ku ishte rezultati? Arben Ahmetaj u pastrua. Ku shkoi Komisioni për vjedhjen e votave? Apo e ndatë kokë më kokë këtë punë, një në këtë botë një në atë botë? PD a ka marrë vota në Jug? Kush është përfaqësuesi në këtë reformë. Elbasani s’ka përfaqësues se nuk duan këta e ka tmerr Bardhi Elbasanin, i bie të fikët.
Gazment Bardhi: Ju kërkoj ndjesë në fakt, sepse mëduhet që t’i kthej përgjigje një kolegu nga opozita. Prita të fliste për naftën nuk ke guxim ta përmendësh oligarkun. Nuk ke guxim t’i përmendësh oligarkët që kjo fake opozitë i përmend çdo ditë. Merri leje doktorit, dhe sqaro demokratët pse u bashkuat me PS-në për të bllokuar komisionin për investimet strategjike. Pse i ka nis Berisha mesazh deputetëve që të bëhen bashkë për të bllokuar komisionin? Një javë para se në të depozitonim kryeministri tha harrojeni se do të ngremë komision hetimor për të verifikuar proceduarat për investimet strategjike. Një deputet i këtij Kuvendi që është një nga ministrat më të rëndësishëm të këtij Kuvendi, rrezikon mandatin dhe të shkojë në burg. Bashkëshorti i saj ka fituar statusin e investitorit strategjik. Pasuritë publike janë kthyer në plaçkë dhe kryeministri zgjohet në mëngjes dhe thotë se cilit do t’i japë një copë tokë. Duhet të jemi të ndershëm më shqiptare ju vini dhe nuk dini se çfarë flisni. Ju i shërbeni Olta Xhaçkës, ta harroni se mund të bllokoni një komision hetimor të kërkuar nga opozita konform ligjit e kushtetutës.
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka rikonfirmuar për një mandat tjetër, Gentiana Sulën në krye të Autoritetit për Informimin mbi dokumentet e ish sigurimit të Shtetit. Me 105 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim, Sula mori ‘OK’-n e Kuvendit të Shqipërisë për të dytën herë. Për 5 vite të tjera, ajo do të drejtojë Autoritetin e Dosjeve. Për rrjedhojë, kandidatura e Simon Mirakajt, emër i propozuar nga ish-kryeministri Sali Berisha e që hapi mjaft debat u rrëzua. Po ashtu, sot me 108 vota kaloi edhe përbërja e dy Komisioneve, për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale. Vendimi është marrë në fund të seancës plenare të Kuvendit që u mbajt sot e zgjati për thuajse 10 orë. Dy bashkëkryetarët do të jenë Benet Beci dhe Dhurata Çupi, ndërsa veç tyre, grupi do të përbëhet nga 16 anëtarë, nga 8 si tek maxhoranca, ashtu edhe tek opozita. Duke përfshirë këtu PD dhe aleatët, por vetëm Oerd Bylykbashi është i vetmi përfaqësues i kryedemokratit Sali Berisha. Ndërsa me shumicë votash u rrëzua ngritja e Komisionit Hetimor për Investitorët Strategjikë.
Debate të ashpra ka pasur nga interpelanca mes deputetes së Partisë Demokratike, Ina Zhupa dhe ministres së Kulturës, Elva Margariti. Zhupa tha se tashmë edhe procesi kërkimor është në duart e fondacionit kërkimor. Deputetja shtoi se edhe ky proces që i takon shtetit, tashmë po ja kalojnë privatit, ndërsa Margariti nga ana tjetër mohoi se aty do të bëheshin ndërtime e resorte. Më pas, Deputetja e Partisë Demokratike nxorri një foto nga zona e Pemës së Thatë në Ksamil dhe tha se aty janë bërë ndërtime pavarësisht se duhet të ishte një zonë e mbrojtur. Zhupa tha se aty janë ndërtuar biznese e se u është hapur rruga për resorte.
Kryeministri Edi Rama pati një debat me demokraten Jorida Tabaku për mirëqënien në vend, duke rënë dakord për herë të parë edhe me Sali Berishën. Sot, Rama pranuar se Shqipëria ka çmimin më të lartë në rajon dhe se bordi që është krijuar për vendosjen e çmimeve të karburanteve, është komunist. Po ashtu, sot për herë të parë, Rama pati dhe përplasjen e parë me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Edhe pse deri më tani, edhe pyetjet që gazetarët i kanë bërë për të, i ka injoruar. Berisha tentoi të merrte fjalën në Kuvend, por kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla nuk ia lejoi. Berisha e konsideroi një turp, ndërsa Rama iu kthye duke i thënë se ishte një person i padëshirueshëm. E më pas iku nga Kuvendi.
E pikërisht nga ky moment, replikat e forta u zhvendosën mes vetë demokratëve.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka u shpreh se grupi i PD-së që mbështet Enkelejd Alibeajn urdhërohen nga vetë Rama dhe se janë opozita e emëruar. Noka tha se ata anëtarë të PD-së nuk zbuluan asgjë të re as me Komisionin e Inceneratorëve e për rrjedhojë, s’kishin pse të nisnin një të dytë për Investimet Strategjike. Ai iu drejtua Gazment Bardhit dhe i tha se është bërë deputet mbi gjakun e një personi, referuar vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan, ngjarje e ndodhur vetëm katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit. Ndërsa Bardhi akuzoi Berishën e tha se ai u ka dërguar mesazh deputetëve që të mos e votojnë Komisionin Hetimor për Investimet strategjike. Ai tha se Komisioni për Investimet Strategjike u rrëzua pasi një ministër mund të përfundonte pas hekurave, duke përmendur se Berisha po mbron Olta Xhaçkën. Përplasja vazhdoi, e më pas kulmoi me largimin e deputetit të PD-së Edmond Spaho nga seanca. Ky i fundit u përjashtua pasi përdori termin ‘bastardë’ për anëtarët e maxhorancës, gjë që solli penalizimin e tij dhe heqjen e pagës së një dite.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho është përjashtuar nga seanca parlamentare ditën e sotme. Vendimi është marrë pasi Spaho i quajti bastardë deputetët e Partisë Socialiste. Mësohet se Spahos i është hequr paga e një dite si ndëshkim për ofendimin e bërë.
Debati mes tyre:
Emond Spaho: Këta marrin vesh vetëm gjuhën e forcës. Nuk ka gjuhë tjetër që shkon me këta bastardë.
Taulant Balla: Fjala e fundit që the. Këtu del përjashta ti sot dhe nuk vjen më. Atë fjalën e fundit bastard zotëria nuk mund të rrijë më në këtë sallë. Të thirret komisioni përkatës. Ose bëhet njëri shembull tani dhe nuk mund të vazhdojmë më. Të vijë një njeri pas shtatë gotave raki dhe të fyejë në këtë farë feje kjo nuk shkon. O e merr ndjesë dhe kërkon ndjesë për fjalën që tha ose zotëria sipas përcaktimeve që ka kodi i etikës. Nuk tolerojmë që të shkojmë në darkë te fëmijët dhe të pyesin fëmijët për këtë fjalë.
Ermonela Felaj: Për replikë nuk jua jap fjalën, kërkoni falje zoti Spaho. Nëse do kërkoni ndjesë. Replikë nuk keni të drejtë të bëni.
Edmond Spaho: Më jep fjalën…
Ermonela Felaj: Teknika ju lutem mikrofonin zotit Spaho.
Edmond Spaho: Nuk keni moral ju të më kërkoni mua të them më fal
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla kërkoi nga opozita që të mos dalë kundër projektit të urës në Bunë. Nga Kuvendit, Balla tha se ura është strategjike e se i jep Shkodrës tre plazhe, duke e bërë të rëndësishme për Europën.
'Çmimi është ekuacion mes ofertës dhe kërkesës. Nuk e dija që do të vinim në Kuvend, socialistët do të ofronin e demokratët do të kundërshtonin. Zoti ju ruajtë inatin me ne, ju rritë. Dëgjova një gafë tjetër, atë të urës mbi Bunë. Historia do ju gjykojë, ura është sa strategjike aq e rëndësishme për Shkodrën, i jep asaj tre plazhe, të Ulqinit, Velipojës e Shëngjinit. Nuk ka një në Europë që të konkurojë Shkodrës, 40 km, duhet t'i kesh mendtë në vendin e gabuar të thuash se po shkatërron Shkodrën. Si do u dilni Ulqinakëve përpara? Aty duhet ura, kanë kaluar shumë vite nuk e bën dot, mos guxoni të dilni kundër.'- u shpreh Balla.
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla kërkoi nga deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, të kërkojë falje për gafën që bëri në lidhje me shumën e paketës së rezistencës. Nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se paketa është 340 mln dollarë e jo 80, ashtu siç deklaroi deputetja në seancë.
'Jemi duke disktuar aktin normativ për çmimin, ne socialistët mund ta justifikojmë ndërhyrjen e shtetit, ju jeni liberale, i referohem asaj që pretendoni, Adam Smithin e keni në qendër të doktrinës tuaj, Ju duhet të na kundërshtoni se ne se po ndërhyjmë me instrumenta të majta. Jorida, është jokorrekte që të marrësh fjalën dhe të gënjesh, e the para 2 muajsh ta falëm, nuk është 80 mln dollarë paketa e rezistencës sociale, është 340, hajde thuaj bëra gabim. Nëse PD ka ardhur këtu që të hiqen 200 mln dollarë dilni thojeni, nëse keni ardhur dhe kërkon që qeveria të heqë ndihmën dilni dhe thojeni ose kërkoni ndjesë, thoni u zgjuam vonë.'- tha Balla.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj kërkon nga Qeveria që të shpallin Vatikanin si partner strategjik. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Gjekmarkaj tregoi detaje nga takimi i tij në Vatikan, aty ku takoi Papa Françeskun, pasi ishte pjesë e delegacionit shqiptar në atë takim.
FJALA E PLOTE E AGRON GJEKMARKAJT
E nderuar Zonja Kryetare, Të nderuar deputetë, Nga kjo sallë themelore e demokracisë dhe e debatit politik shqiptar, dua të falenderoj Atin e Shënjtë Papa Françeskun dhe Sekretarin e Shtetit Kardinalin Parolin, për ftesat dhe pritjen që na rezervuan, zonjës Lindita Nikolla Kryetare e Parlamentit dhe mua në cilesinë e zv -Kryetarit! Jam i sigurtë që në këtë homazh mirënjohjeje bashkoheni të gjithë ju të nderuar kolegë e bashkë me ne i gjithë populli shqiptar. Nuk mund të jem indiferent perballë një ngjarjeje të tillë e cila nuk ka lidhje vetem me personat që u nderuan si personazhe kalimtarë të një historie të gjatë miqësie mes Vatikanit dhe Shqipërisë por me vetë Shqipërinë. Nuk do të mjaftonte një komunikatë për shtyp, as një ilustrim fotografish për të percjellë vëmendjen, respektin, afrinë e Papa Françeskut , të Eminences Parolin e të shtetit të Vatikanit për popullin tonë! Asgjë nuk ndodhë rastësisht në marrëdhëniet mes vendeve, ka një traditë kushtezuese, ka një element bashkohësie që ngjit, ka një projekt për të ardhmen që bashkon ! Në këtë kontekst Ati i Shęnjtë zgjodhi për të vizituar Shqipërinë si të parin vend europian në vitin 2014 në intenerarin e vet si pelegrin i paqes duke çmuar vllazërinë mes komuniteteve fetare në vendin tonë, harmoninë e mirëkuptimin që vjen nga thellësi e kohëve si bazament solid e si shembull për një botë që trazohet. Po kaq nën profilet e martirve të Kishes Katolike pat kaluar ai si per t’ju përgjigjur thirrjes së tyre dhe asaj të vetë Kishes Shqiptare në shekuj , për ti folur epokes dhe qytetërimit tonë se sa gjak është derdhur, sa qendresë është bërë në emer të Zotit, identitetit dhe lirisë!
Lutem për Shqiperinë dhe popullin shqiptar tha Shënjteria e tij duke sygjeruar që popujt të cilet punojnë për progresin , për paqen, për standartet demokratike fitojnë gjithmonë, po kaq i çmuar në keshillen e tij se duhet një politike njerëzore e për njerëzit e ndërtuar mbi vlerat më të mirat të humanizmit, dhe jo mbi egoizmin. Gjithashtu i vëmëndshëm e tejet i interesuar për të gjitha dinamikat shqiptare ishte dhe Kardinali Parolin, i cili revokoi miqësinë historike, kumtet që vijnë prej saj, mbeshtetjen e Shtetit të Vatikanit dhe dëshirën që Shqiperia ti bashkohet në të gjitha formatet familjes europiane duke konservuar arritjet e saj më të mirat të bashkjetesës , por edhe në zhvillimin e demokracisë pa bjerrur humanizmin.
Të nderuar kolegë!Mardhënjet tona me Vatikanin e meritojnë një analizë historike politike e kulturore.Në vitin 1968 Shqiptaret e Dispores mblidheshin rreth Papa Montinit për të kujtuar 500 vjetorin e vdekjes së Mbretit -Gjergj dhe ai do u drejtohej atyre,
” Bij fort të dashun Shqipëtarë!
“Po Ju sjellim juve nji mirëseardhje të veçantë, mbasi qenkeni mbledhun për të kujtuem Pesëqindvjetoren e Gjergji Kastriot Skanderbegut, fatosit të Kombit t’uej e të Krishtenimit, pranë kësajë Selije Apostulike , të cillën mund e njehni si shtëpinë t’uej.
Na po ju shohim me të kënaqun, sepse e diejmë se shpirti me të cillin ju e kujtoni ketë rasë âsht se asht shpirti i hershëm i fisit t’uej, i cilli gjith here përmi çdo interres ka vum vlerat e trashigueme të besës, të nderës e të burrnísë.
Të tilla virtyte i ka bam nji me vehten e vet fatosi Skanderbeg, e juve ju a ka lanun trashigim; bashk me lidhëninë e pandame me miqt e vjetër të Atdheut t’uej, ndër të cillët kjo Seli Apostulike ,gëzohet tue u radhitun, mbasi njehet ndër ata qi fjalen kurr nuk ju a luejtën”
Tre Papë nga viti 1443-1468 nuk ja kursyen ndihmën morale ekonomike e politike prijsit të Shqiptarve. Humanisti i madh Enea Silvio Picolomini më shumë nga të gjithë.
Pikërisht kur arbërit dukeshin se përjetonin shkretëtimin e madh, kur litarët e fundit që mbanin gjallë kujtesën gati po keputeshin, në vitin 1703, Papa Klementi me origjinë shqiptare shfaqet si ideues dhe mecenat i Kuvendit te arbërit mbajtur ne Mërqi të Lezhës . Kjo besëlidhje shpëtoj dhe rilidhi historin tonë.
Kur je nën ata portikë që nuk ndryshojnë në shekuj është e pamundur të mos përpiqesh me imagjinatë të kuptosh , kur zbriti Skënderbeu, me kaloresit e tij tek kumte nga Arbëria e përgjakur , në cilin korridor kaloi, në cilat ganxha i vu pelerinat e purpurta, nën cilën relike të Giottos apo Peruginos u ul, deri ku e pritën dhe e përcollën mëkëmbesit e Shën Pjetrit!
Mos në ato biseda të zymta lufte e mbijetese u farkëtua përfundimisht identiteti europian i shqiptarve ajo formulë që gjeniu Kadare nxorri si tharm të rrugetimit tonë!
“Shqiptaret ndërsa për veten luftuan, për Europen po kaq si mbrojtës u panë”
Po ashtu në vitin 2018 në përvjetorin e 550-të Papa Françesku përsëri mes shqiptarve në Vatikan pat konstatuar se Ai, Gjergj Kastrioti :
” Mbrojti me guxim vlerat shpirtërore dhe emrin e krishterë, aq sa të meritonte titullin ‘Athleta Christi’. Me veprat e tij, farkëtoi identitetin kulturor shqiptar, duke u bërë simbol i padiskutueshëm lidhjeje dhe bashkimi kombëtar” !
Lufta 25 vjeçare dhe kujtimi i Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, mbeten si amanet i përjetshëm që Selia e Shënjtë të kujdesej për shqiptaret të cilëve fati nuk ju kurseu sfidat !
Aty u strehua nga furitë e moteve thagma e gjuhes shqipe ” Meshari” i Gjon Buzukut ! Ipeshkvi Pal Ëngjelli e nisi lërimin e tokës së ashpër nga mos punimi me formulen ” Unte te paghesont premenit Atit et birit et spertit senit ” !Një frazë hyjnore që shqipen e mbrojti nga zhdukja.Pikërisht këtë frazë të qendisur i dhuruam Papa Françeskut në emer të Kuvendit të Shqipërisë.Në Shypshkronjat e Shtetit që u ndertua mbi një liber Biblen, bëri të vetet, Pjeter Budi, ai që na kujton raportin me jeten duke na pyetur
” Ku janë ata pleq bujarë,
që qenë përpara ne,
e ata trima sqimatarë,
të shpejtëtë si rrufe? “
Nën nevojat e kohes dhe zulmat e kujtimeve Kardinalet financuan Pjetër Bogdanin me Sibilat e tij, Frang Bardhin me apologjinë për Skënderbeun dhe fjalorin e një gjuhe që “bdarej e bastardhohej ” nën sulmin otoman , që ti flisnin shqip dheut të Arbërit !
Po kaq me Nikoll Kazazin, e më vonë Shkollat e Klerit Katolik në Shkodër,Zadrimë e Mirditë prej secilave do dilnin Rilindasit e mëdhenj me Fishtën Mjedën e të tjerë!
Në procesin e Pavarësisë e sidomos kur në Konferencën e Parisit kufijtë tanë rrezikoheshin të t’kurreshin , kur Korça e Gjirokastra lakmoheshin nga Greqia , me apelimin e Fishtes , Luigj Bumçit e Pal Dodes, Papa Benedikti i XV u drejtohej fuqive të mëdha që ato dy qytete ti mbeteshin Shqipërisë.
Eqerem Çabej kultivues ” par excellence” i dijeve të eperme, e la të skalitur në çdo ndergjegje intelektuale se ;
” Qëndrimi i ndërmjemë midis Perëndimit dhe Lindjes, i bashkuar me ruajtjen e ngulur të natyrës së vet etnike, i ka gdhendur Shqipërisë përgjithmonë fytyrën e saj të veçantë. Këtë nuk ka mundur ta fshijë as sundimi turk. Kjo shprehet në krejt mënyrën e jetesës, në historinë dhe në historinë kishtare, në zakone dhe në poezi popullore dhe artistike të popullit shqiptar. Duhet theksuar me këtë rast se Shqipëria ka qenë e orientuar më tepër nga Perëndimi sesa fqinjët e saj. Midis gjithë vendeve ballkanike, edhe Rumania, me gjithë idiomin roman të saj, e papërjashtuar, Dalmacia e Shqipëria, pastaj Ishujt Jonike janë vendet që kanë qenë të çelura direkt e më tepër ndaj influencës kulturore të Perëndimit.”
Me këtë vetëdije prelatet shqiptarë bënë qendrese që lidhja të mos nderpritej me çmimin e gjakut , tortures, vdekjes me dhunë duke i dhënë kombit e kishes martirë të dënjë për ti ndenjur në krah Pjetrit e Palit !
Nuk rrimë dot pa i kujtuar disa prej tyre duke u hyrë në hak qindra të tjerve që si elenkojmë dot !
Imzot Vinçens Prenushin , Imzot Frano Gjinin, At Benardin Palajn, Dom Lazer Shantojen! Marie Tucin, Pader Gjon Shllakun, Pader Mati Prenushin At Anton Harapin, Dom Ndre Zadene, At Çiprian Niken, e shumë të tjerë e po kaq ata që epokat i kaluan burgjeve si At Donat Kurti, At Pjeter Meshkalla, At Marin Sirdani, At Zef Pllumi i konsakruar tashmë si “frati i kujtimeve” me vepren antropologjike “Rrno vetem per me tregue” !
Edhe pse perdja e hekurt ishte e rënde mbi ne, Papa Gjon Pali nga Puglia në vitin 1982 i lëshonte anatemën dhe e paralajmeronte për rënien e saj diktaturen komuniste!
Në 32 vite liri e pluralizem Shteti i Vatikanit është shfaqur në krah të Shqiperise si askush tjeter! Papa Gjon Pali dhe Papa Françesku vizituan Shqiperinë!
Nënë Tereza ajo që më shumë se kushdo pas Shën Françeskut interpretoi doktrinën e Hyut dhe atë të dashurisë, u shpall shenjtore si momenti i dytë kulmor i marëdhënjes që vjen nga historia dhe punon për të!
I bëj thirrje ketj Kuvendi, Qeverisë Shqiptare ta shpallë Vatikanin partner strategjik si detyrim ndaj shekujve e si nevojë e jona për shekujt që na presin.
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe kërkoi nga qeveria që të rregullojë çmimin për grumbulluesit e grurit. Nga seanca parlamentare, Braçe u shpreh se qeveria duhet që të merret me analizimin e kostove e nëse është e nevojshme të blejë të gjithë grurin e fermerëve.
'Ka një problem të madh në parlament, kur thua të vërteta del dikush që vë në dyshim faktet dhe opinionet. Dua të them se kriptomonedhat dhe tregtia e tyre është aktivitet kriminal, është turp të quhet risi, risi është teknologjia. është treg i paligjshëm, është turp që të relativizohet kjo gjë. u fol për emërime, nuk ka asnjë me mbiemër Braçe dhe në trung në institucionin e AMF-së që të relativojë atë që them unë si mendime e të vërteta. Bordet janë instrumenta të mbështetura në ligj, as fashiste, bordi as ul e as rrit cmime, i rrit dhe i ul kërkesa e oferta. Ka vetëm një qëllim. Ka rast që e ka bërë dhe e duhen shpjeguar sic duhen. I kërkoj qeverisë që të kushtëzojë përdorimin e garancisë sovrane për të grumbulluar prodhimin vendas të drithërave, nga gruri i prodhuar me mund e deri tek elbi e thekra, është nevojë jetike për shkak të përdorimit të drithit. Pse e kërkoj? Kosoja e këtij viti, që i ka detyruar bujqit, që të diskutojnë për çmimin. Kjo është kostoja e grurit për 1 dylym. Ajo që doja të theksoja, spërkatja e mekanizmat për proceset zëjnë gati 60% të kostove. Për këtë arsye i kërkoj qeverisë që të merret me rregullimin e cmimeve, të merret me analizimin e kostove. Të blihet i gjithë gruri i fermerëve. Në rast se është problem tatimi mbi vlerën e shtuar, a këtu nuk ju ndihmoj dot.
Kërkoj që të futet dhe ushqimi i kafshëve në prodhim, janë në vështirësi shumë të madhe. E treta, insistoj për çmimin e plehut. Nëse do të vazhdojmë me këto cmime, kostot do të rriten akoma më shumë. E fundit, e rëndësishme është koha. Çmimi i naftës ka brenda tij cmimin që lëviz në vendet ndërkombëtare, ka kosto por insistoj që të mbrojmë konkurencën. Shitja me ato çmime prej tyre vë në diskutim tabelat e çmimeve të kompanive të mëdha. '- tha Braçe.
TIRANË- Depueti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka akuzuar kolegët e Opozitës se nuk flasin për çmimet e karburanteve. I pranishëm në Kuvend, Sula tha se asnjë prej tyre nuk flet pasi nuk i lejojnë oligarkët e naftës. Ai shtoi se opozitarët e jo vetëm kanë lidhje me pronarët e karburantëve.
"Asnjë nga anëtarët e Opozitës e të maxhorancës nuk dalin të flasin për çmime. Çfarë i pengon deputetët e Opizitës që të ngrenë zërin e të dalin kundër oligarkëve të naftës, pse nuk e ngrenë zërin? Sepse kanë lidhje okulte me biznesmenë e olgarkë të naftës, të dalin e ta mohojnë po të duan,"- tha Sula ndër të tjera.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka treguar çmimet e produkteve bazë. I pranishëm në Kuvend, Sula tha se ka vizituar disa supermarkete në Tiranë dhe ka vënë re se vaji, qumështi, sheqeri e disa produkte të tjera janë rritur.
"Do ndalem tek çmimet konkrete, unë po ju them se janë shtrenjtuara, jo për deputetët e zyrtarët e lartë të qeverisë, por punonjësit e thjeshtë. Dje kam qenë një supermarket, është i njërit nga anëtarët e maxhorancës këtu dhe me thënë të drejtën, i ka çmimet më të lira se të tjerët. Nuk po ju them ku fiks. Por e kam parë me kujdes. Një litër vaji është 3 mijë e 800 lekë. Më gjeni një litër vaj në të gjithë Evropën që ka këtë çmim. Orizi ka shkaur 175 lekë për kilogramë, çmimi më i ulët që është sot në supërmarket, qumështi 1 mijë e 650 lekë, bëjeni vetë diferencën me sa ka qenë. Sheqeri ka shkuar 1 mijë e 200 dhe ka qenë vetëm 800 lekë. Edhe veza është rritur, ju i dini më mirë se i keni dhe vetë bizneset vërdallë. Ku nuk kam shkuar,"- tha Sula.
Pjesë nga biseda:
Sali Berisha: Jo, jo, një moment, prit pak se kam një mesazh tani, dëgjojeni pak se është interesante, ja sa ta nxjerr, ja ta gjej pak. Doli sot për Qukës-Qafë Pllocë, doli dhe tha ja rruga, a mund ta thoni ku është ajo rrugë.
vijon...
Lindita Nikolla: Hë me tashi se...
Sali Berisha: Më dëgjoni ç;më kanë shkuar.
Lindita Nikolla: Ju lutem zoti Noka, mos flisni nga vendi
Nejse ika, faleminderit
Opozita: Duartroket
TIRANË- Kyetari i Partisë Demokratike ka akuzuar kryeministri Edi Rama se është një njeri pa ndjenja. I pranishëm në Kuvend, Berisha tha se Rama ka 'shitur' e tradhëtuar Kosovën në Ohër pasi i ka barazuar me agresorët viktimat e gjenocidit të zhvilluar nga Serbia. Berisha iu drejtua dhe kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, të cilën e quajti avokate të Ramës.
"Rama krahasoi viktimat e Kosovës me agresorët. A ka fëmijë ky njeri, a është njeri ky njeri moj zonjë se je dhe avokatja e tij, s'na jep as fjalë për procedurë, thuaja moj njerëzve, tregoju se çfarë njeriu është ky, ku e ka ky autoritetin që t' i krahasojë fëmijët e Kosovës me ata të kuftës së Dytë Botërore. Përse e përdhos parlamentin me qëllime të tilla. Të dalin e të flasin dhe autoritetet e Kosovës, kush të lejon ty të falësh gjakun e fëmijëve të Kosovës. Unë nuk them se i ke vrarë ti ata, por mungesa e ndjeshmërisë totale ndaj shpirtrave të fëmijëve. ky ka gjetur ilaçin, sapo flas unë, ia mbath, Për periudhën që më hiqet fjala, ka parzmoren këtu mbrapa që s'pyet për rregulla. nuk durohet më kjo që ndodh. Do t'ia them në çdo vend, rrugë më rrugë,"- tha Berisha.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaryar se vetë kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se ende po përdor metoda komuniste, referuar Bordit që vendos çmimet e karburanteve. I pranishëm në sallë, Berisha tha se anëatrët e bordit po u zbrasin xhepat shqiptarëve. Ai e konsideroi parzmore të Ramës kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, pasi kjo e fundit nuk i dha fjalën më herët.
"Prej kohësh në këtë parlament janë denoncuar bordet si institucione të të shkuarës tonë komuniste dhe e konfirmoi këtu krenarisht se me këtë metodë komuniste ka gjetur shpëtimin e qytetarëve shqiptarë. Unë e denoncoj këtë gjë, sepse po u boshatisin xhepat shqiptarëve, po u nxijnë jetën, po i fusin në depression. Kjo zonja këtu bëhet parzmore e tij duke shkelur rregulloren në Kuvend. Ai që ia mabthi tha se po bënte heroin. Ky vend në dallim nga Maqedonia e Veriut prodhon 1 mln naftë në vit dhe nuk nxjerr asnjë energji prej saj. Naftën e ka me çmimin më të lartë në Evropë e rajon. Ky zotëri ka humbur çod sens realiteti,"- tha Berisha.
TIRANË- Me tone të larta, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe deklaroi nga salla e Kuvendit se po mashtrohet në kryeqytet përmes Forex dhe kriptomonedhave. Gjatë fjalës së tij, deputeti u shpreh se tregu është në gjendje katastrofike pasi është pa konkurencë. Ai prezantoi me pika shqetësimet që vëren në treg, duke thënë se nëse do të zbatohej sistemi bonus Malus, do të prishet funksioni që është në treg.
Sygjerimi i Braçes është që institucionet të veprojnë e të godasin veprimtaritë e paligjshme që po kryhen në mes të Tiranës.
'Pas gjithë kësaj që u tha këtu, do doja të flisja dhe unë për Lavrovin po mos dukem si mall kinez. Po flas për AMF. Do flas për atë që po ndodh në treg, për konkurencën. Jemi dorëzuar para një modeli tregu pa konkurencë, ndahen me përqindje, madje me ditë shitje e ndarje sipas tregut. Së dyti, detyrimet e papaguara ende, këto detyrime mbeten në një nivel parësisht se paguhen 1 mld. Së treti, sistemi bonus Malus, e kemi bërë njërën në komisione e seanca plenare, ende nuk është vënë në funksion, kompanitë nuk duan që të vihet në funksion, se po u vu prishet funksioni i tregut e se si është ndarë ai pasi përfitojnë qytetarët. Autoriteti, ka arritje të bazës ligjore me të cilën ka rregulluar veprimtarinë, por ajo që më shqetëson ka të bëjë me politikën që i bëhet krah kompanive. Një kompani të prekë depozitën e saj sipas ligjit, pa pyetur e për të blerë është e papranueshme. Përtej pikave, kam 2 çështje, informaliteti është problem i madh, nuk zbehet por forcohet, bën dëm të madh, institucionet nuk duhet të bëjnë pas, po duhet të merren me problemin që sjell ekonomia e zezë. U ngrit problemi i Forex, u lanë detyra atëherë, por ky rrjet u fuqizua shumë duke mashtruar deri në Gjermani. Unë kërkoj me forcë për bashkëpunim të të gjitha agjensive që të godasin këtë aktivitet mashtrimi e kriminal. Aktiviteti i kriptomonedhave është shqetësimi im. Dy ditë pas mbledhjes së Komisionit, u dëshmua se aktiviteti ishte i hapur në mes të Tiranës, mashtrimi me kartmonedha të huaja në Shqipëri e me kriptomonedha, e çështja e pastrimit të parave nga Londra në Tiranë.
Ca do bëjme, pas? Kur aktiviteti grumbullon para e përthith njerëz? Institucionet duhet të bëjnë një e të godasin veprimtaritë e paligjshme, paratë e krimit të organizuar e të korrupsionit po pastrohen përmes kriptomonedhave, unë i duartrokas ama ka probleme me të cilat duhet të përballemi. Aktiviteti i Forex kryhet në mes të ditës, mashtrojnë nga Tirana në Berlin. '- tha Braçe.
TIRANË- Momente pikante të kapura nga fotografët pak para nisjes së seancës plenare të Kuvendit. Në ‘paradën’ e tyre të së enjtes, ka rënë në sy 'look-u' i deputetëve e ministrave.
Një prej momenteve pikante është ai ku shihet ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhe duke qeshur. Një tjetër moment është dhe gjesti xhentil i ministrit Bledi Çuçi me kolegen e tij, ministren Mirela Kumbaro. Po ashtu, deputetja e Partisë demokratike, Flutura Açka shihet sërish me shkop.
TIRANË- Sherr i fortë në Kuvend! Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është ngritur të marrë fjalën pasi ka përfunduar fjalimin e tij kryeministri Edi Rama. Nga vendi, Berisha i bëri thirrjekryetares së Kuvendit Lindita Nikolla që ta linte të fliste, por kjo e fundit e konsideroi të paarsyeshme, pasi tha se janë me kohë të kufizuar. Berisha u kundërpërgjigj dhe tha se ishte një turp që t’i ndalej fjala.
Por, mes tyre ndërhyri edhe kryeministri Rama. Ky i fundit i tha Berishës se ishte non-grata dhe i padëshirueshëm e nuk kishte të drejtë të fliste. Pro Berishës foli edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka. Ai tha se Rama nuk ishte askushi që të përcaktonte personat që flisnin në Kuvend.
Pjesë nga debati;
Sali Berisha: Më lejoni
Lindita Nikolla: Jemi me kohë të kufizuar
Sali Berisha: Turp, nuk i ndalohet fjala deputetit
Edi Rama: ulu aty se je non-gata
Sali Berisha: Akti i turpshëm. nuk i hiqet fjala
Edi Rama: Jo parlamentit, por ty se je non-grata. Koha e non-gratave ka përfunduar, ulu aty
Famur Noka: Kush je ti që përcakton se kush do flasë
Edi Rama: Je një njeri i padëshiruar, jashtë
Lindita Nikolla: Jemi me një kohë të kufizuar
Fatmir Mediu: Ju lutem më ristartoni kohën
Edi Rama: Je non-grata, ik se je i padëshirueshëm. Nuk të dëgjon njeri ty se je non-grata, jashtë, je non-grata.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pranuar për herë të parë se bordi që është krijuar për vendosjen e çmimeve të karburanteve, është komunist. Nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se në një kohë normale, ai bord nuk do të duhej, por në një kohë krize, është i nevojshëm. Kryeministri shtoi se qeveria nuk ndërhyn dot që të vendosë një çmim, sikur të ishte në kohën e komunizmit.
"E kam thënë këtë gjë dhe jo vetëm ju, por kur shumë kush prej kush përqeshte e nënqeshte. Ju kam thënë që do të vijë dita që nuk do të thoni sa e gjejn, po ku e gjen. Me këto po ballafaqohet Evropa. Dje ra qeveria, e dëgjuat arsyen? Njëra ishte pengmarrja e Maqedonisë së Veriut, nuk e lëshojnë pavarësisht se çfarë parashikimesh bëjnë lart e poshtë. Fjalia e dytë ishte sepse Bullgaria nuk ka më lekë. E pra, situata është kudo dramatike, nëse doni të bëni politikë këtu me atë avazin tuaj, vazhdoni bëjeni. Ama mos thuaj zonja Tabaku që ne vëmë tavan çmimin më të lartë. Kjo nuk ka sens. Ne nuk vëmë tavan të lartë tek karburanti. Vihet një tavan mbi të cilin nuk mund të shkojë. Gjithkush mund të vendosë për më pak. Ne nuk vendosim dot çmimim unik se nuk jemi në komunizëm. Ne kemi një bord komunist aty sepse nuk duhet të ishte. Por është spese është jashtë normales. Në kushtet normale është një bord komunist, në kushtet jo normale është njëndihmë. Nuk futet dot shteti të kontrollojë çmimet me dhunë. Por, ai bord ka një meritë, vendos një tavan, mbi të cilin nuk mund të shkojë,"- tha Rama ndër të tjera.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj nuk ishte dakord me vendimin e Lindita Nikollës për t'i dhënë kohë të gjatë kryeministrit Edi Rama. Alibeaj deklaroi se sipas nenit fjala nuk duhet t'iu ishte dhënë. Po ashtu, ai sygjeroi që koha e njëjtë t'i jepej edhe opozitës.
REPLIKAT:
Alibeaj: Mori fjalën bazuar në nenin 47 të rregullores, e ka të drejtën por sipas nenit për aq kohë sa ai flet, duhet të flasim dhe ne, mos ia hiqni dhe kohën atyre të mazhorancës.
Nikolla: Kryeministri mori kohë nga koha e grupit parlamentar
Alibeaj: Duhet të zbatosh dhe nenin 47, s'duhet t'ja kishe dhënë fjalën
Nikolla:Nëse Tabaku kërkon të flasë, dakord
Alibeaj: Jo zonjë, do të marrë të njëjtën kohë si kryeministri
Nikolla: Zonja Tabaku 2 minuta kohë për replikë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pranuar se Shqipëria ka çmimin më të lartë në rajon. Nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se nga ana tjetër, vendi ynë nuk ka taksa të larta, madje për biznesin e vogël janë zeruar. Rama përmendi edhe rimbursimin e energjisë elektrike.
"Është e vërtetë që ne kemi një çmim karburanti më të lartë se të tjerët në rajon, ndryshe nga rajoni ne kemi taksat më të ulëta, nuk i marrim asnjë lekë biznesit të vogël, zero, zero taksë, zero TVSH. Ndryshe nga rajoni, ne vërtetë e kemi më të lartë se të tjerët taksën mbi biznesin e madh, por subvencionojmë 100% energjinë elektrike dhe të gjitha këto janë para. Ne ju japim para dhe do të vazhdojmë tua japim. Ndryshe nga rajoni ne do të vazhdojmë të shtojmë naftën për fermerët,"- tha Rama ndër të tjerët.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dekaruar se në muajin shkurt të vitit të ardhshëm do të nisë puna për ndërtimin e urës që pritet të lidhë Velipojën me Ohrin. Nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se kjo urë do të eliminojë shumë rrugë për të udhëtuar drejt Malit të Zi.
"Meqë ju zonja Tabaku folët për urën dhe shumë mirë bëtë. Do të shërbejë për indtustrinë tonë, mjafton 1 km urë për të eivtuar mbi 70 km kapje veshi mbrapsht e për t’i rënë rreth e rrotull. Mbani shënim, duke qenë se ju mbani shënime e merreni me shifra. Plani është në shkurt të vitit të ardhshëm të jem atje për të filluar puna për ndërtimin e urës. Jemi në fazën e projektit të detajuar. Sigurisht që mund të ketë ndryshime dhe nëse do të ketë, do t’jua them,"- tha Rama.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka replikuar me deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Nga foltorja, Rama tha se 30% i rritjes së çmimeve të denoncuara nga Tabaku i kanë kujtuar 450 milionë euroshin për të cilin u akuzua në Komisionin për Inceneratorët. Kreu i qeverisë shtoi se edhe ai është bzuar në të dhënat e INSTAT dhe se i rezulton që në fakt çmimet janë rritur me 11% në krahasim me vitin e shkuar. Ai tha më tej se made në krahasim me muajin kaluar, çmimet janë ulur.
"Çmimi i krizës energjike në Shqipëri ka mbetur atje ku ishte më parë, por në vendet e tjera është rritur, si në Evropë e kudo tjetër. Vetëm në Shipëri çmimi nuk rritet e vazhdon të mbetet njësoj si para krizës. Sot patjetër nafta është komponent, por energjia për të cilën ne vazhdojmë dhe paguajmë nga buxheti i shtetit është arsyeja e përse ne kemi këtë normë inflacioni. Dhe e dyta, rritja e prodhimit vendas, sepse nuk e kemi importuar inflacionin nga vendet e tjera. Vetëm për eksportet me Serbinë dhe me Maqedoninë e Veriut kemi një rritje domethënëse, thuajse dyfish, në aspektin e fondeve. Kjo për inflacionin. Ju folët për 30% që më kujtoi atë 430 milionshin për të cilin kemi pasur një ballafaqim pasi ju keni qenë në rolin e prokurores e unë në atë të dëshmitarit. Grupi i ushqimeve e pijeve alkoolike sipas INSTAT është 11.4%, nuk ka 30% këtu. Madje krahasuar me muajin e kaluar, çmimet janë ulur. Është muaj me muaj, flet INSTAT dhe jo unë,"- tha Rama.
TIRANË- Në nisje të fjalimit të tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama nuk la pa komentuar deklaratën e deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabakut për shifrat e INSTAT. Kryeministri kërkoi orientim nga Tabaku, e me ironi i tha se është pa shkollë e se do donte të dinte se nga dolën shifrat që ajo bëri të ditur nga foltorja e Kuvendit për paketën sociale.
'Jam dakort me ju zonja Tabaku, është e dobishme që të flasim për jetën e përditshme të njerëzve dhe duke qenë se nuk kam shkollë dhe ju jeni me shkollë, unë nuk po i hyj se nuk i hyj dot debatit për inflacionin, por po marr me radhë disa nga gjërat që thoni ju, duke qenë se ju flisni me shifra, unë do të isha shumë mirënjohës nëse do të më thonit e orientonit se ku i gjetur shifrat e INSTAT pasi unë i kam përpara.'- deklaroi Rama.

TIRANË- Jorida Tabaku, deputetja e Partisë Demokratike është shprehur se Shqipëria po vuan pasojat e krizës shumë më tepër se vendet e tyre. Nga foltorja, Tabaku tha se për vendin tonë çmimet janë rriturm e 30%, por paketën e ndihmës e ka me vlerën më të ulët në rajon. Më të lartën sipas saj e ka Maqedonia e Veriut. Deputetja e PD-së tha gjithashtu se ndjehet e ofenduar kur ministrja Delina Ibrahimaj i përmend shkollën.
“Ministrja me një arrogancë të jashtëzakonshme, sa herë që flet më ofendon, siç flas gjithmonë. Del ministrja këtu dhe thotë se ‘ke mësuar ca gjëra në shkollë këtu dhe vjen na i thua, sikur ç’ke bërë’, po në shkollë i mësojmë këto gjëra sepse s;kemi ku tjetër t’i mësojmë. Ç’po ndodh sot me ekonominë shqiptare. INSTAT thotë se vetëm brenda shportës, çmimet janë rritur me 30%. Kjo është situata që po përjeton sot ekonomia. Sot taksa e qarkullimit ka 60% të çmimit në pjesë. Krahasuar me dy vendet e rajonit, sot kemi një bord. A e dini se çfarë po ndodh sot me familjet shqiptare. Të shkojë dikush sot dhe t’i pyesë se çfarë po ndodh. Tre kriza po e prekin Shqipërinë. Qeveria shqiptare ka paketën më të ulët të ndihmës, Maqedonia e Veriut ka atë më të lartën. Kjo është situata, paketa më e ulët, rritje çmimesh,”- tha Tabaku.
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa i është përgjigjur ministres së Kulturës Elva Margariti, e cila krahasoi Butrintin me Parkun tek Liqeni. Nga foltorja Zhupa tha se nuk mund të bëhet kjo gjë, pasi është diçka mediokre. Përsa i përket drejtorit ekzekutiv që Zhupa th se do të vënë tek Butrinti, Zhupa shtoi se ai nuk ka rëndësi. Sipas deputetes demokrate, shteti shqiptar duhet të kishte bërë pjesë arkelogoë shqiptar në bord.
“Të krahasosh lodrat tek Liqeni me Butrintin, është një nivel mediokre. Ne ja japim, një orivati, miratimi në parlament nuk do të thotë që nuk është klientelist, TI thotë se në Shqipëri korrupsioni bëhet me ligj, si ligji i teatrit që u bë për Fushën, e sollët në Parlament, por Kushtetuesja e rrëzoi. Të njëjtin fat do të ketë edhe ky tjetri, trashëngiminë kulturorore e trajtoni si mall. Unë s’ju pieta për drejtor ekzekutiv, ai është menaxheri i radhës. Rëndësi aty ka bordi, ai që merr vendimet, për atë ju duhet të kishit bërë thirrje të hapur për arkeologët shqiptarë. Del Akademia e Shkencave dhe thotë se unë nuk dija gjë, ju duke pa rëndësi ju? Ju duket më me rëndësi punonjësit e ministrisë tuaj? Duhet të pyesnit arkeologët që kanë shkruar e pyetur për Butrintin. Historia do të na gjykojë dhe do të jetë një betejë e fituar në Kushtetuese,”- tha Zhupa.
TIRANË- Ministrja e Kulturës, Elva Margariti deklaroi se plani për Butrintin nuk e ndan atë në zona. Duke iu përgjigjur akuzave të deputetes së Partisë Demokratike, Ina Zhupës për projektin, Margariti shtoi se do të hapet një konkurs për drejtorin ekzektutiv të bordit.
'Mora disa shënime. Plani i menaxhimit nuk e ndan projektin në zona, është i miratuar nga ministria. Parku i Butrintit është dhe më i madh. Pjesmarrja në borde nuk bëhet me konkurse, drejtori ekzekutiv po thirret në konkurs, ne do e hapim, një periudhë 6 mujore do të jetë tranzicion, dhe do të hapim thirrje për ekspertët që pretendojnë të jenë drejtore të këtij fondacioni. Kushdo që e gjen veten ne e ftojmë të marrë pjesë në konkurs. Historia do e tregojë vetë, ashtu siç është bërë me liqenin ku ka pasur klithma.'- deklaroi Margariti.
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike ka bërë një tjetër denoncim në Kuvend, Nga foltorja, Zhipa nxorri një foto ngazona e Pemës së Thatë në Ksamil dhe tha se aty janë bërë ndërtime pavarësisht se duhet të ishte një zonë e mbrojtur. Zhupa tha se aty janë ndërtuar biznese e se u është hapur rruga për resorte.
"E shkoni zonën e Pemës së Thatë, zonë e bregdetit shkëmbor, këtu ka ndërtim, ja ku janë pemët, për këdo që e njeh zonën e pemës së thatë. E kuptoni sa betoniere kanë kaluar këtu dhe kanë gërryer shkëmbin, por nuk i ka parë asnjë institucion. Ndërtohet një kasolle atje dhe shkoni dhe e shmebni. Ky tjetri këtu ndërton, dhe nuk e sheh asnjë institucion, ky e gëzon i qetë dhe i hapet rruga për ta zgjeruar ndërtimin e tij, bën edhe resort po të dojë,"- tha Zhupa.
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa akuzon sërish Ministrinë e Financave se ka shitur Butrintin në duart e privatit. E pranishme në Kuvend, në interpelancë me ministren Elva Margariti, Zhupa tha se kjo gjë bie ndesh me Konventën e Parisit. Ajo madje tha se edhe kërkimet që do të bëhen në Butrint, do të menaxhohen nga vetë Fondacioni. Sipas Zhupës, ADF-ja ka në dorë dhe nxjerrjen jashtë të pasurisë së paluajtshme që zbulohen në Butrint.
“Jam më se e qartë për atë që do të ndodhë në Butritn, gjithë përpjekja ime bëhet që gjithë shqiptarët të jenë të qartë për atë që do të bëhet në Butrint. Nuk ka në asnjë vend në botë, në këtë të qytetaruarën, apo në cilindo që një shtet të nxjerrë pasurinë kulturore dhe t’ia japë privatit. Nuk ekziston sepse e para dhe arsyeja pse besoj që ligji jo vetëm do të kthehet nga Prsidenci është sepse është antikushtetues. Bie në kundërshtim me Konventën e Parisit, e ka shteti për detyrë që të ruajë historinë. Lista e donacioneve nuk e ligjitimon dhënien me koncension, le të japë për kë të dojë, është i mirëptur, kam qenë unë që e kam propozuar që ADF-në ta fusni, por që shteti të jetë garant për ruajtjen e historisë. Ky nuk është ADF, është një findacion i ri, nuk është ai. Edhe ai që është përfaqësues i shtetit shqiptar sepse ju e vutë, nuk keni bërë thirrje, si e zgjodhët ju? E morët ju në telefon dhe e vutë? Apo si? Ky nuk është modeli që menaxhohen pasuritë kulturore nga fondacioni. Qarkullim të pasurisë së luajtshme, nxjerrje jashtë shtetit e zbulimeve që bëhen në Butrint, kush i kontrollon, kush mban përgjegjësi? Ky është skandal. Fondacioni vetë, privatët. Ata që ne i japim Butrintin me çelësa në dorë,”- tha Zhupa ndër të tjera.
TIRANË- Ministrja e Kulturës, Elva Margariti deklaroi se në Butrint nuk do të ndërtohen kulla e hotele. Pas akuzave të bëra nga deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa për projektin, ministrja ripërsëriti edhe një herë se Butrinti nuk do t'i kalojë privatit.
' Diskutimi për këtë projektligj ka qënë i gjatë, disa kolegë të opozitës kanë ende pikëpyetje. Do të sqarojmë ata që kanë hapësira për sqarime, duan të ndezin disa llampushka të një publiciteti. Do e ripërsëris se dhe pas votimit, Butrinti do të jetë pronë e shtetit e nuk do i jepet asnjë privati. Ky fondacion i financuar nga ministria do të monitorohet nga ne për të kontrolluar fondacionin, në krye të fondacionit është bordi. Fondacioni funksionon sipas ligjit të OJF, duke hedhur poshtë cdo alibi. Cdo qindarke do të mbetet në Butrint. 5 mln dollarë janë dhënë në formën e marrëveshjes së grantit. Ata që shikojnë ëndrra me kulla e hotele nuk do të ketë asnjë të këtij lloji, do parashikohet ngritja e një qendre dinjitoze. Do të sigurohet transport ekologjik, autobus e varka, që në vitin e parë duke filluar punën për të ndryshuar imazhin e Butrintit. Do të ketë shtim të punonjësve, do të ketë 110. Janë parashikuar grante për komunitetin, do të jepen për banorët me fokus promovimin e produktit vendas. Për herë të parë arka e Butrintit do të funksionojë në fondin e trashëgimisë kulturore. Më lejoni t'ju mërzis dhe një herë se plani ka 80 ekspertë dhe shqiptarë. Hapni takimin e bërë në Plaza që u transmetua live.
Nuk po bëjmë asnjë ndarje me nënzona. Në lidhje me Manastirin e Shëngjergjit. Kjo zonë është larguar jashtë zonës së pasurisë botërore, është rishikuar së bashku me të gjithë parqet e tjera. Zona e Manastirit, janë disa pjesë që nuk plotësojnë zonën e mbrojtur. Butrinti për ne duhet të jetë lider në turizmin dhe në rajon. Do e kthejmë në karbon free, do të jetë për komunitetin.'-tha Margariti.
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka bërë një tjetër denoncim në sallën e Kuvendit e Shqipërisë në lidhje me parkun e Butrinti. E pranishme në sallë, Zhupa tha se tashmë edhe procesi kërkimor është në duart e fondacionit kërkimor. Deputetja shtoi se edhe ky proces që i takon shtetit, tashmë po ja kalojnë privatit.
“Gjendem sërish para jush për të kërkuar llogari për parkun e Butrintit. Keni vendosur ta ndani në dy pjesë. Meqë ju keni besim ta dorëzoni Butrintin në duart e një fondacioni, atëherë ta dorëzojmë edhe në duart e tyre Ministrinë së Kulturës. Për herë të parë me marrëveshjen e koncensionit që ju keni bërë, shkruhet se fondacioni miraton veprimtaritë ekonomike, artistike, turistike dhe kërkimore. Po ndalem tek kjo e fundit, jo sepse të tjerë nuk janë të rëndësishme, por sepse lidhet me faktin që është Ministria e Turizmit për pjesën turistike. Kërkimore, atëherë në mënyrë të cucditshme organi më i lartë sipas rregullit është Këshilli, por ju e keni marrë dhe ja keni transferuar një fondacioni. Pra ata zgjedhin se kush do të bëjë kërkime në Butrint. Privati po zgjedh se kush do të bëjë kërkime në Butrint,”- tha Zhupa.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e quajti rrëzimin e kërkesës për ngritjen e Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike si shkelje të rregullores. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bardhi shtoi se pas tërheqjes së Agron Dukës, është ridorëzuar dhe një herë kërkesa me 36 firma. Deputeti pretendon se asnjë firmë nuk është falsifikuar e nëse maxhoranca mendon kështu, Bardhi hodhi idenë e votimit.
Po ashtu, ai shtoi se kërkesa e PD-së është rrëzuar nga një ministër në sallë i cili rrezikon mandatin e mund të shkojë në burg.
'Të na japësh Balla leksione për shkresa, është t'ja fusim të gjithë nga parlamenti me vrap. Konferenca rrëzoi kërkesën e opozitës me pretendimin tuaj se Agron Duka ishte tërhequr. Kjo u bë në konferencën e kryetarëve, me pretendimin tuaj se tashmë janë vetëm 34 firma, ju e rrëzuat. Sipas ligjit, zonja kryetare, duhet të tregoni kujdes se jeni betuar, sipas pikës 2, mjaftojnë 5 firma që kërkesa të shqyrtohet në seancë. Ekzistenca apo jo e 35 firmave e bën të detyrueshëm ngritjen e komisionit. Kemi paraqitur në datë 27, pasi jemi njohur me tërheqjen e firmës së Dukës, kemi bërë korrigjimin në kërkesën për komision. U ridepozitua, kërkesa e 36 deputetëve, u depozitua konform ligjit, dhe konform përgjegjësisë. E gjithë sqarimi që ju zonja kryetare bëtë, dhe sqarimi që Balla bëri ishte justifikim, shqiptarët janë dëshmitare se një javë para depozitimit, Rama tha këtu se harrojeni se do të krijohet një komision. Një minister i këtij Kuvendi, rrezikon mandatin dhe të shkojë në burg se në kushtet flagrante, ka përfituar bashkëshorti i saj statusin e investitorit stratergjik. Ministrat ndajnë me njëri tjetrin e Rama vendos në mëngjes se cilit do t'i japë një copë tokë në territorin e Shqipërisë.
Keni një kërkesë me 36 firma dhe thoni është e falsifikuar, merreni listën dhe pyesni a ka kush vullnetin për të ngritur një komision hetimor, nëse ndonjëri thote s'kam vullnet, dmth që ne i kemi falsifikuar firmat. Ne nuk jemi si ju, ju jeni për t'i shërbyer Olta Xhaçkës, ta harroni që mund të bllokoni një komision hetimor. Së pari dilni zbuluar se me atë ligj është abuzuar.'- tha Bardhi.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu deklaroi ditën e sotme se është kryer një shkelje e rregullores për rezolutën e gjenocidit serb në Kosovë. Ai mori fjalën i pari në Kuvend, duke i tërhequr vëmendje kryetares së Kuvendit Lindita Nikollës. Shehu tha se çështja lidhet me aktualitetin dhe të kaluarën, e se njohja e saj duhet të ishte një domosdoshmëri.
“Takimi me atin e Shenjtë shpresoj të ketë qenë i dobishëm. Pata një diskutim për zbatimin e rregullore me nënkryetaren e Kuvendit. Kemi depozituar kërkese për nocion me debat për një rezolutë për gjenocidin serb në Kosovë kanë kaluar 9-10 ditë dhe nuk ka asnjë sinjal. Kjo është shkelje e rregullores. Edhe kur kryetarja është në takime të rëndësishme ka të tjerë që caktohen. Dua të tërheq vëmendjen tuaj se jemi para një shkeljes së rregullore. Kjo është një çështje që lidhet me aktualiteti, të kaluarën dhe domosdoshmërinë e njohjes së krimeve.”, tha ai.
TIRANË- Seanca në Kuvend ka nisur me akuza të forta. Kreu i grupit parlamntar të Partisë Socialiste, Taulant Balla akuzoi grupin parlamentar të Partisë Demokratike se kishin shkelur ligjin. Balla iu drejtua Enkelejd Alibeajt dhe i tha se kanë marrë firmat e vendosura në kërkesën e vjetër dhe e kanë vendosur tek e reja.
Pjesë nga debati:
Lindita Nikolla: Zotëri jemi në procedurën e votimit, siç na përcakton rregullorja dhe ligji përkatës, kështu kemi operuar edhe në raste të tjera.
Enkelejd Alibeaj: Juve e ngrini si pretendim tashmë, ka ca rregulla se si futet një çështje në rendin e ditës, silleni këtë seancë në hulli të rregullores.
Taulant Balla: Grupi i PD-së ka shumë nevojë për të mësuar rregulloren në Kuvend. Ka dy vlerësime që bën Kuvendi i Shqipërisë, është hera e parë që ndodh një përpjekje për falsifikim, nuk ka ndodhur. Firma hidhet vetëm një herë në një dokument, nuk e merr dot nga një dokument ta hedhësh në një tjetër. Ky është element thelbësor, ti shkel me të dyja këmbët ligjin bazë, atë të respektit të dokumentave zyrtar. Si mund t’ju besojnë ju qytetarët kur ju e nisni kërkesën me shkelje ligji. Keni shkelur ligjin zotëri.
TIRANË- Konferenca e Kryetarëve rrëzoi kërkesën e shtatë deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm të Kuvendit për Investimet Strategjike”. Kjo solli reagime nga Partia Demokratike. Deputeti Enklejed Alibeaj deklaroi se heqja nga rendi i ditës për këtë kërkesë është shkelje e rregullores. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u shpreh se asgjë nuk është kundër ligjit e se kërkesa nuk është miratuar.
Alibeaj: Ka ca rregulla sesi futet një cështje në rendin e ditës. Ju vendosët të mos futet në rendin e ditës. Në rendin e ditës të dalë dje nuk ishte, kjo cështje duhet të ketë kohën e duhur nga të gjithë deputetët, na e lini në mënyrë të fshehtë, nuk iu bën nder as juve dhe as parlamentit, respektoni rregulloren
Nikolla: Është e përcaktuar, kur nuk bëhet me konsensus, vendos seanca plenare, ajo që thoni ju, jemi konformon rregullores dhe ligjit. Jemi tek njoftimet dhe po operojmë. Kush është kunder dhe dakord, abstenim? Nuk miratohet, nuk futet në rendin e ditës.
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë nuk ka miratuar kërkesën e deputetit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj për ngritjen e komisionit hetimor për investimet strategjike. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla deklaroi se është vendosur të mos miratohet kjo kërkesë, në datë 31 Maj, në konferencën e Kryetarëve.
'Me datë 31 u mblodh Konferenca e Kryetarëve u vendos mosmiratimi i kërkesës së Alibeajt për ngritjen e një komisioni hetimor për investimet strategjike. '- tha Nikolla.