LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

'Defender 23', SHBA & aleatët zbarkojnë në Tiranë, Rama: Tregues se sa lartë kemi shkuar. Yuri Kim: Bashkimi bën fuqinë

• Defender 2023. • Nis stërvitja më e madhe në Shqipëri e kryesuar nga SHBA-ja dhe NATO. • Në këtë stërvitje marrin pjesë 24 mijë ushtarë të SHBA-së, NATO-së, Shqipërisë dhe vendeve aleatë në Evropë. • Ambasadorja amerikane Yuri Kim gjatë fjalës së saj në ceremoninë e hapjes së stërvitjes u shpreh se kjo është histori, e cila tregon mbështetjen dhe forcën kundër paligjshmërisë. • Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij theksoi se kjo stërvitje është treguese se sa lartë ka ecur Shqipëria dhe ka theksuar këtu kryesimin e Këshillit të Sigurimit.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

FOTOT- I shkujdesur dhe i veshur 'casual'! Rama bën veprime të çuditshme në pritjen e trupave të NATO-s

'Defender 23', SHBA & aleatët zbarkojnë në
Edi Rama

TIRANË- Kështu u paraqit ditën e sotme kryeministri Edi Rama në pritjen e organizuar për trupat e NATO-s, në stërvitjen ushtarake ‘Defender 2023’ që do të zhvillohet në Shqipëri. Përveç veshjes, e cila binte shumë në sy pasi ishte ndryshe nga e të tjerëve, Rama u pa të bënte edhe sjellje të çuditshme. 

Ai shihet teksa shikon në tokë, e më pas kafshon duart. Nuk mungojnë as momentet kur shikon si i hutuar sa majtas e sa djathtas. 

'Defender 23', SHBA & aleatët zbarkojnë në

Po ashtu, në ceremoni ishte e pranishme edhe ambasadorja në largim e SHBA-së, Yuri Kim, e cila nuk u përshëndet me Ramën./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Dalja e parë pas marrjes së detyrës, Vlora Hyseni merr pjesë te ceremonia e 'Defender 23', bisedon me Ramën dhe Begajn

'Defender 23', SHBA & aleatët zbarkojnë në
Begaj, Hyseni dhe Rama

TIRANË- Drejtusja e re e Shërbimit Informativ të Shtetit Vlora Hyseni ka marrë pjesë sot në ceremoninë e hapjes së stërvitjes Defender 2023. Kjo është paraqitja e parë e Hysenit në publik pasi ka marrë detyrën, rreth dy muaj më parë.  

Në fotot e mëposhtme shihet Hyseni teksa diskuton me kryeministrin Edi Rama si dhe me Presidentin Bajram Begaj.

3 VITE ME PARE

FOTOGALERI/ Nis stërvitja “Defender 23”, 24 mijë trupa të NATO-s zbarkojnë në sheshin Nënë Tereza

'Defender 23', SHBA & aleatët zbarkojnë në
Stervitja

TIRANË- Fotot e mëposhtme janë nga nisja e stërvitjes Defender 23 në Shqipëri. Kjo është hera e dytë që në stërvitjen Defender përfshihet Shqipëria dhe trupat shqiptarë.

Në mbajtjen e ceremonisë, ka marrë pjesë Presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, Ambasadorja Yuri Kim si dhe komandatë të NATO-së. Në stërvitjen do të marrin pjesë gjithsej 24 mijë ushatarë, nga disa vende të ndryshme. 

3 VITE ME PARE

Defender 23/ Rama: Kjo stërvitje tregon se sa lartë ka shkuar Shqipëria, jemi ulur krah për krah me SHBA-në

'Defender 23', SHBA & aleatët zbarkojnë në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se stërvitja e përbashkët Defender 23 ka treguar se sa lartë ka shkuar Shqipëria. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë hapëse, Rama u shpreh se Shqipëria për herë të parë ka arritur që të ulet krah për krah me SHBA-në në Këshillin e Sigurimit dhe ka marrë vendime të rëndësishme. Rama më tej theksoi se kjo stërvitje tregon se Shqipëria mbetet një aleat i fortë dhe i besueshëm i SHBA dhe NATO.

“Kjo stërvitje na rikujton se pavarësisht gjuhës që flasim, pavarësisht flamurit jemi të lidhur pazgjidhshmërisht me ato vlera dhe parime të cilat janë të kërcënuara po njësoj për secilin prej nesh. Të gjithë së bashku jemi të imponuar nga historia dhe ardhmëria jonë që të funksionojë në unitet të plotë. Vitin e shkuar erdhi lajmi i mirë për ngritjen e shtabit të bazës së forcave operacionale, dëshmon se Shqipëria mbetet një aleat i fortë dhe i besueshëm i SHBA dhe NATO, por Shqipëria bëhet hap pas hapi një pikë e palëvizshme referimi në kontinentin tonë. Me aeroportin e Kuçovës, që do jetë në funksion si bazë e re operacionale e NATO-s dhe shpresojmë që edhe me portin, që do ketë të njëjtët komponentë, duke funksionuar si bazë operacionale e NATO-s për forcat detare, një faqe e re e historisë sonë po shkruhet dhe në këtë faqe të re ne jemi jo vetëm konsumatorë por edhe kontributorë në këtë aleancë të madhe. Me një falënderim për të gjithë ju që jeni angazhuar në këtë stërvitje dhe mirënjohje për aleatët tanë strategjikë, ju uroj çdo të mirë, mbarësi dhe vetëm sukses në këtë përpjekje të përbashkët, për diçka pa të cilën ne nuk do të ishim ata që kemi kërkuar gjithmonë të jemi”, tha Rama.

3 VITE ME PARE

Defender 23/ Yuri Kim: Do të bëjmë histori, siç ka thënë Skëndërbeu bashkimi bën fuqinë

'Defender 23', SHBA & aleatët zbarkojnë në
Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së stërvitjes Defender 2023 në Shqipëri. Në fjalën e saj, Kim ka theksuar se me këtë stërvitje SHBA-ja bashkë me Shqipërinë po bëjnë histori. Po ashtu ajo ka cituar edhe heroin kombëtar Gjergj Kastriot Skërnderbeun, duke thënë se bashkimi bën fuqinë.   

"Shqiptarëve iu tha se demokracitë ishin armiqtë e tyre, u detyruan të ndërtonin bunkierë, shikoni përreth një Shqipëri të ndryshuar dhe kjo është historike. Shqipëria dhe shumë partnerë duke nisur një stërvitje ushtarake ndërkombëtare, jemi këtu si aleatë, miq partnerë, dikur të ndarë veçmas tani aleatë të NATO-s, dhe partnerët. Shtetet e Bashkuara, Shqipëria dhe aletatët tanë të NATO-s janë më të bashkuar dhe më në formë se kurrë, s’mund të harroj fjalët e Skënderbeut, ‘bashkimi bën fuqinë’, që nga Defender 21 deri 23 Shqipëria dhe SHBA po bëjnë më shumë se kurrë më parë së bashku, kemi ndërmarrë hapa të mëdhenj, kemi ngritur dy pranitë e para, këto arritje po përshpejtojnë ritmin, është krijuar për të ndërtuar ndërveprueshmërinë tonë dhe është një mundësi për të vënë në veprimtari këtë partneritet, mund të kryejmë çdo mision, ju falënderoj për shërbimin tuaj që zgjodhët të mbroni vendin tuaj, ne, faleminderit që jeni gjithmonë këtu, jam krenar, ju nxis ta përdorni këtë mundësi, së bashku me Shqipërinë të ankoruar do vijojmë të bëjmë një histori të re, jemi krenarë që qëndrojmë krah për krah me popullin e Shqipërisë," tha Kim.

3 VITE ME PARE

Nis stërvitja ushtarake 'Defender 23', SHBA dhe shtetet aleate zbarkojnë në Tiranë, marrin pjesë 24 mijë ushtarë

'Defender 23', SHBA & aleatët zbarkojnë në

TIRANË- Stërvitja Defender 2023 ka nisur ditën e sotme në Tiranë. Kjo është hera e dytë që në stërvitjen Defender përfshihet Shqipëria dhe trupat shqiptarë. Në mbajtjen e ceremonisë, ka marrë pjesë Presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, Ambasadorja Yuri Kim si dhe komandatë të NATO-së.

Në stërvitjen do të marrin pjesë gjithsej 24 mijë ushatarë, nga disa vende të ndryshme. Në fjalën e tij Shefi i Shtabit, Arben Kingji ka falenderuar SHBA-në dhe NATO-në për organizimin e kësaj stërvitje në vendin tonë. 

"Faleminderit SHBA për organizimin e kësaj stërvitje në vendin tonë," tha ai.

3 VITE ME PARE

Defender 2023/ Rama nxjerr videon, sot zbarkojnë trupat amerikane në Tiranë

'Defender 23', SHBA & aleatët zbarkojnë në
Stervitja

TIRANË- Stërvitja e përbashkët e SHBA-së, Shqipërisë dhe vendeve të tjera evropianë nis sot në vendin tonë. Kryeministri Edi Rama ka pulikuar një video gjatë stërvitjes, ndërkohë që shkuan se sot do të zbarkojnë trupat amerikanë në sheshin Nënë Tereza në Tiranë. Kjo është hera e dytë që trupat ushtarake shqiptare marrin pjesë në stërvitjen ushtarake Defender Europe.

Postimi i Plotë:

MIRËMËNGJES dhe me ftesën që të bashkoheni sot në ngjarjen më të rëndësishme ushtarake të vitit #DefenderEurope23 ku trupat dhe mjetet ushtarake amerikane, shqiptare dhe partnerë zbarkojnë në Tiranë në sheshin "Nënë Tereza", ju uroj një javë të mbarë

defender 2023 yuri kim edi rama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj