LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

PANIK pranë DPSHTRR-së në Tiranë/ Merr flakë kati i fundit i pallatit, rrezikohen ndërtesat ngjitur! Alarmohen banorët

•Kati i fundit i një pallati në Tiranë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. •Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së ish-parkut të autobusave në kryeqytet, në rrugën 'Sali Butka' pranë DPSHTRR. •Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se brenda ka njerëz. •Shtëllungat e tymit kanë mbuluar ndërtesat ngjitur të cilat rrezikojnë të marrin flakë. •Po ashtu, raportohet se forcat zjarrëfikëse nuk futen dot brenda ndërtesës pasi është bllokuar nga tymi. •Banorët e kësaj zone kanë dalë të alarmuar nga banesat e tyre. •Ende nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit.  

11 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Zjarri në pallatin te ish-parku i Autobusave, Veliaj: Çdo familje që ka dëme do të ndihmohet me grant nga Bashkia

PANIK pranë DPSHTRR-së në Tiranë/ Merr flakë kati i
Pallati i djegur

TIRANË- Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion veliaj ka reaguar për zjarrin që përfshiu një pallat pranë ish-parkut të Autobusave. Me anë të një postimi në Twitter, Veliaj deklaroi se çdo familje që ka dëme në orendi dhe elektroshtëpiake, do të ndihmohet me një grant nga bashkia. Po ashtu ai ka deklaruar se i ka kërkuar ekipit që të një një hetim për të gjetur shkakun e zjarrit.

Postimi i Plotë:

Mirenjohje skuadrave zjarrfikese, emergjencave & policise per reagimin e shpejte per te shpetuar njerezit - jeta eshte me e rendesishme se gjithçka dhe shuar zjarrin ne Nj. 7, Tirane! I kam kerkuar ekipit te nise menjehere hetimin mbi burimin e zjarrit! Momentalisht po behet kqyrja e cdo hapesire e pajisjeve ne godine! Si gjithnje, BT do ndihmoje me grant per cdo familje qe ka demtime orendi dhe elektroshtepiake! Operacioni vijon...

2 VITE ME PARE

Zjarri në pallatin 10-katësh te 'Ish-parku i Autobusëve', Goxhaj: Flakët nisën në katin e dytë

PANIK pranë DPSHTRR-së në Tiranë/ Merr flakë kati i
foto nga vendngjarja

TIRANË- Shefi i zjarrfikëses, Shkëlqim Goxhaj ka treguar për mediat situatën e zjarrit që përfshiu pallatin 10-katësh pasditen e sotme te Ish-parku i Autobusëve'. Goxhaj tha se zjarri po shkon drejt izolimit, por dëmet e shkaktuara janë të mëdha. Ai tregoi se deri më tani nuk ka persoan të lënduar, ndërsa flakët nisën fillimisht në katin e dytë të pallatit.

“Në këtë moment situata e zjarrit është në kontroll. Po shkon drejt izolimit. Pjesa lindore ka përfunduar më shpejt. Po vazhdojmë me vatrën e fundit të zjarrit. Ka marrë përmasa të shpejta. Ka qenë diku në kation e dytë dhe është përhapur me shpejtësi deri në tarracë. Jemi interesuar për qytetarë të ndodhur dhe kemi bërë fillimisht evakuimin. Nga kontrollet që kemi bërë bashkë me policinë, nuk na rezulton të kemi qytetarë të dëmtuar. Zjarri ka bërë dëm të madh dhe po shkon drejt izolimit. Në këtë moment nuk nuk mund të flasim për shkakun e zjarrit as rezultate përfundimtare. Do jemi këtu për të siguruar që mos të kemi humbje të jetës së qytetarëve. Zjarri ka qenë në pjesën e jashtme të objektit. Dyert janë të blinduara, për momentin nuk i verifikojmë dot. Të dëmtuara banesa janë vetëm ato që kanë pasur hapur dritaret. Për momentin dallojmë vetëm dy hyrje të dëmtuara, pjesa tjetër duhet të verifikohet. Fasada ka përhapur vatrën e zjarrit. Vetëm pak që janë dëmtuar nga ana e frymëmarrjes, kanë marrë ndihëm e parë dhe s’kemi zjarrfikës të dëmtuar për momentin. Situata është në kontroll”, tha Goxhaj.

Zjarri vijon të jetë aktiv prej gati 3 orësh. Sakaq, mësohet se një prej zajrrfikësve është asfiksuar nga tymi, teksa po përpiqej të shuante flakët dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

2 VITE ME PARE

Vijon zjarri në pallatin te ish-parku i Autobusave, flakët shpërthejnë në kat të pestë

PANIK pranë DPSHTRR-së në Tiranë/ Merr flakë kati i

TIRANË- Zarri te pallati në ish-parkun e Autobusave ka shpërthyer sërish. Mësohet se flakët janë riaktivizuar në brendësi të katit të pestë të pallatit. 

Nga tarraca, zjarrfikësit kanë të mundur që ta fiknin zjarrin, por veshja me polisterol e ka bërë zjarrin të përhapet shpejt në katët poshtë të pallatit. Nga zjarri është asfiksuar një zjarrfikës.

Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së ish-parkut të autobusave në kryeqytet, në rrugën 'Sali Butka' pranë DPSHTRR./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Hyri për të shuar zjarrin në pallat, asfiksohet zjarrfikësi në ish-parkun e autobusëve

PANIK pranë DPSHTRR-së në Tiranë/ Merr flakë kati i
Zjarri në Tiranë

TIRANË- Zjarri në pallatin në ish-parkun e autobusëve është riaktivizuar sërish. Prej dy orësh zjarrfikësit po luftojnë për të neutralizuar flakët, të cilat janë përhapur edhe në katet më poshtë.

Sakaq, mësohet se një prej zajrrfikësve është asfiksuar nga tymi, teksa po përpiqej të shuante flakët. Banorët e zonës vijojnë të ndjekin me ankth punën e tyre, pasi situata duket se ka dalë sërish jashtë kontrollit. Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende. 

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Zjarri masiv pranë DPSHTRR-së, pas disa minutash zjarrfikësit vënë nën kontroll flakët

PANIK pranë DPSHTRR-së në Tiranë/ Merr flakë kati i
Zjarri

TIRANË- Pas disa minutash në luftë me flakë, zjarrfikësit kanë arritur të vënë nën kontroll zjarrin që kishte përfshirë katin e fundit të një pallati në Tiranë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së ish-parkut të autobusave në kryeqytet, në rrugën 'Sali Butka' pranë DPSHTRR./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Situatë kritike në ish-parkun e autobusëve, flakët përhapen me shpejtësi në katet e poshtme të pallatit (VIDEO)

PANIK pranë DPSHTRR-së në Tiranë/ Merr flakë kati i
Zjarr në Tiranë

TIRANË- Zjarri në katin e 9-të të pallatit në ish-parkun e autobusëve në Tiranë, ka dalë jashtë kontrollit, pasi flakët po përhapen me shpejtësi në katet e poshtme të ndërtesës. 

Siç shihet edhe nga pamjet, flakët vijojnë të jenë aktive ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve aktualisht është e vështirë.


Qytetarët kanë dalë nga banesat e tyre të alarmuar. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.

2 VITE ME PARE

Zjarri pranë DPSHTRR/ DETAJE- Rrezikon të digjet i gjithë pallati, flakët shpërthejnë xhamat e ndërtesës (FOTO)

PANIK pranë DPSHTRR-së në Tiranë/ Merr flakë kati i
Pamje

TIRANË- Situata e zjarrit në katin e fundit të një pallati pranë DPSHRR e njohur ndryshe si zona e ish- parkut të autobusëve ka dalë jashtë kontrollit, pasi flakët kanë agravuar dhe rrezikon të digjet e gjithë ndërtesa.

PANIK pranë DPSHTRR-së në Tiranë/ Merr flakë kati i
Zjarri

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur disa zjarrfikës por ndërhyrja aktualisht është e vështirë për shkak të flakëve masive të cilat kanë shpërthyer xhamat e ndërtesës. Sakaq, banorët kanë dalë të alarmuar jashtë ndërtesës. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit. 

2 VITE ME PARE

PAMJET E FRIKSHME/ Pallati pranë DPSHTRR digjet, zjarrëfikësit e kanë të pamundur të futen brenda

PANIK pranë DPSHTRR-së në Tiranë/ Merr flakë kati i
Zjarri

TIRANË- Pamje të frikshme nga zjarri masiv që ka përfshirë katin e fundit në një pallat pranë DPSHTRR-së në kryeqytet. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se pavarësisht numrit të madh të forcave zjarrëfikëse që janë në vendin e ngjarjes, e kanë të pamundur të futen brenda pasi tymi ka pushtuar të gjithë pallatin.

Aktualisht ka rrezik që flakët të përhapen edhe tek pallati ngjitur.

Mësohet se zjarri ka rënë në ballkonin e një banese, mirëpo nuk dihet nëse brenda saj ka persona apo kanë mundur të dalin jashtë në kohë./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Zjarri në pallatin pranë DPSHTRR, njoftimi i policisë

PANIK pranë DPSHTRR-së në Tiranë/ Merr flakë kati i
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Kati i fundit i një Pallati shumëkatësh në rrugën "Sali Butka" është përfshirë nga zjarri. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar. 

Policia ndodhet në vendngjarje së bashku me zjarrfikëset të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.09.2023, rreth orës 14:20, në rrugën "Sali Butka", ka rënë zjarr në ballkonin e një banese, në katin e fundit të një pallati.

Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

2 VITE ME PARE

Zjarr e tym në pallatin në Tiranë, rrezikon të digjet pallati pranë, banorët dalin jashtë (VIDEO)

PANIK pranë DPSHTRR-së në Tiranë/ Merr flakë kati i
Zjarri

TIRANË- Zjarri masiv i cili ka përfshirë një pallat në rrugën 'Sali Butka' në kryeqyet, rrezikon edhe pallatin që ka pranë. 

Zjarri ka rënë në ballkonin e një banese, në katin e fundit të një pallati. Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit, mirëpo burime për Dosja.al bëjnë të ditur se e kanë të pamundur të futen brenda. 

2 VITE ME PARE

ME VIDEO- Zjarr MASIV në një pallat te ish-parku i autobusave në Tiranë

PANIK pranë DPSHTRR-së në Tiranë/ Merr flakë kati i

TIRANË- Një zjarr masiv ka përfshirë katin e fundit të një pallati pranë zonës së ish-parkut të autobusave në Tiranë. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se brenda ka njerëz. 

Po ashtu, raportohet se forcat zjarrëfikëse nuk futen dot brenda ndërtesës pasi është bllokuar nga tymi. Ende nuk dihet shkak i rënies së zjarrit. 

Dosja.al ju sjell me video zjarrin masiv:

zjarr ne tirane

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait