Padia kundër Ols Dados/ Gjykata Administrative rrëzon Erion Veliajn, avokati: Vendimi pritej, do shkojmë në Apel
Gjyqi kundër Olsi Dados/ Gjykata Administrative rrëzon Veliajn, Ndreca: Do shkojmë në Apel 24 Korrik, 11:03 ...

“Pa mua s’ke jetë”/ Vëllai i viktimës tregon fjalët e autorit gjatë ngjarjes: Do të fejohemi s&e...
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 54-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në largim...
Vatra e zjarrit përhapet pranë banesave në Fermë të Rromsit në Mallakastër, zjarrfikësit në terren ...
• Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj ditën e sotme për të shpallur emërimin e Olsi Dados si Prokuror të pavlefshëm. • Mësohet se Administrativa nuk ka nisur shqyrtimin e çështjes së ngritur nga Veliaj, duke bërë që padia të rrëzohet automatikisht. • Sipas vendimit të gjyqtarit Hazbi Balliu, gjykata ka vlerësuar se Erion Veliaj ka interes të tërthortë dhe jo interes të drejtpërdrejtë në këtë çështje. • Pas vendimit të Gjykatës, avokati i Veliajt Plarent Ndreca ka deklaruar se vendimi ishte i pritshëm dhe se çështjen do ta çojnë në Gjykatën e Apelit. • Gjatë seancës, Veliaj ngriti pretendimin se palët në proces nuk po trajtohen në mënyrë të barabartë, duke akuzuar se po krijohet një pabarazi procedurale. • Veliaj u ndal edhe te çështja e mandatit të tij si kryebashkiak, duke deklaruar se ai nuk mund të trajtohet si një pasuri që mund t’i merret dikujt
5 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndrecaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative, e cila rrëzoi kërkesën e kryebashkiakut për anulimin e emërimit të prokurorit Olsi Dado. Në një deklaratë për mediat, Ndreca u shpreh se vendimi ishte i pritshëm dhe se ky proces përbën një tjetër akt prove.
Ai deklaroi se nga shqyrtimi gjyqësor rezultoi se prokurori Dado është emëruar në përputhje me ligjin. Sipas avokatit, edhe në këtë rast sistemi i drejtësisë nuk tregoi aftësi për tu vetëkorrigjuar, duke lënë të pandryshuar situatën e krijuar.
"Ishte një vendim i pritshëm, e kam paralajmëruar disa herë në lidhje me atë që si u zhvillua procesi. E vetmja mënyrë për të shpëtuar nga gjykimi në themel ishte mos legjitimimi, mos lejimi të kishim akses real në gjykatë. Ky ishte më shumë test për sistemin se sa Administrativja ka aftësinë të rregullojë problemet e sistemit. Dado nuk është emëruar në mënyrë të ligjshme, as vetë Dado nuk e ka kundërshtuar këtë fakt. A këtë radhë sistemi nuk tregoi aftësinë për tu vetërregulluar. Të vërtetën do të ndjekim deri në fund pasi nuk lidhet vetëm me Veliajn, Bashkinë Tiranë dhe dëmin që po u shkaktohet qytetarëve, por me sistemin e drejtësisë dhe dështimin e saj për tu vetëkorigjuar”, u shpreh ai.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka depozituar me 23 janar të vitit 2026 në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, një kërkesë-padi kundër institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë të vitit 2007-2012 dhe prokurorit të Posaçëm, Olsi Dado. Në këtë kërkesë, Veliaj ka kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të këtij të fundit si prokuror nga noter që ishte në vitin 2008.
Sipas padisë, emërimi i prokurorit është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi në momentin e dekretimit ai nuk plotësonte kriteret ligjore të detyrueshme për ushtrimin e funksionit të prokurorit pa shkollën përkatëse të Magjistraturës. Kryebashkiaku kërkon gjithashtu, që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të detyrohet të marrë vendim për përfundimin e menjëhershëm të statusit të magjistratit dhe ushtrimit në mënyrë të paligjshme të detyrës të prokurorit në fjalë.
Në këtë padi, theksohet se të gjitha veprimet penale të kryera ndaj Veliajt, mbështeten mbi një akt emërimi ‘nul ab initio’, duke sjellë pasoja të rënda ndaj Bashkisë së Tiranës, Republikës së Shqipërisë, rendit kushtetues, institucioneve, familjes dhe individit./Dosja.al
TIRANË- Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj ditën e sotme për pavlefshmërinë e Olsi Dados si Prokuror. Mësohet se Administrativa nuk ka nisur shqyrtimin e çështjes së ngritur nga Veliaj, duke bërë që padia të rrëzohet automatikisht.
Sipas vendimit të gjyqtarit Hazbi Balliu, gjykata ka vlerësuar se Erion Veliaj ka interes të tërthortë dhe jo interes të drejtpërdrejtë në këtë çështje.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka depozituar me 23 janar të vitit 2026 në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, një kërkesë-padi kundër institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë të vitit 2007-2012 dhe prokurorit të Posaçëm, Olsi Dado. Në këtë kërkesë, Veliaj ka kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të këtij të fundit si prokuror nga noter që ishte në vitin 2008.
Sipas padisë, emërimi i prokurorit është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi në momentin e dekretimit ai nuk plotësonte kriteret ligjore të detyrueshme për ushtrimin e funksionit të prokurorit pa shkollën përkatëse të Magjistraturës. Kryebashkiaku kërkon gjithashtu, që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të detyrohet të marrë vendim për përfundimin e menjëhershëm të statusit të magjistratit dhe ushtrimit në mënyrë të paligjshme të detyrës të prokurorit në fjalë.
Në këtë padi, theksohet se të gjitha veprimet penale të kryera ndaj Veliajt, mbështeten mbi një akt emërimi ‘nul ab initio’, duke sjellë pasoja të rënda ndaj Bashkisë së Tiranës, Republikës së Shqipërisë, rendit kushtetues, institucioneve, familjes dhe individit./Dosja.al
TIRANË- Ish-prokurori Tom Deda ka kërkuar nga Gjykata Administrative që të përfshihet si palë e tretë në procesin që lidhet me emërimin e Ols Dados si prokuror. Pas një pushimi prej rreth 20 minutash për shqyrtimin e kërkesës, trupa gjykuese ka rinisur seancën, ndërsa Deda është lejuar të paraqesë pretendimet e tij në sallën e gjyqit.
Para gjykatës, ish-prokurori deklaroi se emërimi i Ols Dados përkon me periudhën kur ai u shkarkua nga detyra, duke pretenduar se largimi i tij kishte lidhje me krijimin e një vendi vakant për emërimin e pasuesit. Sipas Dedës, nëse emërimi i Dados do të shpallet i paligjshëm, ai do të kërkojë dëmshpërblim për shkak të shkarkimit që pretendon se ka qenë i padrejtë.
Deda: Mënyra e largimit dhe shkarkimit tim, duhej të hapej një vend dhe të emërohej dikush tjetër. Ata duhej të më shkarkonin mua dhe të emërohej Ols Dadon. Por përkon periudha kohore.
Gjykata: Çfarë interesi ke ti nga ky gjykim? Cili është interesi yt i drejtpërdrejtë?
Deda: Ina Rama më ka shkarkuar për një qëllim kriminal. Në momentin që do shkarkohet Ols Dado unë do të bëj një kërkesë për dëmshpërblim sepse mesa duket më kanë shkarkuar mua për të emëruar Dadon. Procedura ka nisur në shtator 2008 dhe ka përfunduar në tetor 2009. Më pas unë fitova të drejtën në Gjykatën e Lartë dhe jam rikthyer në 2013. Ata janë një organizatë kriminale së bashku me Ina Ramën.
TIRANË- Kryebashkiaku i arrestuar Erion Veliaj është paraqitur këtë të premte në Gjykatën Administrative, ku po shqyrtohet kërkesa për anulimin e dekretit të emërimit të Ols Dados si prokuror. Gjatë seancës, kryebashkiaku i Tiranës ngriti pretendimin se palët në proces nuk po trajtohen në mënyrë të barabartë, duke akuzuar se po krijohet një pabarazi procedurale.
Veliaj u ndal edhe te çështja e mandatit të tij si kryebashkiak, duke deklaruar se ai nuk mund të trajtohet si një pasuri që mund t’i merret dikujt. Sipas tij, emërimi i Ols Dados si prokuror është bërë në kundërshtim me ligjin.
“Është evidente që po krijohet asimetri. Një pale po i shtohet interesi publik, të paditurit po i largohen të tjerët, KLP dhe avokati i shtetit. Ose KLP nuk tregon respekt për këtë gjykatë, ose ka kuptuar atë që di gjithë Shqipëria që Ols Dado nuk është prokuror dhe kryebashkiaku është arrestuar. Mandati i kryetarit të bashkisë nuk mund të trajtohet si plaçkë. Dikush ka veshur uniformën e shtetit dhe më ka rrëmbyer nga zyra. Kjo shoqatë e legjitimuar, pesha juaj i nderuar është për të rikthyer besimin te drejtësia. Nëse dikush mund të vishet si polic apo si prokuror në këtë teatër, merr në qafë një qytet të tërë. Unë dy fitore i kam marrë edhe pa shkuar në Strasburg. Nëse më rrëmbyen mua, mund të rrëmbejnë këdo tjetër. Një noter që është emëruar në kundërshtim me ligjin”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka depozituar me 23 janar të vitit 2026 në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, një kërkesë-padi kundër institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë të vitit 2007-2012 dhe prokurorit të Posaçëm, Olsi Dado. Në këtë kërkesë, Veliaj ka kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të këtij të fundit si prokuror nga noter që ishte në vitin 2008.
Sipas padisë, emërimi i prokurorit është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi në momentin e dekretimit ai nuk plotësonte kriteret ligjore të detyrueshme për ushtrimin e funksionit të prokurorit pa shkollën përkatëse të Magjistraturës. Kryebashkiaku kërkon gjithashtu, që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të detyrohet të marrë vendim për përfundimin e menjëhershëm të statusit të magjistratit dhe ushtrimit në mënyrë të paligjshme të detyrës të prokurorit në fjalë.
Në këtë padi, theksohet se të gjitha veprimet penale të kryera ndaj Veliajt, mbështeten mbi një akt emërimi ‘nul ab initio’, duke sjellë pasoja të rënda ndaj Bashkisë së Tiranës, Republikës së Shqipërisë, rendit kushtetues, institucioneve, familjes dhe individit./Dosja.al
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është paraqitur mëngjesin e sotëm në Gjykatën Administrative. I shoqëruar nga Policia e Burgjeve dhe me pranga në duar, Veliaj shihet teksa hyn në gjykatë me një libër në dorë.