Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Kuvendi është mbledhur sot mes tensioneve dhe debatevenë lidhje me mbetjet toksike në Portin e Durrësit. • Opozita as në seancën e sotme plenare nuk është lejuar që të futet në sallë, por kanë vijuar protestën e tyre jashtë godinës së Kuvendit. • Disa deputetë demokratë kanë marrë karriget brenda sallës dhe i kanë nxjerr jashtë godinës, ndërkohë që deputetët e tjerë janë ulur këmbëkryq në shkallët e Parlamentit. • Debatet brenda seancës plenare kanë qenë në lidhje me mbetjet toksike që janë kthyer në Shqipëri nga Tajlanda. • Ka qenë deputeti Agron Shehaj që kërkoi sot në Kuvend zbatimin e urdhrit të Prokurorisë së Durrësit për sekuestrimin e 102 kontejnerëve me mbetje toksike në Portin e Durrësit. • Jashtë Kuvendit, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar sot se do të dorëzojë projektligjin për Statusin e Minatorit. • Në mbyllje të seancës plenare, Kuvendi ka rrëzuar me 74 vota dekretin e presidentit Bajram Begajt për ndryshimin e ligjit për Inspektimin. • Po në fund të seancës u miratua dhe projektvendimi për zgjatjen e afatit të Komisionit Hetimor “Për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-up-it në Shëndetësi”, i cili do të vazhdojë punën deri më 14 nëntor.
33 artikuj për këtë temë.

TIRANË- Kuvendi ka miratuar projektvendimin për zgjatjen e komisionit të sterilizimit. Në seancën e sotme është miratuar projektvendimi “Për zgjatjen e afatit të Komisionit Hetimor “Për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-up-it në Shëndetësi”. Puna në Komisionin e Sterilizimit është zgjatur deri në 14 nëntor.
Po ashtu ësthtë miratuar dhe projektvendimi “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimin e pagave të personelit me kohë jo të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.
TIRANA- Është mbyllur seanca e sotme plenare në Kuvend pas thuajse 3 orësh diksutimesh, replikash e përplasjesh. Gjatë kësaj seance nuk kanë munguar as tensionet me disa deputetë të opozitës të cilët për disa minuta u futën në sallë dhe bllokuan foltore, apo dhe jashtë saj ku të tjerë deputetë vijuajn aksionin e tyre duke u përplasur dhe me gardën në hyrje të godinës.
Replikat nuk munguan as gjatë diksutimeve mes ministrave Balla e Kumbaro me deputetin Agron Shehaj, apo dhe replikat e këtij të fundit me kryeparlamentaren Elisa Spiropali. Replika ka patur dhe mes deputetëve Enkelejd Alibeaj dhe Xhemal Qefalia.
Deputetët në Kuvend kanë rrëzuar me 74 vota dekretin e presidentit Bajram Begajt për ligjin e Inspektimit. I vetmi deputet që votoi 'pro' ishte deputeti Paulin Sterkaj. Nga ana tjetër për votën kundërt duket se u bashkuan dhe opozitarët Flutura Açka dhe Arbi Agalliu.
Po në këtë seancë, u miratuan edhe dy projektvendime: një për zgjatjen e afatit të Komisionit Hetimor “Për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-up-it në Shëndetësi”, i cili do të vazhdojë hetimet deri më 14 nëntor, dhe një tjetër për miratimin e strukturës dhe klasifikimin e pagave për personelin me kohë jo të plotë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
TIRANA- Deputetët në Kuvend kanë rrëzuar me 74 vota dekretin e presidentit Bajram Begajt për ligjin e Inspektimit. I vetmi deputet që votoi 'pro' ishte deputeti Paulin Sterkaj. Nga ana tjetër për votën kundërt duket se u bashkuan dhe opozitarët Flutura Açka dhe Arbi Agalliu.
Po në këtë seancë, u miratuan edhe dy projektvendime: një për zgjatjen e afatit të Komisionit Hetimor “Për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-up-it në Shëndetësi”, i cili do të vazhdojë hetimet deri më 14 nëntor, dhe një tjetër për miratimin e strukturës dhe klasifikimin e pagave për personelin me kohë jo të plotë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
TIRANA- Deputeti opozitar Agron Shehaj ka replikuar ashpër me kryeparlamentaren Elisa Spiropali. Gjatë një debati, Shehaj i kërkoi fjalën për procedurë. Shehaj e quajti situatën qesharake dhe theksoi se Spiropali nuk mund të përcaktojë kujt i drejtohet.
Pjesë nga debati:
Elisa Spiropali: Keni kërkuar fjalën për cilën arsye për replikë? Po ju pyes pse e keni kërkuar fjalën?
Agron Shehaj: Për procedurë.
Elisa Spiropali: Për procedurë apo për replikë? Është për të njëjtën çështje?
Agron Shehaj: Zonja kryetare.
Elisa Spiropali: E keni marrë disa herë fjalën për procedurë për të njëjtën çështje
Agron Shehaj: Po bëheni qesharakë.
Elisa Spiropali: Se kush është qesharak e gjykon publiku
Atëherë edhe njëherë, nuk ju lejohet zonja kryetare që të keni..
Elisa Spiropali: Mos mu drejtoni mua flisni për procedurë.
Agron Shehaj: Nuk caktoni ju se kujt i flas unë dhe për çfarë flas unë, keni lajthitur, harroni ju që, e dini që ju që jeni kryetare parlamente jo e maxhorancës.
Elisa Spiropali: E doni fjalën apo jo?
Agron Shehaj: Do më lejoni të flas. Ju kujtoj që s’jeni kryetarja e maxhorancës, nuk mund të përjashtoni.
Elisa Spiropali: Ju lutemi lini këto poza TikTok sepse nuk ngjit askund ky populizëm krejt banal. Nuk impresionohem nga këto poza. Jam kryetarja e Kuvendit dhe ju kam dhënë fjalën.
TIRANË- Kryeparlamentarja Elisa Spiropali iu përgjigj thirrjes së kreut të Partisë “Djathtas 1912”, Enkelejd Alibeaj, se janë të gatshëm të ulen me opozitën në çdo kohë. Spiropali theksoi gatishmërinë e tyre, në mënyrë që sipas saj, opozita të gjejë një mënyrë dinjitoze për t'u rikthyer në Kuvend.
Alibeaj i kërkoi mazhorancës të ulej e të bisedonte me opozitën për të zhbllokuar situatën e tensionuar prej disa javësh në Kuvendin e Shqipërisë.
“Ne jemi të gatshëm të ulemi në çdo kohë, ama të ulemi në karriget në të cilat na kanë zgjedhur qytetarët, jo ti djegim. Për zjarrin që vënë të tjerë, ju më mirë se kushdo e dini se cili është autor dhe arsyet. Por, duke mos i hyrë problemeve të brendshme tuajat, për të cilat edhe ju jeni bashkëvuajtës si ne të gjithë, po ju them edhe një herë, që jemi të gatshëm të ulemi në çdo tryezë, përfshirë Konferencën e Kryetarëve dhe Byronë dhe gjithçka tjetër, për të bërë të mundur që deputetët e nderuar të opozitës të gjejnë një mënyrë dinjitoze pë t’u kthyer sërish në Kuvend, siç e gjetëm në janar”, deklaroi Spiropali.
Gjatë fjalës së saj, Spiropali tha se nuk mund të vijohet me përsëritjen në mënyrë ciklike të situatave artificiale që nuk burojnë nga problemet e parlamentarizmit të kësaj salle.
“E kuptoj që është e vështirë, por nuk mund të vijojmë në mënyrë ciklike të përsërisim situata të tilla, krejtësisht artificiale që nuk burojnë nga problemet e parlamentarizmit të kësaj salle, por burojnë nga problemet e thella që kanë partitë politike shqiptare”, tha ajo.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, në fjalën e tij para mediave tha se paratë për karriget e reja janë paguar. Sula, i ulur këmbëkryq jashtë ambienteve të Kuvendit u shpreh se Kuvendi i ka dhënë opozitës faturën për karriget e djegura, ndërsa sipas tij i kanë futur vetë në sallë po të njëjtat dhe jo të reja.
Më tej, teksa deputei Sula shtoi se nuk janë aty për vetë por për të gjtihë shoqërinë.
“Ne na dhanë faturën për t’i paguar, vetë i kanë futur karriget e djegura për të reja. Këta duan të vjedhin edhe këtu”, tha Sula.
Ndërkohë që në sallë vijon seanca plenare, deputetët e opozitës kanë nxjerrë në oborr karriget e tyre, në atë që duket se mund të jetë përsëritje e skenarit të 30 shtatorit.
TIRANA- Në një replikë ndaj deputeti Enkelejd Alibeaj, deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia, ka treguar në Kuvendin e Shqipërisë arsyen se pse u thirr sot në Prokurorinë e Posaçme. Qefaliaj tha se në SPAK u thirr për të dëshmuar për 21 Janarin. Ai tha se mazhoranca i përgjigjet SPAK-ut se kenë besuar të drejtësia.
"Enkelejd, isha në SPAK dhe dëshmova për 21 Janarin. Po aq që më habiti, ishte se më thanë për një fotografi, më thanë ‘A është Enkelejdi ky që ka automatik, që po u gjuan protestuesve?’.
Jo jo i thash se Enkelejdi ka qenë këshilltar, ka qenë brenda. Zotëri, se sa herë ndërron ngjyrën ti, herë Lul, herë Berishë, herë 1912, ti mbetesh Enkelejdi, që vjen tani dhe të ka ardhur zëri pasi ikën këta për të folur.
Ne do i përgjigjemi SPAK-ut se kemi besuar të drejtësia, një drejtësi që do vendoset për të gjithë. Te ajo fotografia nuk ishe ti, se ishte veshur me një formë tjetër, ishe mbyllur atje brenda të ajo kështjella që vratë dhjetëra demonstrues", tha Qefalia.
TIRANË- Deputetja Flutura Açka në fjalën e saj në Kuvend u shpreh se parlamenti tashmë është kthyer në një ambient qesharak. Deputetja ngriti shqetësimin në lidhje me kontejnerët në Portin e Durrësit, të cilët dyshohet se janë me mbetje toksike.
Ajo tha se mbetjet mund të asgjësohen duke u hedhur në det, ndërsa në përgjigjen e saj, ministrja Kumbaro tha se nuk duhet përhapur panik te qytetarët. Nga ana tjetër, Kumbaro tha se do të priten të gjitha hetimet e nevojshme për të dalë në një konkluzion për përmbajtjen e kontejnerëve.
“Jemi kthyer në Parlament qesharak. Ju bëni sikur punoni ne sikur luftojmë dhe shqiptarëve po i japim një shfaqe të shëmtuar aktoriale. Duhet t’i kërkoni ndjesë shqiptarëve, sepse ju e kurdisët këtë situatë. Shpjegohuni pse gënjyet se marrëveshjen me një pjesë të opozitës e bëtë në janar kur në fund e bëtë në shtator. Merrni masa që ky Kuvend të kthehet në normalitet. Marrëveshjet bëjini publike, jo me grupe pune në zgafellet e këtij parlamenti. Kam frikë se mbetjet në Durrës do të asgjësohen duke u hedhur në det dhe shumë shpejt shqiptarë do të kenë një det të ndotur”, tha Açka.
“Nuk besoj që ndihmojmë opinionin publik kur themi ky mjedis është shkatërruar. Është kjo maxhorancë që po ribën një ligj dinjitoz për menaxhimin e mbetjeve, kjo maxhorancë që ka bërë investime të tjera në infrastrukturë qoftë me mbetje. Kjo mazhorancë ka bërë një ligj për mbrojtjen e pyjeve, ka krijuar një sistem për të të gjitha të dhënat. Të hedhësh plumba në ajër duke përdoru terma që ngjallin panik është e dëmshme. Në asnjë raport nuk flitet për mbetje toksike. Në asnjë nga dokumentacionet nuk është folur për mbetje. Do ndiqen të gjitha hapat dhe do mësohet çfarë ka brenda. Ju flisni sikur jeni brenda kutive. Ne do presim derisa të dalim në konkluzione. Jemi në bashkëpunim për të informuar publikun për të mos përhapur panik.”- tha ministrja Kumbaro.
TIRANA- Deputeti Erion Braçe ka ironizuar kërkesat e opozitës duke u shprehur se deputetët duhet të lejojnë të monitorojnë kontejnerët me mbetjet toksike. Braçe tha me ironi sërish se deputetët duhet të jenë të pranishëm me nuhatje, të bëjnë punën e ekspertëve policëve etj.
"Nga gjithë ky ligjërim m’u ngrit mikrofoni dhe dua t’i them ca fjalë! Derisa të zbatohet urdhri t’u jepet e drejta të gjithë deputetëve, me varka, avionë, dronë, milionerë, biznese, edhe atyre që dinë apo jo not, t’i monitorojnë kontejnerët që të mos ndodhë ajo qe këta kanë frikë, që anijet të fluturojnë apo zhyten.
Deputetët të jenë të pranishëm me nuhatje, të bëjnë punën e ekspertëve policëve etj. Nuk ia futëm dot Taljlandës tani do helmokemi popullin shqiptar. Po u bënë pa deputetë analizat do të mbani përgjegjësi", tha Braçe.
TIRANA- Deputeti opozitar Agron Shehaj dhe ministri Taulant Balla janë përplasur në lidhje me mbetjet e rrezikshme që dyshohen se janë brenda kontejnerëve në Portin e Durrësit, çështje që u ngrit nga deputeti sot në Kuvend. Shehaj iu drejtua Ballës duke i thënë se ato mbetje u nisën në kohën kur ai ishte ministër i Brendshëm. Nga ana tjetër Balla iu drejtua Shehajt duke i thënë se ai erdhi në Parlament si zbulim i Lulzim Bashës.
Pjesë nga debati:
Agron Shehaj: Jeni të gjithë të përfshirë në mbetjen në Portin e Durrësit! Ishe ministër në atë kohë. Doni të pengoni Prokurorinë! Lërini brroçkullat!
Taulant Balla: Erdhe si zbulim i Lulit këtu, mbërrite si një prej zbulimeve më të shkëlqyera të tij. Nuk po hyj në të tjera… The se prokuroria dyshon se janë mbetje toksike. Zotrote deklarove se janë mbetje toksike. Unë kam për detyrë si ministër i kësaj qeverie të besoj tek prokuroria dhe t’i shpreh mbështetjen dhe të mos ndikohej nga deklarata çapaçulash, kohë kjo që ka mbaruar. Çfarë dreqin ke që vjen këtu e flet kështu? Tu dhanë arsyet se përse nuk është zbatuar ende urdhri i prokurorisë. Të duket vetja si personazh TikToku se është një punë që e bën mirë. Akuzat i ngre Prokuroria jo ti.
TIRANA- Deputetët e Partisë Demokratike janë larguar nga Kuvendi dhe janë nisur drejt Bashkisë së Tiranës, ku po zhvillohet protestë.
Këtë herë, aksioni i tyre ka qenë më shumë simbolik, ku kanë munguar përplasjet si në herët e shkuara në seancat plenare. Para Bashkisë së Tiranës po zhvillohet protesta e radhës e organizuar nga ‘Aleanca për Teatrin’ e cila zhvillohet çdo javë.
TIRANA- Deputeti opozitar, Agron Shehaj ka vijuar reagimin me tone të ashpra në Kuvend lidhur me situatën e mbetjeve, duke kërkuar që qeveria të lejojë Prokurorinë të kryejë detyrat e saj. Ai akuzoi qeverinë se ka lejuar dërgimin e mbetjeve dhe tani duhet të lejoni Prokurorinë të zbatojë urdhërin. Shehaj shtoi se është një vendim i qartë nga porti dhe se situata kërkon veprim të shpejtë.
“Ju e lejuat dërgimin e mbetjeve, tani duhet të lejoni Prokurorinë. Mos pengoni hetimin dhe lërini brockullat mënjanë. Ka pesë ditë që ka ardhur vendimi. Zbatoni urdhrin e Prokurorisë, i harruat Incineratorët, kur erdhën vendimet i firmosnit të gjitha brenda ditës, ndërsa për këtë ju duhet kohë", tha Shehaj.
TIRANA- Deputetja Flutura Açka kritikoi situatën në Kuvend, duke e quajtur atë qesharake dhe duke kërkuar kthimin e normalitetit. Veç Shehaj, edhe Açka ngriti shqetësimin për kontejnerët me mbetje toksike që ndodhen në Portin e Durrësit. Ajo tha se nevojën për transparencë dhe publikimin e marrëveshjeve, duke kërkuar që proceset të zhvillohen në mënyrë të hapur dhe jo në “zgafellet” e Kuvendit.
“Ajo që po ndodh është një shfaqje e shëmtuar për shqiptarët. Ju bëni sikur punoni, ndërsa ne po i japim një shfaqje aktoriale të pandershme. Duhet t’i kërkoni ndjesë popullit për këtë situatë që e keni kurdisur. Kam frikë se mbetjet në Durrës do të ndotin detin, dhe shumë shpejt shqiptarët do të përballen me një situatë të papranueshme,” tha Açka.
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë demokratike Gazment Bardhi ka komentuar paraqitjen në SPAK të deputetes Elda Hoti. Gjatë fjalës për mediat Bardhi tha se Hoti ishte në SPAK sepse Spiropali ndjeu aromë të keqe. Po ashtu Bardhi theksoi se PD-ja ka paditur vjedhjet dhe aferat miliona euro të kësaj qeverie, por SPAK-u nuk ka gjetur kohë për ta thirrur dhe pyetur se ku kanë shkuar 180 mln euro.
“Si përfaqësuese e qytetarëve do duhej të ishte me grupin në seancë plenare por në mënyrë qesharake, ishte thirrur në SPAK sepse Spiropali, përfaqësuese e Pëllumb Gjokës në Kuvendin e Shqipërisë, e di shumë mirë SPAK, kishte ndjerë një aromë të keqe. Dhe këtë kishte ardhur fillimisht ta nuhaste, përfaqësues i bandës së Elbasanit, drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe këtë SPAK-u e di shumë mirë, Ilir Proda është i emëruar nga banda në krye të policisë dhe mbi bazën e nuhatjes së tyre sot koleges time iu mor 30 minuta kohë për një qeshje qesharake. Grupi i PD ka paditur vjedhjet dhe aferat miliona euro të kësaj qeverie. SPAK-u nuk ka gjetur kohë për ta thirrur dhe pyetur se ku kanë shkuar 180 mln euro. E kuptoj që disa prokurorët duan të japin mesazhin që janë në shërbim të Edi Ramës, por të arrijnë deri në pikën sa të bëhen qesharakë, të harxhojnë kohën e tyre me çështje qesharake, zhbën besimin tek e gjitha trupa e prokurorëve. Padyshim që Policia e Shtetit nuk ka asnjë lidhje me seancën plenare dhe SPAK duhet të kishte marrë nën hetim Policinë e Shtetit që futet në Kuvendin e Shqipërisë”, deklaroi Bardhi.
TIRANË- Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka folur në Kuvend në lidhje me kërkesën e deputetëve për zbatimin e urdhrit të prokurorisë së Durrësit për sekuestrimin mbetjeve të rrezikshme që ndodhen në Portin e Durrësit. Hoxha u shpreh se po krijohet infrastruktura e duhur që kontejnerët të vendosen në hapësira publike ku do të monitorohen nga policia.
“Urdhri i Prokurorisë ka dalë një ditë të dielë. Jemi koordinuar dhe të siguroj që nuk jemi në periudha ku urdhrat e prokurorisë nuk zbatohen. Po krijojmë infrastrukturën për vendosjen e kontejnerëve në hapësira publike ku do të monitorohen nga policia. Janë kontejnerë, jo kuti kartoni që mund t’i fshehim”, tha ai.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula është shprehur se janë paguar paratë për karriget e reja dhe këta i kanë vjedhur pasi nuk janë zëvendësuar. Sula në fjalën e tij përpara medieve, ka theksuar se opozita është në SPAK për shkak të protestave dhe jo si mazhoranca për vjedhje dhe lidhjet e tyre me bandat.
"Këta vjedhin dhe te karriget, janë të pangopur. Ne kemi paguar karriget me 8 milionë e 900 mije lekë dhe prapë ato karrige që kanë shpëtuar nga djegia për të vjedhur lekët. Tre herë jam unë në SPAK, katër herë SPAK, pesë herë Noka atje jemi ne sa herë por jemi krenar që nuk shkojmë për korrupsion në SPAK. Ne nuk shkojmë për vjedhjet, për ENCRO CHAT, bandat, korrupsion por zoti u dhëntë jetë sa më shumë sepse do të vijë dita që do ti paguajnë të gjitha. Parlamenti është këtu, të na thonë se çfarë kemi bërë që të dënohemi 40 ditë.
Është i vetmi shtet në europë që të dënojnë pa ligj, pa akuzë dhe rregullorja e parashikon me 10 ditë këta na përjashtojnë me 40 ditë. Këto nuk duan opozitë, janë në një pikë që nuk durojnë as zhurmën më që të shijojnë lekët që po vjedhin. Çdo shqiptar duhet ta dijë se nuk e bëjmë për shtëpinë tone se dy lek i kemi mund të binim rehatë të merrnim ndonjë tender dhe rrinim rehatë por gjeni një këtu që të na thotë që kemi marrë një cent, por ne e bëjmë për Shqipërinë sepse kemi vendosur të jetojmë këtu me gjithë familjen. Ata që që nuk e bëri pushtuesi për shekuj këta po e bëjnë për 10 vite," tha Sula.
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka është shprehur se ky regjim i ka shpallur luftë opozitës dhe kanë vendosur që komunizmi të mbretërojë në Shqipëri. Noka tha se deputetët e kanë vendin brenda dhe jo jashtë Kuvendit, ndërsa tha se qeveria do që në vendin tonë të mbizotërojë monizmi.
"Regjimi ti shpallë luftë opozitës. Sic e shikoni ajo sallë duhet të ishte e hapur për deputetët, ajo sallë është e mbyllur për deputetët. Sepse Elisa Spirogjoka 5 milion euro sëbashku me sulltan Surrelin, i kanë shpallur luftë opozitës dhe kanë vendosur që komunizmi duhet të mbretërojë në shqipëri. Ne jemi në betejë, jo thjeshtë betejë pushteti, ne jemi në një betejë pa kthim, për demokracinë dhe pluralizmin në këtë vend. Ne insistojmë në betejën tonë dhe nuk do të tërhiqemi sepse përfaqësojmë popullin. Kjo sallë nuk është vetëm për ata që kanë votuar ptronazhistët, në këtë sallë janë ata që kan votuar krimin e organizuar dhe ata që kanë marrë votën e korrupsionit. Ndërsa përfaqësuesit e popullit opozitarë trajtojhen si armiq," tha Noka.
TIRANË- Deputeti Agron Shehaj ka kërkuar zbatimin e urdhrit të Prokurorisë së Durrësit për sekuestrimin e 102 kontejnerëve në Portin e Durrësit që dyshohet se përmbajnë mbetje toksike. Gjatë fjalës në Kuvendit, Shehaj ka theksuar se Ministri i Brendshëm duhet që të japë llogari se përse nuk zbaton këtë urdhër.
“Nuk di nëse qeveria e ka marrë vesh por jashtë portit të Durrësit ndodhet një ngarkesë me 102 kontejnerë që prokuroria e Durrësit ka kërkuar ta sekuestroni sepse dyshon që ndodhen 800 tonë mbetje toksike që dëmton jetën e qytetarëve, i përkasin KURUM-it. Ministri i Brendshme të japë llogari përse nuk zbaton urdhrin e prokurorisë. Situata është bërë qesharake dhe talleni me qytetarë dhe dhe institucionet. Si ta bëjmë t’i sekurestrojmë në mes të detit? Zbatoni ligjin. Mirë që nuk bëni transparencë por respektoni urdhrin e prokurorisë. Doni të fshihni trafikun me mbetje toksike që keni bërë në Porti i Durrësit. Pse nuk e sekuestroni dhe bëni testimin? Sepse jeni të gjithë të përfshirë”, u shpreh ai.
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti ka dalë nga ambientet e SPAK ku u paraqit sot për lëndën që hodhi në seancën e kaluar të Kuvendit. Hoti foli për mediat, duke ngritur pyetje për autoritetet pse nuk thërriten zyrtarë të mazhorancës. Ajo tha se drejtësia duhet të shqetësohet për krimin dhe bandat që rrezikojnë jetën e qytetarëve të pafajshëm.
“Pse nuk thërret SPAK Belinda Ballukun qe me një më të rënë të lapsit në tunelin e Llogarasë ka fituar 50 mln euro. Pse nuk thërret SPAK Ulsi Manjën për dosjen 184, Frida Krifcën që ka vjedhur fondet nga BE, Ogerta Manastirliun për koncesionet në shëndetësi. Për këto duhet të shqetësohet SPAK.
Aferat korruptive që ka bërë, për këtë duhet të shqetësohet SPAK. Deklarova atë cka deklarova atë që thashë në parlamentin e Shqipërisë, është e turpshme që shqiptarët të merren me atë , sot drejtësia duhet të shqetësohet se si banda dhe krimi bëjnë terror dhe rrezikojnë etën e qytetarëve të pafajshëm. Sot drejtësia duhet të shqetësohet se si bandat vendosin drejtorët e policisë”,tha Hoti.
TIRANË- Disa minatorë po protestojnë jashtë godinës së Kuvendit ditën e sotme. Me pankarta në duar, minatorët kërkojnë miratimin e statusit të tyre në Kuvend, si dhe përmirësimin e kushteve të punës.
Një grup minatorësh jashtë ambienteve të Parlamentit po prtestojnë me thirrjet “Turp” dhe “E paçi harram votën”.
Minatorët kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë me veprime të tjera nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen. Minatorët kanë vendosur të presin një periudhë prej dy javësh për një përgjigje nga autoritetet.
TIRANA- Deputeti opozitar Agron Shehaj kërkoi sot në Kuvend zbatimin e urdhrit të Prokurorisë së Durrësit për sekuestrimin e 102 kontejnerëve me mbetje toksike në Portin e Durrësit. Shehaj tha se ajo që ndodh jashtë portit të Durrësit është alarmante. Gjithashtu Shehaj shtoi se situata është qesharake dhe akuzoi qeverinë për tallje me qytetarët dhe institucionet.
“Ajo që ndodh jashtë portit të Durrësit është alarmante. Prokuroria ka kërkuar sekuestrimin e këtyre kontejnerëve, pasi dyshohet se ndodhen 800 tonë mbetje toksike që dëmtojnë jetën e qytetarëve dhe i përkasin KURUM-it. Ministri i Brendshëm duhet të shpjegojë pse nuk e zbatojnë urdhrin e prokurorisë. Si mund të sekuestroni diçka që ndodhet në mes të detit? Zbatoni ligjin! Nuk po bëni transparencë, por së paku respektoni urdhrin e prokurorisë. Kjo është një përpjekje për të fshehur trafikun e mbetjeve toksike në Portin e Durrësit,” tha ai.
Shehaj më pas i dërgoi ministrit të Brenshëm në duar një shkresë.
TIRANA- Deputeti Enkelejd Alibeaj, tha sot në seancë plenare se parlamenti nuk po kryen funksionin e tij sepse opozita u përjashtua. Ai iu drejtua kryetare së Kuvendit duke i thënë se përgjegjësia për funskionimin e parlamenti është e mazhorancës. Alibeaj shtoi se mazhoranca po përpiqet të krijoni një konflikt artificial, sepse përfitojnë.
“Ju e shihni mirë se ky Parlament nuk kryen funksionin e tij, sepse ju e përjashtuat opozitën. Nuk do të futem në arsyet pse dhe si, por përgjegjësia për mënyrën se si funksionon ky Parlament i takon maxhorancës. E kuptoj arsyen pse e bëni siç e bëtë një vit më parë. Po përpiqeni të krijoni një konflikt artificial, sepse përfituesit jeni vetëm ju”, tha ai.
TIRANË- Tensionet jashtë sallës së Kuvendit po vijojnë edhe në seancën e sotme plenare. Deputetët demokratë që nuk janë lejuar që të futen në Kuvend, kanë vendosur të ulen dhe të qëndrojnë këmbëkryq jashtë godinës.
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar sot se do të dorëzojë në Kuvend projektligjin për Statusin e Minatorit.
Bardhi tha për mediat se kjo vjen pasi një pjesë e kolegëve kanë patur mundësi të takojnë minatorët. Ai shtoi se kjo është firmosur nga një pjesë e tyre.
“Pasi një pjesë e kolegëve kanë patur mundësi të takojnë minatorët. Nesër do të dorëzojmë projektligjin për statusin e minatorëve në Kuvendin e Shqipërisë. Është firmosur nga një pjesë e kolegëve”, tha Bardhi.
TIRANË- Tensionet duket se do vazhdojnë edhe sot në seancën plenare. Teksa shumica e deputetëve demokratë nuk janë lejuar që të futën në seancën plenare të Kuvendit, disa të tjerë kanë mundur që të çajnë kordonin e Gardës.
Deputetët demokratë që u futën në sallë, kanë marrë karriget dhe i kanë nxjerr jashtë. Ende nuk dihet nëse do t'i djegin sërish karriget apo thjesht do i lënë aty.

TIRANË- Deputetët e opozitës janë penguar për të marrë pjesë në seancën plenare ditën e sotme. Deputeti Asllan Dogjani është shprehur që qytetarët vriten nga bandat ndërsa policia merret me deputetët e opozitës për të ruajtur karrigen e Ramës
"Mos u përdorni nga Rama, ka vdekur një herë Enver Hoxha sillni shtetin kundër fjalës së lirë. Vriten katër persona në Shkodër ju vini dhe ruani deputetët e opozitës për të ruajtur karrigen e Ramës. Kjo është diktaturë dhe regjim, njerëzit vuajnë për bukën e gojës. E tmerrshme sot që në vitin 2024 është një diktator si Rama që ka shkelur qytetarët me këmbë, vriten njerëzit, grabitet prona, mbetjet toksike në Durrës, nuk ka liaçe në spitale si në xhungël, kjo është Shqipëria sot," tha Dogjani.
TIRANË- Tensionet në Kuvend janë rikthyer pas disa minuash në qetësi. Teksa deputetja Albana Vokshi dhe Oerd Bylykbashi kanë shkuar në foltore, Kuvendi është mbushur nga punonjësit e Gardës.
TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike janë bllokuar nga Garda ditën e sotme që të futen në Kuvend. Teksa brenda sallës së Kuvendit po zhvillohet seanca plenare në mënyrë të qetë, jashtë Kuvendit po vazhdojnë tensionet.
TIRANË- Dy depyetët e rinj në Kuvend kanë marrë detyrën e tyre sot. Që në nisje të seancës plenare është bërë betimi i deputetëve Andrea Mano dhe Erjon Meka.
Pas heqjes së mandatit të Salianjit, vendin e tij në Kuvend e zuri Andrea Mano, ndërsa vendin e Jurgis Çyrbes e ka marrë Erjon Meka.
TIRANA- Ka nisur seanca plenare e ditës së sotme në Kuvend. Pas miratimit të procesverbalit të seancës plenarë të datës 28 tetor 2024, do të diskutohet projektligji “Për shkencën dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë”.
Po ashtu në rend dite është parashikuar diskutimi për projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për shërbimin e kërkim-shpëtimit në Republikën e Shqipërisë” si dhe projektligji për një ndryshim në ligjin, “Për fondin kullosor”, i ndryshuar.
Po ashtu në rend dite është edhe projektvendimi “Për zgjatjen e afatit të Komisionit Hetimor “Për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-up-it në Shëndetësi” si dhe projektvendimi “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimin e pagave të personelit me kohë jo të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.
Gjithashtu sot pritet të diskutohet edhe dekreti i kthyer nga presidenti Bajram Begaj, për ligjin “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.
TIRANA- Para nisjes së seancës plenare, gardh metalik është vendosur sërish në hyrje të Kuvendit si një masë në rast se do të ketë revoltë dhe përplasje me deputetër e opozitës.
Jashtë ambienteve të Kuvendit, ndodhen dhe forca policie të cilët janë në gatishmëri në rast se protestuesit që do të jenë para Bashkisë së Tiranës, do të shkojnë te Kuvendi si dy javë në parë. Nga ana tjetër, deputetët e PS vijojnë hyrjen në sallën e seancës plenare.
Paraprakisht mësohet se Partia Demokratike ka mbledhur grupin Parlamentar në selinë blu dhe më pas pritet t’i drejtohen Kuvendit.
TIRANA- Deputeti i ri i Partisë Demokratike, Andrea Mano ka mbërritur në Kuvend për betim. Mano është paraqitur për marrjen e mandatit të deputetit, pasi do të zëvendësojnë ish-deputetin Ervin Salianji, i cilir është dënuar me vendim të formës së prerë me një vit burg për akuzën e kallëzimit të rremë.
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi më 26 shtator 2024 vendimin për dënimin me 1 vit burg për deputetin demokrat Ervin Salianji. Salianji është dënuar së bashku me Albert Veliun, që pritet të vuaj dënimin me 10 muaj burg si dhe gazetarin Jetmir Olldashi me 100 orë punë komunitare.
Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë. Shkalla e parë vendosi që Salianji të dënohet për kallëzim të rrëmë, në lidhje me një denoncim që ka bërë për vëllanë e ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa. Në audio-përgjimin që publikoi Salianji, thuhej se Agron Xhafa ishte pjesë e një rrjeti kriminal të trafikut të lëndëve narkotike.
TIRANA- Ditën e sotme Kuvendi do të mblidhet në seancën e radhës plenare ku në rend të ditës janë parashtruar për t’u diskutuar tre projektligje. Seanca plenare pritet të nisë në ora 10:00. Pas miratimit të procesverbalit të seancës plenarë të datës 28 tetor 2024, do të diskutohet projektligji “Për shkencën dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë”.
Po ashtu në rend dite është parashikuar diskutimi për projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për shërbimin e kërkim-shpëtimit në Republikën e Shqipërisë” si dhe projektligji për një ndryshim në ligjin, “Për fondin kullosor”, i ndryshuar.
Po ashtu në rend dite është edhe projektvendimi “Për zgjatjen e afatit të Komisionit Hetimor “Për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-up-it në Shëndetësi” si dhe projektvendimi “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimin e pagave të personelit me kohë jo të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.
Gjithashtu sot pritet të diskutohet edhe dekreti i kthyer nga presidenti Bajram Begaj, për ligjin “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.