E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
• Rritja e normës së interesit është një avantazh për të gjithë ata qytetarë që duan të investojnë në bonot e thesarit që janë me risk zero. •Ndaj sot kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj kanë dalë për të ftuar qytetarët që të informohen tek Banka e Shqipërisë dhe të investojnë. • Nga ana tjetër, ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj deklaroi se do të nisë një fushatë sensibilizimi për të investuar, duke shtuar se ka edhe shumë të huaj të interesuar. • Më pas, konferenca për shtyp u fokusua tek politika vendase. • Rama hodhi akuza për opozitën duke u shprehur se përveç PD ka edhe parti të tjera që kanë marrë para nga Rusia. • Premtoi se do të nxirrte fakte edhe për kompanitë offshore që sipas tij kanë lidhje me opozitën në vend. • Gjithashtu Edi Rama mohoi publikimin e fundit të koncesionit 35-vjeçar me vlerë 320 milionë euro për ndërtimin e rrugës Lek-Konjat-Fier.
8 artikuj për këtë temë.
TIRANE- Kryeministri Edi Rama mohoi publikimin e fundit të koncesionit 35-vjeçar me vlerë 320 milionë euro për ndërtimin e rrugës Lek-Konjat-Fier. Në bashkëbisedimin e sotëm me gazetarët, Rama tha se lajmi i publikuar në media nuk është i vërtetë, pasi sipas tij, shteti për ndërtimin e kësaj rruge nuk do të paguajë asnjë qindarkë. Rama tha se është një investim tërësisht privat ndërsa shtoi se privati do tëe marrë pagesën për kalim.
Dje pashë një lajm; Balluku koncesion për rrugën Lekaj-Fier, 7 milionë kilometri. Kush e lexon mendon booooo. 320 milionë nga buxheti për dikë. Asnjë qindrakë nga shteti nuk është dhënë, investim privat që do të jetë me pagesë. A bën 7 apo 17, nuk e përcakton dot burimi tek. Se tani ia kemi shpjeguar 1 mln herë dhe sa herë kaloj tek kjo nënkalimi/mbikalimi i ish-Shqiponjës them me vete po këta që diskutonin kilometri kaq, kur kalojnë si ndjehen? Mund të ishte një kilometër kështu, ku e di ti ça ka në atë kilometër që flet. Ka urë apo ça ka? Për bordin e transparencës është gjëja më e thjeshtë, doni të bëni një informim është një gjë. Ulesh me letër dhe laps. Shkoni tek mbledhja e Bordit, e mos i bëni hesapet pa hanxhinë. Se dakord nxirret inati me qeverinë, por pastaj.Ky është misioni i mediave.
Dje, qeveria shpalli fituese kompaninë Fusha SHPK bashkë me 8 shoqëri të tjera për koncesionin e rrugës së Lek-Konjat-Fier. Kompania koncesionare, që është grupim i 8 shoqërive, do të rehabilitojë 46 kilometra rrugë ekzistuese me një kosto që përllogaritet të jetë gati 7 milionë euro për një kilometër. Punimet parashikohet që të përfundojnë në 2025-n, ndërsa pas vendosjes së traut, tarifa minimale për automjetet pritet të jetë 2 euro. Segmenti është pjesë e autostradës Milot-Fier. /Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur gjatë një konference për shtyp se deklaratat e Sekretares së Brendshme britanike, Suella Braverman, ka qenë sulm i kalkuluar ndaj Shqipërisë, por shtoi se akoma priste një kërkesë faljeje. Pretendimin e Ramës që e gjith aka qenë një sulm, e tregon fakti që nuk është kërkuar falje.
Pyetje: Nga bisedat që kam pasur me "çunat e Londrës" kam mësuar se iu përkrahin, ata kërkojnë gjithashtu që qeveria ta ngrejë stekën dhe të kërkojë lehtësim të vizave që shqiptarët mos të shkojnë me gomone.
Rama: Të falenderoj personalisht. Besoj shumë që të jesh shqiptar i mirë do të thotë që kur flet në gjuhë të huaj mos të bësh asgjë mbi shqiptarët. Nuk ka rëndësi se kush, e qysh e tek. Ke dhënë kontribut për Shqipërinë. Thënë kjo, situata dihet se cila është. Politika britanike ka nisur hyrë në një rrugë pa krye. Të kërkosh liberalizim vizash është një gjë që unë e kam thënë prej kohësh. Ç'të të them më shumë se kaq. Falja do të kishte zgjidhur shumë gjëra. Fakti që falja nuk erdhi, dmth që sulmi ishte i kalkuluar. Nuk ishte nga ato që dalin pa dashje. Kërkohet falje dhe mbaron aty. Kjo tregon që sulmi ka qenë i kalkluar. Unë e thashë edhe këtë.
TIRANE- Kryeministri Edi Rama nuk e ka parë protestën e opozitës së bashkuar më 12 nëntor 2022. I pyetur ng gazetarët, Rama tha se protestën nuk e ka parë, ndërsa dy kryetarët e partive opozitare, Ilir Meta dhe Sali Berisha i quajti "non-grata" dhe "spiun". Por më interesante në fjalën e kryeministrit që thotë se nuk e ka parë protestën është fakti se ka marrë dijeni që protestuesit hodhën bojë te fasada e kryeministrisë.
“Për cilën protestë më flisni, për cilët qytetarë më flisni, një non-gratë dhe një spiun që mbledhin militantët e tyre, kjo nuk ka lidhje me popullin, kjo nuk ka lidhje me qytetarët e shqetësuar, kjo është një protestë partish për pushtet, për të prishur dhe për të marrë. Me të vetmin rezultat që hodhën ca bojë këtu që u deshën punëtorët për ta larë natën se kështu është ndarë kjo punë ata bë pis dhe ne pastro. Ç-a proteste? As nuk di sa ishin, as nuk i kam parë as nuk më interesojnë fare! As nuk i kam parë fare, mund ta bëjnë sa herë të duan. Është një çorbë që e kemi parë prej 30-vitesh që e gatuan i njëjti guzhinier “non-grata”.-tha Rama.
E ka parë apo nuk e ka parë protestën?/Dosja.al
TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj tha në një konferencë për mediat se si funksionon Bordi i Transparencës, duke hedhur poshtë akuzat e ngritura se favorizohen kompani të caktuara. Në fjalën e saj, ministrja Ibrahimaj u shpreh se çmimi përcaktohet nga bursa dhe nga taksat vendase, e se kush pretendon të kundërtën duhet të provojë akuzat.
Pyetje: Bordi i Transparencës, vendimet që merr ky bord duket se favorizojnë kompanitë e shitjes së karburantit se çmimet që vendosni nuk reflektojnë lëvizjet në bursë?
Ibrahimaj: Bordi i Transparencës tashmë po bëhet me një vit që operon. Ju sfidoj të provoni atë që keni thënë në raste të përsitura. Ju supozoni që bordi merr vendimet në bazë të ecurisë së bursës. Që me fillimin e Bordit kemi ulur marzhet e tregtimit të hidrokarbureve. Kemi ulur marzhet ndjeshëm në më shumë se në gjysmë të marzheve që operoheshin një vit më parë. Ju na thoni se nuk reflektojmë çmimet të bursës. Ju mund ti referoheni naftës bruto, ndryshe nga çmimet që ne u referohemi. Në përdorim çmimin PLAC SP dhe mbi atë çmim aplikojmë marzhet dhe taksat. Hidrokarburet tregtohen në dollarë dhe me siguri e dini që dollari leku shqiptar është zhvlerësuar nga dollari. Një element i rëndësishëm është edhe kursi i këmbimit. Kur bëhet një analizë bëhet me të gjitha komponentët. Unë me përgjegjësi ju them se aludimi nuk është i saktë dhe jo korrekt.
TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj u shpreh se me rritjen e normave të interesit ndikon në rritjen e titujve qeveritare, pra në bonot e thesarit dhe obligacion. Në fjalën e saj, ministrja u shpreh se investimi në to ndikon në dobi të qytetarëve.
"Është temë që s’është prekur kurrë (investimet tek bonot e thesarit), sepse përgjatë 8 viteve të kaluara norma bazë e interesit nuk ka qenë kurrë sesa është sot. Ne kemi folur shumë për inflacionin dhe krizën energjetikë dhe kemi ndërmarrë një sërë hapash që qytetarët të mos preken. Ashtu sikurse dhe në bankat qendrore edhe Banka e Shqipërisë në zinxhir ka rritur normat e interesit që zinxhir rrit titujt qeveritar. Përfitueshmëria e investimeve në këto tituj, duke qenë se normat janë rritur është shumë i lartë se një vit më parë. Kur flasim për tituj flasim për bono thesari dhe obligacione. Sot do fillojmë një fushatë ndërgjegjsuese sesi njerëzit mund të investojnë në bonot e thesarit dhe sesi mund të përfitojnë nga ato. Ne kemi hapur sportele në disa qytete për të marrë informacione dhe përfitime nga këto. Pasiguria e sektorit bankar ka bërë që normat të rriten në mënyrë më të përshpejtuar. Ne këtë nismë po e marrim për qëllimin parësor që të informojmë publikun për një formë ndryshe investimi nga çfarë mund të kenë përdorur gjatë viteve. Nga ana tjetër ne presim që gjatë vitit të ardhshëm të kemi një stabilizim duke qënë se do të ketë një pasurim më të ulët. Do të luhatemi por nuk do të ketë përshpejtim të normave të interesit. Ne presim që këtë përqindje ta çojmë në 15%. Urojmë të ketë investime tek bonot e thesarit. Kemi pasur interes dhe kjo tregon për një besim të shtuar në stabilitetin e ekonomisë shqiptare. Dua të theksoj se në të gjitha rastet ne kemi disa skenarë për përballimin e situatave të mundshme. Në asnjë prej tyre nuk kemi ulje,"-tha Delina Ibrahimaj.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka premtuar se do të nxjerrë fakte që opozita ka kompani offshore, por shtoi se shumë shpejt do të flasë me fakte. Në konferencën e sotme për shtyp, Rama përsëriti të njëjtin "kërcënim" ndaj opozitës, siç bëri pak kohë më parë në Kuvend ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. Por ende nuk kanë lënë të kuptohet se për cilin personazh bëhet fjalë.
"Porti i Durrësit, kjo është marrëveshja e parë që shteti shqiptar. është 38% pjesëmarrja e shtetit aty. Ça flet?! është shteti ortak, se i dini mirë offshoret ata. Kur iu them do i shikoni, unë di se çfarë flas. Por është mirë që mos të prisni që ti shikoni për të ndarë shapin nga sheqeri. Çdo akuzë do jetë e mbështetur me fakte,"-tha Rama.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama pretendom se financimi rus i Partisë Demokratike është fakt, ndërsa shton se nuk janë të vetmit e se shumë shpejt do të nxjerrë detaje të tjera. Në një konferencë për shtyp, kryeministri Edi Rama tha se para votimit të raportit të Dick Marty-t në Kryeministri në kohën kur drejtohej nga Sali Berisha kishte ardhur një zyrtar i lartë rus që mund të kishte lidhje me ndikimin në votimin e Shqipërisë.
"Është fakt që PD është financuar nga rusët me gjysmë milioni dollarë. është konfirmuar në më shumë se 2 burime madje. Është habi e madhe sesi një fakt tjetër tragjik është pritur përfaqësuesi i Vladimit Putin. Një muaj para sesa PD të jepte votën për raportin e Dick Marty-t. është pritur këtu një rus real, është bërë edhe një deklaratë nga këtu. Një muaj mbrapa është ngulur thika mu në palcën e UÇK nga Partia Demokratike. Që rusët të paguajnë duhet që të kesh thënë një provë. Nuk të paguajnë dot kot. Nuk derdhin kot gjysmë milioni dollarë për të financuar një parti. Pse PD dhe jo një partie tjetër? Megjithatë PD nuk është e vetmja që ka lidhje ruse, fjalët e mia gjithmonë dalin sepse unë nuk hedh fall. Kur flas e di shumë mirë se çfarë them,"-thotë Rama.
PJESË NGA KONFERENCA:
Pyetje: Është lajm i mirë për ata që kanë mundësi të investojnë, por rritja e interesit ndikon tek kreditë. A ka një politikë për të lehtësuar kreditë? Zoti kryeministër kemi pasur akuza për lidhje me rusë dhe serbë, sa ndikon kjo tek investitorët e huaj? E nëse do të kishit mundësi një përgjigje për protestën e të shtunës. Desha të di, a ka një lloj reagimi nga ana juaj?
Rama: Së pari nuk kam qenë asnjëherë dakord me shenjën e barazisë. është fakt që PD është financuar nga Rusia, kjo nuk ka asnjë dyshim. është publikuar nga mediat në SHBA. Të dhënat janë konfirmuar nga CIA. Akuzat me serb e me nuk spiunë për një investim në rajon që do të jetë krenari komëbtarë se do transformojë turizmin në Shqipëri, do të transformojë Durrësin dhe pasuritë e familjeve në të gjithë zonën e Durrësit. Do të rrisë punësimin, jo vetëm për Durrësin por edhe Tiranën. Do të krijojë zinxhirë ekonomik tregu për fermerët, etj. E të ngresh akuza të tilla në hava është fatkeqësi. Ne jemi në anën e krenarisë kombëtare. E ndaj unë nuk lë rast pa lartësuar emrin e Shqipërisë kurdoherë që flas me emrin e Shqipërisë. Non gratat e turpërojnë qoftë më edhe me emrin e tyre, jo më kur hapin gojën. Nuk ka asgjë më për të ardhur keq sesa kur pasqyrat mediatike e pasqyrojnë pa asnjë lloj kontributi për të ndarë shapin nga sheqeri. Se mund t'ju akuzoj të gjithëve për bashkëpunëtorë me djallin, por kjo mbetet akuzë në hava. Është detyra ime ta provoj ose duhet që ta qep gojën. Ky është civilizimi të cilit ne i përkasim që në kohën e Romës. Ai non grata ka qenë në ditën e parë që është futur në lëvizjen studentore si një spiun komunist i presidentit komunist. Nuk po bëhet ndarja e shapit me sheqerit. është barra e tij që akuzon që të provojë akuzat. Cilët rus e serb e arab? Është fakt që PD është financuar nga rusët me gjysmë milioni dollarë. është konfirmuar në më shumë se 2 burime madje. Është habi e madhe sesi një fakt tjetër tragjik është pritur përfaqësuesi i Vladimit Putin. Një muaj para sesa PD të jepte votën për raportin e Dick Marty-t. është pritur këtu një rus real, është bërë edhe një deklaratë nga këtu. Një muaj mbrapa është ngulur thika mu në palcën e UÇK nga Partia Demokratike. Që rusët të paguajnë duhet që të kesh thënë një provë. Nuk të paguajnë dot kot. Nuk derdhin kot gjysmë milioni dollarë për të financuar një parti. Pse PD dhe jo një partie tjetër? Megjithatë PD nuk është e vetmja që ka lidhje ruse, fjalët e mia gjithmonë dalin sepse unë nuk hedh fall. Kur flas e di shumë mirë se çfarë them. Ça e share është t'i thuash dikujt në sy që je pa atdhe, për mua kështu është. Nuk ka shkelje më të madhe sesa të votosh një parti të lidhur me Putinin. Po qe i zoti rrëzojë vetë qeverinë, mos merr paratë. Atëherë je pa atdhe. Ç'sharje është kjo? Patjetër që je pa fe. Ç'lidhje ka kjo me sharjet? Pse iu duket kot hajdut e mafioz? Kjo është linja ndarëse, me ose pa atdheun? Sa i përket protestës, për ç'protestë me flisni? Për një protestë partish. Një nongratë dhe një spiun që mbledhin militantët. Kjo është protestë partish për pushtet për të prishur dhe për të marrë. Me të vetmin rezultat që hodhën ca bojë këtu. Kështu u nda kjo punë, ata bëjnë pis ne e pastrojnë. As nuk e kam parë fare se është një çorbë që e gatuan i njëjti kuzhiner, i njëjti "non grata".
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ftoi sot qytetarët që të investojnë në bonot e thesarit. Në një konferencë për shtyp, kryeministri tha se duke marrë shkasë nga kriza ekonomike është rritur vlera e letrave me vlerë.
"Është moment i mirë për të investuar në tituj qeveritarë. Ju e dini që jemi në një fazë të rritjes së normave të interesit dhe pikërisht për këtë arsye, pavarësisht shkaqeve që janë të mirënjohura dhe që lidhen me krizën e përgjithshme, rritja e normave të interesit është një avantazh për të gjithë ata që investojnë në bonot e thesarit. Janë me risk zero dhe prandaj Banka e Shqipërisë ka riahpur sportelet që të lehtësojë aksesin. Një hap pozitiv në funksion të kontateve të qytetarëve me institucionin e BSH por edhe një shenjë që banka i jep të gjithë atyre që dëshirojnë dhe mund ta konsiderojnë investimin me bonot e thesarit dhe obligacione. Ky është subjekti i kësaj konferencë të përbashkët me ministren,"-tha Edi Rama.