Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel prej dy ditëh, ku sot ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me homologun e Malit të Zi, Milojko Spajic dhe Presidentit të Komitetit Europian për Ekonominë dhe Çështjet Sociale, Oliver Ropke. • Rama u ndal te procesi i integrimit në Europë dhe tha se tashmë ka ardhur koha që vendet kandidate të Ballkanit të sillen më pranë me BE, pa qenë domosdoshmërisht anëtar me të drejta të plota siç është qëllimi fundor i procesit. • Ai tha se Bashkimi Evropian është i vetëdijshem për rëndësinë që ka Ballkani Perëndimor për unionin. • Rama u shpreh se është e trishtë që duhej Vladimir Putin që ta kujtonte këtë gjë. • Rama tha se nuk duhet të presim një tjetër agresion apo luftë për ta rikujtuar këtë gjë. • Rama gjatë konferencës u pyet për marrëveshjen me Italinë për strehimin e emigrantëve për të cilën tha se Shqipëria po sillet si një vend anëtar i BE-së.
3 artikuj për këtë temë.
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama në Bruksel foli edhe për marrëveshjen e nënshkruar me Italinë për emigrantët. Ai tha se nuk mendon se ajo që po ndodh me Italinë bie ndesh me Bashkimin Europian.
Gjithashtu u shpreh se Shqipëria po sillet si një shtet anëtar i BE-së dhe se po pranon që një tjetër vend anëtar i BE të ndajë me në peshën e përgjegjësisë.
“Unë nuk u shpreha apo fola kundër BE. Fola në favor të BE, si një europian që ishte i palumtur me atë çka po ndodhte në këtë qytet melankolik, për të ardhmen e BE. Siç e thash në fjalën hapëse, është mjaft e trishtë që nuk mjaftoi që as unë dhe kolegët e Ballkanit Perëndimor të ngrinim zërin dhe të thonim; Ballkani është strategjik. U desh Putini që të shkundte çdokënd. Tani jemi në një pozitë tjetër dhe ka një shkallë shumë më të lartë ndërgjegjësimi të prekshëm sa i takon vullnetit të BE. Nuk e marrim të mirëqenë, ne kemi bërë një rrugë të gjatë dhe e dimë se në kohë të mira është shumë e mundshme që të dembelosemi dhe t’i hyjmë rrugës së vjetër të humbjes apo të lënies së detyrave të BE. Nuk e shoh se si ajo që po ndodh me Italinë bie ndesh me BE. Ajo që po bëjmë me Italinë si shtet jo anëtar, është ajo që duhet të bëjë një shtet anëtar i BE. Nëse politika e rishpërndarjes ka dështuar masivisht kjo nuk e bën atë çka po bën Shqipëria, diçka që është ndesh me BE në raport me emigracionin. Ne po sillemi si vend anëtar i BE dhe po pranojmë që një tjetër vend anëtar i BE të ndajë me në peshën e përgjegjësisë. Natyrisht kjo nuk mund të jetë përgjigja e përbashkët e BE se si duhet trajtuar kjo çështje. Nuk po merret me thelbin, apo me shkakun, por me simptomat. Shqipëria nuk ka asnjë fuqi që jep zgjidhje, por jemi kontribuues modest, dhe po qëndrojmë krah për krah me një vend si Italia. Ne jemi fqinj që na ndan veç deti, në këtë det po ndodhin gjëra. Nuk mund të rrimë larg dhe të bëjmë sikur nuk ka lidhje me ne. Ne nuk jemi vend i BE dhe nuk na detyron asnjë marrëveshje për t’u përfshirë në atë që ju e quani ‘punë e pistë’. Por është një punë sfiduese.”, tha Rama.
BRUKSELI- Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së mbajtur në Bruksel tha se Bashkimi Evropian është i vetëdijshem për rëndësinë që ka Ballkani Perëndimor për unionin.
Gjithashtu u shpreh se është e trishtë që duhej Vladimir Putin që ta kujtonte këtë gjë. Rama tha se nuk duhet të presim një tjetër agresion apo luftë për ta rikujtuar këtë gjë.
"Besoj fort se ajo çka po ndodh sot këtu, duhet të ndodhë në parlamentin e BE, në Këshillin Evropian. Kjo është e vetmja rrugë për të qetësuar të gjithë shpritat dhe për të injektuar energji mjaft konkrtete, mjaft të prekshme, të dobishme në të gjutha vendet kandidate dhe qytetarët e tyre, lidhur me të ardhmen konkrete e të qënit pjesë e BE. Do të rrezikojmë të hyjmë në një rrugë që nuk mbaron kurrë. Mendoj që ndërkohe plani i rritjes, është po ashtu një tjetër shembull i rëndësishëm, një shkallë ndërgjegjësimi, i të parit ndyshe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por dhe të ardhmes së BE. Dëshiroj ta përmbyll duke thënë se se fundimi, Bashkimi Evropian është shumë më i vetëdijshëm në vepra, jo vetëm me fjalë për rëndësinë strategjike që ka Ballkani Perëndimor për Bashkimin Evropian. Është e trishtë që duhej Vladimir Putin që të ndodhte kjo gjë. Duhet ta ruajmë këtë ritëm duke ecur përpara, me hapa të guximshëm, mos të presim për një agression tjetër, katastrofë tjetër, që të na kujtojë, të kujtojë njerëzit në Bruksel, se sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor për Bashkimin Evropian. Themi gjithnjë që Bshkimi Evropian është shumë i rëndësishëm për ne, por Bashkimi Evropian duhet ta kuptojë, që ky ndërgjegjësim të bëhet edhe praktik.", u shpreh Rama.
BRUKSEL-Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel prej dy ditëh, ku sot ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me homologun e Malit të Zi, Milojko Spajic dhe Presidentit të Komitetit Europian për Ekonominë dhe Çështjet Sociale, Oliver Ropke.
Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te procesi i integrimit në Europë dhe tha se tashmë ka ardhur koha që vendet kandidate të Ballkanit të sillen më pranë me BE, pa qenë domosdoshmërisht anëtar me të drejta të plota sic është qëllimi fundor i procesit.
Ai u shpreh se Bashkimi Europain dhe Ballkani Perëndimor duhet të gjejnë një mundësi për rrugëtimin e këtyre të fundit drejt unionit europian.
"Ky është një lajm i mirë i ardhur nga organizëm shembulloj i kompleksit të institucioneve si komiteti i Ekonomisë që vendosi të marrë hapa të guximshëm duke u dhënë të gjitha vendeve kandidate mundësinë të jenë pjesë e komunitetit që përbëhet nga shtete anëtare. Ky është shembulli i parë të shkëlqyer se si duhet të parashohim të ardhmen e afërt dhe se duhet të biem dakord me miqtë tanë në BE mbi qasjet e ndryshme për t’i bërë gjërat bashkë dukë na lejuar të jemi pjesë e hapësirave të dialogut, ndërveprimit e bashkëpunimit që kjo organizatë ofron për anëtarë.
Duke pasur vendet tona në Komitet në kuptimin e plotë pa të drejtë vote është ajo që duhet të ndodhë në të ardhmen e afërt për Ballkanin perëndimor që duhet të gjejë rrugën që rrugëtimi drejt anëtarësimit duhet të jetë rrugëtim bashkëpunimi dhe ndërveprimi organik që duhet të ofrohet nga BE.
Besoj se është koha që BE të kuptojë se vendet kandidatë të Ballkanit perëndimor nuk janë mjaftueshëm të pjekura por janë në një situatë ku meritojnë të përqafohen e të sillen më pranë pa qenë domosdoshmërisht anëtar me të drejta të plota sic është qëllimi fundor i procesit.", tha Rama.