Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Një 19-vjeçar u raportua se është rrëmbyer mbasditen e sotme në Qafë Gjashtë në Sarandë. • Françesko Mani thuhet se u rrëmbye për shkak të një konflikti mes tij dhe disa personave të tjerë të cilët nuk janë identifikuar ende. • Pas disa orësh policia bëri me dije se Mani është gjetur dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. • Gjithashtu i riu është marrë në pyetje nga autoritetetet lidhur me autorët, shkaqet dhe detaje të tjera, me qëllim që të zbardhin ngjarjen. • Blutë gjithashtu konfirmuan edhe pistën e mosmarrëveshjeve me një tjetër person.
2 artikuj për këtë temë.
SARANDË- Policia e Sarandës ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me rrëmbimin e 19-vjeçrit, Francesko Mani. Mani është gjetur nga policia ndërkohë që ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ai po pyetet nga autoriteti përkatës mbi për autorët, shkaqet dhe detaje të tjera, me qëllim që të zbardhin ngjarjen. Burimet e policisë bëjnë me dije se rrëmbimi ka ndodhur për shkak të një konflikti mes 19- vjeçarit dhe disa personave të tjerë të cilët nuk janë identifikuar ende. Ndërsa konfirmon edhe pistën e mosmarrëveshjeve me një tjetër person.
Njoftimi i Policisë
Në lidhje me një njoftim të publikuar në media, se një shtetas është rrëmbyer në qytetin e Sarandës, ju informojmë se: Shtetasi i identifikuar me iniciale F. M, 19 vjeç, aktualisht ndodhet në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe po jep deklaratën e tij lidhur me një mosmarrëveshje që ka pasur me një tjetër shtetas.
SARANDË- Një person është rrëmbyer mbasditen e sotme në Qafë Gjashtë në Sarandë, i identifikuar si Françesko Mani. Ndërkohë policia ka identifikuar edhe dy personat e dyshuar dhe po vijojnë kërkimet për arrestimin e tyre.
Gjithashtu dyshohet se rrëmbimi është motivuar nga larje hesapesh. Megjithatë ende nuk dihen detaje të tjera lidhur me ngjarjen, por grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të plota.