Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjorm, ku Dalan Alliaj u ekzekutua me 6 plumba nga djali i xhaxhait të tij, Bertil Alliaj në Selenicë të Vlorës. • Ngjarja ndodhi pas një konflikti, motivet e të cilit ende nuk janë të qarta, dhe ku debati degjeneroi deri në përdorimin e armëve. • Viktima, 36-vjeçari Dalan Alliaj, humbi jetën në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra. • Mësohet se viktima kishte shkuar për vizite tek shtëpia e autorit, aty ku edhe ndodhi krimi i rëndë. • Policia bën me dije se autori është shpallur në kërkim dhe dyshohet se është fshehur ne zonat malore te fshatit. • Sakaq është zbardhur dhe e shkuara kriminale e këtij te fundit, i cili është një nga autorët e masakrës së ndodhur në 2015, ku mbetën të vrarë Akil Hasanaj alias Haki Rakipi, Ardi Velaj dhe Albi Limaj. • Mësohet se Bertil Alliaj është i dënuar me 35 vite burg në mungesë për "Masakrën e Çoles" në Vlorë. • Viktima rezulton të jetë pronar i një pike për pjesë këmbimi automjetesh në Levan.
12 artikuj për këtë temë.
VLORA- Bertil Alliaj dyshohet se ka ekzekutuar me armë zjarri kushëririn e tij, Dalan Alliaj, duke qëlluar gjashtë herë. Ngjarja ndodhi pas një konflikti, motivet e të cilit ende nuk janë të qarta, dhe ku debati degjeneroi deri në përdorimin e armëve. Viktima, 36-vjeçari Dalan Alliaj, humbi jetën në vendngjarje. Autoritetet po vijojnë kërkimet, ndërsa dyshohet se i dyshuari është fshehur në terrenet malore të zonës.
Mësohet se Bertil Alliaj është i dënuar me 35 vite burg në mungesë për "Masakrën e Çoles" në Vlorë. Ai është një nga autorët e masakrës së ndodhur në 2015, ku mbetën të vrarë Akil Hasanaj alias Haki Rakipi, Ardi Velaj dhe Albi Limaj.
VLORA- Personi që shihni në foton e mësipërme është Bertil Alliaj, i dyshuar si autori i vrasjes së djalit të xhaxhait të tij mbrëmjen e sotme në Selenicë, Vlorë. Sipas informacionit zyrtar, një debat mes tyre ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit, ku autori dyshohet se ka qëlluar 36-vjeçarin Dalan Alliaj gjashtë herë.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak në vijim
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët, nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit B. A., i cili dyshohet se në fshatin Gjorm ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin D. A.
Pas kryerjes së krimit, shtetasi B. A. është larguar drejt zonës malore përreth, ku dyshohet se fshihet.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë po vijojnë punën intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
VLORA- Autoritetet kanë zbardhur detaje të reja nga vrasja e ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjorm të Selenicës, ku mbeti i vdekur 36-vjeçari Dalan Alliaj. Policia bën me dije se autori dyshohet të jetë Bertil Alliaj, djali i xhaxhait të viktimës, i cili është shpallur në kërkim.
Sipas informacioneve, konflikti mes tyre për motive ende të paqarta ka eskaluar deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Viktima dyshohet të jetë qëlluar gjashtë herë me plumba nga autori.
Vlorë/Informacion paraprak në vijim
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët, nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit B. A., i cili dyshohet se në fshatin Gjorm ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin D. A.
Pas kryerjes së krimit, shtetasi B. A. është larguar drejt zonës malore përreth, ku dyshohet se fshihet.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë po vijojnë punën intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
VLORA- Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme fshatin Gjorm të bashkisë Selenicë, ku 36-vjeçari Dalan Alliaj është vrarë me armë zjarri. Sipas dëshmive, viktima kishte shkuar për vizitë tek djali i xhaxhait të tij, Bertil Alliaj, i cili njihet si një nga autorët e masakrës së Çoles në vitin 2015, ku humbën jetën tre persona.
Policia ka nisur hetimet dhe është shpallur në kërkim Bertil Alliaj, djali i xhaxhait të viktimës, i dyshuar si autori i ngjarjes. Po ashtu, po hetohen edhe pista të tjera, përfshirë motivet e mundshme të hakmarrjes. Dalan Alliaj njihet si pronar i një pike të pjesëve të këmbimit të automjeteve në Levan, Fier.

VLORË- Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme fshatin Gjorm të bashkisë Selenicë, ku 36-vjeçari Dalan Alliaj u qëllua me armë zjarri dhe ndërroi jetë. Viktima ishte duke vizituar djalin e xhaxhait të tij, i dyshuar si një nga autorët e masakrës së Çoles në vitin 2015.
Forcat e rendit, FNSH dhe ekspertët e kriminalistikës kanë kryer kqyrjen e vendngjarjes dhe kanë shoqëruar për në polici pesë persona, përfshirë Bertil Alliaj, kryeplakun e fshatit dhe tre banorë të tjerë që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Policia e Vlorës po kryen kontrolle të thelluara dhe po kreh zonën për kapjen e autorit, ndërsa vendi i ngjarjes është i errët dhe nuk ka kamera sigurie.
Trupi i pajetë i Dalan Aliaj është dërguar në morgun e spitalit të Vlorës, ku kanë mbërritur edhe familjarët. Viktima ishte pronar i një biznesi me pjesë këmbimi automjetesh në Levan, Fier.
VLORA- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Vlorën këtë mbrëmje. Në fshatin Gjorm të Selenicës eshte ekzekutuar me 6 plumba Dalan Alliaj 26-vjeç. Mësohet se i riu kishte shkuar për vizitë tek xhaxhai tij teksa edhe është qëlluar për vdekje në pragun e shtëpisë nga një person i paidentifikuar.
Pamjet e mëposhtme tregojnë momentet e undit të jetës së tij, ku mjekët e zbresin me shpejtësi nga ambulanca dhe vrapojnë në korridore për ta shpetuar, por fatkeqësisht nuk mundën. Alliaj nuk mundi tu mbijetonte plagëve të marra dhe humbi jetën.
Mësohet se Dalan Alliaj kishte shkuar në Gjorm për të vizituar djalin e xhaxhait të tij. Ende nuk janë bërë të ditura motivet e vrasjes, ndërsa forcat e rendit po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.
Dalan Alliaj njihet edhe si pronar i një pike për pjesë këmbimi automjetesh në Levan. Hetimet janë duke u zhvilluar dhe nuk përjashtohet as pista e hakmarrjes, si dhe motive të tjera të mundshme.

VLORA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjorm të Bashkisë Selenicë, ku Dalan Alliaj 36-vjeç humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit. Viktima ishte për vizitë te xhaxhai i tij, i cili është babai i Bertil Alliaj, i përfshirë në masakrën e Çoles. Gjatë kohës që qëndronte pranë derës së shtëpisë, një person i është afruar dhe e ka goditur, duke u larguar më pas nga vendi i ngjarjes.
Viktima, i cili rezulton të jetë i njëjti person nga fshati Levan i Fierit, pronar i një pike për pjesë këmbimi automjetesh në Levan, u transportua menjëherë në spital nga familjarët, por ndërroi jetë gjatë rrugës për në Vlorë.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po kryen hetime për zbardhjen e ngjarjes.
VLORA- Viktima e ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në fshatin Gjorm të Bashkisë Selenicë është identifikuar si Dalan Alliaj, 36-vjeç. Mësohet se i riu ishte për vizitë te xhaxhai i tij kur është qëlluar për vdekje me armë në pragun e shtëpisë nga një person i paidentifikuar ende.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, në fshatin Gjorm, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, shtetasi Dalan Aliaj, 36 vjeç, banues në Fier. Nga veprimet paraprake, gjatë këqyrjes së trupit, i janë konstatuar plagë të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.
VLORË- Policia e Vlorës ka dalë me njoftim zyrtar për vrasjen e raportuar pak çaste më parë në fshatin Gjorm, të Bashkisë Selenicë. Sipas njofimit të bluve, 36-vjeçari ishte gjetur i pajetë nga familjarët e tij dhe i janë konstatuar plagë të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri.
Sot, në fshatin Gjorm, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, shtetasi 36 vjeç, banues në Fier. Nga veprimet paraprake, gjatë këqyrjes së trupit, i janë konstatuar plagë të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.
VLORA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjorm, Bashkia Selenicë, ku një person rreth 36-vjeç ka humbur jetën si pasojë e plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit. Mësohet se i riu nuk i mbijetoi plagëve të marra dhe humbi jetën rrugës për në spital.
Sipas burimeve për mediat, viktima ndodhej në shtëpinë e djalit të xhaxhait të tij kur u qëllua. Identiteti i autorit ende nuk është bërë i ditur, ndërsa hetimet e policisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vazhdim. Banorët e zonës bëjnë me dije se i ndjeri ishte banor i fshatit Levan, në Fier.
VLORA- Një plagosje me armë zjarri ka tronditur mbrëmjen e sotme fshatin Gjormë, në bashkinë e Selenicës. Ngjarja ka ndodhur në qendër të fshatit, ku një 36-vjeçar është qëlluar me armë dhe ka mbetur rëndë i plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, viktima kishte shkuar për vizitë në shtëpinë e djalit të xhaxhait të tij, kur ndodhi incidenti. Ende nuk dihen motivet që çuan në konflikt, ndërsa autori i ngjarjes nuk është identifikuar deri më tani.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
VLORA- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Gjorm të bashkisë Selenicë, ku një person është plagosur me armë zjarri. Sipas dëshmive të banorëve, ngjarja ka ndodhur në qendër të fshatit, vetëm pak minuta më parë.
Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet apo motivet e plagosjes, ndërsa forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave. Sakaq mësohet se i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.