LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

PRIMARET/ PD publikon emrat e 7 kandidatëve që garojnë për Tiranën, shtyhet afati i kandidimit

•Sot, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike ka bërë publike emrat e 7 kandidatëve të propozuar/vetëpropozuar për tu futur në garën e Primareve për Tiranën. Në listë janë: Adriana Kalaja, Belind Kelliçi, Enkelejda Fejzo, Fatmir Merkoci, Gerti Bogdani, Ilir Alimehmeti, Julian Deda. • Degët e Partisë Demokratike të Shqipërisë kanë kërkuar shtyrjen e afatit për kandidimin në Primare në 12 nëntor, për shkak të kohës së pamjaftueshme për organizimin e mbledhjeve në çdo nivel organizativ dhe marrjen e propozimeve apo vetë-propozimeve nga struktura partiake në territorin që ata mbulojnë. Nga ky vendim, i marrë nga Partia Demokratike, përjashtohen 16 degët e Bashkisë Tiranë.•KOKOE mbylli një natë më parë, në orën 20:00 procesin e marrjes së propozimeve dhe vetëkandidimeve për degët Tiranë dhe Elbasan. Pas orës 20.00, degët e Tiranës dhe Elbasanit depozituan fizikisht pranë KOKOE, informacionin për kandidaturat e propozuara në degët përkatëse së bashku me dolumentacionin e dorëzuar pranë tyre. •Ndërsa për degën e Durrësit ka pasur një shtyrje afati deri më 8 nëntor. Procesi i primareve që do të nxjerrë kandidatët e Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale do të përfundojë brenda datës 4 dhjetor, ditë kur dhe pritet të mbahen votimet. •Sot Arjan Hoxha, kryetar i Partisë Demokratike në Kamëz do të garojë në Primaret e PD. •Asllan Dogjani prezantoi kandidaturën e tij për Primaret që do zhvillohen për Bashkinë Kamëz bashkë me Shemsi Prençin dhe Arjan Hoxhën. Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Fisnik Qosja dhe ish-kryebashkiaku i Kavajës, Isa Sakja, janë dy emrat që kanë depozituar kandidimin për Kavajën. •Anëtari i Partisë Demokratike, Artur Mahmutaj ka konfirmuar se është gati të bëhet pjesë e Primareve të Sali Berishës, për të kandiduar për kryetar bashkie në qytetin e Fierit, ndërsa Bardh Spahia kërkon një mandate të plotë në krye të Shkodrës. Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj ka dorëzuar kandidaturën për primare për Bashkinë e Tropojës.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

DATA- Shtyhet afati për vetëkandidim dhe kandidim për Primaret në PD

PRIMARET/ PD publikon emrat e 7 kandidatëve që garojnë për
Partia Demokratike

TIRANË-Deri në datën 12 nëntor është vendosur afati për vetëkandidim dhe kandidim për Primare në të gjitha degët e PDSH-së. Nga ky vendim, i marrë nga Partia Demokratike, përjashtohen 16 degët e Bashkisë Tiranë. Degët e Partisë Demokratike të Shqipërisë kanë kërkuar shtyrjen e afatit për shkak të kohës së pamjaftueshme për organizimin e mbledhjeve në çdo nivel organizativ dhe marrjen e propozimeve apo vetë-propozimeve nga struktura partiake në territorin që ata mbulojnë.

Për këtë arsye, pas shqyrtimit të dokumentacionit nga KOKOE, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, vendosi shtyrjen e afatit për vetëkandidim dhe kandidim për Primare në të gjitha degët e PD, deri në 12 nëntor 2022.

NJOFTIMI I PD:

Për shtyrjen e afatit për marrjen e propozimeve për kandidatët e PDSH në Primaret për zgjedhjet vendore 2023 Në vijim të Udhëzimeve 12 datë 27.10.2022 dhe 13 datë 31.10.2022 “Mbi afatet dhe procedurat e marrjes së propozimeve për kandidatët e PDSH në Primaret për zgjedhjet vendore 2023,
Në mbledhjen e datës 7.11.2022, KOKOE shqyrtoi dokumentacionin e ardhur nga degët e PDSH. Pothuajse të gjitha degët e PDSH kanë bërë kërkesë për shtyrje afati për shkak të kohës së pamjaftueshme për organizimin e mbledhjeve në cdo nivel organizativ dhe marrjen e propozimeve apo vetë-propozimeve nga struktura partiake në territorin që ata mbulojnë. Duke e konsideruar këtë proces shumë të rëndësishëm, me qëllim dëgjimin e mendimeve dhe marrjen e propozimeve nga e gjithë anëtarësia e PDSH,

KOKOE

Vendosi:

Shtyrjen e afatit për vetëkandidim dhe kandidim për Primare në të gjitha degët deri në 12 nëntor 2022.
Nga ky vendim përjashtohen vetëm 16 degët e Bashkisë Tiranë.
Kryesitë e Degëve të marrin masa për përcjelljen e këtij Vendimi.

KOMISIONI I ORGANIZIMIT DHE KONTROLLIT TE OPERACIONEVE ELEKTORALE

KRYETARE
ALBANA VOKSHI

Procesi i primareve që do të nxjerrë kandidatët e Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale do të përfundojë brenda datës 4 dhjetor, ditë kur dhe pritet të mbahen votimet. Asllan Dogjani prezantoi kandidaturën e tij për Primaret që do zhvillohen për Bashkinë Kamëz bashkë me Shemsi Prençin dhe Arjan Hoxhën. Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Fisnik Qosja dhe ish-kryebashkiaku i Kavajës, Isa Sakja, janë dy emrat që kanë depozituar kandidimin për Kavajën. Në Tiranë kandidatët janë: Adriana Kalaja, Belind Kelliçi, Enkelejda Fejzo, Fatmir Merkoci, Gerti Bogdani, Ilir Alimehmeti, Julian Deda. Anëtari i Partisë Demokratike, Artur Mahmutaj ka konfirmuar se është gati të bëhet pjesë e Primareve të Sali Berishës, për të kandiduar për kryetar bashkie në qytetin e Fierit, ndërsa Bardh Spahia kërkon një mandate të plotë në krye të Shkodrës. Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj ka dorëzuar kandidaturën për primare për Bashkinë e Tropojës.

3 VITE ME PARE

Antarësia e propozoi Palokën si kandidat për Tiranën, demokrati refuzon: Faleminderit, por s'do marr pjesë!

PRIMARET/ PD publikon emrat e 7 kandidatëve që garojnë për
Edi Paloka

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka duket se ka qenë një prej emrave të propozuar për të garuar për Primaret e Bashkisë së Tiranës. Lajmin e ka bërë me dije vetë deputeti Paloka, i cili ka shtuar se i falenderon të gjithë që besuan tek ai, por nuk ka për qëllimin garimin.

"Falenderoj te gjithe ata demokrate qe me kane propozuar si kandidat per Tiranen. Une vete nuk do te marre pjese ne primare por ju siguroj qe do te jem ne krah te kandidatit qe do te dale fitues njesoj sikur te isha vete,"-shkruan Paloka.

3 VITE ME PARE

Primaret e PD-së, mjeku shpall kandidaturën për Bashkinë Korçë

PRIMARET/ PD publikon emrat e 7 kandidatëve që garojnë për
Gjergji Gjata

KORÇË- Mjeku Gjergji Gjata ka shpallur kandidaturën për në primaret e Partisë Demokratike për të qenë ai kandidati i opozitës në zgjedhjet vendore të 14 majit. Ai është i pari që ka shpallur kandidaturën për Bashkinë e Korçës.

“Te nderuar miq dhe dashamirës, Demokratë dhe demokrate!Nisur nga kërkesa e vazhdueshme e shumë prej jush, por edhe ndjeshmërisë njerëzore dhe qytetare, për ti shërbyer njerëzve dhe qytetit në një dimension tjetër, kam vendosur të shpall kandidaturen time në primaret që zhvillohen nga koalicioni opozitar për kryetar Bashkie të qytetit tonë.

Është momenti që gjithsecili prej nesh të japë kontributin e tij në shërbim të vendit tonë, për të ndaluar regresin, largimin masiv të shqiptarëve shkaktuar nga keq-qeverisja si në nivel qëndror ashtu dhe atë lokal.Të gjithë së bashku ne duhet të kthejmë shpresën për qytetarët tanë.Ju faleminderit për mbështetjen!”- thotë ai.

6 nëntori ishte afati përfundimtar për të depozituar kandidaturat për primaret e demokrateve për bashkinë e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit. Për Durrësin afati është shtyrë deri më 8 nëntor. Ditën e sotme, Albana Vokshi ka zyrtarizuar emrat e kandidatëve të vetëshpallur në primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës. Në një deklaratë për mediat ajo lexoi emrat e kandidatëve, Adriana Kalaja, Belind Kelliçi, Enkelejda Fejzo, Fatmir Merkoci, Gerti Bogdani, Ilir Alimehmeti, Julian Deda.

Procesi i primareve në Partinë Demokratike do të përfundojë brenda datës 4 dhjetor, ditë kur do të mbahen votimet

3 VITE ME PARE

Primaret në PD, Vokshi zbulon EMRAT e kandidatëve për Tiranën, mes tyre edhe Jul Deda

PRIMARET/ PD publikon emrat e 7 kandidatëve që garojnë për
Albana Vokshi

TIRANË- Zyrtarizohen emrat e kandidatëve të propozuar dhe vetëpropozuar në primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës. Kryetarja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE), Albana Vokshi në një dalje për mediat nga selia blu, bëri të ditur për mediat emrat e kandidatëve. Lista mban emrat e personave që deri më sot e kanë zyrtarizuar kandidimin, mirëpo surprizë ishte emri i aktorit të njohur Julian Deda. Ai është në mesin e 7 personave që do kandidojë në Primare.

Emrat e personave që janë vetëkandiduar: 

1. Adriana Kalaja
2. Belind Këlliçi
3. Enkelejda Fejzo
4. Fatmir Merkoçi
5. Gerti Bogdani
6. Ilir Alimehmeti
7. Julian Deda

'Në bazë të vendimit nr.38, datë 1 tetor 2022 të Këshillit Kombëtar të PD, në bazë të dy udhëzimeve: 11 të datës 24 tetor 2022 dhe udhëzimit 12 dhe 13 të datës 27 dhe 31 tetor, në çdo degë ka nisur procesi për marrjen e propozimeve nga çdo nivel strukture. Përveç shprehjeve të interesit, në çdo degë, në çdo nivel strukture janë marrë propozimet për kandidaturat, për primaret, për çdo bashki të vendit. Për Tiranën, në orët e vona të ditës së mbrëmshme janë marrë dokumentacionet nga 16 degët e Tiranës. Për shkak të intesitetit shumë të lartë të procesit, për shkak të interesit po aq të lartë për primaret, KOKOE ka qenë e mbledhur çdo ditë, pra edhe në fund të javës. Sot KOKE ka shqyrtuar të gjithë dokumentacionin e ardhur nga 16 degët e Tiranës. Dua të sqaroj që KOKOE nuk përcakton, nuk vlerëson kandidaturat, por vetëm shqyrton nëse dokumentacioni është plotësuar konform vendimeve përkatëse. Në bazë të nenit 12 të statutit të PD, i kalojnë për shqyrtim dhe për vendimmarrje Kryesisë së PD, e cila do të mblidhet në ditët në vijim. KOKOE do të mblidhet përsëri sot për të marrë në shqyrtim dokumentacionin e ardhur dhe nga degët e tjera, apo për të marrë në shqyrtim disa kërkesa që i janë adresuar në emër të KOKOE për shtyrje afati në degë të caktuara. Unë si kryetare e KOKOE doja të falenderoja të gjithë personat që kanë besuar në procesin e primareve të PD si procesi më demokratike i një forcë politike. Këta persona që shprehën dëshirën për të kandiduar duam t’i falenderojmë dhe po ashtu duam të falenderojmë edhe degët e PD për organizimin e procesit të marrjes së propozimeve në çdo nivel strukture, proces i cili po vijon edhe tani në të gjitha degët e tjera përveç Tiranës. Për degët e tjera, për vendimarrjen, do ju njoftojmë në vijim.'- u shpreh Vokshi.

Procesi i primareve në Partinë Demokratike do të përfundojë brenda datës 4 dhjetor, ditë kur do të mbahen votimet. Ditën e sotme Arjan Hoxha, kryetar i Partisë Demokratike në Kamëz shpalli kandidimin për Primaret e PD dhe Evdar Kodheli për Fierin. 

Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë shkojnë bashkë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Marrëveshja e kthyer në një "kontratë" bashkëpunimi elektoral mes dy partive u firmos nga dy kryetarët Sali Berisha dhe Ilir Meta. 

3 VITE ME PARE

Primaret në PD/ Zyrtarizohet kandidatura për Bashkinë Fier, Kodheli: Do kthej besimin me politikë konkrete

PRIMARET/ PD publikon emrat e 7 kandidatëve që garojnë për
Evdar Kodheli

TIRANË- Një tjetër kandidaturë është bërë zyrtare për primaret në Partinë Demokratike. Evdar Kodheli ka prezantuar kandidaturën për Bashkinë Fier. Ditën e sotme në një dalje për mediat, nga selia blu, kandidati bëri të ditur se mori këtë vendim për të mirën e vendit dhe për të bërë ndryshimin. Ai shtoi se primaret shpalosin aftësinë dhe kapacitetin e demokratit të ndershëm dhe të atij që lufton jo për vete por për atdheun. Kodheli është diplomuar për Ekonomi dhe ka ndjekur dhe përfunduar studime post-universitare. 

DEKLARATA E KODHELIT:

Unë jam Evdar Kodheli dhe kam vendosur të hedh kandidaturën për primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë Fier. Jam diplomuar pë Ekonomi dhe kam ndjekur dhe përfunduar me sukses, gjate ketyre 22-viteve disa specilalizime pas-universitare duke u certifikuar dhe licensuar si kontabilist, auditues, ekspert fiskal etj.
Prej vitit 2005 dhe aktualisht drejtoj studion time. Së bashku me familjaret e mi kam qene pjese e angazhimit politik ne PD qe ne vitet 90. Kam vendosur të hedh kandidaturën në primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë Fier, sepse e ndjej detyrim qytetar dhe politik pjesëmarjen në një proces që kthen votën. Unë besoj se vetëm nëpërmjet votës së lirë merr udhë edhe konkurenca e lire, e cila siguron transparence, meritokraci dhe hierarki.

Kam vendosur të kandidoj i sigurt se:
Nuk ka me kohe per kedo qe e do atdheun , e do Shqiperine.
Nuk ka me kohe te mendohemi se mbase ndryshimi vjen vete,
Nuk ka me kohe te bejme spektatorin.
Nuk ka me kohe te lejojme te kapemi nga politika e korruptuar.
Nuk ka me kohe te drejtohemi nga pa-aftesia , neglizhenca , korrupsioni, dhe arroganca.
Nuk ka me kohe te vazhdoje hemoragjia e largimit te te rinjve, zhvlerësimi i pedagogeve, mjekëve, apo cdo profesioni te lire.

Gara eshte ajo qe perzgjedh me te mirin, me te kaulifikuarin per te bere ndryshimin e duhur. Kjo eshte arsyeja që, si qyetar, si perkrahes i Partise Demokratike, si njeri i lire dhe pa paragjykime, apo i pakushtëzuar nga kundërshtaret politikë, vendosa te garoj si kandidat ne PRIMARET qe organizon Partia Demokratike per Kryetarin e Bashkise Fier. Primaret do te shpalosin aftesite dhe kapacitetet e demokratit te ndershem , atij qe lufton jo per vete por per Shqiperine, per atdheun tone. Kjo eshte Partia Demokratike , parti qe nuk emeron ne tavolinen e kryetarit kandidatet, Parti me vizion , Parti me parime demokratike , dhe te drejte vote per kedo anetar apo dhe simpatizant. Fituesi do te jete me i miri, dhe ne garuesit do te jemi NJE me te cilido qoftë ai ose ajo, duke fituar përballjen me kundershtarin politik. Te dashur bashkeqytetare, te kontribuojme seicili per ndryshimin e madh.
Te kthejme se bashku besimin, jo me fjale, por me politika konkrete zhvillimi ne baze te nje programi gjitheperfshires, per nje zhvillim me te madh, ne dobi te gjithe qytetareve fierake te përgatitur nga specialistet me te mire, sipas fushave perkatese. Me këtë rast, ftoj bashkëqytetarët e mi fierakë dhe shqiptarët, të gjithe bashke, të bëhemi pjesë e protestave, si forma demokratike e ngritjes së zërit, e kundërshtimit të shpopullimit, asimilimit, varfërimit, per te fituar te drejtat tona si qytetare te lire, per te mos i larguar femijet tane nga atdheu yne, por per te bere nje atdhe me te mire dhe te denje per te gjithe shqiptaret.

Procesi i primareve në Partinë Demokratike do të përfundojë brenda datës 4 dhjetor, ditë kur do të mbahen votimet. Ditën e sotme Arjan Hoxha, kryetar i Partisë Demokratike në Kamëz shpalli kandidimin për Primaret e PD. Deri më tani janë bërë publike disa kandidime. Në Tiranë janë 5 emra: Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti dhe ish-deputetët Kujtim Gjuzi e Gert Bogdani. Asllan Dogjani prezantoi kandidaturën e tij për Primaret që do zhvillohen për Bashkinë Kamëz bashkë me Shemsi Prençin dhe Arjan Hoxhën. Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Fisnik Qosja dhe ish-kryebashkiaku i Kavajës, Isa Sakja, janë dy emrat që kanë depozituar kandidimin për Kavajën. Anëtari i Partisë Demokratike, Artur Mahmutaj ka konfirmuar se është gati të bëhet pjesë e Primareve të Sali Berishës, për të kandiduar për kryetar bashkie në qytetin e Fierit, ndërsa Bardh Spahia kërkon një mandate të plotë në krye të Shkodrës. Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj ka dorëzuar kandidaturën për primare për Bashkinë e Tropojës.

3 VITE ME PARE

Në krye të grupit të SMV në Elbasan, Arjan Hoxha hyn në Primare përballë Dogjanit: Manifestim i demokracisë

 

PRIMARET/ PD publikon emrat e 7 kandidatëve që garojnë për
Arjan Hoxha, kandidat ne Primare

TIRANE- Arjan Hoxha, kryetari i degës së Partisë Demokratike në Kamëz ka njoftuar sot hyrjen zyrtarisht në garën e Primareve përballë Asllan Dogjanit që dorëzoi kandidaturën e tij më herët. Në një deklaratë për mediat, Hoxha tha se vendimi për të garuar lidhet me trajtimin diskriminues që qeveria iu bën qytetarëve të Kamzës ndërsa shtoi se do të bashkëpunojë me fituesin e garës dhe tha se primaret janë manifestimi më i bukur i votës së lirë. Arjan Hoxha nuk është i panjohur brenda PD. I emëruar nga Gazment Bardhi në vitin 2017 si Drejtor i Burgjeve, Hoxha ishte përgjegjës për sigurinë në Strukturën për Mbrojtjen e Votës që ngriti PD në vitin 2021 në Elbasan. Ai u arrestua dhe më pas u lirua dhe ka fituar pafajësinë. 

Deklarata e plotë: 

Kryetari i PD Kamëz Arjan Hoxha prezanton kandidaturën në Primare për Bashkinë Kamëz: Rakip Suli në krye të Bashkisë Kamëz me vetëm 6% të pjesëmarrësve në zgjedhje, primaret janë manifestimi më i bukur i demokracisë dhe votës së lirë.Të dashur qytetarë të Kamzës dhe Paskuqanit,

Unë jam Arjan Hoxha dhe kam vendosur të kandidoj në primaret e Partisë Demokratike për kryetar të Bashkisë Kamëz.

Ky vendim nuk ka qenë i thjeshtë dhe as i rastësishëm. E kam marrë këtë vendim me qëllimin që së bashku me të gjithë demokratët, pa përjashtim, t'ua kthej bashkinë e marrë peng nga Edi Rama dhe Rakip Suli qytetarëve të Kamzës.

Qytetarët e Kamzës dhe Paskuqanit, më shumë se kushdo tjetër, janë dëshmitarë të trajtimit diskriminues, tallës dhe poshtërues që iu është bërë nga qeveria e Edi Ramës për të vetmen arsye se ata kanë qenë kurdoherë besnik ndaj të djathtës dhe Partisë Demokratike.

Diskriminimi ndaj këtyre banorëve mund të vërehej lehtësisht në deklaratat e mbushura me mllef dhe fyerje të Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij, në mungesën e investimeve në punësim, shëndetësi dhe arsim, në heqjen padrejtësisht nga puna dhe skemat e mbështetjes sociale.

Sikur kjo sjellje e pushtetit qëndror ndaj banorëve të Kamzës dhe Paskuqanit të mos mjaftonte, ardhja e Rakip Sulit në krye të Bashkisë Kamëz me vetëm 6% të pjesëmarrësve në zgjedhje, do ta vështirësonte edhe më shumë jetën për banorët e Kamëz dhe Paskuqanit. Sot, të gjithë janë dëshmitarë të aferave korruptive, abuzimeve dhe veprimeve arbitrare të Rakip Sulit dhe administratës së tij.

Por, në 14 Maj, pushteti lokal i Edi Ramës dhe Rakip Sulit në Kamëz dhe Paskuqan merr fund.

Menjëherë pas përfundimit të proçesit historik të primareve në 4 Dhjetor, kandidati zyrtar i Partisë Demokratike dhe ekipi i tij do të fillojnë punë për ndërtimin e një platforme fituese që ofron zgjidhje dhe mundësi zhvillimi për çdo qytetar të Kamzës dhe Paskuqanit, pavarësisht bindjeve të tij politike.

Të dashur demokratë të Kamzës dhe Paskuqanit,

Kur vendosa t'i bashkohem lëvizjes reformuese dhe rithemeluese të Dr. Berishës, e bëra me bindje të plotë se vota dhe vullneti i anëtarëve duhet të jetë në thelb të një partie politike. Veçanërisht një partie politike që solli idene e pluralizmit dhe votës së lirë në Shqipëri. Me këtë bindje, garova edhe në zgjedhjet për kryetar të PD-së Kamëz dhe me votëbesimin tuaj masiv, ia dolëm.

Nga dita e parë që jam zgjedhur në drejtimin e PD-së Kamëz, e kam ndjerë peshën e përgjegjësisë së këtij pozicioni. Prandaj, së bashku me ekipin drejtues të degës i jemi vënë punës për të takuar çdo demokrat, për ta falënderuar për kontributin e tij, për të dëgjuar idetë dhe për ta ftuar që të vazhdojë kontributin brenda familjes tonë politike.

Pikërisht këto takime e biseda, më kanë nxitur dhe inspiruar që të përfshihem në garën e brendshme të primareve për kandidat për Bashkinë Kamëz. Unë besoj fort se primaret janë manifestimi më i bukur i demokracisë dhe votës së lire.

Ekipi im dhe unë kemi punuar fort gjatë kësaj kohe për bashkimin e demokratëve në Kamëz dhe Paskuqan, e në një masë të madhe, besoj se ia kemi dalë. Megjithatë, gjatë kësaj kohe, së bashku me ekipin tim do t'i shumëfishoj takimet dhe kontaktet me demokratët e Kamzës dhe Paskuqanit, në mënyrë që në zgjedhjet e 14 Majit të jemi të gjithë bashkë për të festuar clirimin e Bashkisë Kamëz nga pengmarrja e Edi Ramës dhe Rakip Sulit, e kthimin e saj qytetarëve.

Qytetarët e Valiasit, Zallmnerit, Bulceshit, Bathores, Laknasit, Frutikulturës, Paskuqanit dhe Babrrusë meritojnë më shumë dhe ne demokratët jemi më të gatshëm se kurdoherë, të punojmë me ta dhe për ta, për më mirë e më shumë.

Të dashur demokratë të Kamzës dhe Paskuqanit,

Në një garë të brendshme nuk ka humbës dhe fitues. Prandaj, unë dua t'iu garantoj sot se kushdoqoftë fituesi i këtyre zgjedhjeve, qofsha unë apo miqtë e mi që kanë shprehur dëshirën për kandidim, unë do t'iu shtrij dorën e bashkëpunimit dhe do t'i përfshij në ekipin tim ose do të jem pjesë e ekipit të tyre për realizimin e misionit të përbashkët që është clirimi i Bashkisë Kamëz nga pushteti korruptiv dhe i paligjshëm i Edi Ramës dhe Rakip Sulit, dhe kthimi i bashkisë tek qytetarët e Kamzës dhe Paskuqanit./Dosja.al

primaret ne pd partia demokratike zgjedhjet lokale 2023

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën