LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Protesta në Elbasan/ Qytetarët fikin makinat! Boçi: Ramës i duhen paratë për të blerë vota! I moshuari: Dilni protestoni

• Partia Demokratike ka zhvilluar sot protestën e parë qytetare kundër rritjes së çmimit të naftës. Revolta e qytetarëve nisi nga Elbasani, në sheshin kryesor të qytetit. Ata u grumbulluan rreth orës 11:00 e për rreth 60 minuta fikën makinat në rrugë në shenjë rebelimi ndaj rritjes së çmimit të hidrokarbureve. • I pranishëm në protestë ishte dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi dhe drejtues lokal të kësaj partie. Boçi u shpreh se gjithë kjo që po ndodh në vend me rritjen e çmimit të naftës është një "mekanizëm" vjedhjeje që qeveria përdor për të mbledhur sa më shumë para nga qytetarët që të blejë votat në zgjedhjet e ardhshme. • Numri dy i Partisë Demokratike akuzoi dhe Policinë e Shtetit për të cilën tha se është munduar të pengojë protestën e qytetarëve duke bllokuar rrugën kryesore. Kreu i PD në Elbasan, Bledi Himçi u shpreh se kjo nuk do të jetë protesta e vetme teksa paralajmëroi dhe protesta kombëtare. • Një i moshuar u bëri thirrje të rinjve që të marrin pjesë në protesta pasi sipas tij nuk protestohet për politikanët por për të ardhmen e brezave që do të vijnë. Qytetarë të tjerë u prononcuan për mediat dhe u shprehën se gjendja në qytet është e rëndë, se kanë vështirësi për t’ja dalë në kulmin e krizës për shkak të rritjes së çmimeve.

8 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Protesta në Elbasan/ Protestuesja: Nuk mban më ujë pilafi! Ministret vishen me xhaketa 3000 euro

Protesta në Elbasan/ Qytetarët fikin makinat! Boçi: Ramës
Qytetarja duke folur në protestën e opozitës në Elbasan

ELBASAN- Një qytetare nga Elbasani e pranishme në protestën e opozitës u shpreh se jetesa është bërë shumë e vështirë. Ajo nuk la pa "thumbuar" dhe ministret për të cilat tha se vishen me rroba nga 3000 euro.

"Po kur thotë ajo zonja: lani rrobat me 30 gradë. Po zonja i hedh se nuk blen rroba, i blen të shtrenjta 3000 euro një xhaketë kurse ne nuk blejmë dot një pale mbathje. Është bërë shumë e vështirë. Nuk mban më ujë pilafi. Boll më me këtë! Nuk e durojmë dot më!" tha qytetarja.

 

3 VITE ME PARE

Protesta në Elbasan/ I moshuari: Mos dilni për Ramën e Berishën por për brezt e ardhshëm (Mesazhi për kreun e PD)

Protesta në Elbasan/ Qytetarët fikin makinat! Boçi: Ramës
Një pensionist duke folur në protestën e mbajtur në Elbasan

ELBASAN- Një pensionist nga Elbasani u bëri thirrje të gjithë të rinjve që të dalin në protestë. Ai tha se nuk proteston as për Sali Berishën, as për Edi Ramën por për brezat e ardhshëm.

Shqetësimi që ngriti i  moshuari ishte se me pensionin 220 mijë lekë që merr bashkë me gruan nuk ia dalin dot. I mnoshuari kishte dhe një kërkesë për kryetarin e PD, Sali Berisha. Ai i kërkoi kryedemokratit që të organizojë një protestë pasi të gjithë do i ketë me vete.

“Klima është e vështirë, këtu zotëron krimi. Ca të mira ka kjo qeveri, kjo bën rrugë me 25 mln euro km. Ku ikin paratë e qytetarëve? Fukarallëku në kulm. Unë jam burrë e grua dhe jetoj me 220 mijë lekë pension. Edhe kur ishte pandemia nuk morëm asnjë ndihmë Unë i bëj thirrje popullit, duhet të ngrihemi. Të mos ngrihen as për Salën as për Ramën për asnjë politikan. Por të ngrihen për ata fëmijë që sapo lindin. Në mënyrë urgjente, i bëj thirrje edhe doktori të bëjë një organizim për protestë”, tha i moshuari.

3 VITE ME PARE

Kreu i PD-së në Elbasan: Të shkrihet bordi! Do nisim protestat kombëtare

Protesta në Elbasan/ Qytetarët fikin makinat! Boçi: Ramës
Bledi Himçi

ELBASAN- Kreu i Partisë Demokratike Elbasan, Bledi Himçi tha se qytetarët ndihen të pa mbështetur dhe të vjedhur nga qeveria.

Duke folur për mediat në protestën e mbajtur nga qytetarët në këtë qytet për rritjen e çmimit të karburanteve Himçi u shpreh se Bordi i Transparencës duhet shkrirë pasi sipas tij i shërben vetëm oligarkëve.  Ai ndër të tjera tha se qytetarët kanë dalë në protestë pasi janë të revoltuar nga rritja e papërballueshme e çmimeve.

Kryetari i PD Elbasan Bledi Himçi: Duhet shkrirë bordi. Në bursë çmimi i naftës bie në Shqipëri rritet duke i shërbyer vetëm oligarkëve. Situata ekonomike ka bërë që të thirret kjo protestë. Situata po degradon nga dita në ditë, dhe në mënyrë masive të rinjtë janë larguar. Elbasani sot ndërllogaritet me largimet më të mëdha. Rritja e çmimeve është e papërballueshme për qytetarët. Situata është në kolaps. Tek njerëzit shihet një depresion që ka shkaktuar largimin dhe ka sjellë një shkallë pakënaqësie të lartë tek qytetarët në Elbasan.

3 VITE ME PARE

Protesta në Elbasan/ Boçi: Ramës i duhen paratë për të blerë vota gjatë fushatë! Akuza Policisë: Tentoi të dëmtonte protestën

Protesta në Elbasan/ Qytetarët fikin makinat! Boçi: Ramës
Luçiano Boçi

ELBASAN- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi i pranishëm në protestën e mbajtur në Elbasan kundër rritjes së çmimit të naftës bëri të ditur se ky është vetëm fillimi i aksionit opozitar që do të shtrihet në gjithë vendin. 

Gjatë një prononcimi për mediat, Boçi u shpreh se bordi i emëruar nga qeveria është në kundërshtim me ligjin dhe se ajo që po ndodh me rritjën e çmimeve është një abuzim dhe vjedhje nga ana e qeverisë. Numri 2 i Partisë Demokratike u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestë ndërkohë që u shpreh se Policia ishte munduar ta bllokonte protestën duke bllokuar rrugën kryesore.

Luçiano Boçi: Arsyet janë të ditura, nuk është vetëm rritja e naftës, është rritur pasiguria e shpopullimi.Të parët sot janë qytetarët e Elbasanit, janë të revoltuar ndaj padrejtësisë. Nuk është vetëm abuzim, por është vjedhje e hapur rritja e çmimit të naftës. Shihet qartë që qeveria ka nevojë për para abuzive, ua rrëmben qytetarëve përmes këtyre formave siç është rritja e karburanteve që depoziton miliona euro në arkën e shtetit nëpërmjet TVSH-së. Nuk ka ndihma për pensionistët e studentët dhe ka çmimet më të larta të karburanteve. Jo vetëm në raport me pagën, por çmimi është më i larti në rajon. Kur shikon që çmimet në bursë bien ,dhe në vend ngrihen rritet revolta. Ka një fushatë zgjedhore përpara dhe i duhen miliona euro për të blerë vota dhe për të organizuar fushatat. I bëj thirrje qytetarëve të na bashkohen pasi nuk ka më kohë për të humbur, kjo revoltë është e domosdoshme. Jemi të gatshëm si PD të jemi pranë qytetarëve, t’i mbrojmë ndaj abuzimeve jo vetëm ekonomike por edhe policore. Sot ishim dëshmitarë të bllokimit të aksit kryesor nga policia që të duket sikur protesta të mos kishte funksionuar.

3 VITE ME PARE

Ish-trajneri i Elbasanit del në protestë: Po na sundon krimi, shpresa e fundit është vdekja dhe largimi i Edi Ramës nga ky pushtet

Protesta në Elbasan/ Qytetarët fikin makinat! Boçi: Ramës
Ish-Trajneri i Elbasanit në protestë

Ish-Trajneri i Elbasanit: Kam 7 vjet pa punë, pa asnjë ndihmë ekonomike. Nuk marr asnjë 100 lekësh nga Edi Rama, paguaj ujë, drita dhe të gjitha, jam pas asnjë shpresë, shpresa e fundit është vdekja dhe largimi i Edi Ramës nga ky pushtet. Edhe Enver Hoxha nuk e ka bërë këtë vend në këtë mënyrë, bota e krimit po na sundon, sidomos Elbasanin që është qyteti i luleve. E ka bërë Shqipërinë një paçavure.

3 VITE ME PARE

VD-NIS PROTESTA në Elbasan/ Qytetarët fikin makinat në shenjë rebelimi, rreshtohen në shesh

Protesta në Elbasan/ Qytetarët fikin makinat! Boçi: Ramës
Protesta në Elbasan

ELBASAN- Qytetarët kanë dalë në protestë në Elbasan, pas thirrjes së Partisë Demokratike. Në orën 11:00, ata janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit. Në shenjë rebelimi ndaj qeverisë, qytetarët kanë fikur makinat dhe i kanë rreshtuar në shesh.

Protesta nisi në orën 11:00 dhe do të mbahet në sheshin ‘Gensher’ në qendër të Elbasanit, për 60 minuta. Njoftimi për protestën u bë nga selia blu e Partisë Demokratike, e cila deklaronte se ky 11 tetor do të shënojë dhe nisjen e protestave kundër qeverisë.

Protesta e sotme ka moton 'boll heshtëm' dhe kërkesa kryesore është ulja e çmimit të naftës që ka kapur çmimin rekord, 245 lekë për litër. 

3 VITE ME PARE

Gruaja në protestë: Çmimet në stratosferë, u biem në qafë fëmijëve që kemi jashtë për të jetuar

Protesta në Elbasan/ Qytetarët fikin makinat! Boçi: Ramës
Gruaja në protestë

ELBASAN- Një grua ka kërkuar largimin e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. E pranishme në sheshin kryesor në qytetin e Elbasanit, gruaja tha se për të mbijetuar u kërkojnë para fëmijëve që kanë jashtë shtetit si emigrantë. Përpara kamerave, ajo tha se rrogat janë shumë të ulëta në vendin tonë, ndërsa çmimet kanë shkuar në stratosferë. 

"Kjo qeveri nuk duhet të ekzistojë, rrogat janë shumë të ulëta, ndërsa çmimet kanë shkuar në stratosferë. U biem në qafë fëmijëve që kemi jashtë, u kërkojmë para atyre se ndyrshe nuk ia dalim dot,"- tha gruaja ndër të tjera. 

Protesta nisi në orën 11:00 dhe po mbahet në sheshin ‘Gensher’ në qendër të Elbasanit, për 60 minuta. Njoftimi për protestën u bë nga selia blu e Partisë Demokratike, e cila deklaronte se ky 11 tetor do të shënojë dhe nisjen e protestave kundër qeverisë. Protesta e sotme ka moton 'boll heshtëm' dhe kërkesa kryesore është ulja e çmimit të naftës që ka kapur çmimin rekord, 245 lekë për litër.

3 VITE ME PARE

Aksioni opozitar/ PD nis sot protestat nga Elbasani për çmimin e naftës: Boll heshtëm!

Protesta në Elbasan/ Qytetarët fikin makinat! Boçi: Ramës
Protesta e PD

ELBASAN- Sot nis aksioni i Partisë Demokratike. Opozita do të ngrihet në protestë nga Elbasani, kundër rritjes abuzive të çmimit të naftës. Përmes një njoftimi për shtyp, selia blu bëri me dije se ky 11 tetor do të shënojë dhe nisjen e protestave kundër qeverisë. Protesta do të nisë në orën 11:00 dhe do të mbahet në sheshin ‘Gensher’ në qendër të Elbasanit, për 60 minuta.

“Partia Demokratike, dega Elbasan, do të nisë nga kjo e martë protestat kundër qeverisë. Pas rritjes abuzive të çmimit të karburanteve nga Bordi i Transparencës, PD-ja, dega Elbasan, do të organizojë një protestë për 60 minuta ditën e martë 11/10/2022, në ora 11:00, në sheshin ‘Gensher’ në qendër të Elbasanit”, thuhet në njoftimin e PD-së.

Protesta në Elbasan/ Qytetarët fikin makinat! Boçi: Ramës
Pankarta

Thirrja e PD-së është shpërndarë masivisht në rrjet me mbishkrimin “Boll heshtëm”. Vetë kryedemokrati Sali Berisha ka ftuar të gjithë qytetarët shqiptarë që të reagojnë kundër çdo padrejtësie të qeverisë e të ngrihen në protesta. Berisha është koordinuar me kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta, por nuk dihet nëse dy drejtuesit e opozitës do të shfaqen bashkë sot në Elbasan.

Nafta ndërkohë ka kapur çmime rekord! Sipas vendimit më të fundit të Bordit të Transparencës, nafta është rritur me 22 lekë për litër dhe çmimi me pakicë do të jetë 245 lekëve për litër. Ndërsa benzina po shitet për më shumë se 200 lekë për litër. Çmimi i gazit natyror është 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet. Ajo që po rëndon xhepat e qytetarëve është edhe shporta e ushqimeve. INSTAT raportoi sot se inflacioni ka kapur vlerat 8.1%, më të lartin në 24 vite.

protesta e opozites se bashkuar partia demokratike luciano boci bledi himçi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj