LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mbyllet sot sipari i fushatës për "14 Majin"/ Rama në Shkodër e Durrës! PD dhe 'Bashkë Fitojmë' në Tiranë. Nesër heshtje zgjedhore

• Partitë politike mbyllin sot fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 Majit, ku do të zgjidhen kryetarët në 61 Bashki të vendit, nga veriu në Jug. • Boalicioni 'Bashkë Fitojmë', mbylli fushatën në Elbasan dhe në Tiranë. • Ndërsa, nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama dha 'shtysën' e fundit për Emiriana Sakon në Durrës, e Benet Becin në Shkodër. • Edhe pse 2 ditë na ndajnë nga zgjedhjet lokale, vazhdojnë denoncimet për blerjen e votës. • Ndaj dhe kryepolici, Muhamet Rrumbullaku kërkoi që qytetarët të raportonin pranë Policisë së Shtetit çdo rast. • Megjithatë 'lufta' politike vazhdon edhe sot, nesër ka heshtje zgjedhorë. • Të dielën, "flasin" qytetarët.

36 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Mbyllet fushata për zgjedhjet lokale, Rama jep porosinë e fundit: Ata që nuk do votojnë për ne, të mendohen 2 herë

Mbyllet sot sipari i fushatës për "14 Majin"/ Rama në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë dhe mesazhin e fundit para heshtjes zgjedhore për vendoret e 14 majit. Në rrjeet e tij sociale, kreu i qeverisë Edi Rama ka postuar foton e një fëmijë të vogël, e në sfond flamuri kombëtar dhe fton qytetarët që ta votojnë. Ndërsa të gjithë ata që nuk do t'i japin votën, i fton që ta mendojnë mirë edhe njëherë.

"Arsyet pse ne do të fitojmë shumë bindshëm janë më shumë se sa një. Por unë sonte po e mbyll kapakun e albumit të kësaj fushate me arsyen e madhe që ilustron kjo foto: Sepse ne po ndërtojmë me vizion, ambicie, punë të palodhur, këmbëngulje e durim të madh, Shqipërinë e gjeneratës tjetër dhe këtë, shumica e shqiptarëve e dinë, e kuptojnë, e ndjejnë, prandaj edhe na votojnë, pavarësisht pakënaqësive, kritikave, rezervave që sigurisht kanë për ne. Ndërsa të tjerët, ata që nuk na kanë votuar asnjëherë, kanë nisur ta perceptojnë, ngadalë, nga pak, patjetër ende me shumë vështirësi, se nuk ka asnjë forcë tjetër që ka fuqinë dhe aftësinë t’i hapë rrugën të ardhmes së Shqipërisë së fëmijëve të tyre,"-shkruan Rama. 

POSTIMI I PLOTË

Edi Rama: Për pak mbaron fushata ime e nëntë në krye të Partisë Socialiste. Kjo fushatë na ka hapur rrugën e fitores së tetë, pasnesër më 14 maj, me rezultatin më spektakolar të të gjitha zgjedhjeve vendore qysh nga viti 2007. Arsyet pse ne do të fitojmë shumë bindshëm janë më shumë se sa një. Por unë sonte po e mbyll kapakun e albumit të kësaj fushate me arsyen e madhe që ilustron kjo foto: Sepse ne po ndërtojmë me vizion, ambicie, punë të palodhur, këmbëngulje e durim të madh, Shqipërinë e gjeneratës tjetër dhe këtë, shumica e shqiptarëve e dinë, e kuptojnë, e ndjejnë, prandaj edhe na votojnë, pavarësisht pakënaqësive, kritikave, rezervave që sigurisht kanë për ne. Ndërsa të tjerët, ata që nuk na kanë votuar asnjëherë, kanë nisur ta perceptojnë, ngadalë, nga pak, patjetër ende me shumë vështirësi, se nuk ka asnjë forcë tjetër që ka fuqinë dhe aftësinë t’i hapë rrugën të ardhmes së Shqipërisë së fëmijëve të tyre. Prandaj megjithëse përsëri nuk do të votojnë për ne, me përjashtime të vogla, do të jenë jo edhe aq të pakët këtë herë në radhët e tyre ata që do të mendohen dy herë, për ku do ta çojnë apo nuk do ta çojnë fare votën e tyre, për të mos u bërë palë me një të keqe që Shqipëria nuk ka më arsye ta pranojë! Dhe kjo sjellje e re e këtyre të fundit do të ndjehet në erën e fortë të fitores së 14 majit. Shumë faleminderit të gjithë atyre prej jush që ishin pjesë e kësaj cope të re të rrugës sonë drejt të ardhmes, që nga pjesëmarrësit në takimet e panumërta të kandidatëve, deputetëve, drejtuesve politikë apo tubimet e mia, tek kryetarët e anëtarët e çdo organizate, patronazhistët e paepur dhe aktivistët e palodhur, e deri tek të gjithë ata mbështetës, brenda apo jashtë vendit, që na dhuruan energji të çmuara përmes valëve të vëmendjes së tyre. Tani mbetet edhe pjesa më e lehtë, po më e rëndësishmja, shkuarja dhe nxjerrja për votim e çdokujt përreth jush apo në largësinë e një telefonate, nga brenda po edhe nga jashtë Shqipërisë, ku kush nuk vjen dot vetë, mund ta kompensojë mungesën duke bindur dikë tjetër
E diela, 14 maj, është DITA JONË dhe e kandidatëve tanë, për të vazhduar VETËM PËRPARA, për Shqipërinë e Gjeneratës Tjetër

3 VITE ME PARE

"Ça bëni ju? Të të vijë turp!"/ PD: 3 punonjës të IKMT në Dibër po shpërndanin para, reagon Policia: S'kishin asgjë me vete, janë të lirë (VIDEO)

Mbyllet sot sipari i fushatës për "14 Majin"/ Rama në
Pamje nga Dibra

DIBËR- Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Dibër, Ismail Uka ka denoncuar një rast të shit-blerjes së votës nga ana e mazhorancës në qytetin ku ai garon për kryetar Bashkie. Sipas të dhënave të para, një inspektor i IKMT, së bashku me dy punonjës të tjerë janë kapur në Dibër janë kapur duke shpërndarë para vetëm dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Mësohet se Elton Lleshi, i cili punon si inspektor pranë IKMT dhe dy punonjësit janë bllokuar brenda një pallati nga banorë të zonës, ndërsa më pas janë shoqëruar nga efektivët e policisë.

Nga videoja e shpërndarë në momentin e kapjes së tyre, dëgjohen edhe diskutimet mes tyre. 

"O Ismail shihe se është Bledi. Ça bëni ju? Të të vijë turp!,"-dëgjohet në video. Mirëpo deri më tani nuk dihen emrat e dy personave të tjerë dhe shuma e parave që kishin me vete. Po ashtu, edhe Policia e Shtetit ende nuk ka dhënë detaje lidhur me të vendosurit në pranga. 

Megjithatë pas publikimit të lajmit, një reagim ka ardhur nga Policia e Shtetit. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se nuk ka asnjë të prangosur dhe 3 të shoqëruarit nuk kanë pasur me vete asnjë send të kundraligjshëm. 

"Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë si dhe është njoftuar Prokurori i gatshëm në lidhje me pretendimet e shtetasit I.U. Po në lidhje me pretendimet e shtetasit I.U, u ngrit menjëherë grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit, kreu një sërë veprimesh procedurale, si kqyrja e kamerave të një subjekti ku pretendonte kandidati dhe verifikimi nga Prokurori, i banesës së shtetasit E. LL, ku gjatë kontrollit të kryer nuk u konstatua asnjë send i kundraligjshëm apo qe lidhet me pretendimet e shtetasit I.U. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në DVP Dibër shtetasin E.LL, 33 vjeç, dhe dy shtetaset që ishin me të konkretisht S.Z., 37 vjeçe; E.D., 22 vjeçe, dhe pas marrjes në pyetje nga Prokurori, në përfundim të shpjegimeve të dhëna janë lënë të lirë,"-bëhet me dije ndër të tjera.

Sqarim i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër

Në lidhje me lajmin e publikuar në media e rrjete sociale ku pretendohet se Policia e Dibrës ka arrestuar tre shtetas, punonjës të bashkisë për shpërndarje të vlerave monetare për përfitime elektorale, sqarojmë opinionin publik se lajmi është i pavërtetë: Më datën 12.05.2023, rreth orës 16:50, në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, ka ardhur një telefonatë nga shtetasi I.U, kandidat për kryetar Bashkie i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi pretendonte se në 'Lagjen e Re', të qytetit të Peshkopisë, kishte konstatuar tre shtetas që dyshonte se këta po shpërndanin vlera monetare për blerje votash.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë si dhe është njoftuar Prokurori i gatshëm në lidhje me pretendimet e shtetasit I.U. Po në lidhje me pretendimet e shtetasit I.U, u ngrit menjëherë grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit, kreu një sërë veprimesh procedurale, si kqyrja e kamerave të një subjekti ku pretendonte kandidati dhe verifikimi nga Prokurori, i banesës së shtetasit E. LL, ku gjatë kontrollit të kryer nuk u konstatua asnjë send i kundraligjshëm apo qe lidhet me pretendimet e shtetasit I.U.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në DVP Dibër shtetasin E.LL, 33 vjeç, dhe dy shtetaset që ishin me të konkretisht S.Z., 37 vjeçe; E.D., 22 vjeçe, dhe pas marrjes në pyetje nga Prokurori, në përfundim të shpjegimeve të dhëna janë lënë të lirë. Drejtoria Vendore e Policisë Dibër kërkon mirëkuptimin e mediave që para se të publikojnë lajme që kanë lidhje me procesin zgjedhor dhe për çdo rrethanë tjetër, të kërkojë informacion zyrtar, me qëllim informimin sa më të drejtë të qytetarëve.

 

 

3 VITE ME PARE

PD Shkodër i përgjigjet Ramës: Gënjeshtar, erdhe me njerëz të importuar - përgjigjen e merr në 14 Maj

Mbyllet sot sipari i fushatës për "14 Majin"/ Rama në
Foto ilustruese

SHKODËR- Partia Demokratike, dega Shkodër, i është përgjigjur kreut të qeverisë Edi Rama, i cili ishte sot në takimin përmbyllës, 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit. Sipas PD Shkodër, Rama e reklamoi qytetin duke përdorur pamje të shkuara duke gënjyer hapur qytetarëve.

"I dëshpëruar nga humbja që e pret në 14 Maj nga vota masive e shkodranëve, Edi Rama nuk di t’i ndahet GëNJESHTRëS. E bëri këtë edhe në ditën e fundit të fushatës, ndërsa kishte hapur arkivat për të gjetur pamje të vjetra të Shkodrës dhe për t’ja u shitur shkodranëve e shqiptarëve si realiteti i sotëm.  Në mënyrën më të turpshme kandidati i tij për Shkodrën, deputetët dhe ato pak rilindas që kishte nga ky qytet, pasi të tjerët i kishte importuar nga bashkitë e tjera, buzëqeshnin dhe bënin sehir me formën e shëmtuar se si e reklamon qytetin e tyre kryeministri GëNJESHTAR. Edi Rama gabon rëndë kur mendon se me të tilla manovra mund ta mposhtë qytetarinë shkodrane dhe krenarinë legjitime që ka secili prej nesh për Shkodrën. Përgjigjen do ta marrë në 14 Maj, atëherë kur shkodranët do ta refuzojnë masivisht atë dhe kandidatin e tij,"-shkruhet në njoftimin e PD.

3 VITE ME PARE

Berisha i dërgon fjalën e fundit: Edi Rama, hiq dorë se populli është në këmbë! Jemi si lumë, do të të marrim para

Mbyllet sot sipari i fushatës për "14 Majin"/ Rama në
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në takimin përmbyllës të fushatës në Tiranë për zgjedhjet lokale të 14 majit, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po bën gjithçka për të manipuluar dhe për të vjedhur votat nga opozita. Ndaj dhe i dha edhe një mesazh të fundit, pas thirrjeve për të votuar 61 kandidatët e koalicionit "Bashkë fitojmë", Berisha tha se Rama mund të vjedhë “një kovë vota” por se nuk do të arrijë kurrsesi të vjedhë lumin e votave më 14 maj.

“Kalojnë në skuta me sejmenët e tij dhe shpërndajnë para. I them, mund të vjedhësh një kovë në lumin që rrjedh, mund të vjedhësh një votë, por lumin nuk e vjedh dot. Të garantoj që rryma e tij, rryma e ndryshimit, rryma e fitores do të të marrë përpara dhe do të të çojë atje ku e meriton. Edi Rama hiq dorë se populli është në këmbë, Shqiptarët sot janë më krenarë se kurrë me votën e tyre, janë më të vendosur të mbrojnë liritë e tyre,”- tha ai.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Së pari, një mirënjohje të pakufishme qindra mijëra burrave dhe grave, të rinjve dhe të rejave, pensionistëve dhe të moshuarve, për mbështetjen e jashtëzakonshme që i dhanë fushatës së koalicionit tonë, fushatës së kandidatëve të lirisë. Me mbështetjen e tyre, besimin e tyre, ju i sollët Shqipërisë dhe shqiptarët, pranverën e bukur, pranverën e fitores. Një mirënjohje e pakufishme ndaj Belind Këlliçit dhe 61 kandidatëve të primareve, të cilët shkëlqyen si yje të vërteta të lirisë me fushatën e tyre, me takimet, me bisedat, me projektet, me programet. Kurrë ndonjëherë qytetari shqiptar nuk është ndjerë më i përfillur, më i nderuar, më i vlerësuar, ashtu siç e meriton nga përfaqësuesit e tij. Kandidatët e primareve janë kandidatët e fitores, janë kandidatët e lirisë. Sonte është një natë e veçantë në historinë e përpjekjeve tona për liri dhe dinjitet. Sonte ne mbyllim fushatën me të cilën ne ia dolëm të bindim shqiptarët, ia dolëm të takojmë shqiptarët, të bisedojmë me ta, të vendosim së bashku me 14 maj, të votojmë ndryshimin, të votojmë Belind Këlliçin, të votojmë kandidatët tanë të fitores. Projekti i tyre është projekti i shndërrimit të bashkive tona në bashki të qytetarëve, në bashki të komuniteteve. Tek flas para jush, mendja më shkon te fushata e vitit 2013. Në atë fushatë, forcat politike konkurronin me një program se cila do krijojë vende pune më shumë, se cila do rrisë rrogat më shumë për qytetarët, se cila do ofrojë shërbime më të mira, se cila do të udhëheqë Shqipërinë drejt hapësirave euroatlantike. Ndaluni sot, kthehuni te kjo fushatë. Sot ne flasim se si do ndalojmë varfërinë e frikshme, se si do frenojmë shpopullimin, shkretimin e vendit. Se si të frenojmë largimin masiv të të rinjve nga Shqipëria, se si do mbrojmë pluralizmin, se si do mbrojmë Shqipërinë nga abiset e historisë, se si do mbrojmë vokacionin perëndimor të vendit tonë, se si të ruajmë nordin tonë drejt Brukselit, në një kohë kur partia tjetër, sekti tjetër e hapi fushatën me eksploziv, e mbyll me arrestime. Vazhdoi fushatën me tallje me qytetarët, me tallave, me sharje ordineri për kundërshtarët. Vazhdoi fushatën me mashtrime ordinere se do dyfishojë rrogat. Në këtë situatë, kjo fushatë dhe votimi i 14 majit kanë një rëndësi jetike, kanë një rëndësi vendimtare për fatin e Shqipërisë, për fatin e shqiptarëve. Ndaj dhe unë kam një mesazh sonte për çdo demokrate dhe demokrat, të gjithë kudo që jeni: me 14 maj, të votoni kandidatët e primareve, të merrni pjesë në votime, të votoni njishin, njishi është fati që shkatërron Edi Ramën, njishi është fati që përmbys monizmin, njishi është fati tek i cili ju firmosni fitoren. Njishi është fati me të cilin ju i jepni përgjigjen më të merituar armikut më të egër të pluralizmit shqiptar. Mesazhi im është i njëjtë për çdo socialist shqiptar: unë u them sonte se 14 maji është një ditë shpëtimi për ju. Votoni kandidatët e primareve, votoni koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’, votoni njishin që të fitoni PS-në e uzurpuar nga një bandë kriminale, e cila ju paraqet ju ashtu siç nuk jeni. Nuk jeni ju njerëzit e krimit, nuk jeni ju njerëzit e mafias, por ju besoni në demokraci dhe vlerat e saj. Mesazhi im sonte është për të gjithë shqiptarët pa parti. Hidhni mënjanë indiferencën. Ajo është fatale për ju dhe Shqipërinë. 10 vite dimër, 10 vite ngricë, 10 vite largim masiv i shqiptarëve, 10 vite varfëri, asnjë nuk duhet të qëndrojë indiference. Më 14 maji të votojë njishin, të votojë koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’, të votojë Belind Këlliçin, të votojë kandidatët e primareve. Këtu para jush do i them Edi Ramës: mbaje mend se mund të vjedhësh ndonjë votë në lumin që rrjedh, por lumin nuk e vjedh dot. Rryma e fitores do të marrë përpara, do të çojë atje ku e meriton. Edi Rama, hiq dorë se populli është në këmbë se shqiptarët sot janë më krenarë se kurrë, janë më të vendosur se kurrë të mbrojnë liritë e tyre.

3 VITE ME PARE

FOTOT/ Po mbyllte fushatën, Arlind Qorit i heqin energjinë elektrike sapo merr fjalën

Mbyllet sot sipari i fushatës për "14 Majin"/ Rama në
Arlind Qori

TIRANË- 'Lëvizja Bashkë' është përballur me shkëputje të energjisë elektrike. Në mitingun përmbyllës për fushatën e zgjedhjeve lokale të 14 majit, Qori mori fjalën për të mbajtur përshëndetjen e fundit. Por, në atë çast, ikën dritat. 

"Sapo fillova fjalën sot, pallatit të sportit Farie Hoti i ikën dritat. Erdhën pas pesë minutash. Dy minuta më vonë i rihoqën. I falënderova, me mendje. Më dhanë mundësi të flas siç ma do zemra, me zë të lartë dhe pa mikrofon. Tiranën do ta bëjmë BASHKË qytet të jetueshëm!", shkruan Qori në Facebook. 

3 VITE ME PARE

Meta qesh me Ramën: E falenderoj për një shaka, do fitoj Shkodrën tha. Ta shohë nga satelitët që ka ngritur në qiell

Mbyllet sot sipari i fushatës për "14 Majin"/ Rama në
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka marrë pjesë në takimin elektoral përmbyllës të fushatës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 majit në Tiranë. Në fjalën e tij nga skena e ngritur në sheshin "Nënë Teresa", Meta pranoi se kryeministri Edi Rama e kishtë bërë për të qeshur me shakanë e tij se do të fitonte Shkodrën. Kreu i PL-së, tha se Shkodrën dhe Bashki të tjera, Rama do i shohë me 2 satelitët që ka ngritur, ndërsa Tiranën dhe Durrësin me dylbi.

"Ramën e falenderojmë për një shaka. Se do të fitonë Shkodrën. Pas zgjedhjeve do të të japim dhuratë një palë dylbi në Surrel që të shohësh Bashkinë e Tiranës dhe të Durrësit. Sa i takon Shkodrës, Korçës, Kuçovës, Sarandës, shikoji nga satelitët që ke ngritur në qiell,"-tha Meta.

3 VITE ME PARE

Rama: Përshëndes patronazhistët e frikshëm të Durrësit, Sako ka emocione, por di t'i fshehë mirë

Mbyllet sot sipari i fushatës për "14 Majin"/ Rama në
Edi Rama

DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur dhe patronazhistët për zgjedhjet lokale të 14 majit. I pranishëm në Durrës, në mitingun përmbyllës, Rama tha se ata kanë punuar dhe e meritojnë përshëndetjen. Kreu i qeverisë përshëndeti të gjithë stafin e socialistëve si dhe u ndal tek kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Në Durrës, ne kemi fatin të kemi një skuadër të jashtëzakonshme të Partisë Socialiste, që ka në përbërjen e vetë që nga ata që e përfaqësojnë Durrësin në parlament. E këtu dua ti bëj një përshëndetje shumë të veçantë doktoreshë Klodit, Milvës. Ju e dini që burrave unë nuk i bëj përshëndetje, por edhe deputetëve të tjerë të Durrësit. Dua t’i bëj një përshëndetje të gjithë anëtarëve e anëtareve të gjithë këshillit bashkiak të Durrësit. Dua t’i bëj një përshëndetje kryetarit tonë të partisë në Durrës. Dua t’i bëj një përshëndetje gjithë kryetarëve të organizatave socialiste të gjithë bashkisë së Durrësit. Dua t’i bëj një përshëndetje patronazhistëve të frikshëm të Durrësit. Dua t’i bëj një përshëndetje të gjithë zgjedhësve, votuesve e votueseve të Partisë Socialiste në Durrës dhe padiskutim, e lash për në fund, por jo për nga rëndësia. Dua ti bëj një përshëndetje kryetares së bashkisë së Durrësit, e cila ndër shumë cilësi të tjera, ka cilësinë e paparë që t’i fshehi emocionet më mirë se çdo kush tjetër që unë kam parë në jetën politike. Ndërkohë që të jeni të sigurt ka shumë më tepër emocione se sa gjithë të tjerët që dinë t’i fshehin më pak emocionet.

3 VITE ME PARE

Alimehmeti në mitingun përmbyllës: Sot gjeta njerëz të kthyer nga Roma e Athina, votoni dhe zgjidhni ndryshimin

Mbyllet sot sipari i fushatës për "14 Majin"/ Rama në
Ilir Alimehmeti

TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti që kryeson dhe listën e kandidatëve për këshilla bashkiakë në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë Belind Këlliçin. I pranishëm në mitingun përmbyllës për 14 majin, Alimehmeti tha se qytetarët do të orientohen tek e ardhmja. Ai tha se të gjithë duhet të dalin të votojnë më 14 maj dhe të vendosin për të ardhmen e tyre. 

Pjesë nga fjala e Alimehmetit:

Qytetarët kanë nevojë për zgjidhje konkrete për problemet e tyre të përditshme. Kanë nevojë për një lidership që ti besojnë, që t’i japi plane konkrete, të zgjidhshme, të bazuara, faktike  me kosto reale  pa thënë të pavërteta. Kjo është arsyeja pse në të gjithë këto muaj  ne zhvilluam nje program me ju, një program real për njerëz real jo për njerëz tallave. Program i cili shkon dhe godet direkt problemet e tuaja të përditshme  me zgjidhje konkrete. Program i cili bazohet mbi vlera të larta të mbështetjes së familiarëve, të fëmijëve, të moshuarve, personave me aftësi të kufizuar, personave në nevojë, sepse në fund fare nga kjo përbëhet Tirana. Kjo është arsyeja pse fituam çdo debat publik, kjo është arsyeja pse debat mediatik, kjo është arsyeja pse kundërshtari nuk i shkonte zotit Këlliçi përballë në debat. Kjo është arsyeja pse unë në këtë shesh sot gjeta njerëz të kthyer nga Roma nga Athina, nga Tetova, nga kudo për të ushtruar të drejtën e votës në Tiranë. Jeni ju ata që vendosni pas dy ditësh. I ftojmë të 700 mijë qytetarët e Tiranës që kanë të drejtë vote në Bashkinë e Tiranës të vijnë të votojnë.

3 VITE ME PARE

Incidenti me Gëzim Topçiun dhe deputetit të PS në takim me fermeret, policia del me deklaratën zyrtare: I morëm në pyetje

Mbyllet sot sipari i fushatës për "14 Majin"/ Rama në
Maliq

KORÇË- Policia e Korçës ka dalë me deklaratë zyrtare në lidhje me incidentin e ndodhur sot në Maliq me kryebashkiakun Gëzim Topçiun dhe deputëtin e Partisë Demokratike Edmod Spaho. Në njoftim bëhet me dije se të dy janë marrë në pyetje dhe janë të lirë më pas. Policia shton se kanë marrë pamjet filmike e regjistrimet dhe se hetimet mbeten në vijim.

Sqarim i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë:

Në lidhje me një rast të publikuar në media, ku gjatë një aktiviteti të zhvilluar nga kryetari i bashkisë Maliq, njëkohësisht edhe kandidat i PS-së, shtetasi G. T., me një grup fermerësh në fshatin Vreshtas, Maliq, pretendohet se është ushtruar presion ndaj deputetit të PD-së, shtetasit E. S., ju sqarojmë se: Nga ana e Specialistëve për Hetimin e Krimit u kërkua të paraqiteshin në ambientin e Komisariatit të Policisë Maliq, kryetari i bashkisë Maliq G. T. dhe deputeti i PD-së E. S., të cilët janë pyetur dhe intervistuar në lidhje me këtë ngjarje. Pas intervistimit të kryer, të dy shtetasit janë lënë të lirë. Nga ana e Policisë janë kryer të gjitha veprimet procedurale dhe janë administruar pamjet filmike të regjistruara gjatë këtij aktiviteti. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për vlerësim.

Sot, deputeti demokrat Edmond Spaho ka kallëzuar në Prokurori, kryetarin e Bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu për shit-blerje votash. Spaho tha Prokurorisë se Topçiu u ka premtuar fermerëve regjistrimin e traktorëve në këmbim të votës.

3 VITE ME PARE

"Muzika përcakton mënyrën se si perceptohet kandidati apo partia", DW: Zgjedhjet lokale në Shqipëri, garë imazhesh pa koncepte politike

Mbyllet sot sipari i fushatës për "14 Majin"/ Rama në
f

Shqipëria voton të dielën kryetarët e bashkive. Ekspertët thanë për Deutsche Welle se e shohin si një fushatë ku u apelohet emocioneve dhe largohet votuesi nga aftësia për të menduar i kthjellët. Fushata për zgjedhjen e kryetarëve të bashkive në Shqipërisë sivjet ngjante më shumë me një fushatë për zgjedhje parlamentare, sesa për pushtetin lokal. Partitë më të mëdha politike patën një muaj intensiv me takime me banorët, ku më shumë se për premtime elektorale u investua në fotografi dhe video, ku të gjithë dukeshin të lumtur e në humor të mirë. Askush nuk i pyeti votuesit për problematikat apo shqetësimet e përditshmërisë.Në këtë fushatë, prioritet patën fjalimet e gjata të liderëve politikë dhe u vu re një strategji e re e marrëdhënieve me publikun, e cila i anashkaloi temat e rëndësishme për të cilat duhej folur e premtuar zgjidhje.

"Ne ecim para, ne ecim para, ne ecim para dhe nuk e kthejmë më kokën mbrapa”… Vargje të thjeshta, për t'u kuptuar nga kushdo dhe muzikë tallavá: kjo ishte kënga e përzgjedhur nga Partia Socialiste shqiptare për zgjedhjet lokale të 14 majit. Kryeministrit të vendit Edi Rama, njëkohësisht edhe kryetar i kësaj force politike, i mjaftoi vetëm një postim i këngës në llogarinë e tij zyrtare në Facebook më datë 11 prill, për të hedhur "grepin” e për të hapur debatin e parë të këtyre zgjedhjeve në opinionin publik shqiptar.

Retorikë pa logjikë apo argumente

Një "grep” i ri ky në strategjinë e tij të PR-it, i cili i parapriu një fushate dinamike më shumë se një mujore, me shumë valle e aheng, nën sloganin "Kurrë më mbrapa, vetëm përpara”. Strategjia ndryshe e Ramës vjen në një kohë kur këto zgjedhje janë të rëndësishme për rikonfirmimin ose jo të pushtetit të tij politik, i cili gjatë kohëve të fundit është lëkundur nga akuzat kombëtare dhe ndërkombëtare, që nga afera e inceneratorëve e deri tek përfshirja e emrit të tij në dosjen e korrupsionit të një zyrtari të lartë të FBI-s amerikane.

Retorikë larg njerëzve, sipas ekspertes së komunikimit Edlira Gjoni, retorika e kësaj fushate nuk ka logjikë apo argumente.

"Retorika e përdorur është ajo me të cilën janë rehat politikanët shqiptarë: apeli ndaj emocionit, frikës, ankthit. Kjo retorikë është e vetmja që ofron pika të përbashkëta me votuesin: emocioni! Sepse logjika, argumentet e faktet flasin për një Shqipëri luksi ku jetojnë politikanët, e një Shqipëri në pritje për t'u bërë mirë si me magji pas secilës palë zgjedhje. E kjo është Shqipëria ku jetojnë votuesit që mpihen nga dozat e forta të propagandës, frikës dhe ankthit, të gjitha emocione të forta që ngjall retorika e përdorur nga secila prej palëve” – thotë Gjoni për Deutsche Welle-n (DW).

Ndërsa Ervin Goci, profesor i Gazetarisë dhe Shkencave të Komunikimit dhe aktivist i shumë kauzave të shoqërisë civile, thotë për DW, se retorika e kësaj fushate është krejt ndryshe nga ajo e viteve të mëparshme. "Do thoja që me kalimin e viteve gjuha e partisë në pushtet bëhet gjithmonë e më e orkestruar, më e koduar, instrumentalizohet. Për asnjë moment nuk lëshohet që të bëhet si pronë e publikut, pra të kthehet në diskurs, por është vetëm nxitëse, elementare, shoqëruar me gjeste somatike të ngarkuara, të cilat për qëllim kanë ta zbrazin fjalën dhe të lidhen emocionalisht me elektoratin”. Nga ana tjetër, eksperti Goci argumenton se në kahun opozitar kandidatët për kryetarë bashkie kanë më tepër pavarësi nga liderët e tyre politikë dhe kanë më tepër hapësirë për të shprehur mendimet e tyre.

"Përjashtim bëjnë vetëm disa kandidatë të opozitës që me mençuri kanë ditur që në fillim të sheshojnë mosmarrëveshjet brenda partisë dhe kanë përshtatur një gjuhë më lokale, më të thjeshtë, më të drejtpërdrejtë, dhe duke politizuar me masë”.

Muzika përcakton mënyrën se si perceptohet kandidati apo partia

"Grepi” i këngëve Partia Socialiste dhe koalicioni "Bashkë fitojmë” u ndanë në dy kampe edhe kur u bë fjalë për përzgjedhjen e një kënge identifikuese për fushatën. E para zgjodhi një këngë tallavá, ndërsa e dyta një këngë rebelimi dhe rezistence.

"Mendoj se kënga e Partisë Socialiste është e mirëstudiuar, e cila nuk mund të mos të të mbetet në mendje si motiv. Është një përzierje muzikore e fabrikuar bashkë me kompozimin demografik të pjesëmarrësve në klip, është një paketim i mirëfilltë ku folku popullor përzihet me logon e partisë, është njëfarë tentative për të bërë konfuzion, për të shmangur debatin real me taksapaguesit. Nga ana tjetër opozita ka zgjedhur rrugën e këngëtarit të angazhuar Renis Gjoka, që në fakt është një vazhdimësi e protestave përpara zgjedhjeve, por nuk e shoh shumë këngën të integruar me mesazhin apo semantikën e fushatës, po duket më shumë si mbështetje estetike”,– analizon Goci për DW.

Edhe për Gjonin, përzgjedhja nuk ka qenë rastësore.

"Mund të duket sikur muzika nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë në fushatë elektorale, por e kundërta është e vërtetë. Muzika përcakton mënyrën se si perceptohet kandidati apo partia dhe historikisht është përdorur për çështje të mëdha. Zgjedhja aktuale e PS-së është mëkat në kurriz të fuqisë së muzikës dhe arsyes pse është përdorur ajo në histori. Kemi një kalim nga fushata me "Wind of change”, "Don't stop”, "We are the champions” , "The final countdown” apo edhe këngët shqip, të cilat kanë mbartur mesazhe të forta ndryshimi apo shprese, dhe zbresim tani tek kënga tallavá dhe kërcimet nëpër sheshe e lulishte, njëlloj si nëpër filmat e periudhës së diktaturës, kur kooperativistët na shfaqen të papërmbajtur nga lumturia teksa kërcejnë rreth autokombajnave në fushatat e korrjes e të shirjes," – thekson ekspertja e komunikimit Gjoni.

Mungesë premtimesh, retorika dhe strategjia e re e komunikimit më së shumti nga Partia Socialiste, duket se e kanë zbehur rëndësinë e premtimeve elektorale. Nëse Gjonit do t'i duhej të zgjidhte një lider politik apo kandidat nga këto zgjedhje, për qasjen më pozitive dhe më afër qytetarëve, ajo mendon: Asnjëri!

"Nuk ka llogaridhënie, nuk ka skuqje fytyre kur bëhen premtime. Madje, nuk bëhen fare premtime. Kjo është një fushatë ku u apelohet emocioneve dhe largohet votuesi nga aftësia për të menduar i kthjellët. Do të doja shumë të shihja në ekran ndonjë takim elektoral te kodrat e akacies, ullinjve, liqenit, diellit, portës blu apo parajsës së gjelbër, ku jeton paria financiare e vendit. A e dëgjojnë ata këngën e socialistëve? A kërcejnë dorë për dorë me krye-fushatorin? Nuk e dimë!” – thotë Edlira Gjoni./DW

3 VITE ME PARE

Rama nga Durrësi: Kemi ndërtuar qindra palestra, përballë kemi plehrat e Porto Romanos dhe infeksionin e politikës shqiptare

Mbyllet sot sipari i fushatës për "14 Majin"/ Rama në
Edi Rama

DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takimin përmbyllës në Durrës. Në fjalën që mbajti në qytetin bregdetar, Rama përmendi të gjitha investimet që Partia Socialiste ka bërë në Durrës. Ai ironizoi dhe Partinë Demokratike, anëtarët e të cilës i konsideroi 'plehrat e Porto Romanos'.

Pjesë nga fjala e Ramës: 

Durrësi ka domosdoshmërinë që të bëhet një bashki model për të gjithë të tjerët sa i përket infrastrukturës sportive dhe aksesit të fëmijëve të periferive në sport. Kemi ndërtuar qindra e qindra palestra të ndërtuara këtu. Durrësin do ta bëjmë bashkinë që do ketë një program që e kemi dizenjuar të fushave sportive për numër fëmijësh të standarteve më të larta të Evropës. Qershia mbi tortë do jetë akademia dhe shkolla e futbollit e Manchester City këtu në Durrës, Ju e patë që disa filluan të përqeshin, ata janë ata të cilët i lanë mu në mes të trupit një kancer të tmerrshëm, atë zonën e tmerrshëm të dosave dhe plehrave në Porto Romano,. Kur të votoni në 14 maj mos harroni që përballë Anit dhe PS-së janë ata të atyre plehrave në Porto Romano, janë fiks ata. Janë njësoj si ajo vatër infeksioni në politikën shqiptare. Unë iu them atyre që nuk ka asnjë problem, sa herë kemi bërë dicka jemi baltosur por në fund puna ka folur vetë. Nga Durrësi u bëj apelin e fundit të gjithë shqiptarëve. U them atyre që nuk e kanë ndarë akoma mendjen, shikoni Durrësin dhe bëni atë që bën Durrësi.

3 VITE ME PARE

BIRN: Ornaldo Rakipi mund të bëjë diferencën në Bashkinë e Vorës

Mbyllet sot sipari i fushatës për "14 Majin"/ Rama në
Ornaldo Rakipi

Ornaldo Rakipi, deputeti i Partisë Socialiste që u bë i njohur në vitin 2021 pasi arriti të “thyejë herësin” për t’u futur në parlament, duket se është i zënë në këtë kohë. Nga postimet e tij në Facebook, ai njofton se po merr pjesë në takime elektorale në mbështetje të kandidatit të Partisë Socialiste për postin e kryetarit të Bashkisë Vorë, Blerim Shera. 

“Me Blerimin, Vora premton të kthehet në një vatër mundësish per të rinjtë dhe të ketë një fytyrë të re urbane,”- deklaroi ai në 24 prill, duke publikuar foto nga një takim në qytetin e Vorës.

“Bërxullë, me banorët e zonës në një takim me energji fantastike dhe optimizëm për perspektivën e zhvillimit të zonës me ekipin e punës dhe përkushtimit me në krye Blerimin, për V❤rën që duam,”-shkroi ai pak ditë më vonë. Banorët e Vorës do të kenë mundësi të zgjedhin mes Blerim Sherës, një sociolog që ka punuar në sistemin arsimor të Vorës para se të bëhej kryebashkiak vitin e kaluar dhe Indrit Hoxhës, një prurje e Forumit Rinor të Partisë Demokratike që ka punuar edhe si nëpunës i Bashkisë Tiranë në periudhën 2011-2015.

Zgjedhjet në territorin e Bashkisë Vorë kanë qenë me rezultat të përafërt mes palëve. Në zgjedhjet e vitit 2021, kandidatët e PS-së morën 48% të votave përkundrejt 49% të kandidatëve të PD-së, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2015, kryebashkiaku i mëparshëm i qytetit, Fiqiri Ismaili, arriti të fitojë me një numër shumë të vogël votash përballë kandidatit të LSI-së Luan Sallaku, i cili garonte në koalicion me Partinë Socialiste. Situata duket se ka ndryshuar kryekëput më vonë, megjithëse bashkia kaloi në trazira. Agim Kajmaku, kryetari i bashkisë që doli nga zgjedhjet pa garë të vitit 2019, humbi mandatin nga ligji për dekriminalizimin, ndërsa bashkia e Vorës konsiderohet financiarisht e falimentuar për shkak të detyrimeve të prapambetura. Pavarësisht kësaj, socialistët fituan me lehtësi zgjedhjet e parakohshme në vitin 2022 përballë dy kandidatëve të opozitës së përçarë.

Socialistët arritën gjithashtu sukses të rëndësishëm elektoral në Vorë në vitin 2021, kur, ata dhe aleatët e tyre, Partia

Socialdemokrate e Tom Doshit, fituan 54% të votave, vota të rëndësishme që llogariten në Qarkun Tiranë dhe që janë vendimtare për shumicën parlamentare.

Angazhimi i Rakipit në Bashkinë Vorë është i kuptueshëm. Në zgjedhjet e vitit 2021, ai mori 3500 vota pëlqyese në territorin e Bashkisë Vorë, ose 40% të të gjitha votave që mori Partia Socialiste në ato zgjedhje në Vorë. Rrjedhimisht, mbështetja e Rakipit mund të jetë vendimtare për kandidatin socialist.

Ornaldo Rakipi është i biri i ish-deputetit Aqif Rakipi, i cili u përzu nga parlamenti për shkak të ligjit të dekriminalizimit. Aqif Rakipi është gjithashtu një nga gjashtë shqiptarët e “emërtuar” nga Shtetet e Bashkuara si “të përfshirë në korrupsion madhor” dhe të sanksionuar duke i ndaluar hyrjen, diçka që në gjuhën politike është përkthyer si “non grata”. Sipas Departamentit Amerikan të Thesarit, “është përgjegjës ose bashkëpunëtor në, ose është angazhuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, në korrupsion në lidhje me Ballkanin Perëndimor, pëfshirë korrupsion në, ose për llogari të, ose ndryshe të lidhur me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, ose me një zyrtar aktual apo të shkuar, në çfarëdolloj niveli të qeverisë në Ballkanin Perëndimor, të tilla si përvetësim i aseteve publike, shfrytëzim i aseteve private për përfitim personal ose qëllime politike, apo ryshfet.”

Njoftimi komenton gjithashtu në mënyrë të përgjithshme se “grupe të shumta” të krimit të organizuar, kanë ofruar në Shqipëri para, dhurata, premtime për vende pune apo koncesione në shkëmbim të votave për partinë e tyre të parapëlqyer politike. Rakipi, thotë njoftimi, “ka përdorur ndikimin e tij politik për të emërtuar njerëz të vet në pozicione kyçe publike në Elbasan dhe Tiranë”.

Kryeministri Edi Rama e ka transformuar në slogan politik shpalljen e ish-kryeministrit Sali Berisha “non grata” nga Shtetet e Bashkuara dhe ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se ai nuk do të bashkëpunojë me kryebashkiakët e opozitës, rrjedhimisht duke i mohuar aksesin në taksa qytetarëve që zgjedhin kundërshtarë të tij në zgjedhje. Deklarata e tij për mosbashkëpunim me “nongratat” e kundërshtarit politik, dukshëm nuk e ndalon që të bashkëpunojë me nongratat e tjera./BIRN

3 VITE ME PARE

Rama mbyll fushatën në Durrës: Sako do fitojë me mijëra vota diferencë, shikoni sa kemi në shesh! Do më detyrojnë ta bëj nga fillimi PD-në

Mbyllet sot sipari i fushatës për "14 Majin"/ Rama në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Partia Socialiste do ta fitojë Bashkinë e Durrësit me mijëra vota diferencë. I pranishëm në Durrës ku mbajti takimin e tij përmbyllës për fushatën e zgjedhjeve lokale të 14 majit, ai tha se po të numërohen të pranishmit në atë takim, kuptohet dhe rezultati. Me ironi, Rama tha se në këtë mënyrë do të detyrohet ta ribëjë edhe Partinë Demokratike nga e para. 

Pjesë nga fjala e Ramës: 

Unë jam i bindur që nuk ka një kilometër katror të Shqipërisë që nuk ka potencial për të zhvilluar turizmin dhe jam i bindur që Durrësi është lokomotiva e transformimit ekonomik, jo të bashkisë së Durrësit, por të Republikës së Shqipërisë. Durrësi është kthyer në qendrën e gravitetit të një hapi tjetër, të një kapitulli tjetër, të një momenti tjetër të historisë së zhvillimit tonë ekonomik sepse më në fund, pas shumë përpjekjesh është vendosur baza por ndërkohë janë lidhur dhe gjërat bashkë. E kështu, me portin e ri turistik, me portin e ri tregtar në Porto Romano, me hekurudhën e re, Durrësi bëhet një pikë lidhëse jo vetëm për Shqipërinë, por bëhet një pikë lidhëse për gjithë hapësirën e rajonit tonë. E duke u bërë një pikë lidhëse për gjithë hapësirën e rajonit tonë, Durrësi do të rikthehet sesbën në atë që ka qenë historia e vet shumë e vjetër dhe e largët. Historia e asaj porte kryesore të kësaj ane të Adriatikut që romakët e përdorën për të hyrë e për tu shtrirë në territore të tjera.

Sot, pas këtij takimi, ne do shkojmë tek amfiteatri e do bëjmë linçimin e fazës tjetër të zbulimit të amfiteatrit. Amfiteatri i Durrësit është amfiteatri më i madh që romakët ndërtuan jashtë Romës, e kjo ka një arsye sepse Durrësi ishte pasqyra e anës tjetër të Adriatikut dhe duke i dhënë jetë projekteve të mëdha që tanimë janë jo më dëshira, nuk janë më as thjesht projekte por janë plane që kanë nisur të zbatohen, ne do t’i japim jetë e do të vëmë në lëvizje motorë të rinj me shumë herë më tepër kuaj fuqi të ekonomisë shqiptare e do të krijojmë një hapësirë krejt të re për punësimin cilësor të të gjithë atyre që duan të jetojnë me punë por me të drejtë duan të paguhen shumë më mirë në punë.

Pa diskutim që do t’i japim jetë një historie krejt të re tregtie të Shqipërisë si një nyje lidhëse e në këtë histori krejt të re tregtie, Shqipëria do të jetë ajo që do të përfitojë pa diskutim shumëçka nuk ka arritur ta përfitojë dot në dekada e pse jo edhe në shekuj.  

Për të gjitha këto na duhet me patjetër, jo vetëm që të vazhdojmë të shkojmë vetëm përpara, por na duhet patjetër një mbështetje shumë e madhe, na duhet patjetër një bashkëpunim shumë i ngushtë mes qeverisë, bashkisë së Durrësit, bashkisë së Shijakut, bashkisë së Krujës dhe në këtë moment është shumë e rëndësishme që qytetarët durrsakë, jo vetëm ata që e kanë votuar dhe do ta votojnë përsëri PS, i kanë votuar dhe do t’i votojnë përsëri kryetarët tanë të bashkive, por dhe ata të tjerët, ata të tjerët që ndjehen me një përkatësi tjetër politike, ata të tjerët që janë rreshtuar në një kamp tjetër politik. Ata të tjerët që për arsye të historisë familjare vazhdojnë të besojnë, të mendojnë se i përkasin të djathtës. Në rregull fare, nuk ka asnjë problem, atyre unë nuk iu bëj thirrje të votojnë PS, atyre unë iu bëj thirrje të vijnë të votojnë për Anin ditën e diel. Atyre unë iu bëj thirrje të votojnë për Turin ditën e diele, të votojnë për Eltonin ditën e diel sepse vota ditën e diele nuk është një votë për të ndarë me tifozllëk se kush është më i fortë ekipi i Durrësit në futboll, apo ekipi i Shijakut, apo ekipi i Krujës. Vota është për të marrë në punë dhe për të mbajtur në punë njerëzit e duhur për t’i shërbyer këtij projekti të madh transformimi, që është dhe arsyeja pse unë kam ardhur deputet në Durrës, që është dhe arsyeja pse unë jam shumë i pranishëm në Durrës.

E keni dëgjuar kur thonë “Edi Rama shkon shpesh në Durrës se nuk i ka mirë punët Emirjana dhe i kanë dalë keq sondazhet”, sepse nuk e kuptojnë fare se për çfarë bëhet fjalë. Nuk e kuptojnë fare që në fakt këtu bëhet fjalë për të ardhmen, bëhet fjalë për një potencial të jashtëzakonshëm që ne sapo kemi filluar ta vëmë në punë dhe që duhet të bëjmë shumë më tepër punë, duhet të shpenzojmë akoma më shumë energji që ta vëmë në punë gjithmonë e më shumë në shërbim të komunitetit këtu, por në shërbim dhe të gjithë Shqipërisë.

E sa për sondazhet e sa për rezultatin, unë iu them atyre që duan ta dinë si do dalim ne ditën e diel në bashkinë e Durrësit, që të marrin të numërojnë sa njerëz ka këtu sot dhe ajo do jetë diferenca e rezultatit ditën e diele. Që të mos çuditen fare. Mijëra e mijëra e mijëra vota diferencë mes Emiriana Sakos, se kështu e ka te fleta e votimit dhe atij që nuk e them fare me gojë se kemi folur, i dimë të gjitha dhe këtë pamje kaq të bukur që duket si hapja e sezonit më të bukur turistik, unë them mos ta prishim as nga ana akustike me turistë të dështuar të politikës së vjetër që vijnë vërdallë nëpër Shqipëri dhe që janë gjithmonë e më pak dhe nëse kjo gjithmonë e më pak shikohet çdo ditë e më shumë, çdo ditë e më shumë në mbështetjen që gjejnë nëpër sheshe, unë jam i bindur që ditën e diele do të fillojë të shikohet shumë më qartë dhe gjithmonë e më shumë pastaj në zgjedhjet pas dy vjetësh sesi jo shumica, që shumica as nuk i ka dashur, as nuk i ka afruar prej kohësh, por edhe pala tjetër, ajo palë e pakicës që ka qëndruar stoike mbas tyre, do t’i braktisë në kërkim të diçkaje tjetër.

Nuk po them që do vijnë dhe do futen të gjithë në PS, larg qoftë se pastaj do më detyroni të shkoj ta bëj unë Partinë Demokratike edhe ta fillojmë nga e para, por natyrisht kjo nuk ndodh, por e kam fjalën që do të çlirohet Shqipëria politike dhe nga ai makth. Ndërkohë që ne me këtë pamje këtu në Durrës iu themi të gjithëve atyre që hezitojnë të vijnë me ne, apo të mos vijnë me ne, ose atyre që thonë “me këta s’shkojmë kurrë”. Shiheni sa bukur është të jesh me ne, shiheni sa kënaqësi është të jesh me ne. Shiheni! Ka lezet! Njerëz të lirë, njerëz që kanë ardhur për kënaqësi.

Ndërkohë që nuk dua ta mbyll pa thënë disa fjalë lidhur me atë që ka të bëjë drejtpërdrejtë me gjithë këto projekte, me gjithë këto plane, me gjithë këtë zhvillim që është ekonomia e gjithsecilit dhe e çdo familje shqiptare sepse Durrësi ka kapacitetin të krijojë një fuqi që të rrisë mirëqenien jo vetëm të familjeve që jetojnë në Durrës, por të ndikojë në mirëqenien e të gjitha familjeve që jetojnë në Shqipëri dhe nëse sot ende pa i zhvilluar këto projekte dhe me gjithë ato që hoqëm dhe këtu në Durrës ju jeni dëshmitarë të drejtpërdrejtë të asaj tragjedie të madhe. Kemi qenë këtu tek ky vend kur prisnim familjet e tmerruara nga tërmeti që i hipnim nëpër mikrobusa për t’i çuar nëpër hotele.

 

3 VITE ME PARE

Beleri në burg, Dule zhvillon fushatë djhe paralajmëron Ramën: Ai është kryebashkiaku ynë! Duart që do prekin votat, do mbesin brenda kutive

Mbyllet sot sipari i fushatës për "14 Majin"/ Rama në
Vangjel Dule

HIMARË- Fredi Beleri, kandidati i 'Bashkë Fitojmë' për Bashkinë e Himarës, ndodhet pas hekurave, por kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka zhvilluar një miting përmbyllës për fushatën e zgjedhjeve lokale të 14 majit. Vetë Dule ishte i pranishëm dhe në fjalën që mbajti e konsideroi Belerin kryebashkiakun e Himarës. Ai paralajmëroi dhe tha se kushdo që do të vjedhë votat ditën e dielë, do t'i mbeten duart brenda kutive të votimit. 

Pjesë nga fjala e Dules: 

E akuzonin Fredin se po trafikonte vota,kur ai ishte me avokatin e tij dhe kushëririn e tij. Kam dy paralajmërime. Çdo sekondë që vazhdon ndalimi i Fredi Belerit, është në dëmin individual të tij. Të mos guxojnë të prekin votën e së dielës, se duart që do ta guxojnë do mbeten në kutitë e votimit. Shkojnë shtëpi më shtëpi, në lumin e Vlorës, në Dhërmi, në Palasë dhe thonë se Beleri nuk është kandidatë, është kryetar i bashkisë në 15 Maj.

Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë', Fredi Beleri u arrestua dhe akuzohet për shit-blerje votash. Ditët e fundit ai ka qenë në qendër të akuzave të kryeministrit Edi Rama për ndikimin që ka bërë në mediat greke për helenizimin e Himarës. Ai u ndalua para lokalit të tij me 3 persona të tjerë, avokatë, dhe përfaqësues të shtabit elektoral. Beleri u akuzua për veprat penale: “Aktivitet për zgjedhjet në bashkëpunim”. Beleri ka deklaruar se nuk është i përfshirë në shit-blerje të votes. Opozita dhe Greqia kërkon lirimin e tij. 

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet/ Raporti i KShH: Nuk respektohen rekomandimet e OSBE-së, partitë nisën fushatë që në dhjetor të vitit të kaluar

Mbyllet sot sipari i fushatës për "14 Majin"/ Rama në
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

TIRANË- Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka publikuar raportin për fushatën e zgjedhjeve të 14 majit. Në raport bëhet me dije se zgjedhësit kanë pasur pengesa të njihen me përmbajtjen e listës për shkak të mënyrës së afishimit të tyre, vendim i marrë nga KZAZ-të. Në disa KZAZ lista e zgjedhësve sipas KShH-së është publikuar përtej afatit ligjor, si rrjedhojë e mos akordimit të fondit nga Ministria e Brendshme. KShH thekson se kjo gjë ka ndodhur edhe në zgjedhjet e mbajtura vitet e fundit në vendin tonë, ndërkohë që rekomandimet e OSBE/ODIHR-it për këtë çështje, mbeten të pazbatuara. Një tjetër problematikë e theksuar është edhe data e nisjes së fushatës elektorale.

Pjesë nga konkluzionet e KShH:

Është pozitiv fakti se KQZ ka realizuar një fushatë sistematike, të shtrirë në mënyrë të arsyeshme në kohë, për edukimin e zgjedhësve, në mënyra të larmishme, duke përfshirë reklamat ndërgjegjësuese në televizione, radio, postera ndërgjegjësues, billboard (tabelë e ekspozuar në ambientet publike për qëllime reklamimi) si dhe me anë të rrjeteve sociale dhe faqes zyrtare të internetit. KQZ, me anë të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve ka reflektuar një qasje bashkëpunuese, me aktorët e shoqërisë civile, edhe pse konsultimi i projekt-akteve është realizuar në afate shumë të ngushta, duke pamundësuar dhënien e kontributit cilësor lidhur me to. Kjo për arsye të ngarkesës dhe ritmeve të larta të punës së këtij organi.

Refuzimi i regjistrimit të subjektit zgjedhor PD nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve është ndër vendimet e diskutueshme të KQZ-së që solli vonesa për administrimin e procesit. Në vlerësimin e KShH-së, qëndrimi i Komisionerit ishte i gabuar dhe kjo u sqarua në vendimmarrjet e KAS, e cila, me vendimin nr. 27, datë 16.03.2023. Kjo vonesë në regjistrimin e subjektit zgjedhor PD, solli me efekt domino vonesa të pjesshme në regjistrimin e koalicioneve, regjistrimin e kandidatëve dhe plotësimin e një pakice anëtarësh të KZAZ-ve. Numri i sanksioneve administrative për veprimtaritë e ndaluara dhe shpërdorimin e aseteve rezulton më i lartë në raport me zgjedhjet e kaluara, si dhe hetimet administrative kanë qenë relativisht më të shpejta. Në vlerësimin tërësor të KShH-së ka munguar roli pro-aktiv monitorues i zbatimit të vendimmarrjeve përfundimtare të KQZ-së (sikurse është ndalimi për rishpërndarjen e postimeve me karakter politik të Ministrave nga institucionet shtetërore). Nga ana tjetër, institucionet shtetërore kanë shfaqur një qasje jo reflektuese ndaj sanksioneve të dhëna për tipologji të ngjashme shkeljesh të sanksionuara më herët nga KQZ.

Komisionet e Qendrave të Votimit (KQV) përgjithësisht janë ngritur nga KZAZ-të brenda afateve, edhe pse subjektet zgjedhore që kanë të drejtën për të propozuar komisionerë, kanë përcjellë listat në limitet e afatit ligjor, të dt.14 Prill 2023. Si rrjedhojë e mosplotësimit të dokumentacionit nga subjektet zgjedhore për komisionerët e propozuar në QV, listat e përcjella janë konsideruar nga KZAZ-të si paraprake, duke i lënë atyre mundësinë për ta plotësuar dokumentacionin disa ditë përpara zgjedhjeve. Kjo qasje është e gabuar dhe në shkelje të dispozitave të Kodit Zgjedhor, duke i hapur rrugë zëvendësimit të anëtarëve në ditët e fundit para zgjedhjeve (sikurse ka ndodhur rëndom në të kaluarën). Grupet e Numërimit të Votave (GNV) janë ngritur brenda afatit në shumicën prej KZAZ-ve të monitoruara, ndërkohë që vonesa janë konstatuar në KZAZ-të nr. 21, 22, 23 dhe 24 (Bashkia Durrës). Ndërkohë, pranë KZAZ-ve në Bashkinë Elbasan, subjektet zgjedhore dhe komisionerët në tërësi janë hasur me keqkuptime mbi nevojën e ngritjes së GNV-ve si rrjedhojë e realizimit të pilotimit të votimit e numërimit elektronik. Në këto kushte, KZAZ-të qëndrojnë ende në vakum sa i përket përcjelljes së propozimeve për anëtarë të GNV-ve. Fushata zgjedhore rezulton se ka filluar para afatit të parashikuar në nenin 77 të Kodit Zgjedhor (fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 24 orë para datës së zgjedhjeve). Pavarësisht se data 14 Prill duhet të ishte data e fillimit të fushatës, rezulton se subjektet zgjedhore kanë zhvilluar takime elektorale qysh prej muajit Dhjetor të vitit të kaluar. KQZ ka qenë në dijeni të këtyre fakteve të bëra në shumë raste publike në media, por Kodi Zgjedhor nuk parashikon sanksione në këtë drejtim.

Pas zyrtarizimit të kandidaturave prej subjekteve zgjedhore dhe depozitimit të listës e dokumentacionit mbështetës pranë KQZ-së, është vërejtur një fluks i shtuar aktivitetesh, por tërheq vëmendjen fakti i garës avantazhuese të kandidatëve për kryetarë bashkie që mbajnë këto poste (të rikandiduar), të cilët kanë reklamuar rezultatet e punës së tyre para fillimit të fushatës. Konkretisht, gjatë javës së fundit të Shkurtit, Kryetari aktual i Bashkisë Berat ka zhvilluar një zinxhir takimesh me bordet e prindërve të fëmijëve të kopshteve mbi rritjen e cilësisë së shërbimit, si dhe për të shkëmbyer ide për përmirësime të mëtejshme. Kandidati i PS në Gjirokastër, ka patur takime në zona të ndryshme, në orët e mbasdites dhe në fundjavë, edhe me emigrantët shqiptarë në Janinë[1]. Në Bashkinë Kukës, në periudhën 21 Mars – 9 Prill 2023, dy kandidatet politikë përfaqësues të PS  Z.Safet Gjici, Kryetari aktual i Bashkisë (i rikandiduar) si dhe Z. Admir Sinamati përfaqësues i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, kanë filluar një tur takimesh me grupe banorësh të fshatrave të ndryshme të qytetit të Kukësit, të cilat janë zhvilluar në lokale kafene të fshatrave përkatese, si dhe në oborre të shkollave 9-vjecare.

Në vigjilje të fushatës zgjedhore zyrtare, KShH dënoi ashpër dhe i bëri thirrje prokurorisë që të hetojë aktin kriminal me rrezikshmëri të theksuar shoqërore ndaj kreut të PD-së në Vaun e Dejës, Z. Bernard Ndreca, nëpërmjet vendosjes në makinën e tij, të një sasie eksplozivi.  Gjithashtu, janë konstatuar edhe akte rastësore (sporadike) vandalizmi. Pavarësisht këtyre rasteve, në tërësi fushata nuk është shoqëruar me incidente të rënda. Megjithatë, është shumë shqetësues fakti se ajo është realizuar në një klimë tepër e polarizuar politike. Kjo klimë ka reflektuar me elementë të theksuar të gjuhës së urrejtjes dhe akuzave të ndërsjellta, në cënim të dinjitetit njerëzor ndaj drejtuesve dhe kandidatëve të subjekteve zgjedhore. Fushata zgjedhore e pasqyruar në media është përqëndruar më së shumti në retorikat midis drejtuesve të partive politike, ndërkohë që debati dhe ballafaqimi i platformave midis kandidatëve të forcave të ndryshme politike ka munguar. Në përgjithësi, vihet re një klimë e lartë apatie pasi zgjedhësit e kontaktuar në terren në Bashkitë Korçë, Kukës, Malësi e Madhe, Shkodër, Durrës, Vlorë e Fier deklarojnë se janë të zhgënjyer nga partitë politike.

Kodi Zgjedhor dhe aktet rregullatore të KQZ-së parashikojnë se mbulimi i fushatës së transmetuar nga radiot dhe televizionet private duhet të jetë i balancuar. Por këto balanca nuk janë ruajtur veçanërisht për pasqyrimin e fushatës zgjedhore në mediat private lokale. Gjatë kohës televizive dedikuar fushatës zgjedhore, partitë e vogla jashtë parlamentare janë diskriminuar, pasi në tërësi, nuk ka patur minutazh të dedikuar për to. Përfshirja dhe shfrytëzimi i administratës dhe burimeve shtetërore për promovimin e subjekteve zgjedhore apo kandidatëve të caktuar është në kundërshtim me nenin 91 të Kodit Zgjedhor. Kjo dispozitë është shkelur në disa raste nga ana e subjekteve zgjedhore, e për këto raste KShH i është drejtuar Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve. Asetet publike të përdorura nga ana e subjekteve zgjedhore ishin të formave të ndryshme, duke filluar që nga shfrytëzimi i administratës shtetërore, burimeve materiale të institucioneve apo përdorimi i mjeteve të komunikimit elektronik, si një formë e re e shpërdorimit të aseteve publike e përhapur tej mase viteve të fundit. KSH ka administruar dhe verifikuar ankesa për përfshirjen e struktrurave arsimore në Korҫë, Maminas, Dibër, Kamëz, ose strukturat e pushtetit lokal në Gjirokastër, Vlorë e Lezhë. Të pyetur mbi perceptimet që ata kanë për përdorimin e aseteve publike në favor të fushatës, zgjedhësit në Bashkitë e Kukësit, Korçës, Malësisë së Madhe, Durrësit, Lezhës, Fierit i kanë pohuar vëzhguesve të KShH-së se punimet dhe rikonstruksionet në hapësira të ndryshme në këto bashki realizohet qëllimisht disa muaj apo javë para datës së zgjedhjeve, në favor të fushatës elektorale të kryetarëve të Bashkisë, të rikandiduar. Në Bashkinë Tiranë, vëzhguesit raportojnë shtrime masive të rrugëve në lagje të ndryshme, për një periudhë afro 3 mujore, deri në pak ditë para datës së zgjedhjeve, punime të cilat u mbyllën për një kohë shumë të shkurtër.

Indiferenca e qytetarëve për të raportuar krimet zgjedhore, veçanërisht të rasteve të shitblerjes së votës si dhe mungesa e hetimeve të shpejta dhe ofrimi i mbrojtjes ndaj kallëzuesve, janë disa nga pengesat për ndëshkueshmërinë e tyre. Të dhënat statistikore për veprat penale në fushën e zgjedhjeve përgjatë zgjedhjeve të mbajtura 6 vitet e fundit në vendin tonë, tregojnë gjithashtu hetime në nivele të ulëta të organizimit politik të subjekteve zgjedhore dhe raste të pakta ndëshkimi. Nga takimet e realizuara në disa Bashki të Vendit, si Korçë, Kukës, Lezhë, Shkodër, Malësi e Madhe, Elbasan, Durrës, Fier, qytetarët e perceptojnë fenomenin e shitblerjes të përhapur tek bashkëqytetarët e tyre por jo tek ata vetë. Ka një perceptim më të ulët të këtij fenomeni në pjesën jugore dhe juglindore të vendit. Në Bashkitë Malësi e Madhe, Dibër dhe Lezhë, janë kontaktuar zgjedhës që kanë pohuar se para ditës së votimit ofrohen të mira materiale dhe para, në këmbim të votës. Në komunitetet e pakicave etnike rome dhe egjiptiane, ky kontakt perceptohet se kryhet haptazi.

Javët por veçanërisht ditët e fundit janë denoncuar në media disa raste të dyshimta të shitblerjes së votës në Bashkitë Tropojë, Has, Tiranë, Himarë dhe Mallakastër (shumica e tyre vetëm pak ditë para datës së zgjedhjeve). Në vijim të këtyre rasteve, i jemi drejtuar Prokurorive të disa rretheve gjyqësore dhe Prokurorisë së posaçme, me kërkesa zyrtare për informacion, ndërkohë që procedimet e prokurorisë me nismën e saj, për raste të ngjashme në të kaluarën janë shumë të ulëta. Prokurori i Përgjithshëm ka nxjerrë një qarkore për hetime të shpejta dhe ashpërsim të masave të sigurimit personal dhe dënimeve të kërkuara nga prokuroritë e rretheve gjyqësore. Bazuar në konkluzionet e një nga rasteve të verifikuara në terren nga vëzhguesit e KShH-së, për indicje publike të keqpërdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore në Bashkinë Patos, jemi drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm me rekomandim për mbikqyrjen e zbatimit të saj, pa cenuar parimin ligjor të pavarësinë e prokurorëve të çështjes. Takimet janë e pasqyruara në rrjetin e tij social Facebook, janë ndarë e pëlqyer, nga administrata e pushtetit vendor e atij ekzekutiv (gjatë orarit zyrtar të punës).

3 VITE ME PARE

Rama mbyll fushatën e 14 majit në Durrës, tregon ‘sherret’: Patëm debate me grupin e PS

Mbyllet sot sipari i fushatës për "14 Majin"/ Rama në
Edi Rama

DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer se ka pasur debate të forta brenda Partisë Socialiste për vendin se ku do të mbyllej fushata e zgjedhjeve lokale të 14 majit. Në fjalën që mbajti në Durrës, Rama tha se ai kishte zgjedhur qytetatin bregdetar, por shumë të tjerë kishin pasur mendime ndryshe. Kjo sipas Ramës, ka sjellë debat. 

Pjesë nga fjala e Ramës: 

Patëm disa debate me grupin e PS-së kur u thashë që kjo maratonë do ta ketë stacionin e fundit në qendrën e Durrësit. E merrni me mend se çfarë kanë thënë ata që donin të bëhej në Tiranë, Vlorë e Fier. Duke qenë se s’do bëhej në Tiranë, ata mendonin se duke u bërë atje, do kishte më shumë njerëz se në Durrës. Të gjithë mendojnë se durrsakët nuk janë dhe aq të takimeve përmbyllës, kur në fakt i vihet qershia mbi tortë.

3 VITE ME PARE

"Vendoret"/ Presidenti Begaj jep mesazhin e tij: Politikanët kanë folur si kanë dashur, tani është radha juaj

Mbyllet sot sipari i fushatës për "14 Majin"/ Rama në
Bajram Begaj

TIRANË- Presidenti Bajram Begaj përcolli mesazhin e tij dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit duke bërë thirrje për të votuar. Në një postim të bërë në rrjetet e tij sociale, Presidenti Begaj tha se tani është momenti që qytetarët të flasin me votë, e gjitha kjo për të përmirësuar hapësirën e drejtpërdrejtë të jetesës. Ai shton se është detyrë e secilit qytetar që të votojë, sidomos e brezit të rinj për të siguruar pluralizmin dhe demokracinë në Shqipëri.

"Pikërisht përfaqësuesit që do të zgjidhni nesër, do të jenë përgjegjës për cilësinë e saj. Ata do kenë detyrimin e mirëmenaxhimit të burimeve vendore dhe për të krijuar nëpërmjet tyre mundësi të reja zhvillimi për projektet e së ardhmes për qeverisjen vendore. Ndaj ju lutem hidheni votën tuaj me përgjegjësi, pa e anashkaluar këtë moment shumë të rëndësishëm për qytetet e komunitetet tona,"-shtoi ai ndër të tjera. 

FJALA E PLOTË E BEGAJT: 

Është mbyllur tashmë sipari i propozimeve që ju keni dëgjuar për disa javë gjatë fushatës elektorale. Të gjithë të angazhuarit në zgjedhje kanë folur si kanë dashur, kur kanë dashur dhe me intensitetin e paevitueshëm të propozimeve partiake. Tani të gjithë duhet të heshtin, sepse ju do të flisni! Dhe kjo është thelbësorja, vota juaj! Zgjedhjet vendore ju japin mundësinë për të përmirësuar hapësirën e drejtpërdrejtë të jetesës. Pikërisht përfaqësuesit që do të zgjidhni nesër, do të jenë përgjegjës për cilësinë e saj. Ata do kenë detyrimin e mirëmenaxhimit të burimeve vendore dhe për të krijuar nëpërmjet tyre mundësi të reja zhvillimi për projektet e së ardhmes për qeverisjen vendore. Ndaj ju lutem hidheni votën tuaj me përgjegjësi, pa e anashkaluar këtë moment shumë të rëndësishëm për qytetet e komunitetet tona.

Votoni e sigurohuni që do të dëgjoheni nesër e në ditët në vijim! Me këtë rast dua t’u rikujtoj të gjithë drejtuesve të institucioneve të ngarkuara nga ligji për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, përgjegjësinë e tyre të madhe të të qenit vendimtarë në mbrojtjen e votës dhe në konsolidimin e mëtejshëm të demokracisë. Ju kërkoj të jeni në lartësinë e kësaj sfide, të cilën ia kemi detyrim të gjithë qytetarëve shqiptarë e veçanërisht brezit të ri. Ia kemi detyrim shpresës së diasporës shqiptare që i mban sytë dhe zemrën nga atdheu dhe të gjithë punës së madhe që është bërë pa dallim krahu politik, për të siguruar pluralizmin dhe demokracinë në Shqipëri.  Të nderuar votues, ju lutem flisni me votë! Duke ju uruar mbarësi në familje, komunitet dhe në kauzat tuaja, ju ftoj të ushtrojmë të gjithë të drejtën tonë për të zgjedhur alternativën që gjithsecili mendon se përmbush pritshmëritë personale.

3 VITE ME PARE

Berisha: Rama e nisi me tritol dhe e mbyll me arrestime. Emisarët e tij, Gjiknurët e Ballat, shpërndajnë si hiena para dhe blejnë vota

Mbyllet sot sipari i fushatës për "14 Majin"/ Rama në
Sali Berisha

ELBASAN- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar takimin e fundit në qytetin e Elbasanit, në ditën e fundit të fushatës për zgjedhjet lokale të 14 majit. Në fjalën që mbajti në Elbasan, Berisha komentoi dhe fushatën e kryeministrit Edi Rama. Berisha tha se ai e ka nisur fushatën me shpërthime me tritol dhe e ka mbyllur me arrestimit referuar atentatit në Vaun e Dejës dhe arrestimit të Fredi Belerit. Berisha hodhi dhe akuza për shitblerje votash kundrejt socialistëve.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Këto dy ditë le të ftojmë bashkë çdo qytetare dhe qytetar të Elbasanit, çdo qytetar shqiptar. Le të reflektojmë për gjendjen tonë ekonomike, të mendojmë se sa herë në dyqanet tona rëndohemi nga çmimet gjithnjë e në rritje. Të mendojmë për listat e gjata, që zgjaten e zgjaten e bëhen tërkurzë, sepse shumë nga bashkëqytetarët tanë nuk kanë me se të paguajnë ushqimin e përditshëm. Të mendojmë se si i përcjellim fëmijët në shkollë dhe nuk i plotësojmë nevojat e tyre. Të gjitha këto kanë ardhur sepse prej shumë vitesh, Elbasani dhe Shqipëria qeverisen nga i njëjti regjim dhe është kaluar nga mandati në mandat, nga shiu në breshër. Ndaj dhe ju ftoj të votoni ndryshimin me 14 maj dhe mos harroni, se të gjithë sa thashë më sipër, Edi Rama në këtë fushatë i mbuloi me tallje për qytetarët, me sharje për kundërshtarët, me tallave për gaztorët. I mbuloi me mashtrime si zakonisht. Ai e nisi këtë fushatë, siç jeni dëshmitar me tritol, e mbylli me turp, me arrestime. Vazhdojnë me një seri mashtrimesh. A nuk premtoi ai rritjen e rrogave, rrogës mesatare në 900 euro. A nuk tallet ai në këtë mënyrë me qytetarët shqiptarë të cilët përballen me skamjen dhe varfërinë. Çfarë ndihme marrin shqiptarët sot nga kjo qeveri, kur vetëm 20% e tyre përfitojnë ndihmën ekonomike. Le ti shndërrojmë këto 48 orë në 48 orë të reflektimit tonë, dhe le të ndalemi pastaj dhe të mendojmë për njerëzit që janë larguar nga familjet tona, nga farefisi, nga krushqitë, njerëz tanë të dashur. Shumica e tyre janë larguar nga mospasja, papunësia, pamundësia, nga dhunimet e lirive dhe të drejtave të tyre. Ju vetë e keni të qartë se si dhjetëra e mijëra shqiptarë u arrestuan për faturat e dritave si në asnjë vend tjetër. Sot Edi Rama ju jeni dëshmitar, u angazhua në një luftë të egër primitive kundër opozitës. Bëri gjithçka të rrëmbejë të gjitha pushtetet në duart e tij. Bën gjithçka të shkelmojë, dhunojë votën. Emisarët e tij, Gjiknurët, Ballat, etj., etj., shpërndajnë si hiena para dhe blejnë vota. Por kjo blerje votash konvertohet e tëra në pushtetin e një njeriu, i solli çdo familje shqiptare një fatkeqësi të madhe, i solli një varfëri në rritje, i solli një rrogë të ngrirë, një pension të ngrirë, largimin e fëmijëve nga vatrat e tyre. Ndaj dhe koha është me këtë reflektim ti japim atë që meriton Edi Rama, këtë ngricë të stërzgjatur të pushtetit të një njeriu ta shndërrojmë me votën në pranverë të demokracisë. Të votojmë për Luçiano Boçi, intelektualin e shquar, njeriun që don Elbasani, që ka hartuar së bashku me ju projektin e një Elbasani ndryshe, Elbasani tjetër, një Elbasani qytet dinjitoz për qytetarët e vet.

3 VITE ME PARE

Fushata për zgjedhjet në Shqipëri/ VOA: Gratë kandidate 11% të protagonizmit në media

Mbyllet sot sipari i fushatës për "14 Majin"/ Rama në
Zgjedhjet

TIRANË- Në Shqipëri zëri i grave dhe vajzave kandidate në fushatat zgjedhore ka ardhur duke rënë në tre zgjedhjet e fundit. Sipas një monitorimi të Autoritetit të Mediave Audiovizive në fushatën për zgjedhjet vendore të së dielës, ato kishin vetëm 11% të protagonizmit në media, kundrejt burrave. Aleanca e grave në parlament po mendon që kjo çështje të rregullohet me ligj. Nga ana tjetër aktivistë të barazisë gjinore thonë se tribunat elektorale zotërohen në masë nga drejtuesit kryesorë të partive duke ju lënë shumë pak kohë grave të prezantojnë platformat e tyre përballë zgjedhësve.

Në Shqipëri fushata për zgjedhjet vendore përfundon sot. Në zgjedhje garojnë 144 kandidatë për kryetar bashkie, dhe mbi 23 mijë e 600 kandidatë për anëtarë të këshillave bashkiakë. Ndërsa Kodi Zgjedhor parashikon që në listat e këshilltarëve 50% të jenë gra, për kandidatët për kryetar bashkie nuk ka kuota gjinore, për pasojë, këtë herë, vetëm 15, ose 10.4% e 144 kandidatëve, janë gra. Por, edhe pse për parlamentet e bashkive, konkurrojnë mbi 11 mijë e 800 gra, studiues të zgjedhjeve në Shqipëri, konstatojnë se zëri publik i grave dhe vajzave në fushatë ka qënë i dobët. Autoriteti i mediave audiovizive, pas një monitorimi të televizioneve dhe radiove, konstatoi se diferenca mes zërit të burrave dhe grave, si në prezantimet e takimeve zgjedhore, ashtu dhe në studiot televizive, ishte e thellë.

“Shifra është evidente e shporporcionuar. 11% të protagonizmit e zënë gratë dhe vajzat dhe 89% meshkujt”- u shpreh për Zërin e Amerikës, Dr. Arben Muka, drejtor i programeve në AMA.

Kordinatorja kombëtare e rrjetit “Barazi në Vendimarrje”, Edlira Çepani, thotë se organizata që ajo drejton, ka kryer monitorime të kësaj natyre edhe në dy fushatat e zgjedhjeve të mëparshme. Ajo konstaton se zëri i grave në fushatë, ka ardhur duke u zbehur, nga 14 në 11% në fushatën aktuale.

“ Duket qartë në mënyrë të çuditshme edhe pse është një fushatë lokale, atë po e bëjnë kryetarët e partive. Duke qenë se nuk rregullohet me ligj dhe kuotë, kemi sërish një numër shumë të ulët të grave dhe vajzave kandidate për kryetare bashkie. Kjo i jep atyre një zë edhe më të ulët. Por dhe në mbulimin mediatik në studio, panele, ato kanë një zë të zbehtë”- u shpreh për Zërin e Amerikës, Edlira Çepani, Kordinatore kombëtare e rrjetit “Barazi në vendimarrje”.

Kodi zgjedhor parashikon kohë të caktuar në media për fushatën e partive politike. Por ekspertët vërejnë se ka një arsye se përse zëri i grave në aktivitetet politike që prezantohen në media është i ulët.

Drejtuesit e partive dhe jo kanditatët për kryetarë, e aq më pak ata për këshillat bashkiake, kanë patur mundësi t’u drejtohen votuesve përmes medias. Në këtë atmosferë, zëri i grave kandidate duket se ka humbur.

“Janë strategjitë e partive politike të cilat vënë si protagonistë në fushatë burra. Dhe kjo identifikohet edhe përmes pasqyrimit që i bëjnë televizionet fushatës elektorale. Mënyra se si organizohet ai takimi me zgjedhësit, bën që pjesën e luanit të marrin drejtuesit kryesorë të partive duke lënë në minorancë kandidatet për kryetare dhe anëtare të këshillave bashkiakë të cilat duhet t’u thonë më shumë qytetarëve, të prezantojnë platformat, se si e mendojnë ato zhvillimin e njësisë së tyre administrative”- vijoi Dr. Arben Muka, Drejtor i programeve në AMA.

Por si e shpjegojnë vetë gratë dhe vajzat e përfshira në politikë këtë situatë. Sekretarja organizative e gruas në PS, Etilda Gjonaj,thotë se partia e saj ka bërë disa përparime kur bëhet fjalë për përfaqësimin e grave në qeverisje, me rreth 70%, në bashkëdrejtimin e organizatave socialiste apo dhe degëve të partisë. Por në lidhje me zërin e grave në fushatën zgjedhore situata është ndryshe. Zonja Gjonaj shpejgon se

aleanca e grave në parlament po mendon për ta adresuar këtë çështje, në Kuvend.

“ Duhej patjetër të kishte një përmirësim. Edhe në kuadër të inisiativave që kemi marrë si gra deputete në parlament, e kemi menduar që ndoshta do duhej të ketë një përcaktim në Kodin Zgjedhor, se sa kohë televizive duhet të ketë një grua kandidate. Duke e artikuluar si një propozim ligjor me qëllim që të përfshihet”- u shpreh për Zërin e Amerikës, Etilda Gjonaj, sekretare e gruas në PS.

E megjithatë Zonja Gjonaj, mendon se gratë në PS e kanë shumë të fuqishëm zërin e tyre në bazë, dhe se disa sondazhe të brendshme, siç thotë ajo, kanë treguar se ato e mbështesin partinë më shumë se burrat.

“Gratë nuk janë thjesht votuese. Gratë janë dhe menaxhere fushate. Gratë janë dhe të deleguara që merren me zona të caktuara. Dhe më thënë të drejtën pa ulur aspak rëndësinë e rolit dhe të kontributit të burrave në parti, gratë kanë një rol të jashtzakonshëm. Se janë ato që bëjnë një punë si milingonat të cilat shkojnë derë më derë dhe përcjellin në strukturat e partisë problematikat”- vijoi Etilda Gjonaj, sekretare e gruas në PS.

Deputetja e PD Merita Bakiu, e cila më herët ka patur një përvojë si anëtare në këshillin bashkiak në Krujë, mendon se gratë kandidate për këto këshilla duhet dëgjuar, dhe se zëri i tyre në fushatë thuajse mungoi.

“Gjatë përvojës që kam patur si këshilltare bashkie, kam takuar gra që kanë ide shumë të mira për zhvillimin e bashkive ku kandidojnë, por nuk u jepet mundësia t’i shpalosin këto ide”- u shpreh për Zërin e Amerikës Merita Bakiu, deputete e PD.

Me një përvojë 4 vjeçare si anëtare e këshillit bashkiak në Tiranë, Maura Linadi, kandidon sërish në këto zgjedhje. Ajo do donte që gratë të kishin më shumë zë në kohën televizive të përcaktuar për fushatën në media. E megjithatë Zonja Linadi thotë se ato kanë pika të tjera të forta.

“Ne gratë, pikën më të fortë e kemi në terren. Ju e patë dhe sot, ne marrim çdo mendim dhe kritikë dhe e përcejllim atje ku duhet, për t’i ardhur në ndihmë nevojave të gjithë qytetarëve të Tiranës”- u shpreh për Zërin e Amerikës Maura Linadi, kandidate për këshillin e bashkisë, Tiranë.

Në Shqipëri kornizat ligjore për rritjen e përfaqësimit të grave në parlament dhe këshillat bashkiakë janë përmirësuar ndjeshëm. Por përtej këtyre ajo që shqetëson aktivistët për barazinë gjinore, lidhet me zërin e dobët të gruas, kur bëhet fjalë për ballafaqimin e ideve dhe të platformave të tyre në fushatë. Ndonëse roli i grave në bazë për partitë është i fortë, tribunat e mitingjeve elektorale vazhdojnë të zotërohen në masën 90% nga burrat me pushtet në parti, dhe kjo sipas studiuesve nuk është një shenjë e mirë për demokracinë.

Marrë nga VOA

3 VITE ME PARE

Projeksioni i votave nga BIRN: Këto janë bashkitë ku palët përplasen më fort, PS avazntazh në 45, 16 kanë favorite PD

Mbyllet sot sipari i fushatës për "14 Majin"/ Rama në
Foto ilustruese

Të dielën më 14 maj, qytetarët e Shqipërisë do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur 61 kryebashkiakët e rinj për katër vitet e ardhshme. Dy blloqet kryesore në garë në rang vendi janë Partia Socialiste në pushtet dhe koalicioni Bashkë Fitojmë, i udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-presidenti Ilir Meta. Rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2021 konsiderohen një pikënisje për projeksione mes dy palëve kundërshtare dhe nëse merren të pandryshuara, ato i japin një avantazh të dukshëm Partisë Socialiste në 45 bashki të vendit, kundrejt 16 bashkive në favor të opozitës.

Megjithatë, rezultatet e 2021 tregojnë gjithashtu se në 13 prej këtyre bashkive, diferenca mes dy palëve politike ka qenë më e ngushtë se 5% e votave, duke sugjeruar se gara në këto bashki vazhdon të jetë e hapur dhe e fortë.

BIRN i analizoi rezultatet e vitit 2021 duke i kalkuluar të dhënat sipas konfigurimit aktual të forcave politike, me qëllim për të identifikuar zonat ku palët ndjehen “të sigurta” dhe ku ato mund të sfidohen. Zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 janë më të afërtat, gjë që i bën më të krahasueshme se sa zgjedhjet e shkuara vendore, ndërsa palët politike u rradhitën pak a shumë në të njëjtat pozicione siç janë edhe sot.

Gjithsesi, krahasimi i të dy zgjedhjeve nuk është tërësisht i vlefshëm për shkak se në zgjedhjet parlamentare palët angazhohen shumë më fort se sa në zgjedhjet lokale, ndërsa në këto të fundit, përballjet mes kandidatëve kanë veçori të ndryshme nga përballjet mes partive.

BIRN mblodhi bashkë votat e marra në nivel bashkie nga Partia Socialiste dhe aleatët e tyre të pashpallur, Partia Socialdemokrate e Tom Doshit në njërin krah, si dhe votat e marra nga Partia Demokratike dhe partia Lëvizja Socialiste për Integrim në krahun tjetër. Nga të dhënat e analizuara në këtë mënyrë, rezultati mes palëve del më i lartë se sa 5% diferencë në 48 bashki dhe më i ulët në 13 bashki.

Nga këto, Durrësi, Korça, Pogradeci e Kavaja janë nga bashkitë e mëdha ku rezultati i vitit 2021 ka qenë i ngushtë dhe ku supozohet se palët janë brenda marzhit të arsyeshëm për të ndryshuar rezultat. Në anën tjetër, Shkodra, Vlora, Berati e Kurbini janë bashki të mesme e të mëdha, në të cilat rezultati mes palëve ka qenë shumë i thellë, gjë që sugjeron se ndryshimi është shumë i vështirë.

Bashkitë e vogla kanë treguar në të shkuarën se mund të pësojnë ndryshime të mëdha në drejtim të votës, nga majtas në djathtas apo anasjelltas. Puka, Shijaku apo Mallakastra janë shembuj konkretë. Gjithashtu, zgjedhjet për pushtetin vendor mund të dalin ndryshe nga ato për parlament, në varësi të forcës së kandidatëve konkurrues.

Në zgjedhjet e vitit 2021 në nivel kombëtar, Partia Socialiste fitoi 48.7% të votave të vlefshme ndërsa aleati i saj jozyrtar, Partia Socialdemokrate, fitoi 2.25% të votave. Partia Demokratike dhe aleatët e saj fituan 39.4% ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim fitoi 6.8%. Partia Demokratike garoi bashkë me një koalicion partish të tjera të quajtur Aleanca për Ndryshim. Roli i këtyre partive në zgjedhjet e së dielës nuk është i lehtë për t’u vlerësuar, ndërsa pesha e tyre reale është e pamundur të dihet.

Rreth 128 mijë vota ose 7.7% shkuan për partitë e tjera të vogla ose ishin vota të pavlefshme.

Duke qenë se në 43 nga 61 bashki ka vetëm dy kandidatë, supozohet se votat që më 2021 u morën nga partitë e vogla, do të mund të ndahen mes dy kandidatëve në garë. Të dhënat e analizuara tregojnë se “të tjerët”, pra partitë e vogla jashtë PS+PSD dhe PD+LSI, kanë marrë më shumë vota se sa diferenca mes dy grupimeve të mëdha në bashki të rëndësishme si Durrësi apo Korça, gjë që e bën garën mes palëve në bashki të tilla të rëndësishme.

Nga ana tjetër, në disa bashki, si Tiranë, Vorë apo Rrogozhinë, makineria elektorale socialiste, elementë të së cilës janë sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara, kanë pasur rol disproporcional në rezultat, vërejtur kjo nga numri i votave pëlqyese të fituara nga kandidati Ornaldo Rakipi.

Për shembull, PS fitoi zgjedhjet në Rrogozhinë me 50% të votave duke marrë 5537 vota. Nga këto, 1488 vota ose 27% të rezultatit të PS-së ishin vota pëlqyese për Rakipin. Në bashkinë e Vorës, PS fitoi 54% të votave, një diferencë e pazakontë prej 14% në krahasim me dy partitë kundërshtare, PD dhe LSI. Por nga 8,458 votat e marra nga PS në Vorë, 3,528 vota ishin pëlqyese për Ornaldo Rakipin, i ati i së cilit, Aqif Rakipi, u sanksionua nga Shtetet e Bashkuara për korrupsion madhor dhe blerje votash.

Në Vaun e Dejës, Partia Socialdemokrate mori në zgjedhjet e vitit 2021, 26% të votave, duke kapërcyer edhe vetë Partinë Socialiste. Të marra sëbashku, PS dhe PSD morën në këtë bashki 47% të votave, 2.8% më shumë se sa dy partitë e opozitës PD dhe LSI. Rrjedhimisht zgjedhjet në Vaun e Dejës duket se varen edhe nga niveli i angazhimit të makinerisë elektorale të PSD-së.

Zgjedhjet e vitit 2021 në Shqipëri u zhvilluan në kushtet e pandemisë së COVID-19. Një vendim kontrovers i qeverisë në javën e zgjedhjeve për të vendosur regjim karantinimi udhëtarët nga Greqia, gjë që ka sjellë pjesëmarrje anomalisht të ulët në disa bashki të jugut, të tilla si Gjirokastra, Saranda, Himara apo Dropulli. Në Gjirokastër, PS fitoi me 6.6% diferencë më 2021, ndërsa në Himarë, me 21% diferencë. Heqja e kufizimeve të COVID dhe ardhja e emigrantëve për të votuar mund ta ndryshojë këtë rezultat, pavarësisht se sa i thellë është.

Rezultati i zgjedhjeve të së dielës ka gjasa do të varet gjithashtu edhe nga shkalla e pjesëmarrjes. Pjesëmarrja në zgjedhjet vendore ka qenë historikisht më e ulët se sa në zgjedhjet parlamentare. Në zgjedhjet e vitit 2021, pjesëmarrja në rang kombëtar ishte 46.3%. Kruja e Tirana kishin pjesëmarrjen më të lartë me 56% ndërsa në krahun tjetër, Bashkia e Finiqit kishte pjesëmarrje vetëm 14% dhe Dropulli vetëm 15%, pasuar nga Himara me 26% dhe Saranda me 33%./BIRN

3 VITE ME PARE

VIDEO-PERLA e Agron Malajt: I pari është Rama, janë 10 mijë vende bosh, pastaj vjen populli

Mbyllet sot sipari i fushatës për "14 Majin"/ Rama në
Agron Malaj

DIBËR- Kryebashkiaku aktual në Mat, Agron Malaj i cili kërkon dhe një mandat të dytë më 14 maj ka ‘lëshuar një perlë’ teksa fliste para qytetarëve. Duke dashur të bëjë një krahasim me kreut të qeverisë, Edi Rama dhe Opozitës, Malaj futi në lojë dhe popullin, por e renditi gabim. Ai tha se në fillim fare është kryeministri Rama, ndërsa populli vjen pas 10 mijë vendeve bosh.

Gafa e Malajt:

Duhet të bëjmë një analizë tjetër, kush është Edi Rama dhe Sali Berisha, kush është Edi Rama dhe Ilir Meta. Ka një diferencë shumë të madhe, është Edi Rama, janë 10 mijë vende bosh pastaj vjen populli. Në fund fare vijnë ata.

 

3 VITE ME PARE

Rama e kërkon me ngulm Shkodrën: Po më provoni njëherë...ç'është kjo punë kështu?

Mbyllet sot sipari i fushatës për "14 Majin"/ Rama në
Edi Rama

SHKODËR- Kryeministri Edi Rama mbylli këtë të premte fushatën në Shkodër, ku Partia Socialiste garon me Benet Becin më 14 Maj. Në fjalën e tij, Rama kërkoi me ngulm fitoren e Partisë Socialistëve, duke ftuar qytetarët që ta votojnë për të parë se çfarë ai mund të bëjë për Shkodrën. Një thirrje e pati edhe për votuesit e djathtë, që kësaj here të provojnë një gjë tjetër në krye të bashkisë.

"U them të gjithëve këtu. Orë njeriu e provon mo vlla. Ore ç'është kjo? dun me vdek pa provu njëherë një gjë tjetër. Njeriu e provon. Jo! Si mor jo? Nuk e kuptoj. Çfarë nuk provuam në këtë demokraci, liri? Mos me provu iher me marrë në punë një tjetër kur ai që ke ta bën punën keq, po kjo është kulmi. Pse Boga është e pastër, e Thethi ka plehra? Në Bogë është Malësia e madhe, Thethi është e Shkodrës,"-tha Rama.

3 VITE ME PARE

"Të betohem në Kuran e Bibël"/ PD pubikon AUDIO-PËRGJIMIN: Vëllai i kryebashkiakut të Pukës fut njerëzit në makinë për tu marrë votat

Mbyllet sot sipari i fushatës për "14 Majin"/ Rama në
Gjon Gjonaj

PUKË- Partia Demokratike ka publikuar një audio-përgjim ku sipas tyre dëgjohet vëllai i kryebashkiakut të Pukës, Gjon Gjonaj, Viktor Gjonaj duke bërë pazre për votat për zgjedhje lokale. Sipas PD-së, Gjonaj përdor dhe një grua që është punonjëse në Bashkinë e Pukës, Lule Mema. PD shton se në lidhje me këtë ngjarje, ka bërë kallëzimin në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Më poshtë përgjimi i zbardhur:

X: Viktor Gjoni, vëllai i Gjon Gjonit, Kandidatit të Bashkisë Pukë, i PS
Y: Personi që po i blihet vota
ë: Gruaja e personit Y
F: Lula, anëtare e PS për zonën, punonjëse në Bashki.
 
P1: Përshëndetje
P2: Përshëndetje
……
X: Këtë gruan e kam gruan e një dashamirësi, e kam njohur tani vonë, me kohë e kam dashamirës, edhe unë dua të hyj në bisedime me ty, për një problem që ma tha. Në qoftë se ti më betohesh të më ndihmosh, edhe unë të betohem të të ndihmoj.
Y: Për cfarë të të ndihmoj?
X: Unë dua të më ndihmosh për vota. Jam vëllai i Gjonit, unë po të kërkojë votën për veten.
Y: Sa të pashë të njoha, nuk po i kërkon votat për vete, por për vëllain. Je vëllai nuk ke nevojë me hy me miq. Sa herë duhet t’ju ndihmojë unë juve, tash 8 vjet? Edhe sa herë këto 8 vite më keni ndihmuar? 8 vite me keni vënë këmbën në fyt.
X: Unë po të them këtë…
Y: Jam unë ai person që kur ka ardhur vllai jot në 2015 (Gjon Gjoni) për Kryetar Bashkie, unë kam bërë luftë të madhe. KAM BËRË LUFTË TË MADHE!! Kam 3 njerëz të sëmurë në shtëpi dhe s’kam ndihmë ekonomike
ë(Gruaja): Asnjë ndihmë ekonomike.
Y: Unë nuk akuzoj vëllain tënd, sepse ai nuk më njeh mua, por akuzoj person tjetër.
X: Jam duke hyrë unë, nuk ke punë as me vëllain tim, as me Lulin, as me Hasanin, as me të tjerë. Ke punë vetëm me mua dhe me këtë që kam anash. Jam duke tu betu.
Y: Jo, jo. S’ka.
Ë: S’ka më vetëm për votime.
Y: Sepse nëse ja kanë bërë dikujt padrejtësisht, unë kam qenë para 10 viteve në punë, kam qenë punonjës në shkollë, në objekt shtetëror edhe më kanë heqë nga puna. Ka 10 vjet që më keni heq nga puna, dhe marr vesh që keni punësu dikë tjetër. Pse më keni heq?
X: Shiko tani…
Y: A kam të drejtë? A kam të drejtë të rri më me këtë parti? Ju më keni bërë vet me ik. Se babën dhe gjyshin tim i kam pas socialista. Juve më keni detyruar mua të largohem nga partia juaj. Këta më kanë detyru. Si të mos jem unë i revoltuar me ata.
X: Këtu ke plotësisht të drejtë, e ke të justifikuar dhe nuk po du me la gojën. Unë flas realitetin. Vëllai im ka gabuar, ka gabuar edhe ai tjetri që është administrator.
Y: Unë s’po them që ka gabuar vëllai jot. Vëllai jot as nuk më njeh.
X: Në kuptimin e asaj që unë mora përsipër, thash edhe nje herë që unë as kafe s’kam pi me Lulën. A kupton? Unë i thash jo.
ë: Ne kemi votuar për ty.
X: Unë me Lulën kam raporte të tjera dhe me këtë burrë kam raporte të tjera (Y), se ti ke për të më ndaluar nesër në rrugë, e ke për të më thënë “Legen”, e s’besoj se do ma thuash.
Z: Unë jam i drejtëpërdretjë!
Y: Jo jo, në kuptimin e fjalës që të ndihmova në këtë punë, e ti nuk më ndihmove. A më kupton çfarë po të them? Unë nuk jam futur në këto gjëra, në thellësi, se gjithmon ku kam shkuar, i kam thënë “Ma jep votën” dhe “faleminderit” dhe është e drejta e secilit. Unë për kokën e dy djemve, nuk i shikoj njerzit “a ma kanë dhënë - a sma kanë dhënë votën”. Se është e drejta e tij. Përshembull, unë i them: Nëse ti ma bën këtë nder, m’u beto, edhe unë do të të betohem që këtë punë do ta bëj, për një muaj, një muaj e gjysmë. Se nuk bëhen punët flak për flak, por brenda muajit qershor, për të realizuar, ky burrë që po të thotë tani. Mu beto, nëse nuk ta bëj, më ndalo thuj: qënkë ti më legen se ato të tjerët që më kanë taku. Kaq po të them!
Z: Ju jeni ju vetë që më keni detyru të mos largohem.
X: Unë kam ardhur në emrin tim.
Y: Ti sot je në emrin tënd, e nesër s’je. Edhe s’ka me na njoft njeri më.
X: Unë do të të jap numrin.
Y: 13 vota shtëpie ia kam dhënë vetëm unë. Jo më pak.
X: Më jep gjysmën e këtyre këtë rradhë.
Y: Për Zotin, e di si jam unë tani? Ça më kanë bërë mua këta, jo ti. Ti nuk më ke gjë borxh. A e kupton? Me më thrrit mua 40 vjeç në zyrë, e me më thënë 100mij lekë për një votë, si me ble 1kg mish derri, 500mij lekë mbarojnë për një javë. Unë dua punën.
X: Ty të duhet një punë me mbajt familjen. Jam shumë dakord.
Y: Unë këto fjalë kam me thënë.
X: Ke të drejtë!
Y: Mua as Gjoni s’më ka ndonjë borxh.
X: Nuk është shjelluar gjëja, as nuk është diskutuar. Edhe vëllai im, Gjoni ka shumë gabime. Sot njerëzit që ka punuar Gjoni, që i ka dhënë punën, i ke duke punuar kundra. A po më kupton. Ai është mosmirënjohës. Ti ke të drejtë se nuk ke punuar, por ka të drejtë edhe ai tjetri, mosmirënjohësi që ka hëngër buke 8 vjet me Gjonin.
Y: Ai është bukë shkelur.
X: Kshu që njeriu gabon edh gjatë jetës.
Y: Me gabuar tek unë që kam 3 vet sëmurë, që ,ë duhen 2-3qind mijë lekë ilaçe në muaj, nuk është aspak normale. Unë e kam 100m larg shtëpie, nuk është e drejtë. Kur ka ardhur Gjon Gjoni, vëllai jot, unë jam ai burrë, në 2015, që e kam prit Gjonin dhe e kam suportuar.
X: E di se aty kam qenë.
Y: Pra unë me vujt 8 vjet me për një vend pune?
X: Në qoftë se të ka ardhur dikush tjetër për votë, nuk mund të përmirësojë jetën tënde, se s’ka çfarë të bëjë më shumë se Gjoni, për disa. Unë nuk po flas për të gjithë Pukën. Unë i them këtij personit i takon e drejta për ti dhënë të drejtën, unë nuk kam ndërhyrë për njerëzit në botë. Nëse dinë një person në bashki që kam ndërhy, unë nuk di gjë. Vllai i di punët vet atje. Më ka hyrë njerëz, a kupton? Edhe ky burri i kësaj, që e kam dahsamirës, shokë i mirë në sport.
Vjen një person i ri (Grua)
F: A jeni mirë? Kam qenë keq me shëndet
X: Se çfarë ka kaluar dhe çfarë është bërë i di ti, e nuk ka nevojë të përsëriten më.
Y: unë nuk ruhem dhe as nuk trembem. Kjo dhe djali i kësaj. Ju më keni detyruar të largohem nga partia. Se gjithmonë kam qenë socialist. Ju duhet të pranoni realitetin.
X: Çfarë do bëjmë me u rregullu? Sa vota do më bësh? Çfarë do bëjmë që të rregullohemi? E të afrohesh me ne?
Y: Sa jepni?
X: Në qoftë se ti më thua për punë, për mua është zgjidhja më e mirë.
Y: Ja e ke prezente, (personi F).
X: Do ta zgjidhim kete pune brenda muajit qershor. Nuk po të them vitin tjetër, por për këtë muaj, për ta zgjidhur.
Y: Ok. Këtë të ma shkruash te Kryetari jot.
X: Është edhe Kryetari jot.
Y: Për mua 8 vjet ai nuk ka qenë. Koha do të tregoj. Ta shkruaj dora e Kryetarit dhe t’i vini edhe një vulë për punën. Po s’ma vulose s’të besoj më.
X: Kjo nuk bëhet dot për nesër, por më beso mua.
Y: S’të besoj më.
X: Unë të bëj be, por firmën nuk ta jap dot.
ë: Më be, nuk ju besojmë më.
X: Ti e meriton me hy në punë, dhe po na ndihmove ne nuk do ju lejmë pa punë.
Y:Sa herë keni kërkuar, unë ju kam ardhur nga mbrapa.
F: Jam totalisht e bindur që ti duhet të ishe në punë, për ato halle ato probleme që ke.
X: Tani si e ke mendimin?
Y: Ka kohë edhe 4 ditë.
X: Jo jo, tani në makinë. Që dhe unë të bëjë llogaritë e mia. Unë të betohem si të duash ti. Qoftë me Kuran, qoftë me Bibël.
Y: Unë be bëj, por nuk kam besim te ju. Unë bëj be, epo nuk kam bërë kurrë, për votë.
F: Si nuk ke besim ti tek ne, kur po të betohemi me dorë në Bibël se do t’a kryjmë punën.
X: Unë kam ardhur që të bëj punë, por po nuk m’u beotove në Kuran, nuk mund të të besoj se ka një Zot lart, se jam 60 vjeç burrë.
F: Por nuk duhet me tregu gjë për këtë muhabet.
X: Unë dua që muhabeti të mbyllet këtu, mos të dali sepsë do ta mbyllim tani, o për Po, o për Jo.
F: Për atë Zot që kemi, këtë bisedë që kemi bërë këtu në makinë, sepse është për të mirën e familjes tënde. Ti brenda qershorit je në punë se ja ku me kë mua, anën zyrtare, dhe ja ku e ke edhe anën e gjakut (vëllain e Gjonit).
Y: Do të ju ndihmojë
X: Sa vota?
F: 10 vota?
Y: Do t’ju ndihmojë!
X: Je i sigurtë? Veje dorën në Kuran edhe unë në Bibël. Brenda qershorit e ke të mbaruar.
Y: 5 vota i ke të rregullta.
F: Tani Gjoni po më pyet “si u ndatë?” dhe “po” i them për po, kështu që mos na prish punë, se jemi njerëz pa fjalë. Mos na dëmto.
Y: Kë të dëmtojë?
F: E mbyllëm.

 

3 VITE ME PARE

Rama për Benet Becin: Ata 'të djathtët' janë bërë xheloz, sikur i kemi marrë të dashurën

Mbyllet sot sipari i fushatës për "14 Majin"/ Rama në
Edi Rama

SHKODËR- Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar figurën e kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë Shkodër, Benet Becit, si idealin për të drejtuar qytetin. Në fjalën e tij, në mitigun përmbyllës në Shkodër, kryeministri tha se "të djathtët" janë të shqetësuar dhe xhelozë për kalimin e Becit nga përkrahja për Sali Berishën, tek kalimi në PS.

"Beneti si Shqipëria nuk është blu, as mavi, është kuq e zi. Shkodra duhet të votojë kuq e zi këtë herë duke votuar për Benetin. Ata të djathtët duhet të shohin sa xheloz janë bërë, sikur i kemi marrë të dashurën. U mërzit shumë Beneti, më tha është shqetësuar shumë doktori. I thashë, mua ma thua këtë, unë kam një jetë që punoj për të shqetësuar doktorin. Ça problemi kam unë? Më thotë, Benet pse ike? Ku të kanë kapur? I thashë, thuaji më ka kapur Shkodra, s'ma ka kapur njeri. Benetin e ka kapur një pasion, një ambicie për të bërë Shkodrën, si Vlorën. Tonini është mërzit dhe thotë po fitoi Beneti, ta po m'hikin fondet në Shkodër,"- tha Rama.

3 VITE ME PARE

VIDEO- Abazoviç mbështet Veliajn për zgjedhjet e 14 majit: Erioni promovon vlera universale dhe për rajonin

Mbyllet sot sipari i fushatës për "14 Majin"/ Rama në
Erjon Veliaj dhe Dritan Abazoviç

MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka shprehur mbështetjen e tij ndaj Erion Veliajt si kandidat për kreun e bashkisë së Tiranës në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Në videon e shpërndarë nga Veliaj në 'Facebook', Abazoviç ka thënë se ai është një person që ka sjellë risi në jetën politike dhe që promovon vlera të cilat janë të mira jo vetëm për Tiranën por për të gjithë rajonin. Në imazhe kryeministri i Malit të Zi i uron fitore Veliajt në zgjedhjet e 14 majit dhe përcolli përshëndetje nga të gjithë shqiptarët në Mal të Zi.

3 VITE ME PARE

14 maji/ OSBE në Shqipëri: Vetëm një herë në 4 vite ju vjen mundësia të vendosni për të ardhmen tuaj

Mbyllet sot sipari i fushatës për "14 Majin"/ Rama në
14 maji

TIRANË- Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka publikuar një video përmes të cilës u bën thirrje qytetarëve që të votojnë më 14 maj. OSBE shkruan se është vetëm një ditë në 4 vite që u jep mundësinë qytetarëve të vendosin për fatin e tyre. Sipas OSBE-së, kjo e drejtë duhet ushtruar.

“Ka mbi 200 të diela në 4 vjet, por vetëm 1 për të vendosur për të ardhmen e qytetit apo fshatit tënd. Bëhu pjesë e festës së demokracisë, duke ushtruar të drejtën dhe detyrën tënde qytetare më 14 maj. Çdo votë vlen! Shko voto! Bëje zërin tënd të dëgjohet!”- shkruhet në postim.

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet e 14 majit/ Ministria e Arsimit: 52 shkolla do të jenë Vend Numërim Votash, orët e mësimit do zëvendësohen

Mbyllet sot sipari i fushatës për "14 Majin"/ Rama në
Ministria e Arsimit

TIRANË- Ministria e Arsimit ka bërë me dije se 52 shkolla do të kthehet në vendnumërime për votat e zgjedhjeve lokale të 14 majit. Në një njoftim zyrtar bëhen me dije të gjitha institucionet arsimore që do të vihen në shërbim të zgjedhjeve lokale, duke cënuar kështu procesin mësimore. Por, Ministria e Arsimit bën me dije se orët e mësimit do të mund të hvillohen në pasditet e ditëve në vijim dhe do të zëvendësohen.

Njoftimi:

DRAP KORÇË

Maliq, Shkolla e Mesme e Bashkuar “Dhimitraq Gjata”, Rëmbec, përfundimi i procesit të numërimit 19.05.2023. Mësimi vijon në shkollën “Neim Sertani” Orman, turni i dytë.
Korçë-Pustec, Gjimnazi “Raqi Qirinxhi” palestra, përfundimi i procesit të numërimit më 18.05.2023. Nuk ndikon në procesin mësimor.
Korçë-Pustec, SHMB “Dy Dëshmorët”, përfundimi i procesit të numërimit më 15.05.2023. Procesi mësimor zhvillohet gjatë pasdites ora 12.00-16.00.
Elbasan, Shkolla 9-vjeçare “Jorgji Dilo”, përfundimi i procesit të numërimit më 16.05.2023. Procesi mësimor zhvillohet normalisht pasi numërimi i votave zhvillohet elektronikisht.
Përrenjas, Gjimnazi “Halit Bërzeshta”, përfundimi i procesit të numërimit më 16.05.2023. Procesi mësimor zhvillohet të shtunën dhe të dielën.
Belsh, Gjimnazi “Sami Frashëri” (Palestra) përfundimi i procesit të numërimit më 16.05.2023. Procesi mësimor do zhvillohet normalisht, pasi shkolla ka dy hyrje, të cilat nuk kanë lidhje me njëra tjetrën.
Cërrik, Palestra e Shkollës “Aleks Buda”, procesi mësimor do zhvillohet normalisht në këtë shkollë, pasi palestra ka hyrje të veçantë nga shkolla.
DRAP LEZHË

Malësi e Madhe, Palestra e Shkollës 9-Vjeçare “Abdyl Bajraktari”, Koplik. Përfundimi i procesit të numërimit më 17.05.2023, nuk cenon procesin mësimor.
Lezhë, Gjimnazi “Hydajet Lezha”, përfundimi i procesit të numërimit më 17.05.2023, nuk cënon procesin mësimor.
Lezhë, Shkolla 9-vjeçare “Besëlidhja”, përfundimi i procesit të numërimit më 17.05.2023 nuk cenon procesin mësimor.
Pukë, Fushë-Arrëz, Palestra e Shkollës së Mesme “Sabah Sinani”, Pukë, përfundimi i procesit të numërimit më 17.05.2023, nuk cenon procesin mësimor.
Pukë, Fushë-Arrëz, Palestra e shkollës 9-vjeçare “Pjetër Arbnori” Fushë Arrëz, përfundimi i procesit të numërimit më 17.05.2023, nuk cenon procesin mësimor.
Has, Palestra e Gjimnazit “Skënderbeu” Krumë, përfundimi i procesit të numërimit më 17.05.2023, nuk cenon procesin mësimor.
Vau Dejës, Palestra Shkolla Profesionale e Fermerëve “Ndre Mjeda” Bushat, (Palestra) përfundimi i procesit të numërimit më 17.05.2023, nuk cenon procesin mësimor.
Kukës, shkolla “Lidhja e Prizrenit” Kukës, përfundimi i procesit të numërimit më 17.05.2023, nuk cenon procesin mësimor.
Kurbin, Palestra e Gjimnazit “At’Shtjefën Gjeçovi” Laç, përfundimi i procesit të numërimit më 17.05.2023, nuk cenon procesin mësimor
Shkodër, Gjimnazi i Orientuar “Shejnaze Juka”, përfundimi i procesit të numërimit më 19.05.2023, nuk cenon procesin mësimor.
Shkodër, Shkolla 9-vjeçare “Xheladin Fishta”, përfundimi i procesit të numërimit më 19.05.2023 nuk cenon procesin mësimor.
Shkodër, Shkolla 9-vjeçare “Ismail Qemali”, palestra e universitetit që ndodhet në oborrin e shkollës, përfundimi i procesit të numërimit më 19.05.2023, nuk cenon procesin mësimor.
DRAP FIER

Fier, Shkolla e Mesme “Janaq Kilica”, përfundimi i procesit të numërimit më 19.5.2023, zëvendësohet me mësim pasdite në një godinë tjetër.
Fier, Shkolla e Mesme Profesionale “Petro Sota” përfundimi i procesit të numërimit më 19.5.2023, zëvendësohet me mësim pasdite në një godinë tjetër.
Fier, Shkolla Artistike “Jakov Xoxa” 18.5.2023 mësim pasdite në një godinë tjetër.
Mallakastër, Palestra e shkollës “Dervish Hekali” Ballsh, përfundimi i procesit të numërimit më 21.05.2023. Mësimi vazhdon rregullisht.
Lushnje Palestra e shkollës 9-vjeçare “Skënder Libohova”, përfundimi i procesit të numërimit më 18.05.2023. Mësimi vazhdon rregullisht.
Himarë 9-vjeçare “Ismail Qemali”, Vlorë, 1 ditë mësimi do zëvendësohet një ditë tjetër.
Himarë, Gjimnazi “Ali Demi”, Vlorë, 1 ditë mësimi do zëvendësohet një ditë tjetër.
Selenicë, shkolla “Eqerem Beqiri” (Palestër) përfundimi i procesit të numërimit më 18.05.2023. Mësimi vazhdon rregullisht.
Sarandë, Palestra “Bido Sejko”, procesi zgjat për 2 ditë mësimi vazhdon rregullisht.
Sarandë Palestra “Antonio Athanas”, procesi zgjat 4 ditë mësimi vazhdon rregullisht.
DRAP Durrës

SHIJAK, Gjimnazi “16 Shtatori” procesi i numërimit i pacaktuar, Mësimin e ditës së Hënë do ta zhvillojnë në shkollën 9-vjeçare “Muharrem Dollaku”.
RROGOZHINË, Shkolla e Mesme “Haxhi Qehaj” procesi i numërimit i pacaktuar, Do të zhvillohet mësimi rregullisht në shkollë sepse palestra ku do të zhvillohet procesi i numërimit ka hyrje të ndryshme nga shkolla dhe nuk pengohen asnjë nga proceset.
TIRANË, Gjimnazi “A.Z.Çajupi” procesi i numërimit i pacaktuar, Mësimi zhvillohet në shkollën “Luan Hajdaraga” dhe “Eqerem Cabej”.
TIRANË, Shkolla “Hasan Tahsin” procesi i numërimit i pacaktuar, Mësimi zhvillohet në shkollën “Siri Kodra”.
TIRANË, Shkolla “Qemal Stafa” procesi i numërimit i pacaktuar, Mësimi zhvillohet në shkollën “Qazim Turdiu”.
TIRANË, Shkolla “Vasil Shanto” procesi i numërimit i pacaktuar, Mësimi zhvillohet në shkollën “Dora Distrja” dhe “Pjetër Budi”.
TIRANË, Shkolla “Betim Muço” procesi i numërimit i pacaktuar, Mësimi zhvillohet në shkollën Lazgush Poradeci.
TIRANË, Shkolla “Gustav Mayer” procesi i numërimit i pacaktuar, Mësimi zhvillohet në shkollën Naim Frashëri.
TIRANË, Shkolla “Katund I Ri”, KASHAR procesi i numërimit i pacaktuar, Mësimi zhvillohet në shkollën “Sadik Stavaleci”.
TIRANË, Shkolla “1 Maji” procesi i numërimit i pacaktuar, Mësimi zhvillohet në shkollën. “Osman Myderizi” dhe “Mihal Grameno”.
TIRANË, Shkolla “Ahmet Gashi” procesi i numërimit i pacaktuar, Mësimi zhvillohet në shkollën “28 Nëntori”.
TIRANË, “Kushtrimi i Lirisë” procesi i numërimit i pacaktuar. Mësimi zhvillohet në shkollën “Marie Logoreci”.
KAMEZ, do të ketë Votim Elektronik më 14.05.2023.
o             Shkolla “Gramoz Palushi”, e zhvillon procesin mësimor pranë shkollës “Bajram Curri”, duke qenë se kjo e fundit është KZAZ, nxënësit do të zhvillojnë mësimin pranë shkollës “Dom Nikollë Kaçorri” në Paskuqan për një periudhë kohore prej 5 ditësh.

DURRËS, Shkolla “Jan Kukuzeli” procesi i numërimit i pacaktuar do të zhvillojë mësimin pas orës 13:00 në mjediset e shkollës “Bedrie Bebeziqi”.
DURRËS, Shkolla “Marie Kaçulini” dhe “Gjergj Kastrioti” procesi i numërimit i pacaktuar. do të vijojnë mësimin në godinën e tyre, duke bllokuar aksesin në oborrin e shkollës, kjo e konfirmuar me KZAZ
DURRËS, Shkolla “Leonik Tomeo”, procesi i numërimit i pacaktuar. Do të zhvillojë mësimin pas orës 13:00 në mjediset e shkollës “E Re”
DURRËS, Shkolla “Benardina Qeraxhi” procesi i numërimit nuk dihet sa zgjat. Do të zhvillojë mësim pas orës 13:00 në shkollën “Nënë Tereza”.
Vora, Votim elektronik 14.05.2023, nuk cenon procesin mësimor.
TIRANË, SHKOLLA “Bajram Curri”, procesi i numërimit nuk dihet sa zgjat. Procesi mësimor zhvillohet në shkollën “Ramazan Jarani”,
TIRANË, Shkolla “E KUQE” procesi i numërimit nuk dihet sa zgjat. Mësimi bëhet në shkollën “Kico Blushi”,
TIRANË, shkolla “Emin Duraku”, procesi i numërimit nuk dihet sa zgjat. Mësimi bëhet në në shkollën “Edit Durham”,
TIRANË, shkolla “Musine Kokalari”, procesi i numërimit nuk dihet sa zgjat. Mësimi bëhet në shkollën “Shyqyri Peza”,
TIRANË, gjimnazi “Partizani”, procesi i numërimit nuk dihet sa zgjat. Mësimi bëhet në shkollën “Sevasti Qiriazi”.

3 VITE ME PARE

“Më kërkove pazar”/ Rama-Zef Hilës: Doje të sabotoja partinë time, mos i merr më qafë njerëzit duke u dhënë lekë për vota

Mbyllet sot sipari i fushatës për "14 Majin"/ Rama në
Edi Rama

VAU I DEJËS- Kryeministri Edi Rama ka akuzuar kandidatin e koalicionit 'Bashkë Fitojmë' në Vaun e Dejës, Zef Hila se i ka kërkuar takim për të bërë 'pazare' për zgjedhjet lokale. I ndodhur në Vaun e Dejës, në vijim të fushatës për zgjedhjet lokale, Rama iu drejtua Hilës dhe i tha se nuk kishte ndërmend ta sabotonte partinë e tij që koalicioni mes kryedemokratit Sali Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta të merrnin bashkinë në fjalë. Ai madje e akuzoi dhe për shitblerje votash si dhe e paralajmëroi të mos shpërndante më para tek banorët e zonës. 

Pjesë nga fjala e Ramës: 

Tani unë e di që Zef Hila është duke më parë dhe dua t’i dërgoj një mesazh. “Merhaba” Zef, se ti je Zef me universitet në Turqi megjithëse s’di asnjë fjalë turqisht. E pashë dhe dëftesën e Zefit në Turqi dhe dy gjëra më bën shumë përshtypje. Histori turke kishte marrë një vlerësim shumë të lartë, tek e drejta turke kishte marrë vlerësim shumë të lartë, domethënë Zefi edhe historian dhe jurist turk, por një fjalë turqisht Zefi nuk e di, ose pastaj tërhiqem unë, Zefi të dalë sot të mbajë një fjalim turqisht këtu për gjithë Vaun e Dejës dhe tërhiqem unë. Natyrisht unë tërhiqem nga mesazhi, por jo nga vota, se di Zefi turqisht, s’di Zefi turqisht, Zefi nuk ka çfarë bën më këtu. Zef t’i më çove fjalë mua përpara disa kohësh. Doje të më takoje. Deshe një pazar të vogël se kështu e ke zakon ti, deshe një pazar të vogël për të mbështetur ty, domethënë për të sabotuar unë partinë time, siç ke sabotuar ti tënden e pastaj ti të sabotosh tënden për timen zgjedhjet e tjera. Ah more Zef! Zefi ishte të SHQUP-i brenda kur non grata sulmonte SHQUP-in. Pastaj do ti, doli me non gratën jashtë. Është akrobat i madh, edhe pse kështu i shëndoshë, por akrobat dhe për të thënë të drejtën, nuk bie në tokë, gjithmonë rrotullohet. Kështu që Zef të përshëndes! Ejvalla për të gjitha dhe tani ka ardhur koha me atë diplomën e Universitetit në Marmaris, ku për të thënë të vërtetën nuk të mbanin mend si student, me atë diplomën tani ti vihesh në shërbim të grupit të avokatëve të non gratës se do ketë nevojë dhe me siguri duke qenë se ti ke studiuar atje, ke mësuar dhe anglisht, kështu që turqisht, anglisht, shqipen e ke pak problematike, por me ato të dyja të tjerat ia del, ti mund të vazhdosh të kesh një jetë me shëndet. Edhe diçka të fundit Zef, mos i merr më qafë njerëzit duke u dhënë lekë për të shpërndarë. Je vonë shumë! Je shumë vonë! Mos i merr më qafë njerëzit, duke shpërndarë lekë për të blerë vota. Unë e di që ti s’bën nga këto punë sepse e drejta turke nuk i lejon këto, por mos lejo të tjerët ta bëjnë këtë punë sepse po kapen shumë edhe qëparë më thanë u kapën ca të tjerë, po kapen shumë edhe këta është e bukura se këta kur kapen thonë “po na vjedhin votat”. Kështu që Zef është kryer kjo punë. Në 14 maj Kristiani do marrë stafetën nga Marku sepse ka një arsye shumë të thjeshtë.

 

3 VITE ME PARE

Kolegji Zgjedhor rrëzon PL-në: Numëruesi i katërt i votave ndahet mes PDIU dhe Partisë së Lirisë

Mbyllet sot sipari i fushatës për "14 Majin"/ Rama në
Kolegji zgjedhor

TIRANË- Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën Partisë së Lirisë, e cila ankimoi vendimin e Komisionit të Sanksioneve dhe Ankesave për caktimin e anëtarit të katërt të grupeve të numërimit të votive për zgjedhjet e 14 majit. Kolegji Zgjedhor u mblodh sot dhe vendosi të linte në fuqi vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi. Për rrjedhojë, anëtari i katërt i numërimit të votave të Partisë së Lirisë do të ndahet me Partinë Drejtësi Integrim dhe Unitet.

Dje, Partia e Lirisë ka ankimuar vendimin e Komisionit të Anikimimit dhe Sanksioneve, i cili la në fuqi vendimin e komisionerit Ilirjan Celibashi, për ndarjen e anëtarit të katërt të numërimit mes Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, PDIU-së dhe Partisë së Lirisë. Sipas ligjit, nga 4 anëtarë, 2 numërues i përkasin PS-së dhe 1 PD-së, ndërsa anëtarin tjetër e ndajnë në KZAZ me numër çift dhe ato tek.

3 VITE ME PARE

Vendoret 2023/ “Zgjedhjet, themeli i demokracisë”, mesazhi i ambasadës së SHBA: Do mbështesim vullnetin e popullit shqiptar

Mbyllet sot sipari i fushatës për "14 Majin"/ Rama në
Ambasada e SHBA

TIRANË- Kur 2 ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 14 majit, vjen një reagim nga Ambasada Amerikane në Tiranë. Në një mesazh në faqen zyrtare në ‘Facebook’, ambasada e SHBA-ve thekson se zgjedhjet duhet të jenë në përputhje me ligjin shqiptar dhe me standardet ndërkombëtare. Por gjithashtu, theksohet se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin vullnetin e popullit shqiptar për demokraci të fortë.

"Të dielën qytetarët shqiptarë do të ushtrojnë të drejtën e tyre më themelore demokratike – të votojnë për liderët dhe të ardhmen e tyre. Ambasada e Shteteve të Bashkuara u bën thirrje të gjitha partive politike dhe institucioneve të sigurojnë që aktivitetet zgjedhore të zhvillohen në përputhje me ligjin shqiptar dhe standardet ndërkombëtare. Autoritetet shqiptare duhet të sigurojnë që zgjedhjet të jenë transparente, të lira dhe të sigurta. Ashtu si në zgjedhjet e mëparshme, përfaqësuesit ndërkombëtarë, përfshirë nga Ambasada e SHBA-së, do të udhëtojnë në të gjithë vendin si vëzhgues të zgjedhjeve. Zgjedhjet janë themeli i demokracisë. Krerët e partive kishin detyrimin të propozonin kandidatë të pastër të denjë për të përfaqësuar popullin shqiptar dhe tani vendimi duhet t'i mbetet popullit. Siç kemi bërë në tre dekadat e fundit, Shtetet e Bashkuara mbështesin vullnetin e popullit shqiptar për një demokraci të fortë,"-shkruhet në njoftimin e bërë nga ambasada. 

3 VITE ME PARE

Kolegji Zgjedhor rrëzon Partinë e Lirisë, anëtari i katërt i numërimit ndahet me PDIU-në

Mbyllet sot sipari i fushatës për "14 Majin"/ Rama në
Kolegji Zgjedhor

TIRANË- Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar sot kërkesën ankimore të Partisë së Lirisë për caktimin e anëtarit të katërt të grupeve të numërimit të votave. Kolegji ka lënë në fuqi vendimin e KQZ-së që anëtari i katërt i numërimit të votave të Partisë së Lirisë do të ndahet me Partinë Drejtësi Integrim dhe Unitet. Partia e Lirisë kishte ankimuar vendimin e KQZ dhe të KAS, në Kolegj Zgjedhor, por ata lanë në fuqi të njejtin vendim.

Me vendimin e KAS koalicioni Meta-Berisha mbesin pa numërues në gjysmën e KZAZ-ve të vendit. Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' do të ketë numërues të votave për zgjedhjet e 14 majit vetëm në tavolinat e numërimit me numër tek të gjitha KZAZ-të e vendit.

3 VITE ME PARE

"Çdo votë vlen! Bëje zërin tënd të dëgjohet!”, OSBE apel qytetarëve për 14 Majin

Mbyllet sot sipari i fushatës për "14 Majin"/ Rama në
foto ilustruese

SHQIPERI- OSBE ka apeluar ndaj qytetarëve që në 14 Maj të shkojnë të votojnë, që zëri i tyre të dëgjohet. Dy ditë para ditës së zgjedhjeve të 14 Majit për zgjedhjen e kryebashkiakëve të rinj, prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka bërë thirrje ndaj qytetarëve që të dalin dhe të marrin pjesë në votime.

Në apelin e OSBE-së drejtuar shqiptarëve, thuhet se e diela e 14 Majit është dita që ato duhet të vendosin për qytetin dhe për fshatin ku banojnë.

“Ka mbi 200 të diela në 4 vjet, por vetëm 1 për të vendosur për të ardhmen e qytetit apo fshatit tënd. Bëhu pjesë e festës së demokracisë, duke ushtruar të drejtën dhe detyrën tënde qytetare më 14 Maj. Çdo votë vlen! Shko voto! Bëje zërin tënd të dëgjohet!”, shkruan OSBE.

3 VITE ME PARE

Po e lavdëron apo poshtëron? Rama për kryebashkiakun e Pukës: S'ka rënë nga qielli, i ka ato të vetat! Për komshi mbajeni larg

Mbyllet sot sipari i fushatës për "14 Majin"/ Rama në
Edi Rama

PUKË- Nuk dimë nësë ky fjalim për kryebashkiakun e Pukës, Gjon Gjonajn ishte lavdërim apo poshtërim. Kryeministri Edi Rama, u shpreh se asnjë nuk është me të gjitha të mirat, por përballë të pranishmëve tha se një fqinj si Gjonaj nuk do e donte njeri. Edhe pse Gjonaj po e kalonte situatën me të qeshura, Rama tha se kandidati i tij nuk është ëngjëll e se ka dhe ai të metat e tij.

"Gjoni nuk ka rënë nga qielli, ka dhe ai ato të vetat. Del këtu sikur është një burrë që nuk ka të shame. Jo mor jo Gjon se ke dhe ti ato të tuat, ai tjetri është një maskë, pse më sheh ashtu?

Apo je ëngjell ti? Jo mor Gjon rri se të njoh. Kur bën kështu si i urtë, sikur është i urtë fare, fjalën e mirë. Jo mor fjalën e mirë ta mbash për këta se unë ta marr vetë. Jo mor të mos mendoni sikur unë nuk e di që Gjoni ka dhe ato të vetat. Nuk po ju them merreni krushk apo kërkon nuse. Ai e bën punën. Për komshi nuk është aq i mirë, ta mbash pak më larg është më mirë. Po ata cfarë janë? Maska."- tha Rama.

3 VITE ME PARE

Të shtënat me armë nga 26-vjeçari në Pukë, Rama: Një bandit! Është djali i gjykatësit të larguar nga vettingu për korrupsion

Mbyllet sot sipari i fushatës për "14 Majin"/ Rama në
Edi Rama

PUKË- Kryeministri Edi Rama komentoi ditën e sotme të shtënat me armë zjarri që ndodhën pak ditë më parë në Pukë, nga mbështetës të Partisë Demokratike. Ai e quajti 26-vjeçarin 'bandit', madje shtoi se është edhe djali i gjykatësit të larguar nga vettingu për korrupsion. 

"Kërkojnë votë për të përsëritur atë që kanë bërë gjithmonë. Këtu në Pukë nuk keni nevojë, askush që ka sy në ballë e që ka mendjen e kthjellët e që nuk shikon me sytë e maskave dhe faqeveve të zeza në Tiranë...Puka kur kam ardhur në fillim ishte vend dëshpërues, një realitet urban në zemër të një mrekullie të Zotit dhe të Natyrës. Ka qenë vërtetë e dhimbshme dhe një arsye e fortë për të synuar këtë bashki, kishte mbetje shumë të rrezikshme.
Turistët do ti cojmë në 100 mijë këtu

Po nuk do vijnë këtu për 100 mijë pallate, që ka premtuar maska e faqes së zezë, që kur thotë këtë duhet t'i vejë vizën, jo kryqin në fletën e votimit, larg qoftë po kryqin si person. Këta nuk meritojnë vëmendje. Po atë bandit, djalin e atij gjykatësit të larguar nga vettingu për korrupsion, që vjen këtu dhe nxjerr armë në Pukë"

3 VITE ME PARE

'14 MAJI'/ Zgjedhjet- MESAZHI i ambasadorit gjerman: Votoni kandidatët me integritet! Refuzoni përpjekjet për manipulim

Mbyllet sot sipari i fushatës për "14 Majin"/ Rama në
Peter Zingraf

TIRANË- Dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit, ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri Peter Zingraf u bën thirrje të gjithë të rinjve që t’i drejtohen kutive të votimit, dhe të shfytëzojnë të drejtën qytetare që ua njeh ligji dhe Kushtetuta. Ambasadori kërkon që të rinjtë të jenë pjesëmarrës, ndërsa garanton se Gjermania do të jetë një mbështetës i vazhdueshëm i Shqipërisë.

“Zgjedhjet vendore ditën e diel janë jo vetëm një gur kilometrazhi i rëndësishëm për vetë Shqipërinë, por edhe një tregues për progresin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Me votën tuaj ju mund t’i jepni formë të ardhmes së Shqipërisë dhe të forconi më tej demokracinë e saj. Për këtë qëllim zgjedhjet duhet të jenë të drejta dhe transparente – kjo përbën bazën e demokracisë.

Ndaj dua t’u them në mënyrë të veçantë të rinjve në vend: Informohuni, shkoni në zgjedhje, merrni pjesë në procesin demokratik, jepuani votën tuaj kandidatëve me integritet, refuzoni të gjitha përpjekjet për manipulim dhe mungesë transparence. Gjermania do të vazhdojë ta shoqërojë Shqipërinë si një partner i fuqishëm në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.”, deklaron ambasadori gjerman.

3 VITE ME PARE

Mbajtja e zgjedhjeve, policia tregon masat: Mbi 5 mijë oficerë, 305 automjete civile

Mbyllet sot sipari i fushatës për "14 Majin"/ Rama në
Policia

TIRANË- Policia ka njoftuar të gjitha masat e marra për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në vend. Drejtori i rendit dhe sigurisë, Rebani Jaupi në një deklaratë për mediat ka theksuar se janë trajnuar mbi 7530 punonjës policie ku 5511 prej tyre do të angazhohen në ruajtjen e objekteve zgjedhore. Jaupi u shpreh se është përgatitur edhe një regjistër i posaçëm për të referuar veprat penale në fushën zgjedhore, që do të administrohet nga çdo komisariat policie si edhe nga drejtoria e përgjithshme. Po ashtu Jaupi shtoi se do të angazhohen gjithashtu dhe 305 makina civile nga policia.

Njoftimi i Policisë:

Jam sot, këtu, për të bërë prezente masat e ndërmarra nga Policia e Shtetit, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë ditës së votimit, garantimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të subjekteve që marrin pjesë në këtë proces, si dhe për ruajtjen e objekteve dhe të materialeve që do t’i shërbejnë këtij procesi. Policia e Shtetit, në zbatim të ligjit “Për Policinë e Shtetit” dhe të detyrimeve ligjore që janë përcaktuar në Kodin Zgjedhor, ka ndërmarrë një sërë masash që prej fillimit të procesit, masa të cilat janë ndjekur dhe po zbatohen në të gjitha fazat deri në përfundim të procesit zgjedhor.

Policia e Shtetit është vlerësuar pozitivisht ndër vite, nga agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, për standardet e arritura në zbatimin me objektivitet të ligjit gjatë proceseve zgjedhore të zhvilluara në vendin tonë. Nisur nga këto arritje, sfida e Policisë së Shtetit mbetet ruajtja e këtyre standardeve edhe gjatë këtij procesi zgjedhor, si dhe rritja në një shkallë më të lartë e tyre, me qëllim që qytetarët të përmbushin të lirë dhe të sigurtë detyrimet që kanë në kuadër të këtij procesi zgjedhor.

Policia e Shtetit e filloi punën përgatitore, për hartimin dhe planifikimin e masave dhe të detyrimeve në kuadër të këtij procesi, që në muajin shkurt 2023, punë e cila konsistoi paraprakisht në hartimin e detyrave në Programin e Punës, hartimin e planeve të masave, si dhe të akteve të tjera, përmes të cilave do të përmbushen plotësisht detyrat funksionale të punonjësve të Policisë së Shtetit, gjatë procesit zgjedhor.

Për të plotësuar kuadrin normativ të këtij procesi, gjatë muajit shkurt 2023 dhe në vijim, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit nxorri një sërë urdhrash, për përcaktimin e pikave të kontaktit, me qëllim raportimin e të gjitha veprimtarive me karakter publik ku përfshiheshin punonjës të Policisë së Shtetit. Për raportimin e veprimtarive me karakter publik, të strukturave të Policisë së Shtetit, është përcaktuar Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Për bashkëpunimin me KQZ-në, pikë kontakti është Drejtori i Drejtorisë së Rendit Publik. Për bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare, pika kontakti janë Drejtori i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike.

Gjithashtu, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, që në muajin shkurt, u ngrit grupi i punës për monitorimin e angazhimit të punonjësve civilë, gjatë procesit zgjedhor. Në vijim, u hartuan, u miratuan dhe u zbatuan urdhrat për planifikimin dhe organizimin e trajnimeve për punonjësit e Policisë, në strukturat e ngarkuara me përgjegjësi për këtë proces. Në këtë kuadër janë trajnuar 7530 punonjës policie, të cilët do të angazhohen me detyra gjatë procesit zgjedhor, sipas niveleve të menaxhimit policor, që nga niveli bazë i veprimit policor.

Janë kryer përllogaritjet e numrit të punonjësve të Policisë dhe nevojave të tyre për pajisje, automjete dhe shërbime të tjera logjistike, që do të angazhohen për sigurimin e 5211 qendrave të votimit, 92 KZAZ-ve dhe 92 VNV-ve.

Në zbatim të kërkesave të Kodit Zgjedhor, brenda afatit të përcaktuar, më datë 03.05.2023, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dërgoi në KQZ:

• Listën me 5511 punonjës policie që do të angazhohen për ruajtjen e objekteve zgjedhore në të gjithë Shqipërinë, të cilët do të ndërhyjnë në rast se kërkohet nga komisionet zgjedhore apo nga KQZ-ja;

• Listën me 305 automjete civile, që do të përdoren në funksion të përmbushjes së detyrimeve të Policisë së Shtetit, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë procesit zgjedhor.

Janë prodhuar nga Policia e Shtetit, 6000 kopjeve të librit të xhepit, për detyrat funksionale të punonjësve të Policisë, gjatë procesit zgjedhor, kopje të cilat janë shpërndarë në të gjitha strukturat e Policisë. Janë përgatitur dhe miratuar urdhri i përbashkët i Ministrit të Brendshëm dhe Ministrit të Mbrojtjes, si dhe urdhri i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për marrjen në ruajtje të 57 objekteve të rëndësishme, të cilat do të sigurohen nga 192 punonjës policie nga forcat “Komando”. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka ngritur grupin e drejtimit në nivel qendror, i cili aktualisht është në funksionim për menaxhimin e masave të sigurisë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, me qëllim vlerësimin e çdo informacioni nga të gjitha burimet, si dhe për verifikimin, analizimin dhe ndjekjen e tij.

Në zbatim të detyrimeve të përcaktuara në vendimin nr. 12, të datës 30.12.2020, të KQZ-së, është përgatitur dhe miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, regjistri i posaçëm “Për çdo njoftim dhe referim të veprave penale në fushën zgjedhore”, i cili administrohet që prej fillimit të procesit zgjedhor nga çdo komisariat policie, drejtori vendore policie, si dhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Ky regjistër është i aksesueshëm nga KQZ-ja dhe nga subjektet elektorale.

Policia e Shtetit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore, përsa i përket tentativës për shit-blerje të votës, bazuar në informacionet e siguruara nga shërbimet e Policisë në terren, si dhe në përmbushje të detyrimeve ligjore të përcaktuara në Kodin Zgjedhor, ka iniciuar hetime proaktive, të cilat po kryhen në drejtimin e prokurorive të rretheve gjyqësore dhe të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Për shkak të konfidencialitetit të hetimeve për këto raste, nuk mund të japim informacione të tjera.

Gjithashtu, strukturat e Policisë në Has, Kavajë, Patos, Kukës dhe Durrës, në bashkëpunim me prokuroritë respektive, kanë trajtuar dhe aktualisht kanë në hetim, denoncime nga subjekte të ndryshme, për çështje që lidhen me procesin zgjedhor. Për të gjitha këto raste, strukturat e Policisë kanë dhënë njoftim për median dhe qytetarët.

Gjithashtu, ka qenë permanent dhe intensiv, bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtare, OSCE/ODIHR, të cilat monitorojnë procesin zgjedhor. Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka mbështetur zhvillimin e procesit të trajnimeve për punonjësit e Policisë. Masa janë ndërmarrë edhe për komunikimin, informimin dhe mbarëvajtjen e punës edhe për vëzhguesit afatgjatë të OSBE/ODIHR, të cilët kanë akses që të monitorojnë zbatimin e masave të ndërmarra në kuadër të procesit zgjedhor, në të gjitha drejtoritë vendore të Policisë.

Deri tani nuk kemi ndonjë konstatim prej tyre, lidhur me zbatimin e detyrimeve ligjore nga Policia e Shtetit. Gjithashtu, deri tani nuk kemi asnjë rast të punonjësve të Policisë së Shtetit, të evidentuar në shkelje të kërkesave ligjore, punonjës të kompromentuar për pozicionin e tyre si punonjës të depolitizuar apo punonjës që kanë reflektuar qëndrime të njëanshme apo politike. Në vijim, është vënë në funksionim të plotë aplikacioni dixhital me numrat e kontaktit të punonjësve të angazhuar në çdo qendër votimi, si dhe me numrat e përgjegjësve të tyre, me qëllim raportimin e zbatimit të masave të Policisë së Shtetit. Ky aplikacion është në mbikëqyrje të grupit të drejtimit në DPPSH.

Grupi i drejtimit do të ndjekë online, zbatimin e masave të Policisë, duke bashkëpunuar me grupet e drejtimit në 12 drejtoritë vendore të Policisë. Qëllimi i krijimit të këtij aplikacioni dhe i krijimit të hartës dixhitale është që Policia e Shtetit të monitorojë plotësisht situatën për realizimin e detyrave funksionale gjatë ditës së shtunë dhe ditës së dielë. Nga ana tjetër, që të mund të sigurohet një komunikim i shpejtë dhe në kohë reale, për çdo rast kur punonjësit e Policisë të angazhuar gjatë këtyre ditëve, do të kenë nevojë për orientime që do të garantojnë zgjidhje efektive. Policia e Shtetit, subjektet politike dhe kandidatët e tyre janë njohur me vendimin e KQZ-së, nr. 424, të datës 03.05.2023, “Për heqjen e materialeve propagandistike që nuk përmbajnë shënimin “Prodhuar nën përgjegjësinë ligjore të…”(vijon emri i subjektit zgjedhor)”, vendim i cili ngarkon Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake për ta zbatuar. Prej ditës së martë ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore nga KQZ-ja drejt KZAZ-ve, materiale të cilat janë shoqëruar nga patrulla të Policisë Rrugore dhe nga shërbime të forcave të ndërhyrjes së shpejtë.

Tashmë jemi në fazën më të rëndësishme të periudhës zgjedhore, gjatë së cilës detyrat e Policisë janë të shtuara dhe për kryerjen e tyre kërkohen edhe më shumë angazhim dhe burime njerëzore. Në këtë kuadër, duke filluar prej orës 18:00 të ditës së sotme, deri në përfundim të procesit zgjedhor, të gjitha strukturat qendrore dhe vendore të Policisë së Shtetit, kalojnë në gatishmërinë “Shërbim i Përforcuar”. Kjo masë merret me qëllim përmbushjen me sukses të kësaj detyre të rëndësishme me të cilën na ngarkon ligji dhe detyrimi ndaj qyetarëve, për ofrimin e një mjedisi të sigurtë si parakusht për ushtrimin e lirë të të drejtës për të zgjedhur përmes votës, përfaqësuesit e tyre në njësitë e qeverisjes vendore.

Lidhur me përmbushjen konform ligjit, të detyrave në këtë fazë të rëndësishme të procesit zgjedhor, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, iu ka dërguar vazhdimisht udhëzime, drejtuesve qendrorë dhe vendorë të Policisë së Shtetit, nëpërmjet të cilave ka kërkuar angazhim maksimal dhe profesional nga të gjitha strukturat policore në bazë. Në zbatim të ligjit “Për Policinë e Shtetit”, Kodit Zgjedhor dhe të akteve të tjera normative, kërkohet kryerja e veprimeve të shpejta, profesionale, rritja e bashkëpunimit me institucionet e tjera përgjegjëse sipas fushës, ruajtja e gjakftohtësisë në çdo situatë dhe rrethanë, si dhe komunikim me etikë policore.

Masat shtesë të ndërmarra në kuadër të këtij procesi zgjedhor, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë ditës së votimit, garantimin dhe promovimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe subjekteve që marrin pjesë në këtë proces, si dhe për ruajtjen e objekteve dhe materialeve që do t’i shërbejnë këtij procesi, do të zbatohen duke filluar nga sot deri në përfundim të procesit zgjedhor. Theksojmë se punonjësit e Policisë së Shtetit, deri tani, nuk janë përfshirë në veprime që bien ndesh me ligjin “Për Policinë e Shtetit” dhe me Kodin Zgjedhor, përkundrazi, ata janë angazhuar maksimalisht për përmbushjen e detyrave të përcaktuara në planet e masave, urdhrat dhe udhëzimet ligjore, të miratuara me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore, si dhe për garantimin e rendit dhe sigurisë, gjatë tubimeve elektorale dhe gjatë gjithë procesit zgjedhor në tërësi.

 

fushata 2023 sali berisha edi rama

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë