LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Yuri Kim me mesazh të qartë: Do të jem këtu për ca më gjatë! Të plotësohen vakancat, SHBA ju mbështet

• Yuri Kim ka reaguar për herë të parë lidhur me "largimin" që i bëri Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme. • Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim tha se në vendin tonë tha se do të jetë në Shqipëri edhe ca më gjatë, megjithëse në janar i mbaron mandati. • Në fjalën e saj gjatë konferencës së zhvilluar për mediat, ambasadorja dha edhe mesazhe të rëndësishme për drejtësinë, duke theksuar se e vërteta duhet vendosur në bazë të ligjit dhe jo të kujt paguan ose kërcënon më së shumë. •  Diplomatja amerikane u ndal edhe teksa zbatimi i Reformës në Drejtësi, ku theksoi se gjyqtarët duhet të japin drejtësi dhe jo të kryejnë hakmarrje personale. • Gjithashtu, ajo bëri thirrje për krijimin sa më shpejt të Gjykatës së Lartë, për të cilën tha se mund të krijohet në 3 muajt e parë të vitit 2023. • Në fjalën e saj, përmendi edhe diktatorin Enver Hoxha, për të cilin tha se pas ardhjes së ushtarëve amerikanë në Shqipëri, me siguri po rrotullohej në varr. • Nga ana tjetër, kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Nureda Llagami tha se në 4 vjet trupës gjyqësore i janë bashkuar 80 gjyqtarë të rinj. • Ajo siguroi se në shkurt do të shihen rezultatet e prekshme të hartës së re gjyqësorë, teksa tha se do të krijohet Gjykata e Apelit në Tiranë, e cila do të jetë e përqendruar për gjithë Shqipërinë.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Reforma në Drejtësi, Sadushi: Pa ndërkombëtarët s'do ishte realizuar dot, mirëpresim ndihmën e tyre

Yuri Kim me mesazh të qartë: Do të jem këtu për ca
Sokol Sadushi

TIRANË- Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi deklaroi ditën e sotme se asistenca e partnerëve ndërkombëtarë është gjithnjë e mirëpritur. Gjatë eventit 'Drejt ekselencës gjyqësore', Sadushi tha se është e nevojshme që të çohet deri në fund misioni i Reformës në Drejtësi, i cili sipas tij, nuk do ishte realizuar dot pa mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë. 

'Asistenca e vazhdueshme e partnerëve ndërkombëtarë, jo vetëm është e mirëpritur por edhe nevojshme për të çuar deri në fund misionin e Reformës në drejtësi e cila nuk do të ishte realizuar pa mbështetjen e tyre. Tashmë nuk ndodhemi në një fazë në emergjence, por do shkojmë drejt një fazë të shkëlqyer.’- tha Sadushi.

3 VITE ME PARE

'Duhet drejtësi jo për atë që paguan'/ Yuri Kim: Sollëm ushtarët amerikanë këtu, Enver Hoxha po rrotullohet në varr...

Yuri Kim me mesazh të qartë: Do të jem këtu për ca
Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka deklaruar se reforma në drejtësi ka bërë hapa para, duke shtuar se nuk duhet për asnjë moment që kjo të ndryshojë. Gjatë konferencës 'Drejt ekselencës gjyqësore', ambasadorja Yuri Kim ka përmendur edhe diktatorin Enver Hoxha. Duke rikujtuar faktin se në Shqipëri mbërritën forcat komando amerikane për t'u stërvitur me Shqipëri për "Defender21", mesa duket ambasadores iu kujtua dhe diktatori. 

