LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Përfaqësuesi i BB në Shqipëri: Investim 900 mln euro për disa projekte, problem ikja e kapitalit njerëzor, të rinjtë nuk largohen për pagë por perspektivë

• Përfaqësuesi i Bankës Botërore në Shqipëri Emanuel Salinas, gjatë një konference me kryeministrin Edi Rama, u shpreh se kanë diskutuar për disa projekte të cilat do t’i financojë Banka Botërore. • Rama ka listuar disa nga arritjet e ekonomisë shqiptare, ndërsa Salinas u shpreh se janë tre shtylla kryesore ku BB do të investojë. Përfaqësuesi i Bankës Botërore në Shqipëri Emanuel Salinas, gjatë një konference me kryeministrin Edi Rama, ndërsa theksoi se në 4 vite të zbatimit të projekteve do të investohen 900 mln euro. • Salinas foli edhe për disa çështje që shqetësojnë Bankën Botërore, ku theksoi se kryesorja ku qeveria duhet të fokusohet është largimi i të rinjve.• Salinas tha se shqiptarët nuk ikin për pagë por për perspektivë. 

10 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Përfaqësuesi i Bankës Botërore: Jemi të shqetësuar për ikjen e të rinjve, kapitali njerëzor duhet të ...

Përfaqësuesi i BB në Shqipëri: Investim 900 mln euro

TIRANE- Emanuel Salinas, përfaqësues i Bankës Botërore në Shqipëri tha se ka një shqetësim në rritje për largimin e të rinjve nga vendi. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Salinas theksoi se duhet një strategji e re. 

“Jemi zotuar për më shumë vende punë sidomos për rininë. Ne e vendosim theksin tek më e mira dhe kjo është sfida jonë. Gjithashtu me rëndësi është edhe kapitali njerëzor. Jemi të shqetësuar për numrin e personave që largohen nga Shqipëria, por bashkë mendojmë se mund të krijojmë përmirësime të mbrojtjes sociale, shëndetësinë apo edhe për rindërtimin e spitaleve. Shtylla e tretë e strategjisë sonë përqendrohet tek rezistenca, siç e dimë jemi përballur me shumë kriza dhe ne duan të punojmë për të rritur rezistencën për t’u përballur me krizat e ardhshme”, tha ai./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Përfaqësuesi i BB për korrupsionin: Qeverisja është punë në progres, shërbimet elektronike po ulin ryshfetin

Përfaqësuesi i BB në Shqipëri: Investim 900 mln euro

TIRANE- Emanuel Salinas, përfaqësuesi i Bankës Botërore tha se shërbimet elektronike janë duke e ulur korrupsionin në administratë. Salinas tha se qeveria shqiptare është pozitive në bashkëpunimin e përbashkët për të luftuar korrupsionin dhe përmendi si shembull portalin qeveritar "E-albania".

Pyetje: Raporti i Transparency International dhe arrestimet, perceptim apo shenjë e një qeverisjeje jo të mirë?

Emanuel Salinas: Nuk mund të flas për treguesit e organizatave të tjera, ne jemi të vëmendshëm, ne jemi të vetëdijshëm. Qeverisja është punë në progres, duam të ndihmojmë për këtë. Qeverisja është objektivi ynë. Dua të them se sa herë bashkëpunojmë me qeverinë në një projekt ne jemi të kënaqur se gjithçka është transparente, ne e dimë si përkthehen paratë në rezultate. Ne duam të punojmë bashkë, jo vetëm për projektet, por edhe në një objektiv më të gjerë. Përvoja jonë me projektet që kemi zbatuar është në përputhje me transparencën dhe llogaridhënien. Jemi të prekur për të përmirësuar qeverisjen, për tju thënë një shembull, qeverisja elektronike është një punë e mirë për këtë. Ka ulje të mundësisë për të dhënë ryshfet kur njerëzit shkojnë të marrin dokumente qeveritare. Kjo është mënyrë produktive për tu marrë me këtë çështje. Kursim i rëndësishëm për  ata që ndërveprojnë me qeverinë. Kur shohim e-albanian kuptojmë se ka një trend të mirë për të bërë mirë. /Dosja.al

3 VITE ME PARE

"Vatër korrupsioni", Rama kapet prapë me mediat në krah të përfaqësuesit të BB: Segmente kriminale, gjoba e shantazhe bizneseve

Përfaqësuesi i BB në Shqipëri: Investim 900 mln euro
Emanuel Salinas dhe Edi Rama

TIRANE- Kryeministri Edi Rama është kapur sërish me mediat dhe gazetarët. Në një konferencë krah përfaqësuesit të Bankës Botërore, Emanuel Salinas, Rama iu kthye një prej gazetarëve në lidhje me pyetjen për raportin e Transparency International për korrupsionin në Shqipëri dhe arrestimet e bujshme nga ish-qeveritarët. Rama tha se në media ka segmente të forta kriminale ndërsa tha se arrestimet janë shenjë se Reforma në Drejtësi po funksionon. 

Edi Rama: Pyetja ishte mbresëlënëse, TI nuk flet për qeverisje të korruptuar, sepse detyra numër 1 e atij që ka një penë është të mos shtrembërojë të vërtetën. TI flet për korrupsionin që nuk është një fenomen pjesor, por merret me të gjithë sektorët e jetës, të gjitha pushtetet, pushtetin ekzekutiv, gjyqësor dhe median që është një vatër korrupsioni që duhet të pastrohet jo nga qeveria por nga autorregullimi. Media është modeli i korrupsionit kriminal që bazohet te shantazhimi, gjobëvënia e bizneseve, gjobëvënia për përfitime të padeklaruara sepse janë kriminale. Siç nuk janë të gjitha mediat të korruptuara, ka segmente të korruptuara dhe kriminale, pastrim parash dhe evazion fiskal me përmasa të mëdha. Folëm me shfrytëzim të punës por shfrytëzimi i gazetarëve në Shqipëri është pjesë e kësaj. Këtë mos ia thoni njeriut, në fund të ditës mos harroni që jemi të gjithë shqiptarë, dhe këto pyetje që ua bëni të huajve se është vendi ynë. ça do të thotë kjo, një ministër në burg, dy në burg?  ça do të thotë? Unë këtë kam pritur dhe kërkuar nga Reforma në Drejtësi, që t luftohet korrupsioni nga drejtësia pa hyrë kurrë në mes pushteti politik dhe ekzekutiv. Më tregoni një rast në historinë e Shqipërisë që ka shkuar në burg, kur ka qenë ministër i pushtetit në fjalë. Ma tregoni, kur?/Dosja.al

3 VITE ME PARE

"Mos thoni që e bëj për zgjedhje"/ Rama: Në fillim të vitit 2025 paga minimale do shkojë deri në 45 mijë lekë

Përfaqësuesi i BB në Shqipëri: Investim 900 mln euro
Rama

TIRANË- Paga minimale në fillim të vitit 2025 do të shkojë në 45 mijë lekë. Kështu bëri të ditur ditën e sotme kreu i Qeverisë gjatë një konference me përfaqësuesin e Bankës Botërore. Rama tha se kjo rritje nuk është bërë për fushatën elektorale.

"Qëllimi ynë është që në fund të mandatit ta kemi 45 mijë lekë. Që ta them që sot, që të mos thoni e bëri për zgjedhje, në fillim të vitit 2025 se përkojnë."

3 VITE ME PARE

"Premtojnë nënë e babë"/ Rama për opozitën: Programet elektorale i kanë shumë më të guximshme, e dinë që s'kanë gjë në dorë

Përfaqësuesi i BB në Shqipëri: Investim 900 mln euro
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama komentoi ditën e sotme premtimet e opozitës. Gjatë konferencës me përfaqësuesin e Bankës Botërore, Rama u shpreh se ato bëjnë premtime të guximshme pasi e dinë se nuk kanë asgjë në dorë. 

"Kemi vendosur pagën minimale ta rrisim, sipas të gjitha për të gjitha sektorët, të tjerët i kanë programet elektorale shumë më të guximshme se e dinë se nuk do kenë gjë në dorë dhe premtojnë nënë e babë por edhe të tjerët maksimumin e pagës minimale e parashikonin 38 mijë lekë, sot ne e kemi 40 mijë lekë"

3 VITE ME PARE

A e mbështet Banka Botërore amnistinë fiskale? Emanuel Salinas: Të shihet tabloja e gjerë, mendoj se është bërë punë e mirë

Përfaqësuesi i BB në Shqipëri: Investim 900 mln euro
Emanuel Salis

TIRANË- Emanuel Salis, përfaqësues i Bankës Botërore në Tiranë gjatë një konference më kryeministrin Edi Rama, duket se nuk është kundër amnistisë fiskale në Tiranë. Pas një pyetje që iu bë gjatë konferencës për shtyp, Salis tha se po punojnë ngushtë me ministrinë e Financave për amnistinë fiskale, e shtoi se të tjerët që kanë dalë kundër, duhet të shohin çështjen në një tablo më të madhe. Ai u shpreh se qeveria ka qenë produktive dhe e hapur dhe se ato kanë dhënë sugjerimet dhe këshillat e tyre.

"Po punojmë ngushtë me ministrinë e Fiannacave. Duhet ta shohim në tablo më të gjërë. Kjo ka të bëjë me qëndrueshmërin fiskale. Kur shohim trajektoren e Shqipërisë shohim që janë bërë shumë projekte për të trajtuar çështje me të cilat vendi përballet shpesh. MF kërkon që të shohim tablonë më të gjerë. Ky është një element, pjesa e dytë e bashkëpunimit është përqëndruar tek menaxhimi i borxhit. Duhet të marrim parasysh të ardhurat dhe shpenzimet. Kur sheh numrin e goditjeve që Shqipëria ka përballuar, kuptojmë se ka dalë në një mënyrë më të mirë të mundshme se vendet e tjera në rajon. Kështu që mendoj se duhet të shohim në mënyrë konstante këtë tablo më të gjerë. Dialogu që kemi me qeverinë është shumë i hapur. Ne shprehim sugjerime dhe këshillat tona që janë në më të mirën e njohurive teknike dhe do të punojmë për të zbatuar. Për mua e rëndësishme është të shihet tabloja e gjerë. Unë mendoj se është bërë punë mjaft e mirë,"-tha Emanuel Salinas.

3 VITE ME PARE

Kritikat për largimin e të rinjve shqiptar, Rama: Pse po largohen nga Italia? I keni parë shifrat....

Përfaqësuesi i BB në Shqipëri: Investim 900 mln euro
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama krahasoi largimin e të rinjve shqiptarë nga vendi me atë që ndodh në Itali. Ai përmendi udhëtimin e tij të fundit në Verona, duke thënë se guvernatori italian kishte shqetësim për largimin e të mjekëve nga vendi. Rama u shpreh se largimi i personave nga vendi është kthyer në trend e se nuk ka asnjë forcë që mund ta përmbysë pavarësisht progresit që mund të bëhet.

"Për sa i përket këngës së ikjes, Verona është në rajonin më të pasur të Italisë, ka një prodhim të brendshëm bruto 5 miliard, ka 600 mijë ndërmarrje, kemi pasur një darkë pune me guvernatorin, dhe e dini cili është shqetësimi i tyre; largimi i mjekëve, largimi i specialistëve më të lartë. Tani pse ikin? Se ka korrupsion? Jo, ikin se kjo është koha ku ne jetojmë, e bën të mundur që aspiratat më të larta të ndiqen duke shkuar në vendin ku pagat janë më të larta. Nuk ka asnjë forcë që të përmbysë këtë trend, duhet që të bëjmë progresin që mund të bëjmë dhe kjo rritje pagash do ndihmojë shumë po nuk do ta frenojë këtë trend. Flitet gjithmonë për të ikurit, thuhet shifra që e bëjnë atë 7 herë 7- 42 sikur të jetë algjebër"

3 VITE ME PARE

Shpopullimi i vendit/ Salinas ia thotë në sy Ramës: Të rinjtë s'largohen për pagën, mungon perspektiva

Përfaqësuesi i BB në Shqipëri: Investim 900 mln euro
Emanuel Salinas dhe Edi Rama

TIRANE- Përfaqësuesi i Bankës Botërore, Emanuel Salinas ia tha në sy kryeministrit Edi Rama se largimi i të rinjve nga vendi nuk lidhet vetëm me pagat. Salinas tha se është mungesa e perspektivës që e bën largimin një çështje më komplekse.

Pyetja: Jeni njohur me vendimin e qeverisë për të rritur pagat, në këndvështrimin tuaj, ky është hap që ndikon në frenimin e largimit të të rinjve apo ndikon në rritjen e borxhit publik?

Emanuel Salinas: Jemi njohur me këtë nismë, çështja e migracionit është komplekse, po pagat janë një pjesë e rëndësishme e saj, por kur flasim me të rinjtë, nuk është vetëm çështja e pagave por dhe çështja për të pasur një punë që krijon një perspektive për të ecur përpara. Ne mendojmë se kur hedhim sytë pas sesi mund ta trajtojmë migracionin na duhet të theksojmë rolin investues. Mendojmë se ka më shumë potencial për të sjellë në vend invesime që do krijojnë vende pune, mundësi për një krijim zinxhiri. Aktualisht ka një nivel të lartë prodhimi, na duhet të ecim në një nivel më të lartë prodhimi. Na duhet të shihet si një rrugëtim, pasi ka gjëra të tjera që ndodhin. Kemi nisur bashkëpunim me ministrinë, na duhet të harmoizojnë, të vëmë copëzat në harmoni.

Për pagat, ka një paketë masash që përfshin përmirësim të mbledhjes së të ardhurave, kjo është e rëndësishme.

Rama: Nuk ka asnjë lidhje me rritjen e borxhit, nuk do marrim borxh për të rritur pagat. Do ecim konform gjithë planit të stabilitetit në aspekin e borxhit. Sot është një domosdoshmëri e mundshme. Sot është e mundur sepse kemi arritur rezultate domethënëse në të gjithë procesin. Shifrat që ju dhashë janë arsyeja pse rritëm pagat, nuk është borxhi. është rritje e lartë dhe e kalkuluar./Dosja.al

3 VITE ME PARE

'900 mln euro vetëm për ju'/ Përfaqësuesi i Bankës Botërore: Kufiri në Shqipëri është veç qielli

Përfaqësuesi i BB në Shqipëri: Investim 900 mln euro
Emanuel Salinas

TIRANË- Përfaqësuesi i Bankës Botërore në Shqipëri Emanuel Salinas, gjatë një konference me kryeministrin Edi Rama, u shpreh se kanë diskutuar për disa projekte, të cilat do t’i financojë Banka Botërore. Shuma e të cilave do të jetë 900 milionë euro. Po ashtu, ndër të tjera në fjalën e tij, Salinas u shpreh se janë tre shtylla kryesore ku do të investojnë, duke vënë theksin tek lumi Vjosa. 

Fjala e përfaqësuesit të Bankës Botërore, Emanuel Salinas:

BB ka 30 vjet që punon në Shqipëri dhe shohim që është arritur shumë përmes bashkëpunimit që në thelb përcakton kontratën me ju. Në kuadër të këtij partneriteti mendojmë që është arritur shumë por ka edhe shumë për të bërë. Ka shumë vende pune që po krijohen. Sfida është të krijojmë mundësi më të mira pune. Shtylla e dytë e strategjisë tonë është tek kapitali njerëzor, siç e dimë të gjithë ne jemi të shqetësuar për numrin e personave që largohen nga Shqipëria. Mendojmë që është arritur shumë dhe kemi punuar me qeverinë për shëndetësinë, rindërtimin e spitaleve dhe përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor. Mendojmë që ka mundësi për të bërë më shumë, presim mundësi të tjera për të bërë më shumë. Së treti, na duhet qëndrueshmëria. Duket sikur çdo vit ka një krizë të madhe. Ajo për të cilën do të punojmë është të rrisim rezistencën për krizat e ardhshme. Jemi shumë të gëzuar që nisim këtë partneritet të ri. Ia kemi prezantuar bordit për 4 ndërhyrje të reja. Kjo është një gjë që nuk është bërë askund në rajon.

Siç e tha edhe kryeministri, i vë në dispozicion Shqipërisë 900 mln euro. Presim një tjetër projekt që të miratohet së shpejti. Kemi punuar për një projekt i cili do të të trajtojë urat në rrezik nga goditjet natyrore. Është një program i fortë dhe mjaft i madh. Së bashku me më MF kemi punuar për rritur rezistencën fiskale të Shqipërisë. Për t'ju dhënë një ide të fushëveprimit kemi punuar për një projekt i cili do të trajtojë urat në rrezik nga goditjet natyrore. Ka një sërë urash në rrezik. Do të punojmë për të rritur rezistencën nga ndryshimi klimaterik. Së bashku me zyrën e kryeministrit kemi përpiluar një projekt që sheh nga axhenda dixhitale e brezit të ardhshëm. Kjo është faza e parë e projekteve. Pastaj do fokusohemi tek lumi i Vjosës. Lumi të mbetet i egër por edhe i pastër. Kemi shumë gjëra në mendje. Kufiri në Shqipëri është veç qielli, është i pakrahasuar bashkëpunimi që gjejmë me Shqipërinë me vendet e tjera. U jemi mirënjohës pasi keni një angazhim të pashembullt. Angazhimi ndaj Shqipërisë është që ti realizojmë të gjitha këto. Presim me padurim që ju të na mbani përgjegjës.

3 VITE ME PARE

"Shqipëria në fazë të re ekonomike"/ Konferenca me përfaqësuesin e Bankës Botërore, Rama: Kemi pasur rezerva dhe kundërshti gjatë rrugës

Përfaqësuesi i BB në Shqipëri: Investim 900 mln euro
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe përfaqësuesi i Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas janë duke zhvilluar një konferencë për mediat. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se vendi ynë ka hyrë tashmë në një fazë të re ekonomike, duke renditur zhvillimet në disa sektorë, që nga turizmi, bujqësia, eksportet dhe importet. Kreu i Qeverisë pranoi se gjatë bashkëpunimit ka pasur rezverva dhe kundërshtime mirëpo në fund është realizuar bashkëpunimi. 

"Jemi në fazë të re ekonomike. Po ju jap shumë pak shifra për të ilustruar se çfarë thashë. Mbani parasysh se të ardhurat për banorë në vit për Shqipëri janë rritur nga 3 mijë e 300 euro në 6 mië e 990 euro sot. 87.5%, gati dyfish. Për të mos bërë krahasime të tjera, po bëjmë vetëm me veten dhe me me vitin para krizës së madhe të pandemisë dhe të gjithë atyre që pasuan. Eksportet në Shqipëri, në vitin 2022 kanë arritur shifër rekord 4.4 miliard euro, pra këtu ku të gjithë ikin, ka vetëm pleq. Në 2022, 57% më shumë se në 2019, falë punës dhe njerëzve të punës. Falë konkretizimit të të gjithë përpjekjeve që kemi bërë në mbështetje të sipërmarrjes dhe për të hapur rrugë të reja.

Eksportet bujqësore janë rritur, kanë prekur shifrën rekord gjysëm miliardi dollarë. 

Të ardhurat vjetore nga turistët e huaj, 36% më shumë se në 2019, numri i tyre preku 7.5 milionë. Rriten të ardhurat 2 herë më shumë se numri i vizitorëve. Është rritur numri i ditëve të qëndrimit, është rritur konsumi i tyre. Të ardhurat nga eksporti i shërbimeve në IT në 2022, 156 milionë euro. 62% krahasuar me 2019. Invesimet e huaja direkte në 2022 janë rritur 29% krahasuar me vitin 2019. 1.7 miliard që është shifra më e lartë e arritur ndonjëherë. Rritja ekonomike pastaj në shifra, në fund dua të falenderoj Bankën Botërore dhe për këtë proces që kemi kurorëzuar tani. Është procesi më i thelluar, më jo konvencional që kemi realizuar. Do të stimulojnë energji të reja zhvilluese.

Kanë qënë shumë aktivë kanë ndihmuar dhe me sygjerime dhe me rezervat që kanë pasur në proces, edhe me kundërshtitë derisa kemi arritur të kemi një kornizë të cilën drejtori do ti japë shpjegimet tani"

edi rama emanuel salinas banka boterore

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje