LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Pas gati 10 muajsh në burg/ Salianji nga selia e PD: U dënova se preka një kartel droge të lidhur me pushtetin! Do vijoj të jem aktiv politikisht

• Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji pas lirimit nga burgu ka mbajtur një konferencë për mediat nga selia blu, ku tha se u rikthye pas gati 10 muajsh në sallën ku bëri një nga denoncimet më të bujshme. • Gjatë fjalës para gazetarëve, Salianji tha se me dënimin e tij, Shqipëria nuk pati benefit por regres për demokracinë e vendit. • Ai shtoi se burgosja e tij erdhi për shkak se preku një nga kartelet më të fuqishme, të lidhura sipas tij me qeverinë. • Ish-ligjvënësi e ka cilësuar burgimin e tij si një sakrificë në fobi të interesit publik, ndërsa tha se u dënua me burg për të shmangur betejën zgjedhore të 11 majit. • Ish-deputeti u shpreh se i gjithë gjykimi i tij është bërë nga të afërm të zyrtarëve të Partisë Socialiste. • I pyetur nëse do të kandidojë si deputet në zgjedhjet e ardhshme, Salianji ka deklaruar se do të jetë aktiv politikisht.• Ai është shprehur më tej se një pengesë për angazhimin e tij politik është mos zbardhja e vendimit nga Gjykata e Lartë për rekursin e tij. • Ai tha së ka bërë kërkesë për hetim në SPAK për arsyet se përse u ndryshua trupa gjykuese e zgjedhur nga shorti elektronik për çështjen e tij. • Pas zbardhjes së vendimit nga Gjykata e Lartë, ish-deputeti tha se do t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe më pas edhe Strasburgut. • Salianji tha se demokratët dhe ai vetë duhet të fokusohen te gjetja e zgjidhjes për largimin e kryeministrit Edi Rama nga qeveria. • Ai shtoi se nuk mendon se ka qytetarë në Shqipëri që mendojne se ka zgjedhje të lira dhe të ndershme në vendin tonë. • Trupa gjykuese vendosi ditën e sotme që Salianji të lirohet, pasi raporti i shërbimit të provës për Salianjin ka dal pozitiv. • Pas publikimit të raportit, prokurori i çështjes ka dhënë dakordësinë që ish-deputeti të dalë nga burgu.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"PD duhet të gjejë zgjidhje si të largojë regjimin", Salianji: Nuk ka më qytetarë në Shqipëri që mendojnë se ka zgjedhje të lira

Pas gati 10 muajsh në burg/ Salianji nga selia e PD: U dënova se preka
ervin salianji

TIRANË- Ish-deputeti Ervin Salianji është shprehur sot në konferencën për mediat se Partia Demokratike duhet të gjejë zgjidhje se si të largojë "regjimin" nga pushteti.

Salianji tha se demokratët dhe ai vetë duhet të fokusohen te gjetja e zgjidhjes për largimin e kryeministrit Edi Rama nga qeveria. Ai shtoi se nuk mendon se ka qytetarë në Shqipëri që mendojne se ka zgjedhje të lira dhe të ndershme në vendin tonë. 

"Nuk është sekret dhe e paditur, PD duhet të ishte më e vendosur në denoncim për parregullsitë. Nuk ka sekret që në Shqipëri nuk ka zgjedhje. Nuk është sekret që PD duhej të gjejë zgjidhje të largojë regjimin. Të thuash farsë është pak. Nga zgjedhjet e pjesshme deri në të fundit, përballemi me një situatë të njëjtë. Nuk duhet të presim që të reflektojë Edi Rama.

Drejtuesit dhe simpatizantët që sakrifikojnë duhet të gjejmë zgjidhje me cilën formë do largojmë Ramën dhe qeverinë e korruptuar. Do jemi këtu për të komunikuar. Do jap mendimin tim se si. Faza e parë që PD ka bërë mirë që të mos e zhvendos vëmendjen, është denoncimi i gjithçkaje për mospasjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ne na lind detyra të gjejmë zgjidhje të largojmë regjimin. Unë mendoj, që duhet të fokusohemi pasi PD, nuk ka qytetarë shqiptarë që mendon se në Shqipëri ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. Besoj se tani është koha të gjejmë zgjidhje. Ka edhe paratë që vijnë nga veprimtaritë kriminal, nga korrupsioni, lejet e ndërtimit, përdorimi i bandave dhe karteleve për të intimiduar votues.", tha Salianji. 

1 VITE ME PARE

"Do të jem aktiv politikisht", Salianji: Me zor pres përballjen në Strasburg nëse kisha të drejtë unë apo qeveria

Pas gati 10 muajsh në burg/ Salianji nga selia e PD: U dënova se preka
ervin salianji

TIRANË- Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka deklaruar sot pas pyetjeve të gazetarëve në konferencë, se do të jetë aktiv politikisht. Salianji është shprehur më tej se një pengesë për angazhimin e tij politik është mos zbardhja e vendimit nga Gjykata e Lartë për rekursin e tij. 

Ai tha se ka bërë kërkesë për hetim në SPAK për arsyet se përse u ndryshua trupa gjykuese e zgjedhur nga shorti elektronik për çështjen e tij. Pas zbardhjes së vendimit nga Gjykata e Lartë, ish-deputeti tha se do t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe më pas edhe Strasburgut. 

"Do të jem aktiv politikisht, kam qenë dhe nga burgu përmes letrave. Ka një pengesë me urdhër politik, moszbardhja e vendimit mbi rekursin tim, nga ana e Gjykatës së Lartë. Kjo gjykatë ka bërë një falsifikim të shortit për të bërë gjykimin tim. I kam bërë kërkesë SPAK për hetimin e arsyes se përse u hoq trupa e gjykimit e zgjedhur nga shorti elektronik dhe u caktua një tjetër. Vendimet e Gjykatës së Lartë ende nuk është zbardhur që tmë japë mundësi të shkoj në Gjykatë Kushtetuese dhe më pas në Strasburg. Me zor e pres një përballje në Gjykatën Europiane për të përcaktuar nëse kam pasur unë të drejtë apo qeveria. Tani do të kem më shumë kohë për të qenë më pranë problemeve të qytetarëve. Tani i ndjej në lëkurë padrejtësitë.", u shpreh Salianji.

1 VITE ME PARE

"U dënova për të shmangur betejën zgjedhore", Salianji: I gjithë gjykimi im është bërë me të afërm të zyrtarëve të Partisë Socialiste

Pas gati 10 muajsh në burg/ Salianji nga selia e PD: U dënova se preka
ervin salianji

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji tha sot në konferencën për mediat se dënimi i tij u bë për të shmangur betejën zgjedhore në 11 maj. Salianji u shpreh se sot vullneti i një përsoni vendos dhe përcakton mvi çdo institucion dhe ligj. 

Ai e ka cilësuar burgimin e tij si një sakrificë në fobi të interesit publik. Ish-deputeti u shpreh se i gjithë gjykimi i tij është bërë nga të afërm të zyrtarëve të Partisë Socialiste. 

"U dënova për të shmangur betejën zgjedhore. Jemi në një situatë ku vullneti i një individi vendos dhe percakton mbi çdo institucion dhe ligj. Pasojat që solli denoncimi im, ishte që një i dënuar për trafik drogë u dorëzua në Itali. Pavarësisht periudhës së kaluar padrejtësisht, burgu nuk i urohet as hasmit, por ju e keni parë se e kam marrë si një kosto të mosdorëzimit të të vërtetës apo moralit që ka individi. I gjithë gjykimi është bërë me familjarë të afërm të zyrtarëve të Partisë Socialiste. Kemi një sistem gjyqësor që përdoret për të goditur një kundërshtar politik, për të intimiduar persona që kanë probleme me ligjin.", tha Salianji.

1 VITE ME PARE

Ervin Salianji konferencë nga selia blu: Rikthehem në të njëjtën sallë ku bëra denoncimin më të bujshëm! U burgosa se preka një kartel droge të lidhur me pushtetin

Pas gati 10 muajsh në burg/ Salianji nga selia e PD: U dënova se preka
ervin salianji

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji pas lirimit nga burgu ka mbajtur një konferencë për mediat nga selia blu.  Salianji shprehet se u rikthye pas gati 10 muajsh në sallën ku bëri një nga denoncimet më të bujshme.

Ish-deputeti shtoi se me dënimin e tij, Shqipëria nuk pati benefit por regres për demokracinë e vendit. Ai tha se burgosja e tij erdhi për shkak se preku një nga kartelet më të fuqishme, të lidhura sipas tij me qeverinë. 

"U riktheva në të njëjtën sallë ku bëra denoncimin më të bujshëm. Tani rikthehem pas 10 muajsh, sot ja ku jemi fatkeqësisht më të njëjta sëmundje që ka Shqipëria. Që edhe më dënimin tim Shqipëria nuk pati benefit por regres të demokracisë. Burgosja ime politike u bë për shkak të prekjes së një prej karteleve më të fuqishme të drogës dhe të lidhura më pushtetin.", u shpreh Salianji.

ervin salinji

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj