LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

'Lokalet 2023'/ Firmoset PAKTI, kandidatë të përbashkët, PL drejton Këshillat me shumicë, Berisha e Meta: Historike, marrëveshja më parimore!

• Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë kanë firmosur marrëveshjen e shkruar në lidhje me zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 14 maj të vitit 2023. Marrëveshja është konkretizuar pas takimit mes dy kryetarëve Sali Berisha dhe Ilir Meta, që u zhvillua një ditë më parë në selinë blu, në prezencën e sekretarit të përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka. • Marrëveshja PD-PL parashikon kandidimin me kandidatë të përbashkët në bashkitë e vendit dhe me kryesimin e këshillave nga PL atje ku është shumicë në këshill. • PD e PL kanë dakordësuar hapjen e këshillave dhe zhvillimin e referendumeve për çështjet kryesore që kërkojnë një vendimmarrje më të gjerë. • Meta e Berisha e cilësuan marrëveshjen historike dhe parimore ndërsa thanë se Tirana duhet të ndalojë betonizimin dhe të largohet Erion Veliaj. • Meta mohoi lajmet se ishte ai kandidati për kryetarin e Këshillit Bashkiak. • Berisha tha se do groposet politikisht Veliaj në Sharrë. • Berisha akuzoi Bashën si të paaftë elektoralisht dhe tha se me të, PD ka fituar gjithnjë. • Të dy përshëndetë garimin e Belind Këlliçit dhe garantuan transparencë në Primare. 

14 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Si do ndahen bashkitë në Primare mes PD-PL? Berisha: Synimi fitorja, mbajeni shënim. Meta: Do gjendet mënyra, kjo s'është luftë për pushtet

'Lokalet 2023'/ Firmoset PAKTI, kandidatë të
Sali Berisha dhe Ilir Meta

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha dhe Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta kanë treguar se bashkitë do të ndahen në mënyrën më të mirë të mundshme mes tyre, por pa treguar konkretisht mënyrën. I pyetur se sa terren do t'i lërë PD-ja PL-së, Berisha tha se synimi është fitorja. Ndërsa Meta u shpreh se kjo nuk është një luftë për pushtet mes tyre.

Pjesë nga konferenca:

Në sa prej bashkive është e gatshme PD të tërheqë kandidatë që t'i lërë terren PL-së në Primare? Sa bashki mendoni se do t'i dhuroni koalicionit të 14 majit? 

Sali Berisha: Çdo gjë mbi bazën e kuadrit të marrëveshjes do përcaktohet nga grupet e zbatimit të marrëveshjes. Një gjë është e sigurt, që marrëveshja synon fitoren. Kjo është marrëveshja e fitores. Shkoni e mbani pak një konferencë të pala tjetër. Nuk del dot. Ta marrë Erionin, Edi Rama në krah dhe të dalë të thotë se si hyjnë në këtë fushatë.

Ilir Meta: Nga ana ime mund t'ju them, përsa i takon Partisë së Lirisë, objektivi kryesor është çmontimi i këtij regjimi monist dhe ndëshkimi i tij nga të gjithë qytetarët, që nga ata që përjetuan tmerrin e shembjes së Teatrit me artistët brenda, deri tek qytetarët e Tropojës e Sarandës. Ne nuk e shohim si marrëveshje për ndarje pushtetesh. Për ne ka rëndësi të kthejmë besimin tek qytetarët. Marrim këtë angazhim madhor për çështjen e referendumit. Është një garanci historike dhe do të realizohet patjetër, për asnjë parti nuk do të ketë asnjë shqetësim. Do të gjendet mënyra më e mirë. 

Sali Berisha: Mbani shënim, është marrëveshja më e përsosur në përputhshmëri e firmosur ndonjëherë, kjo garanton suksesin e saj. 

1 VITE ME PARE

Bisedimet me Alibeajn? Berisha: Diskutimet vazhdojnë, diktohen nga statuti i PD

 

'Lokalet 2023'/ Firmoset PAKTI, kandidatë të
Sali Berisha

 

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se bisedimet me grupin Alibeaj vazhdojnë. Në konferencën e përbashkët me Ilir Metën pas firmosjes së marrëveshjes së bashkëpunimit PD-PL, Berisha tha se bisedimet kanë në fokus zbatimin e statutit por kjo sjell edhe kundërshti mes grupeve negociatore.

Pyetje: Si po shkojnë bisedimet me grupin e PD, a ka shanse që të dilni me një kandidat dhe sa është numri i bashkive që synoni të fitoni në 14 maj?

Sali Berisha: Këtu përfaqësohen dy forca politike të ndryshme, me platformat e tyre dhe natyrisht bisedimet kanë sjellë një marrëveshje historike për misionin që do përmbushë.

Bisedimet që zhvillohen brenda PD janë bisedime që diktohen nga statuti i PD-së, janë bisedime mes anëtarëve të PD, të cilët pavarësisht nga mendimet gëzojnë të drejta të njëjta statutore. Janë krejt të ndryshme. PD edhe në statut edhe po të mos e kishte në statut ka nenin e fraksioneve, ku çdo forcë është e detyruar të tolerojë debatin dhe kundërshtitë, por një parti që vendos fraksionin në statut është dy herë e detyruar./Dosja.al

1 VITE ME PARE

"Ngjalat dhe Shkëlzen Berisha"/ Berisha: I thoshte Basha, i mori me vete, mos i nxirrni më nga arkivat. Meta: Jemi më të moralshëm se 17 maji

'Lokalet 2023'/ Firmoset PAKTI, kandidatë të
Sali Berisha dhe Ilir Meta

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha dhe Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta e kanë konsideruar mjaftueshëm të moralshme marrëveshjen e nënshkruar prej tyre pavarësisht akuzave që kanë hedhur ndër vite ndaj njëri tjetrit. Në një konferencë me gazetarët, Berisha thotë se 'ngjalat në Gjirin e Lalëzit' Metës ia ka përmendur ish-kreu i PD-së Lulzim Basha dhe tashmë ai nuk është. Berisha u sugjeroi gazetarëve që për shkak të tërheqjes së Bashës nga selia blu, ato akuza t'i mbanin në arkiva dhe të mos i nxirrnin më. Ndërsa vetë Meta tha se morali i marrëveshjes së sotme është shumë më i lartë se sa ai i 17 majit, i nënshkruar më herët nga Basha e kryeministri Edi Rama. 

Pjesë nga konferenca:

Sa e moralshme është aleanca juaj kur më 25 prill PD fajësonte anëtarët e LSI-së dhe sa e moralshme është për shqiptarët kjo marrëveshja kur jo zoti Berisha i kujtonin ngjalat Metës, ndërsa ai si kryetar parlamenti ju kujtonte djalin?

Ilir Meta: Përmbajtja e marrëveshjes është ajo që u intereson qytetarëve të Shqipërisë, është dhënia fuqi e tyre përmes primareve dhe shndërrimit të këshillave bashkiakë në parlamentet vendore për shqetësimet e qytetarëve. Rikthimi i Shqipërisë në një shtet të se drejtës. Pavarësisht gjithçkaje, në çdo rast, kjo marrëveshje është shumë e ndershme, më e moralshme se ajo e 17 majit që ende vijon sot për të minuar opozitën dhe për të mbajtur të shtypur e nënshtruar qytetarët.

Sali Berisha: Tani, se çfarë thoshte deputeti Basha i mori me vete të gjitha ato që thoshte, unë miqësisht do t'ju sugjeroja që të mos i nxirrni nga arkiva më. Nuk shërbejnë, e vërteta është që sa herë ta komentosh këtë marrëveshje do të gjesh se kjo është marrëveshja e shkallmimit të regjimit të Edi Ramës dhe groposjes politikisht të një njeriu që shok për negativitete ka vetëm veten. 

1 VITE ME PARE

Berisha tregon qëllimet e marrëveshjes me Metën: Do e groposim në Sharrë Zdromsin e Tiranës

'Lokalet 2023'/ Firmoset PAKTI, kandidatë të
Sali Berisha

TIRANE- Dy janë qëllimet e marrëveshjes mes Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë. Kryetari Sali Berisha tha se qëllimi kryesor është shkallmimi i autoritarizmit të Edi Ramës dhe groposja politike e Zdromsit të Tiranës në Sharrë. Ndërsa Ilir Meta tha se PL respekton Primaret. 

Meta: Vullneti i qytetarëve është i madh. Primaret janë proces transparent nuk kandidati nuk del nga zarat e kryetarit por nga ballafaqimi konstruktiv edhe me opinionin publik. Koha për të parë interesin e opozitës dhe vendit.

Berisha: Qëllim për marrëveshjen janë shkallmimi i autoritarizmit të Edi Ramës dhe groposja politike e Zdromsit të Tiranës në Sharrë. Po përdor një term që e nxorri vetë dhe u bë trend nga të rinjtë./Dosja.al

 

1 VITE ME PARE

Belind Këlliçi, kandidati për Tiranën? Flasin Berisha e Meta: S'ka rëndësi emri, procesi do nxjerrë më të mirin

'Lokalet 2023'/ Firmoset PAKTI, kandidatë të
Sali Berisha dhe Ilir Meta

TIRANE- Kandidatura e Belind Këlliçit është e mirëpritur për Sali Berishën dhe Ilir Metën për Bashkinë e Tiranës. Të pyetur nga gazetarët në finalizimin e marrëveshjes PD-PL, Meta tha se rëndësi ka procesi që sipas Berishës do të jetë i pashembulltë.

Pyetje: A është kandidatura e Belind Këlliçit një kandidaturë konsensuale

Ilir Meta: Për ne nuk ka rëndësi asnjë emër për asnjë lloj funksioni pasi kjo është një marrëveshje shumë e qartë. Ne do të respektojmë çdo zgjedhje të primareve. Qëllimi është fitorja. Ky proces do të zgjedhë kandidatët më të mirë, pavarësisht se mendojmmë se janë njëri më i mirë se tjetrin.

Sali Berisha: Kandidati për qytetarë të parë do të dalë nga primaret. Kush vendos të provohet në një garë të pashembulltë ndonjëherë në historinë e këtij vendi dhe synon ti japë fund praktikave të vjetra të përfaqësimit të tillë. Këlliçi ka shprehur dëshirën, është njëri prej tyre. E përgëzoj, siç përgëzoj secilin personalitet të PD ose të shoqërisë civile që vendosë të provohet në garë. /Dosja.al

1 VITE ME PARE

Marrëveshja e 2013/ Meta: Zero pendesa, ishte 4-vjeçare

'Lokalet 2023'/ Firmoset PAKTI, kandidatë të
Sali Berisha dhe Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta nuk ka shprehur asnjë pendesë për prishjen e marrëveshjes së bërë më herët me Partinë Demokratike. Në një konferencë me gazetarët, Meta tha se marrëveshjes së ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim me Partinë Demokratike thjesht i kishte mbaruar afati, pasi ishte 4-vjeçare. 

"Ish-LSI nuk ka prishur asnjë marrëveshje, marrëveshja ka qenë 4-vjeçare. Është deklaruar e mbyllur. Përsa i takon të gjitha vendimeve të ish-LSI-së, kanë qenë të gjitha në interes të qytetarëve, që nga themelimi i saj. Kjo pasi qeveria Fatos Nano u bë një pengesë për integrimin e vendit, LSI-ja u bë një faktor i rëndësishëm. Ne kemi firmosur para Serbisë e Malit të Zi për asosacionin dhe jemi këtu ku jemi për shkak të pengmarrjes që ka bërë Edi Rama. Mos harroni edhe në  2013 në marrëveshjen që kam bërë në atë kohë ka qenë për ta detyruar të votonte 3 ligjet që mbante peng integrimin e vendit. Mendova se në këtë mënyrë zhbllokonim këtë proces,"- tha Meta. 

 

1 VITE ME PARE

"Lajme nga korridoret e Fugës", Meta mohon kandidimin për Kryetar Këshilli bashkiak në Tiranë

'Lokalet 2023'/ Firmoset PAKTI, kandidatë të
Sali Berisha dhe Ilir Meta

TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mohoi lajmet e dala në media se do të jetë kandidati i PD-PL për kryetarin e Këshillit Bashkiak në Tiranë. Meta tha se këto janë lajme që dalin nga "qeveria" duke e cilësuar si 'korridoret e Fugës' për drejtorin e Komunikimit në kryeministri, Endri Fuga. 

Pyetje: Ditën e djeshme thatë që i keni propozuar një emër për kreun e Këshillit Bashkiak të Tiranës. A është emri që keni propozuar për kreun e Këshillit bashkiak emri juaj?

Ilir Meta: Se çfarë del nga korridoret e Fugës nuk është përgjegjësi e jona. Shikoni që ka falimentuar 100% buxheti i bashkive kur ka 100% të pushtetit.

Më herët, mediat deklaruan se Ilir Meta ishte kandidati i përbashkët për Këshillin Bashkiak në Tiranë./Dosja.al

1 VITE ME PARE

Do mbani përgjegjësi për humbjen? Berisha: Faktori Basha është zhdukur, me mua ka vetëm fitore! Meta: Kjo është ndeshje e vërtetë

'Lokalet 2023'/ Firmoset PAKTI, kandidatë të
Sali Berisha dhe Ilir Meta

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha thotë se nuk ka shanse të ketë humbje në zgjedhjet lokale pas bashkëpunimit me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ai tha se humbjet kanë ardhur vetëm nga faktori Basha dhe me bashkëpunimin mes tyre, ka vetëm fitore. Të njëjtën gjë pohoi dhe Meta kur tha se kjo 'ndeshje' nuk është e shitur si ajo e bërë nga ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Pjesë nga prononcimi: 

Pyetje: Nuk është hera e parë që PD-ja dhe ish-LSI nënshkruajnë kur afrojnë zgjedhjet, e fundit ishte e vitit 2021 mes Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhi që nuk u pasua me fitore. Nëse koalicioni i dyshes Berisha-Meta nuk do të pasojë me fitore, do të mbani përgjegjësi për humbjen?

Sali Berisha: Me Bashën vetëm humbje ka pasur, me Berishën marrëveshjet sjellin vetëm fitore. Ky është realiteti, kaq kisha. Dëshmia më flagrante është incidenti ‘Basha’.

Ilir Meta: Ka përfunduar njëherë e mirë koha kur rezultati i ndjeshjes trukohej nga Edi Rama. Është ekzistenciale për shtetin tonë, për shpopullimin, mjafton të shohim vetëm shifrat e raporteve. Pse, sepse ka demokraci, ka kontroll e balancë të pushteteve në vendet e tjera, shohim Kosovën. Është shumë e qartë se kush është i tmerruar nga kjo marrëveshje sepse ndeshja është e vërtetë. Referendumi është fuqia dhe mjeti më i rëndësishëm që do të ketë çdo qytetar i këtij vendi për të mbrojtur vendin tonë. Asgjë s'e mbron Shqipërinë dhe s'i mbron shqiptarët më mirë se sa demokracia.

1 VITE ME PARE

Marrëveshja PD-PL, Meta: Ditë historike! I japim fund 'bunker-bashkive', fitojmë Tiranën dhe të gjitha Bashkitë

'Lokalet 2023'/ Firmoset PAKTI, kandidatë të
Sali Berisha dhe Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta falenderoi disa herë kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën për marrëveshjen e firmosur mes tyre. Ai u shpreh se dita e sotme është historike e se në fund do sjellë fitore jo vetëm në Tiranë por në të gjitha Bashkitë e vendit. 

'Doja të shprehja kënaqësinë më të madhe për marrëveshjen me PD, të cilën ka do konsideroja si historike, për aryse se është marrëveshja më parimore që i shërben historisë, të llogardhënies në vend, është një marrëveshje që na angazhon si PD, PL në drejtim të garantimit të demokracisë direkte të qytetarëve shqiptarë. Referendum dhe referundumet, primaret, llogaridhënia do të bëjnë të mundur që të kemi një sovran që i ka të gjitha mjetet që i ka në kontroll mjetet për të ndaluar shtetin që po shemb dhe nëpërkëmb sovranin. Dua të shpreh kënaqësinë që unë dhe PL kemi marrë në mbrëmjen e 24 korrikut, sot marrim një mbështetje nga PD sa i takon uhstrimit të së drejtës kushtetuese si në nivel kombëtar dhe në atë lokal, falenderoj doktor Berishën dhe PD, jam i sigurtë që do të shërbejë për rikthimin e pluralizimit politik. Do të marrin fund bunker bashkitë, këto modele të nëpërkëmbjes së qytetarit dhe të grabitjes së taksave të tyre. Ndaj dhe një herë shpreh bindje se kjo është një marrëveshje që garanton dhëninen e fuqisë së munguar deri tani qytetarëve pasi ështrë marrë peng nga kapja e shtetit dhe qeveria aktuale, shpreh bindjen më të plotë të fitoren e padiskutueshme të opozitës, në Tiranë dhe në bashkitë e Shqipërisë. 4 vjet në një vend ku opozita nuk ka këshilltar që nuk e gjen as në vendin më të humbur as të Afrikës, kanë qënë aq shumë sa shqiptarët nuk kanë më çfarë të presin, se të gjithë janë pasojë e Ramës si matrioshkat ruse. Falenderoj PD për këtë mirëkuptim, çdo forcë me parimet që ne kemi rënë dakord gjen veten më së miri. Shpreh bindjen se kjo është një marrvëshje historike që do kontribuojë për qytetarët të cilët do të ndihen pjesë e politikbërjes shumë shpejt.'- u shpreh Meta. 

Partia Demokratke dhe Partia e Lirisë shkojnë bashkë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Marrëveshja e kthyer në një "kontratë" bashkëpunimi elektoral mes dy partive u firmos nga dy kryetarët Sali Berisha dhe Ilir Meta.

1 VITE ME PARE

Marrëveshja me PL/ Berisha: Historike, Veliajn do ta arkivojmë tek plehrat e Sharrës, 'zonja hije' qëndron në krye të 'parlamentit të Tiranës'

'Lokalet 2023'/ Firmoset PAKTI, kandidatë të
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar historike marrëveshjen e firmosur me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Në konferencë me gazetarët, Berisha tha se futja në garën e zgjedhjeve lokale të Opozitës përmes primareve do të shënojë një kthesë të fuqishme për të ardhmen e Tiranës dhe të të gjithë qyteteve të tjera. Kreu i Partisë Demokratike tha gjithashtu se do të mbështesin të gjithë emrat që do të dalin nga Primaret për të bërë të mundur atë që ai në mënyrë figurative e quajti 'arkivimin e kryebashkiakut Erion Veliajt tek plehrat e Sharrës'. 

Fjala e Berishës: 

Ky moment shënon marrëveshjen për fitoren e sigurtë të opozitës në Tiranë dhe Shqipëri. Ky moment çel rrugën, për t’u dhënë qytetarëve të Tiranës, qytetarin e parë, që ata meritojnë, që pasquron vlerat, shpirtin, virtytet dhe moralin e tyre, dhe një lloj për ët gjitha qytetet e Shqipërisë. Për t’i dhënë Tiranës dhe qyteteve të vendit, parlamentet e vërteta të qytetarëve, përfaqësuesit dinjitozë të qytetarëve, për t’i dhënë Tiranës, një parlament të fuqishëm, të kryesuar nga qytetarë dhe politikanë të sprovuar në mbrojtje të interesave të qytetarëve të Tiranës. Por, me fjalë të tjera, për të arkivuar në mënyrë figurative, në plehrat e Sharrës, figurën më obskure që ka drejtuar Bashkinë e Tiranës që nga shpallja kryeqytet, deri më sot, Erion Velinë, i cili në çdo shtet ligjor, me çdo ligj, i takon të jetë në qeli dhe jo në garë elektorale. Me vjedhjet e tij monstruoze, me mashtrimet që u ka bërë qytetarëve të Tiranës dhe shndërrimin e Tiranës në një nga 10 qytetet më të pista të botë, të klasifikuar së fundmi nëpërmjet ndërtimeve me katet pa leje, me dendësinë e popullatës, me shndërrimin e kryeqytetit në qytetin me pozicionin e 250-të në shërbimin shëndetësor, Erion Velia ka qindra motive të shkojë aty ku e ka vendin. Jam i bindur se qytetarët e Tiranës do flasin për të gjitha këto dhe do godasin direkt edhe protezhenë e Erion Veliajt, Edi Ramën. Nuk mund të lë pa thënë dy fjalë për parlamentin inekzistent të Tiranës, që drejtohet nga një zonjë Rovena Hije. Për të, qytetarët nuk ekzistojnë. Nuk e ka dëgjuar kush kurrë të mbrojë një interes të vetëm. Ajo sikur është binjake me hijen. Tirana me 800 mijë banorë, më e madhe se disa shtete të Europës, do ketë parlamentin e vet të fuqishëm.
Marrëveshja është historike sepse me primaret do marrë fund kryetarokracia. Zotin Meta e kam garantuar se do përkrahim nismën referendare. Referendumi mbetet ndoshta mjeti më kryesor për të shëruar, për të rikthyer demokracinë në Shqipëri, e cila është në agoni të plotë dhe ka zbritur nën nivelet e Kirgistanit. Edhe njëherë e konsideroj historike këtë marrëveshje, pasi do të shënojë fillimin e fundit të regjimit absolutar të Edi Ramës dhe Erion Velisë.

1 VITE ME PARE

Zbardhet marrëveshja! PD dhe PL bashkë në zgjedhje, hapen Këshillat Bashkiakë, opozita aplikon referendumet (DOKUMENTI)

'Lokalet 2023'/ Firmoset PAKTI, kandidatë të
Sali Berisha dhe Ilir Meta

TIRANE- Ky është teksti i plotë i marrëveshjes mes Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë për angazhim elektoral mes dy forcave politike për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Në marrëveshje sqarohen rregullat dhe kushtet e garës ku sqarohet se Këshillat Bashkiakë do të drejtohen nga Partia e Lirisë kur është shumicë. Në zgjedhje PD dhe PL do të dalin me kandidatë të përbashkët që do të dalin nga procesi i "Primareve". 

Pikat kryesore të marrëveshjes: 

Vendosin:

1.       Konkurrimi për Kryetarët e Bashkive do të bëhet me kandidatë të përbashkët, të cilët vendosen nga rezultati i konkurrimit në primare, që do të organizohen nga Partia Demokratike e Shqipërisë.

2.    Referendumi, si forma e shprehjes direkte të vullnetit të qytetarëve, për çdo çështje që i shqetëson, në nivel qendror apo lokal, do të jetë angazhim madhor dhe i patjetërsueshëm, për të cilin PDSH dhe PL do të ndërmarrin të gjitha nismat ligjore dhe aksionet publike të nevojshme për realizimin e kësaj të drejte kushtetuese të mohuar prej 25 vjetësh.

3.       Këshillat Bashkiake, si institucionet më të rëndësishme të përfaqësimit të qytetarëve, do të drejtohen nga përfaqësues të propozuar nga Partia e Lirisë, në rastet kur këshilltarët e kësaj të fundit rezultojnë përcaktues në sigurimin e shumicës në këta këshilla.

4.       Të angazhohen për realizmin e transparencës së plotë për menaxhimin dhe përdorimin e të gjitha fondeve publike, si edhe të gjitha vendimeve të Këshillave Bashkiake dhe të Bashkive që lidhen me to, përfshirë organizimin e seancave të hapura publike, me lidhje live në televizionet kombëtare dhe rrjetet sociale, në funksion të llogaridhënies para qytetarëve.

5.       Të angazhohen, me prioritet të veçantë, për realizimin e vazhdueshëm të seancave publike të hapura të Këshillave Bashkiake, me lidhje live në televizionet kombëtare dhe rrjetet sociale, ku qytetarët të dëgjohen në mënyrë të drejtpërdrejtë në seancat plenare.

6.       Të angazhohen përmes nismave të përbashkëta institucionale, për ndalimin e betonizimit kriminal dhe korruptiv të qyteteve, duke i dhënë përparësi në vendimmarrjen lokale shëndetit të qytetarëve dhe gjelbërimit të qyteteve./Dosja.al

1 VITE ME PARE

Firmoset marrëveshja PD-PL! Berisha dhe Meta shkojnë bashkë në "Lokalet 2023"

'Lokalet 2023'/ Firmoset PAKTI, kandidatë të
Sali Berisha dhe Ilir Meta

TIRANE- Partia Demokratke dhe Partia e Lirisë shkojnë bashkë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Marrëveshja e kthyer në një "kontratë" bashkëpunimi elektoral mes dy partive u firmos nga dy kryetarët Sali Berisha dhe Ilir Meta. Me flamujtë e dy partive në një tryezë në Hotel Tirana, Berisha dhe Meta kanë dalë në një deklaratë të përbashkët për gazetarët. /Dosja.al

1 VITE ME PARE

Marrëveshja me PL, Berisha: Procesi i ekzekutimit politik të personit më mafioz që ka patur Tirana!

'Lokalet 2023'/ Firmoset PAKTI, kandidatë të
Sali Berisha

TIRANE- "Nis procesi i ekzekutimit politik të personit më mafioz që ka patur Tirana", kështu iu është drejtuar gazetarëve kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në nisje të takimit me aleatin Ilir Meta për firmosjen e paktit të bashkëpunimit mes PD dhe PL. Berisha mbërriti me pak minuta vonesë pas Metës në ambientet e Hotel Tirana. Sot u konfirmua lajmi se Meta është kandidati zyrtar i opozitës PD-PL për Kryetarin e Këshillit Bashkiak të Tiranës. 

Dy kryetarët pritet të firmosin sot paktin e bashkëpunimit që është e mbyllur dhe do të jetë në fuqi deri në përfundimin e procesit zgjedhor të zgjedhjeve vendore të 14 majit 2023./Dosja.al

 

1 VITE ME PARE

Zbulohet emri! Meta propozoi tek Berisha veten për kryetar të Këshillit Bashkiak: Superpolitikan

'Lokalet 2023'/ Firmoset PAKTI, kandidatë të
Ilir Meta dhe Sali Berisha

TIRANE- Superpolitikani për të cilin foli dje kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta se do të jetë kandidati i opozitës PD-PL për kandidatin e kryetarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës është vetë Meta. Lajmi njoftohet nga burime të "Dosja". 

Ishte vetë Meta që e përshkroi kandidatin e propozuar për kryetar të Këshillit Bashkiak si një superpolitikan dhe emër që është pritur shumë mirë nga Sali Berisha.

Emri u çua dje në takimin mes të dyve që zgjati 30 minuta dhe konkretizohet sot në finalizimin e marrëveshjes PD-PL për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.  "S’kam patur asnjë diskutim për emrin që do jetë në Tiranë dhe kudo tjetër për arsye se ky është një proces që i takon primares, i kam propozuar një emër për kryetarin e Këshillit Bashkiak Tiranës që e priti me kënaqësi. Është superpolitikan”, tha Meta. /Dosja.al

sali berisha ilir meta pakti pd-pl zgjedhjet lokale 2023

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën