LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Nesër zgjedhjet për kreun e ri të PD së vulës/ Thellohet përçarja Basha-Bardhi, gr. parlamentar: Jo luftë! Pampuri: S'ka pasur mbledhje, nesër votojmë!

• Dje, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike të vulës vendosi për anulimin e zgjedhjeve që do të zhvillohen nesër. • Por Lulzim Basha duket se e ka injoruar vendimin e marrë nga mbledhja e thirrur nga Gazment Bardhi. • Sot, grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka bërë thirrje për anulimin e zgjedhjeve të 29 korrikut për kryetarin e ri të PD, ndërsa mbështeti vendimin e djeshëm të Këshillit, të drejtuar nga Gazment Bardhi. • Por kundërpërgjigjia ka ardhur nga deputetja Oriola Pampuri, e cila mban edhe postin si zëdhënëse e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike (të vulës). • Në reagimin e saj, Pampuri shkruan se Individualisht deputetë të grupit mund të shprehin mendime e qëndrime, por shtoi se nuk mund të flasin në emër të grupit pa zhviulluar mbledje. • Edhe njëherë ajo thekson se nesër, Partia Demokratike ka zgjedhje. • Reagimet vazhdojnë...

8 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Zgjedhjet në grupin e Bashës, Jemin Gjana: Demokratët të marrin pjesë, votimi është legjitim

Nesër zgjedhjet për kreun e ri të PD së vulës/
Jemin Gjana

TIRANË- Kryetari i Komisionit Zgjedhor në grupimin Basha, Jemin Gjana u ka bërë thirrje anëtarëve që ndjekin këtë grupim për të marrë pjesë në zgjedhjet ditën e nesërme për kreun e vulës. Gjana në një deklaratë për mediat ka deklaruar se pjesa e demokratëve që mbështesin rithemelimin e PD-së, nuk mund të marrin pjesë në zgjedhje. Po ashtu ai ka shtuar se votimi është legjitim dhe se demokratët duhet të marrin pjesë. 

“Ftesa ime për të gjithë demokratët është ti bashkëngjiten procesit të votimit. Ftesa është e hapur, legale, statutore, jo vetëm për ata që janë pjesë e listave të miratuara, por ftesa është e hapur për të gjithë demokratët që disponojnë dokumentet e anëtarësimit në PD, të cilët me testen e PD nuk kanë punuar për partitë e tjera politike, pjesa e rithemelimit nuk mund të bëhet pjesë, gjithë pjesa tjetër e demokratëve është e ftuar t’i bashkohet nesër procesit. Zhvillimet janë të forta, të bujshme, muajt e sotme janë të nxehtë, por muajt e vjeshtë do jenë akoma më të nxehta. Duke e mbyllur këtë komunikim para hapjes së kutive të votimit, i ftoj të gjithë demokratët të bëhen pjesë e këtij votimi legjitim për garën për kreun e PD”, tha Gjana.

2 VITE ME PARE

Zgjedhjet në grupin e Bashës, Çollaku: Keqpërdorimi i deklaratave në emër të Grupit Parlamentar duhet të ndalet

Nesër zgjedhjet për kreun e ri të PD së vulës/
Kreshnik Çollaku

TIRANË- Deputeti Kreshnik Çollaku ka komentuar deklaratën e grupit Parlamentar të PD-së së vulës, në lidhje me mos mbajtjen e zgjedhjeve ditën e nesërme. Me anë të një postimi në Facebook, Çollaku shkruan se keqpërdorimi i deklaratave në emër të Grupit Parlamentar duhet të ndalet. Po ashtu ai ka shtuar se nuk është korrekte që të dalin deklarata që nuk përfaqësojnë të gjithë grupin dhe që nuk janë diskutuar në grupin parlamentar.

Postimi i Çollakut:

Keqperdorimi i deklaratave ne emer te Grupit Parlamentar duhet te ndalet. Ne Grupin Parlamentar bejme pjese te gjithe deputetet e PD. Eshte fakt i njohur se brenda grupit per ceshtje te caktuara,qe lidhen me zgjedhjet ne PD ndajme mendime e qendrime te ndryshme. Eshte krejt normale qe kolege deputete individualisht apo ne grup nominalisht mund te shprehin qendrimet e tyre. Eshte jo korrekte dhe jo etike qe ne emer te Grupit te dalin deklarata qe nuk perfaqesojne gjithe grupin e qe per me teper nuk jane as diskutuar me te gjithe grupin. Duke qene se kjo po behet nje sjellje rutine e perseritur,ju bej apel kolegeve ti bejne te tilla deklarata ne emer perosnal dhe jo ne emer te gjithe Grupit Parlamentar te PD,si kusht per te ruajtur respektin reciprok dhe kohezionin e Grupit.

2 VITE ME PARE

Zgjedhjet në grupin e Bashës, deputetja Pampuri: Nesër ka zgjedhje, deklarata e grupit parlamentar është e pavërtetë

Nesër zgjedhjet për kreun e ri të PD së vulës/
Oriola Pampuri

TIRANË- Deputetja demokrate Oriola Pampuri ka komentuar deklaratën e publikuar nga grupi parlamentar i PD-së së vulës, ku kanë deklaruar se Këshilli Kombëtar ka anuluar zgjedhjet në PD. Me anë të një postimi në Facebook, Pampuri ka deklaruar se nesër do të mbahen zgjedhjet dhe se deklarata e Grupit Parlamentar është e pavërtetë. 

Postimi i Plotë:

Si Zëdhënëse e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, dua të theksoj se; Deklarata në emër të grupit parlamentar, pa dijeninë anëtarëve të grupit nuk gëzojnë vërtetësi. Nxitimin për të ndërmarrë hapa antistatutorë nuk ndihmon askënd, dhe nuk e legjitimon asnjë vendim. Kjo duhet të marrë fund. Individualisht deputetë të grupit mund të shprehin mendime e qëndrime, por të flitet në emër të grupit, pa pjesëmarrjen e të gjithë deputetëve është e tepërt. Nesër, Partia Demokratike ka zgjedhje dhe ky është një vendim i miratuar nga kryesia dhe këshilli kombëtar, mendimet dhe qëndrimet kundër mbajnë emër dhe mbiemër të çdo deputeti, por mllefet kolektive, nuk mund t'i atribuohen grupit parlamentar. Partia Demokratike është e demokratëve, deputetët janë njerëz me dinjitet e integritet, dhe në asnjë moment nuk mund të shndërrohen në tabele qitje për të shfryrë mllefet e frustrimet e brendshme të askujt, apo për të mbrojtur interesat personalë të dikujt.

2 VITE ME PARE

Basha kërkon rizgjedhje në PD-në e vulës, Grupi Parlamentar: Akt përçarës, interesi i tij është ndërtimi i një partie personale

Nesër zgjedhjet për kreun e ri të PD së vulës/
PD e vules

TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të vulës të përfaqësuar nga Gazment Bardhi kanë bërë thirrje çdo anëtari të PD-së që të respektojnë vendimin e Këshillit Kombëtar të PD-së për anullimin e zgjedhjeve ditën e nesërme. Me anë të një njoftimi bëhet me dije se grupi parlamentar e ka konsideruar vendimin e Lulzim Bashës për të mbajtur zgjedhje si akt përçarës. Po ashtu theksohet se interesi i tij është ndërtimi i një partie personale.

Njoftimi nga PD-ja e vulës: 

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike apelon për maturi, për ofrimin e zgjidhjeve dhe jo thellimin e përcarjes; forcimin e partisë dhe jo shndërrimin e saj një parti familjare; respektimin e vendimit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe jo rrugë antistatutore që kanë treguar që nuk të cojnë askund përveçse mbajnë nën konflikt permanent PD dhe forcojnë Edi Ramën. Dje Këshilli Kombëtar i PD, organi më i lart vendimmarrës në PD, ka vendosur anullimin e datës 29 Korrik për zgjedhjet e kryetarit të PD. Ky vendim është i detyrueshëm për cdo anëtar të PD dhe për cdo funksionar të saj.

Por nesër Lulzim Basha ka lajmëruar një akt përçarës të Partisë Demokratike. Interesi i demokratëve është lufta e të gjithëve bashkë, kundër Edi Ramës. Interesi i Lulzim Bashës po duket që është përçarja, zvogëlimi, lufta dhe armiqësia mes demokratëve dhe ndërtimi i një partie personale, që i shërben vetëm interesit të tij personal. Në vijim të ndërtimit të një partie personale, nesër sipas tij do të zgjidhet Kryetari i Partisë. Qartësisht ajo që po bën Lulzim Basha nuk ka lidhje me Partinë Demokratike. Këshilli Kombëtar i PD në detyrë, funksional, i regjistruar në gjykatë dhe me mandat që i përfundon më 17 Korrik 2025, ka vendosur me vendimin e datës 27 Korrik 2023 anullimin e zgjedhjeve. Proceset antistatutore, nuk janë asgjë tjetër, vetëm një akt turpi për të dëmtuar PD, për të mbajtur gjallë ndasitë mes demokratëve dhe për të shfokusuar PD nga beteja me regjimin e Edi Ramës.

2 VITE ME PARE

Sherefedin Shehu ironizon Lulzim Bashën: Mbas 18 vitesh karrierë të dështuar po shfaqesh si e ardhmja e vendit

Nesër zgjedhjet për kreun e ri të PD së vulës/
Sherefedin Shehu

TIRANË- Ish-deputeti demokrat Sheferedin Shehu ka ironizuar situatën në grupin e Lulzim Bashës, që po kërkojnë që mbajnë zgjedhje për kryetar të PD-së. Me anë të një postimi në Facebook, Shehu shkruan se Basha po shfaqet si e ardhmja e vendit pas 18 vitesh karriere të dështuar. Po ashtu ai ka përmendur disa nga dështimet e Lulzim Bashës gjatë karrierës së tij politike, ndërkohë që ka theksuar se është si qeni i keq që kafshon të zotin e tij.

Postimi i Plotë:

Për Lulin dhe Lulzimsat!!!!! Mbas 18 vjet karriere të dështuar politike, Luli po na shfaqet përsëri si e ardhmja e Shqipërisë. Po mirë more Lul na thuaj më parë përse: 1. Ti nuk bëre asnjëherë zgjedhje në Partinë Demokratike, 2. Ti nuk bëre asnjë lëvizje demokratizuese si Kryetar i Partisë Demokratike, 3. E shkele karrierën dhe meritokracinë në kandidimet e Partisë Demokratike, 4. Nën udhëheqjen tënde Partia Demokratike shënoi vetëm humbje, 5. Nuk vendose asnjë normë statutore demokratike, si p.sh. dorëheqja e Kryetarit humbës, 6. Pas çdo humbje shpalle zgjedhjet për Kryetar të Partisë Demokratike si i “ngrirë” ose me ngut dhe i pa ngrirë fare, pa bërë më parë analizë dhe nxjerëë përgjegjësisë për humbjet 7. Etj.etj. etj.

O Lul! Ti je i përkëdheluri i Sali Berishës sepse nga askushi të bëri Ministrin e 3 Ministrive më të rëndësishme, Kryetar të Bashkisë së Tiranës dhe më në fund edhe Kryetar të Groposjes së Partisë Demokratike. Më shumë se sa të dha Sali Berisha nuk do të të japë askush. Por, me sa duket për ty më të rëndësishme janë paratë. Sepse tani do që të dëmtosh Partinë Deemokratike dhe Berishën për interesat e Ramës, ose ndryshe siç thotë populli ti je si ai qeni i keq që ha të zotin. O Lul!!!!!! Populli e thotë por dhe ti e vërtetove se po qe se nuk je i zoti nuk mundet që të të bëjnë të tjerët. O Lul!!!! Ndale mashtrimin dhe mos u shtir si Europian. Sepse Europian duhet të jesh dhe ti nuk u bërë dot edhe pse pate kohën e mjaftueshme dhe tu dhurua gjithça. O Lul!!!!!!! Ti nuk je veçse një qullash dhe interesaxhi i vogël dhe me kinezërirat e tua mund të mashtrosh vetëm disa qullashë dhe interesaxhinj të tjerë sa për të prishur punë. Edhe ata qullashët apo interesaxhinjtë e vegjël që të vinë mbrapa do ta kuptojnë që ti je askushi por nesër do të jetë vonë.

2 VITE ME PARE

Basha: Të votojmë Vettingun për politikanët dhe familjarët e tyre, transparenca të nisë nga unë

Nesër zgjedhjet për kreun e ri të PD së vulës/
Lulzim Basha

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një reagimi në rrjetet sociale ka riapeluar për votimin e Vettingut për politikanët dhe familjarët e tyre. Ai thekson se transparenca të nisë nga ai si fillim, e më pas tek të gjithë klasën politike, që sipas tij, prej 32 vitesh mbajnë peng Shqipërinë. Sipas Bashës, kjo është rruga e vetme për të çliruar pengjet, luftuar korrupsionin dhe pastruar politikën.

Postimi i plotë

Të nisë transparenca nga unë e më pas të gjithë këta që sot e 32 vite mbajnë peng Shqipërinë. Kjo është rruga e vetme për të çliruar pengjet, luftuar korrupsionin dhe pastruar politikën.

Ka vetëm një rrugë që të tregojmë kush është i korruptuar e kush jo, kush është peng e kush jo, kush është i lidhur me krimin e kush jo, le të votojmë vetingun për politikanët dhe familjarët e tyre.

2 VITE ME PARE

'S'do privatizohet partia'/ Basha mban nesër zgjedhjet, Bardhi e çon çështjen në gjykatë

Nesër zgjedhjet për kreun e ri të PD së vulës/
Gazment Bardhi

TIRANË- Grupimi i deputetit të PD-së së vulës Gazment Bardhit, i cili në mbledhjen e Këshillit Kombëtar vendosi anulimin e zgjedhjeve për kreun e PD-së, ka çuar çështjen në Gjykatë. Ky hap vjen një ditë pas mbledhjes online të Këshillit së PD-së, e cila anuloi zgjedhjet dhe shkriu Kryesinë.

“Askush nuk ka të drejtë që të privatizojë Partinë duke e kthyer atë në një parti private. Anëtarët e PD kanë vetëm një synim se si të forcojmë PD. Kemi dorëzuar një dosje me të gjitha vendimet që kemi marrë në Këshillin Kombëtar.”, tha deputeti demokrat për mediat, Bledjon Nallbati.

/Dosja.al

2 VITE ME PARE

Pas këshillit kombëtar të mbledhur nga Bardhi, grupi i Bashës shpall sot qendrat e votimit për zgjedhjet

Nesër zgjedhjet për kreun e ri të PD së vulës/
Gazment Bardhi, Lulzim Basha

TIRANË- Ditën e sotme, grupi i Lulzim Bashës ka bërë publike qendrat e votimit, për zgjedhjet që do mbahen nesër brenda grupimit të tij për kryetar të PD-së. Ata kanë listuar qendrat e votimit për demokratët e grupimit të tyre. 

Kjo lëvizje vjen pak orë pas mbledhjes online të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike së vulës, të Gazment Bardhit, i cili anuloi zgjedhjet që do mbahen nesër nga Basha. 

Bardhi tha se procesi për zgjedhjet që do mbahen është antistatutor. Gjithashtu, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike i ka autorizuar deputetët që të kërkojnë çregjistrimin e ish-Kryetarit të dorëhequr të PD Lulzim Basha nga regjistri i partive politike. Bardhi i bëri dhe një thirrje publike edhe Lulzim Bashës, duke i kërkuar që të mos i përçajë edhe më tej demokratët./Dosja.al

zgjedhjet e reja ne pd

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait