Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
· Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar protestë ditën kur në Tiranë pritet të zbarkojnë një numër i madh diplomatësh duke qenë se do të mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor. Mesditën e sotme, në nisje të mbledhjes së Kryesisë së PD, Berisha tha se kjo është një datë historike ku populli opozitar, sipas tij, do të ngrejë zërin para liderëve të BE që do të jenë në Tiranë. Liderët e BE-së, sipas Berishës, duhet ta marrin si një akt mikpritjeje këtë protestë. · Por, paralajmërimi i Berishës për protestën e radhës pas asaj të 12 nëntorit, ka sjellë reagime nga ana e socialistëve. · I pari që reagoi ishte kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla. Ai e konsideroi një tradhëti nga ana e Berishës këtë akt. Pas tij, ‘vërshuan’ reagimet nga ana e sekretarit të përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri dhe kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Edhe këta të fundit i kanë qëndruar të njëjtës linjë. Ata shprehen se Berisha po kërkon të njollosë Shqipërinë para ndërkombëtarëve dhe se po luan lojën e Presidentit të Rusisë Vladimir Putin. · Kryeministri Edi Rama nuk e ka komentuar këtë lëvizje të PD-së. Ai ndodhet sot në Vlorë nga ku nuk i ka ndaluar sulmet ndaj Berishës, por temën e protestës, siç duket u aka lënë në dorë të tjerëve.
5 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Ministri i Brendshem Bledi Çuçi ka reaguar pas protestës së paralajmëruar nga opozita më 6 dhjetor. Me anë të një postimi në Facebook, Çuçi shkruan se vetëm një antishqiptar si Berisha mund ta bëjë një gjë të tillë duke turpëruar vendin para një kryeministrave evropian.
Postimi i Plotë:
Vetëm një antishqiptar si Sali Berisha, që i do të keqen këtij vendi nga dëshpërimi i non gratës dhe i rublave ruse që i dolën sheshit, kërkon të turpërojë Shqipërinë më 6 dhjetor, ditën kur Tirana mirëpret për herë të parë Samitin e Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor. Në grahmat e fundit politike të tij, ky njeri nuk le rast pa tentuar për t’i bërë një tjetër të zezë Shqipërisë, fiks si të ishte një Konsull famëkeq i Vladimir Putinit. Jam i bindur se edhe mbështetësit e Partisë Demokratike, të cilët mund të kenë shumë arsye për të qenë opozitarë me qeverinë, do ta braktisin Sali Berishën në aktin e tij të radhës për t’i lënë Shqipërisë një tjetër damkë turpi në sytë e gjithë botës. Sigurisht që Tirana atë ditë do jetë kryeqyteti më i sigurt, më miqësor dhe më mikpritës i Europës.
Partia Demokratike ka thërritur protestë kombëtare për në datën 6 dhjetor. Protesta vjen pak javë pasi opozita mbajti një tjetër protestë para selisë së Kryeministrisë, e cila zgjati për rreth 3 orë e që u mbyll me fjalën e kreut të PD-së Sali Berisha. Protesta do të mbahet në të njëjtën ditë që në Tiranë do të mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor, samit në të cilin do të marrin pjesë shumë krerë shtetesh anëtare në BE. Sipas kryedemokratit protesta është një akt mikpritjeje për liderët e BE pjesëmarrës në takim, ndërkohë që simbolika e protestes sipas liderit të selisë blu është liria, demokracia dhe mbrojtja e pluralizmit.
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita më 6 dhjetor. Me anë të një postimi në Twitter, Veliaj shkruan se me këtë protestë të thirrur ditën që do të mblidhen kryeministrat e Evropës në Tiranë, Berisha vërtetoi se po bën punën e rusëve në vend. Po ashtu ai theksoi se kjo protestë është një tradhëti ndaj demokratëve e ndaj sloganit "e duam Shqiperine si gjithe Europa".
