Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
•Tritol në banesën e shefit të krimeve të Komisariatit në Shkodër, Pëllumb Shpati. •Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:50 në lagjen Dobraç, ku si pasojë janë dëmtuar lehtë muret e banesës së tij por edhe automjeti i 49-vjeçarit. •Ende nuk dihen motivet për këtë ngjarje. •Si pasojë e këtij shpërthimi janë shkaktuar dëmtime në banesë si dhe është dëmtuar automjeti i tij. •Babai i shefit të krimeve, Gjergj Shpati, në një prononcim për gazetarët tregon se shpërthimi ishte tejet i fortë.• Vetë Pëllum Shpati ka deklaruar se nuk ka probleme me asnjë person pasi nuk ka konflikte. •Në këtë banesë jetojnë 3 familje, gjithsej 17 persona. •Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:50 në lagjen Dobraç. •“Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
8 artikuj për këtë temë.
SHKODËR- Kamerat e sigurisë, kanë fiksuar autorin që vuri lëndën shpërthyese në banesën e shefit të hetimeve të krimeve në Shkodër, Pëllumb Shpati.
Kamerat kanë fokusuar një person shkon drejt banesës në këmbë, vë lëndën plasëse dhe ikën pak metra më tutje ku e pret makina. Pritet që tu vijnë në ndihmë kamerat e sigurisë që ndodhen në zonë për të bërë të mundur identifikimin e autorit apo autorëve të vendosjes së lëndës plasëse.
Një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga drejtues të prokurorisë dhe policisë së Shkodrës po kryejnë veprimet proceduriale në banesë.
Shpërthimi i fuqishëm me tritol fatmirësisht nuk ka shkaktuar të lënduar por ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në banesën tre katëshe ku jeton familja e Pëllumb Shpatit, babai dhe vëllezërit. Në banesë jetojnë 17 pjesëtarë të familjes.
SHKODËR- Shefi i krimeve në Shkodër, Pëllumb Shpati, mohon të ketë probleme. Në dëshminë e tij pas shpërthimit me tritol në banesë, Shpati tregon se nuk ka asnjë person që mund të dyshojë si autor.
“Nuk kam asnjë konflikt me askënd. Nuk e di se kush mund ta ketë bërë”, ka thënë Pëllumb Shpati.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit. Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, edhe pse në vilën tre katëshe jetojnë 17 persona. Mirëpo, dëmet materiale kanë qënë të shumta, që nga muret e deri tek mjetet e parkuara në oborr.
SHKODËR- Këto janë pamjet që vijnë nga banesa e shpërthyer me tritol e shefit të krimeve në Shkodër, Pëllumb Shpati. Siç shihet në videot e siguruara nga Dosja.al, dëmet janë të konsiderueshme. Mjetet e parkuara në oborrin e vilës tre katëshe janë dëmtuar. Po ashtu edhe muret e kangjellat.
Lënda plasëse shpërthyeu këtë të premte ne mëngjes në shtëpinë e shefit të Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër.
Nuk dihet nëse ngjarja lidhet me detyrën e tij apo probleme të tjera, ndërkohë që grupi i posaçëm hetimor, sipas policisë, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
SHKODËR-Brenda banesës së shefit të krimeve të Shkodrës, aty ku u vendos tritoli, banojnë 17 persona. Kjo u konfirmua nga babai i shefit të krimeve, Gjergj Shpatit. Ai është shprehur për mediat se djali i tij nuk ka konflikte me njeri. Shpati tregoi se dëmet ishin shumë të mëdha, duke filluar nga muret, makina, avullia dhe fasada. Ai thotë se nuk ka dijeni nëse djali i tij është kërcënuar së fundi, ndërsa kërkon hetimin e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
BISEDA:
Pyetja: Ça ndodhi mbrëmë?
Gjergj Shpati: Mbrëmë rreth orës 4 jam dalë dhe kam pa cdo gjë të shkatërruar.
Pyetja: Sa veta ishin në shtëpi?
Gjergj Shpati: Jemi 17 vetë, prej këtu dhe në kat të tretë, 3 familje.
Pyetja: Ishte i fuqishëm?
Gjergj Shpati: Ishte i fuqishëm, e shikon vetë
Pyetja: Cfarë dëmesh kishit?
Gjergj Shpati: Dëme në makina, fasada, avulli, mure.
Pyetja: Keni parë njeri?
Gjergj Shpati: Ku patëm me i pa, nuk na priti njeri.
Pyetja: Pse mendon se ka ardhur kjo ngjarje?
Gjergj Shpati: Atë nuk e di pse ka ndodhur, isha në gjumë, s'më kanë tregu bëhu gati.
Pyetja: Mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës?
Gjergj Shpati: Për shkak të detyrës se ne nuk kemi ngatërresa. As nuk i kam borxh kujt e s'më ka kush.
Pyetja: Pllumbi ka pasur ndonjë problem, kërcënim?
Gjergj Shpati: Nuk e di.
Pyetja: Cila është kërkesa juaj?
Gjergj Shpati: Kërkojmë, cfarë të kërkojmë...Shteti të bëjë punën e vet, të hetojë, unë s'kam asgjë.
Lënda plasëse ka shpërthyer këtë të premte ne mëngjes në shtëpinë e shefit të Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër. Policia njofton se rreth orës 03:50, në lagjen Dobraç, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, përpara banesës së Pellumb Shpatit. Si pasojë janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij, si dhe është dëmtuar automjeti i tij. Nuk dihet nëse ngjarja lidhet me detyrën e tij apo probleme të tjera, ndërkohë që grupi i posaçëm hetimor, sipas policisë, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
SHKODËR- Në orët e para të ditës së sotme, është vendosur një sasi lende plasëse në banesën e Pwllumb Shpatit, me detyrë shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Shkodër. Fatmirësisht, janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij, si dhe është dëmtuar automjeti i tij.
Mësohet se në gusht 2019, në lagjen “Mark Lula” të Shkodrës, u plagos me thikë edhe vëllai i tij Vat Shpati. Sipas njoftimit të policisë në atëkohe, bëhej me dije se pas një konflikti të çastit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shtetasit me inicialet S. P., 36 vjeç, banues në Shkodër, A. M., 28 vjeç, dhe P. M., 29 vjeç, (vëllezër), kanë plagosur me thikë Shpatin, banues në Dobraç. Ky i fundit është vëllai i oficerit të policisë për vrasjet, Pëllumb Shpati.
SHKODËR- Personi në foto është Pëllumb Shpati, shefi i Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Shkodër. Atij iu është vendosur një sasi lënde plasëse përballë banesës në lagjen Dobraç.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:50. Persona të paidentifikuar, kanë vendosur një sasi lënde plasëse, përpara banesës së Shpatit. Si pasojë janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij, si dhe është dëmtuar automjeti i tij.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
SHKODËR- Pëllumb Shpati, është shefi i Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Shkodër, 'targeti' i autorëve. Këta të fundit, ende të paidentifikuar, vendosën rreth orës 03:50, përballë banesës së Shpatit një sasi tritoli.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen Dobraç. Si pasojë janë shkaktuar dëmtime në banesë si dhe është dëmtuar automjeti i Shpatit. Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
SHKODËR- Shpërthim me tritoli në lagjen Dobraç! Shënjestër e autorëve ka qënë banesa e shefit të krimeve të Shkodrës, Pëllumb Shpatit. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në orën 03:50, në lagjen Dobraç. Një sasi lënde plasëse është vendosur nga persona ende të paidentifikuar përpara banesës së Shpatit, me detyrë shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Shkodër. Si pasojë janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij, si dhe është dëmtuar automjeti i tij. Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 03:50, në lagjen Dobraç, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, përpara banesës së shtetasit P. Sh., me detyrë shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Shkodër. Si pasojë janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij, si dhe është dëmtuar automjeti i tij. Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.