LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

TENSIONE/ Opozita bllokon seancën, Berisha: Fillimi i rezistencës! Përjashtohen me 10 ditë 23 deputetë të PD

•Seanca e sotme plenare është shtyrë për një ditë tjetër. •Shkak u bë bllokimi i seancës nga opozita. •Deputetë socialistë u largua nga salla, ndërkohë që Berisha vazhdoi të ishte 'live' në faqen e tij në “Facebook”, ku u tha ndjekësve se “deputetët e opozitës fillojnë sot qëndresën e tyre permanente”. •Gjatë fjalës së tij, Berisha u përplas me nënkryetaren e Kuvendit Ermonela Felajn, të cilën e ka quajtur delinkuente. •“Do merren masa për të gjithë ju”, tha zv.kryetarja e Parlamentit, Ermonela Felaj, e cila dha lajmërimin nga vendet e deputetëve, pasi opozita bllokoi foltoren dhe rrëzoi karriget e ministrave. •Pas kërkesës së mazhorancës, 23 prej deputetëve të opozitës janë përjashtuar nga Komisioni i Etikës për 10 ditë. •Opozita qëndroi në errësirë në sallën e Kuvenditprej orës 10 të mëngjesit, deri rreth orës 4. •Socialistët janë tërhequr nga zhvillimi i seancës plenare këtë javë. •Nëpërmjet një mesazhi dërguar deputetëve socialistë, kryetari i grupit informon se seanca e radhës është vendosur për të hënën e 30 tetorit.

17 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Deputetët e PD-së dalin nga "errësira" në Kuvend, Bardhi: Përjashtimi i pavlefshëm!

TENSIONE/ Opozita bllokon seancën, Berisha: Fillimi i rezistencës!
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputetët e opozitës kanë dalë nga ambientit e Kuvendit, ku ishin që prej orës 10 të mëngjesit, ndonëse e prishën seancën plenare dhe dritat u fikën. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi u shpreh për mediat se nuk e njohin vendimin për përjashtimin e 23 deptetëve.

Ai lajmëroi se të gjithë deputetët, përfshirë edhe ata të përjashtuarit, do të marrin pjesë në seancat e ardhshme dhe komisionet parlamentare.

Bardhi: Pas diskutimeve kemi vendosur të vijojmë aksionin tonë opozitar për të kthyer parlamentin në zbatimin e rregullave. Kemi konstatuar pavlefshmërinë e urdhrit të Edi Ramës për të përjashtuar nga veprimtaria parlamentare të deputetëve. Nuk mund të përjashtosh opozitën se kërkon të drejtat e veta, nuk kërkojmë kompromis. Thonë për 10 ditë, por deputetët janë përjashtuar për 11 ditë, janë të verbër, firmosin pa lexuar. Do vijmë në seancë, do marrim pjesë në çdo mbledhje të komisioneve, nuk e njohim vendimin. Çdo kërkesë e jona është e drejtë e opozitës s’po kërkojmë favor nga mazhoranca. Po kërkojmë të respektohen të drejtat që na i garanton parlamenti. Do këtë mbledhje të grupit. Sa kohë opozita nuk lejohet të përmbushë funksioni kushtetues, as mazhoranca nuk mund të vijojë.

Seanca e sotme plenare nuk u zhvillua pas deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe karriget e ministrave. Pas kërkesës së mazhorancës, 26 prej deputetëve të opozitës janë përjashtuar nga Komisiioni i Etikës për 10 ditë.

Deputetët e përjashtuar janë Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, , Xhelal Mziu, Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edmond Spaho, Saimir Korreshi, Lindita Metaliaj, Ramadan Likaj, Luan Baçi, Lefter Gështenja, Ina Zhupa. Helidon Bushati, Isuf Çela, Asllan Dogjani, Bujar Leskaj, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Greta Bardeli, Dhurata Çupi, Sorina Koti, Kastriot Piroli, Kasëm Mahmutaj, Tomor Alizoti dhe Qani Xhafaj./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Tensionet në sallën e Kuvendit/ Bardhi: Pati provokime për të kaluar në përleshje fizike

TENSIONE/ Opozita bllokon seancën, Berisha: Fillimi i rezistencës!

TIRANË-Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka komentuar tensionet e sotme në sallën e Parlamentit nga deputetët e opozitës.

"Së pari nuk ka asnjë thyerje të rregullores nga asnjë prej deputetëve të opozitës. Ata që kanë thyer rregullat dhe kanë shkelur Kushtetutën janë deputetët e PS-së. Ata i kanë mohuar të drejtën opozitës të përfaqësohet me atë që dëshiron në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe ka refuzuar 3 kërkesa për Komision Hetimor pa na lënë as të flasim. U refuzua kërkesa dhe nuk na është dhënë e drejta e fjalës për të sqaruar nevojën për ngritjen e këtyre komisioneve hetimore.

Nuk njohim asnjë vendim përjashtimi që është në shkelje flagrante të rregullores, kjo shton autokracinë e Kuvendit. Kemi 2 muaj që mazhoranca krijon truk pas truku për të penguar opozitën. Edhe sot ka patur provokime për të kaluar në përleshje fizike, por nuk duam që Kuvendi të kthehet në arenë përplasjesh fizike. Ne jemi duke kërkuar të drejtat tona. Ato nuk varen nga humori i mëngjesit as i Ramës, Nikollës, Ballës apo askujt,"- tha Bardhi për News24.

Seanca e sotme plenare nuk u zhvillua pas deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe karriget e ministrave. Pas kërkesës së mazhorancës, 26 prej deputetëve të opozitës janë përjashtuar nga Komisiioni i Etikës për 10 ditë. Deputetët e përjashtuar janë Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, , Xhelal Mziu, Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edmond Spaho, Saimir Korreshi, Lindita Metaliaj, Ramadan Likaj, Luan Baçi, Lefter Gështenja, Ina Zhupa. Helidon Bushati, Isuf Çela, Asllan Dogjani, Bujar Leskaj, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Greta Bardeli, Dhurata Çupi, Sorina Koti, Kastriot Piroli, Kasëm Mahmutaj, Tomor Alizoti dhe Qani Xhafaj./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Deputetët e opozitës bllokuan foltoren, PS shtyn seancat plenare, SMS për deputetët: Kolegë...

TENSIONE/ Opozita bllokon seancën, Berisha: Fillimi i rezistencës!
Kuvendi

TIRANË-Deputetët e opozitës janë ngujuar sot në Kuvend pasi kundërshtimit të mazhorancës për të mos ngritur disa komisione hetimore. Nga ana tjetër, socialistët janë tërhequr nga zhvillimi i seancës plenare këtë javë.

Nëpërmjet një mesazhi dërguar deputetëve socialistë, kryetari i grupit informon se seanca e radhës është vendosur për të hënën e 30 tetorit.

“Kolegë nuk do te zhvillojmë seancë këtë javë. Seanca e radhës , të hënën, më 30 Tetor, për çështjet e zgjedhësve. Vijojmë në ditët në vazhdim nëpër zona, me vendimet që u morën në mbledhjen e Grupit”, thuhet në mesazh.

Seanca e sotme plenare nuk u zhvillua pas deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe karriget e ministrave. Pas kërkesës së mazhorancës, 26 prej deputetëve të opozitës janë përjashtuar nga Komisiioni i Etikës për 10 ditë.

Deputetët e përjashtuar janë Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, , Xhelal Mziu, Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edmond Spaho, Saimir Korreshi, Lindita Metaliaj, Ramadan Likaj, Luan Baçi, Lefter Gështenja, Ina Zhupa. Helidon Bushati, Isuf Çela, Asllan Dogjani, Bujar Leskaj, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Greta Bardeli, Dhurata Çupi, Sorina Koti, Kastriot Piroli, Kasëm Mahmutaj, Tomor Alizoti dhe Qani Xhafaj./Dosja.al

2 VITE ME PARE

VIDEO- Opozita "bllokoi" seancën/ Deputetët e PD-së dëgjojnë brenda Kuvendit këngën patriotike "Mora fjalë"

TENSIONE/ Opozita bllokon seancën, Berisha: Fillimi i rezistencës!
kuvendi

TIRANË- Deputetët e PD-së ndërsa qëndrojnë të “ngujuar” në sallë, deputetët dëgjohen të këndojnë këngën “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës që është kthyer në një “himn” për tifozët e Kombëtares Shqiptare.

Në pamjet e siguruara, deputetët janë shpërndarë nëpër sallë, ndërsa Asllan Dogjani dhe Tomor Alizoti qëndrojnë ulur në shkallë.

Seanca e sotme plenare nuk u zhvillua pas deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe karriget e ministrave. Pas kërkesës së mazhorancës, 26 prej deputetëve të opozitës janë përjashtuar nga Komisiioni i Etikës për 10 ditë.

Deputetët e përjashtuar janë Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, , Xhelal Mziu, Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edmond Spaho, Saimir Korreshi, Lindita Metaliaj, Ramadan Likaj, Luan Baçi, Lefter Gështenja, Ina Zhupa. Helidon Bushati, Isuf Çela, Asllan Dogjani, Bujar Leskaj, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Greta Bardeli, Dhurata Çupi, Sorina Koti, Kastriot Piroli, Kasëm Mahmutaj, Tomor Alizoti dhe Qani Xhafaj./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Bllokuan seancën plenare, PS kërkoi masë disiplinore, 'Etika' përjashton për 10 ditë 26 deputetë të opozitës (EMRAT)

TENSIONE/ Opozita bllokon seancën, Berisha: Fillimi i rezistencës!
Kuvendi

TIRANË- Partia Socialiste ka dorëzuar në Komisionin e Etikës kërkesën për masë disiplinore për 26 deputetë të Partisë Demokratike, që bllokuan sallën dhe penguan zhvillimin e seancës plenare. 'Etika' ka vendosur që këta deputetë t'i përjashtojë nga seanca për 10 ditë. 

Bëhet fjalë për:

-Sali Berisha

-Flamur Noka

-Albana Vokshi

-Xhelal Mziu

-Gazment Bardhi

-Bledion Nallbati

-Edmond Spaho

-Saimir Korreshi

-Lindita Metaliaj

-Ramadan Likaj

-Luan Baçi

-Lefter Gështenja

-Ina Zhupa

-Helidon Bushati

-Isuf Cela

-Asllan Dogjani

-Bujar Leskaj

-Ludovik Hasani

-Tritan Shehu

-Greta Bardeli

-Dhurata Cupi

-Sorina Kote

-Kastriot Piroli

-Kasem Mahmutaj

-Tomor Alizoti

-Qani Xhafaj

TENSIONE/ Opozita bllokon seancën, Berisha: Fillimi i rezistencës!

2 VITE ME PARE

“S’mund të ketë normalitet”/ Salianji: PS dhe Rama do të marrin përgjigjen që meritojnë nga opozita!

TENSIONE/ Opozita bllokon seancën, Berisha: Fillimi i rezistencës!
Ervin Saliaji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji paralajmëroi se Rama dhe PS do të marrin përgjigjen që meritojnë nga opozita. Salianji tha se PS nuk ka lidhje me fjalën dhe ligjin.

“PS nuk ka lidhje me fjalën, ligjin, me zbatimin e Kushtetutës dhe rregullores. Një seancë siç ishte solemne për Kosovën, PS vendosi që të përdhosë Kuvendin, për ta përdhosur atë. PS nuk ka të drejtë as qeveria, që të rrëzonte 3 komisionet hetimore të kërkuara nga opozita.

Ndaj ishte komisioni hetimor për konfliktin e interesit. Ne po themi që të diskutojmë që të diskutojmë për çështje që kanë interes për kontroll parlamentar.”, tha ai.

2 VITE ME PARE

Bllokimi i seancës, Çuçi: Shfaqje e shëmtuar, përpjekje për të zaptuar Kuvendin

TENSIONE/ Opozita bllokon seancën, Berisha: Fillimi i rezistencës!
Bledi Cuci

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi në një dalje për mediat komentoi qëndrimin e opozitës sot në Kuvend, ku disa deputetë bllokuan sallën. Ai theksoi se PD ka hallet e veta, por ato duhet t’i zgjidhë jashtë Kuvendit.

“Sot ishte një shfaqje e shëmtuar në Kuvend. Asgjë nuk e justifikon dhunën ndaj institucionit. Ne nuk kemi rrëzuar asgjë. Ka një vendim për një komision bipartizan dhe ta themi qartë dhe për shqiptarët. Vendimi për ngritjen e komisioneve e thotë qartë, një bashkëkryetar nga PS dhe një nga opozita. Janë kushtet që të fillojmë për reformën. Ka kërkuar kryetari i grupit parlamentar të PD dhe nuk ka pritur vendimin tonë. Pa marrë akoma përgjigje, si mund të kërkohet”, tha ai.

2 VITE ME PARE

Opozita bllokoi seancën, Bardhi: Kjo është beteja jonë për t'i dhënë vendit një parlament që funksionon

TENSIONE/ Opozita bllokon seancën, Berisha: Fillimi i rezistencës!
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka sqaruar pse ai dhe disa deputetë të opozitës bllokuan sot punimet në Kuvend. Për mediat ai tha se duke qenë se po bllokohet çdo rrugë për opozitën, kjo sipas tij ishte forma e duhur.

“Siç e kam njoftuar pas mbledhjes së grupit të PD, situata ku është përfshirë kuvendi, është anormale, Brenda një jave janë rrezuar 3 kërkesa për ngritjen e komisioneve. Jeni gazetarë që mbuloni punimet në Kuvend, por a keni dëgjuar sqarime se pse u rrëzua kërkesa për sistemin TIMS, apo hetimin e koncesioneve në fushën e shëndetësisë. Zero shpjegime dhe argumente se pse nuk lejohet komisioni hetimor për vendimmarrjet e pushtetit ekzekutiv. Ka zero shpjegime se pse opozitës nuk i lejohet që të bëjë propozimin e anëtarëve që ajo dëshiron në komisionin e reformës zgjedhore. Kemi dashur që Kuvendi të jetë një tempull ku diskutohen përballet dhe argumentet. Rruga ku është përfshirë maxhoranca, ne më shumë jemi marrë me veten dhe nuk kemi kërkuar që të respektohen të drejtat e opozitës, por sot jemi detyruar që mos të bllokonim seancën. Do të donim përballje me ide me kolegët e maxhorancës. Por kur i mbyll rrugët opozitës, nuk mund të vijohet, Kjo betejë e jona sot është për të kthyer normalitetin dhe për t’i dhënë vendit një parlament të drejtë. E drejta e opozitës për t’u përfaqësuar në komisionet zgjedhore, është legjitime. Ndaj nuk kemi lejuar që të niste seanca. Nuk do të donim kurrë që të shkonim te kjo formë, por na është mbyllur çdo rrugë.”, tha ai.

2 VITE ME PARE

Berisha: Dritat u fikën nga një grup gangsterësh, këtë betejë e kemi detyrim ndaj qytetarëve

TENSIONE/ Opozita bllokon seancën, Berisha: Fillimi i rezistencës!
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha së bashku me disa prej deputetëve të opozitës ka vendosur të qëndrojë në sallën e Kuvendit, edhe pse në errësirë. Ai ka deklaruar se kjo është dita e parë e betejës së opozitës.

FJALA E BERISHËS:

Siç e shihni, si një grup gangsterësh dhe jo parlamentarësh, fikën dritat dhe u larguan.Por natyrisht me këtë akt dëshmuan edhe njëherë se çfarë përfaqësojnë. Në parlament ju garantoj se do të zhvillohet një nga betejat më të fuqishme në historinë e demokracisë shqiptare, e cila sot është një fiktivitet.

Kurrë në 32 vite, nuk i është caktuar përfaqësuesi i opozitës në komisionin e reformës zgjedhore. Për herë të parë, Edi Rama, në traditën më të egër të etërve të tij xhelatë, mori përsipër duke gjetur një peng, të keqpërdorë atë në mënyrë ekstreme dhe ta paraqesë si përfaqësues të opozitës në reformën elektorale, në një kohë kur ai nuk përfaqëson gjë tjetër veçse interesat e tij më të ngushta, më të dyshimta dhe më kriminale.
Kjo është dita e parë e betejës sonë, në këtë betejë e kemi detyrim ndaj jush.

Ju, me kurajën votuat kundër qeverisë. Kundër një qeverie e cila ka rekordet më të zeza në vjedhjen, varfërimin dhe mjerimin e shqiptarëve. Ka rekordet më të zeza në lidhje me krimin dhe drogën. Ka rekordet më të zeza në pasurimin e kryeministrit, ministrave dhe familjarëve të tyre me pasuritë publike dhe fondet e buxhetit të shtetit. Ka rekordet më të zeza me lidhjet me grupet e drogës nga Sinaloa e Meksikës që sot është kryekarteli i botës te grupet në Ekuador dhe në vende të tjera. ka rekordet më të zeza në liritë dhe të drejtat e qytetarëve, dhunimin masiv të votës.

2 VITE ME PARE

Opozita s'largohet nga Kuvendi! "Kërcënimi" i deputetit të PD: Nëse nuk doni të digjet salla…

TENSIONE/ Opozita bllokon seancën, Berisha: Fillimi i rezistencës!
Opozita ne Kuvend

TIRANË- Deputeti Flamur Noka është shprehur se nëse mazhoranca nuk do “të digjet salla”, duhet të rikthejë ndriçimin në sallën e Parlamentit. Kjo deklaratë u tha nga ai teksa ishte brenda sallës së Kuvendit, e cila ka mbetur pa energji, pas fikjes së dritave pas tensioneve të krijuara.

Nga ana tjetër, kryedemokrati Sali Berisha pasi ka zaptuar foltoren është futur live në Facebook ka bërë të mundur transmetimin e pamjeve nga brenda sallës, ku deputetët shfaqin indinjatën e tyre me fikjen e dritave./Dosja.al

2 VITE ME PARE

FOTOLAJM- Kuvendi fik dritat, Salianji s'ndalon, mban fjalim në errësirë në foltore

TENSIONE/ Opozita bllokon seancën, Berisha: Fillimi i rezistencës!
Ervin Salianji

TIRANË- Edhe pse Kuvendi fiku energjinë elektrike, deputetët demokratë nuk u larguan nga salla. Fjalën në foltore e ka marrë dhe deputeti i PD-së, Ervin Salianji, i cili theksoi se PS kërkon që të emërojë me forcën e kartonit dhe bashkëkryetarin e reformës zgjedhore.

Salianji deklaroi se nuk ka për të pasur normalitet në sallën e Parlamentit nëse nuk kthehen çështjet legjitime.

PS rrëzoi 3 komisione hetimore të kërkuara nga opozita. Ka vendim të GJK dhe është taksative që kërkimi i komisioneve hetimore parlamentare është instrument i opozitës për kontrollimin e qeverisë, E rrëzuan komisionin për TIMS-in për shkak se janë përfshirë deri në fyt, nga patronazhistët që i shpëtuan me prokurori te AKSH-i, rrjedhja e të dhënave, etj. E njëjta gjë për komisionin hetimor për konfliktin e interesit. PS ka rrëzuar komisione hetimore për çështje si rrjedhja e të dhënave, konflikti i interesit, apo edhe fluturimet me ‘charter’ të kryeministrit. I fikën edhe dritat, por nuk ka asnjë marifet, asnjë rrugë dhe përpjekje që bën PS që do të vendosë përfund që të kapë opozitën. Do të bëjmë ç’është e mundur që në këtë vend të kthehet ligjshmëria. Do të thërrasim në ndihmë edhe qytetarët”, u shpreh ai.

2 VITE ME PARE

Opozita bllokon parlamentin, ironizon Braçe: Këta të opozitës ishin agresiv, duan t’i njohim Saliun kryetar të PD!

TENSIONE/ Opozita bllokon seancën, Berisha: Fillimi i rezistencës!
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti socialist, Erion Braçe ka ironizuar kaosin e shkaktuar nga opozita në Kuvend. Për gazetarët, ai u shpreh se lëvizja e deputetëve te opozitës vjen për shkak se është në interesin e tyre të njihet Berisha si kryetar i PD-së.

‘Erdhën këta protestojë për Saliun. Kanë 30 vjet të njëjtën gjë. Protestojnë të njohim nëpër kryetar Saliun. Ne s’njohim asgjë. Këta të lulit s’kanë ardhur, këta të tjerët vijnë ca bllokojnë foltoren. Mua karrigen s’ma morën, më morën kartën. Ata s’duan karrige deputeti, duan pushtetin ata. Lanë karriget e deputetëve, morën të ministrave, ato merren me votë, ato si fitojnë dot,

Është njëra një Albana Vokshi është e rrezikshme ndaj thamë ta bllokojmë se janë bërë agresiv. Na kërkojnë ne të njohim Berishën si kryetar të PD. Të tregoj ca mesazhe me një koleg të opozitës që thoshte ju s’na njihni dhe do vetëflijohet. Nqs doni drejtësi politike, kemi patur deri në 1990, këta drejtësinë tonë po e mbështesin. Sa kohë kemi një prokurori specialë, penale juridikë, s’na duhet një prokurori politike. Sa kohë komisionet po i heton SPAK, kujt i intereson se po i heton Sali Berisha, Në fund ai i mbyll me dy raporte pa vlerë, ndërsa hetimi i SPAK çon njerëzit në burg.’- tha Braçe.

2 VITE ME PARE

“Pusho ti Çuçi”/ Berisha përplaset me socialistët, i drejtohet Felajt: Je turpi i Shqipërisë, ke 5 familjarë në Prokurori

TENSIONE/ Opozita bllokon seancën, Berisha: Fillimi i rezistencës!
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zgjedhur që pas bllokimit të nisjes së seancës parlamentare në Kuvend nga deputetët e opozitës, të jetë pranë qytetarëve në një mënyrë tjetër. Ai është përplasur me anëtarët e mazhorancës, duke u thënë të pushojnë sepse me britmat e tyre nuk mund të ndalojnë komunikimin e tij me qytetarët.

Ai iu drejtua kreut të grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, duke i thënë të pushojë dhe duke e pyetur nëse “merr vesh”.

Më tej, ai përplas edhe me zëvendës kryetaren e parlamentit Ermonela Felaj, të cilës i tha se është “turpi i Shqipërisë, Ballkanit dhe Europës”, pasi ka futur 5 familjarë në Prokurorinë e Tiranës.

Bërtisni sa të doni, por unë po komunikoj me qytetarët dhe me britmat tuaja nuk shuani dot zërin tonë. Nuk është parlamenti prokuroria e Tiranës, ti je turpi i Shqipërisë, turpi i Ballkanit, i Europës. Ke futur 5 familajrë në Prokurori”, iu drejtua ai Ermonela Felajt. Kjo ka patur burrin të marrë peng nga bandat se vendoste gjoba si prokurore”, u shpreh Berisha.

2 VITE ME PARE

BLLOKIMI i opozitës në Kuvend/ Maxhoranca detyrohet të shtyjë seancën, Felaj: Do merren masa për të gjithë ju

TENSIONE/ Opozita bllokon seancën, Berisha: Fillimi i rezistencës!
Kuvendi

TIRANË- Seanca e sotme plenare është shtyrë,  pas aksionit të opozitës për bllokimin e Kuvendit.

“Do merren masa për të gjithë ju”, tha zv.kryetarja e Parlamentit, Ermonela Felaj, e cila dha lajmërimin nga vendet e deputetëve, pasi opozita bllokoi foltoren dhe rrëzoi karriget e ministrave.

Felaj u shpreh se seanca do të shtyhet për një ditë tjetër kur të jetë e mundur që të zhvillohet normalisht.

Kjo seancë sot nuk do të zhvillohet, do të shtyhet për një ditë tjetër kur të jetë e mundur që të zhvillohet seancë normale. Sipas rregullores për të gjithë deputetët që cilët sot janë përfshirë në veprime dhe akte të papranueshme, jo vetëm i tërhiqet vëmendja por edhe do të merren masa për secilin prej tyre. Ky është vullneti i Shqipërisë dhe ju s’mund ta tjetërsoni, seanca shtyhet”, tha Felaj./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Maxhoranca 'gati' firmat për përjashtimin e deputetëve të PD, Noka merr fletën e socialistëve: T'ju vijë turp!

TENSIONE/ Opozita bllokon seancën, Berisha: Fillimi i rezistencës!
Flamur Noka

TIRANË- Seanca e sotme plenare u shoqërua me tensione. Deputetët e grupimit të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit kanë shkaktuar kaos në Kuvend, duke bërë që nënkryetarja Ermonela Felaj të njoftojë shtyrjen e seancës vetëm 20 minuta pasi kishte nisur.

Që në nisje deputetët e opozitës kishin bllokuar karriget e ministrave, pasi ishin ulur në to. Më pas, socialistët mblodhën firmat e tyre për t'i dorëzuar si kërkesë për përjashtimin e demokratëve nga seanca. 

Mirëpo, deputeti Flamur Noka mundi të merrte letrën e tyre. Nga vendi i ministrave ai iu tha: T'ju vijë turp.

2 VITE ME PARE

"Ky është fillimi i rezistencës"/ Berisha merr fjalën në Kuvend, futet LIVE në 'FB'

TENSIONE/ Opozita bllokon seancën, Berisha: Fillimi i rezistencës!
Sali Berisha

TIRANË- “Do vazhdojmë, është fillimi i rezistencës. Fillimet e një rezistence që nuk do ndalet më, kaq është e gjitha”, deklaron në videon-live në rrjetin social, kryedemokrati Sali Berisha. 

Ai ka zgjedhur që pas bllokimit të nisjes së seancës parlamentare në Kuvend nga deputetët e opozitës, të jetë pranë qytetarëve në një mënyrë tjetër. Ashtu siç kishte premtuar, opozita ka vendosur të nisë rezistencën në Kuvendin e Shqipërisë. Deputetët e saj kanë bllokuar sallën plenare, në nisje të punimeve të radhës.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Deputetët e opozitës fillojnë sot qëndresën e tyre permanente sepse ky parlament është shndërruar në një institucion personal të Edi Ramës dhe Lindës së parlamentit, që e drejton këtë institucion në mënyrën më amorale, më të turpshme, më antikushtetuese, më antiligjore.

Unë ju rikujtoj ju se ne deputetët, që përfaqësojmë qytetarët shqiptarë që kanë votuar kundër kësaj qeverie, kemi dorëzuar në parlament gjatë këtyre dy viteve, në përputhje me mandatet tona, 31 ligje dhe rezoluta, të cilat Edi Rama me Lindën e tij, i mban në sirtar dhe nuk lejon që ato të vijnë të shqyrtohen, të diskutohen në parlament.

Së dyti, në emër tuaj, në emër të qytetarëve opozitarë, deputetët e opozitës në mënyrë të vazhdueshme kërkojnë në komisione paraqitjen e ministrave dhe ata me urdhër të Edi Ramës, refuzojnë të paraqiten duke shkelur Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Së treti, pas komisionit hetimor parlamentar të djegësave, në të cilën Edi Rama, ministrat e tij dhe një pjesë e madhe e nomenklaturës së krimit, dilte e implikuar, deputetëve të opozitës i është hequr e drejta e krijimit të komisioneve parlamentare.

Në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me vendimet e Gjykatës Kushtetuese, janë kthyer gjer sot 5 nisma, 5 kërkesa për krijimin e komisioneve hetimore parlamentare. U refuzua kërkesa e komisionit hetimor parlamentar për McGonigal, një nga veprimtaritë më të shëmtuara, më kriminale, në të cilën Edi Rama, Dorian Duçka, Charles McGonigal dhe Agron Neza kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal. Ata kanë abuzuar me pushtetin e tyre dhe janë vërsulur në manipulim dosjesh dhe shpifjesh për opozitën.

Ata kanë instaluar në Shqipëri sistemin e gjobëvënies ndaj biznesmenëve të vendit, ndërkohë që McGonigal ishte në detyrë, shef i kundërzbulimit të FBI në SHBA. McGonigal ka pranuar për dosjen shqiptare, të gjitha akuzat e ngritura nga juria e madhe dhe prokuroria e SHBA. Por në secilën prej atyre akuzave, bashkëfajtor me McGonigal është Edi Rama, Dorian Duçka, Agron Neza.

/Dosja.al

2 VITE ME PARE

Ç'po ndodh brenda parlamentit? Opozita bllokon vendet e ministrave, s'lejojnë nisjen e Kuvendit

TENSIONE/ Opozita bllokon seancën, Berisha: Fillimi i rezistencës!
Kuvendi

TIRANË- Ka nisur me tensione seanca e sotme plenare. Deputetët e opozitës janë ulur në karriget e ministrave në Kuvend.

TENSIONE/ Opozita bllokon seancën, Berisha: Fillimi i rezistencës!

Ka qenë kryedemokrati Sali Berisha ai i cili ka ndarë pamjet live brenda Kuvendit, ku shihet se të pranishëm janë vetëm deputetët e opozitës.

seance plenare 19 tetor 2023

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait