LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"BE godet për herë të parë terroristët patronazhistë"/ Berisha: Mafia e fjalës së lirë censuroi dhe manipuloi raportin e IBAR të 21 majit

•Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi mediat pranë qeverisë se kanë censuruar dhe manipuluar raportin e 21 majit të IBAR-it, duke deklaruar se dokumenti i miratuar nga COELA pasqyron ‘me vërtetësi problematikat madhore të regjimit të Edi Ramës’ dhe shënon një qasje më të ashpër të Bashkimit Europian ndaj Shqipërisë. • Gjatë konferencës për mediat, Berisha theksoi se, se raporti i miratuar më 21 maj ka pësuar 32 ndërhyrje të rëndësishme krahasuar me draftin e shkurtit, ku sipas tij 14 prej tyre janë shtesa të reja që vendosin standarde më të forta për demokracinë, drejtësinë, zgjedhjet dhe luftën kundër korrupsionit. • Sipas tij, ndryshimi i parë madhor lidhet me heqjen e seksioneve të përgjithshme pozitive mbi progresin e Shqipërisë në draftin e shkurtit. • Ai e interpretoi këtë si një sinjal politik dhe diplomatik nga BE-ja se qeveria shqiptare nuk gëzon më të njëjtin besim në procesin e integrimit. • Berisha theksoi se raporti përmend për herë të parë ndikimin e rrjeteve të patronazhimit në proceset zgjedhore. • Për liderin e opozitës, raporti i IBAR i miratuar në Maj ka ashpërsuar gjuhën ndaj ndërhyrjeve politike në drejtësi, duke përmendur në mënyrë eksplicite edhe SPAK-un. • Ai tha se, ndryshe nga drafti i shkurtit, dokumenti i miratuar shpreh ‘keqardhje’ për përpjekjet e zyrtarëve të lartë për të ndikuar mbi drejtësinë dhe kërkon mbrojtje më të fortë të punës së SPAK-ut. • Berisha shtoi se raporti mirëpret rezultatet e deritanishme të SPAK-ut, përfshirë hetimet ndaj zyrtarëve të lartë. • Një tjetër element që Berisha e cilësoi si të paprecedent ishte ndryshimi i formulimit për korrupsionin në Shqipëri. • Ai tha se raporti i Majit shton kritika të drejtpërdrejta për çështjen e pronave, kompensimin e shpronësimeve, autonominë vendore dhe të drejtat e pakicave kombëtare. • Berisha veçoi faktin se dokumenti kërkon kompensim të drejtë për pronarët, respektim të vendimeve të gjykatave ndërkombëtare dhe garantim të arsimit në gjuhët e pakicave. • Gjithashtu, sipas tij, raporti trajton për herë të parë sektorin e pasurive të paluajtshme dhe industrinë e ndërtimit si fusha të ekspozuara ndaj korrupsionit dhe pastrimit të parave. • Në përgjigje të interesit të gazetarëve për një hetim parlamentar mbi çështjen e hakerimeve dhe të dhënave të qytetarëve, lideri i demokratëve Sali Berisha tha se PD do të kërkojë komision hetimor për abuzimet me sistemet e AKSHI-t, duke shtuar se opozita është në pritje të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për komisionet hetimore të bllokuara më herët.

3 artikuj për këtë temë.

1 JAVE ME PARE

Raporti i IBAR shpreh shqetësim edhe për vetingun/ Berisha: Imagjinoni ju se si mund ta bëjë Altin Troplini këtë proces! Ju i patë mashtrimet e tij me vilën

"BE godet për herë të parë terroristët
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se raporti i IBAR shpreh shqetësim edhe për vetingun. Në një deklaratë për shtyp, kryedemokrati u shpreh se, raporti i shkurtit nxit Shqipërinë të adresojë efektivisht përpjekjet e politikanëve për ushtrim ndikimi të padrejtë. 

Më tej, shqetësimin për vettingun, Berisha e lidh me kohën kur SPAK drejtohej nga ish-kreu i saj, prokurori Altin Dumani, duke shtuar se institucioni nuk ka një qëndrueshmëri. 

Deklarata e Berishës: 

"Koha e konsultimit të procesit legjislativ. Raporti i shkurtit kërkon konsolidimin e rolit të parlamentit. Ju e keni parasysh se si këta në një ditë të caktuar miratuan brenda një çerek ore 21 ligje, në turpin më të madh të tyre. Çfarë thotë raporti i 21 majit? Përafrimi me acquis kërkon një proces të plotë me kohë të mjaftueshme për konsultime substanciale. Pra, Niko Peleshi del kryetari më qesharak i parlamentit në Evropë. Kryetari kukull i një parlamenti në Evropë, që votonte ligjet e kërkuara nga BE pa debat, pa kontroll, pa asgjë. Rekomandimi pra është forcuar shumë.

Në rrafshin politik, kemi një kritikë të qartë ndaj miratimit të nxituar të ligjeve pa konsultim paraprak. A e dini ju që këta nuk nxjerrin mend, këta përsëri sollën para tre ditësh amendamente për rregullore ku kërkonin që ligjet për në BE, të miratohen me procedurë të përshpejtuar. Sigurisht që ne e hodhëm poshtë atë dhe nuk pranuam. Komisioni për reformën territoriale. Asnjë fjalë në raportin e shkurtit. A, tani nuk ka më. Ka një vend të veçantë në raportin e majit. Është shtuar, çka dëshmon angazhimin dhe interesin e BE, ndërgjegjësimin e këtij institucioni për rëndësinë e reformës territoriale. A nuk është pra ky një ndryshim si nata me ditën? Autonomia vendore. Edhe këtu është një fushë ku Edi Rama goditet në mënyrën më të rëndë për fatkeqësinë e tij.

Raporti i shkurtit nuk e përmend fare. Çfarë thotë raporti i majit? Çfarë paralajmërimi të fortë jep? Të ruhet ndarja e përgjegjësive ndërmjet niveleve qendrore dhe vendore të qeverisjes, përfshi autonominë e qeverisjes vendore. Këtu, i shtuar, nuk ka ekzistuar. Këtu BE denoncon dhunimin e Kushtetutës nga Edi Rama, që ka marrë çdo kompetencë të qeverisë vendore, përfshi dhe lejet për ndërtesa dykatëshe apo trekatëshe kudo që ndërtohen, vetëm e vetëm që të marrë gjobën se është i çmendur pas gjobave mbi sipërfaqet e ndërtimit. Fakti që e shtuan këtë tregon se janë të informuar për hipercentralizimin që bën Edi Rama dhe dhunimin e Kushtetutës. Me Kushtetutë ka autonomi qeverisja vendore.

Strategjia e drejtësisë 2024-2030. Raporti i shkurtit nuk e përmend fare. Raporti i majit kërkon të konsolidohet zbatimi i reformave nëpërmjet strategjisë së rishikuar të drejtësisë. Është shtuar pra.
Dhe në këtë mënyrë dokumenti specifik bëhet referencë kushtëzimi për monitorimin. Ja pra çfarë i fshehin mediat e qeverisë shqiptarëve. Tani jemi sërish tek drejtësia. SPAK dhe sulmet politike të nivelit të lartë. Raporti i shkurtit nxit Shqipërinë të adresojë efektivisht përpjekjet e zyrtarëve apo politikanëve për ushtrim ndikimi të padrejtë. Pra, edhe në shkurt është paraqitur nga Komisioni në COELA. COELA është grupi i punës i ngritur nga përfaqësues diplomatë dhe ekspertë të 27 vendeve anëtare dhe që varet nga Këshilli i Ministrave të BE, jo nga Komisioni Evropian.

Kurse në maj, pasi Edi Rama ka rrethuar gjykatën dhe SPAK-un me banditë zyrtarë, pasi ka sulmuar në mënyrën më të egër SPAK dhe gjykatat për Lubi Ballukun dhe të tjerë, shton: BE shpreh keqardhje dhe nxit adresimin e përpjekjeve të shtuara dhe shqetësuese të zyrtarëve apo politikanëve, përfshirë nivele të larta, duke përfshirë SPAK. Pra është forcuar shumë më tepër.
Katër përshkallëzime. Keqardhje, nuk ishte. Të shtuara dhe shqetësuese, nuk ishte.
Nivele të larta, nuk ishte. SPAK përmendet në mënyrë eksplicite. Pra kemi të bëjmë me gjuhën më të ashpër të dokumentit dhe këtë e fsheh media. Standardet e vetingut, qëndrueshmëria. Thekson hapat drejt vetingut në shkurt. Në maj shtohet: Thekson nevojën për Shqipërinë të ruajë dhe të mbajë standarde të qëndrueshme.

Sepse është konstatuar që po i shkelmojnë, nuk po i respektojnë dhe po dalin shumë gjëra të zeza mbi ujë. Qëndrueshmëria e rezultate të vetingut bëhet kërkesë eksplicite si përgjigje ndaj shqetësimeve për vetingun. Imagjinoni ju si mund të bëjë veting Altin Troplini? A e patë ju? A e patë se si kishte mashtruar ai? Kishte paraqitur në veting deklaratën e firmosur nga noteri, të prindërve të bashkëshortes së tij, se vila trekatëshe ku banon Altin Troplini është ndërtuar në një kohë kur ai nuk ishte fejuar me Alketën, vajzën e tyre, në një kohë kur dokumentet e shtetit faktonin se në atë periudhë që pretendonte familja e Altin Troplinit, ajo ka qenë tokë arë pa asnjë tullë. Dhe ky tani bëhet kryevetor.",tha Berisha./Dosja.al

1 JAVE ME PARE

Farsa zgjedhore/ Berisha lexon raportin e IBAR të 21 majit: BE godet për herë të parë terroristët patronazhistë

"BE godet për herë të parë terroristët
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka folur për raportin e IBAR, për të cilin tha se BE po  godet për herë të parë terroristët patronazhistët. Gjatë një konference për shtyp, kryedemokrati u shpreh se raporti thotë se Shqipëria duhet të sigurojë garë të barabartë, sepse nuk ka pasur garë të barabartë në zgjedhje, duke marrë masa kundër keqpërdorimit të burimeve shtetërore dhe institucioneve.

Lideri i opozitës tha se raporti është një kritikë e drejtpërdrejtë ndaj Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

"Tani, pikërisht për këtë qëllim, është paraqitur këtu në këtë tabelë, kjo është matrica në të cilën krahasohet paragraf për paragraf, raporti siç u paraqit nga Komisioni në shkurt të vitit 2026, në raportin siç u miratua nga COELA më 21 maj të vitit 2026 dhe që iu dërgua Këshillit të Ambasadorëve. Një punë jashtëzakonisht serioze. Siç e shihni, është ndërhyrë direkt në strukturën e dokumentit. Nga faqja 1 gjer në faqen 5 renditeshin vlerësime të përgjithshme për progresin e Shqipërisë në raportin e shkurtit.

Kryq, vizë, hiqen totalisht. I hequr. Dokumenti i unifikuar fillon direkt me draft-pozicion. Seksioni i hyrjeve i lajleve dhe luleve hidhet në kosh. Çfarë është ky sinjal diplomatik? Shumë i fuqishëm. Eliminohet tërësisht narrativa e progresit të Shqipërisë. Tre faqe të mbushura me këtë narrativë dhe kalohet direkt në kërkesat ndaj standardeve. Pra, ky është një shërbim i madh. Imagjinoni ju po të ishin ato se ç’do bënin mediat e qeverisë duke manipuluar dhe mashtruar shqiptarët. Asnjë fjalë. Dy. Zgjedhjet bashkiake. Një gjuhë e përgjithshme ekzistonte në shkurt. Në maj kërkohet zbatim në kohë dhe efektiv në prag të zgjedhjeve të të gjitha kërkesave të OSBE/ODIHR. Pra, në qoftë se ajo ishte me gjuhë të pambuktë, hiqen dorezat dhe i përplasen të gjitha Edi Ramës.

Bëhet presion kohor i qartë lidhur me zgjedhjet e ardhshme. Qeveria nuk besohet më për zgjedhjet. Tre. Ndryshimi kapital. E paimagjinueshme. Nuk ekziston fare në raportin e shkurtit i shkruar me lobingje. Çfarë thotë raporti IBAR i 21 majit? Shqipëria duhet të sigurojë garë të barabartë, sepse nuk ka pasur garë të barabartë në zgjedhje, duke marrë masa kundër keqpërdorimit të burimeve shtetërore dhe institucioneve. E thotë raporti, nuk kishte një fjalë pra, i është shtuar. Duke marrë masa kundër keqpërdorimit të burimeve shtetërore dhe institucioneve.

Dhe më tej godet në mënyrë fatale rrjetet terroriste të patronazhistëve. Sigurisht aty nuk përdoret fjala terroriste, por ja ku e keni, ndikimin e rrjeteve të patronazhimit. Çka do të thotë se këto rrjete janë bërë famëzeza në BE, në Evropë dhe në botë. I keni parasysh ju lavdërimet që i bën Edi Rama terroristëve elektorale? Ja ku i kanë. Raporti i shkurtit asnjë fjalë. COELA erdhi në mision faktmbledhës në Shqipëri. Erdhi, i pa gjërat në vend dhe shtoi masat anti-farsë elektorale. Kjo është hera e parë që BE emëron rrjetet e patronazhimit. Kritikë e drejtpërdrejtë ndaj Edi Ramës dhe qeverisë së tij dhe terroristëve elektoralë anëtarë të këtyre rrjeteve." tha Berisha./Dosja.al

1 JAVE ME PARE

Berisha: Mafia e fjalës së lirë censuroi dhe manipuloi raportin e IBAR të 21 majit! Ky raport pasqyron me vërtetësi problematikat madhore të regjimit të Ramës

"BE godet për herë të parë terroristët
Sali Berisha

TIRANË-  Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, deklaroi se mafia e fjalës së lirë censuroi dhe manipuloi raportin e IBAR të 21 majit. Gjatë një konference për shtyp, kryedemokrati u shpreh se raporti pasqyron problematikat madhore të qeverisë Rama. Më tej ai falenderoi këshillin COELA për punën serioze për të pasqyruar në raportin e tyre realitetin shqiptar ashtu siç është.

"Mirëdita. Së pari dua të denoncoj me forcën më të madhe mashtrimin, censurën dhe manipulimin që mafia e fjalës së lirë, e kontrolluar nga qeveria totalisht, i bëri raportit më të rëndësishëm të BE për Shqipërinë. Mafia e fjalës së lirë, në përputhje me direktivat që mori nga zyra e kryeministrit, nxiu me dhjetëra e dhjetëra faqe në portale, në gazeta, konsumoi orë të tëra në studio për të mashtruar qytetarët për raportin IBAR. Ajo kreu këtë akt të shëmtuar pasi censuroi totalisht raportin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian. Është pikërisht ky qëndrim që tejkalon çdo lloj kufiri, ai që më detyron sot në emër të transparencës t’u paraqes shqiptarëve të vërtetat e raportit IBAR 21 maj.Ashtu siç janë miratuar. Dhe të shpreh falënderim për të gjithë ata të cilët, siç do ta shihni, e amenduan me 32 amendamente më kryesore për të mos llogaritur dhjetëra e dhjetëra të tjerë.

Të falënderoj COELA-n për punën e madhe serioze për të pasqyruar në raportin e tyre realitetin shqiptar ashtu siç është dhe jo realitetin e sheqerosur me lobime korruptive. Unë mund të them se raporti i parë, i paraqitur me 2 shkurt dhe i rishqyrtuar shumë e shumë herë, i karakterizuar gjithashtu nga anulimi i konferencës ndërqeveritare, në pozicionet e përbashkëta që paraqet me 21 maj, ka pasqyruar me vërtetësi problematikat madhore të regjimit të Edi Ramës. Dhe se pas këtij raporti, Shqipëria në raport me kriteret, standardet e integrimit në BE, është një vend krejtësisht tjetër. Është fatkeqësi e madhe kur mediat, në vend që të mbajnë anën e qytetarëve, anën e vendit të tyre dhe interesave jetike të vendit të tyre, të qytetarëve të tyre, mbajnë anën e kreut të Meduzës, organizatës së tij kriminale, duke mashtruar qytetarët për këtë raport.", tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi