LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Projektbuxheti te 'Ekonomia'/ Braçe: Ka problematika. Ibrahimaj: Taksa e energjisë nuk është komuniste

•Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj deklaroi ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë për taksën për energjinë. •Ajo sqaroi se po punohet për të draftuar projektligjin i cili po konsultohet me grupet që do të preken, duke shtuar se taksa nuk është komuniste por sipas BE-së. • Në lidhje me taksën për lojërat e fatit, Ibrahimaj pohoi edhe se janë bazuar në historikun e mbledhjes së kësaj takse para pezullimit dhe llogaritja është bërë mbi atë historik. •Ibrahimaj tregoi se në fund të vitit të kaluar ishte gati strategjia afatmesme e të ardhurave e përpunuar me FMN-në që u hodh për konsultim publik. •Deputeti socialist, Erion Braçe deklaroi se projektbuxheti është korrekt mirëpo ka disa problematika në çështje të caktuara.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

'Kam rezerva'/ Projekt-buxheti 2023, Braçe: Të ardhurat janë korrekte, por ka dhe problematika

Projektbuxheti te 'Ekonomia'/ Braçe: Ka problematika.
Erion Brace

TIRANË-Ditën e sotme, në komisionin e Ekonomisë deputeti socialist Erion Braçe u shpreh se projekt buxheti 2023, është korrekt por ka disa rezerva për të/ka dhe disa problematika. Sipas Braçes, ka favore të disa sektorëve të konsoliduar dhe se duhet me patjetër një kalendar të ngushtimit të këtij favori. Ai u shpreh se ka disa rezerva për sa i përket bujqësisë, tematikë që e ka ngritur shumë shpesh dhe në Kuvendin e Shqipërisë.

'Të ardhurat e buxhetit të shtetit janë korrekte. Ju e dini mirë se ’mendoj unë për lojërat e fatit, unë si dua fare në buxhet por bëjnë 2 milionë euro. Nëse ju vazhdoni të besoni se bizneset poshte 14 milionë lekë në harkun e njëviti e rrisin në 10 miliardë lekë, atëherë nuk kemi më krizë. Unë nuk e besoj dot mirëqenien e pafundme për sipërmarrjen nën 14 milionë lekë. Zonja ministre do doja që tabelat e deklarimit të fitimit për sipërmarrjet nën 14 milionë lekë t’i vihet në dispozicion të gjithëve. Duke qenë se të ardhuruat janë parashikuar në formë korrekte aq dhe nuk ka as përkeqësim në klimën e biznesit, përkundrazi. Në këtë vend është krijuar një ide që, nuk duhet bërë bziznes me lekët e tua por me të tjerët. Duhet bërë biznes me lekët e shtetit mendojmë ne. A ka problematika? Po.

Pjesën më të madhe të favoreve fiskale e marrin sektorë të konsoliduar që s’kanë nevojë të favorizohen nga shteti. Duhet kalendar imediat të ngushtimit të këtij favori fiskal, që vijnë me ligj e kontratë. Ju thatë që nafta vjen nga importi, por ju e dini që ne jemi vete prodhues, jemi i vetmi vend në botë që se tregtojmë. Po çfarë është kjo, është përjashtim me kontratën që është bërë.

Unë s’mendojqë këtyre sikur iu rritet çmimi i asaj nafte, pra edhe kur i ulet dhe i ngrihet këta s’kanë kurrë fitim. Janë zero. Pabarazia duhet të jetë një nga objektivat tona më të mëdha. Ajo e gërryen këtë vend. Kam dhe një rezervë për bujqësinë, fiskalizimi. Shtrirja në këtë sektor do t'i bënte mirë gjithë sektorit, për të kuptuar se masat fiskale që kemi marrë nuk qëndrojnë.'- tha Braçe.

3 VITE ME PARE

Buxheti 2023/ Tabaku: Politika fiskale është pa vizion, shtresa e mesme nuk paguan dot barrën e papërgjegjshmërisë

Projektbuxheti te 'Ekonomia'/ Braçe: Ka problematika.
Jorida Tabaku

TIRANË-Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cilësoi politikën fiskale të qeverisë si të papërgjegjshme dhe pa vizion. Gjatë diskutimeve në Komisionin e Ekonomisë mbi të ardhurat e planifikuara në projektligjin “Për Buxhetin e vitit 2023”, Tabaku tha se rritja e të ardhurave në buxhet nuk ka ardhur si pasojë e rritjes së konsumit, por si pasojë e inflacionit. Ajo theksoi se Shqipëria ka 148 mijë taksapagues më pak këtë vit duke bërë që barra fiskale t’i kalojë pjesë tjetër të mbetur, duke dëmtuar rëndë buxhetin e qytetarëve dhe veçanërisht të shtresës së mesme.

FJALA E PLOTË E TABAKUT:

Me shumë shqetësim kam ndjekur debatet në komision. Ne nuk kemi stimuj fiskal por rritje taksash. Ne kemi rënie konsumi dhe ky i fundit do të penalizohet. Të dhënat e importeve për 9 mujorin kemi rënie në sasi dhe indeksi i çmimeve të prodhiimit do të rritet që do shoqërohet me rritjen e çmimeve. S’kemi normën më të lartë të inflacionit në rajon por parashikimin për rritjen më të ulët në rajon sipas parashikimeve të Bankës Botërore.


– 148 mijë taksapagues më pak.

Rritja e taksave nuk ka ardhur nga mirëadministrimi por nga inflacioni dhe nga rritja e barrës fiskale. Janë 148 mijë taksapagues më pak dhe që barra i ka kaluar pjesës tjetër.

Qeveria do ketë rritje të ardhurave  Unë kam një gjyq me KM për lojrat e fatit sepse thashë që qeveria po e përqëndron pushtetin e lojrave të fatit në 4 duar. Më duket papërgjegjshmëri një diskutim për bastet online me këtë buxhet.

Më duket papërgjegjshmëri për amnistinë fiskale. Dje znj Dhuka na tha që BE nuk na deturon për politkën fiskale sot vjen ministrja Ibrahimaj dhe thotë që kemi direktivë të BE për taksën ekstra në fushën e energjisë.

– Biznese kanë lobuar përjashtimet e tyre dhe kanë krijuar sistem të korruptuar.

Bizneset e oligarkëve kanë lobuar për përjashtime që janë jologjike dhe kështu kanë vuajtur bizneset e vogla. Politika fiskale nuk ka një vijë logjike, një vizion.

Të ardhurat do vijnë nga rritja e çmimeve nga taksat indirekte, do tatohen profesionet e lira. Pra shtresa e mesme ka qenë e persekutuar nga kjo mazhorancë.

–Të ardhura të rritura nga barra fiskale që e paguan shtresa e mesme

Nëse je qeveri e majtë takso kapitalin por ju po taksoni punën. Ju stimuloni informalitetin duke ndërtuar nivele. E shoh me shqetësim që ska masa për shpopullimin e vendit në këtë buxhet. Ne duhet të kemi një debat profesional se çfarë masash duhet të marrim.

Rikthimi i taksave për shtresën e mesme, rikthimi i debatit për amnistinë fiskale, politika fiskale që nuk stimulojnë konsumin, duke pasur parasysh stimulin monetar e ke të ezauruar, duke apsur parasysh që stimuj fiskalë nuk ka ky buxhet është abuziv. Ju nuk merreni me përjashtimet tatimore që keni në sistem por merreni me shtresën e mesme.

3 VITE ME PARE

Komisioni/ Taksat e energjisë, amnistia fiskale, gjobat dhe inflacioni, Ibrahimaj raporton tek 'Ekonomia'

Projektbuxheti te 'Ekonomia'/ Braçe: Ka problematika.
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ditën e sotme, ministrja Delina Ibrahimaj raportoi në Komisionin e Ekonomisë për projektbuxhetin e vitit 2023. Ajo u ndal në disa çështje, për të cilat dha sqarime mirëpo iu përgjigj edhe pyetjeve të anëtarëve të komisionit. 

PYETJET:

Leskaj: A ju ngjan kjo taksë me taksat e Enver Hoxhës? Me arsyetimin që keni ndjekur, pse nuk keni vendosur në fusha të tjera ku ka fitim. 

Tabaku: Pse nuk zbatohet taksa dhe për karburantet?Ato duhet të jenë në këtë grup të fitimeve të jashtëzakonshme. Unë besoj se kemi nevojë të dimë a janë të përfshirë, a e përdorin procesin e fiskalizimit. 

Braçe: Si i gjykoni ju efektivitetin e këtyre koncensioneve. Ka ardhur koha që këto të bëhen rutinë, që dhe ne të mos pagujmë kaq shtrenjtë në raport me koncensionet. Keni ju një analizë për pagën minimale reale, dhe a përputhet me atë zyrtare që është vendosur në këtë vend. Po flas për pagën minimale reale që marrin në dorë njerëzit, se themi s'ka punëtorë, oferta është ulur ndërkohë që kërkesa është shumë e madhe. 

Spaho: Do vazhdoni me amnistinë fiskale, sa do merrni në buxhet? Sa kohë që duhet të bëhet duhet të kemi dhe një pasqyrë se sa vlerësohet efekti. 

Tabaku: Fasha e TVSH e biznesit të vogël sa do të jetë?

PËRGJIGJET:

Ibrahimaj: Tatimet dhe doganat do kenë punë të rëndësishme, rezerva nuk mund të ketë për sa kohë nuk mund të kemi një parashikim. Për llogaritjen e taksës së lojërave të fatit, llogaritja është bërë mbi historikun para se ato të pezulloheshin. 

A do vendoset kjo taksë në sektorë të tjerë? Hidrokarburet në Shqipëri nuk prodhohen në vend por importohen. Ne kemi vendosur një marzh për fitimet e kompanive.  Ne kemi vendosur një marzh këtyre dhe do të shohim nëse fitimet do të jenë më të larta, mund ta marrim në konsideratë. Dhe blerjet kanë qënë më të larta. 

Ne do të vendosim taksën vetëm për prodhuesit e energjisë që janë me çmim të liberalizuar. Për ligjin e TVSH, ajo do mbetet në pragun që kemi futur në fuqi në vitin 2021. Fiskalizimi është një reformë që ka sjellur rritje të ardhurash. Në total, një element i rëndësishëm është se të ardhurat nga TVSH kanë ardhur në rritje, si rezultat i mirëadministrimit. Karburantet lëshojnë fatura. 

Parashikimi i inflacionit për vitin 2023. Parashikojmë që të jetë 3.6%, do të jetë më i lartë në pjesën e parë të vitit dhe do të vijë në ngadalësim në pjesën tjetër të vitit. Do të ndikohet nga efektet e bazës, ka ardhur në rritje që nga muaji janar. Me hyrjen e vitit të ardhshëm, efekti bazë do të jetë i lartë dhe do të ulet për pjesën e 2 të vitit. Ky është dhe për rritjen ekonomike. 

Ndërtimet, do ketë një ndryshim në sistemin e taksimit të ndërtimit, do të ketë dhe tek sistemi bankar. Janë elementë të ndjeshëm, për popullatën që do të sjellin rritje të cmimeve në këto sektorë. A duhen që keto mas atë zbatohen? Po, se çdo përjashtim sjell shkak për evazion. 

Taksa e energjisë: Nuk është një taksë komuniste, është një taksë që po vendoset nga pjesa më e madhe e vendeve të BE-së.

Shumëfishimi i gjobave. E kemi bërë për disa elementë të caktuar, ne kemi ndërhyrë në 2 penalitete dhe jo në të gjitha ato. Janë të gjitha masa që marrim në përmirësimin e të ardhurave. Totali është 5 mln lekë.

Doganat kanë mbajtur peshën më të lartë të TVSH-së. Shpërndarja ndërmjet këtyre dy agjensive të mbledhjes së të ardhurave ka ardhur nga viti në vit, synojmë që të rrisim mbledhjen e TVSH-së së brendshme. 

Amnistia fiskale. Nuk është e parashikuar në të ardhurat për vitin e ardhshëm, sapo të finalizojmë draftin do kemi një parashikim që kjo amnisti do ketë tek të ardhurat. Do e bëjmë por po merremi me detajet e finalizimit të draftit. 

3 VITE ME PARE

Ibrahimaj: Një kompani ka hedhur në gjyq vendimin e këshillit të ministrave për gjurmimin e karburanteve

Projektbuxheti te 'Ekonomia'/ Braçe: Ka problematika.
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj zbuloi ditën e sotme se një kompani ka hedhur në gjyq Qeverinë Shqiptare për procesin e gjurmimit të karburanteve. Teksa po raportonte, Ibrahimaj u shpreh se qeveria është në një proces gjyqësor me një kompani mirëpo nuk dha më shumë detaje. Teksa vijoi raportimin normalisht, ajo u ndërpre nga kryetari i Komisionit, Eduart Shalsi, i cili vuri theksin tek ky proces gjyqësor. Ministrja pranoi se është një proçes mirëpo nuk bëri të ditur as emrin e kompanisë dhe as më shumë detaje. 

Ibrahimaj: Karburantet janë të fiskalizuara, ka të bëjë dhe me një element të gjurmimit të karburanteve, jemi në një proces gjyqësor. Karburantet lëshojnë fatura. 

Kryetari i Komisionit: Më fal, ju përmendet fjalën gjyq.

Ibrahimaj: Po ka një proces, për gjurmimin e karburanteve që ishte një proces në planet e qeverisë shqiptare, nuk ka filluar, është një proces i pavarur. Një kompani x ka hedhur në gjykatë vendimin e këshillit të ministrave. 

komisioni i ekonomise delina ibrahimaj

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend