LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Nga protestat kundër projektit në Zvërnec te investimet e reja në bregdet/ Rama sulmon blogerët: Protestojnë për flamingot, por parkojnë makinat në rërë

• Kryeministri i vendit, Edi Rama i cili ndodhet në Fier në 35-vjetorin e PS, u shpreh se Shqipëria ka qenë vendi si në asnjë vend të Europës, ku bëhej turizëm gjuetie. •Ai ka deklaruar se, nuk mund të kërkohet largimi i qeverisë, nëse protestohet që të mos largohen flamingot. •Sipas tij, sot Shqipëria ka regjistër të shpendëve dhe kafshëve në Shqipëri dhe është shumëfishuar pasi shumë specie ishin zhdukur nga kriminelët që i vrisnin ujqërit për sport dhe PS  u desh 10 vite që të ndalonte shfrytëzimin e pyjeve. •Gjithashtu, kryeministri Rama ka sulmuar sërish blogerët që kanë dalë në mbrojtje të protestës kundër projektit në Zvërnec, ku tha se ka njerëz që protestojnë për të mbrojtur mjedisin por makinat i parkojnë në rërë. •Sipas tij, kjo kategori e protetsuesve është problematike për sa kohë përdorin emrin e mjedisit dhe të shpendëve për interesa personale. •Kreu i qeverisë tha gjithashtu se, vlonjatët mbështesin investimet e mëdha dhe se janë gati për zhvillime të tjera të ngjashme në Shqipëri. •Ai shtoi se, shumë shpejt do investohet për një projekt shumë të madh midis Kavajës dhe Durrësit.

6 artikuj për këtë temë.

3 DITE ME PARE

"Do sjellim në Fier një universitet mjekësie!"/ Rama-protestuesve: Atyre të rinjve të bulevardit u them se...

Nga protestat kundër projektit në Zvërnec te investimet e reja
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shpalosur planet për zgjerimin e institucioneve arsimore në vend, duke premtuar hapjen e universiteteve të mjekësisë në qytetin e Fierit por jo vetëm.

Gjatë fjalës së tij, Rama iu përgjigj edhe kritikave rreth përdorimit të helikopterit si mjet për transportin e tij duke u shprehur se përdoret për arsye pragmatike, për të garantuar prezencën në disa takime të ndryshme brenda së njëjtës ditë.

Ai u bëri thirrje të rinjve në bulevard duke thënë se, përveç pishave ekzistuese shekullore, peizazhi i gjelbëruar i rrugëve të Tiranës është fryt i investimeve të ndërmarra nga ai vetë dhe Partia Socialiste ndër vite.

Deklarata e Ramës:

“Do sjellim në Fier një universitet mjekësie shumë shpejt, të standardëve më të larta, ashtu siç do bëjmë edhe në Vlorë, në Tiranë dhe në Korçë, dhe për këtë jemi duke punuar. Këta thonë “Edi Rama merr helikopterin.” Jo mo jo, kur e marr e marr sepse në të njëjtën ditë duhet të shkoj nga këtu aty.

Atyre të rinjve të bulevardit u them se pishat e bulevardit, ato të vjetrat që janë të mëdhenj në trup dhe që numërohen shumë kollaj, dhe një pjesë e parkut të liqenit ka qenë aty. Çdo pemë tjetër që ju shikoni në rrugët e Tiranës, është mbjellë nga Edi Rama dhe PS”, tha Rama./Dosja.al

3 DITE ME PARE

"Pse nuk del Vlora në protestë?"/ Rama nga Fieri: Vlonjatët nuk i bien gjatë, duan investime të mëdha

Nga protestat kundër projektit në Zvërnec te investimet e reja
Edi Rama

FIER- Kryeministri Edi Rama ka ngritur pyetjen se pse nuk protestojnë vlonjatë duke marrë parasysh afërsinë hapsinore me Zvërnecin. 

Gjatë takimit me mbështetësit e tij në Fier ai theksoi se, vlonjatët mbështesin investimet e mëdha dhe se janë gati për zhvillime të tjera të ngjashme në Shqipëri. Ai shtoi se, shumë shpejt do investohet për një projekt shumë të madh midis Kavajës dhe Durrësit.

Deklarata e Ramës:

“Si do të rriten të ardhurat nga ata që vijnë me bukë me vete dhe i hedhin aty? Ai Pylli i Sodës e di. Pse proteston Tirana dhe nuk proteston Vlora, se Zvërneci është në Vlorë? Pse nuk del Vlora në protestë? Nuk e kam për ballistët e mbetur në Vlorë.

Kryeqyteti i socialistëve është Fieri, ndërsa e pavarur është Vlora. Nëse do ta ngresh uraganin e PS-së, shko në Fier, por nëse do të ngulësh këmbë që Shqipëria nuk shitet, bëhet në Vlorë.

Vlonjatët nuk i bien gjatë, se po t’i binin gjatë do nxirrnin blogerë. Vlonjatët do ta kishin thënë instinktin politik se vlonjatët, Vlora, Fieri dhe ata që jetojnë këtu i kanë thënë punës “mirëmëngjes”.

Jo që e duan atë investim, por duan edhe të tjera investime kaq të mëdha që do t’i sjellin Shqipërisë. Shumë shpejt do të shikoni një investim shumë të madh diku midis Kavajës dhe Durrësit. Pse shqiptarët duhet të shohin me zili Greqinë, Kroacinë, Malin e Zi?”, tha Rama./Dosja.al

3 DITE ME PARE

"Protestojnë për flamingot, por parkojnë makinat në rërë"/ Rama sulmon blogerët: Thonë gjëra të pavërteta për ‘likes’ dhe ‘followers’

Nga protestat kundër projektit në Zvërnec te investimet e reja
Edi Rama

FIER- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish blogerët që kanë dalë në mbrojtje të protestës kundër projektit në Zvërnec.

Gjatë takimit me mbështësit e tij në Fier, ai u shpreh se, ka njerëz që protestojnë për të mbrojtur mjedisin por makinat i parkojnë në rërë.  

Sipas tij, kjo kategori e protetsuesve është problematike për sa kohë përdorin emrin e mjedisit dhe të shpendëve për interesa personale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

Deklarata e Ramës:

“Unë nuk po them që ne nuk kemi probleme, se ne do kemi gjithmonë probleme, për sa kohë që do kemi njerëz që në emër të mjedisit, shpendëve shkojnë në Zvërnec dhe i parkojnë të gjitha makinat mu në rërë dhe protestojnë për flamingot.

Do kemi probleme për aq kohë sa njerëzit shfaqen në Instagram me lloj-lloj kremrash, me lloj-lloj rrobash, sfondesh. Jam në Toskanë, ju përshëndes nga Parisi, o sa e bukur Vjena dhe mbrapa Mozarti që këndon dhe këtu në Shqipëri e pinë atë pijen që kanë marrë për t’i bërë reklamë dhe pastaj e hedhin, uh uh.", u shpreh Rama./Dosja.al

3 DITE ME PARE

"Duam flamingot, por flamingot s’kanë gojë të të duan ty"/ Rama për protestën: Ambientalistët pseudo ia hodhën në kurriz edhe PS-së

Nga protestat kundër projektit në Zvërnec te investimet e reja
Edi Rama

FIER- Kryeministri Edi Rama sulmoi ashpër blogerët dhe figurat publike që protestojnë kundër projektit ndërkohë që sipas tij, sillen në mënyrë të papërgjegjshme ndaj mjedisit.

Gjatë takimit të tij me mbështetësit në Fier, Rama u shpreh se  nëse ata do të ishin vërtet mbrojtës të mjedisit, ata do të kishin protestuar kur pyjet shkatërroheshin realisht në të shkuarën.

Ndërsa sot, sipas tij, ata "ia hodhën në kurriz PS-së" duke vërtetuar se nuk shqetësohen për mjedisin, por për agjendën e qeverisë.

Deklarata e Kryeministrit: 

“Nuk iu bë rruga deri në Valbonë, por u dha peshqesh 12 hidrocentrale. Ishte kjo parti që i dha jetë qeverisë së vet, që nuk kishte ç’të bënte me 1 apo 2 hidrocentrale që kishin nisur punën dhe anuloi të tjerat.

Ambientalistët pseudo ia hodhën në kurriz edhe PS-së. Si mund të bëjë Shqipëria dhe si mund të zgjidhet vendi që drejton organizatën më prestigjioze të pyjeve, ku pyjet shkatërrohen dhe bëjnë kërdinë gjuetarët.

Stafeten ia dha Suedia dhe e mbështeti Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar për të marrë drejtimin e saj. Do të kemi probleme për sa kohë do të kemi njerëz që, në emër të mbrojtjes, shkojnë në Zvërnec dhe parkojnë makina në rërë dhe protestojnë për flamingot.

Për sa kohë kemi njerëz që dalin në Instagram me lloj-lloj kremrash, parfumesh, sfondesh nga Toskana, Parisi, “oh sa e bukur Vjena”, dhe këtu në Shqipëri e pinë atë pijen që kanë marrë dhe i bëjnë reklamë, si të mos kemi probleme ne?

Duam flamingot, por flamingot s’kanë gojë të të duan ty. Kjo do të thotë të kesh dy b*thë, një ta mbash dhe një ta çash.

Nëse je patriot, pse merr pjesë në mashtrime publike? Pse jep zërin tënd, pasionin tënd, në mashtrime? Ti je patriot dhe kërkon vdekjen time? Pse nuk thua si një patriot që e dua Shqipërinë dhe nuk e pranoj të shitet Sazani, Zvërneci të betonizohet dhe kërkoj që të shihen letrat?

S’mund të jesh patriot që fsheh të vërtetën e atyre që të rrethojnë. Je skuth dhe manipulues, dikush që s’ka lidhje fare. Gjëja patriotike është e vërteta dhe është se kur flet për vendin tënd, ta bësh duke pasur parasysh që dinjiteti i vendit tënd të mos cënohet.”, tha Rama./Dosja.al

3 DITE ME PARE

"PS u desh 10 vite që të ndalonte shfrytëzimin e pyjeve"/ Rama: Nuk mund të kërkosh të largohet qeveria, nëse proteston që të mos largohen flamingot

Nga protestat kundër projektit në Zvërnec te investimet e reja
Edi Rama

FIER- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se, nuk mund të kërkohet largimi i qeverisë, nëse protestohet që të mos largohen flamingot. 

Gjatë fjalës së tij në Fier, ai u shpreh se, sot Shqipëria ka regjistër të shpendëve dhe kafshëve në Shqipëri dhe është shumëfishuar.

Sipas tij, shumë specie ishin zhdukur nga kriminelët që i vrisnin ujqërit për sport, PS  u desh 10 vite që të ndalonte shfrytëzimin e pyjeve.

Deklarata e Ramës:

"Sot kemi regjistër të shpendëve dhe kafshëve në Shqipëri, sot është shumëfishuar. Pse u kthyen flamingot, pse pelikani kaçurel vendosi të lindë fëmijët në Shqipëri, sepse u ndalua për 10 vjet gjuetia. Ne kemi inventarin dhe këto i dimë, të gjitha institucionet i dinë.

Shumë specie ishin zhdukur nga kriminelët që i vrisnin ujqërit për sport. Territore ku dëgjoheshin vetëm sharrat dhe kur hynin dhe dilnin trajlerat me dru që nxirreshin jashtë ose që hidheshin për t’u përdorur në mënyrë ilegale dhe shiteshin pa asnjë faturë, pasuroheshin një rrjet kriminelësh, dhe u desh PS që të ndalonte 10 vjet shfrytëzimin e pyjeve.

