LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

'McGonigal' në Kuvend, PS 'bëhet gati' për përballje! Balla: Mezi po e presim. Nuk ka debat Rama-Ahmetaj! Beleri 'turp' i PD në zgjedhjet lokale

• Partia Socialiste është duke u përgatitur për seancën parlamentare të së enjtes, ku kryeministri Edi Rama do të paraqitet për herë të parë përballë opozitës për t'u përgjigjur pyetjeve në lidhje me çështjen McGonigal. • Në një dalje për mediat nga Kryesia e Kuvendit, kreu i grupit të PS, Taulant Balla tha se PS është gati dhe mezi pret të "thotë disa të vërteta" ndërsa i bëri thirrje opozitës të mos shmanget. • Seanca e të enjtes pritet të jetë një seancë maratonë dhe Balla tha se mocioni për debat ka në dispozicion 24 orë për të marrë kohën të gjithë deputetët në sallë. • Balla foli edhe për kandidimin e Fredi Belerit në bashkinë e Himarës dhe tha se ky është një turp për Partinë Demokratike. • Ndërkohë për deklaratat e ish-ministrit të Financave, Arben Ahmetaj në "Opinion" dhe për zërat se mes tij dhe kryeministrit ka një përplasje, Balla tha se "çfar ënuk kam dëgjuar këto kohë", duke refuzuar të përgjigjet. • Kreu i grupit të PS, ceku edhe çështjen e mandatit të ministres së Jashtme Olta Xhaçka dhe miratimin e kërkesës së PD për të shqyrtuar sa më parë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe tha se ky vendim do të shqyrtohet nga Këshilli i Legjislacionit.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Kthimi i ligjit për dekoratat, Balla: Presidenti ka të drejtë, do ti marrim parasysh shqetësimet e tij

'McGonigal' në Kuvend, PS 'bëhet gati' për
Taulant Balla

TIRANE- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ka përshëndetur kthimin e ligjit për "Dekoratat në Republikën e Shqipërisë", nga ana e presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Në komunikimin e përjavshëm që pati me gazetarët nga kryesia e Kuvendit, Balla tha se Partia Socialiste do ti shohë me kujdes shqetësimet e ngritura nga kreu i shtetit. 

“Presidenti i Republikës ka ngritur disa shqetësime që lidhem me atë ligj. Kuvendi i Shqipërisë ka detyrimin t’i shqyrtojë ato pika. Kemi të bëjmë me një President normal dhe më në fund kemi të bëjmë me një situatë normale të komunikimit mes dy institucioneve. Seanca do të vendosë nëse do të merren në konsideratë të gjitha shqetësimet e Presidenti. Unë mendoj se disa prej tyre duhen marrë dhe të bëjmë ndryshimet në ligj që reflektojnë shqetësimet e Presidenti”, tha Balla./Dosja.al

 

3 VITE ME PARE

Beleri e kërcënoi me gjyq, Balla: Në turpin e PD-së që ky njeri të kandidojë në zgjedhjet lokale, i dënuar për sulmin me armë në 1994

'McGonigal' në Kuvend, PS 'bëhet gati' për
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla ka replikuar sërish me kandidatin e Partisë Demokratike Fredi Beleri, i cili e kërcënoi me gjyq për shpifje., Në një deklaratë pas mbledhjes së grupit të Partisë Socialiste, Balla tha se Bejleri është një njeri i dënuar nga Gjykata dhe nuk mund të kandidojë për bashkinë. Ai u shpreh se duhen krahasuar vetë deklaratat e bëra nga Berisha për Belerin, në vitin 1994, dhe fakti që sot e kandidon për kryetar bashkie.

Prononcimi i Ballws: 

Që Sali Berisha do të vinte dita ku do të kandidonte dhe këtë soj kjo nuk ishte e rastësishme, por kjo është në fund të fundit, fundi i hidhur i një personi i cili tradhëtinë ndaj shqiptarëve e ka bërë që ditën e parë të ditës së tij në pushtet. I drejtohem çdo demokrati nga Konispoli deri në Koplik, është në turpin e asaj që ka mbetur nga Partia Demokratike që të ketë kandidat të tyre një person si Fredi Bejleri, i dënuar nga Gjykata për  një çështje ku të gjithë biem dakord, është një ngjarje e rëndë dhe një shkelje e pastër e sovranitetit të Republikës së Shqipërisë.  Merrni pak deklaratat e Sali Berishës në vitin 1994, dhe turpi i një njeriu dhe një politikani është viti 1994 çfarë ka thënë, dhe në vitin 2023  këtë personin e merr dhe e ve kandidatin e vet,”- tha Balla.

Beleri është kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë Himarë. Vetëm dy ditë më parë Taulant Balla e akuzoi si të përfshirë edhe në masakrën e Peshkëpisë, gjë të cilën Beleri e ka mohuar. Në një reagim të mëhershëm, kandidati i Berishës është shprehur se Ballën do ta çojë në gjyq për shpifje.

 

3 VITE ME PARE

Luftë e brendshme mes Ramës e Ahmetajt? Balla: Çfarë s'kam dëgjuar! Njerëzit presin drejtësi për Gërdecin, CEZ/DIA-n dhe 21 Janarin

'McGonigal' në Kuvend, PS 'bëhet gati' për
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka deklaruar se pas kundërpërgjigjes së deputetit Arben Ahmetaj ndaj kryeministrit Edi Rama, ka dëgjuar shumë gjëra. Në një prononcim për mediat, pas mbledhjes së grupit të PS-së, ai tha se selisa rozë e ka mbajtur qëndrimin zyrtar për çështjen e inceneratorëve në momentin që ka votuar raportin e Komisionit Hetimor në Kuvend. Ndër të tjera, ai tha se qytetarët presin drejtësi për dosjet e mëdha si 21 Janari, Gërdeci dhe atë të CEZ/DIA-s. 

Pjesë nga prononcimi: 

Pyetje: A ka luftë të brendshme mes Ahmetajt, Ramës e Veliajt, do mbani qëndrim si grup?

Taulant Balla: Çfarë s'kam dëgjuar. PS ka votuar një raport dhe ai qëndrim është qëndrimi ynë për këtë çështje. E vërteta është që PS-ja vazhdon t'i mbetet qëndrimit se jemi një republikë parlamentare, drejtësia bën punën e vet, Kuvendi bën punë ne vet dhe secili duhet të vazhdojë punën. Ne nuk jemi nga ata që pengon punën e drejtësisë. Ky ka qenë një nga rastet e pakta që ka pasur një raport të komisionit hetimor dhe është votuar. Kemi dhe një raport tjetër, për privatizimin e OSSH-së, ku shqiptarët humbën 418 mln euro. Unë e mbështes SPAK për hetimin, shqiptarët duan që të gjithë këto dosje, si Gërdeçi, 21 Janari, CEZ/DIA të hetohen me paanashmëri dhe të vendoset drejtësi. 

Arben Ahmetaj iu përgjigj të enjtjen e kaluar kryeministrit Rama, pasi ky i fundit tha se nëse akuzat për cështjen e inceneratorëve rezultojnë të vërteta, nuk e 'dnihmonte' dot. Ahmetaj, i ftuar në "Opinion", tha se nuk kishte kërkuar asnjëherë ndihmë Rama, por shtoi se ai do të bënte më mirë të luante rolin e kryeministrit dhe jo atë të gjykatësit. 

3 VITE ME PARE

Debati i 2 marsit për McGonigal, Balla: Do i themi publikut disa të vërteta të mëdha

'McGonigal' në Kuvend, PS 'bëhet gati' për
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka deklaruar se në seancën e 2 marsit, ku do të diskutohet për dosjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, do të thuhen të vërteta të mëdha. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së grupit të PS-së, Balla tha se çdo deputet do të flasë 10 minuta. Ai shtoi ndër të tjera se ajo seancë do të sjellë bashkimin e disa kërkesave të depozituara nga Opozita. 

Pjesë nga deklarata e Ballës:

Të gjitha grupet parlamentare presin që në Kuvendin e Shqipërisë të ketë një diskutim. Çdo deputet do të ketë 10 minuta kohë, sipas kërkesës së sjellë. Mos harroni që këtu kemi të bëjmë me bashkëim të këresave, pasi mos harroni që kërkesa për mocion-debat, interpelancë dhe seanca e pyetjeve janë bashkuar. Duhet t'ju them që grupi i PS-së do të komunikojë me publikun disa të vërteta të mëdha.

Më 2 mars është vendosur mbajtja e seancës plenare për takimet e kreut të qeverisë Edi Rama me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal. Seanca do të jetë pa limit kohor dhe çdo deputet do të flasë 10 minuta. Kjo kërkesë e Opozitës u miratua pas një sërë seancash plenare të zhvilluara mes rrëmujës e kaosit. Deputetët kërkonin praninë e Ramës, ndërsa maxhoranca ijonte punimet. Debatet sollën dhe përjashtimin e shumë deputetëve të PD-së. 

Ç’ka ndodhur me dosjen e Charles McGonigal?

Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal./Dosja.al

taulant balla edi rama interpelanca per mcgonigal

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para