LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Pas 9 muajsh në burg, Ervin Salianji lirohet nga qelia: Në orën 17:00 do jem në konferencë nga selia blu

• Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji është liruar nga burgu. • Trupa gjykuese ka vendosur që Salianji të lirohet, pasi raporti i shërbimit të provës për Salianjin ka dal pozitiv. • Pas publikimit të raportit, prokurori i çështjes ka dhënë dakordësinë që ish-deputeti të dalë nga burgu. • Pas vendimit të Gjykatës së Fierit, Salianji për mediat jashtë ka deklaruar se do të jetë në konferencë për mediat në selinë blu në orën 17:00. • Ervin Salianji është dënuar më 26 shtator 2024 me një vit burg për dosjen "Babale". • Shkalla e parë vendosi që Salianji të dënohet për kallëzim të rrëmë, në lidhje me një denoncim që ka bërë për vëllanë e ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa. • Në audio-përgjimin që publikoi Salianji, thuhej se Agron Xhafa ishte pjesë e një rrjeti kriminal të trafikut të lëndëve narkotike.

7 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Pas 9 muajsh/ Ervin Salianji lë ambientet e burgut të Fierit, pritet nga mbështetësit! Ish-deputeti: U burgosa për arsye politike, nuk ja uroj as hasmit

Pas 9 muajsh në burg, Ervin Salianji lirohet nga qelia: Në orën
ervin salianji

FIER- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka lënë ambientet e burgut të Fierit. Salianji është pritur jashtë nga një grup mbështetësish dhe përkrahësish të tij, mes tyre dhe deputeti demokrat Luan Baçi. 

Salianji dha një deklaratë të shkurtër për mediat, ndërsa u shpreh se nga selia e PD-së do të flasë më gjatë. Ai u shpreh se ditët e qëndrimit të tij në burg janë provë e regjimit sipas tij, ku jetojmë. Ish-deputeti shtoi më tej se burgosja e tij ishte për arsye politike. 

"Vuajta 10 muaj burg për arsye politike. Për arsye se denoncova një trafikant droge. Është edhe një vetëdemaskim për të më nxjerrë në këtë periudhë. Kam pasur fitore përballë Edi Ramës në çdo zonë. Besoj se është një burim frymëzim për mijëra demokrate që do rezistojnë dhe do rrëzojnë një qeveri të inkriminuar.

Siç e dini do shkoj të falënderoj një zonë zgjedhore në fshat të Fierit për të treguar se në Shqipëri ka shembuj me besnikëri ja dalin të fitojnë. Do filloj nga ky moment. Sot do bëj politikë në çdo cep që më jepet mundësia. Është një betejë e fituar. Për shkak të frikës të regjimi se do humbte zgjedhjet bëri këto që bëri. Do komunikojmë në seli.

E dini që burgu nuk i urohet as hasmit. Sot kam një background tjetër e ndiej në lëkurë padrejtësinë që ndjejnë qytetarët. Nuk kam bërë burg për vjedhje, as për krim. Ka qenë për arsye politike. Denoncova një të dënuar trafikant ndërkombëtar droge dhe vuajta burg. Pasojat, një i lirë prej 7 vitesh shkoi dhe u dorëzua. Nga ana regjimit kam qenë këtu prej 10 muajsh.". tha Salianji. 

Trupa gjykuese vendosi ditën e sotme që Salianji të lirohet, pasi raporti i shërbimit të provës për Salianjin ka dal pozitiv. Pas publikimit të raportit, prokurori i çështjes ka dhënë dakordësinë që ish-deputeti të dalë nga burgu. 

1 VITE ME PARE

Salianji u lirua nga burgu/ Berisha: Ishte dënim politik, vuajti 9 muaj jashtë çdo ligji

Pas 9 muajsh në burg, Ervin Salianji lirohet nga qelia: Në orën
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar lirimin e ish-deputetit demokrat Ervin Salianji. Në një deklaratë për mediat, Berisha ka theksuar se Salianji ka vuajtur 9 muaj burg dënim politik. Ndërkohë që ka theksuar se Salianji vuajti dënimin e tij jashtë çdolloj ligj dhe kushtetute.  

"Para se të ndalemi në farsën e turpshme elektorale, 11 maj 2025, dua të dënoj edhe njëherë me forcën më të madhe, dënimin politik ndaj deputetit Ervin Salianji nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, krerë kryesorë të organizatës kriminale të narkoshtetit. Ervin Salianji vuajti jashtë çdo lloj ligji, Kushtetute dhe rregulli. 9 muaj në burg vetëm e vetëm pse denoncoi Geron Xhafën si trafikant kryesor në qarkun e Vlorës, i cili kërkohej në Milano.

Burgosja e Ervin Salianjit kishte si synim kryesor burgosjen e të vërtetës se Edi Rama, Fatmir Xhafaj dhe Geron Xhafaj udhëhiqnin dhe përfitonin nga trafiqet nga Vlora drejt Italisë. Natyrisht mbajtja në burg e Ervin Salianjit pa asnjë faj është përgjegjësi direkt personale e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës. Vendimi i sotëm i gjykatës u shty po me urdhër të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës mbi 6 javë në një akt të turpshëm dhe hakmarrës pa fund," tha Berisha.

1 VITE ME PARE

U lirua nga qelia pas 10 muajsh në burg, fjalët e para të Salianjit: Do jem në konferencë për mediat në orën 17:00

Pas 9 muajsh në burg, Ervin Salianji lirohet nga qelia: Në orën
Ervin Salianji

TIRANË- Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji është liruar nga burgu, pasi gjykata e Fierit vendosi lirim me kusht.  Menjëherë pas lirimit Salianji u shpreh se në orën 17:00 do të mbajë një konferencë për mediat në selinë e Partisë Demokratike. 

“Do të jem në konferencë në orën 17:00 në selinë e PD”, tha ai.

Salianji fillimisht do të dërgohet në burgun e  Fierit, ku do të zbardhet vendimi dhe më tej do të vijohet me procedurat e lirimit të tij.

1 VITE ME PARE

Salianji lirohet nga burgu, avokati i tij: Procedurat janë që duhet të lihet i lirë brenda ditës së sotme

Pas 9 muajsh në burg, Ervin Salianji lirohet nga qelia: Në orën
Avokati

FIER- Avokati i ish-deputeti Ervin Salianji, Ledio Braho deklaroi para mediave se pas vendimit të Gjykatës së Fierit, demokrati pritet të lirohet që ditën e sotme nga qelia. Ai tha se Gjykata e Fierit pas rekomandimeve pozitive të IEVP Fier dhe Shërbimit të provës dhe qëndrimit pozitiv të Prokurorit në lidhje me kësen e depozituar nga Salianji, pranoi kërkesën dhe vendosi lirimin e tij të parakohshëm me kusht. Sipas tij i gjithë procesi ishte i padrejtë dhe dënimi ishte politik.

"Më në fund pati një element minimal drejtësie, për mendimin tim i gjithë procesi është i padrejtë. Ai ishte një dënim politik, por sot arritëm ta shkurtonim në më pak se dy muaj e gjysëm të dënimit të mbetur. Po procedurat janë që duhet të lirohet brenda ditë së sotme, pra lirim të menjëhershë. Zoti Salianji sqaroi se beteja e tij ka qenë interesi publik.

Gjykata e Fierit pas rekomandimeve pozitive të IEVP Fier dhe Shërbimit të provës dhe qëndrimit pozitiv të Prokurorit në lidhje me kësen e depozituar nga Salianji, pranoi kërkesën dhe vendosi lirimin e tij të parakohshëm me kusht", tha avokati.

1 VITE ME PARE

Dosja Babale/ 9 muaj në burg, ish-deputeti Ervin Salianji lirohet nga qelia

Pas 9 muajsh në burg, Ervin Salianji lirohet nga qelia: Në orën
Ervin Salianji

FIER- Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji është liruar nga burgu. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se trupa gjykuese ka vendosur që Salianji të lirohet, pasi raporti i shërbimit të provës për Salianjin ka dal pozitiv. Në seancë edhe prokurori ka dhënë dakordësinë që Salianji të dalë nga burgu. 

 Ervin Salianji është dënuar me një vit burg për dosjen "Babale". Ai është dënuar së bashku me Albert Veliun, që pritet të vuaj dënimin me 10 muaj burg si dhe gazetarin Jetmir Olldashi me 100 orë punë komunitare. Shkalla e parë vendosi që Salianji të dënohet për kallëzim të rrëmë, në lidhje me një denoncim që ka bërë për vëllanë e ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa. Në audio-përgjimin që publikoi Salianji, thuhej se Agron Xhafa ishte pjesë e një rrjeti kriminal të trafikut të lëndëve narkotike./Dosja.al

1 VITE ME PARE

Gjyqi në Fier/ Shërbimi i Provës raport pozitiv për Salianjin, trupa gjykuese tërhiqet për vendim

Pas 9 muajsh në burg, Ervin Salianji lirohet nga qelia: Në orën
Ervin Salianji

FIER- Raporti i shërbimit të provës për ish-deputetin demokrat Ervin Salianji ka dalë pozitiv. Burime bëjnë me dije se në seancën e sotme, pas publikimit të raportit, prokurori i çështjes ka dhënë dakordësinë që ish-deputeti të dalë nga burgu. Ndërkohë që tashmë në seancë, trupa gjykuese është tërhequr për të marrë vendim. 

Ervin Salianji është dënuar me një vit burg për dosjen "Babale". Ai është dënuar së bashku me Albert Veliun, që pritet të vuaj dënimin me 10 muaj burg si dhe gazetarin Jetmir Olldashi me 100 orë punë komunitare. Shkalla e parë vendosi që Salianji të dënohet për kallëzim të rrëmë, në lidhje me një denoncim që ka bërë për vëllanë e ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa. Në audio-përgjimin që publikoi Salianji, thuhej se Agron Xhafa ishte pjesë e një rrjeti kriminal të trafikut të lëndëve narkotike.

1 VITE ME PARE

Kërkon lirimin me kusht, sot seanca në gjykatën e Fierit për Salianjin, paraqitet edhe raporti i shërbimit të provës

Pas 9 muajsh në burg, Ervin Salianji lirohet nga qelia: Në orën
Ervin Salianji

FIER- Ditën e sotme në Gjykatën e Fierit zhvillohet seanca për shqyrtimin e kërkesës së ish-deputetit demokrat Ervin Salianji për lirimin me kusht nga burgu. Mësohet se shërbimi i Provës do paraqesë raportin e saj në bazë të të cilit do të vendoset për pranimin ose rrëzimin e kërkesës për lirim me kusht të ish-deputetit demokrat.

Ervin Salianji është dënuar me një vit burg për dosjen "Babale". Ai është dënuar së bashku me Albert Veliun, që pritet të vuaj dënimin me 10 muaj burg si dhe gazetarin Jetmir Olldashi me 100 orë punë komunitare.

Shkalla e parë vendosi që Salianji të dënohet për kallëzim të rrëmë, në lidhje me një denoncim që ka bërë për vëllanë e ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa. Në audio-përgjimin që publikoi Salianji, thuhej se Agron Xhafa ishte pjesë e një rrjeti kriminal të trafikut të lëndëve narkotike.

ervin salianji dosja babale

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj