LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Të ftohet të raportojë në Kuvend", debate në Kuvend, Braçe: KLSH nuk është Gjykatë e as Prokurori, por auditues i jashtëm! Bardhi: Ka qenë i pari që ka denoncuar aferat korruptive

• Seanca e sotme plenare vijon edhe pas disa orësh në Kuvendin e Shqipërisë. • Në rendin e ditës në seancën e kësaj të enjteje të 25 korrikut janë miratuar anëtarët e rinj nga radhët e avokatëve që do të ulen në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. • Shumica absolute nuk u arrit, por kandidatët e kësaj liste konsiderohen të zgjedhur. • Kuvendi ka miratuar shtyrjen e afatit të Punimeve të Komisionit Hetimor të Shëndetësisë për Sterilizimin dhe Check-up. • Shtyrja e afateve mori 95 vota pro, një kundër dhe një abstenim. • Deputeti i PS, Erion Braçe ka votuar kundër shtyrjes së afatit. • Sipas këtij vendimi të miratuar sot në Kuvend, puna e Komisionit Hetimor u shty deri më 22 tetor 2024. • Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar që brenda këtij sesioni të raportojë në Kuvend, Kontrolli i Lartë i Shtetit. • Ai tha se KLSH ka denoncuar aferën e inceneratorëve, skandalin tek onkologjiku. • Bardhi shtoi se sot duhet të mblidhet Komisioni i Ekonomisë dhe ditën e nesërme të ftohet kryetari i KLSH për të bërë raportimin vjetor. • Pasi kreu i grupit Parlamentar të PD Bardhi kërkoi që në rend të ditës nesër të futet raportimi i kryetarit të KLSH-së, ka reaguar deputeti socialist Eduard Shalsi. • Deputeti i PS tha se skandali i Onkologjikut është ende pa përgjigje, nëse ka kallëzim për këtë çështje duke shtuar se nuk kanë përgjigje nga KLSH. • Nga ana tjetër Bardhi tha se Komisioni i Ekonomisë ka propozuar draft rezolutën për KLSH dhe se secili koleg mund t'i bëjë çfarë do lloj pyetje për kryetarin e KLSH. • Deputeti i PD Dashnor Sula i ka bërë thirrje kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, që në tre mujorin e parë të vitit të ardhshëm, të ketë përfunduar raportimi i institucioneve të pavarura në Kuvend. • Sula tha se deri atëherë duhet të jetë miratuar rezoluta për secilën prej tyre, duke pasur parasysh që 2025 është edhe një vit zgjedhor. • Deputetja e PD, Ina Zhupa replikoi me deputetin e PS, Eduart Shalsin, i cili sipas saj ka merak për KLSH-në, sepse në kohën që ishte ministër e ka audituar. • Ajo shtoi se KLSH ka një rekord raportimesh. • Zhupa tha në fjalën e saj se Kuvendi duhet të hapë dyert dhe të diskutojë për votën e diasporës. • Deputeti socialist Erion Braçe tha sot se nuk është i pakënaqur nga veprimtaria e KLSH. • Braçe tha se KLSH është institucion unilateral, ku kryetari ka mandat 7-vjeçar dhe nuk është as gjykatë dhe as prokurori. • Ai shtoi se s’ka ndodh ndonjëherë që të shkarkojë maxhoranca kryetarin e KLSH.• Deputetja e PD, Albana Vokshi ka kërkuar nga mazhoranca që të respektohen dhe mos të ketë trajtim të dyfishtë nga ana e kryetares së Kuvendit. • Gjithahtu gjatë fjalës së saj, Vokshi iu drejtua deputetit të PS Eduart Shalsit duke pyetur se përse për raportim nuk është thirrur ministrja Ogerta Manastirliu, ose drejtues të fondit të sigurimit të QSUT, të asaj kohe ose të kësaj kohe. • Ky diskutim ishte vijimësi e debatit pë raportiminin ose jo të KLSH në Kuvend. • Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa parashtroi disa pyetje për ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në interpelancën e ditës së sotme. • Pyetjet e Zhupës lidheshin me disa çështje, që nga Parku i Butrintit e deri te rekomandimet e UNESCO-s. • Në përgjigjet e tij ministri Gonxhja sqaroi se pjesë e projekteve janë dhe ekspertë shqiptarë. • Ai tha se fondacioni AADF nuk ka lidhje me asnjë program biznesi. • Deputeti Agron Shehaj ka zhvilluar një interpelancë me ministrin e Financave, Ervin Mete në lidhje me kontratat koncesionare në seancën e sotme plenare. • Shehaj ngriti shqetësimin se pavarësisht miliarda eurove të PPP-ve ka një mungesë total mbi respektimin e kontratave koncesionare duke përmendur rastin e rrugës Thumanë-Kashar, duke thënë se ky koncesion është mbajtur i fshehtë dhe nuk është publikuar në raport.• Ministri Meta u shpreh se Ministria e Finanacave nuk është autoritet kontraktor për çdo koncesione. • Ai shtoi se në Shqipëri janë 11 kontrata PPP me mbështetje buxhetore dhe gjatë 2023 nuk është lidhur asnjë kontratë e re.

17 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Himarë/ Debat mes Dules dhe Spiropalit, deputeti: Tavo një kandidat i importuar! Doni të rrëmbeni pronat e të përçani qytetarët

"Të ftohet të raportojë në Kuvend", debate në
Dule dhe Spiropali

TIRANË- Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali gjatë seancës së sotme plenare kanë debatuar në lidhje me zgjedhjet në Himarë. Gjatë fjalës së tij Dule e konsoideroi kandidatin e socialistëve për kryetar bashkie në Himarë, Vangjel Tavon si një kandidat të importuar.

“Kandidaturë që kryeministri e akuzonte si tepsixhi dhe ai kryeministrin drogaxhi”, tha deputeti. Ai shtoi se është i qartë objektivi i tyre ku sipas tij himarjotëve ata duan t’u rrëmbejnë pronat, dhe banorëve të lumit të Vlorës po tentojnë ti marrin uji. Ai theksoi se në këto kushte ata kanë ndërsyer duke shkelur ligje e parime gjithë administrata është në Himarë. 

“I keni çuar sot Himarës një kandidat të importuar. E çuat bashkë me farefisin, dhe i bëtë zgjedhës në bashki. I çuat edhe bashkëpunëtore duke ju shpërndarë role, e duke u premtuar troje. I çuat një kandidaturë produkt i merkatos politike. Kandidaturë që kryeministri e akuzonte si tepsixhi dhe ai kryeministrin drogaxhi. E keni prezantuar si një minoritar.

E çoni tek lumi i Vlorës si kandidat, që do ndalojë të flitet greqisht në Himarë. Është i qartë objektivi juaj, himarjotëve doni t’u rrëmbeni pronat, dhe banorëve të lumit të Vlorës po tentoni ti merrni ujin e lumit. Në këto kushte keni ndërsyer duke shkelur ligje e parime gjithë administrata është në Himarë. Anëtarët e Këshillimit të Ministrave e bëni me turne shërbimin tuaj për të rrëmbyer mandatin e bashkisë Himarë. Po ju garantoj çfarëdo që të bëni, nuk ka shantazhim, kërcënim e joshje që mund të përdorni për të mposhtur frymën himariote. Nuk mund të rrëmbeni pronën, trashëgiminë e dinjitetin e tyre,” tha ai.


Nga ana tjetër, Spiropali kundërshtoi Dulen dhe mbrojti Tavon, duke e cilësuar kandidat që di të bëjë punën dhe të përfaqësojë shqiptarë e grekë. Ajo shtoi se zgjedhjet në  Himarë nuk janë zgjedhje për të përçare minoritetin dhe shqiptarët por për të bashkuar qytetarët atje. Sipas saj zgjedhjet për bashkitë nuk janë për të ndarë pronat, copat apo ndikimet të brendshme ose të jashtme, por janë zgjedhje që ato troje, ti vëmë në funksion të zhvillimit.

“Zgjedhjet për bashkinë e Himarës nuk janë referendum politik, por janë zgjedhje lokale për banorët atje drejt zgjidhjeve. Zgjedhjet në  Himarë nuk janë zgjedhje për të përçare minoritetin dhe shqiptarët por për të bashkuar qytetarët atje. Zgjedhjet për bashkitë nuk janë për të ndarë pronat, copat apo ndikimet të brendshme ose të jashtme, por janë zgjedhje që ato troje, ti vëmë në funksion të zhvillimit.

Kemi zgjedhur një kandidat që di të bëjë punën dhe të përfaqësojë shqiptarë e grekë. Ne me zgjedhjet e Himarës nuk bëjmë politikë as të brendshme as të jashtme, por do t’i Himarës japim zgjidhje për problemet e tyre lokale jashtë ndikimeve që e kanë kthyer këtë beteje elektorale në një luftë të pakuptimtë ndikimesh që nuk ju bëjnë nderë. Nga ata që vunë kandidat persona me rekorde aty, e deri tek ata që sot e mbajnë jashtë litarin e përçarjeve për bashkinë e Himarës.  Himara do të ketë një kryetar bashkie që nuk troket në dyert të padronëve të fshehur apo të hapur, por troket vetëm tek qytetarët për tu kërkuar besimin dhe votën,” tha Spiropali.

1 VITE ME PARE

Kërkesa e opozitës për raportimin e kreut të KLSH në Kuvend/ Tabaku: Planet e qeverisë janë ta mbyllin! Duan ta kthejnë në një gjykatë auditi

"Të ftohet të raportojë në Kuvend", debate në
Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka mbajtur fjalën e saj në seancën e sotme në Kuvend. Gjatë fjalës së saj Tabaku shprehu rëndësinë raportimin nga Kontrollit i Lartë të Shtetit në Parlament. Ajo theksoi se raportet e tyre japin një situatë që korrupsioni është kthyer në një kulturë pune në administratë ndërsa shtoi se ata përpiqen që të sulmojnë institucionin e të mos merren me punën e tyre.


Ajo u shpreh se planet e qeverisë sipas saj, janë për ta mbyllur KLSH-në, të ndryshojnë ligjin dhe për ta kthyer atë në një gjykatë auditi. Sipas saj ka qenë fatkeqësi që raportimi është kthyer në këtë nivel, sulmi është kthyer në këtë nivel, dhe sot Parlamenti ka reduktuar fuqinë e tij dhe është sot një mashë e maxhorancës. Tabaku u ndal dhe te Raporti i Komisionit të Prokurimit Publik, për të cilin tha se sot kemi një ekonomi të komanduar e një grusht kompanish që marrin tendera.


Fjala e Tabakut:

 Është fatkeqësi që për herë të parë raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit nuk diskutohet në Parlament para mbylljes së këtij sesioni. Është fatkeqësi që qeveria që ndodhet në një pozitë ku raportet e KLSH japin një situatë që korrupsioni është kthyer në një kulturë pune në administratë, përpiqen që të sulmojnë institucionin e të mos merren me punën e tyre.

Planet e qeverisë janë për ta mbyllur KLSH-në, të ndryshojnë ligjin dhe për ta kthyer atë në një gjykatë auditi. Çfarë duhet më që qeveria të vazhdojë dhe të sulmoje çdo institucion të pavarur vetëm se nuk i përgjigjet këtyre. Ka qenë fatkeqësi që raportimi është kthyer në këtë nivel, sulmi është kthyer në këtë nivel dhe sot Parlamenti ka reduktuar fuqinë  tij dhe është sot një mashë e maxhorancës, dhe reflektohet në çdo nivel dhe në atë që në po diskutojmë sot, që është korrupsioni.  

Raporti i Komisionit të Prokurimit Publik, duket të kishte qenë një raport që nuk duhet të ishte lexuar ndryshe nga të gjitha anët. Tre janë shifra që duhet të përmend, 1.1 miliard euro prokurime publike, që janë më të larta në Ballkanin Perëndimor. I dyti, 85% e prokurimeve janë me fondin limit, i treti 90% e prokurimeve janë me një ofertues, atëherë çfarë gare ka këtu? Sot kemi një ekonomi të komanduar, një grusht kompanish që marrin tendera.

Çfarë bënë institucioni i Prokurimit publik, çfarë masash ka marrë? E dëgjova drejtuesin e institucionit dhe ai ishte komplet një realitet tjetër paralel. Sot korrupsioni është kthyer në një kulturë pune, sot ndryshohen dhe përcaktohen kriteret e tenderave nga administrata, sot përcaktohet kontrata koncesionare nga ata që përfitojnë tendera. Ku është roli i Prokurimit publik këtu? Në cilën situatë ndodhet situata e prokurimeve publike sot ku Prokurimet Publike nuk referojnë për rastet e korrupsionit, janë hapësira për pastrimin e parave, janë sektori më i korruptuar, për çfarë na duhen institucionet e pavarura kur nuk bëjnë punën e tyre? Kur janë në një linjë me qeverinë bëjnë, kur janë në linjë të kundër duhet të sulmojmë dhe punën e tij ta prishim.

1 VITE ME PARE

“Pse e keni mbajtur të fshehtë koncesionin Thumanë-Kashar?" Shehaj interpelancë me Ministrin e Financave: 11 kontrata PPP me mbështetje buxhetore

"Të ftohet të raportojë në Kuvend", debate në
Agron Shehaj dhe Ervin Mete

TIRANA- Deputeti Agron Shehaj ka zhvilluar një interpelancë me ministrin e Financave, Ervin Mete në lidhje me kontratat koncesionare në seancën e sotme plenare. Shehaj ngriti shqetësimin se pavarësisht miliarda eurove të PPP-ve ka një mungesë total mbi respektimin e kontratave koncesionare duke përmendur rastin e rrugës Thumanë-Kashar, duke thënë se ky koncesion është mbajtur i fshehtë dhe nuk është publikuar në raport.

Ministri Meta u shpreh se Ministria e Finanacave nuk është autoritet kontraktor për çdo koncesione. Ai shtoi se në Shqipëri janë 11 kontrata PPP me mbështetje buxhetore dhe gjatë 2023 nuk është lidhur asnjë kontratë e re.

Pjesë nga interpelanca:

Shehaj: Pavarësisht miliarda eurove të PPP ka një mungesë totale informacioni mbi respektimin e kontratave koncesionare. Ne dimë sa para jep shteti koncesionarëve, por nuk kemi asnjë informacion mbi ecurinë e investimeve që privatet duhet të kishin bërë. Nuk dimë nëse këto investime janë bërë brenda afateve. Ne nuk dimë nëse koncesionari ka plotësuar kushtet e kontratës. Këto kontrata janë hartuar në interes të koncesionarëve dhe jo qytetarëve. Vetë kontratat nuk kanë logjikë ekonomike të përbashkët. Rruga e Arbrit psh, një investim prej 74 km, në terren të vështirë, investimi i parashikuar 265 mln euro. Rruga Thumanë Kashar 20 km, fushore, 224 mln euro. Si ka mundësi kjo? Mos vallë janë fryrë kostot e rrugës Thumanë -Kashar? A keni bërë verifikime për këtë? A keni monitoruar këtë kontratë koncesionare se në raportin që keni publikuar me një vit e gjysmë vonesë mungon koncesioni Thumanë Kashar. Do të doja të dija pse e keni mbajtur të fshehur këtë koncesion.

Mete: Janë autoritetet kontraktore që monitorojnë zbatimin nëpërmjet njësive të tyre të menaxhimit të kontratave dhe janë ato që raportojnë në ministrinë e Financave që në vijim bëhet ky raport. Ne do hartojmë dokument të risqeve fiskale, synimi ynë është të publikohet në shtator dhe do të  jetë i emërtuar “deklarata e risqeve fiskale”. Në sot kemi 11 kontrata PPP me mbështetje buxhetore dhe gjatë 2023 nuk është lidhur asnjë kontratë e re dhe as në 2024 nuk kemi ndonjë kontratë të re.

1 VITE ME PARE

Mete në Kuvend: Mbyllen dy koncesione të Ministrisë së Financave, markimi i karburanteve nga gushti bëhet pa tarifë

"Të ftohet të raportojë në Kuvend", debate në
Ervin Mete

TIRANË- Ministri i Financave Ervin Mete gjatë fjalës së tij në interpelancën e thirrur nga deputeti Agron Shehaj në seancën plenare të Kuvendit deklaroi se dy koncesione ku Ministria e Financave është autoritet kontraktor po shkojnë drejt mbylljes. Ministri Mete theksoi specifikisht për dy koncensione ku autoritet kontraktues është Ministria e Financave, koncesioni për pullat fiskale dhe koncesioni i markimit të karburanteve, po ndiqen procedurat për mbylljen e tyre. Më tej ai vuri në dukje se për miratim në seancën e fundit plenare, atë të ditës së nesërme janë ndryshimet ligjore për të hequr koncesionarin nga dispozitat e ligjit të akcizave, si dhe për të hequr prerogativat e koncensionarit nga ky ligj. 

"Në gusht të këtij viti, pra muajin tjetër, përfundon koncesioni i markimit të karburanteve dhe shërbimi kalon tek Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Në momentin që ky koncesion do të përfundojë, ne kemi vendosur që edhe tarifa e aplikuar nga koncesionari të hiqet. Pra, nuk do të ketë vazhdim të aplikimit të tarifës së markimit tek qytetarët dhe bizneset. Kostot e vazhdimit të shërbimit do të përballohen nga buxheti i shtetit. 

Gjithashtu, sa i përket koncesionit tjetër, atij të pullave fiskale, Ministri i Financave vuri në dukje se për miratim në seancën e fundit plenare, atë të ditës së nesërme janë ndryshimet ligjore për të hequr koncesionarin nga dispozitat e ligjit të akcizave, si dhe për të hequr prerogativat e koncensionarit nga ky ligj. Ky shërbim nga 1 Janari 2025 kalon në menaxhim shtetëror. Synimi ynë është që në momentin që ky shërbim kalon në menaxhim shtetëror të ofrohen tarifa më të ulëta se ato që aplikohen nga koncesionari, çka besojmë do të jetë lehtësi për komunitetin e biznesit," tha Mete.

Në dhjetor të vitit të kaluar pranë Ministrisë së Financave, me urdhër të Ministrit, është ngritur një grup i gjerë pune, përfshirë edhe Avokaturën e Shtetit, për të menaxhuar procesin e daljes për këtë kontratë koncesionare dhe tani po ndiqen të gjitha procedurat, në mënyrë që duke nisur nga 1 janar 2025, prodhimi dhe shpërndarja e pullave fiskale të bëhet nga një person juridik publik, i autorizuar nga Këshilli i Ministrave, që do të jetë Shtypshkronja e Letrave me Vlerë.

1 VITE ME PARE

“Injoruat rekomandimet e UNESCO-s”, Zhupa interpelancë me ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit: Kemi marrë këshilla dhe kemi bërë punë të mirë

"Të ftohet të raportojë në Kuvend", debate në
Ina Zhupa dhe Blendi Gonxhja

TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa parashtroi disa pyetje për ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në interpelancën e ditës së sotme. Pyetjet e Zhupës lidheshin me disa çështje, që nga Parku i Butrintit e deri te rekomandimet e UNESCO-s.

Në përgjigjet e tij ministri Gonxhja sqaroi se pjesë e projekteve janë dhe ekspertë shqiptarë. Ai tha se fondacioni AADF nuk ka lidhje me asnjë program biznesi. 

Pjesë nga interpelanca: 

Ina Zhupa: Shkuat bashkë me Kumbaron, me një jurist privat. Çfarë funksionesh publike kanë këta njerëz që përfaqësojnë vendin në Unesco? Pse qeveria injoron të gjitha rekomandimet e UNESCO? Çfarë interesi ka qeveria të rrezikohet pasuria e mbrojtur? Pse nuk i pyesni për asgjë ekspertet tanë? Merrni të huaj.

Blendi Gonxhe: Përmendët dhe emra personash, por nuk më duket e udhës që të ndalemi këtu. Kam respekt për përkushtimin tuajin për temën por dhe ju si deputete. Ishte për t’u përshëndetur që vendimi në Komunitetin e Trashëgimisë kulturore ishte unanim. Nuk di të kem qenë me një person të tillë në funksion në takim në Paris. Di t’ju them se zoti Lorenc Bejko është përfaqësues i ICOMOS në Shqipëri dhe ndaj ishte në takimin në Unesco.

Ju mendoni se kjo është ‘thembra e Akilit’ por që për ne është arritje, me mbivendosjen e disa hartave kemi marrë vendimet e duhura. Kemi marrë këshilla dhe kemi bërë punë të mirë. Nuk është e vërtetë që nuk kemi përfshirë trupa shqiptare, pasi kemi marrë dhe shumë studentë nga bankat e shkollës. Fondacioni nuk ka lidhje me asnjë program biznesi. (Për çështjen e parkut të Butrintit).

1 VITE ME PARE

”Është një precedent i rrezikshëm i mazhorancës", Vokshi-Nikollës: Mos i shkelni detyrat dhe përgjegjësitë tuaja

"Të ftohet të raportojë në Kuvend", debate në
Alban Vokshi

TIRANA- Deputetja e PD, Albana Vokshi ka kërkuar nga mazhoranca që të respektohen dhe mos të ketë trajtim të dyfishtë nga ana e kryetares së Kuvendit. Gjithahtu gjatë fjalës së saj, Vokshi iu drejtua deputetit të PS Eduart Shalsit duke pyetur se përse për raportim nuk është thirrur ministrja Ogerta Manastirliu, ose drejtues të fondit të sigurimit të QSUT, të asaj kohe ose të kësaj kohe. Ky diskutim ishte vijimësi e debatit pë raportiminin ose jo të KLSH në Kuvend. 

”Është një precedent i rrezikshëm i mazhorancës me shtyrjen e raportimit nga ana e një institucioni për të mos përmendur edhe tjetrën. Përse nuk u thirr Ogerta Manastirliu, për drejtuesin e fondit të drejtuesit të sigurimit, për drejtuesen e QSUT të asaj kohe e të kësaj kohe.

Përse nuk i thërret këta zoti Shalsi, ne kërkojë që ju zonja kryetare jeni aty një për një çdo nen të rregullores, mos i shkelni detyrat dhe përgjegjësitë tuaja”, tha Vokshi.

1 VITE ME PARE

"Ik more mos na hap barkun, o legen!" Debat mes Bardhit dhe Braçes në Kuvend: Kujt i thotë ordiner ai?

"Të ftohet të raportojë në Kuvend", debate në
Erion Braçe

TIRANA- Vijon es debatesh dhe përplasjesh debati për çështjen e raportimit ose jo të KLSH në Kuvend. Nga vendi dhe pa mikrofon, kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka replikuar me deputetin socialistin Erion Braçe, ndërsa e akuzoi për fyerje. Ndërkohë, Braçe mohoi që të kishte fyer.

DEBATI NË KUVEND:

Bardhi: Kujt i thotë ordiner ai?

Braçe: Nuk i thash as atij, asnjë personi tjetër. Ik more mos na hap barkun, o legen!

1 VITE ME PARE

"Nuk jam i pakënaqur nga veprimtaria", Braçe: KLSH nuk është Gjykatë e as Prokurori, por auditues i jashtëm

"Të ftohet të raportojë në Kuvend", debate në
Erion Braçe

TIRANA- Deputeti socialist Erion Braçe tha sot se nuk është i pakënaqur nga veprimtaria e KLSH. Braçe tha se KLSH  është institucion unilateral, ku kryetari ka mandat 7-vjeçar dhe nuk është as gjykatë dhe as prokurori. Ai shtoi se s’ka ndodh ndonjëherë që të shkarkojë maxhoranca kryetarin e KLSH. 

“Se kuptoj këtë shqeëtësim që ngrihet në nivel politik në Kuvend. Seanca e raportimit të kryetarit të KLSH që ka brenda, pyetje, e diskutime. Kryetari i KLSH nuk ka shprehur asnjë shqetësim në raportim me punën e Komisionit të Ekonomisë. Kjo nuk është e parë që ndodh kështu. Në këtë sallë kemi ish-kryetarin e KLSH, por që nuk ndodhet sot. Këtu nuk ka më dëshmitarë të atij komisioni, pasi i kanë fshirë të gjithë. Ish-kryetarin e KLSH e fshinë shpejt dhe atë. Pse ka shqetësim nga ky proces.

KLSH nuk është gjykatë dhe Prokurori, por auditues i jashtëm suprem i Republikës së Shqipërisë. Ata janë palë, siç është palë komisioni i Ekonomisë. Ndaj KLSH i drejtohet prokurorisë me kallëzim, siç i drejtohen të tjerët gjykatës. Mos mbivlerësoni institucionet dhe mos krijoni mbikompetenca. Për replikë, meqë ai zotëria atje në fund nuk kupton asgjë. KLSH është institucion unilateral, ku kryetari ka mandat 7-vjeçar. S’ka ndodh ndonjëherë që të shkarkojë maxhoranca kryetarin e KLSH. Unë nuk jam i pakënaqur nga veprimtaria e KLSH. S’ka asnjë qëllim që të kapim KLSH. Por puna duhet bërë", tha Braçe.

1 VITE ME PARE

"Të diskutojmë për votën e emigrantëve", Zhupa: KLSH pati një rekord raportimesh edhe në komisione

"Të ftohet të raportojë në Kuvend", debate në
Ina Zhupa

TIRANA- Deputetja e PD, Ina Zhupa replikoi me deputetin e PS, Eduart Shalsin, i cili sipas saj ka merak për KLSH-në, sepse në kohën që ishte ministër e ka audituar. Ajo shtoi se KLSH ka një rekord raportimesh. Zhupa tha në fjalën e saj se Kuvendi duhet të hapë dyert dhe të diskutojë për votën e diasporës.

‘‘Kam 2 çështje, të dyja me KLSH. E para Shalsi e ka merak madje edhe personal KLSH-në, sepse e auditoi kur ishte ministër dhe kjo dihet tashmë është publike dhe e dyta,  KLSH ka mbajtur rekorde sepse ka raportuar 4 ditë ndërkohë institucionet e tjera vetëm në një ditë.

Nuk i mjaftoi komisioni ekonomisë, janë marrë në pyetje ata që kishin dijeni dhe madje edhe në SPAK janë po ata që kanë qenë të pyetur në komisione

KLSH pati një rekord raportimesh edhe në komisione dhe dua ta ritheksoj këtë. Dua që kuvendi të jetë I hapur, të diskutohet edhe vota e diasporës dhe kërkesa që na është dërguar të miratohet dhe të njoftohet që të jenë nesër në seancë plenare”, tha Zhupa.

 

1 VITE ME PARE

"Më mirë grup rebel, se sa një grupi kriminal...”, Sula: Merrni masa që në tre mujorin e parë të 2025

"Të ftohet të raportojë në Kuvend", debate në
Dashnor Sula

TIRANA- Deputeti i PD Dashnor Sula i ka bërë thirrje kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, që në tre mujorin e parë të vitit të ardhshëm, të ketë përfunduar raportimi i institucioneve të pavarura në Kuvend. Sula tha se deri atëherë duhet të jetë miratuar rezoluta për secilën prej tyre, duke pasur parasysh që 2025 është edhe një vit zgjedhor.

“Kolegu i cili na përmendi që nuk di a jemi grup apo jo, më mirë them të jemi grup normal apo rebel se sa një grup me nuanca të një grupi të strukturuar kriminal. Edhe seanca e sotme si dy të tjerat para saj, ka tendencë të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit. Kemi 25 institucione të pavarura që raportojnë në Parlament.

Të paktën të kemi parasysh për vitin tjetër, që është vit zgjedhor, nëse do trajtohet Kuvendi si një ndërmarrje e do vijojë praktika që në korrik të viti tjetër të raportojnë në Kuvend, ngelet që institucionet e pavarura të jenë pa raportuar e pa rezoluta. 3 mujori i parë i 2025 këto institucione të raportojnë e t’u miratohet rezoluta”, tha Sula.

 

1 VITE ME PARE

“Sa zakon të keq ke mo burrë!”, përplasje Shalsi-Bardhi në nisje të seancës: Të paaftë për tu ballafaquar me argumente!

"Të ftohet të raportojë në Kuvend", debate në
Eduard Shalsi dhe Gazment Bardhi

TIRANA- Ka nisur mes debatesh seanca e sotme plenare. Pasi kreu i grupit Parlamentar të PD Bardhi kërkoi që në rend të ditës nesër të futet raportimi i kryetarit të KLSH-së, ka reaguar deputeti socialist Eduard Shalsi. 

Deputeti i PS tha se skandali i Onkologjikut është ende pa përgjigje, nëse ka kallëzim për këtë çështje duke shtuar se nuk kanë përgjigje nga KLSH. Nga ana tjetër Bardhi tha se Komisioni i Ekonomisë ka propozuar draft rezolutën për KLSH dhe se secili koleg mund t'i bëjë çfarë do lloj pyetje për kryetarin e KLSH. 

Pjesë nga debati:

Shalsi: Këtij nuk mund t’i thuash as grup. Shpresoj që zoti Bardhi të jetë i iluminuar për nënkomisionin që u miratua, pasi një anëtar dha dorëheqjen, pasi kishim rënë dakord. Zoti bardhi duhet t’i kërkojë ndjesë partnerëve ndërkombëtarë që kanë ndihmuar me ekspertizën e tyre. Po çke mo burrë? Të lashë të flisje. Sa zakon të keq e ke këtë që nuk duroni dot. Bëre një konstatim, por më lër të mbaroj.

Të paaftë për tu ballafaquar me argumente. Të paktën të merreni vesh me njëri-tjetrin. Do të kishit kuptuar që në komisionin e Ekonomisë dhe Financave, një zonjë me emrin Mimoza Dhëmbi, që ka ndryshuar 16 ministra, drejtoresha e Buxhetit, për të cilën KLSH ka kërkuar shkarkim nga detyra. Është precedent i ri. Skandali i Onkologjikut është ende pa përgjigje, nëse ka kallëzim për këtë çështje. S’kemi përgjigje nga KLSH. Po hua përsëris; nuk ka nevojë KLSH për avokatinë tuaj.

Bardhi: Nuk merremi me raste individuale, për shkak punonjësish, me gjithë respektim që mund të kemi për zonjën në fjalë. Për të dhënë rekomandime për raste individuale. Kjo që u tha është gënjeshtër. Komisioni i Ekonomisë ka propozuar draft rezolutën për KLSH. Secili koleg mund t'i bëjë çfarë do lloj pyetje për kryetarin e KLSH. Është e papranueshme që i vetmi institucion lihet pa raportuar, është KLSH. Komisioni i Ekonomisë do të duhet të shqyrtojë këtë gjë, dhe pse është propozuar shkarkimi i një nëpunëse të shtetit. Zonja Nikolla e kam me ju dhe jo me zotin Shalsi, ndaj fusni raportimin e kryetarit të KLSH dhe miratimin e rezolutës përkatëse.

1 VITE ME PARE

"Të ftohet të raportojë në Kuvend", Bardhi: Ka qenë i pari që ka denoncuar aferat korruptive

"Të ftohet të raportojë në Kuvend", debate në
Gazment Bardhi

TIRANA- Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar që brenda këtij sesioni të raportojë në Kuvend, Kontrolli i Lartë i Shtetit. Ai tha se KLSH ka denoncuar aferën e inceneratorëve, skandalin tek onkologjiku. Bardhi shtoi se sot duhet të mblidhet Komisioni i Ekonomisë dhe ditën e nesërme të ftohet kryetari i KLSH për të bërë raportimin vjetor.

“Në mënyrë të pa shpjegueshme ju nuk keni përfshirë as sot as nesër raportimin të një institucioni kushtetues, KLSH. Madje ka ndodhur e duhet ta dënojmë një praktikë të tillë në komisionin e ekonomikë, KLSH u vu përballë një situate të pandodhur, ku një rast specifik i një rekomandimi të lëshuar nga KLSH është tentuar të ballafaqohet një nënpunëse publike me KLSH.

Praktikë e tillë nuk ka ndodhur më parë dhe është shkelje e hapur e pavarësisë së KLSH. E kuptoj që veprimtaria e KLSH mund të ketë shqetësuar shumë kolegë në sallë. Komisioni i Ekonomisë duhet të mblidhet sot, të miratojë draft rezoluta dhe KLSH duhet të thirret nesër të raportojë. Ju zonja kryetare keni shkelur çdo afat sepse është detyra juaj që kalendari të zbatohet nga komisionet. Mundësoni që sot të mblidhet komisioni i Ekonomisë dhe nesër në rend dite të përfshihet raportimi i KLSH”, tha Bardhi.

1 VITE ME PARE

Kuvendi miraton shtyrjen e Komisionit Hetimor për Sterilizimin dhe Check up, Braçe voton kundër

"Të ftohet të raportojë në Kuvend", debate në
Kuvendi

TIRANA- Kuvendi ka miratuar shtyrjen e afatit të Punimeve të  Komisionit Hetimor të Shëndetësisë për Sterilizimin dhe Check-up. Shtyrja e afateve mori 95 vota pro, një kundër dhe një abstenim. Deputeti i PS, Erion Braçe ka votuar kundër shtyrjes së afatit. Sipas këtij vendimi të miratuar sot në Kuvend, puna e Komisionit Hetimor u  shty deri më 22 tetor 2024.

Komisioni hetimor për koncesionet në shëndetësi u miratua më 21 mars, nga kur u përllogarit që punimet e saj të kryheshin për 4 muaj. 

1 VITE ME PARE

Kuvendi zgjedh emrat e rinj nga radhët e Avokatëve për KLP dhe KLGJ-në

"Të ftohet të raportojë në Kuvend", debate në
fotot ilustruese

TIRANË- Në rendin e ditës në seancën e kësaj të enjteje të 25 korrikut janë miratuar anëtarët e rinj nga radhët e avokatëve që do të ulen në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Shumica absolute nuk u arrit, por kandidatët e kësaj liste konsiderohen të zgjedhur.

Nga shorti u zgjodhën kandidatët Bledar Bajri dhe Albens Tabaku për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Erind Mërkuri dhe Erind Gërmenji për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Të katër kandidatët vijnë nga një karrierë në profesionin e avokatit dhe si lektorë të jurispudencës.

1 VITE ME PARE

"Unë kështu kam dalë deputet”, Braçe kundër listave të mbyllura: Jam për mazhoritar të pastër

"Të ftohet të raportojë në Kuvend", debate në
Erion Braçe

TIRANA- Deputeti socialist Erion Braçe ka komentuar para nisje së seancë së sotme plenare dakordësinë e arritur mes PS dhe PD lidhur Kodin Zgjedhor. Braçe tha se është kundër listës së mbyllur, por shtoi se do ta votojë pasi sipas tij është çështje vullneti politik. Ai tha se është për sistemin mazhoritar i pastër.

“Mazhoritar drejtpërdrejtë me një zonë elektorale do doja. Është çështje vullneti politik dhe duhet të bindesh. Por nëse më pyesni unë jam për mazhoritar të pastër. Unë kështu kam dalë deputet”, tha ai.

1 VITE ME PARE

Nis seanca plenare e ditës së sotme në Kuvend

"Të ftohet të raportojë në Kuvend", debate në
Foto ilustruese

TIRANA- Ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Seanca është seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar dhe do të ketë axhendë të ngjeshur. Po ashtu është parashikuar kjo seancë të zhvillohet në 2 ditë njëra pas tjetrës. Mësohet se për votim nesër do të kalojë dhe drafti i dakordësuar mes mazhorancës dhe opozitës për Reformën Zgjedhore.

Në rendin e ditës për seancën e sotme pritet të miratohen emrat e anëtarëve të rinj nga radhët e avokatëve që do të ulen në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Gjithashtu sot pritet që të miratohet projektvendimin për ngritjen e nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik, si dhe zgjatja e afatit të komisionit Hetimor për Sterilizimin dhe Check up në Shëndetësi.

Gjatë seancës së sotme plenare janë parashikuar të mbahen edhe dy interpelanca. Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa do të zhvilloj interperlancë me ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja. Po ashtu deputeti Agron Shehaj ka kërkuar interpelancë me ministrin e Financave Ervin Mete.

Po ashtu në rendin e ditë është parashikuar edhe miratimi i projektrezolutës për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të drejtësisë si dhe institucioneve të tjera që raportuan në Kuvend seancën e 18 korrikut.

1 VITE ME PARE

Seanca plenare e fundit/ Sot dhe nesër Kuvend, dy interpelanca dhe miratimi i projektrezolutës për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve, ja çfarë pritet

"Të ftohet të raportojë në Kuvend", debate në
Foto ilustruese

TIRANA- Seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar do të ketë axhendë të ngjeshur dhe është parashikuar që të zhvillohet në 2 ditë njëra pas tjetrës. Mësohet se për votim nesër do të kalojë dhe drafti i dakordësuar mes mazhorancës dhe opozitës për Reformën Zgjedhore.

Në rendin e ditës për seancën e sotme pritet të miratohen emrat e anëtarëve të rinj nga radhët e avokatëve që do të ulen në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Gjithashtu sot pritet që të miratohet projektvendimin për ngritjen e nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik, si dhe zgjatja e afatit të komisionit Hetimor për Sterilizimin dhe Check up në Shëndetësi.

Gjatë seancës së sotme plenare janë parashikuar të mbahen edhe dy interpelanca. Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa do të zhvilloj interperlancë me ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja. Po ashtu deputeti Agron Shehaj ka kërkuar interpelancë me ministrin e Financave Ervin Mete.

Po ashtu në rendin e ditë është parashikuar edhe miratimi i projektrezolutës për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të drejtësisë si dhe institucioneve të tjera që raportuan në Kuvend seancën e 18 korrikut.

seance plenare 25 korrik 2024

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje