LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

SKANDALI i audio përgjimit/ Sot protestë në Prishtinë! Sveçla: Mos bini në grackën e 'luftës hibride' të Vuçiç! Abdixhiku: Kjo gjuhë nxit dhunë

•Pak ditë pas audio-përgjimit mes deputetes së LVV-së Mimoza-Kusari Lila dhe nënkryetarit të Listës Serbe Slavko Simiç, ku përmendet edhe emri i politikanit famëkeq serb Milan Radojiçiç, sot Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka bërë thirrje për një protestë që do të mbahet në orën 18:00 në sheshin 'Skënderbe' në Prishtinë. •Në njoftimin e publikuar dje nga organizatorët e protestës thuhet se do të kërkohet që Mimoza Kusari-Lila të dorëzojë mandatin e saj të deputetes. •Sakaq, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar një shkrim të gjatë ku shprehet se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është duke humbur betejën në terren në raport me kryeministrin, Albin Kurtin dhe se sipas tij për këtë arsye po i kthehet luftës hibride përmes së cilës tenton të nxisë trazira në Kosovë. •Ndër të tjera ai thotë se mbetet të shihet sot nëse qytetarët  eKosovës do të ruajnë dinjitetin personal dhe pozicionin e shtetit, apo do të bien në këtë grackë të luftës hibride të Serbisë. •Deklaratat e tij janë cilësuar si nxitëse të dhunës dhe tensioneve nga ana e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. 

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

'Skandaloze!'/ Krasniqi reagon ndaj deklaratave të Sveçlës: Po fyen veteranët dhe gazetarët! Do të heqë vëmendjen nga skandali i përgjimeve

SKANDALI i audio përgjimit/ Sot protestë në Prishtinë!
Memli Krasniqi

KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, duke thënë se Qeveria po kërkon përplasje për të larguar vëmendjen nga përgjimet e publikuara mes shefes së GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila me nënkryetarin e Listës Sere, Slavko Simiç.

“Përmes një deklarate skandaloze dhe fyese ndaj veteranëve dhe gazetarëve, nxitëse mbi të gjitha – Qeveria e Albin Kurtit po kërkon përplasje. Vetëm një Qeveri e dështuar, e papërgjegjshme dhe pa fijen e ndërgjegjes, përmes veprimeve të saj, kërkon dhunë në mesin e popullit të saj”, ka shkruar Krasniqi.

Ai tha se veteranët kanë paralajmëruar sot protestë paqësore për të kërkuar respekt dhe dinjitet nga një Qeveri e cila po i diskriminon në çdo hap e vendim.

Pikërisht, për ta eskaluar këtë protestë që veteranët tanë të përballen me policinë, vëllezërit dhe motrat e veta, një ministër pa karakter si Xhelal Sveçla del me fyerje dhe nxitje të tilla. Kjo Qeveri e ka humbur arsyen. E ka humbur rrugën. Shpëtimin, sikur gjatë gjithë historisë së saj, e kërkon në përplasje civile. Turp i madh! Fatkeqësi e madhe! Gjithsesi, kjo është vetëm një tentativë e ulët e Qeverisë, e dështuar në të njëjtën kohë që përmes nxitjes dhe skandalit të radhës ta heqë vëmendjen nga koordinimi i Albin Kurtit me Millan Radojçiqin, përmes shefes së Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila. Ftoj veteranët dhe të gjithë pjesëmarrësit sot në protestë për vetëpërmbajtje dhe qetësi. Mos bini pre e këtij orkestrimi antikombëtar!”, shkruan ai. 

Sot ministri Sveçla në një shkrim të gjatë u shpreh se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është duke humbur betejën në terren në raport me kryeministrin, Albin Kurtin, prandaj edhe po i kthehet luftës hibride përmes së cilës tenton të nxisë trazira në Kosovë. Ndër të tjera ai thotë se mbetet të shihet sot nëse qytetarët e Republikës së Kosovës do të ruajnë dinjitetin personal dhe pozicionin e shtetit, apo do të bien në këtë grackë të luftës hibride të Serbisë. 

 

3 VITE ME PARE

'Mos bini pre e luftës hibride të Vuçiçit'/ Abdixhiku, për deklaratën e Sveçlës: Kjo lloj gjuhe nxit dhunë dhe tensione

SKANDALI i audio përgjimit/ Sot protestë në Prishtinë!
Lumir Abidxhiku

KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla lidhur me protestën e thirrur për sot. Ai i ka cilësuar deklaratat e Ministrit të pamatura dhe nxitëse të dhunës. 

“Deklaratë e pamatur, nxitëse e ofenduese e Ministrit të Punëve të Brendshme. Etiketimi i pabazë i gazetarëve e ofendimi i turpshëm i luftëtarëve – edhe nëse s’pajtohemi me ta – është nivel i ri i ulët i politikëbërjes në Republikë. Të injorosh komunikimin e shefes së partisë me një terrorist, e të ndërtosh gjuhë nxitëse e përplasëse me plot imagjinatë është maskaradë. Kjo gjuhë, e dhënë tani, kërkon përplasje. Kërkon dhunë e kërkon krizë. Duket se mendja e pushtetit është mu në dhunë e krizë”, thuhet në reagimin e tij.

Sot ministri Sveçla ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është duke humbur betejën në terren në raport me kryeministrin, Albin Kurtin, prandaj edhe po i kthehet luftës hibride përmes së cilës tenton të nxisë trazira në Kosovë. Ndër të tjera ai thotë se mbetet të shihet sot nëse qytetarët e Republikës së Kosovës do të ruajnë dinjitetin personal dhe pozicionin e shtetit, apo do të bien në këtë grackë të luftës hibride të Serbisë. 

3 VITE ME PARE

Protesta e veteranëve të UÇK-së dhe skandali i audio-përgjimit/ Deklarata 'e fortë' e Sveçlës: Mos bini pre e luftës hibride të Vuçiçit

SKANDALI i audio përgjimit/ Sot protestë në Prishtinë!
Xhelal Sveçla

SERBI- 'Lufte hibride e Vuçiçit', kështu e ka cilësuar Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla publikimin e audio-përgjimeve të Shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila me ish-deputetin e Listës Serbe, Sllavko Simiç dhe protestën e paralajmëruar të veteranëve  të UÇK-së, pasi s’u përfshinë në Ligjin për pagën minimale. Në një postim në rrjete sociale Sveçla shkruan se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç po e humb 'betejën' në terren me Kurtin, dhe se sipas tij, po i kthehet luftës hibride që përmes mekanizmave që ka në kontroll, të tentojë të nxisë trazira në Kosovë. 

“Është e çuditshme se si qëlloi që protesta të jetë e organizuar të shtunën, kohën e njejtë me protestën në Beograd që atje po organizohet kundër Vuçiçit. Është edhe më e çuditshme që këtë protestë e kanë thirrur Berat Buzhala e Vehbi Kajtazi në emër të mbrojtjes së vlerave të UÇK-së, kur të gjithë i dijnë deklaratat e tyre publike se UÇK-ja ka kryer krime lufte në Kosovë. Mbetet të shihet sot nëse qytetarët e Republikës së Kosovës do të ruajnë dinjitetin personal dhe pozicionin e shtetit, apo do të bien në këtë grackë të luftës hibride të Serbisë”, ka shkruar Sveçla.

Postimi i plotë:

Lufta hibride në aksion

Vuçiçi po e humb betejën në terren me Kurtin, prandaj edhe po i kthehet luftës hibride që përmes mekanizmave që ka në kontroll të tentojë të nxisë trazira në Kosovë.

Ai po e humb ndikimin në veriun e Kosovës sepse i janë arrestuar kriminelët kryesorë, i janë mbyllur rrugët e kontrabandës dhe i janë shkatërruar laboratorët e drogës e fermat e kriptovalutave.

Atij po i dobësohen krahët sepse dora e djathtë e tij dhe njeriu kryesor që mban lidhjen me Moskën, Aleksandër Vulin, para ca ditësh iu sanksionua nga SHBA.

Belgjika dhe Britania e Madhe ia suspenduan licencat për prodhimin e armatimit, nën dyshimet se kishte furnizuar me municion e armatim edhe Rusinë e sanksionuar.

Në Beograd, çdo të shtune, tash e disa javë ka protesta masive që kërkojnë dorëheqjen e tij, dhe nuk duket se protestat do të ndalen shumë shpejt.

I gjendur në një situatë të tillë, ku pozicioni i tij karshi Kosovës po dobësohet dita ditës, me sa duket Vuçiçi ka vendosur që t’i kthehet luftës hibride, që përmes dezinformatave, shpifjeve, krijimit të frikës e mosdurimit, të provojë të nxisë pakënaqësi e trazira edhe në Kosovë. Kjo nuk ka qëllim forcimin e pozicionit negociues të Vuçiqit, por dobësimin e pozicionit të Kurtit.

Biseda të zhvilluara në Kuvend, të cilat Lista Serbe i kishte incizuar dhe incizimet ia kishte dorëzuar Vuçiçit, nga dora e Vuçiqit gjetën rrugën e tyre për t’u publikuar në një media në Kosovë.

Dhe tani si rezultat i keqinterpretimeve të qëllimta e patëm një skenë dhune të provokuar në parlamentin e Kosovës, dhe si të mos mjaftonin ato skena që portretizuan Kosovën si vend jostabil në të gjitha mediat ndërkombëtare, sot ka edhe një protestë të thirrur para qeverisë.

Është e çuditshme se si qëlloi që protesta të jetë e organizuar të shtunën, kohën e njejtë me protestën në Beograd që atje po organizohet kundër Vuçiçit.

Është edhe më e çuditshme që këtë protestë e kanë thirrur Berat Buzhala e Vehbi Kajtazi në emër të mbrojtjes së vlerave të UÇK-së, kur të gjithë i dijnë deklaratat e tyre publike se UÇK-ja ka kryer krime lufte në Kosovë.

Mbetet të shihet sot nëse qytetarët e Republikës së Kosovës do të ruajnë dinjitetin personal dhe pozicionin e shtetit, apo do të bien në këtë grackë të luftës hibride të Serbisë.

Audio-përgjimi

Ditët e fundit janë publikuar disa audio-incizime të një bisede mes shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila si dhe Sllavko Simiçit nga Lista Serbe. Këto audio-incizime të publikuara nga gazeta “Nacionale”, ku përfshihen Kusari-Lila dhe Simiçi në një bisedë mes vete, kanë nxitur debat në opinion. Opozita akuzon pushtetin se ka koordinuar veprimet e tyre me Listën Serbe në projektligjet e ndryshme në Kuvend. Ndërkaq, nga partia në pushtet kanë thënë se audio-incizimet janë redaktuar dhe se qeveria nuk ka asnjë varësi nga Lista Serbe.

3 VITE ME PARE

SKANDALI i audio-përgjimit/ Sot protestë në Prishtinë, THIRRJA: Mimoza Kusari-Lila të japë dorëheqjen

SKANDALI i audio përgjimit/ Sot protestë në Prishtinë!

KOSOVË- Në sheshin 'Skendërbeu' në Prishtinë, sot në orën 18:00 do të protestohet kundër Qeverisë Kurti. Protesta është organizuar nga OVL e UÇK-së, kundër koordinimit të Qeverisë me Milan Radojiçiç-in dhe kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së, duke iu referuar skandalit të përgjimeve të deputetes Mimoza Kusari-Lila me nënkryetarin e Listës Serbe Slavko Simiç. Në njoftimin e publikuar dje nga organizatorët e protestës thuhet se do të kërkohet që Mimoza Kusari-Lila të dorëzojë mandatin e saj të deputetes.

Qeveria e Kosovës nuk po tërhiqet na veprimet skandaloze. Prandaj, të shtunën më 15 korrik protestojmë të gjithë kundër skandaleve qeveritare, kundër koordinimit me Millan Radojqiqin! Kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së. Mimoza Kusari, duhet ta dorëzojë mandatin. Një politikane që është zënë duke u koordinuar me Milan Radojçiqin, kundër luftërave të UÇK-së nuk duhet të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Audio-përgjimi

Ditët e fundit janë publikuar disa audio-incizime të një bisede mes shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila si dhe Sllavko Simiçit nga Lista Serbe. Këto audio-incizime të publikuara nga gazeta “Nacionale”, ku përfshihen Kusari-Lila dhe Simiçi në një bisedë mes vete, kanë nxitur debat në opinion. Opozita akuzon pushtetin se ka koordinuar veprimet e tyre me Listën Serbe në projektligjet e ndryshme në Kuvend. Ndërkaq, nga partia në pushtet kanë thënë se audio-incizimet janë redaktuar dhe se qeveria nuk ka asnjë varësi nga Lista Serbe.

proteste ne kosove

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait