LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mbetjet në 102 kontejnerët e anijes “Moliva” rezultuan të rrezikshme/ Prokuroria e Durrësit lëshon 33 urdhërarreste, mes tyre ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (EMRAT)

• Prokuroria e Durrësit ka lëshuar 33 masa sigurie në lidhje me çështjen e 102 kontejnerëve me mbetje. • Bëhet me dije se masat e sigurisë janë firmosur për personat e dyshuar për përfshirje në këtë çështje. • Nga këto, 26 masa janë “arrest me burg” dhe 7 masa janë “arrest shtëpie”. • Arrest shtëpie është përcaktuar edhe për Arta Dollanin, ish-drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. • Gjithashtu masa sigurie janë lëshuar edhe për biznesmenë dhe zyrtarë të AKM-së dhe doganave. • Ndërkohë, priten që të jepen edhe 70 masa sigurie të tjera, ku përfshihen, zyrtarë të thjeshtë, ish-drejtora, ministra dhe zv.ministra. • Gjithashtu janë zbardhur edhe emrat e 33 personave të arrestuar. • Bëhet me dije se mes personave të arrestuar me urdhër të Prokurorisë Durrës janë administratorët Erdal Demir dhe Yusuf Sezai, pronarja dhe administratorja e kompanisë, Gjovana dhe Doni Sokolaj, ndaj të cilëve është caktuar arrest me burg. • Po ashtu Prokuroria ka caktuar “arrest me burg” edhe ndaj Olizana Pematit, ish-administratore e kompanisë “Sokolaj”, Mujo Ilazajt, Harun Saricës, Arif Shkallës, Shaban Hysenit, Mikail Hilës, Mbarime Korocit, Nazif Bajramit, Andon Priftit, Petrit Qoses, Julian Kapedanit, Indrit Likajt, Helidon Lilës, Edmond Vodës, Shkëlqim Jakupit, Florian Çimos, Gazmend Sinës, Ingo Hesse, Dritan Seferajt, Kledina Skendos, Kejdi Ahmetajt, dhe Xhulio Golgota. • Anija me mbetjet e refuzuara nga autoritetet tajlandeze mbërriti në Durrës më 28 tetor 2025. • 102 kontejnerët me mbetje u vendosën në një zonë nën administrimin e Agjencisë së Administrimit të Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara, AAPSK në afërsi të EcoParkut në Porto Romano.

8 artikuj për këtë temë.

4 MUAJ ME PARE

Nuk respektoi ligjin për kontrollet në 4 kompani/ Si Agjencia Kombëtare e Mjedisit i hapi rrugën transportimit dhe kontrabandimit të mbetjeve

Mbetjet në 102 kontejnerët e anijes “Moliva” rezultuan
foto ilustuese

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore lidhur me mbetjet e rrezikshme. Bëhet me dije se Prokuroria e Durrësit ka zbuluar shkelje të ligjit dhe shpërdorim detyre nga drejtuesit e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe inspektorë të saj pasi nuk ka ushtruar kontrolle sipas ligjit. 

Sipas hetimeve, rezulton se AKM nuk ka kryer inspektime në përputhje me ligjin, duke i hapur rrugën grumbullimit, transportimit dhe kontrabandimit të mbetjeve të rrezikshme të kodit 10 02 07. Gjithashtu në dosje thuhet se AKM nuk ka kryer inspektime periodike tematike, por vetëm inspektime vjetore të përgjithshme, në të cilat gjithashtu evidentohen shkelje mbi rezultatet e inspektimit. 

Sipas Prokurorisë, AKM është gjithashtu përgjegjëse se nuk ka monitoruar cilësinë e vetëmonitorimeve të kompanive private, të cilat i kanë kryer ato fiktivisht dhe në shkelje të detyrimeve të diktuara nga ligji. Gjithashtu sipas prokurorisë, bazuar në proceverbali e datës 29.08.2024 AKM ka evidentuar shkelje dhe e ka gjobitur./Dosja.al

 

4 MUAJ ME PARE

Mallrat ishin regjistruar me përshkrimin “Oksid Hekuri”/ Analizat laboratorike zbulojnë përmbajtjen e rrezikshme të 2800 ton mbetjeve! Mostrat kishin përmbajtje të lartë...

Mbetjet në 102 kontejnerët e anijes “Moliva” rezultuan
foto ilustuese

DURRËS- Detaje të reja vijojnë të dalin nga operacioni për zbatimin e masave të sigurisë në lidhje me çështjen e mbetjeve të rrezikshme. Bëhet me dije se lidhur mbi sasinë që do të eksportohej është urdhërua nga Prokuroria e Durrësit kryerja a analizave.

Sipas dosjes hetimore, në total janë marrë 11 mostra nga 102 kontejnerët e ngarkuar në anijen Moliva me 2800 ton mbetje. Gjithashtu mësohet se mallrat ishin regjistruar me përshkrimin “Oksid Hekuri” ndërsa si ndërmjetës për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Azisë ishte kompania me bazë në Kroaci dhe me administrator Gjoni Sokolaj.

Nga analizat e kryera në Itali në loboratorin “Advanced Analytical Services”, ka rezultuar se mostrat kishin përmbajtje të lartë hekuri, zinku, bakri, plumbi, squfuri e të tjera.

Pjesë nga dosja hetimore:

Në deklaratat  “oksid zinku”, është korrigjuar nga korum është bërë oksid hekurit duke ju referuar konkluzioneve të aktit të ekspertimit kimik-mjedisor, në fakt materiali që Kurum ka shitur tek shoqëria Sokolaj nuk rezulton as oksid hekuri dhe as oksid zinku, ashtu sikurse subjektete janë përpjekur nëpërmjet fletëve të analizave që kanë paraqitur, por një përbërje kimike karakterizuar nga përmbajtje të larta të zinkut (Zn) dhe hekurit (Fe), me prani të plumbit (Pb) dhe bakrit (Cu) në nivele tipike për pluhurin e furrës elektrike të çelikut (EAF dust), e cila mbi bazën e origjinës teknologjike të mbetjes dhe identifikimit të vetive të rrezikut sipas Annex III te Direktivës 2008/98/EC, me shumë gjasa kodi 10 02 07* përfaqëson klasifikimin e saktë teknikisht dhe ligjërisht të materialit të analizuar.

Nga analizimi i akteve të administruara në funksion të këtij procedimi penal dhe rezultateve të ekspertimit, rezulton se subjektet Sokolaj sh.p.k. dhe Kurum International sh.a., në dijeni të plotë të rrezikshmërisë së mbetjeve të rrezikshme, të cilat kualifikohen sipas kodit 10 02 07*, kanë kryer një sërë veprimesh për fshehjen e llojit të vërtetë të mbetjes, me qëllim eksportimin jashtë Shqipërisë, duke ju shmangur të gjitha detyrimeve ligjore të parashikuara në legjislacionin shqiptar dhe atë ndërkombëtar për menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme.

Shoqëria Kurum dhe Sokolaj kanë fshehur në mënyrë të vazhdueshme natyrën e vërtetë të llojit të mbetjes së rrezikshme, duke e përpjekur ta paraqesin herë si oksid hekuri dhe herë si oksid zinku.

Shoqëria Kurum ka lëshuar për Sokolaj sh.p.k, fatura me përshkrim artikulli “Oksid hekuri” dhe “oksid zinku”. Kontrata është lidhur për llojin e artikullit Oksid hekuri ndërsa është tentuar fshehja e faturës me përshkrim malli ‘oksid zinku’.

Në bazë të kontratës datë 01.08.2023 të sipërcituar, Kurum ka lëshuar për Sokolaj faturat tatimore: Nr.19107/2023 datë 16.11.2023, me përshkrim artikulli "Oksid Hekuri”, në sasinë 852.740 kg;

• Nr.88/2023 datë 03.10.2023, me përshkrim artikulli "Oksid zinku (në thasë) 2000f", me blerës "Sokolaj" sh.p.k.; Nr.88/2023 Korigjuese me përshkrim artikulli "Oksid Hekuri".

Siç vihet re, pavarësisht se kontrata është lidhur për llojin e artikullit Oksid Hekuri, Kurum ka lëshuar për Sokolaj faturën tatimore Nr.88/2023 datë 03.10.2023, për artikullin "Oksid zinku (në thase) 2000.

Shoqëritë Kurum dhe Sokolaj, janë përpjekur të fshehin ekzistencën e faturës Nr.88/2023 datë 03.10.2023, me artikullin “Oksid zinku (në thasë) 2000ť”, jo vetëm me deklarime, por edhe me veprime kokrete, duke paraqitur në vend të saj faturën nr.88/2023 KORIGJUESE, në të cilën artikulli është "Oksid Hekuri".

Duke ju referuar edhe deklarimeve të shtetasve Gjovana dhe Gjoni Sokal ata mohojnë të kenë blerë dhe eksportuar oksid zinku nga Kurum, por oksid hekuri.

Ndërkohë, janë zbardhur edhe emrat e 33 personave të arrestuar. Bëhet me dije se mes personave të arrestuar me urdhër të Prokurorisë Durrës janë administratorët Erdal Demir dhe Yusuf Sezai, pronarja dhe administratorja e kompanisë, Gjovana dhe Doni Sokolaj, ndaj të cilëve është caktuar arrest me burg.

Në masën arrest shtëpie është vendosur edhe Arta Dollani, e besuara e Mirela Kumbaros. Dollani, e cila sot mban detyrën si drejtoreshë e Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, akuzohet për shkeljet e kryera në kohën kur mbante postin e drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

Prokuroria ka caktuar “arrest me burg” edhe ndaj Olizana Pematit, ish-administratore e kompanisë “Sokolaj”, Mujo Ilazajt, Harun Saricës, Arif Shkallës, Shaban Hysenit, Mikail Hilës, Mbarime Korocit, Nazif Bajramit, Andon Priftit, Petrit Qoses, Julian Kapedanit, Indrit Likajt, Helidon Lilës, Edmond Vodës, Shkëlqim Jakupit, Florian Çimos, Gazmend Sinës, Ingo Hesse, Dritan Seferajt, Kledina Skendos, Kejdi Ahmetajt, dhe Xhulio Golgota.

Gjithashtu aksioni është shtrirë edhe në Elbasan, ku janë ekzekutuar tetë masa sigurie.  Konkretisht janë ekzekutuar 6 masa për persona që kanë mbajtur detyrën e Drejtues sektori dhe 2 masa për dy administratorë për dy kompani.  Ndërkohë po vijojnë kontrollet për të lokalizuara disa persona të tjerë. Gjithashtu sipas informacioneve paraprake njoftohemi se në total janë rreth 64 masa që pritet të ekzekutohen./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Mbetjet e rrezikshme/ Aksioni shtrihet edhe në Elbasan, ekzekutohen 8 masa, mes tyre drejtorë dhe administratorë kompanish

Mbetjet në 102 kontejnerët e anijes “Moliva” rezultuan
foto ilustuese

ELBASAN- Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni për zbatimin e masave të sigurisë në lidhje me çështjen e mbetjeve të rrezikshme. Bëhet me dije se aksioni është shtrirë edhe në Elbasan, ku janë ekzekutuar tetë masa sigurie. 

Konkretisht janë ekzekutuar 6 masa për persona që kanë mbajtur detyrën e Drejtues sektori dhe 2 masa për dy administratorë për dy kompani. 

Ndërkohë po vijojnë kontrollet për të lokalizuara disa persona të tjerë. Gjithashtu sipas informacioneve paraprake njoftohemi se në total janë rreth 64 masa që pritet të ekzekutohen./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Hetimet për mbetjet e rrezikshme/ Prokuroria e Durrësit vendos “arrest shtëpie” për kandidaten e PS-së për deputete (EMRI)

Mbetjet në 102 kontejnerët e anijes “Moliva” rezultuan
Foto ilustruse

DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka lëshuar disa urdhër-arresteve, në kuadër të hetimeve për mbetjet e rrezikshme. Në lidhje me këtë, ndaj Kledina Skëndo punonjëse në Sektorin e Monitorimit të Lejeve Mjedisore pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe kandidate e PS-së për deputete në Tiranë, është vendosur masa e sigurisë “arrest në shtëpi”. 

Hetimi i Prokurorisë së Durrësit lidhet me dyshimet për eksport të paligjshëm të mbetjeve të rrezikshme në qytetin e Elbasanit. Gjatë periudhës 2020–2023, janë prodhuar mijëra ton mbetje të rrezikshme. Këtu përfshihet  hiri dhe pluhur metalurgjik nga oxhaqet. Këto janë eksportuar drejt vendeve të huaja pa dokumentacionin e nevojshëm dhe pa autorizime ligjore për transferim dhe eksportim.

Në lidhje me këtë, Prokuroria ka sekuestruar dokumentacionin e kompanisë dhe materialet e lidhura me shitjen dhe eksportin e këtyre mbetjeve. 

Skandali u bë i njohur fillimisht kur kontejnerë me mbetje të dyshuara toksike, të nisur nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës, u ndaluan nga autoritetet ndërkombëtare. Kjo për shkak se përmbajtja e tyre nuk ishte raportuar në mënyrë të saktë./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

DETAJE nga hetimet e Prokurorisë, si u fshehën mbetjet e rrezikshme brenda 102 kontejnerëve

Mbetjet në 102 kontejnerët e anijes “Moliva” rezultuan

DURRËS- Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i përbashkët i Policisë së Durrësit dhe Tiranës për zbatimin e masave të sigurisë në lidhje me çështjen e mbetjeve të rrezikshme, ku fokusi i hetimeve është zhvendosur edhe te roli i zyrtarëve shtetërorë.

Bëhet me dije se brenda 102 kontejnerëve me mbetje që do të eksportoheshin drejt Tajlandës ishte futur hiri i furrave të metalurgjikut, një mbetje e rrezikshme. Sipas dokumenteve të Prokurorisë, rezulton se të dyja kompanitë kanë kryer një sërë veprimesh për të fshehur llojin e vërtetë të mbetjes.

Analizat laboratorike dhe aktet e ekspertimit kanë konfirmuar se bëhet fjalë për mbetje të koduara 10 02 07*, të cilat konsiderohen të rrezikshme për shëndetin dhe mjedisin. Aktekspertiza për përcaktimin e llojit të mbetjeve brenda 102 kontejnerëve që u kthyen në Shqipëri, pas alarmit të rrjetit të Bazelit, është kryer në një laborator të specializuar në Itali.

“Duke iu referuar akteve të administruara dhe rezultateve të ekspertimit, rezulton se subjektet Sokolaj sh.p.k. dhe Kurum International, në dijeni të plotë të rrezikshmërisë së mbetjeve të rrezikshme, të cilat kualifikohen sipas kodit 10 02 07*, kanë kryer një sërë veprimesh për fshehjen e llojit të vërtetë të mbetjes, në bashkëpunim edhe me të tretë, me qëllim eksportimin jashtë Shqipërisë, duke iu shmangur të gjitha detyrimeve ligjore të parashikuara në legjislacionin shqiptar dhe atë ndërkombëtar për menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme”, thuhet në dokumentin e Prokurorisë.

Ndërkohë Prokuroria e Durrësit ka firmosur 33 masa sigurie në lidhje me mbetjet e rrezikshme të konfiskuara një vit më parë. Nga këto 26 janë arrest me burg dhe 7 masa arresti në shtëpi. Mes personave ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie” është edhe Arta Dollani, ish-drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM)./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Nga administratori tek pronari i kompanisë/ ZBARDHEN EMRAT e 33 të arrestuarve lidhur me 102 kontejnerët e mbetjeve

Mbetjet në 102 kontejnerët e anijes “Moliva” rezultuan
foto ilustuese

DURRËS- Emrat e 33 personave të arrestuar lidhur me skandalin e 102 kontejnerëve me mbetjeve të rrezikshme janë zbardhur. Bëhet me dije se mes personave të arrestuar me urdhër të Prokurorisë Durrës janë administratorët Erdal Demir dhe Yusuf Sezai, pronarja dhe administratorja e kompanisë, Gjovana dhe Doni Sokolaj, ndaj të cilëve është caktuar arrest me burg.

Ndërkohë në masën arrest shtëpie është vendosur edhe Arta Dollani, e besuara e Mirela Kumbaros. Dollani, e cila sot mban detyrën si drejtoreshë e Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, akuzohet për shkeljet e kryera në kohën kur mbante postin e drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

Prokuroria ka caktuar “arrest me burg” edhe ndaj Olizana Pematit, ish-administratore e kompanisë “Sokolaj”, Mujo Ilazajt, Harun Saricës, Arif Shkallës, Shaban Hysenit, Mikail Hilës, Mbarime Korocit, Nazif Bajramit, Andon Priftit, Petrit Qoses, Julian Kapedanit, Indrit Likajt, Helidon Lilës, Edmond Vodës, Shkëlqim Jakupit, Florian Çimos, Gazmend Sinës, Ingo Hesse, Dritan Seferajt, Kledina Skendos, Kejdi Ahmetajt, dhe Xhulio Golgota.

LISTA E PERSONAVE TË PËRFSHIRË

Erdal Demir Administratori i “Kurum International” në arrest me burg

Yusuf Sezai Kurum Administrator me prokurë i “Kurum” në arrest me burg

Gjovana Sokolaj Pronare e kompanisë “Sokolaj” në arrest me burg

Doni Sokolaj Administrator i kompanisë D.o.o Minerals në arrest me burg

Olizana Pemati Ish- administratore e kompanisë “Sokolaj” në arrest me burg

Mujo Ilazaj Drejtori i Transportit në kompaninë “Kurum” në arrest me burg

Rami Bunga Specialist pranë zyrës së mjedisit në “Kurum” në arrest me burg

Harun Sarica Drejtori i prodhimit të çelikut në “Kurum” në arrest me burg

Arif Shkalla Drejtues në kompaninë “Kurum” në arrest me burg

Shaban Hyseni Drejtor i departamentit te shitjeve në “Kurum” në arrest me burg

Mirjeta Zotaj Kontabiliste e kompanisë “Sokolaj” në arrest shtëpiak

Mikail Hila Aksioner i agjencisë doganore “Joti Spedition” në arrest me burg

Mbarime Koroci Aksionere e kompanisë “Alliance Resource” në arrest me burg

Nazif Bajrami Pronar i kompanisë “Bajrami N” në arrest me burg

Andon Prifti Administrator i kompanisë “Bajrami N” në arrest me burg

Petrit Qosja Person fizik në tregtinë e mbetjeve në arrest me burg

Julian Kapedani Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Indrit Likaj Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Helidon Lila Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Edmond Voda Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Shkëlqim Jakupi Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Florian Çimo Administrator i kompanisë koncesionare EMS APO në arrest me burg

Gazmend Sina Punonjës i kompanisë koncesionare EMS APO në arrest me burg

Ingo Hesse, administrator i kompanisë EMS APO në arrest me burg

Arta Dollani Ish- drejtoresha e Përgjithshme e AKM në arrest shtëpiak

Marjeta Përlala Drejtoresha aktuale e AKM në arrest shtëpiak

Dritan Seferaj Drejtoria e Inspektim- Kontrollit, AKM në arrest me burg

Kledina Skendo Sektori i monitorimit të lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak

Bujana Tonçiça Sektori i lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak

Evis Mellonashi Sektori i lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak

Kejdi Ahmetaj Drejtoria e Inspektimit, AKM në arrest me burg

Iva Musa Inspektore e Autoritetit Portual Durrës, arrest shtëpiak

Xhulio Golgota Inspektor i Autoritetit Portual Durrës, arrest me burg

4 MUAJ ME PARE

Arrestohet Arta Dollani, drejtoresha e Agjencisë së Arsimit Parauniversitar

Mbetjet në 102 kontejnerët e anijes “Moliva” rezultuan

TIRANË- Prokuroria e Durrësit lëshoi sot 33 masa sigurie në lidhje me çështjen e 102 kontejnerëve me mbetje. Nga këto, 26 masa janë “arrest me burg”, ndërsa 7 masa janë “arrest shtëpie”. 

Bëhet me dije se arrest shtëpie i është vendosur edhe Arta Dollanit, e besuara e Mirela Kumbaros. 

Dollani, e cila sot mban detyrën si drejtoreshë e Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, akuzohet për shkeljet e kryera në kohën kur mbante postin e drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Të dyja ministritë kanë qenë nën drejtimin e Mirela Kumbaros./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Mbetjet në 102 kontejnerët e anijes “Moliva” rezultuan të rrezikshme/ Prokuroria e Durrësit lëshon 33 urdhërarreste, mes tyre ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit

Mbetjet në 102 kontejnerët e anijes “Moliva” rezultuan
Foto ilustruse

DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka lëshuar 33 masa sigurie në lidhje me çështjen e 102 kontejnerëve me mbetje.  Bëhet me dije se masat e sigurisë janë firmosur për personat e dyshuar për përfshirje në këtë çështje. 

Nga këto, 26 masa janë “arrest me burg”, ndërsa 7 masa janë “arrest shtëpie”. Arrest shtëpie është përcaktuar edhe për Arta Dollanin, ish-drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Gjithashtu masa sigurie janë lëshuar edhe për biznesmenë dhe zyrtarë të AKM-së dhe doganave.

Ndërkohë, priten që të jepen edhe 70 masa sigurie të tjera, ku përfshihen, zyrtarë të thjeshtë, ish-drejtora, ministra dhe zv.ministra.

Anija me mbetjet e refuzuara nga autoritetet tajlandeze mbërriti në Durrës më 28 tetor 2025. 102 kontejnerët me mbetje u vendosën në një zonë nën administrimin e Agjencisë së Administrimit të Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara, AAPSK në afërsi të EcoParkut në Porto Romano./Dosja.al

prokuroria e durresit

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje