Plagosje në Tiranë/ Po pinin alkool në lokal, Eljot Xhafa qëllon me thikë 60-vjeçarin
Plagosja me thikë në Tiranë/ Autori, me precedent të mëparshëm penal (EMRAT) 12 Tetor, 19:46 Pla...
Plagosja me thikë në Tiranë/ Autori, me precedent të mëparshëm penal (EMRAT) 12 Tetor, 19:46 Pla...
Qeveri teknike si e vitit 2017? Berisha: Ai ishte model i dështimit të plotë! Një qeveri teknike me Ramën kryeminist&eu...
Iu gjet në makinë armë dhe tritol/ Zbardhet identiteti i 39-vjeçarit shqiptar të arrestuar në Athinë, ishte...
"Mirënjohje Orban-it për mbështetjen e palëkundur"/ Rama: Nënshkruam dy marrëveshje bashkëpunimi 11 Tetor, 1...
•Lirohet nga qelia ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. •Ai nuk do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit në burg por në shtëpi. •Vendimi u mor ditën e sotme nga gjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit, Matilda Fetahu. •Tashmë, Tahirit i ka mbetur të kryejë 1 vit 7 muaj e 11 ditë në shtëpi si pjesë të mbetur të dënimit. •Ishte ekspertiza mjekësore e paraqitur nga avokatët mbrojtës të cilët kanë favorizuar Saimir Tahirin në vendimin që dënimin e mbetur të mos e vuajë më në qeli. •Në njërën prej ekspertizave thuhej se gruaja e Tahirit vuan nga probleme shëndetësore, ndërsa ai duhet të kujdeset për fëmijët e mitur. •Po ashtu, në ekspertizën tjetër, theksohet se Tahiri ka probleme, pasi ka qëndruar për një periudhë në spitalin e burgut për shkak të një rrëzimi që ka pasur gjatë kur ka qenë në ajrim. • Pas lirimit, Tahiri ka dhënë mesazhin e parë në rrjetet e tij sociale, duke u shprehur se tashmë do të niste "betetja" e tij me padrejtësinë. • Ndërkohë që të shumta kanë qenë edhe reagimet e tij kundër. • Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka paralajmëruar pasoja për vendimin. • Ndërsa në kampin e maxhorancës nuk ka pasur asnjë shenjë reagimi, opozita ka qenë e ashpër. •Sipas kryedemokratit Sali Berisha, ky vendim u mor me urdhër të kryeministrit Edi Rama. • Të tjerë, hedhin dyshime mbi ndikimin në drejtësi.
15 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Matilda Fetau është gjyqtarja që liroi nga burgu ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe vendosi që pjesën e mbetur të dënimit, prej 1 vit e 7 muaj, ta vuajë në shtëpi dhe të kujdeset për fëmijët. Por Matilda Fetau, vetëm katër ditë më parë ka kaluar Vetting-un. Ajo u përball të hënën më 29 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur gjatë seancës dëgjimore u relatuan raporte pozitive për pasurinë dhe pastërtinë e figurës, ndërsa në aspektin profesional u evidentuan gjetje vetëm për dy çështje të denoncuara nga publiku, për të cilat ajo dha shpjegime.
Sipas BIRN, në një prej denoncimeve janë ngritur pretendime se subjekti ka favorizuar një prej të pandehurve në një çështje duke pezulluar dënimin e tij, ndërsa për të pandehurin tjetër ka vendosur ta lërë në burg. Në denoncimin e dytë janë ngritur pretendime për vonesë në zbardhjen e vendimit.
Gjyqtarja Fetau deklaroi se çështja e parë ishte lënë në fuqi nga Apeli dhe se nuk ishte rekursuar nga prokurori i Apelit. Sipas saj, pezullimi ishte kryer bazuar në provat e shqyrtuara në gjykim, ku rezultonte se i pandehuri në fjalë rezultonte prind i dy fëmijëve të mitur, ndërsa bashkëshortja ishte provuar se vuante në mënyrë kronike prej çrregullimeve psikologjike, që krijonin tendencë për vetëvrasje. Sipas subjektit, ky i pandehur kishte përgjegjësi thelbësore për t’u kujdesur për familjen dhe prandaj ishte alikuar pezullimi në rastin e tij.
Për denoncimin e dytë, subjekti sqaroi se vendimet janë arsyetuar shpejt dhe u janë komunikuar avokatëve. Megjithatë asgjë nuk e cënoi kalimin e saj për konfirmimin në detyrë.
TIRANË- Saimir Tahiri, ish-ministri i Brendshëm gjatë mandatit të parë qeverisës “Rama 1”, njëherësh dhe ish-kryetari i Partisë Socialiste për Tiranën, është liruar sot nga burgu. Vendimi u mor sot nga gjyqtarja Matilda Fetahu, e cila pranoi kërkesën e Saimir Tahirit për vuajtjen e dënimit të mbetur në kushte shtëpiake pasi plotësoi 5 kushtet për lirimin e tij. Sipas vendimit të mëposhtëm, shkruhet e zeza mbi të bardhë, pjesa e mbetur të dënimit prej 1 vit e 8 muaj burg, ai do ta shlyejë në shtëpinë e tij në zonën e “Kodrës së Diellit” në Tiranë. Por mund të largohet nga banesa për nevoja të domosdoshme familjare, por vetëm duhet që me arsyen të jetë dakord edhe Shërbimi i Provës të jetë dakord.
Përveç faktit që ka vuajtur më shumë se 2 vite dënim në burg; nuk ka rrezik për shoqërinë; arsyeja kryesore është gjendja shëndetësore jo e mirë e bashkëshortes. Pasi avokati mbrojtës i Tahirit, Maks Haxhiu ka bërë me dije se hernia diskale dhe gjendja e saj shëndetësore është asyeja kryesore që Gjykata e Elbasanit vendosi të lirojë dhe të vijojë dënimin në kushte shtëpie për Saimir Tahirin. Një dënim alternativ për ish-ministrin e Brendshëm, i cili do të lerë ambientet e burgut për ta vuajtur pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi.
Avokati Maks Haxhia, sqaroi se ky vendim jepet kur plotësohen 5 kushte. Një prej tyre, më kryesori në rastin e Tahirit, duket se është gjendja e përkeqësuar shëndetësore e bashkëshortes së tij, që i pamundëson të kujdeset për 2 fëmijët e mitur.
“Kodi Penal thotë që ka një sërë dënimesh alternative, në të cilat përfshihet edhe qëndrimi në shtëpi. Dhe për të marrë këtë vendim, për të arritur në këtë konkluzion, duhet të konkurrojnë 5 kushte. Kushte, sipas Kodit Penal janë vepra për të cilën është dënuar kërkuesi, duhet të ketë rrezikshmëri të ulët shoqërore. Kuptohet që është dënuar për shpërdorim detyre, që gjasat janë me ndryshimet e reja që mund t’i bëhen Kodit Penal, të hiqet fare si vepër penale. E dyta, kur vetë personi paraqet rrezikshmëri shoqërore, është e pamundur. Kuptohet që Tahiri në këtë rast s’mund të pretendohet që ka rrezikshmëri të theksuar shoqërore për këtë vepër. E treta është t’i ketë ngelur më pak se 2 vjet. Nga 3 vjet e 4 muaj, Tahirit i kanë ngelur 1 vit e 7 muaj e 11 ditë. E katërta të ketë fëmijë të mitur në ngarkim, që i ka dy fëmijë. Dhe e pesta është që bashkëshorti/ja i lirë, që nuk është i dënuar, duhet që të jetë në pamundësi shëndetësore dhe në këtë rast bashkëshortja e Saimir Tahirit vuan nga një sëmundje që kur e kapin krizat, sëmundje e cila është arritur dhe me aktin e ekspertimit mjeko-ligjor, të jetë në pamundësi për t’u shërbyer fëmijëve,”-bëri me dije avokati i tij.
Duke marrë parasysh dosjen e kopsitur nga avokati, trupa gjykuese vendosi për lirimin e tij.
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do ta kalojë kohën e mbetur të dënimit në shtëpi, dhe jo më në burg. Vendimi u mor sot nga Gjykata e Elbasanit. Ish ministri është dënuar me 3 vjet 4 muaj burgim, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, por 20 muajt e mbetur do i "vuajë" në banesën e tij, nga e cila lejohet të dalë vetëm për raste emergjente. Sipas Gjykatës, vendimi për vuajtjen e dënimit në banesë, u mor pasi atij i kanë mbetur më pak se dy vite burgim, ndërsa bashkëshortja e tij ka problem shëndetësore, të cilat nuk i mundësojnë kujdesin e plotë ndaj fëmijeve të mitur./Dosja.al
TIRANË- Ambasadorja amerikane Yuri Kim duket se do të largohet me një shije të hidhur nga Shqipëri, tani që i kanë mbetur edhe disa javë në detyrë. Largimin ia ka "prishur" lirimi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri nga burgu. Ndaj edhe përmes një postimi në rrjetet sociale, diplomatja amerikane kërcënoi se ata që ndihmojnë miqtë për të shmangur drejtësinë do të kenë pasoja.
"Shumë zhgënjyese të shohësh se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa vazhdojnë në sistemin e drejtësisë. Këto mënyra të vjetra nuk janë të përshtatshme për një aleat të NATO-s dhe aspirantëve të BE-së dhe ato duhet të refuzohen me vendosmëri. e konsideron korrupsionin si një kërcënim thelbësor të sigurisë kombëtare. Ata që merren me dhënien ose pranimin e kërcënimeve dhe nxitjeve - për shembull, për të ndihmuar miqtë e fuqishëm - duhet të kuptojnë se veprimet e tyre do të kenë pasoja,"-shkruan Yuri Kim.
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do ta kalojë kohën e mbetur të dënimit në shtëpi, dhe jo më në burg. Vendimi u mor sot nga Gjykata e Elbasanit. Ish ministri është dënuar me 3 vjet 4 muaj burgim, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, por 20 muajt e mbetur do i "vuajë" në banesën e tij, nga e cila lejohet të dalë vetëm për raste emergjente. Sipas Gjykatës, vendimi për vuajtjen e dënimit në banesë, u mor pasi atij i kanë mbetur më pak se dy vite burgim, ndërsa bashkëshortja e tij ka problem shëndetësore, të cilat nuk i mundësojnë kujdesin e plotë ndaj fëmijeve të mitur./Dosja.al
Në Shqipëri, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do ta kalojë kohën e mbetur të dënimit në shtëpi, dhe jo më në burg. Vendimi u mor sot nga Gjykata e Elbasanit. Ish-ministri është dënuar me 3 vjet 4 muaj burgim, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Sipas Gjykatës, vendimi për vuajtjen e dënimit në banesë, u mor pasi atij i kanë mbetur më pak se dy vite burgim, ndërsa bashkëshortja e tij ka problem shëndetësore të cilat nuk i mundësojnë kujdesin e plotë ndaj fëmijeve të mitur. Sipas burimeve të Zërit të Amerikës, përfaqësuesë të komunitetit ndërkombëtarë janë shprehur të shqetësuar me vendimin e sotëm.
Prej sot, 20 muajt e mbetur të dënimit, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, do t’i kalojë në banesën e tij. Pas vendimit të Gjykatës së Elbasanit, nën juridksionin e së cilës është dhe burgu i Lushnjes ku ai vuante dënimin, avokati Maks Haxhia, i cili ka mbrojtur ish-ministrin, shpjegoi se klienti i tij plotësonte të gjitha kushtet e parashikuara me ligj, që nga rrezikshmëria e ulët shoqërore e veprës për të cilën ai është akuzuar, te rrezikshmëria e ulët që paraqet ai vetë si person, fakti që i kanë mbetur më pak se dy vjet dënim (20 muaj burg), që ka fëmijë të mitur në ngarkim, dhe se bashkëshortja ka probleme shëndetësore që nuk e lejojnë të kujdeset për fëmijët.
“Ka një akt ekspertimi mjeko-ligjor, i cili vërteton se bashkëshortja vuan nga një sëmundje, e cila në momente krizash, ia bën të pamundur t’i shërbejë fëmijëve”, deklaroi Haxhia.
Ish-ministri i Brendshëm detyrohet që të mbajë kontakte me Shërbimin e provës, dhe sipas vendimit të Gjykatës, mund të lëvizë nga banesa vetëm “për plotësimin e nevojave të domosdoshme familjare kur Shërbimi i provës është dakort”.
Në Shkurt të vitit të kaluar, pas një odiseje të gjatë gjyqësore, Tahiri u dënua nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila la në fuqi vendimin e marrë në vitin 2019 nga Gjykata e atëhershme e Krimeve të rënda, por me ndryshimin që dënimin do të duhej ta vuante në burg dhe jo me shërbim prove. Gjykata riformuloi në “Shpërdorim detyre”, akuzat e rënda të ngritur nga Prokuroria e posaçme, sipas së cilës ish-ministri duhej të vuante 12 vite burg për “Trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal”; “Pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprës në grup të strukturuar kriminal”.
Vendimi i sotëm i Gjykatës së Elbasanit për Tahirin, sipas burimeve pranë përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar, në Tiranë, është pritur me shqetësim prej tyre, e për këtë arsye po kërkojnë dokumentat e procesit. Edhe opozita nga ana e saj u shpreh me nota kritike, duke e konsideruar “një turp të drejtësisë dhe si një nxitje për thellimin e korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin”, siç u shpreh në një deklaratë, kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazmend Bardhi. Sipas tij “lirimi para kohe me kusht i tij është një tallje e drejtësisë me drejtësinë. Ndërsa qytetarët shqiptarë presin nga drejtësia e re ti jepet fund pandëshkueshmërisë, zyrtarët e lartë të korruptuar përfitojnë nga vendime gjyqësore thellësisht politike, që i shndërrojnë dënimet e tyre në qesharake”.
Ish-ministri i Brendshëm u vu nën hetim nëntorin e vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën organizatën e vëllezërve Habilaj. Në përgjimet e kryera, emri i zotit Tahiri përmendej disa herë në bisedat mes trafikantëve. Prokuroria kërkoi me urgjencë arrestimin e tij, por shumica e majtë, refuzoi kërkesën duke pretenduar se ajo nuk kishte paraqitur asnjë prove. Në maj të vitit 2018, zoti Tahiri dha dorëheqjen nga mandati i deputetit. Menjëherë më pas prokuroria kërkoi sërish arrestimin e tij. Tahiri kaloi një periudhë të shkurtër në arrest shtëpie, derisa më pas Gjykata e Apelit lejoi hetimin e tij në gjendje të lirë, hetim i cili u mbyll në vitin 2019.
Çështja ndaj tij është ende në pritje të shprehjes së Gjykatës së Lartë, pas ankimimit të bërë si nga Prokuroria, e cila këmbëngul në akuzat e saj, por dhe nga vetë ish-ministri, i cili e ka cilësuar “skandaloz” vendimin e Apelit të Posaçëm./VOA
TIRANË- Pak orë pas lirimit me kusht, ka reaguar për herë të parë Saimir Tahiri. Ish-ministri i Brendshëm, në një postim që ka bërë në rrjetet e tij sociale, është shprehur se do të vazhdojë dhe të luftojë për pafajsinë e tij. Me një foto duke parë nga qielli (me shumë gjasa dedikuar të atit të tij të ndjerë Bashkimit), Tahiri shkruan se tani është koha e tij për të zbuluar të vërtetën, ndërsa i falenderon të gjithë mbështetësit e tij.
"Do vazhdoj te kerkoj drejtesine, sic kam bere deri me sot. Te falenderoj me zemer ty qe ke besuar gjithmone te gjithcka jam e kam bere une! Faleminderit dhe ty qe ke genjyer gjithmone, duke me kujtuar cmimin e te vertetes. Pata mundesi te njihja padrejtesine perballe. Tani kam mundesine te kerkoje te drejten pa kursim! Faleminderit pamase te gjithe!,"-shkruan në postimin e tij ish-ministri.
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do ta kalojë kohën e mbetur të dënimit në shtëpi, dhe jo më në burg. Vendimi u mor sot nga Gjykata e Elbasanit. Ish ministri është dënuar me 3 vjet 4 muaj burgim, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, por 20 muajt e mbetur do i "vuajë" në banesën e tij, nga e cila lejohet të dalë vetëm për raste emergjente. Sipas Gjykatës, vendimi për vuajtjen e dënimit në banesë, u mor pasi atij i kanë mbetur më pak se dy vite burgim, ndërsa bashkëshortja e tij ka problem shëndetësore, të cilat nuk i mundësojnë kujdesin e plotë ndaj fëmijeve të mitur.
TIRANË-Ditën e sotme avokati i Saimir Tahirit zbuloi se ish-ministri bisedoi me një ish-të burgosur në momentin kur ky i fundit po linte qelinë.
Gazetarja Klodiana Lala tha se bëhet fjalë për Safer Bajrin, person i lakuar në trafik droge, me të cilin thuhet se ish-ministri ka ndarë qelinë.
“Safet Bajri, person me rrezikshmëri, që ishte në një qeli me Tahirin tha; Mua po më vjen keq që po iki në shtëpi dhe ish-ministri i Brendshëm qëndron në burg. Duhet të kem një indicie që është vendim politik. Bosët e krimit, apo politikës dhe ish-zyrtarë nuk e kryejnë deri në fund dënimin e tyre. Dikur një bos krimi (ka qenë zoti Haxhia avokat i çështjes( u lirua se kishte probleme me gjurin. Dhe u lirua nga burgu se dhimbja e gjurit ia pamundësonte qëndrimin në burg. Mund të ketë diçka mbrapa, por a ka një pakt? Nuk mund ta them. Duhet të kem fakte.”, pohoi gazetarja.
Ditën e sotme u mor vendimi që ish- ministri i Brendshëm Saimir Tahiri të lirohet nga qelia e të kryejë pjesën tjetër të dënimit në banesë. Tahirit i takon të kryejë 1 vit 7 muaj e 11 ditë në shtëpi si pjesë të mbetur të dënimit. Sipas avokatit të tij, Tahiri plotësonte kushte të dënimit alternativ. Ka qenë një ekspertizë mjekësore e paraqitur nga avokatët mbrojtës të cilët kanë favorizuar Saimir Tahirin në vendimin që dënimin e mbetur të mos e vuajë më në qeli. Pjesën e mbetur të dënimit, prej gati 1 vit burg, Saimir Tahniri do ta kryejë në shtëpi./Dosja.al
TIRANË- Avokati i ish-ministrit Saimir Tahiri, Maks Haxhia zbuloi për mediat një bisedë të klientit të tij me një nga të burgosurit. Ai tregoi se i dënuari, i cili kishte për të lënë qelinë, iu drejtua Tahirit duke i thënë se i vinte turp që po dilte para tij. Emrin e të dënuarit, Haxhia nuk e bëri të ditur.
BISEDA:
Avokati: Një person me precedent të theksuar u lirua dhe duke dalë i tha zotit Tahiri më vjen shumë keq dhe shumë turp që dal unë dhe ti rri në burg.
Pyetje: Paska zënë shoqëri Tahiri në burg?
Avokati: Normale, njeri është dhe ai.
Ditën e sotme u mor vendimi që ish- ministri i Brendshëm Saimir Tahiri të lirohet nga qelia e të kryejë pjesën tjetër të dënimit në banesë. Tahirit i takon të kryejë 1 vit 7 muaj e 11 ditë në shtëpi si pjesë të mbetur të dënimit. Sipas avokatit të tij, Tahiri plotësonte kushte të dënimit alternativ. Ka qenë një ekspertizë mjekësore e paraqitur nga avokatët mbrojtës të cilët kanë favorizuar Saimir Tahirin në vendimin që dënimin e mbetur të mos e vuajë më në qeli. Pjesën e mbetur të dënimit, prej gati 1 vit burg, Saimir Tahniri do ta kryejë në shtëpi./Dosja.al
TIRANË- Ditën e sotme, lajmi kryesor në media është lirimi nga burgu i ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri. Ky është vendimi i marrë sot nga gjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit, Matilda Fetau, e cila vendosi që 1 vit e shtatë muaj e 11 ditë, Tahiri t'i kryejë në banesën e tij.
Po kush është Matilda Fetau?
Gjyqtarja, më datë 29 Maj kaloi procesin e Vettingun. Ajo rezultoi e pastër në një pamje të pasurisë dhe të pastërtisë së figurave, ndërsa në aspektin profesional dhe evidentuan gjetje vetëm për dy çështje të denoncuara nga publiku, për të cilat ajo dha vendime. Gjyqtarja Fetau mori rezultate pozitive për figurën, si nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ashtu dhe nga KPK.
Matilda Fetau përfundoi studimet në Shkollën e Magjiturës në vitin 205 dhe pas një periudhe stazhi të emrit në Gjykatën e Rrethit Elbasan, që vazhdon të jetë edhe funksional.
Ditën e sotme u mor vendimi që ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri të lirohet nga qelia e të kryejë pjesën tjetër të dënimit në banesë. Tahirit i takon të kryejë 1 vit 7 muaj e 11 ditë në shtëpi si pjesë të mbetur të dënimit. Sipas avokatit të tij, Tahiri plotësonte kushte të dënimit alternativ. Ka qenë një ekspertizë mjekësore e paraqitur nga avokatët mbrojtës të cilët kanë favorizuar Saimir Tahirin në vendimin që dënimin e mbetur të mos e vuajë më në qeli. Pjesën e mbetur të dënimit, prej gati 1 vit burg, Saimir Tahniri do ta kryejë në shtëpi./Dosja.al
TIRANË- Ky është vendimi i Gjykatës së Elbasanit për lirimin nga qelia të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit. Sipas vendimit të siguruar nga 'Panorama' e cila i dha mundësinë ish-ministrit të lërë ambientet e qelisë dhe për të vijuar dënimin në banesën e tij në Tiranë.
Gjyqtarja Matilda Fetau, arsyeton se Saimir Tahiri ka ende 1 vit e 8 muaj dhe 15 ditë dënim të pavuajtur dhe këto do t’i kryej nga banesa e tij në e cila ndodhet në Tiranë në zonën e Kodrës së Diellit.
VENDIMI:
I dënuari Saimir Bashkim Tahiri, i datëlindjes 30.10.1979, bazuar në nenin 59/a,
VENDOSI
Shkronja “b” të Kodit Penal, pjesën e pavuajtur të dënimit me burgim prej 1(një) vit, 8(tetë) muaj dhe 15 (pesëmbëdhjete)dite, ta vuaje me “Qëndrim në shtëpi”, ne adresën e banimit: Rruga “Kodra e Diellit”, pallati Nr.3, Bashkia Tirane.
3. Lejohet i dënuari Saimir Bashkim Tahiri, që gjatë periudhës së qëndrimit në shtëpi të largohet nga vendbanimi tij për plotësimin e nevojave të domosdoshme familjare për të cilat Shërbimi i Provës është dakord.
Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të dënuarit Saimir Bashkim Tahiri, nga vuajtja e mëtejshme e dënimit në I.E.V.P. Kosovë Lushnje, në zbatim të këtij vendimi, nëse nuk mbahet i arrestuar apo i dënuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale.5. Një kopje e këtij vendimi t’i dërgohet Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Përgjithshëm Elbasan për zbatimin e tij dhe Institucionit të Ekzekutimit te Vendimeve Penale Kosovë, Lushnje”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Elbasanit.
Ditën e sotme u mor vendimi që ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri të lirohet nga qelia e të kryejë pjesën tjetër të dënimit në banesë. Tahirit i takon të kryejë 1 vit 7 muaj e 11 ditë në shtëpi si pjesë të mbetur të dënimit. Sipas avokatit të tij, Tahiri plotësonte kushte të dënimit alternativ. Ka qenë një ekspertizë mjekësore e paraqitur nga avokatët mbrojtës të cilët kanë favorizuar Saimir Tahirin në vendimin që dënimin e mbetur të mos e vuajë më në qeli. Pjesën e mbetur të dënimit, prej gati 1 vit burg, Saimir Tahniri do ta kryejë në shtëpi./Dosja.al
TIRANË- Avokati i ish-ministrit Saimir Tahiri ka bërë të ditur se një nga arsyet e lirimit të klientit të tij ishte edhe gjendja shëndetësore e bashkëshortes. Maks Haxhia zbuloi se Tahiri plotësoi 5 kushtet që të lirohej nga qelia.
“Është dënuar për shpërdorim detyre dhe me ndryshimet e reja të kodit penal mund të hiqet si masë. Për rrezikshmëri të theksuar për këtë penale, të ulet pasi nuk mund të pretendohet se ish-ministri të ketë këtë rrezikshmëri. Tahirit i kanë mbetur edhe 1 vit e 7 muaj, e katërta të ketë fëmijë në ngarkim dhe bashkëshorte që është në pamundësi shëndetësore, ajo vuan nga një sëmundje që kur e kapin krizat e ka të pamundur t’i shërbejë fëmijëve. Këto 5 kushtet gjykata i ka shqyrtuar dhe vendosi qëndrim në shtëpi. Kushtet janë të përcaktuara që do i ketë për shërbim prove. Janë kushte që vetë gjykata i ka cituar dhe shërbimi i provës do jetë në Tiranë, përmes kontaktit telefonik apo fizikisht. Nëse do ti duhet të lëvizë jashtë shtetit nëse do ketë probleme familjar të rëndësishëm. Ligji thotë që çdo person i interesuar ti drejtohet mjekësisë ligjore në funksion të një procesi, vetë Tahiri nuk ka probleme shëndetësore”, tha ai.
Ditën e sotme u mor vendimi që ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri të lirohet nga qelia e të kryejë pjesën tjetër të dënimit në banesë. Tahirit i takon të kryejë 1 vit 7 muaj e 11 ditë në shtëpi si pjesë të mbetur të dënimit. Sipas avokatit të tij, Tahiri plotësonte kushte të dënimit alternativ. Ka qenë një ekspertizë mjekësore e paraqitur nga avokatët mbrojtës të cilët kanë favorizuar Saimir Tahirin në vendimin që dënimin e mbetur të mos e vuajë më në qeli. Pjesën e mbetur të dënimit, prej gati 1 vit burg, Saimir Tahniri do ta kryejë në shtëpi./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi në konferencën e përjavshme me gazetarët edhe lirimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, nga qelia. Ai u shpreh se Tahiri është liruar me urdhër të kryeministrit Rama pas ultimatumeve të ish-ministrit të Brendshëm.
DEKLARATA E BERISHËS:
Saimir Tahiri u lirua me urdhër të Edi Ramës me ultimatumin që i çoi se është dita e durimit, përndryshe do zbërthej të gjitha lidhjet e Olsit dhe Edit me bandat që nga Meksika deri në Afrikë të Jugut. Kështu që është një urdhër direkt i Edi Ramës. Saimir Tahiri ia dha këtë ultimatum botërisht. I keni parasysh deklaratat e tij.
Më në fund ai arriti ta mposhtë Edi Ramën, i cili tani është i ngërthyer në aferën McGonigal. Po bën lobimin më të fuqishëm, por nuk do të shpëtojë dot me gjithë angazhimin e Soros dhe miqve të tij. Unë kam bindjen se drejtësia amerikane do i tregojë vendin këtij korruptori të McGonigal.
Ditën e sotme u mor vendimi që ish- ministri i Brendshëm Saimir Tahiri të lirohet nga qelia e të kryejë pjesën tjetër të dënimit në banesë. Tahirit i takon të kryejë 1 vit 7 muaj e 11 ditë në shtëpi si pjesë të mbetur të dënimit. Sipas avokatit të tij, Tahiri plotësonte kushte të dënimit alternativ. Ka qenë një ekspertizë mjekësore e paraqitur nga avokatët mbrojtës të cilët kanë favorizuar Saimir Tahirin në vendimin që dënimin e mbetur të mos e vuajë më në qeli. Pjesën e mbetur të dënimit, prej gati 1 vit burg, Saimir Tahniri do ta kryejë në shtëpi./Dosja.al
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas lirimit nga qelia të ish-ministit të brendshëm Saimir Tahiri. Në një reagim zyrtar, Bardhi shprehet se ky vendim ishte tejet qesharak e se madje është një turp për drejtësinë e vendit.
Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Bardhi thekson se vendimi i sotëm politik të Gjykatës së Elbasanit është një nxitje për thellimin e korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin.
REAGIM I BARDHIT:
Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të mbahet mend si ministri kampion i Edi Ramës që garantojë paprekshmërinë e grupeve kriminale, thellojë bashkëpunimin e shtetit me to dhe si kurrë më parë me leje shtetërore mbushi vendin me kanabis, duke favorizuar fuqizimin e krimit të organizuar.
Lirimi para kohe me kusht i tij është një tallje e drejtësisë me drejtësinë. Ndërsa qytetarët shqiptarë presin nga drejtësia e re ti jepet fund pandëshkueshmërisë, zyrtarët e lartë të korruptuar përfitojnë nga vendime gjyqësore thellësisht politike, që i shndërrojnë dënimet e tyre në qesharake.
Abuzuesit e pushtetit duhet të vujanë të plotë dënimin e tyre, pa asnjë favorizim politik dhe duke u trajtuar të barabratë me cdo qytetar tjetër. Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike e konsideroj vendimin e sotëm politik të Gjykatës së Elbasanit një turp të drejtësisë dhe si një nxitje për thellimin e korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin.
Ditën e sotme u mor vendimi që ish- ministri i Brendshëm Saimir Tahiri të lirohet nga qelia e të kryejë pjesën tjetër të dënimit në banesë. Tahirit i takon të kryejë 1 vit 7 muaj e 11 ditë në shtëpi si pjesë të mbetur të dënimit. Sipas avokatit të tij, Tahiri plotësonte kushte të dënimit alternativ. Ka qenë një ekspertizë mjekësore e paraqitur nga avokatët mbrojtës të cilët kanë favorizuar Saimir Tahirin në vendimin që dënimin e mbetur të mos e vuajë më në qeli. Pjesën e mbetur të dënimit, prej gati 1 vit burg, Saimir Tahniri do ta kryejë në shtëpi./Dosja.al
TIRANË- Ish-ministri Saimir Tahiri do vijë pjesën tjetër të dënimit në banesë. Ky ishte vendimi që u mor ditën e sotme nga gjyqtarja Malita Fetahu dhe prokurori i çështjes, Mustafa Turku.
Për ish-ministrin janë dy ekspertiza mjeko-ligjore, që arsyetojnë se përse duhet të lihet i lirë.
Në njërën prej tyre, thuhet se Tahiri ka probleme, pasi ka qëndruar për një periudhë në spitalin e burgut për shkak të një rrëzimi që ka pasur gjatë kur ka qenë në ajrim. Ndërsa në akt ekspertizën e dytë, shpjegohet se bashkëshortja e ish-ministrit nuk është në gjendje të mirë shëndetësore e se nuk ka kush të kujdeset për fëmijët.
Tahiri u dënua me 3 vjet e katër muaj burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës, mbasi gjatë kohës në krye të dikasterit të rendit Habilajt kultivuan kanabis sativa./Dosja.al
TIRANË- Lirohet nga qelia ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Me kërkesë të prokurorit të çështjes Mustafa Turku, gjyqtarja Matilda Fetahu shpalli vendimin për të liruar Tahirin, duke vendosur që ai të kryejë një pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi, pra 1 vit e pak muaj.
Ai u lirua me kusht, pasi rezultoi se e kishte kryer pjesën më të madhe të dënimit, në shërbim prove dhe në qelitë e dy burgjeve. Avokati i ish-ministrit paraqiti epikrizë mjekësore që klienti i tij nuk duhet të qëndrojë në burg.
Gjatë seancave të mëparshme gjyqësore, Tahiri kërkoi ulje të dënimit me 1 vit e 6 muaj burg pasi pretendoi se gjatë periudhës kur ai ka kryer shërbimin e provës ka shlyer 1.6 vjet nga dënimi që shqiptoi Gjykata e Apelit.
Më 4 shkurt 2023, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas një seance maratonë, dënoi Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për "Shpërdorim detyre" duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal"./Dosja.al