All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

SKANDALI me drejtësinë/ Nëna lehonë në burg, 2 avokatët e saj: Të shtyhet pasi fëmija të bëhet 1 vjeç! Qytetarët ofrohen të paguajnë gjobën, SHTETI hesht

• Arrestimi i nënës lehonë me foshnjën 8-ditëshe në Shkodër, Diana Bahçja është kthyer në kryefjalën e mediave në Shqipëri. Edhe pse në shtëpi e pret foshnja e vogël, Diana ende mbahet pas hekurave të burgut duke vuajtur dënimin në një rrethanë të pazakontë. • Edhe pse kanë kaluar 24 orë që prej momentit kur ngjarja është bërë publike, asnjë nga institucionet shqiptare, si Avokati i Popullit apo Presidenti i Republikës që kanë tagër në këtë fushë nuk kanë reaguar për të bërë lehtësimin e situatës së Dianës. • Ndërkohë që avokatët e saj, Anton Koster dhe Edit Gyrcari kanë ndalë në një konferencë për mediat dhe kanë kërkuar edhe njëherë të drejtat e klientes së tyre. • Ata kërkuan që nëna lehonë, të lirohet nga qelia dhe të kryejë dënimin pasi fëmija i saj të mbushë 1-vjeç. Pasi kështu po dëmtohet si edhe nëna, edhe foshnja e porsalindur. • Nga ana tjetër, shumë qytetarë që kanë marrë vesh rastin e saj janë shprehur të gatshëm të paguajnë gjobën prej 250.000 lekësh të reja, që 27-vjeçarja të bashkohet me foshnjën e saj. • Por çfarë ka ndodhur? Pse është në burg një nënë lehonë. • Diana Bahçja ishte dënuar nga gjykata me gjobë, pasi pas ndarjes nga burri i parë, martesë nga e cila kishte një vajzë, nuk i ishte përgjigjur detyrimit që kishte për fëmijën. Ky pretendim mohohet nga Diana që deklaron se ish-burri e dhunonte. 3 vite pasi Diana Bahçja mori gjobën, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, vendosi ta konvertonte dënimin nga gjobë në 50 ditë burg, pa marrë parasysh faktin se ajo sapo kishte lindur, e duke shkelur ligjin me dy këmbë, kanë vendosur që ta vënë pas hekurave. 

9 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

'Lironi Diana Bahçjen'/ Arrestimi i nënës lehonë në Shkodër, reagon Spiropali: Si arrestohet një grua në kushte të tilla?!

SKANDALI me drejtësinë/ Nëna lehonë në burg, 2
Elisa Spiropali
All - Paragraf - 1

TIRANË- E dërguara politike e Partisë Socialiste për Qarkun Shkodër, Elisa Spiropali ka reaguar pas ngjarjes së Diana Bahçjes. Në një postim të bërë në rrjetin e saj social, ministrja kërkon lirimin e nënës 27-vjeçare. Ajo kërkon të dijë se kush ka urdhëruar një arrestim të tillë, kur fare mirë mund të bëhej konvertimi i arrestit në gjobë.

REAGIMI:

Lironi Diana Bahçjen Cila prokurori, cila gjykatë, cili njeri, kërkon konvertimin e një gjobe në arrest për një nëne lehonë?! Si arrestohet një grua në kushte të tilla?!

Mos janë të njëjtët që lehtësojnë masat e dënimit për burra kriminelë që dhunojnë e vrasin gra të pafajshme?!
Institucionet e reja të drejtësisë të analizojnë a ka padrejtësi sistemike në dënime ku i dobëti nuk ka ku të qahet?! Merrni masa për magjistratë pa ndërgjegje e pa tru!

Çfarë ka ndodhur? Diana Bahçja ishte dënuar nga gjykata me gjobë, pasi pas ndarjes nga burri i parë, martesë nga e cila kishte një vajzë, nuk i ishte përgjigjur detyrimit që kishte për fëmijën. Ky pretendim mohohet nga Diana që deklaron se ish-burri e dhunonte. Por çudia ka ndodhur me vendimin e gjykatës. 3 vite pasi Diana Bahçja mori gjobën, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, vendosi ta konvertonte dënimin nga gjobë në 50 ditë burg, pa marrë parasysh faktin se ajo është nënë e një fëmije të porsalindur. 

Pa asnjë dijeni ajo u arrestua dhe ndodhet në burg, edhe pse ligji bën një tjetër parashtrim për rastin e saj. Diana Bahçja përfiton nga ligji dhe Kodi Penal, që parashikon shumë qartë se në rastin kur nëna është shtatzënë ose ka fëmijën nën 1 vjeç, atëherë ekzekutimi i vendimit për dënim edhe në rast se është i drejtë, do të duhet të shtyhet derisa bebi të mbushë 1 vjeç. Kjo në rastin e saj nuk ka ndodhur. Nëna është në burg ndërsa për fëmijën që ka nevojë urgjente dhe të pajustifikuar për nënë, është duke u kujdesur i shoqi, Naim Bahçja bashkë me mbesën e tij 11-vjeçare. E dënuara Diana Bahçja është nga Burreli ndërsa edhe ish-bashkëshorti i saj që e ka denoncuar për braktisjen e fëmijës së parë disa vite pas divorcit është nga Burreli, denoncim që e ka bërë pasi Diana është martuar për herë të dytë në Shkodër./Dosja.al

3 VITE ME PARE

"Arrestuan lehonën me fëmijë 8 ditëshe"/ Berisha: Kjo është qeveria e Ramës dhe zonjave që qëndrojnë pas tij

SKANDALI me drejtësinë/ Nëna lehonë në burg, 2
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar burgosjen e nënës lehonë në Shkodër. Në një dalje publike përballë demokratëve, Berisha u shpreh se pushtetarët nuk kanë ndjenja e ajo që dinë të bëjnë më mirë është të vjedhin.

"Do më falni këtu. Po të shikoni atë qeveria, aty pas qëndrojnë 10-12 zonja, në pamje të parë shumë mirë. Por a foli ndonjëra prej tyre për Dianën që e futi në burg lehonë, a e dëgjuat të thojë ndonjëra prej tyre një fjalë. Por çfarë janë këto? A janë nëna këto, a janë motra këto. I transformon vjedhja, vjedhja i bën ato që të mos ndjenjë asgjë për askënd, veç për xhepat, kontot e tyre.

Unë dhashë një shembull dhe unë mund të jap me dhjetëra shembuj. Është kryetare parlamenti tjetra. Po kryetare parlamenti që pranon të burgoset për 250 mijë lekë lehona, por ajo duhej ti çonte nga rroga e saj 20 herë ato lekë e jo të pranonte një akt të tillë."-tha Berisha.

3 VITE ME PARE

ZBARDHET PROCESVERBALI/ OPGJ urdhëronte burgosjen e nënës lehonë, Diana e firmosi edhe vetë "fatin e saj"

SKANDALI me drejtësinë/ Nëna lehonë në burg, 2
Foto ilustruese

TIRANË- Zbulohet procesverbali i mbajtur për arrestimin dhe dërgimin në burg të nënës lehonë, Diana Bahçja. Në dokumentin e firmosur nga vetë e reja më datë 7 mars të vitit 2023, shënohet se OPGJ-ja (oficeri i Policisë Gjyqësore) ka vendosur që edhe pse 27-vjeçarja ka pasur një foshnjë të porsalindur për të cilin duhet që të kujdesej. Por në dokument bie në sy fakti që Diana ka firmos edhe vetë dokumentin, ndoshta dhe pa e ditur çfarë ishte, ose e shtyrë për të përfunduar procedurën, pa e ditur ndoshta që ligji e mbronte për shkak të gjendjes së saj. 

SKANDALI me drejtësinë/ Nëna lehonë në burg, 2
Dokumenti

7 mars/ Proces-verbal

Zëvendësimin e dënimit me gjobë prej 250 000 lekë dhënë me vendimin nr.1054 me burgim për të dënuarën Diana Kolaveri (Hoshi).

-Vuajtja e dënimin fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi
-Shpenzimet në vlerën 3150 në ngarkim të të dënuarit.
-Sipas nenit 34/9, e dëuna Diana Kolaveri duhet që të vuajë 1 muaj e 20 ditë burgim.

Çfarë ka ndodhur? Diana Bahçja ishte dënuar nga gjykata me gjobë, pasi pas ndarjes nga burri i parë, martesë nga e cila kishte një vajzë, nuk i ishte përgjigjur detyrimit që kishte për fëmijën. Ky pretendim mohohet nga Diana që deklaron se ish-burri e dhunonte. Por çudia ka ndodhur me vendimin e gjykatës. 3 vite pasi Diana Bahçja mori gjobën, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, vendosi ta konvertonte dënimin nga gjobë në 50 ditë burg, pa marrë parasysh faktin se ajo është nënë e një fëmije të porsalindur. 

Pa asnjë dijeni ajo u arrestua dhe ndodhet në burg, edhe pse ligji bën një tjetër parashtrim për rastin e saj. Diana Bahçja përfiton nga ligji dhe Kodi Penal, që parashikon shumë qartë se në rastin kur nëna është shtatzënë ose ka fëmijën nën 1 vjeç, atëherë ekzekutimi i vendimit për dënim edhe në rast se është i drejtë, do të duhet të shtyhet derisa bebi të mbushë 1 vjeç. Kjo në rastin e saj nuk ka ndodhur. Nëna është në burg ndërsa për fëmijën që ka nevojë urgjente dhe të pajustifikuar për nënë, është duke u kujdesur i shoqi, Naim Bahçja bashkë me mbesën e tij 11-vjeçare. E dënuara Diana Bahçja është nga Burreli ndërsa edhe ish-bashkëshorti i saj që e ka denoncuar për braktisjen e fëmijës së parë disa vite pas divorcit është nga Burreli, denoncim që e ka bërë pasi Diana është martuar për herë të dytë në Shkodër./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Rasti i Diana Bahçjas! Çfarë ndodh në botë kur një grua shtatzënë ose gjidhënëse dërgohet në burg?

SKANDALI me drejtësinë/ Nëna lehonë në burg, 2
Grua shtatzene

TIRANË- Nisur nga rasti i Diana Bahçjas, nënës së arrestuar vetëm 7 ditë pasi solli në jetë foshnjen e saj, Dosja.al ka hulumtuar mbi mënyrën e trajtimit të këtij rasti në botë. Në një shkrim të publikuar në 'Thejournal' tregohet sesi nënat trajtohen në rast se duhet të dalin para ligjit.

"E drejta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut vendos një theks shumë të qartë mbi rëndësinë e mbështetjes së ushqyerjes me gji dhe kontaktit ndërmjet nënës dhe fëmijës së saj në fazat e hershme të jetës së fëmijës"- thuhet në artikull, ndërsa për Dianën, u shkëput nga fëmija që 7 ditësh, duke mos pasur mundësi t'i japë qumësht gjiri.

SHKRIMI I PLOTË:

Në të gjithë botën gratë shkojnë në burg në numër shumë më të vogël se burrat, por numri i grave në burg po rritet. Nuk dihet se sa fëmijë kanë lindur apo kush kanë kaluar kohë me nënat e tyre nëpër burgje në mbarë botën.

E drejta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut i ka kushtuar vëmendje çështjes së grave të burgosura që janë shtatzëna ose që kanë fëmijë, megjithëse standardet e porositura për gratë janë ende diçka si një zhvillim i ri. Rregullat evropiane të burgjeve përmbajnë një seksion për gratë e burgosura dhe theksojnë se të burgosurve do t'u lejohet të lindin jashtë burgut, por kur një fëmijë lind brenda një burgu, autoritetet duhet të ofrojnë të gjithë mbështetjen dhe lehtësitë e nevojshme.

Mbështetje për gratë me fëmijë në paraburgim 

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka publikuar gjithashtu një Rezolutë në vitin 2009 lidhur me gratë e burgosura. Kjo rezolutë është mjaft gjithëpërfshirëse dhe u bën thirrje shteteve të sigurojnë që, në situatat kur foshnjat dhe fëmijët e vegjël në burg me nënën e tyre duhet të ndahen prej saj, kjo duhet bërë gradualisht në mënyrë që 'procesi të jetë po aq pa dhimbje dhe jo kërcënues sa e mundur'.

Më tej, ai parashikon që shtetet duhet të sigurojnë që nënat në paraburgim të vendosen në burgje në një distancë të arsyeshme dhe kohë udhëtimi nga familjet e tyre. Rezoluta gjithashtu synon të inkurajojë shtetet që të sigurojnë që fëmijëve që qëndrojnë në burgje me nënat e tyre t'u jepet akses në çerdhe jashtë burgut dhe që gratë të mos jenë kurrë të prangosura ose të frenuara gjatë shtatzënisë ose gjatë ose menjëherë pas lindjes. Kjo rezolutë bazohet në një rezolutë tjetër të vitit 2000 , e cila ka të bëjë veçanërisht me nënat dhe foshnjat në burg.

Shtetet inkurajohen gjithashtu të krijojnë njësi në shkallë të vogël me mbështetje të shërbimeve sociale për nënat në kujdestari, ku fëmijët mund të kujdesen në një mjedis miqësor ndaj fëmijëve.

Sa kohë mund të qëndrojë një fëmijë me nënën e tij? 

Praktika ndryshon nëpër botë në lidhje me sa kohë mund të kalojë një fëmijë në burg me nënën e tij ose të saj. Në Irlandë, rregulli 17 i Rregullave të Burgut 2007 thotë se një fëmijë më pak se 12 muajsh mund të pranohet në burg dhe të qëndrojë me nënën për të lehtësuar ushqyerjen me gji derisa fëmija të mbushë 12 muajsh. Kjo vlen edhe kur një grua lind gjatë afatit të burgimit.

Një fëmijë në këto rrethana mund të hiqet nga kujdesi i nënës së tij ose të saj vetëm me urdhër të gjykatës ose kur nëna e fëmijës është dakord, dhe vetëm pasi të jetë konsultuar mjeku i burgut dhe profesionisti tjetër i kujdesit shëndetësor. Vetëm në rrethana të jashtëzakonshme një fëmijë mbi 12 muaj mund të qëndrojë në burg.

Opsionet jo-kujdestare

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi 'Rregullat e Kombeve të Bashkuara për trajtimin e grave të burgosura dhe masat jo-burgimi për gratë shkelëse', të njohura si Rregullat e Bangkok-ut në vitin 2011. Këto rregulla gjithashtu theksojnë nevojën për opsione jo-burgimi për gratë dhe rëndësia e kontaktit ndërmjet grave të burgosura dhe fëmijëve të tyre.

Rregullat gjithashtu ndalojnë përdorimin e izolimit të ngushtë ose ndarjes disiplinore për gratë shtatzëna, gratë me foshnja dhe nënat që ushqejnë fëmijën me gji, dhe theksojnë se sanksionet disiplinore për gratë nuk duhet të përfshijnë ndalimin e kontaktit familjar, veçanërisht me fëmijët.

Rregulli 25(2) parashikon që gratë e burgosura që kanë qenë subjekt i abuzimit seksual, dhe veçanërisht ato që kanë mbetur shtatzënë si rezultat, duhet të marrin këshillat e duhura mjekësore, këshillimin, kujdesin për shëndetin fizik dhe mendor, mbështetjen dhe ndihmën ligjore.

Shëndeti dhe dieta 

Rregulli 48 trajton të burgosurat shtatzëna ose gjidhënëse, të cilat duhet të marrin këshilla për shëndetin dhe dietën e tyre, së bashku me ushqimin e duhur dhe në kohë, një mjedis të shëndetshëm dhe mundësi të rregullta ushtrimesh pa pagesë. Gratë nuk duhet të dekurajohen nga ushqyerja me gji përveç nëse ka arsye specifike shëndetësore për ta bërë këtë.

Rregulli 51 thotë se fëmijëve që jetojnë me nënat e tyre në burg duhet t'u ofrohen shërbime të vazhdueshme të kujdesit shëndetësor dhe se mjedisi i parashikuar për rritjen e një fëmije të tillë duhet të jetë sa më i afërt me atë të një fëmije jashtë burgut.

E drejta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut vendos një theks shumë të qartë mbi rëndësinë e mbështetjes së ushqyerjes me gji dhe kontaktit ndërmjet nënës dhe fëmijës së saj në fazat e hershme të jetës së fëmijës. Megjithatë, më e rëndësishmja, këto norma gjithashtu inkurajojnë shtetet që të ndjekin një qasje jo-kujdestare për gratë në përgjithësi, dhe veçanërisht në rrethanat kur ato janë kujdestari kryesor për fëmijët.

Pasojat për familjet dhe komunitetet

Nevoja për një qasje jo të kujdestarisë për gratë shtatzëna ose me fëmijë është gjithnjë e më urgjente në dritën e pasojave për familjet dhe komunitetet kur gratë shkojnë në burg. Jo më pak ndër këto pasoja është efekti i vizitës së një prindi në burg, i cili siç ka dokumentuar Trusti i Reformës Penale Irlandeze, fatkeqësisht shpesh është një përvojë negative.

Vlen gjithashtu të theksohet se ligji për gratë në burg zakonisht e ndërton gruan e burgosur si prind ose e shikon atë përmes prizmit të nevojave të veçanta higjienike dhe shëndetësore. Ndërkohë që një qasje e informuar gjinore është thelbësore, përvojat dhe rrethanat e grave të burgosura nuk janë homogjene. Nevojiten shumë më tepër kërkime për atë që kërkohet dhe më efektive për gratë që janë shtatzëna ose prindërore brenda ose jashtë burgut, gjë që duhet të informojë instrumentet ligjore të krijuara në përpjekje për të rregulluar këto çështje komplekse.

3 VITE ME PARE

Arrestimi i nënës lehonë në Shkodër, PD: Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të saj

SKANDALI me drejtësinë/ Nëna lehonë në burg, 2
Partia Demokratike

TIRANË- Partia Demokratike kërkon lirimin nga burgu të nënës lehonë, Diana Bahçjas. Në një reagim zyrtar, PD thekson se gruaja lehonë shtë arrestuar vetëm 7 ditë pasi solli në jetë foshnjen e saj. 

Partia Demokratike i bën thirrje gjykatës që të lirojë menjëherë nënën e re, në mënyrë që ajo të mund të ushqejë dhe të kujdeset për foshnjën e sapolindur. Sipas tyre, bërja e drejtësisë nëpërmjet një padrejtësie më të madhe është një krim i vërtetë.

REAGIMI I PD:

Policia e Shkodrës ka thyer një rekord këto ditë. Uniformat blu kanë shkuar me furgon, armë dhe pranga në fshatin Drisht të Postribës dhe ka bërë një arrestim, si në kohërat më të egra të diktaturës. Ato shoqëruan në qelitë e burgut Diana Bahçen, një grua të re, vetëm 7 ditë pasi kishte sjellë në jetë një fëmijë. Gruaja-lehonë është arrestuar dhe burgosur pas një vendimi të Gjykatës së Tiranës, që e dënonte me 250 mijë lekë, shumë të cilën ia ka konvertuar në heqje lirie prej 1 muaji e 20 ditësh. Foshnjës 7 ditëshe i duhet të presë edhe rreth 2 muaj të tjerë që të ketë pranë nënën.

Nuk kërkohet logjikë dhe as njohuri në mjekësi për të kuptuar padrejtësinë e dyfishtë të gjykatës dhe policisë ndaj nënës dhe foshnjës.

Shkenca e mjekësisë na provon përhapjen e atyre që njihen si “trauma e passlindjes”, dhe rasti i nënës së re nga Drishti, klasifikohet si traumë e dyfishtë. Përvec sjelljes barbare, pa marrë parasaysh ato që në jurisprudencë njihen si ‘rrethana lehtësuese’, në këtë rast shohim edhe njëherë dorën e verbër të një shteti që është i pamëshirshëm dhe katil me të dobëtit dhe lepur me të fortin.

Të mos harrojmë se në Shkodër janë më të fuqishëm kapot e bandave, se deputetët dhe ministrat. Janë këta të fundit që e monitorojnë policinë me kamera, në vend që të ndodhte e kundërta. Janë ata që lëvizin të lirë, vendosin taksat ndaj bizneseve, e me radhë. Policia dhe strukturat shtetërore të Edi Ramës rrinë e shohin, ose bëhen pjesë në ndarjen e plaçkës.

E kundërta ndodh kur nuhasin pafuqinë e të dobëtit. Policia dhe gjykata e narkoshtetit, papritur bëhen gardianë të rreptë të presjes dhjetore të ligjit dhe nuk të falin. A është marrë parasysh rrethana lehtësuese e një lehone kur u arrestua Diana Bahçja? A ka patur psikolog, si në shoqërimin në qeli, por edhe më pas për nënën-lehonë?
A kanë shkuar në familjen Bahçja, ku i shoqi Naimi po kujdeset për një foshnjë disa ditëshe, punonjësit socialë?
Këto janë pyetjet që administrata e një shteti serioz, që përkujdeset për qytetarët, dhe nuk i përndjek ata, duhet t’u japë përgjigje.

Partia Demokratike i bën thirrje gjykatës që të lirojë menjëherë nënën e re, në mënyrë që ajo të mund të ushqejë dhe të kujdeset për foshnjën e sapolindur. Bërja e drejtësisë nëpërmjet një padrejtësie më të madhe është një krim i vërtetë.

Çfarë ka ndodhur? Diana Bahçja ishte dënuar nga gjykata me gjobë, pasi pas ndarjes nga burri i parë, martesë nga e cila kishte një vajzë, nuk i ishte përgjigjur detyrimit që kishte për fëmijën. Ky pretendim mohohet nga Diana që deklaron se ish-burri e dhunonte. Por çudia ka ndodhur me vendimin e gjykatës. 3 vite pasi Diana Bahçja mori gjobën, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, vendosi ta konvertonte dënimin nga gjobë në 50 ditë burg, pa marrë parasysh faktin se ajo është nënë e një fëmije të porsalindur.

Pa asnjë dijeni ajo u arrestua dhe ndodhet në burg, edhe pse ligji bën një tjetër parashtrim për rastin e saj. Diana Bahçja përfiton nga ligji dhe Kodi Penal, që parashikon shumë qartë se në rastin kur nëna është shtatzënë ose ka fëmijën nën 1 vjeç, atëherë ekzekutimi i vendimit për dënim edhe në rast se është i drejtë, do të duhet të shtyhet derisa bebi të mbushë 1 vjeç. Kjo në rastin e saj nuk ka ndodhur. Nëna është në burg ndërsa për fëmijën që ka nevojë urgjente dhe të pajustifikuar për nënë, është duke u kujdesur i shoqi, Naim Bahçja bashkë me mbesën e tij 11-vjeçare. 

E dënuara Diana Bahçja është nga Burreli ndërsa edhe ish-bashkëshorti i saj që e ka denoncuar për braktisjen e fëmijës së parë disa vite pas divorcit është nga Burreli, denoncim që e ka bërë pasi Diana është martuar për herë të dytë në Shkodër. /Dosja.al

3 VITE ME PARE

SHKODËR/ Lehona në burg, avokatja: Seancat janë zhvilluar pa njoftimin e të pandehurës

SKANDALI me drejtësinë/ Nëna lehonë në burg, 2
Avokatja

SHKODËR- Avokatja Xhoi Nela hodhi dritë mbi procedurat që janë ndjekur nga policia gjyqësore për arrestimin e një nëne lehone në Shkodër. Në 'Syritv', Nela është shprehur se policia gjyqësore e ka gjetur shtëpinë e të pandehurës kur kishte për të ekzekutuar vendimin e gjykatës, ndërsa kur janë zhvilluar seancat ajo nuk është njoftuar, e si pasojë nuk ka pasur një proçes të drejtë ndaj saj.

"Duhet të sqarojmë një element sepse kodi i procedurës penale nuk lejon arrestimin e nënave që janë me fëmijë në gji. Policia ka bërë ekzekutimin e një vendimi i një forme të prerë që është dhënë më parë. Sa i përket dënimeve me gjobë, ata jepen nga gjykatat për personat që nuk paraqesin rrezikshmëri të lartë shoqërore. Sipas legjislacionit ligji parashikon se dënimet me gjobë kërkojnë miratimin e të pandehurit. Ai pyetet nga gjykata nëse ka mundësi ose jo të paguaj gjobon në të kundërt nëse nuk ka mundësi të jepet një vendim tjetër alternativ.

Rezulton se oficerët e policisë gjyqësore në momentin që janë njohur me vendimin për ta arrestuar ato e kanë gjetur të pandehurën ndërsa kur është bërë gjyqi që të njoftohet dhe të merrte pjesë në proces gjyqësor ata nuk e kanë lajmëruar që është një shkelje e rëndë e të drejtave për një gjykim të drejtë."

Çfarë ka ndodhur?

Diana Bahçja ishte dënuar nga gjykata me gjobë, pasi pas ndarjes nga burri i parë, martesë nga e cila kishte një vajzë, nuk i ishte përgjigjur detyrimit që kishte për fëmijën. Ky pretendim mohohet nga Diana që deklaron se ish-burri e dhunonte. Por çudia ka ndodhur me vendimin e gjykatës. 3 vite pasi Diana Bahçja mori gjobën, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, vendosi ta konvertonte dënimin nga gjobë në 50 ditë burg, pa marrë parasysh faktin se ajo është nënë e një fëmije të porsalindur.

Pa asnjë dijeni ajo u arrestua dhe ndodhet në burg, edhe pse ligji bën një tjetër parashtrim për rastin e saj. Diana Bahçja përfiton nga ligji dhe Kodi Penal, që parashikon shumë qartë se në rastin kur nëna është shtatzënë ose ka fëmijën nën 1 vjeç, atëherë ekzekutimi i vendimit për dënim edhe në rast se është i drejtë, do të duhet të shtyhet derisa bebi të mbushë 1 vjeç. Kjo në rastin e saj nuk ka ndodhur. Nëna është në burg ndërsa për fëmijën që ka nevojë urgjente dhe të pajustifikuar për nënë, është duke u kujdesur i shoqi, Naim Bahçja bashkë me mbesën e tij 11-vjeçare. 

E dënuara Diana Bahçja është nga Burreli ndërsa edhe ish-bashkëshorti i saj që e ka denoncuar për braktisjen e fëmijës së parë disa vite pas divorcit është nga Burreli, denoncim që e ka bërë pasi Diana është martuar për herë të dytë në Shkodër. /Dosja.al

3 VITE ME PARE

Arrestimi i nënës lehonë 8 ditë pas lindjes, avokatët kërkesë Gjykatës: Të shtyhet ekzekutimi i vendimit, nuk e dimë gjendjen e saj

 
SKANDALI me drejtësinë/ Nëna lehonë në burg, 2
Avokatet

SHKODËR- Dy avokatët e nënës lehonë Diana Bahçja, Anton Kosteri dhe Edit Gyrcari kanë kërkuar që ajo të lirohet nga qelia. Gjatë një deklarate për mediat, ata kanë theksuar se ekzekutimi i vendimit të gjykatës duhet që të shtyhet pasi fëmija disda ditësh i saj të bëhet të paktën 1 vjeç. Sipas avokatëve, mbajtja në qeli e një gruaje që sapo ka sjell në jetë një fëmijë është e dëmshme si për beben ashtu edhe për shëndetin e nënës. Kosteri po ashtu tha se kanë depozituar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Tiranës një kërkesë urgjente në mënyrë që autoritetet të pezullojnë vendimin dhe të lirojnë gruan nga burgu. Ndërkohë që bëri me dije se nuk e dinë se si është gjendja shëndetësore e gruas ndërsa shtoi se për foshnjën 18 ditëshe po kujdesen të afërmit.

Deklarata e plotë:

Kërkuesja Diana Bahçja (Hoshi), rezulton se është dënuar me vendimin gjyqësor Nr. 1054, datë 18.06.2020 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me gjobë në masën 250’000 (dyqind e pesëdhjetëmijë) lekë. Më pas, mbi kërkesën e Prokurorisë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin Nr. 113 A, datë 13.06.2022 ka vendosur: Zëvendësimin e dënimit me gjobë 250’000 (dyqind e pesëdhjetëmijë) lekë dhënë me vendimin Nr. 1054, datë 18.06.2020 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me ditë burgim për të dënuarën Diana Bahçja (Hoshi) dhe sipas nenit 34/b të K.Penal, e denuara Diana Bahçja (Hoshi), duhet të vuajë 1 (një) muaj e 20 (njëzetë) ditë burgim. Rezulton se pasi ky vendim i konvertimit të dënimit me gjobë në dënim me burgim ka marrë formë të prerë, Prokuroria ka nxjerrë urdhrin e ekzekutimit për të, vendim i cili është ekzekutuar me datë 7 mars 2023, duke shkuar në banesën e kërkueses dhe duke e shoqëruar për në IEVP Ali Demi.

Nga provat që që kemi paraqitur në gjykatë provohet se 10 ditë para ekzekutimit të vendimit të konvertimit të dënimit, konkretisht me datë 25 shkurt 2023, kërkuesja Diana Bahçja (Hoshi) ka sjellë në jetë një fëmijë. Ky fakt vërtetohet nga çertifikata e lindjes së fëmijës së mitur me datë 27 shkurt 2023, e lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile Shkodër. Kërkuesja Diana Bahçja (Hoshi) nuk ka pasur dijeni dhe nuk është njoftuar as për vendimin penal të themelit (dënimit) Nr. 1054, datë 18.06.2020 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me të cilin është dënuar me gjobë dhe aq më pak për vendimin penal të konvertimit të gjobës në burgim me Nr. 113 A, datë 13.06.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Për këtë shkak, me të marrë dijeni për këto vendime penale të marra në mungesë dhe padijeni të saj, brenda afatit ligjor do të paraqesim kërkesë për rivendosje në afat për të paraqitur ankim ndaj tyre në Gjykatën e Apelit.

Nga ana tjetër, duke marrë parasysh rrethanat krejtësisht të paprecedenta në historinë e drejtësisë penale, ku një nënë lehonë burgoset vetëm 10 ditë pasi ka sjellë në jetë një fëmijë (për një vepër penale shumë të lehtë dhe që gjykimi i së cilës është zhvilluar në mungesë, pa dijeninë e saj), përmes kërkesës objekt që kemi dorëzuar në Gjykatë, ne kërkojmë që ndaj saj të merren disa masa pezulluese provizore për të ndaluar vijimin e ekzekutimit të tij, duke e shtyrë deri sa fëmija i mitur i sjellë në jetë të bëhet 1 vjeç. Në rastin në shqyrtim, bazuar në nenin 476/1 shkronja “b” e K.Pr. Penale, ne kërkojmë shtyrjen e ekzekutimit të vendimit Nr. 113 A, datë 13.06.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi kërkuesja ka një fëmijë të sapolindur (që akoma nuk ka mbushur moshën 1 vjeç) dhe i cili ka nevojën urgjente për praninë e nënës së tij për ta ushqyer dhe kujdesur për të.

Aktualisht, siç është bërë publike nga të gjitha mediat e vendit, për fëmijën e sapolindur po kujdeset babai i tij i cili e ka shumë të vështirë që të plotësojë nevojat bazike jetike të mbijetesës së tij dhe aq më pak që të jetë i aftë të ofrojë një përkujdesje të përshtatshme për të. Nga ana tjetër, nuk është e nevojshme të sqarojmë se burgosja e një gruaje lehonë (disaditëshe) dhe që duhet të ishte në regjim shtrati në shtëpi dhe të ushqente me gji të sapolindurin e saj, rrezikon që të shkaktojë dëme të pariparueshme shëndetësore deri edhe rrezikimin e jetës së vetë kërkueses. Prandaj, duke marrë në konsideratë ngarkesën në punë të gjykatave dhe emergjencën e situatës së kërkueses dhe sidomos të fëmijës së saj të sapolindur, ne kërkojmë që me regjistrimin dhe shortimin e kësaj kërkese me karakter të ngutshëm, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, bazuar në nenin 476/2 të K.Pr. Penale të vendosë menjëherë pezullimin e ekzekutimin e këtij vendimi përpara se të marrë në shqyrtim në themel kërkesën tonë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit për një afat një vjeçar.

Pezullimi i menjëhershëm i këtij vendimi nga gjykata, sapo kjo kërkesë të mbërrijë në tavolinën e gjyqtarit të shortuar, jo vetëm do të ulte rrezikun e sjelljes së ndonjë pasoje të rëndë për shëndetin dhe jetën e fëmijës së sapolindur apo të vetë kërkueses, por do të shërbente edhe si një mesazh i qartë publik se burgosja e saj në këtë situatë, ka qenë një gabim tejet i rëndë individual njerëzor, por jo një faj i rëndë sistemik që përshkruan mënyrën sesi funksionon sot sistemi i drejtësisë, gabim të cilin vetë sistemi i drejtësisë ka aftësinë dhe ndërgjegjen juridike që ta korrigjojë në afatin më të shkurtër të mundshëm. Duke vlerësuar se rezulton e qartë se kërkesa e kërkueses Diana Bahçja (Hoshi) është e bazuar në ligj dhe në prova pasi plotëson të gjitha kriteret ligjore për pranimin e saj. Përfundimisht, i kërkojmë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë që të vendosë: Pezullimin e menjëhershëm të ekzekutimit të vendimit gjyqësor penal, deri në shqyrtimin e kërkesës për shtyrjen e afatit të ekzekutimit të vendimit penal. Shtyrje e afatit të ekzekutimit të vendimit penal Nr. 113 A, datë 13.06.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë gjer sa fëmija të bëhet një vjeç

Çfarë ka ndodhur?

 Diana Bahçja ishte dënuar nga gjykata me gjobë, pasi pas ndarjes nga burri i parë, martesë nga e cila kishte një vajzë, nuk i ishte përgjigjur detyrimit që kishte për fëmijën. Ky pretendim mohohet nga Diana që deklaron se ish-burri e dhunonte. Por çudia ka ndodhur me vendimin e gjykatës. 3 vite pasi Diana Bahçja mori gjobën, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, vendosi ta konvertonte dënimin nga gjobë në 50 ditë burg, pa marrë parasysh faktin se ajo është nënë e një fëmije të porsalindur.


Pa asnjë dijeni ajo u arrestua dhe ndodhet në burg, edhe pse ligji bën një tjetër parashtrim për rastin e saj. Diana Bahçja përfiton nga ligji dhe Kodi Penal, që parashikon shumë qartë se në rastin kur nëna është shtatzënë ose ka fëmijën nën 1 vjeç, atëherë ekzekutimi i vendimit për dënim edhe në rast se është i drejtë, do të duhet të shtyhet derisa bebi të mbushë 1 vjeç. Kjo në rastin e saj nuk ka ndodhur. Nëna është në burg ndërsa për fëmijën që ka nevojë urgjente dhe të pajustifikuar për nënë, është duke u kujdesur i shoqi, Naim Bahçja bashkë me mbesën e tij 11-vjeçare. 

E dënuara Diana Bahçja është nga Burreli ndërsa edhe ish-bashkëshorti i saj që e ka denoncuar për braktisjen e fëmijës së parë disa vite pas divorcit është nga Burreli, denoncim që e ka bërë pasi Diana është martuar për herë të dytë në Shkodër. /Dosja.al

3 VITE ME PARE

FALJE DHE LEHTËSI/ Dy ligjet që duhet të nxjerrin nga qelia Diana Bahçjan, nëna larg fëmijës së porsalindur

SKANDALI me drejtësinë/ Nëna lehonë në burg, 2
I shoqi i Dianes, Naimi

TIRANE- Diana Bahçja është një nga rastet më flagrante që tregon shumë qartë si funksionon drejtësia në Shqipëri. Një ligj në dorën e Maliqit, që nuk merr parasysh as faktin se gruaja në fjalë, ka vetëm 2 javë që ka sjellë në jetë një fëmijë. Diana është duke vuajtur dënimin e vendosur nga gjykata e Shkallës së Parë Tiranë që ka marrë vendim të ndryshojë dënimin nga gjobë në burg, pa e marrë për bazë faktin se e dënuara është bërë nënë. Një rast unikal, që edhe këtu sërish ka tejkaluar ligjin. 

Janë dy ligje që sot mund të zbatohen dhe të ndihmojnë një nënë të jetë pranë të voglit të saj. I pari është neni 59/a i Kodit penal ku thuhet sepër çdo grua shtatzënë me dënim deri në 2 vite burg, ajo mund të qëndrojë në shtëpi për të vuajtur dënimin. 

"Për dënimet me burgim deri në dy vjet ose kur kjo kohë është pjesë e mbetur e dënimit, sipas një vendimi për një periudhë më të gjatë burgimi, gjykata mund të vendosë vuajtjen e dënimit të dhënë me qëndrimin në shtëpi të të dënuarit, në një shtëpi tjetër private apo në një qendër të kujdesit dhe të shëndetit publik, kur ekzistojnë rrethanat e mëposhtme:

a) Për gratë shtatzëna ose nëna me fëmijë, nën moshën 10 vjeç, që jetojnë me të."-thuhet në ligj, një rrethanë që Diana e plotëson.

Dhe ligji i dytë, edhe më i shpejtë për të mundësuar bashkimin e Dianës me foshnjën e porsalindur që përfshin faljen nga ana e Presidentit të Republikës, institucioni që ka në dorë ligjin e faljes. Në Nenin 5, pika iii, thuhet qartë se Presidenti ka të drejtë të ushtrojë ligjin e faljes kur e dënuara është me fëmijë të mitur. 

Institucionet duhet të reagojnë sa më parë, për një rast të tillë, ku për një dënim 50 ditë burg, nëna është larg fëmijës dhe situata është përtej çdo limiti njerëzor./Dosja.al

3 VITE ME PARE

SKANDAL/ Gjykata në Shkodër ndan nënën nga fëmija i porsalindur, asnjë reagim nga Presidenca dhe Avokati i Popullit

SKANDALI me drejtësinë/ Nëna lehonë në burg, 2
Foto ilustruese

TIRANE- Diana Bahçja do të duhet të ishte pranë fëmijës së saj të porsalindur por ndodhet në ambientet e burgut të grave në Tiranë. Prej një jave, Diana është arrestuar dhe po vuan dënimin në një rrethanë të pazakontë. Edhe pse kanë kaluar 24 orë që prej momentit kur ngjarja është bërë publike, asnjë nga institucionet shqiptare, si Avokati i Popullit apo Presidenti i Republikës që kanë tagër në këtë fushë nuk kanë reaguar për të bërë lehtësimin e situatës së Dianës. 

Çfarë ka ndodhur? Diana Bahçja ishte dënuar nga gjykata me gjobë, pasi pas ndarjes nga burri i parë, martesë nga e cila kishte një vajzë, nuk i ishte përgjigjur detyrimit që kishte për fëmijën. Ky pretendim mohohet nga Diana që deklaron se ish-burri e dhunonte. Por çudia ka ndodhur me vendimin e gjykatës. 3 vite pasi Diana Bahçja mori gjobën, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, vendosi ta konvertonte dënimin nga gjobë në 50 ditë burg, pa marrë parasysh faktin se ajo është nënë e një fëmije të porsalindur.

Pa asnjë dijeni ajo u arrestua dhe ndodhet në burg, edhe pse ligji bën një tjetër parashtrim për rastin e saj. Diana Bahçja përfiton nga ligji dhe Kodi Penal, që parashikon shumë qartë se në rastin kur nëna është shtatzënë ose ka fëmijën nën 1 vjeç, atëherë ekzekutimi i vendimit për dënim edhe në rast se është i drejtë, do të duhet të shtyhet derisa bebi të mbushë 1 vjeç. Kjo në rastin e saj nuk ka ndodhur. Nëna është në burg ndërsa për fëmijën që ka nevojë urgjente dhe të pajustifikuar për nënë, është duke u kujdesur i shoqi, Naim Bahçja bashkë me mbesën e tij 11-vjeçare. 

E dënuara Diana Bahçja është nga Burreli ndërsa edhe ish-bashkëshorti i saj që e ka denoncuar për braktisjen e fëmijës së parë disa vite pas divorcit është nga Burreli, denoncim që e ka bërë pasi Diana është martuar për herë të dytë në Shkodër. /Dosja.al

diana bahçja rasti i diana bahcjas

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje