All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

LOKALET 2023/ PD drejt bashkimit, Bardhi negocion me Berishën: Të dalim me 1 kandidat

• Partia Demokratike duket se do të shkojë e bashkuar drejt zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen vitin që vjen. • Sot, Enkelejd Alibeaj ka vendosur që të mandatojë Gazment Bardhin për të negociuar me Edi Palokën dhe me kryedemokratin Sali Berisha. • Bardhi tha pas mbledhjes se do të shkojë në takim me mendje të hapur, pa kushte. • E gjitha në mënyrë që të dalin me një kandidat në zgjedhjet lokale kundër kryeministrit Edi Rama. • Vendimi ishte i papritur duke marrë parasysh që pak ditë më parë, Alibeaj tha se nuk kishte shanse për bashkëpunim me Berishën, por duket se mendimi i mbështetësve të tij, i ka ndryshuar mendjen. • Para se të futeshin në Kryesinë e Kuvendit, deputetët Flamur Hoxha, Lefter Gështenja, Arbi Agalliu, Grida Duma dhe Bledion Nallbati u shprehën se dalja me më shumë se një kandidat do t’i shërbente vetëm kryeministrit Edi Rama. • Ndërkohë që kryetari i PD, Sali Berisha ka rënë dakort me aleatët dhe Ilir Metën, kreun e Partisë së Lirisë. • Ai është shprehur se do të përpiqet të dalë me një listë brenda muajit tetor, por dakortësia brenda PD-së nuk është arritur ende. •Sot Berisha ka zhvilluar një takim me partitë aleate joparlamentare, ku të pranishëm ishin, ish-ministri i Shëndetësisë në kohën e Berishës, Nard Ndoka, Kujtim Gjuzi, Sali Shehu apo Adriatik Alimadhi e personazhe të tjerë. •Edhe Meta deri më tani është shprehur dakord për "Primaret", duke kërkuar që më parë të vendosen kandidatët e Elbasanit, Durrësit dhe Tiranës.

9 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Përfundon takimi i Berishës me partitë joparlamentare, realizohet fotoja e përbashkët

LOKALET 2023/ PD drejt bashkimit, Bardhi negocion me Berishën: Të
Fotoja pas takimit
All - Paragraf - 1

TIRANË- Ka nisur në orën 17:30 dhe ka përfunduar më 19:00 takimi i kreu të Partisë Demokratike, Sali Berisha me aleatët e partive joparlamentare.

Madje në fund të takimit, Berisha nuk ka nguruar që të pozojë me ta në hyrje të selisë së PD-së, çka do të thotë se takimi dhe negociatat kanë shkuar mirë. 

3 VITE ME PARE

PD drejt 'bashkimit' për zgjedhje/ Flamur Noka optimist: Reflektuan! I falenderoj, tani të tërheqin padinë

LOKALET 2023/ PD drejt bashkimit, Bardhi negocion me Berishën: Të
Flamur Noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka komentuar mandatimin e Gazment Bardhit për të diskutuar për daljen e opozitës me një kandidat në zgjedhjet e ardhshme lokale. Në fjalën e tij, jashtë selisë së Partisë Demokratike, Noka tha se nuk ishte kurrë vonë për reflektim, ndërsa u bëri publikisht edhe një kërkesë tjetër. Atë të padisë për drejtimin e Partisë Demokratike. 

"Të ulemi dhe të bisedojmë edhe për hartën e re që do i propozohet qeverisë. Edhe për reformën zgjedhore, edhe për zgjedhjet lokale. është një kërkesë e imja. Të enjtën i kam shkuar në tavolinë Alibeajt, ka qenë me Dhurata Çupin dhe me një këshilltar. Kisha refuzim, por duket se ka reflektuar. Koha për të reflektim nuk është kurrë vonë. I falenderoj. Tërheqja e padisë i jep sinjal demokratëve që jemi bashkë për një qëllim. Për t'u përballur me Edi Ramën dhe me regjimin e tij. Por sigurisht, ka kohë gjithmonë,"-tha Flamur Noka.

Mirëpo për kërkesën e Nokës duket se nuk do të ketë asnjë ndryshim. Të paktën kështu u shpreh në daljen e tij për mediat, Gazment Bardhi. Ky i fundit do të negociojë me Edi Palokën, por ende nuk ka një datë. 

3 VITE ME PARE

Takimi me aleatët, kush shkoi sot tek Berisha. Rikthehet Nard Ndoka, s'mungon as Kujtim Gjuzi

LOKALET 2023/ PD drejt bashkimit, Bardhi negocion me Berishën: Të
Pamje nga takimi

TIRANË- Dalin pamjet e para nga takimi i kryedemokratit Sali Berisha, i cili po zhvillon një takim në seli me partitë aleate joparlamentare. Siç duket edhe nga pamjet e shpërndara nga vetë Partia Demokratike, duket se ka një rikthim të disa figurave, përfshirë edhe të atyre të legjislaturës së shkuar.

Nuk mungoi ish-ministri i Shëndetësisë në kohën e Berishës, Nard Ndoka, por edhe aleatë që spikatën vitet e fundit, si Kujtim Gjuzi, Sali Shehu apo Adriatik Alimadhi e personazhe të tjerë. 

3 VITE ME PARE

Alibeaj pranoi bashkëpunimin, do nisin negociatat/ Berisha: Mirëpres cilindo. S'tërhiqem nga Primaret, kusht i ekzistencës

LOKALET 2023/ PD drejt bashkimit, Bardhi negocion me Berishën: Të
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një tryezë takimi me partitë opozitare, ka komentuar për herë të parë aktin e bashkëpunimit nga Enkelejd Alibeaj. Teksa futej me nxitim në selinë blu, Berisha tha para gazetarëve se nuk kishte asnjë kusht për bashkëpunim, e nuk i ishte kërkuar asnjë i tillë nga ana e grupimit të Alibeajt. 

Por në fjalën e tij Berisha tha se nga e vetmja gjë që nuk do të hiqte dorë ishte procesi i Primareve. 

"As kam kushte dhe as nuk marr kushte. Mirëpres cilindo që të kandidojë apo të propozojë, të debatojë. Hapje e plotë dhe primare. Nuk tërhiqet kush nga primaret. Nuk e ka kërkuar njeri. Nuk mund të tërhiqem nga primaret, kush i ekzistencës. Nuk ka kërkuar njeri të tërhiqet nga primaret,"-, - është shprehur kreu i PD-së, Sali Berisha për gazetarët që ishin para selisë së PD-së.

Lajmi i bashkëpunimit u dha sot nga vetë Alibeaj pas një takimi në Kryesinë e Kuvendit. I mandatuari për të diskutuar me Berishën dhe Edi Palokën është Gazment Bardhi. 

3 VITE ME PARE

Bashkëpunim edhe me Metën për "Lokalet 2023"? Përgjigjet Bardhi: Fillimisht do flas me kolegët e mi në PD, pastaj...

LOKALET 2023/ PD drejt bashkimit, Bardhi negocion me Berishën: Të
Gazment Bardhi

TIRANË- Duket se diskutimet do të bëhen me radhë. Gazment Bardhi ka njoftuar se fillimisht do të negociojë me kolegët e tij brenda Partisë Demokratike për të dalë me një kandidat të përbashkët për zgjedhjet lokale, më pas do të shohin sesi do të veprojnë me aleatët e tjerë. Duke përfshirë këtu edhe kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Në fjalën e tij pas mbledhjes tek Kryesia e Kuvendit, Bardhi tha se bashkëpunimi nuk do të thotë që ai dhe kolegët e tij kanë ndryshuar qëndrim për rolin e Berishës në krye të selisë blu. 

"Bashkëpunim me Metën? Unë jam mandatuar për të folur me kolegët e mi brenda PD. Pastaj sesi do të shtrihet ky proces do të flasim edhe me kolegët e tjerë. Kemi një hall të përbashkët, se si të mundim kryeministrin Edi Rama. Unë nuk shkoj për të kërkuar diçka, besoj edhe Paloka nuk do të kërkojë gjë. Do ulemi për të parë modalitetet se si të bëhemi bashkë për të parë sesi mund të mundim Edi Ramën. Qëndrimi ynë është i sinqertë. Kemi diskutuar hapur me njëri-tjetrin. Kur jemi të dy palët e sinqerta, fitojnë demokratët. Nuk di që zoti Berisha kandidon për kryetar bashkie. Nuk e kam dëgjuar. Ne nuk zgjedhim dot kreun e Partisë Demokratike dhe nuk i hyjmë kësaj çështje,"-tha Bardhi

3 VITE ME PARE

Bashkëpunim me Berishën, flet Bardhi: Do bisedojmë me mendje të hapur, s'kemi kushte, por as nuk duam...

LOKALET 2023/ PD drejt bashkimit, Bardhi negocion me Berishën: Të
Gazment Bardhi

TIRANË- I mandatuari për të negociuar me kryedemokratin Sali Berisha, Gazment Bardhi ka bërë me dije se do të shkojë në bisedime, ku palët duhet të ulen në tavolinë pa asnjë kusht. Pas mbledhjes së zhvilluar në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, Gazment Bardhi tha se fakti që po ulen për të diskutuar nuk do të thotë që se njeh Sali Berishën si kryetar i PD. Por shtoi se pret që edhe pala tjetër të ulet në tryezë me mendje të hapur dhe pa kushte. 

"Do bashkëpunojmë për interesin e demokratëve. Në dijeninë time Berisha ka caktuar zotin Paloka. Është koleg i imi. Nuk do të negocioj, do të bisedoj mundësinë që demokratët të kenë një mundësi në zgjedhjet lokale, pasi shanset rriten për të fituar. Së pari nuk bëj bisedime para kamerave. Do flas me zotin Paloka për të parë se kush është qëndrimi i kolegëve, do shpreh qëndrimin e grupit tim. Nuk hyjmë me kushte dhe nuk pranojmë kushte. Presim të njëjtën gjë edhe nga zoti Paloka. ,"-tha Bardhi.

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet lokale/ Berisha sot takim me aleatët e partive joparlamentare

LOKALET 2023/ PD drejt bashkimit, Bardhi negocion me Berishën: Të
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të zhvillojë sot takim me aleatët e partive joparlamentare. Takimi do të nisë në orën 17:30 në selinë e Partisë Demokratike, ndërsa mësohet se pjesë e takimit janë: Nard Ndoka, Sali Shehu, Kujtim Gjuzi, Kostaq Papa, Adriatik Alimadhi dhe Ekrem Spahija.

3 VITE ME PARE

"Lokalet 2023"/ Po bashkohet PD? Gazment Bardhi mandatohet për të kontaktuar me Berishën

LOKALET 2023/ PD drejt bashkimit, Bardhi negocion me Berishën: Të
Foto ilustruese

TIRANË- Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj duket se ka bërë hapa pas dhe ka vendosur që të paktën të negociojë me kryedemokratin Sali Berisha dhe me gjithë mbështetësit e tij. Pas mbledhjes së Alibeajt dhe mbështetësve të tij në Kryesinë e Kuvendit është vendosur që ish-Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi të jetë personi që do të negociojë me Berishën dhe me kreun e Këshillit Kombëtar, Edi Paloka. Ky i fundit është i përzgjedhuri nga Berisha për të diskutuar me grupin e Alibeajt. 

"Në vlerësimin e Grupit Parlamentar të PD zgjidhje e vetme për tu përballur me regjimin e Edi Ramës në zgjedhjet lokale është bashkimi i cdo zëri opozitar dhe përballja me një kandidat të vetëm të PD dhe opozitës në zgjedhje. Me qëllim diskutimin e cdo mundësie të sinqertë për bashkëpunim, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka mandatuar zotin Gazment Bardhi për të kontaktuar dhe për të hulumtuar cdo mundësi bashkëpunimi dhe daljes në zgjedhje lokale me një kandidat të vetëm të PD dhe opozitës. Grupi Parlamentar i PD shpreh gadishmërinë për të nisur që sot nga puna për të gjetur modalitetet e bashkëpunimit mes demokratëve në zgjedhjet lokale,"-shkruhet në njoftimin zyrtar. Duke lënë kështu të kuptohet se ky mun të jetë një sinjal bashkimi mes "dy" Partive Demokratike. E gjitha për zgjedhjet e ardhshme lokale që pritet të mbahen brenda pak muajsh në të gjitha bashkitë e vendit. 

DEKLARATË E GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE

Pas diskutimeve në Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, deputetët në mënyrë unanime shprehën vullnetin e plotë dhe të sinqertë për të gjetur format e duhura të bashkëpunimit për zgjedhjet lokale fillimisht duke nisur me të gjithë Partinë Demokratike dhe me cdo faktor opozitar.

Në vlerësimin e Grupit Parlamentar të PD zgjidhje e vetme për tu përballur me regjimin e Edi Ramës në zgjedhjet lokale është bashkimi i cdo zëri opozitar dhe përballja me një kandidat të vetëm të PD dhe opozitës në zgjedhje. Me qëllim diskutimin e cdo mundësie të sinqertë për bashkëpunim, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka mandatuar zotin Gazment Bardhi për të kontaktuar dhe për të hulumtuar cdo mundësi bashkëpunimi dhe daljes në zgjedhje lokale me një kandidat të vetëm të PD dhe opozitës. Grupi Parlamentar i PD shpreh gadishmërinë për të nisur që sot nga puna për të gjetur modalitetet e bashkëpunimit mes demokratëve në zgjedhjet lokale.

3 VITE ME PARE

Lokalet/ Deputetët e PD njëzëri: Të dalim me një kandidat, çdo alternativë tjetër i shërben Ramës

LOKALET 2023/ PD drejt bashkimit, Bardhi negocion me Berishën: Të
Grida Duma

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike kanë deklaruar se PD-ja duhet të futet me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale. Në një deklaratë për mediat, para nisjes së mbledhjes së grupit të PD-së, Flamur Hoxha, Lefter Gështenja, Arbi Agalliu, Grida Duma dhe Bledion Nallbati u shprehën se dalja me më shumë se një kandidat do t’i shërbente vetëm kryeministrit Edi Rama.

Pjesë nga prononcimet:

Pyetje: Në zgjedhjet vendore më një kandidat apo dy

Flamur Hoxha: Me një

Pyetje: Do merrni pjesë në primare?

Flamur Hoxha: Do marrim pjesë aty ku duan demokratët

Lefter Gështenja: E vetmja rrugë është që PD dhe opozita duhet të dalë me një kandidat, cdo zgjidhje tjetër ka vetëm një emër, Edi Rama.

Pyetje: Alibeaj thotë se do ketë kandidatët e vet, Berisha thotë se do nisë primaret, si zgjidhet kjo situatë.

Lefter Geshtenja: Të gjithë bashkë duhet të marrim një vendim për të qartësuar demokratët dhe për të qartësuar vetë. E vetmja zgjedhje është dalja me një kandidat. Është kohë të heshtim dhe ti lëmë fjalën demokratëve. Është koha që secili nga ne të kontribuojë për zgjedhje. Nuk humbin demokratët, por shqiptarët nëse ne dalim me më shumë se një kandidat.

Bledion Nallbati: Grupi do mblidhet sot për të diskutuar për këtë çështje. Unë si deputet do jem pjesë e zgjedhjeve për të mbështetur kandidaturat e PD dhe mendoj se duhet të jenë kandidatura të përbashkëta.

Arbi Agalliu: Çdo përpjekje për të unifikuar dhe maksimizuar votat e demokratëve. Çdo diskutim tjetër përtej këtij objektivi shkon në funksion të kësaj qeverie dhe Edi Ramës.

Kryetari i PD Sali Berisha ka rënë dakort me aleatët dhe Ilir Metën, kreun e Partisë së Lirisë. Ai është shprehur se do të përpiqet të dalë me një listë brenda muajit tetor, por dakortësia brenda PD-së nuk është arritur ende. Grupi i Alibeajt vijon bisedimet më vetë dhe nuk dihet se si do të shkojë soituata. Berisha nga ana tjetër e ka mbajtur dorën të shtrirë kundrejt Alibeajt për arritjen e një marrëveshje me qëllim futjen e PD-së në zgjedhjet lokale, si të bashkuar.

enkelejd alibeaj sali berisha bashkimi i pd zgjedhjet lokale 2023

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj