LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Rama prezanton paketën "Paqja Fiskale" me bizneset në Elbasan: Fiskalizimit do t'i mbivendoset Inteligjenca Artificiale! Tatim-fitimi do të mbahet 15%

• Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar sot në Elbasan me përfaqësuesit e biznesit prezantoi “Paqen Fiskale”. • Rama tha se kjo paketë synon të krijojë një qasje të re në marrëdhënien mes administratës tatimore dhe sektorit privat, duke ofruar zgjidhje për detyrimet e prapambetura. • Gjatë fjalës së tij, Rama tha se në kuadrin fiskal nuk ka ndryshime për tu bërë. • Ai u shpreh se me rrëzimin e taksës së sheshtë janë kursyer 140 milionë euro çdo vit. • Më tej ai tha se tatim fitimi i vendosur 15% ndaj kompanive nuk do të preket nga ana e qeverisë. • Ai shtoi se nuk synohet rritja e të ardhurave duke ushtruar presion mbi sipërmarrjen. • Rama tha se fiskalizimit do ti mbivendoset inteligjenca artificiale. • Ai u shpreh se nuk do të ketë më inspektorë në terren nëpër biznese, pasi sipas tij Inteligjenca Artificiale do të kryejë inspektimin. • Rama tha se transaksionet që ndodhin në kohë reale do përpunohen nga syri i inteligjencës artificiale. • E pranishme në takim ishte dhe ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, e cila gjatë fjalës së saj tregoi tre pikat ku bazohet paketa “Paqja Fiskale”. • Ajo tha se kjo paketë është krijuar duke pasur parasysh sfidat që ka përballuar sipërmarrja në vitet e fundit, përfshirë krizën pandemike, tërmetin dhe rritjen e çmimeve globale.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Takimi me përfaqësuesit e bizneseve në Elbasan, ministrja Ibrahimaj tregon tre pikat ku bazohet paketa "Paqja Fiskale"

Rama prezanton paketën "Paqja Fiskale" me bizneset në
pamje nga takimi

ELBASAN- Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar sot në Elbasan me përfaqësuesit e biznesit prezantoi “Paqen Fiskale”. Rama tha se kjo paketë synon të krijojë një qasje të re në marrëdhënien mes administratës tatimore dhe sektorit privat, duke ofruar zgjidhje për detyrimet e prapambetura.

E pranishme në takim ishte dhe ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, e cila gjatë fjalës së saj tregoi tre pikat ku bazohet paketa “Paqja Fiskale”, të cilat janë:

-Tatimi i dakordësuar: Bizneset do të mund të lidhen me administratën tatimore për një periudhë trevjeçare, në bazë të së cilës do të përllogaritet një normë fikse tatimi mbi fitimin, në masën 15%. Fitimi shtesë mbi këtë nivel do të tatohet me 5%, ndërsa subjektet pjesëmarrëse do të përjashtohen nga kontrollet tatimore gjatë kësaj kohe.

-Rishikimi i bilanceve: Sipërmarrjet do të kenë të drejtën të rishikojnë pasqyrat financiare për pesë vitet e fundit. Për çdo diferencë të deklaruar, do të aplikohet një normë tatimore e reduktuar prej 5%, duke garantuar kështu mbylljen e detyrimeve të mëparshme pa penalitete të mëdha.

- Lehtësime për detyrimet e prapambetura: Paketa parashikon fshirjen e plotë të borxheve dhe kamatëvonesave për detyrime më të vjetra se 10 vjet. Për borxhet 5-10 vjeç, nëse shuma paguhet menjëherë, falet 50% e detyrimit; për pagesa me këste deri në 12 muaj, falen 25%. Bizneset me detyrime të 5 viteve të fundit do të përfitojnë falje të gjobave dhe kamatëvonesave, nëse shlyejnë shumën bazë.

Sipas saj, "Paqja Fiskale" është krijuar duke pasur parasysh sfidat që ka përballuar sipërmarrja në vitet e fundit, përfshirë krizën pandemike, tërmetin dhe rritjen e çmimeve globale.

“Synimi është të mbyllet një kapitull i vështirë për biznesin dhe të hapet një faqe e re bashkëpunimi, ku transparenca, korrektësia dhe besimi të jenë bazat e marrëdhënies mes shtetit dhe sipërmarrjes,” tha ajo.

1 VITE ME PARE

Qytetarja i tregon problemin me nxënësit me aftësi ndryshe, Rama i drejtohet Llatjas: Mos i bëj presion me sy, duhet ta kishe bërë atë

Rama prezanton paketën "Paqja Fiskale" me bizneset në
Edi Rama

ELBASAN- Një qytetare e pranishme në takimin e sotshëm të Rames në Elbasan, i ka kërkuar zgjidhje për një problem që e ka shprehur dhe te kryetari i Bashkisë Gledian Llatja. Qytetarja i tha Ramës se në një shkollë në Elbasan, e cila është për fëmijët me aftësi ndryshe, nuk ka rampa, por shkallë, dhe se mësueset i marrin fëmijët në krahë për t’i futur në klasë. Në këto momente Rama iu drejtua Llatjas, duke i thënë që të mos flasë për këtë çështje tani sepse është zonja që e paraqiti si problem dhe se ai do duhej ta kishte zgjidhur me kohë.

"Ju ftoj që të vini një mëngjes dhe të shikoni sesi ngjiten ata fëmijë nëpër shkallë. Ato mësueset janë heroina që i mbajnë në krahë. Pra është e patolerueshme," i tha qytetarja Ramës.

"Ç’a më shkel syrin? Ç’a do më thuash? Ti duhej ta kishe bërë që ajo mos ma thoshte, tani ç’a do më thuash ti, ma tha ajo mua. Në shtator të ka thënë që do ta zgjidhë? Në shtator? Se ai u rri punëve mbi kokë, por a i mbaron apo vetëm u rri mbi kokë? Ktheje kokën këtej ktheje, mos e shiko atë, mos i bëj presion me sy. E dëgjove tani që do bëhet në shator apo e dije? E dëgjove tani! Ok, në shtator kjo punë zgjidhet! Shpresoj shumë që të jetë rasti, por në shtator do më njoftoni dhe unë do falënderoj kryetarin që e zgjidhi ose në të kundërt do shkojmë bashkë te kryetari i bashkisë”, tha Rama.

1 VITE ME PARE

Rama në Elbasan: Fiskalizimit do t’i mbivendoset Inteligjenca Artificiale, nuk do të jenë të nevojshëm inspektorët në terren

Rama prezanton paketën "Paqja Fiskale" me bizneset në
edi rama

ELBASAN- Kryeministri Edi Rama në takimin me bizneset në Elbasan u shpreh se niveli i administratës tatimore do të çohet në një tjetër nivel. Rama tha se fiskalizimit do ti mbivendoset inteligjenca artificiale.

Ai u shpreh se nuk do të ketë më inspektorë në terren nëpër biznese, pasi sipas tij Inteligjenca Artificiale do të kryejë inspektimin. Rama tha se transaksionet që ndodhin në kohë reale do përpunohen nga syri i inteligjencës artificiale. 

"Jo pak raste ata inspektorët na turpërojnë. Edhe ju keni atë stilin tuaj, që asnjëherë nuk preferoni ti denonconi, por ti mëkoni nga pak, se kjo puna juaj është si bashkëvajtuesi dhe bashkëfajtorë. Por është kjo që është, pavarësisht përmirësimeve që janë bërë. Ajo marrëveshje po na funksionon.

Po punojmë me ministrinë e Financave dhe AKSH-in për një proces shumë më të avancuar në administrimin e të ardhurave ku fiskalizimit do ti mbivendoset inteligjenca artificiale. Jemi në një fazë goxha të avancuar. Aty do jemi të çliruar nga stresi që kush po na turpëron sot në dyert e bizneset, sepse nuk do ketë më nevojë për të çuar askund, pasi inspektimi do kryet nga IA dhe administrata do jetë e fokusuar para ekraneve dhe do t’ju ndjekë.

Pra të gjitha transaksionet që ndodhin në kohë reale do përpunohet nga syri i inteligjencës artificiale. Kur shikoni anomali atëherë sinjalizon. Sinjalizimi i shkon nëpërmjet inspektorit, por jo fizikisht, i shkon biznesit dhe i thotë shiko se ke harruar ta shtypësh atë, shtype para se të të vijë gjoba. Do ta çojmë në një nivel tjetër administrimin tatimor.", u shpreh Rama. 

1 VITE ME PARE

Rama takim me bizneset në Elbasan: Me rrëzimin e taksës së sheshtë, kemi kursyer 140 milionë euro çdo vit! Tatim-fitimin e kemi vendosur 15%

Rama prezanton paketën "Paqja Fiskale" me bizneset në
takimi ne elbasan

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e bizneseve për të prezantuar paketën "paqja fiskale" në qytetin e Elbasanit. Rama tha se kjo paketë synon të krijojë një qasje të re në marrëdhënien mes administratës tatimore dhe sektorit privat.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se në kuadrin fiskal nuk ka ndryshime për tu bërë. Ai u shpreh se me rrëzimin e taksës së sheshtë janë kursyer 140 milionë euro çdo vit.  Më tej ai tha se tatim fitimi i vendosur 15% ndaj kompanive nuk do të preket nga ana e qeverisë. Ai shtoi se nuk synohet rritja e të ardhurave duke ushtruar presion mbi sipërmarrjen.

"Këto të dhëna nuk duan të thonë që ne mendojmë se kemi bërë ndonjë mrekulli sepse jemi të vetëdijshëm që ka shumë gjëra për të adresuar. E di shumë mirë sesa shumë keni ecur dhe se çfarë premisash ka ekonomia falë jush. Sipas pasqyrave ekonomia shqiptare janë pesë vetë oligarkë që marrin lekët dhe sipas pasqyrave nuk kemi bukë, nuk kemi ujë jemi në buzë të ferrit. Unë besoj shumë që sikur të kishte hapësirë plot, po një pjesë e hapësirës në jetën virtuale t’i jepej punës, suksesit me siguri që do kishim shumë më tepër ekonomi.

Duhet të vazhdojmë me kurajo përpara dhe komplementar kemi interesin ju privat dhe ne publik e cila mbrohet më fortë ku sipërmarrja është më e fortë. Në kuadrin fiskal, nuk kemi ndryshime për të bërë, e rrëzuam taksën e sheshtë për të gjithë, nëse do kishim mbajtur taksën e sheshtë nuk do kishim sot 93 për qind të atyre që janë rrogtar në shtet apo privat që paguajnë më pak se 10 për qind. Çdo vit i kemi kursyer më të vegjëlve 140 milionë euro që në dhjetë vjet sa shkojnë. Tatim fitimin e kemi vendosur 15 për qind.  Në aspektin e administrimit e dimë që do të kemi të meta dhe boshllëqe që janë tonat, e dimë që kemi një hapësirë ende të pashkelur për të rritur të ardhurat për shtetin. Ne nuk duam të synojmë rritjen e të ardhurave duke ushtruar presion mbi sipërmarrjen, dhe dukë bërë më shumë dëm se sa mirë.", tha Rama. 

edi rama ne elbasan delina ibrahimaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj