LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Qeveria rekomandime në luftën kundër krimit/ Manja: Të respektohet prezumimi i pafajësisë. Dumani kundër: Kanë vështirësi në zbatim

• Një takim trepalësh mes Ministrisë së Drejtësisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorisë së Posaçme është mbajtur ditën e sotme. • Në takim janë diskutuar rekomandimet e qeverisë në luftën kundër krimit në vend. Ministri i Drejtësisë e vuri theksin tek “respektimi i prezumimit të pafajësisë”, “respektimi i të drejtave procedurale të të pandehurve dhe viktimave”, dhe sidomos tek “shmangia e vonesave të pajustifikuara në hetime dhe përdorimin proporcional të masave të sigurimit”. • Ministri Ulsi Manja ka deklaruar se duhet të vihet në punë përdorimi i Inteligjencës Artificiale dhe analizës së të dhënave në hetimin e krimeve komplekse. • Një ndër rekomandimet që Manja lexoi ishte dhe forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar si dhe lufta ndaj krimit kibernetik. • Në përgjigje të Manjës, kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka theksuar se këto rekomandime po gjejnë zbatim në SPAK, por nuk shoqerohen me të dhëna statistikore. • Dumani ka shtuar se disa rekomandime janë të mikëpritura por paraqesin vështirësi sesi do gjejnë zbatim konkret. 

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Rekomandimet e qeverisë të diskutueshme!" Manja i përgjigjet Dumanit: Qëndrojmë krah drejtësisë, jo për ta drejtuar atë, por për ta fuqizuar

Qeveria rekomandime në luftën kundër krimit/ Manja: Të
Foto nga takimi

TIRANA- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka zhvilluar sot një takim në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme. Manja ka reaguar përmes një statusi të tij në rrjetet sociale lidhur me takimin, duke dhënë dhe një përgjigje ndaj kryeprokurorit të SPAK Altin Dumanit i cili i ka quajtur të diskutueshme rekomandimet e ministrit për sistemin e drejtësisë. 

Sipas Manjas rekomandimet janë për të fuqizuar akoma më shumë pavarësinë e gjyqësorit. Ministri vë theksin te mbështetja e qeverisë ndaj një sistemi prokurorie të pavarur dhe profesional. Gjithashtu ai thotë se qeveria qëndron në krah të drejtësisë dhe jo për ta drejtuar sistemin e saj.

POSTIMI:

Sot në Prokurorinë e Përgjithshme, me mikpritës Prokurorin e Përgjithshëm z. Olsian Çela dhe në prani të Drejtuesit të SPAK z. Altin Dumani, prezantuam prioritetet e Këshillit të Ministrave për luftën kundër kriminalitetit për vitin 2025.

Në zemër të këtyre prioriteteve është mbështetja e fuqishme për një sistem prokurorie të pavarur, hetime të pavarura, pa ndikim dhe pa kompromis, në çdo nivel të prokurorisë. Qeveria shqiptare angazhohet për të garantuar kushte optimale që Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK të ushtrojnë detyrën e tyre në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të vendosur.

Rekomandimet tona janë të qarta: më shumë efikasitet, më shumë transparencë, më shumë përgjegjshmëri dhe mbi të gjitha, më shumë besim nga qytetarët.

Ne qëndrojmë krah drejtësisë, jo për ta drejtuar atë, por për ta fuqizuar akoma më shumë pavarësinë e saj— që prokurorët të ndihen të lirë të bëjnë detyrën e tyre, dhe krimi të mos ndiejë më asnjë hapësirë për të vepruar.

1 VITE ME PARE

Rekomandimet e qeverisë për luftën kundër krimit/ Çela: Kemi 35% të mungesave në organikë, infrastruktura çështje urgjente

Qeveria rekomandime në luftën kundër krimit/ Manja: Të
Olsian Çela

TIRANË- Drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela ka deklaruar se ndjekja e rekomandimeve të qeverisë për luftën kundër krimit është e vështirë për shkak të plotësimit të organikave. Gjatë fjalës së tij, Dumani ka theksuar se ngritja e seksioneve të posaçme dhe njësive të specializuara kërkon njerëz dhe ata janë në mungesë. Po ashtu Çela ka theksuar se një çështje tjetër që kërkon zgjidhje urgjente ka të bëj me infrastrukturën në prokurorinë Tiranë dhe me gjykatën e rrethit. 

"I rëndësishëm për ndjekjen e rekomandimeve do të jetë sidomos për Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm plotësimi i organikave. Ngritja e seksioneve të posaçme dhe njësive të specializuara kërkon njerëz pasi ende ne kemi 35% të mungesave në organikë, le të themi kjo relativizon shumë mundësinë e ndjekjeve të rekomandimeve. E dyta që doja ta ngrija zoti ministër është një çështje që ka të bëjë me infrastrukturën, sidomos me prokurorinë Tiranë dhe me gjykatën e këtij rrethi, është çështje urgjente. Shpresoj në vijimin e përpjekjeve për një zgjidhje, pasi cilësia në ndjekjen e hetimeve lidhet edhe me sigurimin e kushteve të punës”, tha Çela.

1 VITE ME PARE

Strukturë e re për kontrollin e SPAK? Përplasje mes Manjës dhe Dumanit: Mbingarkesë burokratike, kontrollohemi nga KLP dhe ILD

Qeveria rekomandime në luftën kundër krimit/ Manja: Të
Ulsi Manja dhe Altin Dumani

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka bërë disa rekomandime ditën e sotme në lidhje me luftën kundër krimit. Gjatë një mbledhje në Prokurorinë e Posaçme, Manja ka theksuar se prokuroria duhet të forcojë kontrollin përtej procesit të vettingut. Ndërkohë që më tej ka deklaruar se nevojitet forcimi i mekanizmave të brendshme kontrollit. 

"Integriteti, transparenca dhe përgjegjshmëria. Prokuroria duhet të forcojë kontrollin përtej procesit të vettingut, duhet trajtuar seriozisht çdo ankesë dhe të rritet transparenca për qytetarët. Kërkohet miratimi i standardeve të qarta për etikën dhe profesionalizmin si dhe publikimi i praktikave të punës në përputhje me legjislacionin. Mbrojtja e të dhënave personale dhe respektimi i sekretit hetimor. Efiçensa dhe ngritja e kapaciteteve institucionale, nevojitet krijimi i strukturave të specializuara për çështje komplekse, investim në teknologji e burime njerëzore dhe zhvillim trajnimesh me Shkollën e Magjistraturës dhe partnerët ndërkombëtarë. Trajnime për antikorrupsion, krimin e organizuar dhe krimet kibernetike, duhet të jenë prioritet kombëtar. Për këtë shtyllë, një rol thelbësor do duhet të ketë edhe mbështetja e qeverisë në buxhet e burime njerëzore," tha Manja.

Kjo deklaratë e Manjës është pritur me kundërshtim nga ana e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, duke i quajtur këto mbingarkesa burokratike. Në fjalën e tij, Dumani ka theksuar se SPAK është subjekt i mbikëqyrjes nga KLP dhe ILD-ja. 

"Një rekomandim tjetër që shikoj, megjithëse në vlerësimin e institucionit tonë nuk ka të bëjë me prioritete dhe luftën kundër kriminalitetit, por është ajo që ju e thoni në rekomandimet tuaja “nevojë për respektim të mekanizmave ekzistues të kontrollit”. Rekomandohet forcim i mekanizmave të brendshme kontrollit. SPAK, tashmë subjekt i mbikëqyrjes nga KLP, ILD, krijimi i strukturave të reja vlerësimi dhe integriteti pa analizë të mekanizmave ekzistues rrezikon të sjellë një mbingarkesë burokratik," iu përgjigj Dumani.

1 VITE ME PARE

Rekomandimet e qeverisë për luftën kundër krimit/ Dumani: Janë të mikëpritura, por ka vështirësi në zbatim

Qeveria rekomandime në luftën kundër krimit/ Manja: Të
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka komentuar rekomandimet e qeverisë në luftën kundër krimit. Në mbledhjen e bërë në Prokuriorinë e Përgjithshme, Dumani ka theksuar se këto rekomandime po gjejnë zbatim në SPAK, por nuk shoqerohen me të dhëna statistikore. Gjatë fjalës së tij, Dumani ka shtuar se disa rekomandime janë të mikëpritura por paraqesin vështirësi sesi do gjejnë zbatim konkret. 

"Pasi jemi njohur me rekomandimet nuk mund të rri pa thënë disa elementë, disa gjetje tonat. Rekomandimet nuk shoqërohen me të dhëna statistikore, analizë krahasuese apo tregues konkret që justifikon nevojën për ndërhyrje. Kjo mungesë i bën rekomandimet të duken subjektive dhe vështirë të matshme sidomos për SPAK që funksionon mbi bazën e efikasitetit, rezultateve dhe besueshmërisë publike.

Rekomandimet tek një pjesë e tyre përdorin terma të përgjithshëm si hetimet proaktive, forcimi i qasjes strategjike, por nuk ofrojnë asnjë përkufizim operacional. Kjo krijon pasiguri për zbatimin praktik dhe mund të çojë në interpretim të ndryshëm nga institucionet zbatuese.

Një rekomandim tjetër që shikoj, megjithëse në vlerësimin e institucionit tonë nuk ka të bëjë me prioritete dhe luftën kundër kriminalitetit, por është ajo që ju e thoni në rekomandimet tuaja “nevojë për respektim të mekanizmave ekzistues të kontrollit”. Rekomandohet forcim i mekanizmave të brendshme kontrollit. SPAK, tashmë subjekt i mbikëqyrjes nga KLP, ILD, krijimi i strukturave të reja vlerësimi dhe integriteti pa analizë të mekanizmave ekzistues rrezikon të sjellë një mbingarkesë burokratike.

Disa nga rekomandimet janë shumë të përgjithshme dhe nuk përcaktojnë objektiva të matshëm, institucione përgjegjëse apo burime konkrete duke rrezikuar të mbeten jo të zbatueshëm. E thashë për ti bërë parapri, sepse ne në fund të çdo viti raportojmë edhe përmbushjen e rekomandimeve të Këshillit të Ministrave.

Kështu që patjetër në tërësinë e tyre rekomandimet janë të mirëpritura dhe shprehim angazhimin maksimal si institucion që këto rekomandime të jenë në prioritetin e punës së institucionit, por nga ana tjetër disa prej tyre nga mënyra se si janë formuluar apo si janë konceptuar nga pikëpamja praktike paraqesin vështirësi për tu zbatuar. Dhe unë që tani konstatoj vështirësi se si do të raportoj për përmbushjen e këtyre rekomandimeve," tha Dumani.

1 VITE ME PARE

Ulsi Manja prezanton rekomandimet e qeverisë në luftën kundër krimit: Të respektohet prezumimi i pafajësisë, të përdoret Inteligjenca Artificiale

Qeveria rekomandime në luftën kundër krimit/ Manja: Të
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka prezantuar ditën e sotme në Prokurorinë e Përgjithshme rekomandimet e qeverisë në luftën kundër krimit. Gjatë fjalës së tij, Manja theksoi se duhet që të shmangen vonesat e hetimit.

Ndërkohë që theksoi se duhet një bashkëpunim i ngushtë mes Ministrisë së Drejtësisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorisë së Posaçme. Manja në fjalën e tij ka deklaruar se sugjerohet përdorimi i Inteligjencës Artificiale dhe analizës së të dhënave në hetimin e krimeve komplekse. Një ndër rekomandimet që Manja lexoi ishte dhe forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar si dhe lufta ndaj krimit kibernetik.

Rekomandimet e Manjës:

Kërkohet respektimi i të drejtave të njeriut, që duhet të jetë në qendër të punës së Prokurorisë. Kërkohet respektim i parimit të prezumimit të pafajësisë, respektimit të të drejtave proceduriale të të pandehurve dhe viktimave, shmangia e vonesave të pajustifikuara në hetime dhe përdorimi proporcional i masave të sigurimit. Institucionet e drejtësisë orientohen të promovojnë procedurat e posaçme, veçanërisht për të miturit dhe rastet kur vendimi mund të jepet me alternativa efektive ndaj burgimit.

Forcimi i luftës kundër kriminalitetit, kërkohet rritje e hetimeve të nisura dhe ndjekie penale për korrupsionin veçanërisht të niveleve të larta dhe hetime financiare për pasuri me origjinë kriminale. Të forcohet bashkëpunimi ndërkombëtar e po ashtu lufta ndaj krimit kibernetik.

Integriteti, transparenca dhe përgjegjshmëria. Prokuroria duhet të forcojë kontrollin përtej procesit të vettingut, duhet trajtuar seriozisht çdo ankesë dhe të rritet transparenca për qytetarët. Kërkohet miratimi i standardeve të qarta për etikën dhe profesionalizmin si dhe publikimi i praktikave të punës në përputhje me legjislacionin. Mbrojtja e të dhënave personale dhe respektimi i sekretit hetimor.

Efiçensa dhe ngritja e kapaciteteve institucionale, nevojitet krijimi i strukturave të specializuara për çështje komplekse, investim në teknologji e burime njerëzore dhe zhvillim trajnimesh me Shkollën e Magjistraturës dhe partnerët ndërkombëtarë. Trajnime për antikorrupsion, krimin e organizuar dhe krimet kibernetike, duhet të jenë prioritet kombëtar. Për këtë shtyllë, një rol thelbësor do duhet të ketë edhe mbështetja e qeverisë në buxhet e burime njerëzore.

Metodat bashkëkohore të hetimit, sugjerohet përdorimi i Inteligjencës Artificiale dhe analizës së të dhënave që janë thelbësore në hetimin e krimeve komplekse. Kërkohet intensifikim i metodave proaktive të hetimit, përfshirë përgjimet, ndjekjet financiare dhe mbikëqyrjen elektronike si dhe bashkëpunim më i ngushtë me Policinë e Shtetit dhe Policinë Gjyqësore.

Bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, që është e gatshme për shkëmbim statistikash dhe përmirësim të ndihmës juridike ndërkombëtare.

Bashkëpunimi ndërinstitucional duhet një strategji mes SPAK, Policisë dhe institucioneve të tjera publie, marrëveshje për shkëmbim të të dhënave, përcaktim i pikave të kontaktit.

Bashkëpunim me ndërkombëtarët, sidomos për ndjekjen penale të krimit të organizuar ndërkombëtar.

ulsi manja altin dumani

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën