LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Presidenti izraelit në Tiranë/ Konferencë të përbashkët me Ramën, Herzog: Shqipëria e radhitur në anën e duhur të historisë

• Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog ndodhet në Tiranë, ku ka zhvilluar takime me krerët e shtetit. • Herzog u prit në një takim nga kryeministri Edi Rama, të cilët zhvilluan më pas një konferencë për mediat. • Presidenti izraelit gjatë fjalës së tij ka deklaruar se Shqipëria është radhitur në krahur e duhur të historisë duke mbështetur Izraelin kundër luftës me Hamasin. • Herzog theksoi se shqiptarët dhe hebrenjtë i bashkon historia, ndërsa shtoi se është i kënaqur që është Presidenti i parë izraelit që ka vizituar vendin tonë. • Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama ka deklaruar se Shqipëria është një mbështetëse e madhe e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit. • Ai tha se vendi jonë është gati të presë të gjithë izraelitet që duan të vijnë dhe të jetojnë në Shqipëri. • Më tej shtoi se kemi qenë dhe do vijojmë të jemi kundër çdo forme antisemitizmi apo paragjykimi kundër hebrenjve. • Më herët, presidenti i Izraelit u prit nga homologu shqiptar, Bajram Begaj. • Bashkëpunimi dypalësh, zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Kosova, situata në Lindjen e Mesme dhe çështjet e sigurisë kibernetike ishin në fokus të bisedës kokë më kokë. • Sipas informacioneve presidenti izraelit do të takohet me pasardhës të qytetarëve shqiptarë që kanë punuar për të shpëtuar hebrenjtë gjatë periudhës së Holokaustit. • Mësohet se Herzog do ta mbyllë vizitën e tij me një ceremoni në memorialin e Holokaustit, në përkujtim të shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri, me ftesë të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, me pjesëmarrjen e komunitetit hebre.

3 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Lufta në Gaza/ Presidenti izraelit: Shqipëria është radhitur në krahun e duhur të historisë

Presidenti izraelit në Tiranë/ Konferencë të
Herzog

TIRANË- Presidenti izraelit Isaac Herzog ka deklaruar se Shqipëria është radhitur në krahur e duhur të historisë duke mbështetur Izraelin kundër luftës me Hamasin. Gjatë një deklarate për mediat me kryeministrin Rama, Herzog theksoi se shqiptarët dhe hebrenjtë i bashkon historia. Ndërkohë që ka shtuar se është i kënaqur që është Presidenti i parë izraelit që ka vizituar vendin tonë. 

"U bë një vit nga sulmi brutal i Hamasit. Shqipëria ka treguar që qëndron pranë Izraelit, ndërsa ne luftojmë për të mbrojtur vendin tonë. Shqipëria është radhitur në krahun e duhur të historisë. Pengjet mbahen mizorisht në Gaza, duke shkelur normat ndërkombëtare, duhet të bëjmë gjithçka që t’i sjellim në shtëpi ata. Shqiptarët dhe hebrenjtë i bashkon historia. Jam tepër i kënaqur që ndodhem këtu dhe që eksplorojmë rrugë të reja të forcimit të raporteve tona”, tha Herzog.

 

1 VITE ME PARE

Edi Rama me presidentin e Izraelit: Të palëkundur kundër çdo forme antisemitizmi, mbështesim armëpushimin

Presidenti izraelit në Tiranë/ Konferencë të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është një mbështetëse e madhe e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit. Gjatë një deklarate me presidentin izraelit Isaac Herzog, Rama deklaroi se Shqipëria është gati të presë të gjithë izraelitet që duan të vijnë dhe të jetojnë në Shqipëri. Ndërkohë që shtoi se kemi qenë dhe do vijojmë të jemi kundër çdo forme antisemitizmi apo paragjykimi kundër hebrenjve.

“Jemi krenarë që paraardhësit tanë qofshin myslimanë apo të krishterë, kapërcyen cdo lloj kufizimi dhe paragjykimi fetar dhe mbrojtjen hebrenjtë dhe asnjë nuk iu dorëzua nazistëve. Shqipëria u bë një vend ku ndryshe nga të tjerë, hebrenjtë nuk largoheshin por vinin e gjenin miqësi dhe mbrojtje. Lidhje historie, që gjithmonë kemi qenë dhe do të jemi të pritur ta forcojmë. Nga ana tjetër, kemi qenë dhe do të vazhdojmë të jemi përherë në mënyë të palëkundur kundër cdo forme antisemitizmi dhe cdo lloj shprehjeje intolerance apo paragjykimi kundër hebrenjve. Ne jemi sigurisht të vetëdijshëm se ajo cfarë po ndodh në territoret ku populli i Izraelit dhe i Palestinës jetojnë, është e rëndë dhe absolutisht dicka që duhet të marrë fund sa më shpejt. Nga ana tjetër, jemi të vetëdijshëm se kjo është më e lehtë të thuhet dhe të bëhet dhe se lufta dhe fitorja kundër terrorit është më e vështirë sesa cmund të duket nga larg. Nga ana tjetër, Shqipëria ka qenë mbështetëse e madhe e armëpushimit dhe cdo përpjekjeje të mundshme për të sjellë në shtëpi pengjet dhe nisur një proces të ri për të mirën e të gjithë njerëzve. Jam shumë i prirur të theksoj se ndërkohë që këto janë kohë të vështira për Izraelin, popullin e tij dhe të gjithë popujt që jetojnë në atë kënd të botës, e ardhmja do të jetë me siguri një e ardhme e një Izraeli më të fortë, të sigurt dhe pa asnjë dyshim në një rajon më të begatë dhe të paqtë," tha Rama.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Kryeministri Rama pret në takim presidentin e Izraelit, Isaac Herzog

Presidenti izraelit në Tiranë/ Konferencë të
takimi

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pritur në takim ditën e sotme presidentin e Izraelit, Isaac Herzog. Kreu i qeverisë ka publikuar pamjet e pritjes në kryeministri.

“Kënaqësi të mikpres Presidentin e Izraelit, Isaac Herzog”, shkruan Rama.

Më herët, presidenti i Izraelit u prit nga homologu shqiptar, Bajram Begaj. Bashkëpunimi dypalësh, zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Kosova, situata në Lindjen e Mesme dhe çështjet e sigurisë kibernetike ishin në fokus të bisedës kokë më kokë.

Sipas informacioneve presidenti izraelit do të takohet me pasardhës të qytetarëve shqiptarë që kanë punuar për të shpëtuar hebrenjtë gjatë periudhës së Holokaustit. Mësohet se Herzog do ta mbyllë vizitën e tij me një ceremoni në memorialin e Holokaustit, në përkujtim të shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri, me ftesë të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, me pjesëmarrjen e komunitetit hebre.

edi rama isaac herzog

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit