LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Protesta e 6-dhjetorit/ Berisha: Do mbushim sheshet. Balliu: Synojmë kryeministrinë, do jemi para efektivëve

• Partia Demokratike nuk është tërhequr nga protesta e 6 dhjetorit. Pavarësisht masave të ‘hekurta’ të marra nga Policia e Shtetit, kryedemokrati Sali Berisha tha se Samiti që pritet të mbahet nesër në Tiranë mes liderëve evropianë dhe atyre të Ballkanit Perëndimor është në mbështetje të demokratëve. Në fjalën e tij për mediat, Berisha tha se shqiptarët do tu tregojnë liderëve evropianë se po përballen me 'the prime thief of Albania' (grabitësin më të madh në Shqipëri), referuar kryeministrit Edi Rama. • Berisha thotë se qytetarët e kanë me detyrim që të jenë në protestë, pasi mungesa e tyre do të ishte e pafalshme. Sipas Berishës, ata që mblidhen nesër në Tiranë, me gjithë kontributin e tyre substancial në luftën kundër krimit. • Shefi i organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka treguar detaje nga skenari i protestës që do të mbahet nesër, paralelisht me Samitin BE-Ballkani Perëndimor. I ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24 Balliu theksoi se protestuesit do të vijnë më parë se sa të nisë shtetrrethimi në kryeqytet. Mes të tjerash ai sqaroi se tubimi do të mbahet në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Sipas Balliut, synimi është sheshi përballë Kryeministrisë.

8 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Berisha entuziast për protestën: Janë bërë gati banderolat fantastike, paraqitet Rama siç është

Protesta e 6-dhjetorit/ Berisha: Do mbushim sheshet. Balliu: Synojmë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbuluar përgatitjet për ditën e nesërme. Ai bëri të ditur se demokratët kanë bërë gati banderolat dhe sloganet e protestës. Një detaj ai e ndau për publikun. Berisha shtoi se disa prej banderolave do të ketë Ramën, në të gjitha format e tij.

'Kemi bërë banderola, fantastike, sloganet i kemi anglisht. Aty paraqitet Rama ashtu sic është, në të gjitha format.'- tha Berisha. 

3 VITE ME PARE

'Rama po saboton protestën'/ Berisha: Sot qytetarët nga Konispoli e Tropoja janë futur në Tiranë

Protesta e 6-dhjetorit/ Berisha: Do mbushim sheshet. Balliu: Synojmë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ftuar të gjithë demokratët që të marrin pjesë në protestën e nesërme. Ai bëri të ditur se sot, kanë mbërritur protestuesit e parë nga çdo cep i vendit. Kryedemokrati shtoi se e gjithë bota duhet ta dijë se opozita nuk do dorëzohet.

'Po bën cdo gjë për të sabotuar protestën, informoi se është ditë pushimi, i riktheu të gjitha, tani njofton se ky aks rrugor e kjo autostrad.. unë jam këtu t'u bëj thirrje qytetarëve nga Konispoli në Tropojë, që kanë hyrë në Tiranë sot paradite e pasdite, të lënë çdo gjë dhe të vijnë, të trokasin në çdo derë demokrati, bujrum në protestë. Ta marrë vesh bota se ne nuk dorëzohemi. '- tha Berisha.

3 VITE ME PARE

Protesta/ Berisha: Nesër betejën e kemi me kryehajdutin e Shqipërisë

Protesta e 6-dhjetorit/ Berisha: Do mbushim sheshet. Balliu: Synojmë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi ditën e sotme protestën e 6 dhjetorit. Përballe demokratëve të degës 2, Berisha u shpreh se beteja e nesërme është me kryehajdutin e Shqipërisë, kryeministrin Edi Rama. 

'Përshëndes zhvillimin e primareve në zgjedhjen e kandidatëve në Tiranë dhe të gjithë Shqipërinë. Ju të gjithë, në një hark kohor më pak se një vit keni vendosur, keni marrë vendime të mëdha për jetën e kësaj politike. Ne do bëjmë gjithçka që të forcojmë gjithnjë e më shumë demokracinë brenda kësaj partie. Pushtetin që u takon anëtarëve.

Mjafton të hidhni sytë në një kohë kur ne japim imazhet e qytetarëve që votojnë, imazhet e krahut tjetër janë tonelatat e kokainës, janë dëshmitë për porosi vrasjesh nga eksponentë kryesorë të partisë së Shpellës. Një botë tjetër ku ekziston krimi dhe droga por jo vullneti i anëtarëve të saj. Ne do vazhdojmë të udhëheqim me shembullin tonë në mënyrë që të bindim çdo shqiptarë që të ardhme pa votën nuk ka. Sot jemi mbledhur për eveniment tjetër jashtëzakonisht të rëndësishëm. Për protestën e nesërme në orën 12 për të cilën po bëhet një betejë e madhe mediatike sa edhe ata që mirëpresin samitin, këtë ngjarje të rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët, kanë harruar samitin dhe merren me protestën tonë. Në fakt ata kanë frikë samitin, kanë frikë Europën dhe vlerën e saj.

Të ngujuar tashmë në kodin e mafies, praktikat e mafies ata çdo lloj drite i tmerron. Po të keni vënë re ju ai që mund ta quajmë me plot gojë kryeministri mafioz i shqiptarëve. Ai që mund ta quajmë kryehajdutin e Shqipërisë. E ka humbur toruan dhe merret me postblloqe. Nesër betejën e kemi me këtë person dhe qëndrimet e tij, përpjekjen e tij për ta paraqitur Shqipërinë para Europës sikur është Kuba, një vend ku njerëzit janë të shypur dhe nuk mund të ngrihen në protestë.'- tha Berisha.

3 VITE ME PARE

Protestë dhe Samit/ Balliu zbardh skenarin: Do mblidhemi para kryeministrisë, do jemi aty para se të bëhet rrethimi i zonës

Protesta e 6-dhjetorit/ Berisha: Do mbushim sheshet. Balliu: Synojmë
Klevis Balliu

TIRANË- Shefi i organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka treguar detaje nga skenari i protestës që do të mbahet nesër, paralelisht me Samitin BE-Ballkani Perëndimor. I ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24 Balliu theksoi se protestuesit do të vijnë më parë se sa të nisë shtetrrethimi në kryeqytet. Mes të tjerash ai sqaroi se tubimi do të mbahet në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Sipas Balliut, synimi është sheshi përballë Kryeministrisë.

“Protesta është nesër. Qytetarët do të vijnë më herët, edhe për shkak të sigurisë. Ne respektojmë protokollin e sigurisë që ka policia për liderët e BE, që të jenë të bindur se vend dhe popull më pro europianë se shqiptarët s’gjejnë në asnjë vend. Nuk jemi në shinat për të shkuar drejt asaj rruge. Ne do respektojmë çdo normë, por jo provokimet dhe ekzagjerimet. Jo do bllokosh Durrësin psh se është samiti në Tiranë. justifikimi se është siguria e tyre dhe protesta duhet larguar, e thash; ata jnë një mijë euro më të sigurt se janë më të sigurt që ta bëjnëa samitin në protestë se para Ramaçit dhe Vuçiçit. Protesta do të jetë në Bulevard. Do ketë podium, do të jenë të gjitha, rëndësia themelore është mesazhi. Ka rëndësi shumë se dëgjoj disa analistë që ose paguhen shumë, ose nuk marrin vesh nga e vërteta. Është sikur të mbyllet Neës se nuk do Rama. Nuk kemi vendosur se sa orë do protestojmë,”- tha Balliu.

Policia e Shtetit nuk e ka miratuar lejen për protestën që pritet të mbahet në të njëjtën ditë kur në Tiranë do të vijnë dhe liderët evropianë për mbajtjen e Samitit BE-Ballkani Perëndimor. Kjo, pasi sipas policisë protesta përbën rrezik për sigurinë, por pavarësisht mungesës së lejes, Berisha është zotuar se do të dalë në shesh. Berisha e ka konsideruar nul, njoftimin e policisë duke shtuar se populli opozitar të martën e 6 dhjetorit në orën 12:00 do të mbushë Bulevardin. Ndërkohë që masat më 6 dhjetor duket do të jenë të ‘hekurta’, e në shërbim do të jenë jo më pak se rreth 1200 efektivë policie, duke mos i përfshirë forcat e sigurisë që kanë liderëve evropiane dhe rajonalë.

3 VITE ME PARE

Protesta e opozitës, THIRRJA e Metës: Nesër të gjithë bashkë në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit"!

Protesta e 6-dhjetorit/ Berisha: Do mbushim sheshet. Balliu: Synojmë
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë thirrje për shqiptarët që të dalin ditën e nesërme në protestën e opozitës. Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, Meta e quan protestën e nesërme një hap të madh që do të kryhet për mbrojtjen e Kushtetutës, lirisë dhe demokracisë.

“Shumë urime për Partinë Demokratike për procesin transparent, civilizues dhe në interes të demokracisë direkte të Primareve. Një hap i madh përpara! Nesër të gjithë bashkë në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në mbrojtje të Kushtetutës, lirisë dhe demokracisë”, tha Meta.

Policia e Shtetit nuk e ka miratuar lejen për protestën që pritet të mbahet në të njëjtën ditë kur në Tiranë do të vijnë dhe liderët evropianë për mbajtjen e Samitit BE-Ballkani Perëndimor. Kjo, pasi sipas policisë protesta përbën rrezik për sigurinë, por pavarësisht mungesës së lejes, Berisha është zotuar se do të dalë në shesh. Berisha e ka konsideruar nul, njoftimin e policisë duke shtuar se populli opozitar të martën e 6 dhjetorit në orën 12:00 do të mbushë Bulevardin. Ndërkohë që masat më 6 dhjetor duket do të jenë të ‘hekurta’, e në shërbim do të jenë jo më pak se rreth 1200 efektivë policie, duke mos i përfshirë forcat e sigurisë që kanë liderëve evropiane dhe rajonalë.

3 VITE ME PARE

Në pritje të Samitit të BE, Tirana pret liderët evropianë, Berisha: Do u tregojmë betejat me Ramën. Vuçiç: Do marr pjesë

3 VITE ME PARE

Berisha: Liderët e BE-së të kontrollojnë xhepat kur t'i japin dorën Ramës, është një Noriegë me atlete të kuqe Adidas

Protesta e 6-dhjetorit/ Berisha: Do mbushim sheshet. Balliu: Synojmë
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka 'paralajmëruar' liderët evropianë që do të takojnë nesër kryeministrin Edi Rama. Në fjalën e tij para mediave, Berisha tha me ironi se para se t'i japin Ramës dorën, duhet të kontrollojnë xhepat, duke nënkuptuar vjedhjen nga kryeministri. Ramën, ai e konsideroi një 'Noriegë me atlete të kuqe', duke e krahasuar me diktatorin e Panamasë. 

"Unë e di se ata që mblidhen nesër, nuk mund të na shpëtojnë nga vjedhjet e fondeve publike dhe pasurive publike, por të paktën duhet ta dinë që kur t’i japin dorën atij, të kontrollojnë xhepat, sepse ai siç thonë rëndomë shqiptarët, ose të merr, ose të le diçka në xhep. Ai është në fakt kryehajduti i shqiptarëve, i të gjitha kohërave. Unë e di se ata që mblidhen nesër në Tiranë, me gjithë kontributin e tyre substancial në luftën kundër krimit. Mos harroni se nëse Saimir Tahiri është aty ku e meriton, është falë anti-mafias italiane. Por sërish, askush nuk do të vijë të na çlirojë ne nga narkoshteti, ne dhe vetëm ne jemi ata që do çlirohemi prej tij, por jetike është t’u dëshmojmë lidershipit europian se njeriu që qëndron në tavolinë në emër të shqiptarëve, është një Noriegë me atlete të kuqe Adidas. Do të ishte e pafalshme para historisë, para vete, para fëmijëve tanë, para të ardhmes sonë, para dinjitetit tonë, nëse ne nesër nuk do të jemi të gjithë në protestën më të madhe, më madhështore që Shqipëria ka njohur në historinë e saj. Faleminderit!"- tha Berisha.

3 VITE ME PARE

Berisha: Do të ishte e pafalshme nëse nuk do të ishim të gjithë në protestë, e kemi detyrim

Protesta e 6-dhjetorit/ Berisha: Do mbushim sheshet. Balliu: Synojmë
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë të pranishëm në Tiranë për të protestuar kundër qeverisë e kryeministrit Edi Rama. Në një deklaratë për mediat, Berisha thotë se qytetarët e kanë me detyrim që të jenë në protestë, pasi mungesa e tyre do të ishte e pafalshme. Sipas Berishës, ata që mblidhen nesër në Tiranë, me gjithë kontributin e tyre substancial në luftën kundër krimit. 

Fjala e Berishës: 

Të dashur qytetarë dhe qytetare! Ju keni konstatuar këto ditë, se si këta bosë të mafias shqiptare, ballkanike dhe evropiane, janë tronditur gjer në palcë nga vendosmëria e opozitës për të dalë në protestë. Sesi këta, përpiqen të përdorin samitin për të shtypur dhe mohuar të drejtën kushtetuese për të protestuar. Sesi këta përpiqen të shtrigëzojnë një protestë e cila po thirret, po mblidhet, për të mbrojtur dinjitetin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Sesi këta janë tmerruar nga protesta, e cila do i dëshmojë lidershipit europian, se Edi Rama është njeriu i dhunimit të votës, i lidhjeve të krimit, me vjedhjet e papërmbajtura. Ai i ka shndërruar shqiptarët sërish në ‘boat people’, në njerëz të varkave.

Të dashur opozitarë dhe opozitare, nesër më shumë se kurrë, ne do të duhet bëjmë gjithçka për të mbushur bulevardin e Tiranës. Është një rast i artë, është një detyrim madhor politik, moral, ligjor dhe i gjithanshëm, që ne të bëjmë prezent përpara botës, realitetin dhe rrezikun ekzistencial që kërcënon kombin shqiptar. Unë e di, që ata që mblidhen nesër, sigurisht nuk mund të garantojnë votën tonë të lirë, por të paktën ta dinë se njeriu që kanë karshi tyre, e ka karrigen e kalbur mbi votat e rrëmbyera të shqiptarëve. Unë e di se ata që mblidhen nesër, nuk mund të na shpëtojnë nga vjedhjet e fondeve publike dhe pasurive publike, por të paktën duhet ta dinë që kur t’i japin dorën atij, të kontrollojnë xhepat, sepse ai siç thonë rëndomë shqiptarët, ose të merr, ose të le diçka në xhep.

Ai është në fakt kryehajduti i shqiptarëve, i të gjitha kohërave. Unë e di se ata që mblidhen nesër në Tiranë, me gjithë kontributin e tyre substancial në luftën kundër krimit. Mos harroni se nëse Saimir Tahiri është aty ku e meriton, është falë anti-mafias italiane. Por sërish, askush nuk do të vijë të na çlirojë ne nga narkoshteti, ne dhe vetëm ne jemi ata që do çlirohemi prej tij, por jetike është t’u dëshmojmë lidershipit europian se njeriu që qëndron në tavolinë në emër të shqiptarëve, është një Noriegë me atlete të kuqe Adidas. Do të ishte e pafalshme para historisë, para vete, para fëmijëve tanë, para të ardhmes sonë, para dinjitetit tonë, nëse ne nesër nuk do të jemi të gjithë në protestën më të madhe, më madhështore që Shqipëria ka njohur në historinë e saj. Faleminderit!

protesta e opozites 6 dhjetor 2022 sali berisha klevis balliu

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para