Postimi i Veliajt:
Nese dikush kish dyshime se kush ben punen e ruseve ne Shqiperi, ja ku e ka proven: proteste alla-Berisha kur Europa mblidhet ne Tirane! Sa turp! Çfare mjerimi! E çfare diskreditimi epik e tradhetie ndaj demokrateve e ndaj sloganit "e duam Shqiperine si gjithe Europa"
Nese dikush kish dyshime se kush ben punen e ruseve ne Shqiperi, ja ku e ka proven: proteste alla-Berisha kur Europa mblidhet ne Tirane! Sa turp! ????????♂️
— Erion Veliaj #EYC2022 ???????????????? (@erionveliaj) November 18, 2022
Çfare mjerimi! E çfare diskreditimi epik e tradhetie ndaj demokrateve e ndaj sloganit "e duam Shqiperine si gjithe Europa" ???? pic.tëitter.com/JtLs4eKNIg
Partia Demokratike ka thërritur protestë kombëtare për në datën 6 dhjetor. Protesta vjen pak javë pasi opozita mbajti një tjetër protestë para selisë së Kryeministrisë, e cila zgjati për rreth 3 orë e që u mbyll me fjalën e kreut të PD-së Sali Berisha. Protesta do të mbahet në të njëjtën ditë që në Tiranë do të mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor, samit në të cilin do të marrin pjesë shumë krerë shtetesh anëtare në BE. Sipas kryedemokratit protesta është një akt mikpritjeje për liderët e BE pjesëmarrës në takim, ndërkohë që simbolika e protestes sipas liderit të selisë blu është liria, demokracia dhe mbrojtja e pluralizmit.
CËRRIK- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka komentuar deklaratën e kret të PD-së Sali Berisha për protestën që do të mbahet më 6 dhjetur. Nga Cërriku, Gjiknuri tha se në vend që të të mirëpresin kryeministrat e huaj siç dinë t'i mirëpresin njerëzit shqiptarët, do të bëjnë rrëmujë. Po ashtu Gjiknuri tha se Berisha do që të njollos Shqipërinë në sytë e ndërkombëtare.
“Deklaruan sot që do bëjnë protestë meqënëse vijnë kryeministrat e Bashkimit Europian në Shqipëri. Çfarë është kjo, dashuri për vendin? Për të mirën e vendit?! Përkundrazi, le që shqiptarët se kanë pasur ndonjëherë zakon që miqtë t’i presë me zhurmë dhe me rrëmujë, përveçse ndonjërit kur pi ndonjë gotë, por përgjithësi, shqiptarët dinë të presin ashtu siç duhet. Atëherë çfarë do ti të bësh? Ti do të japësh dhe të transmetosh imazh tjetër për Shqipërinë? E pra këta janë, ata që flasin në emër të vendit nuk bëjnë as respektin minimal që i takon këtij kombi aq më tepër kur bëhet fjalë për të ardhmen e Shqipërisë dhe për të mirën e zhvillimit të Shqipërisë. Dhe këta njerëz tani do dalin, do vijnë nëpër fushata elektorale, do sjellin dhe personazhe të reja, do kërkojnë dhe vota. Po çfarë votash do kërkojnë kur këta e kanë treguar se çfarë kanë bërë për këtë zonë. Se kjo zonë ndryshimin e vërtetë e pa me qeverisjen e majtë”, tha Gjiknuri.
Partia Demokratike ka thërritur protestë kombëtare për në datën 6 dhjetor. Protesta vjen pak javë pasi opozita mbajti një tjetër protestë para selisë së Kryeministrisë, e cila zgjati për rreth 3 orë e që u mbyll me fjalën e kreut të PD-së Sali Berisha. Protesta do të mbahet në të njëjtën ditë që në Tiranë do të mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor, samit në të cilin do të marrin pjesë shumë krerë shtetesh anëtare në BE. Sipas kryedemokratit protesta është një akt mikpritjeje për liderët e BE pjesëmarrës në takim, ndërkohë që simbolika e protestes sipas liderit të selisë blu është liria, demokracia dhe mbrojtja e pluralizmit.
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i është përgjigjur kreut të PD-së Sali Berisha në lidhje me protestën e thirrur nga opozita për në datën 6 dhjetor, ditë kur në Tiranë do të mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor. Në një postim në Facebook Balla shkruan se ky është një akt anti-kombëtar që sipas tij dëshmon se kryedemokrati po luan lojën e Vladimir Putin kundër Bashkimit Europian. Ky veprim sipas Ballës thyen çdo normë kanunore dhe turpëron vendin.
"Turpi i Shqipërisë ka emër! Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut. Këtë rregull kurrë nuk e ka shkel askush në Shqipëri. Ne kemi shkruar historinë tonë me kodin tonë të mikpritjes. Por tradhtari dhe turpi i çdo vlere shqiptare Sali Berisha do të presë në besë shqiptarët më datë 6 Dhjetor 2022, duke thyer çdo normë, me kanun e kode shqiptari. Nuk e ka herën e parë që e bën. Sali Berisha thërret protestë kundër Samitit BE-Ballkani Perëndimor, thërret njerëzit e tij të turpërojnë Shqipërinë. Sali Berisha thërret protestë në ditën e dasmës më të bukur të ribashkimit me Evropën. A ka ndokush më pikëpyetje për kë punon Sali Berisha?! O vëllezër e motra ky tradhtar ka thirrë protestë kundër Bashkimit Evropian. Ky tradhtar po i shërben lojës së Vladimir Putinit kundër Bashkimit Evropian", shkruan Balla.
Partia Demokratike ka thërritur protestë kombëtare për në datën 6 dhjetor. Protesta vjen pak javë pasi opozita mbajti një tjetër protestë para selisë së Kryeministrisë, e cila zgjati për rreth 3 orë e që u mbyll me fjalën e kreut të PD-së Sali Berisha. Protesta do të mbahet në të njëjtën ditë që në Tiranë do të mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor, samit në të cilin do të marrin pjesë shumë krerë shtetesh anëtare në BE. Sipas kryedemokratit protesta është një akt mikpritjeje për liderët e BE pjesëmarrës në takim, ndërkohë që simbolika e protestes sipas liderit të selisë blu është liria, demokracia dhe mbrojtja e pluralizmit.
TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka propozuar Kryesisë së PD datën 6 dhjetor si ditën kur do të mbahet dhe protesta e radhës. Në nisje të mbledhjes së Kryesisë së PD Berisha tha se kjo është një datë historike ku populli opozitar sipas tij do të ngrejë zërin para liderëve të BE që do të jenë në Tiranë në Samitin e Bashkimit Europian-Ballkani Perëndimor. Kryedemokrati tha se sot opozita është një betejë për mbrojtjen e demokracisë dhe ekzistencën e pluralizmit.
Sali Berisha:Protesta e 12 nëntorit duhet të vazhdojë me protesta të tjera dhe data 6 dhjetor mendoj unë është një datë, rast historik që populli opozitar të ngrejë zërin e tij përpara përfaqësuesve më të lartë të demokracive evropiane, para të gjithë botës. Pikërisht me këtë agjendë, betejë kundër monizmit dhe ekzistencën e pluralizmit. Mbrojtjen e pasurisë më të madhe publike që kanë shqiptarët sot, portin e Durrësit. Po plaçkitet në mënyrën më të paimagjinueshme, po përvetësohet nga klani Rama. Agjenda do të ketë edhe tema të tjera, por mendon se një popull i shndërruar, në një popull gomonesh, si asnjë komb tjetër në Europë. Ne mirëpresim dhe u urojmë mirëseardhjen e kryetarëve të shteteve dhe qeverive të BE-së. Protesta e jonë synon para së gjithash të dëshmojë se në këtë vend, i cili po varfërohet, vidhet shkretohet çdo muaj e më shumë, aspiratat demokratike janë të forta. Ftoj që ta marrim këtë protestë tonën si një akt mirëkëpritje ndaj tyre dhe padyshim një akt armiqësor, flagrant, të hapur ndaj Edi Ramës i cili me aferat e tij turpëron çdo komb, qytetar, njeri, lirinë, pluralizmin, të drejtat, transparencën dhe çdo gjë tjetër.
Unë këtë propozim kisha sot.