LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Monipatinat shkaktare e 1 mijë aksidenteve"/ Koçiu: 3 vrasjet në janë krime tragjike por jo vrasje mafioze

• Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu ka deklaruar sot se Shqipëria është një vend i sigurt. • Gjatë raportimit të saj në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes mbi gjendjen e sigurisë publike në vend, Koçiu u shpreh se mediat ndërkombëtare i referohen Shqipërisë si një vend i sigurt. • Në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar, Koçiu tha se sipas raportit të KE-së, vendi ka përforcuar kapacitetet e strukturës së posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. • Më tej, Koçiu ka komentuar 3 vrasjet që ndodhen brënda 1 ditë në vend, duke i cilësuar ato si krime tragjike, por jo vrasje mafjoze. • Në fund, Koçiu ka folur dhe për vendimin për ndalimin e monopatinave në vend duke deklaruar se monopatinat kanë qenë shkaktare të 1 mijë aksidenteve. • Më tej, Koçiu tha se së shpejt në komisione do të sjellin rregullat e reja për përdorimin e tyre që më pas do kalojnë edhe në Kuvend për tu futur në fuqi.

4 artikuj për këtë temë.

7 MUAJ ME PARE

"Monipatinat shkaktare e 1 mijë aksidenteve"/ Koçiu: Do te kemi rregulla të reja

"Monipatinat shkaktare e 1 mijë aksidenteve"/ Koçiu: 3
Albana Koçiu

TIRANË- Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu ka komentuar vendimin për ndalimin e monopatinave në vend. Gjatë fjalës së saj në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, Koçiu tha se monopatinat kanë qenë shkaktare të 1 mijë aksidenteve, të dhëna këto që janë të raportuara në Policinë e Shtetit. Më tej, Koçiu tha se së shpejt në komisione do të sjellin rregullat e reja për përdorimin e tyre që më pas do kalojnë edhe në Kuvend për tu futur në fuqi.

“Sa i përket sigurisë rrugore, në nëntëmujorin e parë të këtij viti është vërejtur një trend ulës. Në vitin 2024 u regjistruan 155 jetë të humbura nga aksidentet rrugore, ndërsa këtë vit kemi një ulje me 17%. Për monopatinat elektrike, janë regjistruar mbi 1 mijë aksidente gjatë nëntëmujorit. Monopatinat janë rrezik për të gjithë qytetarët, ndërhymë duke i pezulluar dhe duke na dhënë mundësinë që të ndërtojmë bazë ligjore ku të qartësohet mënyra se si këto mjete duhet të lëvizin dhe qarkullojnë, duke patur parasysh standardet e sigurisë qe duhet të respektohen. Monopatinat u pezulluan për shkak të aksidenteve dhe rrezikshmërisë që paraqesin. Mjetet e tilla janë ende të parregulluara në legjislacion. Disa vende i kanë pezulluar deri në hartimin e një kuadri të plotë ligjor. Ne po punojmë për rregullimet përkatëse dhe shumë shpejt do t’i paraqesim rregullat në komisione dhe në Kuvend, në mënyrë që përdorimi i tyre të jetë i normuar”, tha Koçiu./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Tre vrasje në një ditë, Koçiu: Janë krime tragjike por jo vrasje mafioze

"Monipatinat shkaktare e 1 mijë aksidenteve"/ Koçiu: 3
Albana Koçiu

TIRANË- Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu ka komentuar 3 vrasjet që ndodhen brënda 1 ditë në vend. Gjatë fjalës së saj në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, Koçiu tha se këto janë krime tragjike, por jo vrasje mafjoze. Po ashtu ajo ka deklaruar se autorët janë arrestuar menjëherë. 

“3 vrasje në ditë, janë tre krime tragjikë, që nuk janë vrasje mafioze. Janë të pashmangshme nga puna që bën përditë policia e shtetit. Nuk besoj se ka ndonjë vend të botës ku polici rri në kuzhinë për të parandaluar që djali të godasë me thikë babanë, apo brenda në kuzhinën e restorantit për të parandaluar picerin të godasë më thikë kuzhinierin, janë ngjarje tragjike, por për të cilat nuk implikohet puna e policisë së shtetit, autorët janë kapur menjëherë”, tha Koçiu./Dosja.al 

7 MUAJ ME PARE

"Shqipëria progres në luftën kundër krimit të organizuar"/ Koçiu: SPAK sekuestroi e konfiskoi pasuri me vlerë 65.5 mln euro

"Monipatinat shkaktare e 1 mijë aksidenteve"/ Koçiu: 3
Albana Koçiu

TIRANË- Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu ka deklaruar se Shqipëria ka bërë progres në luftën kundër krimit të organizuar. Gjatë fjalës së saj në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, Koçiu tha se sipas raportit të KE-së, vendi ka përforcuar kapacitetet e strukturës së posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. 

“Sa i përket krimit të organizuar, Shqipëria ka shënuar progres të dukshëm, raporti i KE për këtë vit vlerëson se vendi ka përforcuar kapacitetet e strukturës së posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. 65.5 mln euro të konfiskuara dhe sekuestruara nga SPAK, kjo pasuri rikthehet në buxhetin e shtetit dhe vihet në shërbim të qytetarit, kemi bërë progres me kohën kur ne një vit mbyllej me jo më shumë se vetëm disa mln euro pasuri të sekuestruara”, tha Koçiu./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Albana Koçiu: Shqipëria është e vend i sigurt, është ulur numri i krimeve të rënda

"Monipatinat shkaktare e 1 mijë aksidenteve"/ Koçiu: 3
Albana Koçiu

TIRANË- Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu ka deklaruar sot se Shqipëria është një vend i sigurt. Gjatë raportimit të saj në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes mbi gjendjen e sigurisë publike në vend, Koçiu u shpreh se mediat ndërkombëtare i referohen Shqipërisë si një vend i sigurt.

Për të përforcuar këtë, ministrja tha se Shqipëria mirëpriti 12 milionë turistë dhe qytetarë të huaj, ku disa prej tyre kanë hapur edhe bizneset e tyre këtu. Sipas saj është ulur numri i krimeve të rënda dhe janë regjistruar 29 vrasje me dashje, nga 41 që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në fund, Koçiu tha se janë ulur edhe numri i aksidenteve të rënda me 17% krahasuar me një vit më parë.

“Shqipëria është e vend i sigurt, ky është përshkrimi që i ka bërë vendit tonë udhërrëfyesi Lonly Planet. Në faqet e mediave më të njohura ndërkombëtare, në çdo përditësim zyrtar përsëritet e njëjta fjali, Shqipëria është vend i sigurt. Mjafton ti referohemi fakteve dhe shifrave. Vendi ynë mirëpriti 12 milionë turistë, si dhe qytetarë të huaj që hapin biznese apo blejnë prona këtu. Shqipëria ka dalë nga të gjitha listat e zeza. Kemi rritur ndjeshëm sigurinë, duke arritur 95% zbulueshmëri për veprat penale. Është ulur numri i krimeve të rënda, në nëntëmujorin e parë të këtij viti janë regjistruar 29 vrasje me dashje, nga 41 që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Janë reduktuar gjithashtu edhe aksidentet e rënda me 17% krahasuar me një vit më parë”, tha Koçiu./Dosja.al

albana kociu

Sondazh

Poll

Marshim kilometrik në Tiranë! Protestuesit njëzëri:Rama jep dorëheqjen

Marshim kilometrik në Tiranë! Protestuesit njëzëri:Rama jep dorëheqjen

“Poshtë patronazhistët”/ Protestuesit zhvendosen në sheshin Italia: Rama jepe dorëheqjen!

Prapaskenat e tensioneve në shesh, djali i Paulin Sterkajt fyeu influenceren dhe protestuesit

Rama për protestën: Nuk është fjala për flamingot, por për Donald Trump

“Me çfarë do ta bëjnë mirëqenien këta patriotët?”/ Rama: Shqipëria e 2030 do jetë në BE

“Ky është investimi i madh që i ka ardhur Shqipërisë”/ Rama: Nëse bota do të ishte kaq e ndjeshme...

Rama për projektin në Zvërnec: Shqipëria nuk e ka luksin ta refuzojë

Rama protestuesve: Unë nuk kam asnjë negociatë me ju!

Rama: Nuk përfaqësojmë interesat e investitorëve, por interesta e Shqipërisë

Rama: Nëse akuzat do të ishin të vërteta, do të isha po aq i neveritur sa disa prej jush

Patronazhistët provokojnë protestuesit, tensione në shesh

Rama: Krenohem se i kam dhënë PS-së pa kursim gjithçka që kërkohet nga një lider

“Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje”/ Rama: Shqipëria është amanet i shenjtë në zemrën time

Rama: Kemi çuar në 25% territorin e zonave të mbrojtura

Rama: 90 për qind e pemëve i kemi mbjellë së bashku me disa të tjerë që janë këtu

Rama në 35-vjetorin e PS: Rrjetet sociale po keqinformojnë

Dita e 13-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit

Paraqitet në SPAK, Kryetari Bashkisë së Kolonjës Erion Isai

Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje

Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e Shteteve të Bashkuara

Berisha: SHBA hoqi sanksionet për mua dhe familjen time, vendimi është marrë në interes të Amerikës

"Mos vendos flamingon në bluzë por..."/ Berisha: Dënoj provokimet e Ramës ndaj protestuesve

Berisha: Ndërkombëtarët të mbështesin fuqishëm protestën qytetare

Berisha: PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe qytetarëve, ftoj çdo demokrat që t’i bashkohet

Megaoperacioni i SPAK, Sekuestrohen makinat luksoze të biznesmenit të “Top Seven”

Tentohet të vidhet një Exchange në Tiranë/ Vihet në pranga autori, ishte i pajisur me një pistoletë

Marshimi kilometrik në Astir, protestuesit njëzëri: Revolucion, revolucion

Tubim madhështor! Qytetarët nuk ndalin marshimin, shkojnë drejt Astirit

Dita e 12 e protestës/ Qytetarët vijojnë marshimin drejt rrugëve të Tiranës

Mijëra qytetarë vijonë mashimin e tyre kilometrik, përsërisin kërkesën e tyre: Rama jep dorëheqje!

“Bashkohuni me ne”/ Protestuesit thirrje qytetarëve: Çohuni nga kafja!

Tubimi historik në Tiranë!/ Protestuesi: Populli ju ka shpallur non-grata!

Turisti amerikan i bashkohet protestës: Ne nuk jemi të frikësuar, mos ndaloni!

Ish-efektivi: E gjithë Vlora do të vij në Tiranë, ose arrijmë qëllimin ose do të shtrihemi të vdekur

Karriget boshe në protestë që simbolizojnë rininë e larguar nga vendi: Ikur në Angli e Gjermani

Çfarë i motivoi qytetarët të protestojnë? Përgjigjet qytetarja: Kur ai person u tërhoq zvarrë...

Dita e 12-të e protestës/ Mijëra qytetarë nisin marshimi drejt Kryeministrisë: O sot o kurrë!

Influencerja: Nëse është e nevojshme do të flemë para Kryeministrisë

“Protestojmë kundër të gjithë establishmentit të vjetër”/ Protestuesi: Ka shumë të rinj

Përplasja me ministrin Malaj, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca në Kuvend

Berisha: Nuk kam qenë kurrë non-grata në SHBA, ka pasur vetëm një ndalim hyrje

Muçi në Kuvend: Ai treni i projektligjeve ka ngecur, na thoni ta shtyjmë

‘Struc i Nartës’, Zhupa-Jaupajt: S’të vjen pak turp? Jep dorëheqjen dhe shijo jetën

Hoti në Kuvend: Rinia do ta rrëzojë qeverinë, do e largojë PS-në nga pushteti

Heqja e sanksioneve për Berishën, Shehu në Kuvend: E vërteta ka fituar, bashkë me të gjithë ne

"Jo Sali Lushën të çoni, por të shkoni dhe vetë"/ Stresi i kthehet Ballës: Sali Lusha 'tqr' ty

Balla: Non grata e Berishës vështirë të hiqet, por do e komentoj kur të shoh njoftimin zyrtar

Ulsi Manja flet në foltore, deputetët e Opozitës në kor: Rama jepe dorëheqjen

Berisha: Duhet të merremi vetëm me plotësimin e kërkesave absolutisht të drejta të protestuesve!

"Gjobaxhi", Balla replikon me Shehajn: Je një hajdut, i vodhe PD listën e anëtarësisë