Po qe se ajo protestë është shqetësim për Sazanin, Zvërnecin dhe biodiversitetin, minimumi është të nxjerrësh një grup njerëzish dhe të thuash: ulu me këta njerëz, këta janë ekspertë, trego nga A në Zh çfarë po ndodh dhe çfarë ka ndërmend të bëjë qeveria.

Nuk ka negociata, largohu. Nëse je në protestë që të mos largohen flamingot, nuk mund të kërkosh të largohet qeveria. Ky është minimumi jetik. Vjosa Narta nuk kane lidhje me projektin, ehste guxim shume i madh, guximi i atij që nuk ka turp. Nëse nuk ke turp përpara të vërtetës dhe manipulon të tjerët e shkon lart e më lart, është dicka që mund ta bësh por duhet të dish që me Ramën dhe PS nuk funskionon.",tha Rama./Dosja.al

3 DITE ME PARE

“Shqipëria sot është epiqendër përplasjesh”/ Rama nga Fieri: Dikur bëhej turizëm gjuetie njësoj si trafiqet e tjera

Nga protestat kundër projektit në Zvërnec te investimet e reja
Edi Rama

FIER- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria sot është epiqendër përplasjesh. Gjatë fjalës së tij në 35-vjetorin e PS në Fier, Rama u shpreh se Shqipëria ka qenë vendi si në asnjë vend të Europës, ku bëhej turizëm gjuetie.

Kryeministri theksoi se vendi ka njohur situata më të rënda të cilat lidheshin me çështjet e mjedisit, natyrës dhe kafshëve.

Edi Rama: Shqipëria sot është epiqendër e një sërë përplasjesh. Nuk po them që njerëzit që dalin atje janë agjentë spiunë, përveç një pjese të mirë të politikanëve që u vjetruan; është një pjesë njerëzish aty që kanë rënë pre e kësaj. Atyre që shqetësohen për mjedisin në mënyrë legjitime, që shqetësohen për Shqipërinë që nuk mund të shitet, iu duket sikur bota është me ta.

Ai sistem mediatik në Amerikë është në kulmin e një simpatie që këta njerëz po luftojnë me atdheun dhe mjedisin. Kush e mendon kështu, gënjen veten në mënyrë naive. Shqipëria ka qenë këtu dhe çështje të mjedisit, natyrës dhe kafshëve ka pasur dhe kanë qenë shumë të rënda. Shqipëria ka qenë vendi si në asnjë vend të Europës, ku bëhej turizëm gjuetie, njësoj si trafiqet e tjera. Kishte një sistem të tërë për të sjellë turistë me çifte, maniakë ndërkombëtarë nga vendet përreth ose edhe të tjera./Dosja.al

edi rama edi rama ne fier

Sondazh

Poll

“Rama në burg, Berisha në burg"/ Tensione në Rrjoll, banorët përplasen me policinë

“Rama në burg, Berisha në burg"/ Tensione në Rrjoll, banorët përplasen me policinë

Marshim kilometrik në Tiranë! Protestuesit njëzëri:Rama jep dorëheqjen

“Poshtë patronazhistët”/ Protestuesit zhvendosen në sheshin Italia: Rama jepe dorëheqjen!

Prapaskenat e tensioneve në shesh, djali i Paulin Sterkajt fyeu influenceren dhe protestuesit

Rama për protestën: Nuk është fjala për flamingot, por për Donald Trump

“Me çfarë do ta bëjnë mirëqenien këta patriotët?”/ Rama: Shqipëria e 2030 do jetë në BE

“Ky është investimi i madh që i ka ardhur Shqipërisë”/ Rama: Nëse bota do të ishte kaq e ndjeshme...

Rama për projektin në Zvërnec: Shqipëria nuk e ka luksin ta refuzojë

Rama protestuesve: Unë nuk kam asnjë negociatë me ju!

Rama: Nuk përfaqësojmë interesat e investitorëve, por interesta e Shqipërisë

Rama: Nëse akuzat do të ishin të vërteta, do të isha po aq i neveritur sa disa prej jush

Patronazhistët provokojnë protestuesit, tensione në shesh

Rama: Krenohem se i kam dhënë PS-së pa kursim gjithçka që kërkohet nga një lider

“Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje”/ Rama: Shqipëria është amanet i shenjtë në zemrën time

Rama: Kemi çuar në 25% territorin e zonave të mbrojtura

Rama: 90 për qind e pemëve i kemi mbjellë së bashku me disa të tjerë që janë këtu

Rama në 35-vjetorin e PS: Rrjetet sociale po keqinformojnë

Dita e 13-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit

Paraqitet në SPAK, Kryetari Bashkisë së Kolonjës Erion Isai

Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje

Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e Shteteve të Bashkuara

Berisha: SHBA hoqi sanksionet për mua dhe familjen time, vendimi është marrë në interes të Amerikës

"Mos vendos flamingon në bluzë por..."/ Berisha: Dënoj provokimet e Ramës ndaj protestuesve

Berisha: Ndërkombëtarët të mbështesin fuqishëm protestën qytetare

Berisha: PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe qytetarëve, ftoj çdo demokrat që t’i bashkohet

Megaoperacioni i SPAK, Sekuestrohen makinat luksoze të biznesmenit të “Top Seven”

Tentohet të vidhet një Exchange në Tiranë/ Vihet në pranga autori, ishte i pajisur me një pistoletë

Marshimi kilometrik në Astir, protestuesit njëzëri: Revolucion, revolucion

Tubim madhështor! Qytetarët nuk ndalin marshimin, shkojnë drejt Astirit

Dita e 12 e protestës/ Qytetarët vijojnë marshimin drejt rrugëve të Tiranës

Mijëra qytetarë vijonë mashimin e tyre kilometrik, përsërisin kërkesën e tyre: Rama jep dorëheqje!

“Bashkohuni me ne”/ Protestuesit thirrje qytetarëve: Çohuni nga kafja!

Tubimi historik në Tiranë!/ Protestuesi: Populli ju ka shpallur non-grata!

Turisti amerikan i bashkohet protestës: Ne nuk jemi të frikësuar, mos ndaloni!

Ish-efektivi: E gjithë Vlora do të vij në Tiranë, ose arrijmë qëllimin ose do të shtrihemi të vdekur

Karriget boshe në protestë që simbolizojnë rininë e larguar nga vendi: Ikur në Angli e Gjermani

Çfarë i motivoi qytetarët të protestojnë? Përgjigjet qytetarja: Kur ai person u tërhoq zvarrë...

Dita e 12-të e protestës/ Mijëra qytetarë nisin marshimi drejt Kryeministrisë: O sot o kurrë!

Influencerja: Nëse është e nevojshme do të flemë para Kryeministrisë

“Protestojmë kundër të gjithë establishmentit të vjetër”/ Protestuesi: Ka shumë të rinj

Përplasja me ministrin Malaj, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca në Kuvend

Berisha: Nuk kam qenë kurrë non-grata në SHBA, ka pasur vetëm një ndalim hyrje

Muçi në Kuvend: Ai treni i projektligjeve ka ngecur, na thoni ta shtyjmë

‘Struc i Nartës’, Zhupa-Jaupajt: S’të vjen pak turp? Jep dorëheqjen dhe shijo jetën

Hoti në Kuvend: Rinia do ta rrëzojë qeverinë, do e largojë PS-në nga pushteti

Heqja e sanksioneve për Berishën, Shehu në Kuvend: E vërteta ka fituar, bashkë me të gjithë ne

"Jo Sali Lushën të çoni, por të shkoni dhe vetë"/ Stresi i kthehet Ballës: Sali Lusha 'tqr' ty

Balla: Non grata e Berishës vështirë të hiqet, por do e komentoj kur të shoh njoftimin zyrtar

Ulsi Manja flet në foltore, deputetët e Opozitës në kor: Rama jepe dorëheqjen

Berisha: Duhet të merremi vetëm me plotësimin e kërkesave absolutisht të drejta të protestuesve!