LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

'Shqipëria me rritjen ekonomike më të lartë në rajon'/ Ibrahimaj: Brenda marsit hapen bastet online, do tatohen profesionet e lira

•Brenda 3 mujorit të parë të vitit 2023 pritet të miratohet në parlament ligji për bastet online. •Kështu deklaroi sot ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj gjatë një konferencë për situatën ekonomike në vend. •Teksa analizoi të ardhurat për tremujorin e tretë të vitit, ministrja tha se Shqipëria ka rritjen më të lartë në rajon.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Kur hapet ‘drita jeshile’ për lojërat e fatit? Ibrahimaj: Në 3 muajt e parë të vitit të ri do të miratojmë ligjin

'Shqipëria me rritjen ekonomike më të lartë në
Baste sportive

TIRANË- Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se është drejt finalizimit procesi për lejimin e basteve online. Gjatë konferencës vjetore për gazetarët, ministrja tha se brenda 3 mujorit të parë pritet që ky ligj të miratohet.

Pyetje: Kur do lejohen bastet sportive?

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj: Ne kemi punuar intensivisht gjatë muajve të fundit me qëllim finalizimin e ndryshimeve ligjore në ligjin për lojërat e fatit. Me qëllim lejimin e basteve sportive online duke pasur shumë kudjes të ruajmë ato kritere e parametra që kanë qenë të përcaktuara. Jemi në proces te finalizimit. Me nisjen e vitit të ri 2023, do nisim procedurat e miratimit të këtij ligji. Ne gjykimin tim, brenda 3 mujorit të parë të vitit 2023 ky ligj pritet të miratohet në parlament.

3 VITE ME PARE

Ibrahimaj prezanton risinë: Pritet të fillojë tatimi i profesioneve të lira

'Shqipëria me rritjen ekonomike më të lartë në
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj deklaroi se së shpejti do të nisë tatimi i profesioneve të lira. Në një konferencë për mediat, ministrja tha se kjo masë do të merret për shkak të evazionit. 

'Risi, pritet të fillojë tatimi i profesioneve të lira, për shkak të evazionit dhe përfitimit të disa kategorive. Ka pasur disa punëmarrës që kanë vendosur të hapin biznese me qëllim përfitimin nga politika e tatim fitimit 0. Ne kemi dashur të perkrahim bizneset e vogla, si markete, berber. Nuk kemi dashur t'i ngarkojme. '- tha Ibrahimaj.

3 VITE ME PARE

Sulmet kibernetike në banka, Ibrahimaj: Ndodhin në të gjithë botën

'Shqipëria me rritjen ekonomike më të lartë në
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj komentoi ditën e sotme sulmet kibernetike në banka në vendin tonë. Teksa ishte në konferencën e fundvitit me gazetarët ajo u shpreh se si pasojë e këtyre sulmeve nuk është prekur asnjë llogari e individëve.

Ibrahimaj deklaroi se sulme të tilla ndodhin në të gjithë botën, teksa theksoi se qeveria po ngre një strukturë monitoruese për të parandaluar një situatë të ngjashme në të ardhmen.

“Ka pasur njoftime që sektori bankar është sulmuar nga atake kibernetike. Ju siguroj që ka në muaj mbi 1 mln sulme të cilat janë sulme të përditshme në sektorin privat apo publik. Tani është një luftë e prekshme që prek çdo sektor publik apo privat. Banka në fjalë ka bërë komunikimet e saj dhe nuk ka pasur prekje të llogarive të individëve. Sektori bankar ka marrë masa që herët sa i përket sulmeve kibernetike. Qeveria është duke ndërtuar infrastrukturën që do monitorojë sulmet që do vijnë në të ardhmen. Është një dukuri që nuk ndodh vetëm në vend. Ndodh në të gjitha vendet e botës sepse kjo është një lloj lufte e re e një ere të re”, deklaroi ajo.

3 VITE ME PARE

‘Paga minimale do vijojë të rritet’/ Ibrahimaj: Presim që deri në fund të vitit borxhi publik të reduktohet

'Shqipëria me rritjen ekonomike më të lartë në
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja Delina Ibrahimaj deklaroi për gazetarët në konferencën e fundvitit se paga minimale do të rritet më tej. Ajo shtoi se kanë shpresa që borxhi publik të reduktohet deri në fund. 

'Paga mesatare ka shënuar 9.18% më e lartë në krahasim me vitin e kaluar. Paga minimale, ka pasur një ndikimin dhe në periudhat në vijim, duke qënë se kemi vendosur ta rrisim më tej. 

Shpenzimet janë rritur me 4.4% në krahasim me vitin 2021. Treguesit kryesorë makroekonomik kanë qënë në konsolidim, borxhi publik ka ardhur në reduktim, arriti në 67.7%. Presim që deri në fund të vitit të shkojë në 68.8% dhe të reduktohet në periudhat në vijim. 

Inflacioni në nëntor për herë të parë ne patëm një inflacion normë mesatare mujore më të ulët në krahasim me muajin tetor. Uroj që kjo të jetë një tendencë rënëse, baza e inflacionit në vijim do jetë më e madhe. Norma e inflacionit per nentorin eshte 7.9 % nga 8.3 në tetor duke u ulur për herë të parë në këtë vit.'- tha Ibrahimaj.

3 VITE ME PARE

'Sektori i pasurive të paluajtshme me rritje të lartë'/ Ibrahimaj: Inflacioni në Shqipëri më i ulët se në vendet e rajonit dhe BE-së

'Shqipëria me rritjen ekonomike më të lartë në
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj ka deklaruar në konferencën e saj për shtyp se në Nëntor ka pasur rënie të inflacionit për herë të parë gjatë vitit 2022. Ibrahimaj tha se inflacioni në Nëntor rezultoi 7.9%  nga 8.3% që ishte në Tetor. Ajo theksoi se vendi ynë ka normat më të ulëta të inflacionit në rajon dhe krahasuar me vendet e BE-së.

'Ecuria ekonomike nga ana tjetër është mbështetur nga ecuria e kredisë e cila për sektorin privat, në 3 mujorin e tretë ka vijuar të mbetet me norma dyshifrore, rreth 12%.  Sa i përket financimit të konsumit, kredia e konsumatorit është rritur në nivelin 9.6% në 3 mujorin e tretë. Kjo ecuri e kredisë tregon prirjen e konsumatorëve për konsum dhe besimin në ekonomi.

Investimet e huaja direkte kanë pasur rritje gjatë këtij viti,  flukset hyrëse për 3  mujorin e parë janë rritur me 35%  në krahasim me vitin e kaluar ndërkohë stoku i përgjithshëm i tyre është rritur me 18.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.  Flukset hyrëse kanë qenë  të shpërndara në të gjithë sektorët ka pasur rritje, megjithatë sektori i pasurive të paluajtshme ka shfaqur rritjen më të lartë duke arritur vlerën 225 milionë euro, pra 60% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të  kaluar. Do doja të ndalesha tek inflacioni i cili ka qenë kryefjala dhe termi që ne kemi diskutuar më shumë gjatë vitit 2022, ky vit ka pasur norma inflacioni që nuk ishin parë prej vitesh më së shumti të ndikuara nga çmimet ndërkombëtare dhe efekti i luftës ruse në Ukrainë.

Megjithatë në në Nëntor patëm një normë mesatare inflacione mujore, më të ulët nnë krahasim me muajiin Tetor. Unë uroj që të ketë tendencë rënëse. Pra inflacioni në Nëntor shënoi 7.9% nga 8.3%  që ishte në muajin Tetor duke u ulur për herë të parë gjatë këtij viti. Inflacioni vijon të jetë ndjeshëm më i ulët se normat e rajonit dhe vendeve të BE-së. Kontributin kryesor e ka kategoria e pijeve dhe ushqimeve që ka pasur rritje, me 14.7% rritje të inflacionit, ndërkohë që mesatarja e BE-së është 17.9%.'- tha Ibrahimaj.

delina ibrahimaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj