Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Një ditë para 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryeministri Edi Rama ka udhëtuar në Prishtinë, ku ka zhvilluar takime me krerët e shtetit dhe ishte i pranishëm edhe në promovimin e librit “Kur heshtja flet” të autorit Ahmet Shala. • Gjatë fjalës së tij në promovimin e librit, Rama tha se Prokuroria nuk provoi asgjë kundër UÇK, teksa shtoi se ish-krerët e UCK, u armatosën kundër një politike shfarosëse. • Kryeministri gjithashtu deklaroi se Presidentja Vjosa Osmani është kërcënuar për dy vite me radhë, pasi nuk ka lejuar që prokuroret të dhunojnë institucionin e Presidencës. • Sipas tij, këta prokurorë donin të gjenin prova për krime kundër njerëzimit në institucionin e presidencës, por Osmani nuk e ka lejuar një gjë të tillë. • Më tej, Rama kritikoi ashpër veprimet e Prokurorisë Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke i cilësuar ato si instrumente të një gjykate politike dhe jo thjesht si gabime individuale. • Ai theksoi se lufta e UÇK-së ka qenë një mobilizim popullor dhe u shpreh se indiferenca e Perëndimit ndaj kësaj situate përbën një katastrofë për drejtësinë ndërkombëtare dhe rrezikon të krijojë padrejtësi të mëtejshme. • Në fund, Rama ka bërë thirrje për drejtësi për ish-krerët e UÇK, në Hagë. • Ai nënvizoi se pretenca e Prokuroria nuk qëndron në asnjë rast, ndërsa theksoi se për çfarë ka ndodhur në luftën e Kosovës, atëherë me qëndrimin e dhënë do të duhet të ketë edhe arrestime të tjera. • Ndërkohë, Presidentja Vjosa Osmani deklaroi se “UÇK-ja është ideali më i fuqishëm i ndërtuar nga shqiptarët ndër shekuj”. • Gjithashtu ajo theksoi rëndësinë historike të lirisë së Kosovës dhe sakrificën e brezave që udhëhoqën luftën çlirimtare. • Ndër të tjera, Osmani u shpreh Lufta e UÇK nuk ishte një akt impulsiv, por përgjigje e një realiteti të pa drejtë dhe shtypje popullore.
8 artikuj për këtë temë.
PRISHTINË- Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Kosova se të vetmit të burgosur në Hagë janë dënuar për përdhunime, spastrime e krime çnjerëzore. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se nuk kanë lidhje udhëheqësit e UÇK me terrorin
Rama tha sipas prokurorëve, ata do t’i bashkohen të dënuarve serbe për krime çnjerëzore. Kryeministri theksoi se nuk ka asnjë lidhje aktiviteti i tyre dhe UÇK me terronin mbi popullsinë civile, spastrimin etnik, me varret masive të njerëzve të pafajshëm, me shenjëstrimin e fëmijëve dhe grave nga snajperët apo me përdhunime dhe vrasje.
“Para se të merrnim lajmin e zymtë nga tribunali në Hagë, mbi kërkesën absurde të prokurorëve për të dënuar 45 vjet çdonjërin prej 4 udhëheqësve të UÇK-së. Për hir të vërtetës e pata vështirë që të mund të shkruaja një fjalë nga fillimi në fund se përballë një situate të tillë, fjalët nuk janë të lehta për tu gjetur. Ndër disa mendime që besoj vlejnë të ndahen me ju. I pari ishte mendimi se kush është sot të njëjtën godinë që vuan dënim pas vendimit të gjykatës ndërkombëtare. Sot të dënuar nga ajo gjykatë, janë Radovan Karadzic, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për një epokë terrori dhe spastrimi, Radko Maldic, i cili u dënua me burgim të përjetshëm si fytyra e makinerisë s shfarosjes dhe autori i damkosur botërisht i masakrës së 8 mijë njerëzve të pafajshëm.
Të tjerë me burgim të përjetshëm për terronin e spajperit që shëndestruan fëmijë e gra si të ishte një safari njerëzor. Dikush që lidhte njerëz të gjatë dhe i hidhte në lumë duke parë me kënaqësi sesi përpërliteshin dhe mbyteshin. Dhe 3 autorë të tjerë përdhunimesh, vrasjesh, krimesh nga më makabret.
Sipas kërkesës së prokurorisë të tribunalit në Hagë, këtyre të dënuarve do tu shtohen dhe 4 të tjerë, në anën tjetër të barrikadës. Ndërkohë që prokuroria nuk pati, përvojë në asnjë të ngjashëm se nuk ka asgjë të ngjashme në aktivitetin e 4 udhëheqësve të UÇK. Nuk ka asnjë lidhje aktiviteti i tyre dhe UÇK me terronin mbi popullsinë civile, spastrimin etnik, me varret masive të njerëzve të pafajshëm, me shenjëstrimin e fëmijëve dhe grave nga snajperët apo me përdhunime, vrasje, mbytje njerëzish në lumë”, tha Rama./Dosja.al
PRISHTINË- Kryeministri Edi Rama, duke folur në promovimin e librit “Kur heshtja flet”, kritikoi veprimet e Prokurorisë Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Rama i cilësoi këto veprime si instrumente të një gjykate politike dhe jo thjesht si gabime individuale.
Ai theksoi se lufta e UÇK-së ka qenë një mobilizim popullor, teksa shtoi se indiferenca e Perëndimit ndaj kësaj situate përbën një katastrofë për drejtësinë ndërkombëtare dhe rrezikon të krijojë padrejtësi të mëtejshme.
"Mund të përdorim të gjithë qoshet e pasura të fjalorit të gjuhësh shqipe për të nxjerrë dufin legjitim daj një prokurorie idiotësh, por ata nuk janë thjesht idiotë, janë instrumenta të një gjykate që është edhe më politike se gjykatat e Serbisë, në raport me Kosovën, me ligjet e kohës kur ka ndodhur lufta. Dhe nëse UÇK nuk do e fitonte luftën në gjykatat e asaj Serbie dënimet e kërkuara nga prokurorët do ishin të pamundura sepse me ligjet e asaj Serbie nuk ka, 45 vjet, varrosje për së gjalli nuk ka.
Pra drejtësia ndërkombëtare e financuar nga shtetet demokratike që për turpin e tyre ndjekin me indiferencë gjithë këtë katastrofë, faktikisht bën që ne sot të ngrejmë një pikëpyetje për veten tonë se cfarë mund dhe duhet të bëjmë. Nuk e kam përgjigjen për këtë por jam i sigurtë që duhet të bëjmë dicka. Është një katastrofë për vetë drejtësinë ndërkombëtare. Kosova e testoi dhe fatmirësisht perëndimi duke njohur kosovën kaloi tesitn e humanizmit të vet, por nëse sot Perëndimi nuk e kalon këtë test dhe merr përsipër varrosjen për së gjalli të 4 personave, ky mbetet një problem shumë i madh.
Është pengmarrje për arsye politike të atyre forcave që kanë dashur të barazojnë dy gjëra që nuk barazohen dot. Dhunën etnike të një makinerie lufte tërësisht fashiste dhe luftën clirimtare të një ushtrie që në fakt ka qenë një mobilizim popullor, ku ata që janë trajtuar si komandant kanë qenë udhëheqës shpirtëror, moral të këtij mobilizimi," tha Rama./Dosja.al
PRISHTINË- Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Kosova se nëse ish-udhëheqësit e UÇK-së dënohen ashtu siç thotë edhe Prokuroria, sipas të njëjtës logjikë, duhen arrestuar edhe figurat perëndimore që mbështetën ndërhyrjen e NATO-s për të çliruar Kosovën. Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se nëse Perëndimi nuk e kalon këtë “test”, duke mos lejuar, sipas tij, “varrosjen për së gjalli të katër njerëzve të pafajshëm”, atëherë kjo do të përbënte një problem të madh jo vetëm për Kosovën, por edhe për vetë besueshmërinë e vendeve perëndimore.
"Kosova e testoi dhe fatmirësisht perëndimi duke e njohur Kosovën kaloi testin e humanizmit të vet. Nëse sot Perëndimi nuk e kalon këtë test dhe merr përsipër varrosjen për së gjalli duke lënduar si skam ë keq popullin dhe Kosovën, ky është një problem shumë i madh.
Nuk di të them më shumë por kjo është pengmarrje për arsye politike, jo të perëndimit si i tërë, por i forcave që kanë dashur të barazojnë dy gjëra që nuk barazohen dot, dhunën etnike të një makinerie lufte tërësisht fashiste dhe luftën çlirimtare të një ushtrie që emrin e kishte ushtri por në fakt ishte mobilizim popullor ku ata të cilët u trajtuan në gjyq si komandantë ishin udhëheqësit shpirtëror dhe moralë të këtij mobilizimi.
Ka diçka edhe më të rëndë, sepse nëse për Perëndimin, Thaçi Veseli, Karasniqi dhe Selimi duhet të varrosen së gjalli për luftën e për çka ndodhur gjatë saj, duhet të vijojnë arrestimet, të arrestohet Bill Clinton, Havier Solana, Toni Blair, kryeministrat e tjerë të vendeve që i dhanë dritën jeshil bombardime dhe duhet të ndodhë ajo që ka predikuar Millosheviçi, që bashkë me zviceranin mos gjetshin prehje atje ku janë. Kjo ehte e pa imagjinueshme. Ajo që po ndodh është shumë e rëndë," tha Rama./Dosja.al
PRISHTINË- Presidentja Vjosa Osmani deklaroi se “UÇK-ja është ideali më i fuqishëm i ndërtuar nga shqiptarët ndër shekuj”. Duke folur në promovimin e librit “Kur heshtja flet” nga Ahmet Shala në Kosovë, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama, Osmani theksoi rëndësinë historike të lirisë së Kosovës dhe sakrificën e brezave që udhëhoqën luftën çlirimtare. Në fund, Osmani u shpreh Lufta e UÇK nuk ishte një akt impulsiv, por përgjigje e një realiteti të pa drejtë dhe shtypje popullore.
"Në ditët më të errëta patëm bij dhe bija që luftuan për liri dhe treguan se ajo kishte vlerë edhe më shumë se vetë jeta. UÇK është ideali më I fuqishëm I ndërtuar nga shqiptarët ndër shekuj. Për ta mbrojtur të vërtetën duhet ta shkruajmë atë. Ndaj falenderoj autorin e librit “Kur Heshtja flet” që na tregoi se e vërteta jo gjithmonë flet me zë të lartë. Ai sjell të vërtetën e asaj që po ndodh në Hagë, ku kthen heshtjen në zë të fuqishëm. Lufta e UÇK nuk ishte një akt impulsiv, por përgjigje e një realiteti të pa drejtë dhe shtypje popullore. Ishte luftë për dinjitet mbijetesë dhe për të mbrojtur të pa mbrojturit," tha Vjosa Osmani./Dosja.al
PRISHTINË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Presidentja Vjosa Osmani është kërcënuar për dy vite me radhë, pasi nuk ka lejuar që prokuroret të dhunojnë institucionin e Presidencës. Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se këta prokurorë donin të gjenin prova për krime kundër njerëzimit në institucionin e presidencës, por Osmani nuk e ka lejuar një gjë të tillë.
"Edhe presidentja e Kosovës është kërcënuar; ju nuk e dini, pasi nuk është thënë asnjëherë. Është kërcënuar sepse nuk ka lejuar që prokurorët të dhunonin zyrën e institucionit të Presidentit të Kosovës. Kërcënimi I Presidentes ka zgjatur dy vjet, por për nderin e saj dhe nderin e Kosovës, ajo e ka ndaluar një gjë të tillë”, u shpreh Rama./Dosja.al
KOSOVË- Kryeministri Edi Rama, i cili ishte i pranishëm në promovimin e librit “Kur heshtja flet” nga Ahmet Shala, deklaroi se Prokuroria nuk provoi asgjë kundër UÇK. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se ish-krerët e UÇK, u armatosën kundër një politike shfarosëse.
Libri i kushtohet gjykimit në Hagë për krime lufte kundër ish-krerëve të UÇK-së dhe padrejtësive që thotë se ata janë përballur gjatë procesit 5-vjeçar.
“Përballë një situate të tillë fjalët nuk janë të lehta për t’u gjetur. Ndërkohë ndër disa mendime qe besoj vlejnë të ndahen i pari ishte mendimi se kush është sot në të njëjtën godinë që vuan dënim, pas vendimit të gjykatës ndërkombëtare sot të dënuar nga ajo gjykatë ose më saktë nda drejtësia ndërkombëtare janë Radovan Karaxhiçi që u dënua me burgim të përjetshëm për një epokë të tërë terrori dhe spastrimit.
Në atë kohë u dënua po ashtu me burgim të përjetshëm si fytyra e makinerisë së shfarosjes edhe autori i 8 mijë njerëzve të pafajshëm në Srebrenicë. U shenjëstruan fëmijë e gra. Njëfarë Milan Rukiç i dënuar në përjetësi për krime që lënë pa fjalë edhe fjalorin e më të keqes dikush që lidhte njerëz të gjallë dhe i hidhte në lumë…Dhe tre autorë të tjerë përdhunimesh vrasjesh, krimesh nga më makabret.
Tani sipas kërkesës së Prokurorisë së Tribunalit në Hagë këtyre të dënuarve do t’u shtohen edhe 4 të tjerë në anën tjetër të barrikadës, ndërkohë që Prokuroria nuk pati kapacitetin të provojë asgjë të ngjashme sepse nuk ka asgjë të ngjashme në aktivitetin e 4 udhëheqësve të ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Nuk ka asnjë lidhje me varrezat masive të njerëzve të pafajshëm, shënjestrimin e fëmijëve e grave nga snajper të vendosur aty apo me përdhunime, vrasje e mbytje njerëzish në lumë. Asgjë”, tha Rama./Dosja.al
KOSOVË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur sot në Kosovë në kuadër të një vizite zyrtare. Ai u prit në Presidencë nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ku takimi zyrtar sapo ka filluar. Vizita e kryeministrit Rama zhvillohet me qëllim forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe për të diskutuar çështje të rëndësishme të bashkëpunimit politik dhe ekonomik.
Gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, Rama pritet të zhvillojë gjithashtu një takim me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe aktivitete të tjera zyrtare.
“Më datën 16 shkurt 2026, në Republikën e Kosovës, do të qëndrojë për vizitë zyrtare, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama. Me këtë rast Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Kosovë.
Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes nga pika kufitare Aeroporti si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftimin zyrtar./Dosja.al
PRISHTINË- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një vizitë pune në Kosovë. Bëhet me dije se gjatë qëndrimit në Prishtinë, Rama do të takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe më pas me Kryeministrin, Albin Kurti. Gjithashtu Rama do të marrë pjesë në promovimin e librit “Kur heshtja flet” të autorit Ahmet Shala, si dhe do të mbajë një leksion të hapur me të rinjtë e Universitetit “Hasan Prishtina” dhe nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”.
“Më datën 16 shkurt 2026, në Republikën e Kosovës, do të qëndrojë për vizitë zyrtare, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama. Me këtë rast Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Kosovë.
Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes nga pika kufitare Aeroporti si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Vizita e Kryeministrit vjen një ditë para Ditës së Pavarësisë të Kosovës dhe njëkohësisht protestës që do të bëhet në Prishtinë, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK. Ndërkohë, policia e Kosovës ka lajmëruar masat që do merret gjatë parakalimit të eskortës së kryeministrit Rama./Dosja.al