"Ka histori këtu, duhet të ndjejmë empati dhe respekt për përvojën e popullit shqiptar dhe sfidat me të cilat përballemi. Vendimet për drejtësinë na ndikojnë të gjithëve. Vendime për të dhënë kush do të jetë kreu i institucionit të caktuar, ka ardhur koha për të dhënë që Shqipëria është gati. Ju keni ulur ngjitur me ne, ju respektoheni në çështje globale. Ka zhvillime strategjike që janë kaq pranë për t'u bërë të vërteta. Duhet të ketë shumë investime. Por duhet të ketë drejtësi. duhet ta dinë që kur të vijnë, ajo copë letre ka vlerë. Marrëdhënia me SHBA, investimet amerikane s’kanë qenë kurrë më të larta. Duhet të ketë më shumë, por duhet të ketë drejtësi. Ata duhet ta dinë se kur shkojnë në gjykatë gjykatësi do vendosi për atë që është në përputhje me ligjin jo kush ka paguar më shumë apo ka bërë kërcënimin. Gjykatësi të vendosi një vendim në përputhje më ligjin, jo me atë që ka paguar ose ka kërcënuar më shumë. A kishit menduar në 91/97 që do kishte këtu ushtarë amerikanë?  Kemi patur këtu ushtarakë amerikanë. Enver Hoxha po rrotullohet në varr, kjo është e ardhmja. Kjo është ajo që ne duam për ju si SHBA, ndaj besojmë në reformën në drejtësi, e di që ndonjëherë nuk ju pëlqen, do kishit dashur që ndonjëherë të ishim të heshtur. Duam që të jeni si pjesa tjetër, Europë. Prandaj dhe do iu shtyjmë para. E di që është e pakëndshme ndonjëherë kur iu shtyjmë para. Ne jemi miqtë tuaj. Ne duam që ju të jeni vendi më i mirë që mund të jeni. Duam të jeni të fuqishëm dhe të pasur. Të thonë të tjerët që "uau ia dolën mbanë". Zgjodhën një shteg të vështirë por ia dolën mbanë. Tani nuk është koha për të pushuar, nuk është koha për të dhënë mjaft. Tani është koha për të thënë ne do të shtyjmë para. Brezi i ardhshëm vërtetë i ka sytë tek ju. Le të përveshim mëngët së bashku dhe të ulim më tej çështjet e prapambetura le të sigurohemi që vendimet që do të merren, se kush do jetë këtu apo atje, le të sigurohemi që vendimet ta çojnë drejt të ardhmes që nuk do na mbajnë para. SHBA nuk do të ndalojë e as ju nuk duhet,"-tha në fjalën e saj ambasadorja Yuri Kim.

3 VITE ME PARE

Yuri Kim i dërgon "mesazh" MPEJ: Kam 3 vite këtu, do të rri dhe ca më gjatë

Yuri Kim me mesazh të qartë: Do të jem këtu për ca
Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim dha një përgjigje edhe lidhur me diskutimin për mandatin e saj duke theksuar se do të jetë edhe 'ca më gjatë në Shqipëri', por nuk përmendi se sa do të jetë afat kohor gjatë të cilit do të jetë e mandatuar në vendin tonë. Në konferencën “Drejt ekselencës gjyqësore”, ambasadorja amerikane Yuri Kim u shpreh se shqiptarët po i ndiejnë rezultatet e reformës në drejtësi, por inkurajoi për më shumë.

Yuri Kim: "Tani dini që SHBA nuk do të reshtin e as të ndalojnë as dhe ju nuk duhet. Unë kam tre vite në Shqipëri do të jem këtu dhe për ca më gjatë. Dhe ajo që kam mësuar është se ka një sfidë të madhe këtu. Jo sepse Shqipëria është mënyrë unikale e keqe dhe e korruptuar por ka histori këtu dhe duhet të ndjejmë empati dhe respekt për historinë dhe përvojën e popullit shqiptar dhe sfidat me të cilën përballen. Ky është një vend i vogël ku të gjithë njohin të tjerët. Vendimet për drejtësinë na ndikojnë në mënyrë që ndoshta nuk do të donim ti pranonim. Ka ardhur koha që të themi që Shqipëria është gati për fazën tjetër."

Ky është reagimi i parë zyrtar i ambasadores në Shqipëri, që vjen vetëm 4 ditë pasi Ministria e Jashtme njoftoi se ka nisur procedura për zëvendësimin e Kim. Në mënyrë të pakërkuar, MPEJ mori një kompetencë që e ka vetëm Departamenti i Shtetit. Në media flitet për një përplasje mes Kim dhe qeverisë për kreun e ri të SPAK, por deri më tani ky është një version i pakonfirmuar. Palët ende nuk kanë reaguar për arsyet pse në rastin e Kim, qeveria shqiptare vendosi ta përcjellë "vetë"./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Reforma në Drejtësi, Yuri Kim vë afate: Brenda 2023 duhen 3 gjyqtarë tek Gjykata e Lartë. Shqiptarët s'duan hakmarrje, por drejtësi

Yuri Kim me mesazh të qartë: Do të jem këtu për ca
Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim mbajti një fjalim të gjatë për Reformën në Drejtësi duke vendosur edhe afate. Në fjalën e saj, gjatë konferencës “Drejt ekselencës gjyqësore”, ambasadorja Yuri Kim theksoi se gjyqtarët duhet të japin drejtësi dhe jo të kryejnë hakmarrje personale, ajo bëri thirrje për krijimin sa më shpejt të Gjykatës së Lartë, për të cilën tha se mund të krijohet në 3 muajt e parë të vitit 2023 për të plotësuar edhe 3 vakancat boshe. Madje për një moment, kujtoi edhe gjendjen sesi ishte drejtësia në vitin që ajo mori mandatin e saj si ambasadore në vendin tonë, në 2020. Madje i inkuarajoi të tjerët që të bënin diferencën në përmirësimin e arritur, duke theksuar se po vihen re edhe rezultate.

"Sot jemi këtu për të festuar arritjet e Gjykatës së Lartë, do të rinovojmë mbështetjen tonë për drejtësinë. E di që jeni lodhur duke e dëgjuar nga unë, por reforma në drejtësi nuk është e lehtë dhe nuk është e shpejtë. Po shohim rezultate. Rezultate që i kupton çdo shqiptar si rezultate. Duhet të jeni krenarë për atë që keni arritur, keni nisur që të rektoni dosjet e prapambetura. Do të mbushni 3 vendet e Gjykatës së Lartë për të sjellë drejtësi për shqiptarët. Jemi krenarë për të bashkëpunuar me BE për reformën në drejtësi. Është e drejta e shqiptarëve. Shikoni sa larg kemi arritur. 4 vite më parë ishte 1 gjyqtar në Gjykatën e Lartë. Tani na duhen edhe 3. Shpresoj që të gjenden 3. E di se është e vështirë, por mund të bëhet. Njerëzit thanë se do ishte e vështirë të mbushej GJK, por me vendosmëri u arrit brenda vitit që arrita unë në 2020. Të dinë se kur të vijnë në gjykatë do të jenë të barabartë përpara ligjit. Do e dinë se marrin drejtësi në kohë. Ka qenë e rëndësishme për ne si SHBA në uljen e çështjeve të prapambetura. E kuptojmë frustrimin e popullit shqiptar, nuk është e drejtës. Të vazhdojmë të bëjmë përparim, t’i japim njerëzve në drejtësi. Me ndihmë kjo mund të realizohet. Plotësojeni gjykatën, ecni sa më shpejt të mundeni, është kohë vendimtare për reformën në drejtësi. Kanë mbetur edhe 2 javë nga 2022, por shpresoj që vitin tjetër GJL t'i ketë të gjithë anëtarët. Ka kaluar mjaft kohë, duhet drejtësi për njerëzit, duhet gjendur një mënyrë. Koha ka ardhur, duhet të japim drejtësi për njerëzit. Duhet të gjejmë një rrugë. E di që duan t'i shohin gjyqet me njerëz dhe gati për të vendosur drejtësi, jo hakmarrje, por drejtësi. Ta dinë që kur të vijnë në gjyq, do të jenë të barabartë para ligjit,"-tha në fjalën e saj ambasadorja Yuri Kim.

3 VITE ME PARE

'Drejt ekselencës gjyqësore', Llagami: Nga shkurti do shohim rezultatet e Hartës së re Gjyqësore

Yuri Kim me mesazh të qartë: Do të jem këtu për ca
Naureda Llagami 

TIRANË- Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami mori fjalën e para në aktivitetin e KLGJ-së me temën 'Drejt ekselencës gjyqësore'. Ajo u shpreh se tashmë ka ardhur koha për të hapur faqen e konsolidimit, i cili u jep besim institucioneve. Më tej, kryetarja e KLGJ-së tha se në shkurt do të shihen rezultatet e prekshme të hartës së re gjyqësorë, teksa tha se do të krijohet Gjykata e Apelit në Tiranë, e cila do të jetë e përqendruar për gjithë Shqipërinë.

'Sot ka ardhur koha të hapim një faqe të re, atë të konsolidimit. Konsolidimi u jep institucioneve besim, ky duhet të jetë objektivi ynë. Besimi që ne po bëjmë më të mirën që sistemi të funksionojë, ky besim kërkon kohën e vet, stabilitet dhe qëndrueshmëri. Është e rëndësishme që të lundrojmë përpara dhe të arrijmë në destinacion. Në një kohë të shkurtër po shikojmë rezultatet. Sot kemi një model të konsoliduar. Falenderim për miqtë dhe partnerët që lundruan me ne në dallgët e mosbesimit dhe na ndihmuan. Në shkurt 2023 do shohim rezultatin e parë dhe të prekshëm të hartës së re gjyqësore, pasi do të krijohet Gjykata e Apelit në Tiranë.’- tha Llagami.

yuri kim drejt ekselences gjyqesore yuri kim largohet nga shqiperia

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj