LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Plumbi i Artë 2/ SPAK zbulon detaje të reja nga megaoperacioni, zbardhen 6 vrasje me porosi të Franc dhe Hajdar Çopjas, vëllezërit organizuan edhe super-grabitjen e 10 mln eurove në Rinas

• Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje të reja nga megaoperacioni 'Plumbi i Artë 2' i cili ka nisur që mbrëmjen e së martës ndërsa ka vijuar edhe ditën e djeshme. • Nga ky opeacion janë lëshuar 33 masa sigurie ndërsa 15 prej tyre janë ekzekutuar. • Ndërkohë sot SPAK bën me dije se ky aksion kishte si objekt hetimi veprimtarinë e një organizate kriminale me bazë në Elbasan që drejtohej nga Franc dhe Hajdar Çopja. • Nga ky aksion janë zbardhur dhe 6 vrasje të ndodhura në disa qytete në vend nga viti 2018 deri në vitin 2020 ku porositësit ishin dy vëllezërit. • Sipas njoftimit të SPAK është zbardhur vrasja e Endrit Alibejt, Arben Dylgjerit dhe shtetasit turk Erdal Duranayt në Bradashesh të Elbasanit. • Po ashtu është zbardhur vrasja e Klevin Bahos, plagosja e vëllait të tij Endrit Baho në Elbasan si dhe vrasja e Klevis Kapllanit në Rrogozhinë. • Po ashtu është zbardhur dhe vrasja e Irfan Azizit të ndodhur në Poshnjë të Beratit. • Të gjitha këto vrasje kanë të përbashkët porositësin e tyre, që kanë qenë vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja. • Gjithashtu vëllezërit Çopja organizuarn super-grabitjen e 10 milion eurove brenda avionit në Rinas në vitin 2019. • Në aeroportin e Rinasit janë grabitur 7 thasë me para, 5 thasë kanë pasur kartëmonedha valutë ndërsa 2 thasë monedha metalike. • Në total janë 10 milionë euro që janë grabitur. • Po ashtu është zbardhur dhe vjedhja e mbetur në tentativë ndaj Minella Muçi dhe tentativa për vrasje ndaj një punonjësit të Policisë në Fier. • Të dyja këto krime ishin organizuar dhe porositur nga vëllezërit Çopja në Elbasan. • Më tej bëhet me dije se janë zbardhur dhe disa grabitje të ndodhura në disa pika këmbimi valutor në disa qytete. • Gjithashtu është ushtruar kontroll në 8 ambiente në ndryshme në përfundim të të cilëve është bërë e mundur sekuestrimi i një shume të madhe parash cash, në valuta të ndryshme dhe lekë në një shumë totale mbi 1 000 000 (një milion) euro.

7 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Plumbi i Artë 2/ SPAK sekuestron apartamente, vila, tokë, banesë 4 kate dhe llogari bankare

Plumbi i Artë 2/ SPAK zbulon detaje të reja nga megaoperacioni,
Foto ilustruese

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje të reja nga megaoperacioni 'Plumbi i Artë 2' i cili ka nisur që mbrëmjen e së martës ndërsa ka vijuar edhe ditën e djeshme. Nga ky opeacion janë lëshuar 33 masa sigurie ndërsa 15 prej tyre janë ekzekutuar.  Ndërkohë sot SPAK bën me dije se ky aksion kishte si objekt hetimi veprimtarinë e një organizate kriminale me bazë në Elbasan që drejtohej nga Franc dhe Hajdar Çopja.

Ndërkohë raportohet se të dy ndodhen jashtë Shqipërisë, njëri në Belgjikë e tjetri në Dubai. Në njoftimin e ri të SPAK ka bërë me dije se në zbatim të urdhrit të Gjykatës është ushtruar kontroll në 8 ambiente të ndryshme, ku janë sekuestruar mbi 1 milionë euro dhe prova të tjera materiale.

Më tej mësohet se është vendosur sekuestro preventive në 42 pasuri, 38 prej të cilave të paluajtshme, si apartamente, vila, tokë arë, pallat në ndërtim 4 katësh dhe 4 llogari bankare.

"Në zbatim të vendimit të Gjykatës është ushtruar kontroll në 8 ambiente në ndryshme në përfundim të të cilëve është bërë e mundur sekuestrimi i një shume të madhe parash cash, në valuta të ndryshme dhe lekë në një shumë totale mbi 1 000 000 (një milion) Euro si dhe prova të tjera materiale që paraqesin interes për hetimin e mëtejshëm.

Gjithashtu, në zbatim të vendimit të gjykatës nr. 467, datë 29.07.2024, me objekt “Vendosjen e sekuestros preventive”, janë sekuestruar  42 (dyzet e dy) pasuri, midis të cilave 38 pasuri të paluajtshme, si apartamente, vila, tokë arë, pallat në ndërtim 4 (katër) katësh dhe katër llogari bankare,"  thuhet në njoftimin e SPAK.

1 VITE ME PARE

Plumbi i Artë 2/ Europol reagon për megaoperacionin e SPAK: Nga vrasjet me pagesë deri te pastrimi i parave, goditet rrjeti kriminal shqiptar i profilit të lartë, 15 të arrestuar

Plumbi i Artë 2/ SPAK zbulon detaje të reja nga megaoperacioni,
EUROPOL

TIRANË- Autoritetet shqiptare, në bashkëpunim me Europolin dhe organet ligjzbatuese belge, holandeze dhe franceze, kanë përfunduar me sukses një operacion të madh, duke arrestuar 15 anëtarë të dyshuar të një grupi famëkeq të krimit të organizuar shqiptar nën hetim në juridiksione të shumta. 


Përpjekja e koordinuar, e quajtur Operacioni GORGON, kulmoi me një seri bastisjesh të kryera në Tiranë, Shqipëri, më 31 korrik kundër figurave kyçe brenda rrjetit kriminal, shkruan EUROPOL. Për pasojë u sekuestruan pasuri të konsiderueshme, përfshirë pasuri të paluajtshme dhe 1 milion euro cash.

Nga vrasjet me pagesë deri te pastrimi kompleks i parave


Ky grup i profilit të lartë shqiptar i krimit të organizuar ishte i strukturuar në mënyrë hierarkike, me degë që vepronin ndërkombëtarisht. Banda përbëhej kryesisht nga familjarë dhe bashkëpunëtorë nga e njëjta zonë në Shqipëri. Anëtarët e grupit dyshohet se janë përgjegjës për vrasje të shumta me pagesë, trafik në shkallë të gjerë droge dhe pastrim të fitimeve të paligjshme nëpërmjet transaksioneve komplekse të kriptomonedhave.

Mes të arrestuarve është edhe një pastrues parash me qendër në Tiranë, i cili u ofronte shërbimet e tij disa grupeve të tjera kriminale të nivelit të lartë të angazhuar në nivel ndërkombëtar në vrasje, korrupsion dhe trafik në shkallë të gjerë droge, ndër aktivitete të tjera kriminale.

Hetimi zbuloi gjithashtu sesi kreu i këtij grupi të krimit të organizuar dhe bashkëpunëtorët e tij urdhëruan vrasjen e disa anëtarëve të grupeve të tjera kriminale shqiptare duke kontraktuar vrasës. Të paktën shtatë vrasje i janë atribuar këtij grupi specifik kriminal midis viteve 2019 dhe 2020, një numër prej të cilave janë kryer jashtë Shqipërisë.

Zhvillimi i inteligjencës nga Europol


Në kuadër të punës analizuese të kryer mbi të dhënat e SKY ECC, Europol zhvilloi inteligjencë të besueshme mbi aktivitetet e kësaj bande. Ky informacion i është dhënë Prokurorisë së Posaçme Shqiptare për Antikorrupsionin dhe Krimin e Organizuar (SPAK), e cila mori masa të menjëhershme dhe hapi hetimet. Që atëherë, Europol ka ofruar zhvillim dhe analizë të vazhdueshme të inteligjencës në mbështetje të hetimit kombëtar, duke shfrytëzuar ekspertizën e tij gjithëpërfshirëse duke mobilizuar qendrat e tij të ndryshme të specializuara.

Gjatë ditës së aksionit, tre ekspertë nga Qendra Evropiane e Krimit të Organizuar të Rënda të Europolit dhe Qendra Evropiane e Krimit Kibernetik u vendosën në Tiranë për të mbështetur autoritetet shqiptare në veprimet e tyre detyruese.

Autoritetet e mëposhtme morën pjesë në hetim:


Shqipëri: Prokuroria e Posaçme për Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion), Byroja Kombëtare e Hetimit (Byroja Kombëtare e Hetimit), Policia e Shtetit Shqiptar (Policia e Shtetit)
Belgjikë: Policia Federale (Federale Politie)
Francë: Policia Kombëtare (Police Nationale)
Holandë: Policia Kombëtare (Politika)

1 VITE ME PARE

4 herë Erion Alibej dhe 2 herë Nuredin Dumani/ Cilat janë tentativat e dështuara për vrasje nga vëllezërit Çopja në Elbasan

Plumbi i Artë 2/ SPAK zbulon detaje të reja nga megaoperacioni,
Nuredin Dumani dhe Erion Alibej

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka zbardhur sot 6 tentativa vrasje kundër Erion Alibejt dhe të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumanit. SPAK bën me dije se vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja kanë organizuar 4 tentativa vrasje ndaj Alibejt në periudhën kohore nëntor 2019 deri në muajn nëntor të vitit 2020. Po ashtu janë zbardhur dhe dy tentativa vrasje ndaj Dumanit në periudhën kohore korrik deri në nëntor të vitit 2020. 

Njoftimi i SPAK:

Gjithashtu kjo organizatë kriminale ka kryer dhe veprime aktive duke siguruar kushtet dhe mjetet materiale me qëllim kryerjen e vrasjes së disa shtetasve, konkretisht:

9. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore nëntor 2019 –janar 2020;

10. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej pas periudhës së karantinës në vitin 2020;

11. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në muajin shtator 2020;

12. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore korrik – nëntor 2020;

13. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Nuredin Dumani, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore korrik – tetor 2020;

14. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Nuredin Dumani, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore tetor – nëntor 2020;

1 VITE ME PARE

Zbardhet vjedhja e ndodhur në Rinas, si vëllezërit Çopa organizuan super-grabitjen e 10 mln eurove brenda avionit

 

Plumbi i Artë 2/ SPAK zbulon detaje të reja nga megaoperacioni,
Foto Ilustruese

TIRANË- Super-grabitja e 10 milion eurove brenda avionit në Rinas në vitin 2019 është zbardhur pas 5 viteve. Mësohet se kjo grabitje është organizuar nga organizata kriminale e drejtuar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja në Elbasan. Atë kohë në aeroportin e Rinasit janë grabitur 7 thasë me para, 5 thasë kanë pasur kartëmonedha valutë ndërsa 2 thasë monedha metalike. Në total janë 10 milionë euro që janë grabitur.

Po ashtu është zbardhur dhe vjedhja e mbetur në tentativë ndaj Minella Muçi dhe tentativa për vrasje ndaj një punonjësit të Policisë në Fier. Të dyja këto krime ishin organizuar dhe porositur nga vëllezërit Çopja në Elbasan.

Njoftimi i SPAK:

Fakti Penal “Vjedhja me armë e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Minella Muçi dhe Vrasja e Punonjësit të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë, ngjarje e ndodhur më datë 23.03.2018, në lagjen 28 nëntori, në Fier;
Fakti Penal “Vjedhja me armë e vlerave monetare” që do transportoheshin me linjën e avionit Tiranë – Vjenë, ngjarje e ndodhur më datë 09.04.2019, në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, Rinas, Tiranë.

1 VITE ME PARE

Megaoperacioni i SPAK/ Kush janë gjashtë vrasjet e zbardhura me porosi të vëllezërve Çopja

Plumbi i Artë 2/ SPAK zbulon detaje të reja nga megaoperacioni,
SPAK

ELBASAN- Prokuroria e Posaçme ka zbardhur gjatë aksionit të djeshëm 6 vrasje të ndodhura në 4 qytete të ndryshme në vend nga viti 2018 deri në vitin 2020. Sipas njoftimit të SPAK është zbardhur vrasja e Endrit Alibejt, Arben Dylgjerit dhe shtetasit turk Erdal Duranayt në Bradashesh të Elbasanit.

Po ashtu është zbardhur vrasja e Klevin Bahos, plagosja e vëllait të tij Endrit Baho në Elbasan si dhe vrasja e Klevis Kapllanit në Rrogozhinë. Po ashtu është zbardhur dhe vrasja e Irfan Azizit të ndodhur në Poshnjë të Beratit. Të gjitha këto vrasje kanë të përbashkët porositësin e tyre, që kanë qenë vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja.

Pjesë nga njoftimi i SPAK:

Fakti penal “Vrasja në rrethana cilësuese” në dëm të viktimave Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe shtetasit turk Erdal Duranay, ngjarje e ndodhur më datë 29.12.2018, në orën 21:00, në vendin e quajtur Bradashesh, aksi rrugor Tiranë – Elbasan, në afërsi të restorant Dervishaj;
Fakti penal “Vrasja në rrethana cilësuese e shtetasit Klevin Baho dhe plagosja e vëllait të tij shtetasit Aldo (Aleksandër) Baho”, ngjarje e ndodhur më datë 07.2019, ora 00:30, në fshtin Broshkë, Elbasan;
Fakti penal “Vrasja në rrethana cilësuese në dëm të viktimave Andi Zylyfi dhe plagosja e shtetasit Ardit Uruçi”, ngjarje e ndodhur më datë 13.12.2019, në fshatin Përparim, Peqin;
Fakti penal “Vrasja e shtetasit Klevis Kapllani”, ngjarje e ndodhur më datë 15.09.2020, në fshatin Sinaballaj, Rrogozhinë;
Fakti penal “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”, në dëm të shtetasit Kei Piku, ngjarje e ndodhur më datë 16.01.2020, në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, në Elbasan;
Fakti penal “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”, në dëm të shtetasit Irfan Azizi, ngjarje e ndodhur më datë 11.2020, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Poshnjes në Urën Vajgurore, Berat.

1 VITE ME PARE

Plumbi i Artë 2/ SPAK zbulon detajet e megaoperacionit: Lista e vrasjeve të porositura nga Franc dhe Hajdar Çopja

Plumbi i Artë 2/ SPAK zbulon detaje të reja nga megaoperacioni,
SPAK

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje nga megaoperacioni 'Plumbi i Artë 2', ku u lëshuan 33 masa sigurie. SPAK bën me dije se ky aksion kishte si objekt hetimi veprimtarinë e një organizate kriminale me bazë në Elbasan që drejtohej nga Franc dhe Hajdar Çopja. Nga ky aksion janë zbardhur dhe 6 vrasje të ndodhura në disa qytete në vend, ku porositësit ishin dy vëllezërit.

Po ashtu janë zbardhur dhe disa grabitje të ndodhura në disa pika këmbimi valutor në disa qytete. Gjithashtu është ushtruar kontroll në 8 ambiente në ndryshme në përfundim të të cilëve është bërë e mundur sekuestrimi i një shume të madhe parash cash, në valuta të ndryshme dhe lekë në një shumë totale mbi 1 000 000 (një milion) Euro

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vijuar hetimet në kuadër të procedimit penal nr.75, të vitit 2022, ku objekt i hetimit ishte veprimtaria kriminale e një organizate kriminale e cila kishte bazën në qytetin e Elbasanit dhe që drejtohej nga vëllezërit F. G. (ndryshe F. Ç.) dhe H.B. (ndryshe H. Ç.).

Në kuadër të këtij procedimi penal, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim intensiv me Eurojust, Europol dhe agjencitë ligjzbatuese holandeze, belge dhe franceze, ka zhvilluar hetime lidhur me disa shtetas shqiptarë të përfshirë në aktivitete kriminale në Shqipëri, si dhe në disa vende të tjera në Evropë. Po ashtu është hetuar dhe lidhur me disa ngjarje kriminale të mëparshme të ndodhura në Shqipëri.

Hetimet kanë provuar se kjo organizatë kriminale dallohet për shkallën e veçantë të strukturimit, qëndrueshmërisë, kohëzgjatjes së saj, qëllimit për kryerjen e disa vepra penale dhe fuqisë së saj financiare.

Dyshohet se veprimtaria kriminale e dy vëllezërve, daton rreth viteve 2006 – 2007, ku fillimisht e kanë ushtruar aktivitetin kriminal në Itali duke shpërndarë në sasi të vogla lëndë narkotike të llojit kokainë. Me kalimin e viteve ata u fuqizuan shumë nga shitja dhe trafikimi i drogës, ku nga Italia e shtrinë/zgjeruan aktivitetin e tyre kriminal edhe në vende të tjera të Evropës dhe më gjerë.

Gjithashtu, me kalimin e viteve u rrit potenciali i tyre ekonomik dhe si rrjedhojë pozita e tyre në raport me grupet e tjera ndryshoi pasi ata krijuan kontakte të cilat ju dhanë më pas mundësi për të krijuar lidhje të drejtpërdrejta me eksponentë të rëndësishëm të trafikut të narkotikëve.

Për të zotëruar tregun dhe për të krijuar hegjemoninë e tyre ndaj grupeve të tjera, kjo organizatë kriminale në vitin 2018 filloi eliminimin e kundërshtarëve (nëpërmjet vrasjeve me pagesë), të cilët kishin një rol të rëndësishëm në trafikun e drogës në Evropë dhe më gjerë.

Vrasja e trefishtë, ku u vra shtetasi Endrit Alibej, më 29.12.2018, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan, provohet përtej dyshimit të arsyeshëm se është kryer nga kjo organizatë kriminale dhe se qëllimi i kësaj vrasje ka të bëjë me konkurencën për zotërimin e tregut të kokainës. Vrasja e shtetasit Endrit Alibej (eksponent i njohur në trafikimin e kokainës) u pasua me urdhërimin dhe të vrasjeve të disa personave të afërm të shtetasit Endrit Alibej.

Në lidhje me pastrimin e parave, nga të dhënat e siguruara nga organi i akuzës, rezulton se kjo organizatë kriminale ka investuar në Shqipëri një pjesë të të ardhurave të cilat rrjedhin nga aktiviteti kriminal i trafikut ndërkombëtar të drogës, kryesisht në tregun e pasurive të paluajtshme (nëpërmjet blerjes së pronave të ndryshme si apartamente, vila, bare e restorante dhe sipërfaqe toke), në qytetet Tiranë, Elbasan dhe Durrës.

Nga kryerja e hetimeve intensive janë përftuar të dhëna me interes në lidhje me pasuritë, investimet dhe pasuritë e dy vëllezërve në Shqipëri, format e përdoruara prej tyre si dhe personat e përfshirë në procesin e pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Evidentohet përdorimi i sektorit të ndërtimit nga organizata kriminale, ku nëpërmjet personave të tretë ka injektuar dhe investuar shuma monetare të konsiderueshme cash për realizimin e punimeve të godinave të banimit në proces ndërtimi si dhe në ndërtimin e godinave/komplekseve të banimit prej fillimit.

Rezulton se, organizata kriminale ka investuar në çeljen e operatorëve ekonomik si dhe përdorimin e operatorëve ekonomik ekzistues me aktivitet në Shqipëri, të cilët “de jure” janë regjistruar në emër të lidhjeve të tyre shoqërore, miqësore dhe bashkëpunuese, duke mos ekspozuar poseduesit “de facto” dhe përdorimin e tyre si kamuflim/fshehje të natyrës së vërtetë të burimit dhe aktivitetit, me qëllim pastrimin e parave të cilat rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

Gjithashtu, evidentohet se, shtetasi F. G. (ndryshe F. Ç.), në raste të përsëritura ka realizuar transferimin e vlerave monetare të konsiderueshme cash nëpërmjet përdorimit të zyrave të këmbimit valutor (Exchange) brenda dhe jashtë vendit, duke ia dërguar personave të tij të besuar me qëllim, ndërmjet të tjerave edhe kryerjen e pagesës së vrasjeve të porositura si dhe kryerjen e investimeve për llogari të tyre në Shqipëri dhe jashtë saj.

Gjatë hetimeve intensive të kryera nga hetuesit e BKH-së, nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm, është bërë e mundur dokumentimi i aktivitetit kriminal të personave të dyshuar, si dhe identifikimi i disa prej autorëve të ngjarjeve kriminale dhe të kryerjes së veprave penale, që janë kryer në bashkëpunim, në formë e organizatës kriminale, si më poshtë:

Fakti penal “Vrasja në rrethana cilësuese” në dëm të viktimave Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe shtetasit turk Erdal Duranay, ngjarje e ndodhur më datë 29.12.2018, në orën 21:00, në vendin e quajtur Bradashesh, aksi rrugor Tiranë – Elbasan, në afërsi të restorant Dervishaj;
Fakti penal “Vrasja në rrethana cilësuese e shtetasit Klevin Baho dhe plagosja e vëllait të tij shtetasit Aldo (Aleksandër) Baho”, ngjarje e ndodhur më datë 07.2019, ora 00:30, në fshtin Broshkë, Elbasan;
Fakti penal “Vrasja në rrethana cilësuese në dëm të viktimave Andi Zylyfi dhe plagosja e shtetasit Ardit Uruçi”, ngjarje e ndodhur më datë 13.12.2019, në fshatin Përparim, Peqin;
Fakti penal “vrasja e shtetasit Klevis Kapllani”, ngjarje e ndodhur më datë 15.09.2020, në fshatin Sinaballaj, Rrogozhinë;
Fakti penal “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”, në dëm të shtetasit Kei Piku, ngjarje e ndodhur më datë 16.01.2020, në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, në Elbasan;
Fakti penal “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”, në dëm të shtetasit Irfan Azizi, ngjarje e ndodhur më datë 11.2020, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Poshnjes në Urën Vajgurore, Berat.
Fakti Penal “Vjedhja me armë e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Minella Muçi dhe Vrasja e Punonjësit të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë, ngjarje e ndodhur më datë 23.03.2018, në lagjen 28 nëntori, në Fier;
Fakti Penal “Vjedhja me armë e vlerave monetare” që do transportoheshin me linjën e avionit Tiranë – Vjenë, ngjarje e ndodhur më datë 09.04.2019, në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, Rinas, Tiranë.
Gjithashtu kjo organizatë kriminale ka kryer dhe veprime aktive duke siguruar kushtet dhe mjetet materiale me qëllim kryerjen e vrasjes së disa shtetasve, konkretisht:

9. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore nëntor 2019 –janar 2020;

10. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej pas periudhës së karantinës në vitin 2020;

11. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në muajin shtator 2020;

12. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore korrik – nëntor 2020;

13. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Nuredin Dumani, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore korrik – tetor 2020;

14. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Nuredin Dumani, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore tetor – nëntor 2020;

15. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit A., ngjarje e planifikuar të kryhej në shtator të vitit 2020;

16. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit S., ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore dhjetor 2019 – janar 2020;

17. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit S., ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore nëntor 2020 – janar 2021;

18. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit S., ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore janar 2020 – janar 2021;

19. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit C., ngjarje e planifikuar të kryej në periudhën kohore janar 2020 – nëntor 2020;

20. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Ç., ngjarje e planifikuar të kryhej në muajt korrik – nëntor të vitit 2020;

21. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Aldo Baho, ngjarje e planifikuar të kryhej në muajt maj – gusht të vitit 2020;

22. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit B., ngjarje e planifikuar të kryhej në muajt korrik – gusht të vitit 2020.

23. Janë evidentuar dhe dokumentuar raste te përkrahjes së autorit të krimit, veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe moskallëzim krimi.

24. Gjithashtu, është evidentuar dhe rekrutimi i dy punonjësve të policisë së shtetit, për të kryer veprime në kundërshtim me detyrën për llogari të organizatës kriminale.

25. Është evidentuar edhe fakti penal i “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë, ”, ngjarje e ndodhur gjatë vitit 2020 në Elbasan dhe “Korrupison aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

26. Gjithashtu hetimet kanë zbuluar edhe faktin penal të “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, nga një punonjëse e administratës gjyqësore të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, kryer gjatë periudhës kohore shtator – tetor të vitit 2020, në Elbasan.

Bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.86, datë 29.07.2024, ka vendosur caktimin e masave të sigurisë personale për 33 shtetas. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka ekzekutuar në datën 31.07.2024 masat e sigurimit të caktuara ndaj 13 shtetasve ndërkohë që 2 shtetas të tjerë gjenden të arrestuar jashtë Shqipërisë.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës është ushtruar kontroll në 8 ambiente në ndryshme në përfundim të të cilëve është bërë e mundur sekuestrimi i një shume të madhe parash cash, në valuta të ndryshme dhe lekë në një shumë totale mbi 1 000 000 (një milion) Euro si dhe prova të tjera materiale që paraqesin interes për hetimin e mëtejshëm.

Gjithashtu, në zbatim të vendimit të gjykatës nr. 467, datë 29.07.2024, me objekt “Vendosjen e sekuestros preventive”, janë sekuestruar 42 (dyzet e dy) pasuri, midis të cilave 38 pasuri të paluajtshme, si apartamente, vila, tokë arë, pallat në ndërtim 4 (katër) katësh dhe katër llogari bankare.

Falenderojmë Policinë e Shtetit dhe Byronë Kombëtare të Hetimit për profesionalizimin e treguar dhe bashkëpunimin e ngushtë, gjatë fazës së ekzekutimit të vendimeve të gjykatës.

Falenderojmë gjithashtu në mënyrë të veçantë edhe Eurojust, Europol, autoritetet gjyqësore franceze dhe agjencitë ligjzbatuese holandeze dhe belge për bashkëpunimin intensiv dhe kontributin e dhënë në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal.

1 VITE ME PARE

Megaoperacioni "Plumbi i Artë 2", SPAK ekzekuton 15 urdhëra-arresti! 6 vrasje të zbardhura

Plumbi i Artë 2/ SPAK zbulon detaje të reja nga megaoperacioni,
SPAK

TIRANË- Megaoperacioni 'Plumbi i Artë 2' është finalizuar ditën e djeshme me ekzekutimin e 15 urdhëra-arresti. Mësohet se gjithsej nga GJKKO janë lëshuar 36 urdhëra-arresti, por nga këto, janë ekzekutuar vetëm 15 prej tyre. Po ashtu nga ky operacion janë zbardhur 6 vrasje kriminale të ndodhura në qytetin e Elbasanit, Rrogozhinës dhe të Beratit.

Masat e arrestit janë lëshuar për:

1-Talo Çela,
2-Altin Kamami,
3-Rexhino Doci,
4-Arben Lamcja,
5-Arsen Mema,
6-Eljo Bitri,
7-Leam Rragami,
8-Elvis Daka alias Dragoviç,
9-Dorjan Dyli,
10-Matilda Hoxholli,
11-Denada Todi,
12-Flobenc Mecja,
13-Armis Stafa,
14-Maksim Koci,
15-Erzen Çopja,
16-Franc Çopja,
17-Hajdar Bako alias Çopja,
18-Mikael Qosja,
19-Martin Musaj,
20-Guri Biba,
21-Pajtime Fetahu,
22-Renato Masuku,
23-Leonardo Rragami.

Ky operacion është për të vënë në pranga persona me precedentë penal të mëparshëm të shpallur në kërkim për vrasje, trafikim droge dhe tentativë vrasje. Deri më tani nga SPAK janë lëshuar 36 urdhëra-arreste, nga të cilat disa janë ekzekutuar nga forcat e policisë operacionale. SPAK ende nuk ka bërë një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen, që po vijon akoma. 

prokuroria e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje