LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Interpelancë për Amnistinë/ Alibeaj: Bashkuat votat për të nxjerrë të korruptuarit nga burgu! Manja: Ato që përfituan nuk janë simbol i korrupsionit

• 8 orë seancë plenare në Kuvend. • Kjo seancë startoi me interpelancën e kërkuar nga një një pjesë e deputetëve të opozitës me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manjën, ku do të diskutohet Amnistia Penale. • Deputetët e PD-së së vulës, akuzojnë Manjën se ka liruar zyrtarë të korruptuar që janë dënuar nga GJKKO. • Sipas tyre kjo ishte një goditje për Reformën në Drejtësi. • Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti Enkelejd Alibeaj tha se ato që votuan pro ligjit për Amnistinë, i bashkuan votat për të nxjerrë të korruptuarit nga burgu dhe për të lënë protestuesit në burg. • Ministri Ulsi Manja tha se nga ky ligj kanë përfituar vetëm 8 të dënuar nga GJKKO, ndërsa shtoi se asnjë prej tyre nuk është simboll i korrupsionit. •Gjatë fjalës së tyre u shkëmbyen ironi edhe mes Manjës dhe kreut tëPD-së së vulës, Lulzim Bashës. • Manja iu drejtua Bashës duke i thënë që të këtë kujdes me bojën e flokëve. • Ndërsa Basha ia kthehu se shqiptarët nuk e kanë për borxh që ai të merret me leshtë e tij. • Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka hedhur poshtë pretendimet e kreut të PD-së së vulës, Lulzim Bashës se nga amnistia penale përfituan 100 zyrtarë, duke deklaruar se kanë përfituar vetëm 4 qytetarë. • Gjatë diskutimit për një nga marrëveshjet që pritet të ratifikohen në seancën e sotme, Jorida Tabaku ka kërkuar transparencë në lidhje me fondet e Bashkisë Tiranë, referuar një marrëveshjeje të miratuar në 2021 prej 50 mln eurosh për transportin. • Nga ana tjetër, deputeti i PS, Fatmir Xhafaj ka komentuar protestën e opozitës para bashkisë pas arrestimit të disa drejtorëve të bashkisë së Tiranës. • Ai tha se e mirëkupton aksionin e opozitës, por theksoi se ky aksion duhet të ecë paralel me logjikën dhe jo me molotovin. • Sipas ish-ministrit, opozita po i bën gjyqin popullor bashkisë, kryetarit të bashkisë dhe këshillit bashkiak, duke bërë që përgjegjësinë e 4 drejtorëve të ngrenë si akuzë ndaj një institucioni që ka mbi 200 drejtorë. • Deputetja demokrate Ina Zhupa, ka deklaruar se drejtorët e Bashkisë Tiranë të arrestuar për aferën “5D”, ishin koordinatorët elektoral që bënë votat për Veliajn.

14 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

"100 zyrtarë u liruan nga aminstia penale/ Bardhi hedh poshtë pretendimet: U liruan vetëm 4 qytetarë. Kërkova nga SPAK informacion

Interpelancë për Amnistinë/ Alibeaj: Bashkuat votat për

TIRANË - Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka hedhur poshtë pretendimet e kreut të PD-së së vulës, Lulzim Bashës se nga amnistia penale përfituan 100 zyrtarë, duke deklaruar se kanë përfituar vetëm 4 qytetarë.

Nga foltorja e Kuvendit, Bardhi u shpreh se i është drejtuar me një kërkesë për informacion Prokurorisë së Posaçme SPAK dhe kjo e fundit ka konfirmuar se vetëm 4 persona janë liruar nga amnistia penale, pjesa tjetër janë liruar nga GJKKO, teksa ka publikuar edhe foto nga dokumentet.

"Kush nuk prodhon dot politikë, e ka të vetmen rrugë gënjshtrën për t’u bërë lajm, - shprehet Bardhi duke thumbuar kështu Bashën.

Fjala e plotë e Bardhit:

I shqetësuar nga lajmet e keqinterpretuar në media, se nga amnistia përfituan lirinë nga burgu “100 zyrtarë të korruptuar”, me datë 25 Prill 2024, i jam drejtuar zyrtarisht SPAK me një kërkesë për informacion. Dje jam informuar zyrtarisht nga drejtuesi i SPAK, të cilin dua ta falenderoj për korrektesën, nga ku më rezulton se e gjitha çka u pretendua edhe sot në mengjes në këtë sallë është një gënjeshtër e madhe.

SPAK ka detajuar, shpjeguar dhe sqaruar, historinë e rreme se nga amnistia u liruan nga burgu apo përfituan ulje të kohës së qëndrimit në burg “100 zyrtarë të korruptuar”, një e pavërtetë e madhe, që fryhet/sajohet nga ata që as nuk kuptojnë çfarë lexojnë dhe as nuk duan të kuptojnë, por kanë vendosur të qëndrojnë deri në fund tek politika e gënjeshtrës së ditës: “bëjmë sikur themi dicka të pavërtetë, pa thënë asgjë në interes të qytetarëve” që të bëhemi lajm i ditës. Kush nuk prodhon dot politikë, e ka të vetmen rrugë gënjshtrën për t’u bërë lajm. Kush nuk bën dot opozitë reale me qeverinë e Edi Ramës, e ka të vetmen rrugë sajimin e kauzave të rreme për t’u bërë lajm.

 Nga sqarimi i SPAK rezulton e qartë se:

1.     Asnjë subjekt i posaçëm i SPAK nuk ka përfituar nga Aministia.

2.     Asnjë procedim penal nën hetim nga SPAK apo proces gjyqësor i pa përfunduar me vendim të formës së prerë nuk ka përfituar nga Aministia.

3.     Asnjë gjyqtar apo prokuror nuk ka qenë në burg në kohën e hyrjes në fuqi të Amnistisë dhe për pasojë nuk kishte sesi të përfitonte lirimin nga burgu.

4.     Nga 18 vepra penale që janë në kompetencë të SPAK (nenet 244, 244/a, 245, 245/1, 257, 258, 259, 259/a, 260, 312, 319, 319/a, 319/b, 319/c, 319/ç, 319/d, 319/dh dhe 319/e) vetëm 1 vepër penale, pra personat e dënuar për veprën penale të parashikuar në nenin 245/1 “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publik”, kanë përfituar nga amnistia.

5.     Statistikat e dhënë nga SPAK i referohen këtyre subjekteve, pra qytetarë që kanë qenë të dënuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

 6. Nga e gjitha shifra e referuar nga SPAK lirimin nga burgu kanë përfituar vetëm 4 qytetarë, ndërkohë që pjesa tjetër nuk kanë qenë në burg, sepse janë liruar nga vetë GJKKO.

 

2 VITE ME PARE

"Bashkia e Tiranës bandë kriminale"/ Zhupa: Drejtorët "5D", koordinatorët elektoral që bënë votat për Veliajn!

Interpelancë për Amnistinë/ Alibeaj: Bashkuat votat për
Ina Zhupa

TIRANË - Deputetja demokrate Ina Zhupa, ka deklaruar se drejtorët e Bashkisë Tiranë të arrestuar për aferën “5D”, ishin koordinatorët elektoral që bënë votat për Veliajn. Gjatë fjalë së saj në Kuvend Zhupa deklaroi se është e pamundur që Veliaj të mos ketë dijeni për sferan 5D, ashtu siç është shprehur ky i fundit, pasi ata ishin njerëzit më të besuar të kryebashkiakut.

Zhupa thekson se pa firmën e Veliaj nuk do kishte asnjë tender sepse ai është titullari institucionit, ndërsa shton se Bashkia e Tiranës është kthyer në një organizatë kriminale, ku përmes vjedhjeve zhduken taksat e qytetarëve.

"Drejtorët e 5D ishin edhe koordinatorët politik të Veliajt në zgjedhjet e fundit lokale. Me paratë e vjedhura 100% nga tenderat, ata benë vota në Tiranë për shefin e tyre. Veliaj i kishte njerëzit më të besuar dhe nuk di gjë?! Po pa firmën e Veliaj nuk do kishte tender sepse ai është titullari institucionit. E kanë kthyer Bashkinë Tiranë në një organizatë kriminale, ku zhduket taksat e qytetarëve.Tju japësh ju sot edhe 100 milion të tjera kredi, është njëlloj si ti varësh ujkut mëlçitë në qafë. Transportin e gjelbër i kishte paratë bashkia ta bënte, mjafton mos paguante inceneratorin fantazëm që është një fushë me bar. Vetëm në buxhetin e 2024 janë 12 milion euro për një incenerator fantazëm. Dikur Rama në bashki flitet nga raportet e osbe që merrte 20% të tenderave, ju tani keni kaluar në 100% dhe për këtë u mburrët sot paturpësisht.

Hipoteza e team Lali, e deputetëve që i drejton Veliaj, se këto janë para gjermane dhe nuk vidhen, bie poshtë se ju keni treguar që vidhni njëlloj dhe paratë shqiptare dhe ato europiane. Sic vodhët fondet e IPARD. Dhe sot në ditën e Europës duhet të turpëroheshit dhe jo të vinit të kërkonin më shumë para për organizatën 5D dhe lali Inceneratorin",- tha Zhupa.

 

2 VITE ME PARE

Sula: Mos e dhënë Zoti që vendi të bjerë në dorën e Veliajt!

Interpelancë për Amnistinë/ Alibeaj: Bashkuat votat për
Dashnor Sula

TIRANË - "Mos e dhënë Zoti që vendi të bjerë në dorën e Veliajt”, - kështu është shprehur deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula gjatë fjalës së tij në seancën e sotme në Kuvend. Sula është shprehur se mes Ramës dhe Veliaj zgjedh 99 herë Ramën dhe mos e dhëntë zoti që Veliaj ndonjëherë të bëhet drejtues i Shqipërisë.

“Gjatë këtyre tre viteve të seancave sot kjo seancë ka një natyrë të veçantë sepse u identifikuan deputetë e Veliajt, të cilët i detyrohen karrierën e tyre politike apo përfitimin e tyre ekonomik. Unë i kuptoj dhe i mirëkuptoj që kanë interesa me bashkinë e Tiranës dhe mundohen dhe rreken të mbrojnë Veliajn, por nuk e kam turp ta them se zgjedh 99 herë Edi Ramën dhe 1 herë ose 0 herë Veliajn. Mos e dhënë zoti që vendi të bjerë në dorën e Veliajt.”, tha Sula.

 

2 VITE ME PARE

Dosja 5D dhe protesta/ Xhafaj- opozitës: E mirëkuptoj aksionin tuaj, por po i bëni gjyq popullor bashkisë dhe kryetarit të bashkisë

Interpelancë për Amnistinë/ Alibeaj: Bashkuat votat për
fatmir xhafaj

TIRANË- Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj ka komentuar protestën e opozitës para bashkisë pas arrestimit të disa drejtorëve të bashkisë së Tiranës.

Xhafaj tha se si deputet i mazhorancës pret reflektimet e nevojshme që kanë nisur, për cfarë nuk ka funksionuar dhe masat që duhen marrë për të parandaluar dhe ndëshkuar dukuri të tilla.

Ai tha se e mirëkupton aksionin e opozitës, por theksoi se ky aksion duhet të ecë paralel me logjikën dhe jo me molotovin. Sipas ish-ministrit, opozita po i bën gjyqin popullor bashkisë, kryetarit të bashkisë dhe këshillit bashkiak, duke bërë që përgjegjësinë e 4 drejtorëve të ngrenë si akuzë ndaj një institucioni që ka mbi 200 drejtorë.

“Për ta përligjur votën kundër këtij financimi argumenti kryesor opozitar është një çështje penale e nisur nga SPAK që ka ngritur akuza për disa drejtorë të bashkisë. Nuk kam pasur njohje personale dhe as marrëdhënie pune me asnjë prej tre personave me masë arreste. Nuk e njoh dosjen përkatëse dhe akuzat penale ndaj tyre.

Si qytetar nuk më pëlqen aspak ajo që mund të ketë ndodhur, por si jurist kam detyrimin të respektoj parimin e prezumimit të pafajësisë dhe deri në momentin e gjykimit  të tyre më mbetet të shoh se cila është e vërteta e kësaj historie dhe më pas të jap gjykimin tim të plotë.

Si deputet i kësaj mazhorance pres të shoh vazhdimin e reflektimeve të nevojshme që kanë nisur, për cfarë nuk ka funksionuar në këtë rast dhe masat që duhen marrë për të parandaluar dhe ndëshkuar dukuri të tilla. Të pranosh këtë gjë nuk është dobësi, është përgjegjësi. Të shkosh të dëshmosh para prokurorëve nuk është herezi, por detyrim para ligjit. Të bashkëpunosh me drejtësinë për të vërteten është përgjegjësi qytetare dhe ligjore. Të mbështetesh SPAK është respekt ndaj pushtetit të drejtësisë dhe shtetit të së drejtës. Ju po shkoni përtej kësaj logjike. Po konkurroni prokurorët dhe gjykatën që ende nuk ka filluar ta gjykojë këtë cështje, pasi është ende nën hetim.

Po i bëni gjyq popullor bashkisë, këshillit bashkiak dhe kryetarit të bashkisë. Si një njeri që vjen nga aksionet politike do ta mirëkuptoja, por aksioni duhet të ecë paralele me logjikën dhe jo molotovin. Ju po kërkoni që përgjegjësinë e 3-4 drejtorëve, ta ngrini në një akuzë ndaj gjithë institucionit që ka mbi 200 e ca drejtorë. Ata mund të shpallen fajtore, por 4 apo 10 drejtorë nuk janë bashkia e Tiranës”, tha Xhafaj.

2 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Deputetja Jorida Tabaku shfaqet në Kuvend me gishtin e fashuar

Interpelancë për Amnistinë/ Alibeaj: Bashkuat votat për
jorida tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku teksa po replikonte me socialisten Blerina Gjylameti është parë me njërin nga gishtat e dorës të fashuar.

Interpelancë për Amnistinë/ Alibeaj: Bashkuat votat për

Ndërkohë në fjalën e saj në foltoren e Kuvendit, Tabaku ka kërkuar transparencë në lidhje me fondet e Bashkisë Tiranë, për një marrëveshjeje të miratuar në 2021 prej 50 mln eurosh për transportin.

Referuar Blerina Gjylametit, ajo tha se propagandë mund të bëjë gjithkush, por qytetarët kërkojnë transparencë përse sot është para drejtësisë drejtori i cili menaxhoi fondin.

 

 

2 VITE ME PARE

"Ti kujdes me bojën, herë tjetër nxiji më shumë", Ironi mes Manjës dhe Bashës: S’ta kanë borxh shqiptarët që merresh me leshtë e mi!

Interpelancë për Amnistinë/ Alibeaj: Bashkuat votat për
Manja dhe Basha

TIRANË- Gjatë interpelancës mes deputetit të PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja nuk kanë munguar replikat, ironitë gjithashtu dhe akuzat. Gjatë fjalës së tij ministri Manja duke folur për amnistinë penale, theksoi se ky projeklt ligj u miratua me votat e shumicës. Gjatë intepelancës me Alibeajn Manja u ndal dhe te Basha duke thënë që të këtë kujdes me bojën. 

“Ti kujdes me bojën, herë tjetër nxiji më shumë.”, tha ai. Ndërsa Basha ia kthehu se shqiptarët nuk e kanë për borxh që ai të merret me leshtë e tij.

"Nuk i kam parë kurrë aktiv anëtarët e grupit tënd për të të mbrojtur. Nuk ta kanë borxh shqiptarët që merresh me lesht e mi. Të ngelën lesht e mi në gojë. Nuk jeni që puthët e përqafuat sebepin e 21 janarit? E bëtë president. Pse duhet të prisnit Strasburgut ju.

Apo kur kryeministri i një vendi të NATO- s korruptoi një zyrtar të FBI. Këto janë gjëra të konsumuara. Ti nuk i thua dot shqiptarëve sot pse bashkë me bashkëpunëtorët e tu i gënjeve kur amnistove ata që amnistove dhe le në burg fëmijët e tyre. Ti dhe shefi yt jeni nona e korrupsionit," shtoi ai.

2 VITE ME PARE

"Je shumë rëndë si jurist, dhe si njeri", Manja: Vjen dhe shet moral e të qan zemra për SPAK

Interpelancë për Amnistinë/ Alibeaj: Bashkuat votat për

Manja: Je shumë rëndë, se si jurist e thashë në seancën tjetër, Por edhe si njeri. Si vë dorën në zemër e të qan zemra për viktimat e drejtësisë, kur në komision the dua amnisti për ata që i prenë gishtat polices? Tani bën moral. Ç’është ky budallallëk këtu. Ti je i pakënaqur si njeri me veten. Kur nuk u kënaqë as kur të bëri ministër Berisha…

Tregoni vullnetin për të mbështetur SPAK dhe drejtësinë e re. Ai që është pas teje të thotë jam në dispozicion të hetohem për Rrugën e Kombit se kam shpëtuar me raport mjeku. Kam një çështje të lobimit rus, por dua ta hetoni ju. Kjo është dashuria për SPAK. Ti thinjesh mua më bien flokët.

Të jesh ish-ministër i Brendshëm, të vriten 4 protestues dhe mos të kesh moral, ku është morali i drejtë?! Duhet të jemi të gjithë njësoj para ligjit. S’ka një i nënës, një i babës. Ju keni ngritur një furtunë në dorë. Mos e barazoni veten me 8 fakirë, që sanksioni dhe veprat i përcakton ligji dhe jo ju! Kur ti kesh emrat nga institucionet, silli. Unë thash; nuk pranoj që të votoj amnistinë me 84 vota, dua mbi 100 vota. Ju e keni njëri me tjetrin dhe ktheni gishtin këtu. Fole qepar, të rrëshqiti goja dhe the; pazare dhe allishverishe. Nxirrni emrat. Ti ke për të ngelur gjithë jetën i pakënaqur se është çështje karakteri.

2 VITE ME PARE

"Kod i heshtjes mafioze", Alibeaj: Autori i vendosjes së tritolit në shtëpinë e gjyqtarit, u lirua nga amnistia

Interpelancë për Amnistinë/ Alibeaj: Bashkuat votat për
enkelejd alibeaj

TIRANË- Deputeti i PD-së së vulës, Enkelejd Alibeaj tha se me lirimin e të dënuarve për korrupsion zbatohet "kodi i heshtjes mafioze". Alibeaj tha se ajo ishte porosi se "mbrojtja politike është e sigurt". 

Ai tha është raportuar se autori i vendosjes së tritolit në shtëpinë e gjyqtarit, është liruar nga amnistia penale.

Alibeaj: Një kod i heshtjes mafioze, duke iu kërkuar të dënuarve dhe atyre nën hetim, që mos të rrëfejnë. Kjo ishte porosi, se mbrojtja politike është e sigurt. Pëshpërima ishte e thjesht; mbajeni gojën mbyllur se pak kohë burg do të bëni. Amnistia e maskuar si akt falje mëshire, është një shfaqje hipokrizie ndaj partnerëve. Nuk e di sa e vërtetë, është që është raportuar se të dyshuarit për vendosjen e tritolit në shtëpinë e Gjyqtarit, mund të jetë liruar nga amnistia. Ata u liruan para kohe nga ndëshkimi i ligjit, pa iu dhënë koha për të reflektuar.

2 VITE ME PARE

“Ju liruat 40 banditë”, Alibeaj i përgjigjet Manjës: Nëse do ishte krijuar SPAK në 2017 s'do e votoje ligjin, do ishe te 313 për dosjen “184” të Dibrës

Interpelancë për Amnistinë/ Alibeaj: Bashkuat votat për
enkelejd alibeaj, ulsi manja

TIRANË- Në Kuvend po zhvillohet interpelanca e kërkuar nga opozita me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja për Amnistinë Penale. 

Manja tha se nëse SPAK do krijohej në 2017, amnistia s'do kalonte në Kuvend, sepse sipas tij ato që kërkuan interpelancën do ishin në burg për korrupsion. Ai akuzoi Alibeajn duke i thënë se kishte liruar 40 banditë, kur ata ishin në qeveri. 

Në përgjigjen e tij, Alibeaj i tha Manjës se nëse, SPAK do të bëhej në 2017, sipas demokratit, Manja nuk do e votonte se do ishte te 313 për dosjen “184”  të Dibrës

Manja: Ka një problem nëse do ta kishim SPAK të krijuar në 2017 jam i bindur se kjo Amnisti nuk do të kishte kaluar në Kuvend sepse me standartet e SPAK simbole të korrupsionit dhe zyrtarë të lartë që më kërkojnë mua sot interpelancë do të ishin në burg. Ju liruat 40 banditë pyet Berishën.

Alibeaj: Paske liruar 8, 18, 26, 46. Ndryshe nga ç’betoheshe një muaj më parë. Së dyti e patë që nuk mbajti asgjë për vete. Th e votuat ju e mbani për vete. E kemi peshqesh nga bashkimi një muaj më parë. Nëse do të bëhej në 2017 nuk do e votoje se do ishte te 313. E mban mend dosjen “184” e Dibrës? Kam kërkuar nga SPAK dhe do t’i marr për të kuptuar të vërtetën për Amnistinë. Gënjeshtra e amnistisë u shkëput si maska nga fytyra e Ulsiut dhe atyre që e votuan, SPAK demaskoi qeveritarët sepse 100 të dënuar nga GJKKO përfituan.

2 VITE ME PARE

Përfituan nga Amnistia Penale, Manja liston emrat e të dënuarve nga GJKKO

Interpelancë për Amnistinë/ Alibeaj: Bashkuat votat për
ulsi manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja gjatë fjalës së tij për interpelancën në Kuvend, ka listuar emrat e 8 përfituesve të dënuar nga GJKKO prej Amnistisë Penale. 

Sipas tij personat e mëposhtëm, nuk janë simbol i korrupsionit. Manja tha se GJKKO nuk dënon vetëm zyrtarë, por edhe qytetarë të thjeshtë, për lidhje të procedimit ose dhe për shkak të subjektit. 

Pjesë nga fjala e Manjës:

Edmond Z. I, se kam idenë çfarë zyrtari ka qenë i janë falur 13 ditë

Marginglen M. I dënuar shkelje të barazisë së tenderave i janë falur 5 muaj

Marvin M, i dënuar 2 vite,  i janë falur 9 muaj

Admir B, i janë falur 3 muaj e 25

Eduard. R, është dënuar me 3 vite e 6, i është falur 1 vit burg

Hamza. T, i  dënuar me 1 vit, i janë falur 4 muaj

Ubrahim G, i dënuar 8 muaj, i janë falur 26 ditë

Erion.b,  i janë falur 14 ditë

Lulzim Ç, është dënuar për ushtrim të ndikimi të paligjshme 1 muaj e 8 ditë

Këto të 8 në 20 përfituesit me ulje dënimi, kanë qenë për një nga veprat që listova. Të tjerët janë dënuar nga GJKKO por kanë përfituar ulje dënimi për vepra të tjera. Në GJKKO dënohen edhe për lidhje të procedimit, edhe për shkak të subjektit. Dënohen edhe qytetarë të tjerë. 

2 VITE ME PARE

Amnistia/ Manja: Vetëm 8 të dënuar përfituan, asnjë prej tyre nuk është simbol i korrupsionit

Interpelancë për Amnistinë/ Alibeaj: Bashkuat votat për
ulsi manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka mbajtur fjalën e tij në Kuvend, në kuadër të interpelancës së kërkuar nga opozita për përfituesit e ligjit të Amnistisë Penale.  Manja tha se zbatimi i ligjit është bërë pas asaj që u votua në Kuvend.

Sipas tij, ata që kanë përfituar nga amnistuar me ulje dënimi dhe që janë dënuar nga GJKKO për korrupsion, janë shtetas të zakonshëm ose nëpunës në shërbim publik. Më tej, ministri tha se janë vetëm 8 dhe asnjë prej tyre nuk është simbol i korrupsionit. 

ManjaKjo interpelancë nuk ka asgjë urgjente. Nuk ka asgjë urgjente, është një ligj që u votua në Kuvend. Përmende dy agjenci mediash, por sot flasin institucionet se amnistia zbatohet nga institucionet. Mediat kanë misionin e tyre, por institucionet kanë peshën e zbatimit të ligjit. Pr.ligji dhe qëndrimi politik i qeverisë është pasqyruar në draftin dhe relacionin dhe drafti i depozituar në Kuvend, siç e do respekti ndaj ligjit dhe rregullores është konsultuar me të gjitha organet e drejtësisë. Amnistia është kompetencë e Kuvendit dhe jo KM, aq më pak e ministrit. Ministri mban përgjegjësi politike për draftin, por jo për ligjin që voton Kuvendi në sovranitet të plotë.

Nuk kam mashtruar askënd, por kam shprehur publikisht qëndrimin e qeverisë, për të mos amnistuar asnjë zyrtarë të lartë të dënuar për korrupsion. Ata që kanë përfituar me ulje dënimi të dënuar nga GJKKO, për veprat penale shkelje e barazisë në tenderë, janë shtetas të zakonshëm ose nëpunës, që do i pasqyroj me emra, janë vetëm 8 dhe asnjë prej tyre nuk është simbol i korrupsionit. Ndryshimet janë diskutuar në komisione, edhe amendamenti i Bardhit ka marrë dakordësinë e ministrisë, janë bërë diskutimet në Komisione dhe 116 deputetë dhanë votën pro kësaj amnistie. Nëse doni mendimin tim si Ulsi Manja, po kjo amnisti në raport me nevojat dhe garantimin e standardeve, kjo amnisti është e butë. Do duhej të ishte më e gjerë se çfarë ishte. Sot që flasim edhe pse është zbatuar, janë 4918 të paraburgosur dhe të dënuar.

2 VITE ME PARE

Interpelanca për Amnistinë/ Alibeaj: Bashkuan votat për të nxjerrë të korruptuarit nga burgu

Interpelancë për Amnistinë/ Alibeaj: Bashkuat votat për
enkelejd alibeaj

TIRANË- Seanca e sotme plenare ka nisur me interpelancën e kërkuar nga opozita me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja për përfituesit e Amnistisë Penale. 

Alibeaj tha se ato që votuan ligjin bashkuan votat e tyre për të nxjerrë të korruptuarit nga burgu dhe lanë në burg ato që protestojnë. 

Referuar shifrave të publikuara nga disa media, ai tha se mes atyre që përfituan janë 16 zyrtarë të dënuar për korrupsion dhe gjyqtar.

FJALA E PLOTË E ALIBEAJT:

Gëzuar ditën e Europës, të Europës të sundimit të ligjit, të Europës të demokracisë funksionale, të europës që mbron liritë dhe të drejtat e njeriut. Nuk ka më mirë sot ta fillosh me këtë interpelancë për të dhënë sqarime për publikun dhe për këdo tjetër se cilat ishin arsyet që në 4 prill, natën, 110 deputetëtë e disa bashkuan votat për të nxjerr të korruptuarit nga Burgum bashkuan votat për të lënë protestuesit në burg. E kam kërkuar këtë interpelancë me ministrin e Drejtësisë, se kështu e do rregullorja, duke qenë fare i ndërgjegjshëm që nuk është vetëm përgjegjësia e tij, është përgjegjësia është e këtij tjetrit. Në fakt e patë fare mirë se cila ishte përgjgejësia eale, me atë që patë se çfarë ndodhi dy ditë më parë. Unë nuk do të jap asnjë statistik nga ato të cilat mund të jenë pjesë e kerkesave, apo shpikjeve apo invencioneve politike, por i bazohem thjsht dhe vetëm asaj se çfarë media në këto 1 javë apo 2 javë menjëherë pas miratimit të amnistisë, mori në formë zyrtare.

Sipas të dhënave të bëra publike nga mediat, dhepo i them në respekt e në nder të tyre INA Media, BIRN, janë dz nga mediat më serioze të cilat i kanë marrë këto të dhëna dhe i kanë bërë publike. Sipas të dhënave të bëra publike, rezulton se nga ligji 33/ 2024, amnistia pra, kanë përfituar 40 të dënuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm të cilët përfitojnë falje dënimi, ndërsa 60 të tjerë të dënuar për vepra penale të korrupsionit, shkeljes së barazisë në tendera, apo shpërdorimi i dëtyrës, përfitojnë ulje dënimi. Zyrtarët që përfitojnë ulje dënimi, rezultojnë 16 fuksionarë publik të dënuar për korrupsion, 11 të tjerë të dënuar për shkelje të barazisë në tendera, 7 gjyqtarë, prokurorë të dënuar gjithashtu të dënuar për vepra penale të korrupsionit. Këta kanë dalë nga burgu ose kanë përfituar ulje dënimi.

Ajo se çfarë publiku është i interesuar të di, çfarë detyrimi moral dhe politik i këtij parlamenti bash për t’i shërbyer publikut, ishte përse?

Dhe përsenë do doja ta merrja si përgjigje nga përfaqësuesi i qeverisë nëse ka dinjitetin dhe merr kohë për t’i dhënë përgjigje këtyre pyetjeve:

Cilët ishin propozuesit e amendamendamenteve që u shqyrtuan dhe u miratuan në komisionin e ligjeve dhe në seancë plenare? Kujtoj këtu në komisionin e ligjeve u paraqitën disa amendamente, nga Ministria e Drejtësisë dhe asnjëri nuk i doli për zot.

Cilat kanë qenë arsyet se përse u sygjerua dhe u miratuan këto amendamente?

Cili ka qenë qëndrimi i Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me këto amendamente?

A është kërkuar mendimi i institucioneve të drejtësisë, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Këshillit Gjyqësorë, SPAK-ut? Në lidhje me amendamentet e propozuara kujtoj këtu që një nga pyetjet e para që i kam bërë në seancat online në komisionin e ligjieve lidhur me amnistinë ministrit të Drejtësisë, ka qenë a e ka konsultuar versionin fillestar dhe përgjigjja ka qenë po.
Po amendamentet a u konsultuan me instititucionet e drejtësisë?

A është analizuar nga Ministria e Drejtësisë numri i personave që do të përfitonin nga amendamentet e propozuara dhe të miratuara?

A i janë përcjellë komisionit të ligjeve ose sancës të dhënat mbi numrin e përgjithshëm të personave që do të përfitonin nga drafti fillestar i projektligjit për amnistinë dhe nga amendamentet e miratuara?

Kujtoj këtu që në mbledhjet e komisionit të ligjeve i kam kërkuar unë si anëtar i komisionit të ligjeve që të sillte listën e të gjithë të dënuarve që do mund të përfitonin nga amnistia dhe premtimi ishte po do ta sjell. Sot që flasim, si anëtar i komisionit të ligjeve, unë nuk e kam.

2 VITE ME PARE

PS kërkon komision antikorrupsion, Basha: Mazhoranca nuk jep dot zgjidhje, është vetë problemi! Ne kemi plan konkret

Interpelancë për Amnistinë/ Alibeaj: Bashkuat votat për
Basha

TIRANË- Kreu i PD-së së vulës, Lulzim Basha ka folur para mediave jashtë Kuvendit ku u shpreh se  mazhoranca nuk mund të ofrojë zgjidhje pas 11 vite e gjysmë në pushtet, sepse janë vetë problemi.


Ai shtoi se PD ka një plan të qartë. Basha u shpreh se po zhduken miliona euro që mund të përdoreshin për të mbyllur plagë sociale. Ai më tej shtoi se kjo alencë e të korruptuarve është kundër SPAK.

“Zhduken mln euro që mund të përdoreshin për të mbyllur plagë sociale, por në vend të kësaj merren nga taksa e rritura e zhduken në xhepat e të korruptuarve. Kjo është aleanca e të korruptuarve kundër SPAK. Në betejë për zhbërjen e aleancës, PD është pro interesit të qytetarëve.

Propozimi për disa ndryshime në Kodin Penal synojnë mekanizma më shumë për SPAK kundër të korruptuarve. Në funksion të kësaj është cdo betejë të PD ka marrë e do vijojë të ndërmarrë. Pas 11 vite e gjysmë qeverisjeje, mazhoranca nuk mund të ofrojë zgjidhje, sepse është vetë problemi. Në kemi plan konkrekt”, tha ai.

 

2 VITE ME PARE

Sot Kuvend/ Opozita interpelancë me ministrin e Drejtësisë për Amnistinë Penale

Interpelancë për Amnistinë/ Alibeaj: Bashkuat votat për
kuvendi i shqiperise

TIRANË- Ditën e sotme do të zhvillohet seanca plenare e radhës në Kuvend. Kjo seancë do të nisë me interpelancën e kërkuar nga një një pjesë e deputetëve të opozitës me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manjën, ku do të diskutohet Amnistia Penale.

Deputetët e PD-së së vulës, akuzojnë Manjën se ka liruar zyrtarë të korruptuar që janë dënuar nga GJKKO. Sipas tyre kjo ishte një goditje për Reformën në Drejtësi. Amnistia Penale u miratua në Parlament më datë 4 prill me 110 vota pro dhe nisi zbatimin më 24 prill. 

Ndërkohë në rend dite është gjithashtu edhe ratifikimi i tre marrëveshjeve. E para është marrëveshja e huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KFW Frankfurt am Main (KfW), për financimin e projektit “Transporti i gjelbër i Tiranës””.

Më pas do të votohet ratifikimi i marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin “Qytetarët, barazia, të drejtat dhe vlerat””. Në fund është dhe ratifikimi i Konventës Lubjanë – Hagë për Bashkëpunimin Ndërkombëtar për Hetimin dhe Ndjekjen Penale të Krimit të Gjenocidit, Krimeve kundër Njerëzimit, Krimeve të Luftës dhe Krimeve të Tjera Ndërkombëtare”.

seance plenare 9 maj 2024

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje