Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme ka zhvilluar pasditen e sotme dy tatime elektorale, një në Kuçovë dhe një në Berat. • Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh sesi në takimin e tij në Kuçovë, edhe në Berat u prit nga shumë qytetarë. • Sipas tij ai gjeti energjinë më pozitive dhe vendosmërinë më të madhe për zgjedhjet e 11 majit. • Teksa u kthye pas në kohë Rama u shpreh se kur mori detyrën Berati vizitohej nga 30 mijë turistë. • Ai shtoi se vjet Berati priti 1 milionë turistë. • Rama tha se ky qarku është ndërtuar një ekonomi e re, e bazuar te turizmi dhe prodhimet që vijnë nga fshati. • Sipas tij vota e qytetarëve për zgjedhjet e 11 majit janë vendimtarë për gjeneratën e re. • Ai tha se qytetarët duhet të bashkohen dhe më 11 maji të japin verdiktin e tyre për të ardhmen e vendit dhe përmbushjes së misionit drejt BE-së të cilin e quajti një mision kombëtar dhe historik. • Rama shtoi se Partia Socialiste është partia e cila shqiptarët mund të zgjedhin më 11 maji. • Rama më tej komentoi edhe sondazhet e publikuara nga mediat teksa theksoi se analistët shokohen se përse populli mbështet PS-në. • Rama tha se qytetarët duke votuar PS-në mund të arrijnë hapa përpara për tu anëtarësuar në BE. • Sipas tij PS nuk ka rënë nga qielli dhe nuk janë parti ëngjësh por theksoi se janë alternativa më e mirë. • Ai ka folur në lidhje me komentet se si mund të kërkojë mandat të katërt kur ka gjysmën e qeverisë në burg. • Rama u shpreh se nuk ka pse të ulë kokën për këtë fakt teksa theksoi se është krenari që gjatë qeverisjes së PS-së drejtësia është bërë e pavarur nga politika. • Sipas tij drejtësia tani godet të gjitha partitë ku shihen shkelje dhe se vendi tani është më mirë sesa ka qenë. • Ai shtoi se në rast se drejtësia do të godiste vetëm kundërshtarët e tij atëherë do të kishte ulur kokën. • Teksa po mbyllte fjalën e tij ai nuk nguroi të bënte batuta me një qytetar. • Rama nuk harroi të fliste për shprehjen e tij më "in", atë të burrave që janë çyrykë. • Teksa pyeste një qytetar nëse ka ndonjë vërejtje, Rama e paralajmëroi se po kapet nga kamera dhe gruaja e tij mund ta shohë nga televizori. • Ai më tej vijoi me batutat duke i thënë qytetarit se kur të shkojë në shtëpi gruja do ta qortojë duke i thënë se çfarë halli kishte. • Kryesocialisti i bëri thirrje që të votojë PS-në dhe se më pas ai nuk do të jetë pjesë e çyrykëve. • Berati i dhuroi një surprizë kryeministrit teksa mbante takimin. • Teksa Rama po fliste në qiell shfaqet një parashutë në të cilën shkruhej Partia Socialiste.
10 artikuj për këtë temë.
KUÇOVË- Kryeministri Edi Rama në takimin e sotëm në Kuçovë u shpreh se etiketimin "çyryk" nuk duhet ta marrë askush si personale. Kjo sepse sipas tij përdorimi i kësaj fjale bëhet për politike dhe iu drejtohet kundërshtarëve politikë të PD-së.
Edhe në këtë takim, kreu i qeverisë "rikujtoi" vajzat e reja se 11 majin duhet ta shikojnë si test për djemtë demokratë nëse e shohin mirë të ardhmen e tyre.
"Por askush prej tyre, jo këtyre njishave që dalin nëpër televizorë se ata janë të pashërueshëm, por askush nga të tjerët nuk duhet ta marrë këtë personale. Kjo është politike. Kush e merr personale duhet të na e tregojë se nuk është i tillë dhe të vijë bashkë me ne të votojë 5. Shumë e thjeshtë.
U mërzitën dhe për një gjë tjetër, se thashë unë që vajzat socialiste dhe progresiste që patjetër që janë në lirinë e tyre që të kenë simpati dhe për djem demokratë, nuk diskutohet, por unë thashë 11 maj është një test shumë i mirë që të provoni që a janë mirë ata çunat, a janë të kthjellet, a e shohin drejtë të ardhmen. Dhe duhet ti thoni shumë thjeshte. Më do ti mua? Po. Do vish me mua në 11 maj të shkojmë të investojmë votën për BE? Jo, nuk vij se do shkoj ta hedh në kënetë. Po mirë ik pra, mirupafshim. Me një që hedh votën në kënetë mund të vazhdosh të pranosh të shikohesh me ëmbëlsi?", tha Rama.
BERAT- Kryeministri Edi Rama teksa po mbyllte fjalën e tij në takimin me banorët e Beratit nuk nguroi të bënte batuta me një qytetar. Rama sapo gjeti një "shënjestër" e vuri në qendër të vëmendjes së fjalës së tij teksa nuk harroi të fliste për shprehjen e tij më in atë të burrave që janë çyrykë.
Teksa pyeste një qytetar nëse ka ndonjë vërejtje, Rama e paralajmëroi se po kapet nga kamera dhe gruaja e tij mund ta shohë nga televizori. Ai më tej vijoi me batutat duke i thënë qytetarit se kur të shkojë në shtëpi gruja do ta qortojë duke i thënë se çfarë halli kishte. Kryesocialisti i bëri thirrje që të votojë PS-në dhe se më pas ai nuk do të jetë pjesë e çyrykëve.
"Nuk ka forcë më të vjetër dhe më të re se PS. Ça ke ti, ke vërejtje? Mos kij vërejtje, se ti je në rresht të parë, të kap kamera, të shikon gruaja, dhe kur të shkosh në shtëpi, do të thotë si e kishe hallin? Nuk thotë kot një shprehje shumë e vjetër, që pas çdo burri të suksesshëm, është një grua e fortë. Pas suksesit të PS, qëndron forca e madhe e grave dhe vajzave të Shqipërisë.
Pastaj shumica e burrave do na bashkohen, se s’kanë ku shkojnë. Nuk ke pse fyhesh fare, nëse të duket se dikush e ka me ty, fute votën për Shqipërinë në BE dhe je në rregull. Nuk të fut njeri te çyrykët. Ne do arrijmë rezultat të thellë në qarkun Berat. Rroftë Berati, rroftë Skrapari, rroftë Poliçani, Kuçova, Dimali,' tha ai.
BERAT- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Berat ka folur në lidhje me komentet se si mund të kërkojë mandat të katërt kur ka gjysmën e qeverisë në burg. Rama u shpreh se nuk ka pse të ulë kokën për këtë fakt teksa theksoi se është krenari që gjatë qeverisjes së PS-së drejtësia është bërë e pavarur nga politika.
Sipas tij drejtësia tani godet të gjitha partitë ku shihen shkelje dhe se vendi tani është më mirë sesa ka qenë. Ai shtoi se në rast se drejtësia do të godiste vetëm kundërshtarët e tij atëherë do të kishte ulur kokën.
"Ça mandati të katër duan këta kur kanë gjysmën e qeverisë në burg. Ata që janë para drejtësisë kanë qenë pjesë patjetër qeverisë tonë, por në mandate e mëpasshme. Por edhe sikur gjysma të ishin është kjo një arsye që ne të ulim kokën, apo është një arsye shumë e fortë për të qenë shumë krenar para të gjithë shqiptarëve që na dhanë besimin. Iu thamë na besoni që të keni një drejtësi që godet majtas dhe djathtas.
Unë do isha kokë ulur nëse do kishim një drejtësi që do godiste kundërshtarët dhe nuk do hynte në oborrin e shtëpisë tonë, apo brenda shtëpisë tonë për të bërë detyrën dhe punën e saj e pa trazuar dhe e pashantazhuar apo luftuar sic ndodhte jo shumë vite më parë, kur nga dritaret e kryeministrisë vriteshin protestues të pafajshëm dhe kryeministri ndalonte drejtësinë që të thërriste tre policë për ti marrë në pyetje dhe dilte i klithte prokurores së përgjithshme “lavire bulevardi”. Shqipëria sot është një hap larg derës së BE. Shqipëria sot nuk është ajo që ishte, por është nje vend që po mbyll ciklin historik të shtet bërjes demokratike," tha ai.
BERAT- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Berati është shprehur se Partia Socialiste është partia e cila shqiptarët mund të zgjedhin më 11 maji. Rama më tej komentoi edhe sondazhet e publikuara nga mediat teksa theksoi se analistët shokohen se përse populli mbështet PS-në.
Rama tha se qytetarët duke votuar PS-në mund të arrijnë hapa përpara për tu anëtarësuar në BE. Sipas tij PS nuk ka rënë nga qielli dhe nuk janë parti ëngjësh por theksoi se janë alternativa më e mirë.
"Kur ju hapni Tv në mbrëmje shikoni sondazhet e pavarura që thonë njëzëri se PS ka shumicën e popullit shqiptar, patakseni kur dëgjoni komentatorët e kënetës që habiten si ka mundësi që ky popull në shumicë mbështesin PS, si ka mundësi që në shumicë mendojnë se në 2 vitet e ardhshme ekonomia është më mirë. Shpjegimi i tyre që populli qenka sëmurë, qenka blerë, paskan frikë.
Do duhet të përjetojnë shijen e hidhur të humbjes së merituar. Populli do mbështesë vetveten duke mbështetur PS. PS nuk ka rënë nga qielli. Nuk është një parti ëngjësh, një parti shqiptarësh që mund të mos jetë më e mira, por më mirë se PS nuk ka. PS nuk është e keqja më e vogël, është e mira më e madhe që shqiptarët mund të zgjedhin," tha ai.
BERAT- Berati i dhuroi një surprizë kryeministrit Edi Rama i cili po mbante fjalën e tij në takim me banorët e këtij qyteti. Teksa Rama po fliste në qiell shfaqet një parashutë në të cilën shkruhej Partia Socialiste.
Parashuta u afrua pranë vendit ku po mbahej takimi teksa Rama ngriti kokën dhe komentoi "surprizën". Ai u shpreh se parashutisti është Alket Islami dhe se nga viti 1991 e sheh Shqipërinë nga lart. Rama shtoi se Islami është një mbështetës i PS-së dhe zbuloi bisedat me të. Sipa tij ai i dëegon shpesh foto nga Shqipëria.
"Ky është Alket Islami, ky është prova e sigurt e ndryshimeve të mëdha që kanë ndodhur, se Alketi ka që në ’91 që e sheh Shqipërinë nga lart dhe, duke e parë Shqipërinë nga lart, është bërë një mbështetës i paepur i Partisë Socialiste. Edhe më çon mua herë pas here foto nga lart dhe më thotë: “A sikur t’i merrja ca nga këta që thonë për Shqipërinë që s’ka ecur para, që ta shohin sesi ka ndryshuar në mënyrë marramendëse," tha ai.
BERAT- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Berati foli në lidhje me rëndësinë e zgjedhjeve të 11 majit për rrugëtimin e vendit drejt BE-së. Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se vota e qytetarëve për zgjedhjet e 11 majit janë vendimtarë për gjeneratën e re.
Sipas tij qytetarët duhe të bashkohen dhe më 11 maji të japin verdiktin e tyre për të ardhmen e vendit dhe përmbushjes së misionit drejt BE-së të cilin e quajti një mision kombëtar dhe historik. Ai ritheksoi përparësitë që do të fitojë çdo shqiptar pas anëtarësimit në BE.
"Përgjithësisht në çdo palë zgjedhje vendoset për 4 vitet e ardhshme, në 11 maj vendoset për gjeneratën e re, sepse më 11 maj shqiptarët e bashkuar duhet të marrin përgjegjësinë për atë që ju ka përcaktuar dhe na ka përcaktuar neve, fati që kemi në dorë të përmbushim një mision kombëtar historik dhe ta vendosim përfundimisht Shqipërinë, e cila gjeografikisht është vendosur në mes të Evropës, edhe politikisht në Europë, që të jetë e barabartë mes të barabartëve.
Kjo pasaportë Evropiane nuk është një dokument tjetër për të udhëtuar në Evropë, është një status i ri qytetarie evropiane, për çdo shqiptar dhe shqiptar, është fundi i të gjitha anktheve të shqiptarëve në Greqi për pensionin, për lejet e punës, për lejet e qëndrimit, është fundi i dallimeve mes fëmijëve të Shqipërisë dhe fëmijëve të Evropës në dyert e universiteteve.
Me këtë pasaportë fëmijët e Shqipërisë nuk do të konsiderohen më të huaj të nevojshëm, por europianë në universitetet e tyre. Nëse bashkë, edhe falë mbështetjes së shumicës së shqiptarëve që morën një mundim shumë të fortë dhe për dy mandate rresht i dhanë PS mundësinë që të qeverisë e vetme, ia kemi dalë që t’i japim shqiptarëve të kuptojmë që barazia para ligjit është e mundur edhe në këtë vend," tha ai.

BERAT- Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me banorë të qytetit të Berati. Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh sesi në takimin e tij pak më parë në Kuçovë, edhe në Berat u prit nga shumë qytetarë. Sipas tij në këtë qytet ai gjeti energjinë më pozitive dhe vendosmërinë më të madhe për zgjedhjet e 11 majit.
Teksa u kthye pas në kohë Rama u shpreh se kur mori detyrën Berati vizitohej nga 30 mijë turistë. Ai shtoi se vjet Berati priti 1 milionë turistë. Rama tha se ky qarku është ndërtuar një ekonomi e re, e bazuar te turizmi dhe prodhimet që vijnë nga fshati.
"Përpara se të nisesha sot paradite, i thashë Ervinit: “A je i sigurt që mund të bëjmë dy takime të mëdha njëherë në Kuçovë dhe pastaj në Berat, se këtu është shumë i madh sheshi për të mos pasur të tjerë nga bashkitë e tjera?” Ervini më tha: “Kryetar, Berati ka ndryshuar edhe në këtë aspekt Berati, nuk kemi nevojë të marrim të tjerë për të mbushur sheshin.” Në të gjitha takimet, nga Skrapari, në Poliçan, në Dimal, në Kuçovë dhe këtu, me një pjesëmarrje pothuajse 100% nga çdo bashki, kam parë energjinë më pozitive dhe vendosmërinë më të madhe për të marrë në garën tonë të 10-tën, një fitore të 10-të, me notën 10.
Mbase është një mbrëmje shumë e bukur për të kujtuar pak të gjithë ju se kur ne kemi nisur këtë rrugëtim së bashku, me mbështetjen e shumë kujt që këtu është në një moshë pak më të madhe, nuk kishte rrugë për të ardhur në Berat. Të gjithë ata që e kanë jetuar atë kohë e kujtojnë, se vije deri në Lushnje, pastaj futeshe në një shteg plot gropa e pluhur që nuk të çonte drejt zemrës së një Shqipërie turistike siç është Berati, por sikur të çonte drejt një vendi të shkretë e të zymtë. Kur ne morëm detyrën ishin 30 mijë vizitorë, ndërsa vjet Berati shënoi 1 milion..
Nëse sot ka një ndriçim të veçantë, nëse sot hyn në çdo rrugicë dhe gjen një derë të hapur ku ka një bujtinë të mrekullueshme, kjo do të thotë që këtu në Berat dhe gjithë qarkun është ndërtuar një ekonomi e re, e bazuar te turizmi dhe prodhimet që vijnë nga fshati, ndërkohë që Berati është një nga stacionet më të rëndësishme të eksporteve. Sot Shqipëria nuk është më ajo e dritave që ikin orë e çast, me gjysmën që paguan dhe gjysmën që nuk pranon të paguajë," tha ai.
KUÇOVË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Kuçova ka ironizuar opozitën dhe partitë e reja. Rama u shpreh se partitë e reja kanë premtuar se nëse çdo gjë do varet tek ata do ta çojnë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.
Sipas Ramës, kjo nuk do sjellë gjë tjetër, veçse mbylljen e derës së BE. Ai shtoi se vendi ynë ka një kënetë me një specie të veçantë dhe ca që duan zgjedhje të parakohshme.
"Pasi biem dakord atje, duhet të vijmë këtu në Tiranë. Duhet ti vulosim këtu, si rregulla, si ligje. E para përfytyroni ju, ne negociojmë në Bruksel, vijmë këtu, shkojmë në kuvend dhe duhet ti shkojmë pas avazit disa të tjerëve atyre që do nxjerrë kënetë në breg. Apo atyre që shfaqen si partitë e reja, që të re kanë vetëm moshat e tyre, parti të reja që në listat e mbyllura kanë baballarë, xhaxha, halla.
Parti të reja që thonë nëse ne do na vijë në dorë kjo punë do shkojmë në zgjedhje të parakohshme nuk do lejojmë që Shqipëria të ketë qeveri. Nga një anë e duam të fusim Shqipërinë në BE, nga ana tjetër ca do i themi atyre, që kemi disa probleme me kënetën. Po ca ti bëjmë kemi një kënetë me një specie të veçantë, dhe kemi ca të tjerë që duan zgjedhje të parakohshme. Kjo gjë do të bëjë që të mbyllet dera dhe do presim edhe ca vite të tjera.
Po jua them ky mandat nuk është për mua, nuk është për shumicën tonë të thjesht. Është më shumë se kaq. Arsyeja që ju them se duhet një mandat i katërt është se këtu duhet për përmbushim një mision historik," tha ai.
KUÇOVË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takim me banorë të Kuçovës ka folur në lidhje me rëndësinë e votës së 11 majit për anëtarësimin e vendit në BE. Rama theksoi se drejtësia është themelore për të shkuar në BE.
Ai më tej shtoi se opozita gjatë fushatës elektorale është shprehur se menjëherë pas zgjedhjeve do të shkrijë SPAK. Rama e konisderoi si fundi i botës që disa kërkojnë votën të mbrojnë SPAK-un nga PS-ja. Sipas tij dera e BE-së nuk qëndron e hapur dhe duhet shfrytëzuar në maksimum.
"Drejtësia është themelore për të shkuar në BE. Edhe kur dëgjon bufin e kënetës që thotë se më 12 maj do shkrijë SPAK-un, apo kur sheh që disa të tjerë e duan votën që të mbrojnë SPAK-un nga ne, ky është fundi i botës; kupton që këta lloj politikanësh nuk duan ta pranojnë që drejtësia është në punën e saj. Rreziku që drejtësia të kthehet mbrapsht është real.
SPAK-u më ka garantuar mua dhe juve në krye të saj. Nesër, pas disa vitesh, mund të dalë dhe të thotë: "Ta kthejmë dhe një herë siç ishte." Që kjo të mos ndodhë, ka vetëm një rrugë: Shqipëria në BE. Nuk del dot më njeri, po hymë, të bëjë interesantin, edhe të heqë drejtësinë e pavarur nga pushteti politik," tha ai.
KUÇOVË- Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim elektoral me qytetarët në Kuçovë. Rama u shpreh se ky qytet e ka mbështetur historikisht Partinë Socialiste. Kjo e fundit sipas tij, e ka transformuar Kuçovën dhe qarkun e Beratit.
Më tej, Rama u shpreh se Shqipëria dhe populli shqiptarë kanë nevojë për mandatin e katërt të PS për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian.
"Kuçova e ka mbështetur historikisht, pa rezervë PS dhe më vjen mirë që nuk e kemi marrë mbështetjen tuaj si diçka që e kemi në xhep. Kemi bërë aq sa kemi mundur që ky komunitet ta ndjejë ndryshimin që ka prekur të gjithë Shqipërinë. Do vijojmë ta mbështesim Bashkinë Kuçovë me aq sa mundemi dhe qarkun e Beratit. Si e gjithë Shqipëria, edhe ky komunitet, çdo familje, ka nevojë nga mandati ynë i katërt, për përmbushjen e një misioni historik, për popullin shqiptar, për Shqipërinë. Anëtarësimin në Bashkimin Europian. Me anëtarësimin në BE, Shqipëria do të marrë 1 miliard euro në vit.", tha Rama.