LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

'Rënia' e monedhës EURO, Ibrahimaj: Pasojë e ekonomisë së mirë. Kanabisi? Na sjell përfitime, s'ka pse ka debate. Pritet taksë e re për pronën

• Efekti financiar i rritjes së pagave në buxhet për tetë muajt e këtij viti, prill-dhjetor 2023 do të jetë 11 miliardë lekë. • Kështu deklaroi ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj. • Në një konferencë për mediat, ministrja Ibrahimaj tha se forcimi i Lekut në krahasim me monedhat kryesore si Euro dhe Dollari ka ardhur si pasojë e performancës së mirë ekonomike të vendit. • Por gjithashtu shtoi se Qeveria ka nisur procesin e konsultimit për të rishikuar taksën e pronës. • Ndërsa edhe njhëherë mbështeti ligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor. • Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha se ende nuk ka një draft të finalizuar, por objektivi i synuar është vlerësimi i pasurive me vlerën e tregut, me çmimin e tregut. • Në fund, ministrja e Ekonomisë dhe Financave bëri të ditur se këtë vit pritet një rritje ekonomike në nivelin e 3.7 përqindve.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Taksa e pasurisë, Ibrahimaj tregon se kur do futet në fuqi ligji: Do kohën e saj

'Rënia' e monedhës EURO, Ibrahimaj: Pasojë e
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e financave dhe ekonomisë, Delina Ibrahimaj u pyet ditën e sotme nga gazetarët për taksën e pasurisë. Ibrahimaj tha se ende nuk është paraqitur një draft për taksën e pasurisë, por kanë një produkt të hartuar. Më tej, ajo specifikoi se taksa do kohën e saj, mirëpo pritet që të futet në fuqi në vitin 2026.

Pyetje- A do të ketë rritje taksash për të balancuar rritjen e pagave?

Ibrahimaj- Për 8 muajt e vitit 2023 efekti pritet të jetë 11 miliardë lekë, ndërsa për vitin 2024 do të ketë një efekt 11 miliardë lekë, ndërsa më tutje do të jetë total 39 miliardë lekë. Diferenca mes administratës dhe ministrave dhe presidentit është e madhe, përbën rreth 11.5% ndërsa 98% të totalit e përbën administrata. Ne prej vitesh në bashkëpunim me FMN, ne kemi parashikuar disa masa për reduktimin e disa normave favorizuese të taksave në disa sektorë të caktuar. Pra këto masa ndërmerren jo vetëm për të përballuar rritjen e pagave por dhe për të rritur treguesin për prodhuesin e brendshëm bruto, të cilat lidhen qoftë dhe me ligjin e tatimit mbi të ardhurat por dhe me taksën e pasurisë apo tatime të tjera, që do ndikojnë në performanëcën për mbledhjen e të ardhurave.

Pyetje- Çfarë do ndryshojë për taksën e pasurisë? Po ligjin për kanabisin mjekësor, keni pasur konsensus nga ndërkombëtarët?

Ibrahimaj- Ende nuk kemi një draft për taksën e pasurisë, por një produkt të hartuar dhe jemi ende në konsultim, jemi duke punuar për të marrë ekspertizën e duhur që kjo reformë madhore të respektohet sa më mirë. Është një taksë që do marrë kohën e vetë për tu implimentuar, pritet të vendoset në fuqi në vitin 2026, vlerësim i ndërtesave, pronave në bazë për vlerën e tregut. Kjo është dhe arsyeja që ne kemi marrë punën herët. Është reformë madhore që duhet bërë në kohën e duhur.

3 VITE ME PARE

Ligji për kanabis, Ibrahimaj: Sjell impuls të shtuar në ekonominë e vendit, s'ka pse të ketë debate

'Rënia' e monedhës EURO, Ibrahimaj: Pasojë e
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Çështja e legalizimit të kanabisit ishte një nga pyetjet e gazetarëve për ministren Delina Ibrahimaj. Kjo e fundit u shpreh se ligji do sjellë impulse të shtuara në ekonominë e vendit. E po ashtu, ministrja tha se ky ligj nuk ka nevojë të debatohet pasi është në funksion edhe në vende të tjera. 

'Për ligjin e kanabis, sjell impuls të shtuar në ekonominë e vendit, nuk ka arsye pse të ketë debate, është një ligj që është në funksion dhe në vende të tjera të rajonit. Eshtë një sektor i ekonomisë që nuk ka pse mos të zhvillohet'- tha Ibrahimaj. 

3 VITE ME PARE

Forcimi i lekut ndaj euros, Ibrahimaj tregon 'faktorët' që ndikuan

'Rënia' e monedhës EURO, Ibrahimaj: Pasojë e
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Financace dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bëri të ditur se këtë vit ka pasur një forcim të shtuar të lekut, përkundrejt euros. Në një konferencë për mediat, ajo u shpreh se forcimi vjen si pasojë e strukturës së ekonomisë, performancës dhe rritjes së investimeve të huaja. 

'Remitancat kanë vijuar të rriten, janë rritur me 29.5 milionë euro. Lidhen me shqetësimin e kohëve të fundit që ka ardhur nga disa biznese, për ecurinë e kursit të këmbimit. Në vitin 2023 kemi pasur një rritje të ndjeshme të lekut. Më e ndjeshme ka qenë ecuria e lekut në krahasim me euron. Forcimi i lekut ndaj euros vjen si pasojë e strukturës së ekonomisë, performancës, sidomos me forcimin e ekspertëve të turizmit dhe me rritjen e investimeve të huaj që kanë sjellë kapitale në valutë. Një nga elementët që e ka mbajtur inflacionit ka qenë kursi fleksibël'- tha ministrja. 

3 VITE ME PARE

BILANCI- Ibrahimaj: Rritja ekonomike në 3-mujorin e parë të vitit është 2.72%! Norma e inflacionit e përmbajtur

'Rënia' e monedhës EURO, Ibrahimaj: Pasojë e
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, doli ditën e sotme në një konferencë për mediat, mbi treguesit ekonomikë. Gjatë fjalës së saj, ministrja Ibrahimaj ka thënë se Ministria e Financave pret që rritja ekonomike për vitin 2023 të shkojë në nivelin 3.7%.

'Sektori i ndërtimit ka vijuar të japë një kontribut pozitiv në 4,5% në tremujorin e parë të vitit. Dega e tregtisë me shumicë ka rezultuar me rritje në 3,52%, ku performancën më të lartë pozitive e ka pasur sektori i transportit. Kemi pasur një ecuri pozitive dhe në nëndegën e shërbimit ushqimor, që është rritur me 7,2 % në tremujorin e parë të vitit dhe nëndega e tregtisë është rritur me 5,5%. Rritja në sektorin e informacionit dhe komunikacionit, 6.29%. Nga ana e shpenzimeve, prodhimi i brendshëm bruo, konsumi final i popullatës ka vijuar të jetë në rritje. Presim që rritja ekonomike të vazhdojë, për vitin 2023 të shkojë në nivelin 3.7%.'

Gjatë fjalës së saj, ministrja Ibrahiamaj ka four me shifra konkretë përsa i përket turizmit duke thënë se numri i të huajve që vizitojnë Shqipërinë është rritur me 22.5%.

'Për 5-mujorin e vitit 2023, numri i shtetasve të huaj të futur në Shqipëri është rritur me 22.5 % ose kemi pasur 2,4 milionë qytetarë të huaj të hyrë në vend. Rreth 700 mijë më shumë se vitin e kaluar. Kjo tregon se politikat tona për nxitjen e sektorit të turizimit kanë pasur efektin e duhur. Numri i turistëve në Shqipëri është rritur. Turizmi ka vijuar të jetë një dukuri e shpërndarë në të gjithë vitin. Presim që për 3-mujorin e dytë dhe të tretë, turizmi dhe aktivitetet e lidhura me të, të kenë një performancë pozitive. Investimet e huaja direkte kanë vijuar të kenë pasur një trend rritës. Ata kanë qenë të shpërndarë në të gjithë sektorët e Ekonomisë.'

Ibrahimaj është ndalur tek disa sektorë të Ekonomisë teksa ka thënë se synim është reduktimi i borxhit publik në mënyrë që në të ardhmen të përballohet çdo e papritur, me të cilën mund të përballet vendi.

'Gjatë vitit 2023, forcim të ndjeshëm të Lekut kundrejt monedhave kryesore, Euros, Dollarit e monedhave të tjera. Forcimi i Lekut ndaj Euros, si pasojë e strukturës së Ekonomisë dhe performancës së Ekonomisë. Ecuri pozitive të të gjitha politikave që qeveria ka marrë në lidhje me rritjen e pagave. Presim një kontribut më pozitiv. Kemi vendosur që këtë viti të iniciojmë një politikë të rritjes së pagave për sektorin publik që do të ndikojë edhe në pagat e sektorit privat. Ky është momenti i duhur për të bërë rritje të pagave. Synojmë të reduktojmë borxhin publiik që të në të ardhmen të përballojmë të papriturat që mund të na vijnë'

delina ibrahimaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj