LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Operacion Shqipëri-Itali/ Sekuestrohen 4 mln euro, grupi drejtohej nga 3 shqiptarë, përgjimet arrestuan Rovena Vodën (EMRA-BISEDA)

•Shkatërrohet rrjeti i bandës së trafikut të drogës, të drejtuar nga 3 shqiptarë.•Nga ky operacion janë sekuestruar 4 milionë euro. •Si rezultat i këtij hetimi të përbashkët është bëri i mundur të sekuestrimi i sasive të mëdha të drogës. •Veprimtaria kriminale e këtij grupi ishte e përqendruar kryesisht në Durrës sa i përket Shqipërisë.• Drejtuesit e grupit kriminal janë 3 shqiptarë, të cilët kanë drejtuar dhe organizuar trafikun ndërkombëtar të drogës që janë Branjol Liço, Gernard Beu dhe Emirjan Beu. • Deri më tani nga 119 masa që janë dhënë në total, janë ekzekutuar vetëm 43, brenda dhe jashtë Italisë. SPAK bëri me dije se në Shqipëri janë dhënë 20 masa ‘arrest në burg’ nga të cilat janë ekzekutuar 15, dhe 1 person në ‘arrest shtëpie’. •Personat e përfshirë në këtë bandë janë: Braniol Liço alias Branjol Liço alias Braniol Ago, Gernard Beu alias Gernard Liço alias Gernard Ago, Emirajana Beu, Dorian Beu, Syrjan Tola, Igli Lala alias Oltion Lala, Ramazan Grada, Florid Vukaj, Gjergj Zefi, Renato Zefi, Rexhep Dallupi, Alferd Luli, Saimir Prenga, Lorik Prengaj alias Fabio Prenga, Françesko Çeçi alias Francesko Ceci, Ilir Duro, Lulzim Selimi, Dhimitër Nina, Eledjo Dedej dhe Enkeleda Bakalli. •Operacioni vijon ndërkohë që mediat kanë publikuar dhe përgjime. Një prej tyre rezulton të ketë çuar dhe në arrestimin e ish-zëvendësministres Rovena Voda.

8 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

"Cristiano Ronaldo" është KOD DROGE- Ç'nuk u pa mbi pakot e heroinës, mbi secilin 'mall' ishte lënë shenja dalluese

Operacion Shqipëri-Itali/ Sekuestrohen 4 mln euro, grupi drejtohej nga 3
Pamjet e drogës

ITALI- Dalin pamjet e kokainës së kapur në megaoperacionin mes Italisë dhe Shqipërisë. Siç duket edhe nga fotot e kapura nga operacioni i Policisë, pakot e drogës kishin mbishkrime të veçanta mbi to. Për shembull: CR7 (nofka e futbollistit Cristiano Ronaldo); LW 497; GN dhe T4. Por nuk dihet se çfarë kuptimi kanë të gjitha simbolet e shkruara me lapustil të zi mbi drogë.

Në operacionin e përbashkët janë sekuestruar mbi 120 kilogramë kokainë të importuar holandeze dhe mbi 15 kilogramë heroinë e pastër, të rafinuar për t'u shpërndarë më pas tek klientët. Po ashtu, janë sekuestruar edhe 4 mln euro që dyshohet së janë përfituar nga aktivititeti i shtjes së drogës.

PAMJET E DROGËS:

3 VITE ME PARE

Zbardhet PËRGJIMI! Ja si bosi shqiptar i drogës mëson ‘shpërndarësin’ se si të presë kokainën: Duhet një sitë e re, prije në 7 pjesë gjithsej

Operacion Shqipëri-Itali/ Sekuestrohen 4 mln euro, grupi drejtohej nga 3
Pamje nga përgjimet

ITALI- Zbardhen përgjimet dhe mënyrat sesi bossi i një grupi kriminal mësonte "pusherin" që të ndante ose e përdorur me termin e duhur "priste" heroinën. Në pamjet e publikuara në Guardia di Finanza në lidhje me operacionin që shkatërroi grupin e trafikut ndërkombëtar të drogës, grup që drejtohej nga 3 shqiptarë, është një moment nga përgjimet e autoriteteve italiane.

PJESË NGA BISEDA E PËRGJUAR: 

Shefi: Duhet të marrësh një sitë të re sepse kjo nuk shkon shumë mirë. Më jep një moment substancën prerëse që është ndezur! Sa çanta ka të prera atje, si kjo?
Pusher:
Shtatë. 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7 gjithsej.
Shefi: Më jep edhe mua një tjetër!
Pusher:
Sa (heroinë) dhe sa myshk ( të ngrënshëm) marrim? Për shembull, sa nga kjo (substancë prerëse) dhe sa nga kjo (heroinë)?
Shefi:
Ngadalë...përgatitni prerjen (substanca prerëse redakto)
Pusher:
...prerja...ajo çanta pikërisht këtu?
Shefi:
Më jep çantën! Hapni çantën dhe provoni ato

Në operacionin e përbashkët janë sekuestruar mbi 120 kilogramë kokainë të importuar holandeze dhe mbi 15 kilogramë heroinë e pastër, të rafinuar për t'u shpërndarë më pas tek klientët. Po ashtu, janë sekuestruar edhe 4 mln euro që dyshohet së janë përfituar nga aktivititeti i shtjes së drogës.

3 VITE ME PARE

MEGA-AKSIONI Itali-Shqipëri/ Në përgjime edhe ish-zv.ministrja Voda, i premtoi vend pune në Ministri motrës së trafikantit

Operacion Shqipëri-Itali/ Sekuestrohen 4 mln euro, grupi drejtohej nga 3
Rovena Voda

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me anti-mafian italiane kanë finalizuar një operacion që ka të bëjë më shkatërrimin e një grupi trafikantësh të lëndëve narkotike. Sipas të dhënavë baze e këtij grupi ishte Durrësi e më pas u përhapte në 3 qytetet italianë. Në përgjime kanë rënë edhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme dhe ish-prokurorë.

Në dosje ka edhe një përgjim ambiental ku ish-zv.ministria e Brendshme, Rovena Voda, i premtonte motrës së një prej trafikantëve, një vend punë në ministri. Ajo ka biseduar për punësimet në ministri me Florida Beun, motra e njërit prej trafikantëve. E gjithë biseda shtë regjistruar në makina e Beut, aty ku edhe Policia kishte vendosur një pajisje përgjimi ambiental. 

Pse u arrestua Rovena Voda?

Voda u arrestua më 13 korrik 2021 në një operacion të SPAK për goditjen e korrupsionit. Ish-zyrtarja u zbulua teksa bisedonte dhe akuzohet se kishte marrë të mira materiale për të punësuar një grua në Ministrinë e Brendshme. Ndërkohë që sipas përgjimeve, doli që Voda kishte përfituar 1000 euro, një telefon tip Samsung si dhe një arkë me peshk për të futur në punë Florinda Beun përmes njohjes që kishte me avokaten Majlinda Hasani. Gjykata e Posaçme e dënoi Vodën me 10 muaj burg.

Në operacionin e përbashkët janë sekuestruar mbi 120 kilogramë kokainë të importuar holandeze dhe mbi 15 kilogramë heroinë e pastër, të rafinuar për t'u shpërndarë më pas tek klientët. Po ashtu, janë sekuestruar edhe 4 mln euro që dyshohet së janë përfituar nga aktivititeti i shtjes së drogës.

3 VITE ME PARE

Operacioni me SPAK, Guardia di Finanza: 119 masa sigurie, sekuestrohen 120 kilogram kokainë (VIDEO)

Operacion Shqipëri-Itali/ Sekuestrohen 4 mln euro, grupi drejtohej nga 3
Makine

ITALI- Guardia di Finanza ka dhënë disa detaje në lidhje me megaoperacionin në bashkëpunim me autoritetet shqiptare dhe Eurojust. Deri më tani nga 119 masa që janë dhënë në total, janë ekzekutuar vetëm 43, brenda dhe jashtë Italisë.

SPAK bëri me dije se drejtuesit e grupit kriminal ishin 3 shqiptarë, ndërsa masat e dhëna për persona me origjinë shqiptare ishin në total 21. Sipas autoriteteve italiane po vazhdon puna për gjetjen dhe sekuestrimin e pasurive që si fillim u raportua 4 milion euro.

Europol ndërkohë ka publikuar një video nga operacioni, ku tregohet se si shefi i bandës i shpjegon trafikantit se duhet të sjellë mall më të mirë.

Di Finanza raporton se është bërë i mundur sekuestrimi i 120 kilogram kokainë e importuar nga Holanda dhe 15 kilogram heroinë e pastër, e bërë gati për shpërndarje.

3 VITE ME PARE

VD/ Trafiku i drogës Shqipëri-Itali, dalin përgjimet mes shefit të bandës dhe trafikantit: Na duhet mall i mirë

Operacion Shqipëri-Itali/ Sekuestrohen 4 mln euro, grupi drejtohej nga 3
Pamje nga operacioni

ITALI- Eurojust dhe Europol kanë mbështetur autoritetet gjyqësore dhe të zbatimit të ligjit në Itali dhe Shqipëri në çmontimin e një rrjeti trafikantësh droge. Gjatë një dite të përbashkët aksioni, ku u përfshinë rreth 350 oficerë në terren, 30 të dyshuar u arrestuan dhe 31 lokacione u kontrolluan. Gjatë operacionit u sekuestruan pesë pushkë, një pistoletë dhe gjashtë automjete.  Europol ofroi mbështetje operacionale në vend duke dërguar specialistët e tij në Itali dhe Shqipëri.

Grupet kriminale dyshohet se ishin përgjegjës për trafikun në shkallë të gjerë të kokainës, kanabisit dhe heroinës, kryesisht nga Shqipëria në Itali. Operacioni i sotëm është pjesë e një hetimi afatgjatë, i cili po ndërmerret bashkërisht nga autoritetet italiane dhe shqiptare dhe ka çuar tashmë në arrestimin e 62 personave dhe sekuestrimin e aseteve me vlerë rreth 1 milion euro (në Itali), si dhe për sekuestrimin e sasive të mëdha të drogës.

 

3 VITE ME PARE

Trafik droge Shqipëri-Itali/ Grupi drejtohej nga 3 shqiptarë, dalin EMRAT e 21 personave që SPAK kërkon arrestimin

Operacion Shqipëri-Itali/ Sekuestrohen 4 mln euro, grupi drejtohej nga 3
SPAK

TIRANË- Grupi i strukturuar kriminal i trafikut të drogës Shqipëri-Itali i shkatërruar sot drejtohej nga 3 shqiptarë të identifikuar. Këtë e ka bërë të ditur prokurori i SPAK, i cili deklaroi se pas hetimeve është bërë i mundur sekuestrimi i sasive të mëdha të drogës.

Si rezultat i këtij hetimi të përbashkët është bëre i mundur sekuestrimi i sasive të mëdha të drogës.Veprimtaria kriminale e këtij grupi ishte e përqendruar kryesisht në Durrës sa i përket Shqipërisë.  Hetimet kanë bërë të mundur evidentimin e tre drejtuesve të grupit kriminal që janë 3 shqiptarë, që kanë drejtuar dhe organizuar trafikun ndërkombëtar të drogës”, tha prokurori i SPAK.

Më poshtë janë 21 emrat për të cilët SPAK kërkon arrestimin:

LISTA:

Braniol Liço alias Branjol Liço alias Braniol Ago

Gernard Beu alias Gernard Liço alias Gernard Ago
Emirajana Beu
Dorian Beu
Syrjan Tola
Igli Lala alias Oltion Lala
Ramazan Grada
Florid Vukaj
Gjergj Zefi
Renato Zefi
Rexhep Dallupi
Alferd Luli
Saimir prenga
Lorik Prengaj alias Fabio Prenga
Françesko Çeçi alias Francesko Ceci
Ilir Duro
Lulzim Selimi
Dhimitër Nina
Eledjo Dedej
Enkeleda Bakalli

3 VITE ME PARE

 43 të arrestuar në Itali dhe Shqipëri për trafik droge, "EPIQENDRA" në Shqipëri ishte në Durrës, deri tani 14 në pranga

Operacion Shqipëri-Itali/ Sekuestrohen 4 mln euro, grupi drejtohej nga 3

DETAJE të reja; 43 të arrestuar në Itali dhe Shqipëri për trafik droge, burime: Operacioni i shtrirë në Durrës dhe në fshatra. Deri më tani janë 14 të arrestuar

3 VITE ME PARE

Trafik ndërkombëtar droge në Europë/ 43 arrestime në Itali dhe Shqipëri, sekuestrohen 4 mln euro

Operacion Shqipëri-Itali/ Sekuestrohen 4 mln euro, grupi drejtohej nga 3
Policia

ITALI- Guardia di Finanza ka ndërmarrë një operacion në orët e para të mëngjesit. Si pasojë, janë marrë 43 masa paraprake në Itali, Shqipëri dhe vende të tjera evropiane. Policia ka sekuestruar mbi 4 milionë euro në një hetim në shkallë të gjerë për trafikun e drogës.

Detajet do të jepen më me detaje në një konference për shtyp nga prokurori i Bergamos, në orën 12.30 në gjykatën e Bergamos, në lidhje me Agjencinë Evropiane për Bashkëpunim Gjyqësor Penal (Eurojust) dhe Autoritetin Gjyqësor Shqiptar.

Burimi: Ilgiorno.it

operacion antidroge ne itali

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën