Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi pas takimit me përfaqësues të Komisionit të Venecias se procesi i financimit të partive politike mbetet ‘çështja më themelore e procesit zgjedhor’, ndërsa akuzoi qeverinë për përdorim masiv të fondeve publike gjatë zgjedhjeve. • Ai u shpreh se, gjatë takimit me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias, PD ka paraqitur argumente dhe fakte sipas të cilave ekziston një pabarazi ekstreme financiare mes opozitës dhe mazhorancës. • Sipas kryedemokratit, qeveria ka organizuar ‘4530 aktivitete’ gjatë periudhës zgjedhore, duke përmendur edhe evente të financuara me fonde publike. • Ai ngriti akuza edhe për përdorimin e bonuseve për pensionistët dhe faljen e detyrimeve financiare, duke i konsideruar si forma ndikimi elektoral. • Berisha u shpreh se, një tjetër problem i rëndësishëm është politizimi i tejskajshëm i KQZ-në dhe SPAK-un. • Ai deklaroi se nga ‘43 dosje të shqyrtuara’ për shkelje zgjedhore, sipas tij, është vendosur vetëm një penalizim, çka e konsideroi si problem serioz për pluralizmin politik. • I pyetur nga gazetarët mbi draftin për financimin e partive politike dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR kreu i PD-së Sali Berisha tha se mbështet plotësisht sugjerimet e këtij institucioni ndërkombëtar. • Gjatë deklaratës me gazetarët, Berisha sulmoi edhe ish-ministren, deputeten aktuale të PS-së, Olta Xhaçka. • Përfaqësuesit e Komisionit të Venecias ndodhen në Shqipëri për të mbledhur opinione nga partitë politike përpara publikimit të rekomandimeve mbi ligjin e financimit të partive politike, të cilat pritet të bëhen publike në muajin qershor.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi pas takimit me komisionin e Venecias se censurimi i raporteve ndërkombëtare që damkosin qeverinë është një akt jashtëzakonisht i dënueshëm i mafies së fjalës së lire. Lideri i opozitës tha më tej se mediat kanë shmangur raportimin e raporteve që flasin për patronazhistët dhe ndikimin e tyre në zgjedhje, duke e cilësuar këtë si akt të mafies së fjalës së lirë.
Sali Berisha: Ky problem është i negociueshëm, do negociohet mbasi vetë OSBE/ODIHR ka meritën e veçantë të stigmatizojë jo terroriste, por aty afër, në rrafshin politik, për zgjedhjet patronazhistët. Ju e morët vesh tani që patronazhistët u bënë personazh i urryer si Balluku në raportin e fundit. A e lexuat raportin? A e patë ju që damkoseshin rrjetet e patronazhistëve? Dhe është shumë e rëndë... Po ju, problemi është këtu, prapë po e them këtu. Censurimi i raporteve ndërkombëtare që damkosin qeverinë dhe mbrojnë interesat e qytetarëve është një akt jashtëzakonisht i dënueshëm i mafies së fjalës së lirë.
Jo, jo. E di si ka qenë, po ta them unë. Ka qenë ajo që 'Sali Berisha, Enver Hoxha, Sali Berisha, Enveri' me zgjedhjet e tij. Ajo ka qenë në çdo media. Imagjinoni ju, referendumi i Enver Hoxhës dhe referendumi i Stalinit. I kuptoni këta se ç'bëjnë? Edhe thotë ka qenë në çdo media. Jo, Isa nuk ka qenë në çdo media, i kam ndjekur unë. Mund ta kenë cituar, por nuk e kanë lexuar pjesët të cilat janë jetike. Ja për shembull, për herë të parë që në raportet e Bashkimit Europian damkosen rrjetet patronazhiste. A e thatë ju që kjo është hera e parë? Nuk e thatë! A e cituat ju këtë rresht? Nuk e cituat! Prandaj dhe unë nuk kam tendencë të mohoj asgjë, por natyrisht do mbroj interesat e qytetarëve. Ju donit ta bënit, nuk u lanë pronarët! Ky është problemi./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur te klauzolat për anulimin e zgjedhjeve, që sipas kryedemokratit janë të domosdoshme. Duke folur në një deklaratë për mediat pas takimit me komisionin e Venecias, Berisha akuzoi SPAK-un, se nuk po hetojnë si duhet krimet zgjedhore dhe po mbrojnë qeverinë.
"Ajo që ne mendojmë se është e domosdoshme, klauzolat e anulimit të zgjedhjeve. I vendosi Franca, pas akuzave, të themi se s'mund të them se janë të vërteta, pas akuzave për financime të paligjshme nga një shtet i huaj i fushatës elektorale. Këshilli i Shtetit, që është si të thuash Gjykata Kushtetuese e Francës, rekomandoi gjykatësit që në raste si këto të ngjashme, të urdhërojë anulimin e zgjedhjeve. Të urdhërojë anulimin e zgjedhjeve.
Dhe kjo në republikën franceze, një vend që ka mbi një shekull që zhvillon zgjedhje dhe që zgjedh presidentet dhe parlamentin e tij, një vend që në tërësi ka pasur dhe ka traditë demokratike të konsoliduar, por ja që i ndodhi, dhe pikërisht kjo, për këtë arsye, Këshilli i Shtetit, organi kushtetues, organi që zëvendëson Gjykatën Kushtetuese në një farë mënyre, ka dhënë opinionin që duhet të shkohet drejt anulimit të zgjedhjeve.
Tani, imagjinoni ju këtu.
A mund të imagjinoni ju Altin Troplinin të urdhërojë anulim zgjedhjesh për Edi Ramën? Këta janë të lidhur në krime. Këta janë zinxhir. Dhe ndaj dhe shkojnë, 43 ankesa, penalizon vetëm në një rast. E kuptoni ju? Domethënë, rreth 1%. Turp i madh, është e pakonceptueshme kjo, ky problem nuk ekziston kund në Evropë. Pra, është e domosdoshme të rikonsiderohet një trupë serioze që të jetë garante e ligjit elektoral dhe jo partiake, që s'pyet për ligjin elektoral," tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se mbështet plotësisht rekomandimet e OSBE/ODIHR për financimin e partive politike. Duke folur në një deklaratë për mediat pas takimit me komisionin e Venecias, Kryedemokrati theksoi se ende nuk ka dakordësi në komisionin e reformës zgjedhore, pasi materialet për shqyrtim nuk janë marrë ende. Më tej, Lideri i opozitës nënvizoi rëndësinë e këtyre rekomandimeve, ndërkohë shtoi se po presin opinionin e Komisionit të Venecias për të çuar më tej ligjin.
Pjesë nga deklarata për mediat:
Të ndërhyj pak... ju thatë që takimi në mes çështjeve që u diskutuan ishte dhe çështja e financimit të partive politike. A është e vërtetë që Komisioni i Venecias ka shprehur mosdakordësi dhe ka kundërshtuar draftin e përbashkët të miratuar nga PS dhe PD në komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore?
Sali Berisha: Unë nuk di të ketë asnjë draft të përbashkët të miratuar. Jo, jo, jo të miratuar. Si? Më falni.
Të propozuar. Draft i propozuar që e ka kundërshtuar edhe OSBE-ja.
Oerd Bylykbashi: Ka akoma, ka akoma opinione Komisioni i Venecias në lidhje me draftin. Ka një draft të OSBE/ODIHR-it, i cili është pjesë e punës që do bëjë komisioni për të çuar më tej ligjin e financimit të partive politike, por Komisioni i Venecias shprehet në datë 13 qershor.
Sali Berisha: Pra di që ODIHR ka sjellë rekomandime, do të thosha të shkëlqyera.
I mbështesni ato rekomandime?
Sali Berisha: Plotësisht! Ka bërë një raport të shkëlqyer, të cilin pa diskutim që ne e përfillim dhe e marrim shumë parasysh. Natyrisht presim dhe rekomandimet e Komisionit Venecias. Nuk di asnjë lloj dakordësie gjer sot me, midis drejtuesve të komisionit të reformës, sepse nuk e kanë marrë materialin për shqyrtim. Presin të gjitha këto dhe pastaj do e shqyrtojnë./Dosja.al
TIRANË- Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha tha se takimi me Komisionin e Venecias nxori në pah pabarazinë ekstreme në financimin e partive politike. Duke folur për mediat, Lideri i opozitës theksoi se diferenca mes Partisë Demokratike dhe asaj në qeveri arrin mbi 2,700 herë vetëm nga fondet e buxhetit, duke përmendur aktivitete dhe shpërndarje të parave në prag të zgjedhjeve.
Kryedemokrati akuzoi qeverinë për shkelje flagrante të ligjit, përfshirë dhurimin e fondeve për pensionistët dhe prokurime të ndaluara gjatë fushatës elektorale. Sipas tij, kjo është një farsë epaparë, që minon barazinë dhe procesin zgjedhor.
"Përfaqësuesit e Komisionit të Venecias kanë ardhur dhe ne ishim në një takim me ta, në të cilin kërkojmë mendime dhe opinione të forcave politike para se ata të shprehin rekomandimet dhe opinionet e tyre për ligjin e financimit të partive. Në këtë takim theksuam, bashkë me bashkëpunëtorët e mi, theksuam se çështja e financimit të partive është çështja më themelore e procesit zgjedhor. Konkretisht me fakte provuam se në këto zgjedhje në rrafshin e financimit nga paratë e buxhetit, diferenca mes dy partive kryesore, Partisë Demokratike dhe partisë në qeveri, ka qenë minimumi 700 deri në 1 mijë herë.
Diferenca e financimit me paratë e buxhetit, midis dy forcave kryesore politike, shkon nga 700 në 1 mijë herë. Konkretisht. Duke përjashtuar totalisht atë çka ligji përcakton për financimin e këtyre partive, jashtë përcaktimit ligjor, partia në pushtet organizoi në kohën e ndaluar nga ligji, 4530 ngjarje me një kosto nga disa qindra euro në 7 milionë euro, para buxheti siç ishte ‘Giro D’Italia’, një ditë para zgjedhjeve dhe ditën e zgjedhjeve. Një organizatë private e cila u kontraktua nga Edi Rama për ndikuar tek zgjedhësit. Këto 4530 aktiviteteve nuk janë tek 2.7 miliardëshi. Nëse e thashë 700 gabova, është të paktën 2700 sepse janë para buxheti këto. Së dyti, iu dha çdo pensionisti iu dha 100 euro dhuratë në fushatë elektorale, para buxheti, dhuratë për votë.
U falën dy ditë para zgjedhjeve, para që do të shkonin në buxhet, 2 miliard e 100 milionë euro. Me impakt në mbi 2300 familje, me impakt 84 mijë biznese aktive. Tjetër, por këto nuk u llogaritën këto të fundit. Miliarda, miliarda të rrënjeve të kanabisit që u dekretuan 29 mijë hekratëve kundrejt 200 hektarëve që parashikonte ligji, në një kohë kur një bimë kanabis vlerësohet në 1 mijë euro të ardhura. Por këto nuk u llogaritën dot, sepse shkojnë në miliarda në vetvete. Shuma stratosferike. Pra pabarazia ishte në mijëra herë, me para buxheti. Shto këtu edhe mbi 500 milionë prokurime të ndaluara me ligj gjatë fushatës elektorale. Për të gjitha këto, farsa ishte më e shëmtuara që kanë parë ndonjëherë. Nuk është vetëm ky problemi," tha Berisha./Dosja.al