"Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë"/ Rama nga Thethi: Sistemi nuk përmbyset! "Paketa e Maleve" nuk tjetërson pronat
“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet 21 ...
“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet 21 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
•Ministrja e Arsimit Evis Kushi prezantoi ditën e sotme në Komisionin për Edukimin projektbuxhetin e vitit 2023. •Kushi u shpreh se në buxhetin e vitit të ardhshëm është parashikuar që të jepen libra falas një përdorimshe nga klasa 1 deri në klasën e 3. •Ministrja u shpreh se këtë vit është marrë vendimi edhe për të shkurtuar kohën e praktikës mësimore për të diplomuarit për mësuesi, para se ata të marrin licencën për të ushtruar më pas profesionin. •Ajo deklaroi se maturantët që duan të studiojnë degën e Mjekësisë së Përgjithshme në universitet do t’i nënshtrohen një testimi shtesë në formë elektronike.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Ditën e sotme, ministrja Evis Kushi raportoi në komisionin e çështjeve sociale për projektbuxhetin e vitit 2023. Ajo kërkoi ndihmë për gjetjen e disa shifrave mirëpo duket se këshilltarja e saj nuk ishte shumë e saktë. Kjo bëri që Kushi të acarohej por buzëqeshjen nuk e hoqi në asnjë moment në këtë situatë të sikletshme.
DEBATI:
Kushi: Ata kanë aplikuar dhe fituar një fond, nuk e di nëse është ky apo një program tjetër por kjo është mënyra sesi ne i nxisim universitetet që të kenë programet më të mira duke i mbështetur me këtë buxhet. Këtë vit kishim rreth
Këshilltarja: 55 milionë
Kushi: Jo
Këshilltarja: 616 milionë
Kushi: Jo jo, viti këtë vit. Kije mendjen. Po, rreth 400 milionë lekë për universitetet. Ja ta gjej.
Këshilltarja: Po pra, Gjirokastra ka pasur
Kushi: Të lutem e gjej vetë tani. Pra 216 janë për infrastrukturë.
TIRANË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi deklaroi ditën e sotme në Komisionin për çështje sociale teksa po prezantonte projekt-buxhetin 2023 se librat një përdorimshme do të jepen falas për fëmijët. Ajo u shpreh se kjo do të jetë e vlefshme për klasat e para deri në ato të treta. Këto tekste do të jepen falas, pasi janë parashikuar në buxhet.
'Klasa e parë e dytë dhe e 3 tekstet shkollore do të jenë një përdorimshme. Për klasën 1,2 dhe 3 kemi gjykuar se është e vështirë dhe joeficente që librat të përdoren përsëri. Në buxhet kemi parashikuar që tekstet do të jenë totalisht fala vetëm me një përdorim.’- tha ministrja.
Po ashtu, ministrja u shpreh se këtë vit është marrë vendimi edhe për të shkurtuar kohën e praktikës mësimore për të diplomuarit për mësuesi, para se ata të marrin licencën për të ushtruar më pas profesionin.
“Këtë vit kemi marrë vendim për të shkurtuar kohën e praktikës mësimore për të diplomuarit për mësuesi para se të shkojnë në marrjen e licencës, nga një vit në 3 muaj”, u shpreh Kushi.
TIRANË- Në komisionin e Edukimit, Ministrja e Arsimit Evis Kushi deklaroi se do ketë rregulla të reja për ata studentë, që duan të studiojnë për mjekësi. Sipas saj, në programin e maturës do të kenë një provim shtesë për ata që duan studimet në mjekësi të përgjithshme.
'25 deri ne 30 milionë lekë për maturën shtetërore. Këtë vit për provimet e maturës, në programin mjekësi e përgjithshme, maturantët përvec provimeve do kenë një provim të automatizuar shtesë, i cili rrit meritokracinë dhe transparencën, do jetë provim si për portalin, testi gjenerohet në moment, korrigjohet menjëherë. Ku dhe koha dhe shpenzimet do të jenë të ulëta. Do pilotohet tek programi mjekësi e përgjithshme, do e shtrijmë dhe tek provimet e tjera të maturës.'- tha Kushi.